Shqipëria kandidate në BE, ministrat e Jashtëm pranojnë aplikimin

Bruksel - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sot zyrtarisht aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Hapi tjetër është ekzekutiv. Komisioni Europian do të vendosë nëse vendi është gati për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Teknikisht Komisioni vlerëson se i nevojiten 12 muaj, pas marrjes se përgjigjeve nga Tirana zyrtare qe të vleresojë nese Shqiperia është ose jo në gjendje për të kaluar ne fazen tjeter të procesit integrues në Bashkimin Europian. Nga momenti që Komisioni do të dërgojë pyetësorin me 9000 pyetje ndaj autoriteteve shqiptare, përllogariten afro 18 muaj deri ne publikimin e opinionit të Komisionit.

Këshilli i ministrave të Jashtëm ripohoi sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. "Është vërejtur se Shqipëria është në udhë të mbarë ka zbatuar detyrimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA)", thuhet në deklaraten per mediat fill pas përfundimit te mbledhjes

Në raportin e saj të fundit të zgjerimit, Komisioni Evropian vuri në dukje se Shqipëria ka bërë përparim inkurajues gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, vendi ka nevojë të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të prodhuar 'rezultate konkrete', përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Shqipëria aplikoi në 28 prill 2009 për statusin e vendit kandidat të BE-së. Janë dashur 7 muaj që strukturat e BE-se të pranojnë këtë kërkese, që është hapi i pare ne rrugën e gjate drejt BE-se.

30 Komente

Po Turqia sa kohe ka qe ka aplikuar?

Kaq ishte, urime te tereve, Berishes me shume. Aplikimi u pranua, tani fillon shqyrtimi dhe me kismet pas 10 vjetesh do mund te pushtojme evropin. 9000 pyetje berisha nuk i ka problem fare, piece of cake.

Urime urime! Ky lajm duhet te ishte ne pjesen kryesore. Nuk kemi cdo dite lajme te tilla te mira.

Statusi i kandidatit eshte pergjigjia me e mire qe merr Edi Kutia dhe gjithe mbeshtetesit e tij ndaj pretendimeve te tyre.

Shqiperia ka bere progres ne ndertimin dhe funksionimin e sistemit demokatik, ne insttucione, ne luften kunder krimit dhe korrupsionit etj., pranimi i aplikimit per statusin kandidat eshte konfirmim i te gjitha ketyre.

Këshilli i ministrave të Jashtëm ripohoi sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. "Është vërejtur se Shqipëria është në udhë të mbarë ka zbatuar detyrimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA)", thuhet në deklaraten per mediat fill pas përfundimit te mbledhjes

Në raportin e saj të fundit të zgjerimit, Komisioni Evropian vuri në dukje se Shqipëria ka bërë përparim inkurajues gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, vendi ka nevojë të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të prodhuar 'rezultate konkrete', përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

C'pune kemi me Turqine se kur hyn ne BE,le te diskutojne turqit.

Me tunelet meren inxhinieret.

Statusi, 45 institucione, gati përgjigjet për 4500 pyetjet e KE-së

Qeveria angazhon 45 institucionet e vendit për t’u dhënë përgjigje 4500 pyetjeve që do të vijnë nga KE-ja brenda një muaji. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, njoftoi dje se në procesin e plotësimit të pyetësorit marrin pjesë të gjitha ministritë, 13 institucione të pavarura, duke përfshirë edhe Parlamentin, ndërkohë që numri mund të rritet edhe më tej si pjesë e procesit të parapërgatitjes për pyetësorin. “Deri me tani, - shtoi Bregu, - janë identifikuar si pjesëmarrës në këtë proces 411 nëpunës civilë të të gjitha niveleve, numri i të cilëve do të vijë duke u rritur. Mbi bazën e një kalendari, tashmë të hartuar nga Ministria e Integrimit, janë grupet e punës, që do të punojnë me orar të zgjatur për të plotësuar dokumentin, mbi bazën e të cilit KE-ja do të vendosë për Shqipërisë kandidate për në BE”. Qeveria “Berisha” është gati për pyetësorin, ndërkohë që ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, informoi dje se është hartuar kalendari për çdo institucion për përgjigjet e pyetësorit. “Koordinimi i këtij procesi do të bëhet nga zyrtarë të lartë, në nivel ministrash, ndërkohë që administrata do të jetë e angazhuar me kohë pa limit deri në përgjigjen e plotë dhe me korrektësi të këtij pyetësori”, - u shpreh znj. Bregu. Qeveria shqiptare duhet të japë përgjigje konkrete për gjendjen e drejtësisë, sigurisë dhe ekonomisë në vend, pasi të tërheqë pyetësorin e Komisionit Evropian brenda këtij viti në vazhdën e aplikimit të statusit kandidat për në BE. Ministrja Bregu informoi se qeveria ka marrë të gjitha masat teknike për sa i përket trajnimit të administratës, e cila do të merret me përgjigjet e pyetësorit. “Ne presim që një pjesë e madhe e pyetjeve, nisur edhe nga eksperiencat e tjera, të jenë në kapitullin e drejtësisë dhe të sigurisë sikurse një numër i madh pyetjesh që do të kthehen në një punë reale, voluminoze dhe konkrete do të ketë pjesa ekonomike, pra e standardit ekonomik”, - theksoi znj. Bregu. “Në parandarjen që ne kemi bërë, - shtoi ajo, - në bazë të një draft-modeli pyetësori kemi identifikuar që institucionet që do të jenë të përfshira në volum më të madh pune, do të jenë Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave”. “Ne, - vijoi Bregu, - presim shumë shpejt, brenda këtij viti, brenda këtij muaji, të ndodhë shqyrtimi i dosjes së Shqipërisë, e paraqitur në prill për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian do të marrë kohën e tij të nevojshme për të përfunduar pyetësorin, i cili do t’i dërgohet Shqipërisë dhe ne këtë dokument të rëndësishëm prej 2 mijë e disa pyetjesh shpresojmë ta kemi brenda vitit 2009”, - theksoi ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Nga momenti i tërheqjes se pyetësorit nga Komisioni Evropian, qeveria shqiptare pritet të kërkojë vetëm katër muaj kohë për plotësimin e saj. Lidhur me thirrjen e komisionerit për Zgjerimin, Olli Rehn, për hyrjen e opozitës në Kuvend, Bregu pohoi se toni i ndërkombëtarëve në thirrjen e vazhdueshme që i bëjnë opozitës për të hyrë në Kuvend është në nivel “crescendo” (vjen duke u rritur). “Nuk mund të parashikoj reagimin e opozitës apo të them nëse ajo do të ndërrojë qëndrim sot ose nesër, e vetmja gjë që mund të them, është se kreu i PS-së, Rama, po krijon një situatë anormale që startoi pas zgjedhjeve të 28 qershorit, kur idhnia e tij e humbjes së zgjedhjeve bëri që ai ta zgjedhë dhe përdorë bojkotin vetëm për arsye personale. Them për arsye personale, sepse çdo anëtar i PS-së është i bindur që rruga e kryetarit të tyre, jo vetëm që s’ka gjasa t’i sjellë në pushtet, por s’po i lejon të bëjnë as opozitë”, - deklaroi ministrja e Integrimit.

Pyetësori, fazat e procesit

-Faza fillestare, ajo e zbërthimit të pyetjeve e ndjekur nga

- Hartimi i përgjigjeve

-Analiza e tyre

-Hartimi i variantit final të përgjigjeve

-Përkthimi i centralizuar

-Miratimi i përgjigjeve

-Dorëzimi i përgjigjeve në Bruksel.

Administrata, gati për plotësimin e pyetësorit

Ministria e Integrimit ka përcaktuar planin e plotë të punës që përmban afatet dhe përgjegjësitë respektive të çdo institucioni lidhur me pyetësorin.

1. Në këtë proces janë përfshirë të gjitha ministritë, 13 institucione të pavarura duke përfshirë edhe Parlamentin. Duhet theksuar se institucionet në varësi të ministrive nuk janë llogaritur, d.m.th. departamenti i Administratës Publike nuk është numëruar si institucion më vete, por si pjesë e Ministrisë së Brendshme. Ose, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konsiderohet si pjesë e Ministrisë së Drejtësisë. Numri i institucioneve që do të kontribuojnë në total do të jetë rreth 45. Ky numër mund të rritet edhe më tej si pjesë e procesit të parapërgatitjes për Pyetësorin.

2. Deri më tani janë identifikuar si pjesëmarrës në këtë proces 411 nëpunës civilë të të gjitha niveleve, numri i të cilëve do të vijë duke u rritur edhe më tej.

Koordinimi i këtij procesi do të bëhet nga zyrtarë të lartë, në nivel ministrash, ndërkohë që administrata do të jetë e angazhuar me kohë pa limit deri në përgjigjen e plotë dhe me korrektësi të këtij pyetësori.

Qeveria, koordinim pune me BE-në dhe KE-në

Për koordinimin dhe monitorimin e procesit të përgjigjeve të pyetësorit, paralelisht me strukturat në misionin tonë në BE dhe delegacionin e KE-së në Tiranë, është riorganizuar e gjithë Ministria e Integrimit.

Janë ngritur grupet ndërinstitucionale të punës dhe grupet në ministritë e linjës dhe institucionet e tjera për koordinimin dhe hartimin e përgjigjeve.

1. Kanë filluar takimet informuese dhe ndërgjegjësuese në lidhje me rëndësinë e pyetësorit dhe realizimit me sukses të kësaj detyre nga administrata shqiptare. Këto takime janë drejtuar nga ministri i Integrimit.

2. Janë hartuar rregullat e funksionimit të grupeve të punës.

3. Është hartuar metodologjia e hartimit të përgjigjeve, e cila përcakton hapat në të cilët do të kalojë hartimi i përgjigjeve dhe mënyra e formulimit të përgjigjes në aspektet e përmbajtjes dhe formës.

4. Është hartuar kalendari për afatet e përgjigjes nga çdo institucion për pyetjet e pyetësorit si dhe për përkthimin e këtyre pyetjeve.

5. Është duke u dizenjuar në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit sistemi i menaxhimit të kompjuterizuar të procesit dhe informacionit. Ky sistem i kompjuterizuar do të përfshijë të gjithë aktorët në këtë proces dhe përbën një risi në mënyrën e organizimit dhe koordinimit të administratës shqiptare.

STANDARD

E kuptoni se nuk eshte arritur ABSOLUTISHT ASNJE GJE deri tani???

Ratifikimi i MSA, nuk eshte asgje?

Antaresimi ne NATO nuk eshte asgje?

Pranimi i kerkeses nuk eshte asgje?

Mos te harrojme se jemi vendi qe kemi kaluar diktaturen me te eger,vendi me i izoluar.

Kemi kaluar nje rebelim komunist ne 97-ten,qe na coi 10 vjet prapa.

 Vizat, Fajon: Shpejtoni me kushtet
16/11/2009 21:15

 Shpejtoni me kushtetEshte vetem 38 vjece dhe ka vetem kater muaj si deputete europiane, por per shqiptaret eshte po aq e njohur sa edhe Doris Pack.

Tanja Fajon, dikur gazetare ne Bruksel, qe prej qershorit te ketij viti perfaqeson Sllovenine ne Parlamentin Europian. Njohjen nga shqiptaret, ajo ia detyron nje raporti qe pergatiti per heqjen e vizave per vendet e Ballkanit Perendimor. 

“Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian eshte ai qe do te vendose se cfare te beje me mesazhin tone. Cka eshte e rendesishme eshte deklarata politike. Ne e votuam tekstin vecmas, cka eshte nje mesazh shume i forte politik. Ky tekst eshte dicka qe Komisioni dhe Keshilli duhet te respektojne, sepse ne e thame qarte qe do te merremi me Shqiperine duke e trajtuar si nje ceshtje urgjente, kur Shqiperia te permbushe kushtet. Ndaj une them se eshte shume realiste qe Shqiperia te perfitoje nga regjimi pa viza vitin e ardhshem, por eshte vendimi dhe pergjegjesia e politikaneve qe te permbushin kushtet e vendit sa me shpejt qe te jete e mundur“, shprehet Fajon. 

Ky vleresim i pergatitur nga Nisma Europiane per Stabilitet, nje grup reflektimi me qender ne Bruksel dhe Levizja Europiane e Shqiperise, tregon cfare perparimesh ka bere Shqiperia nga maji deri ne tetor 2009, ne zbatimin e udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Ne bashkepunim edhe me Ministrine e Jashtme te Shqiperise, keto dy organizata mbajten nje konference me teme "Regjimi pa viza per Shqiperine, hapat e fundit". 

Ne fjalen e tij ministri i Jashtem, Ilir Meta shprehu gatshmerine e qeverise per te pritur ekspertet e Brukselit. Por eurodeputetja Fajon theksoi se po qe se Komisioni vlereson ne fillim te vitit te ardhshem se Shqiperia nuk eshte ende gati, do te humbet shansi qe Shqiperia te perfitoje nga heqja e vizave ne 2010. 

“Ne negociuam per tekstin e kesaj deklarate politike kur une propozova qe te thuhej, doja qe te figuronte data, qe do te ishte korriku i vitit te ardhshen. Ishte shume e veshtire te negociohej ky tekst dhe sidomos me shtetet anetare. Ka disa rezerva nga ana e shteteve anetare me te medha lidhur me ate se sa shpejt duhet te ecim me liberalizimin e vizave dhe ja pse pati nje problem me daten. Une do te thoja qe eshte nje mesazh i forte, eshte nje mesazh shume i forte politik, qe ne do te bejme gjithcka per te mos humbur kohe shtese. Mendoj se ky angazhim dhe kjo deshire ekziston dhe mendoj se eshte ende realiste per ta shpresuar dhe ndoshta po aq shume optimiste per te pritur qe Shqiperia te perfitoje nga regjimi pa viza korrikun e ardhshem. Por kjo do te thote qe Shqiperia duhet te permbushe kriteret shume shume heret vitin e ardhshem“, shton eurodeputetja. 

Me tej Fajon ka komentuar edhe situaten politike ne vendin tone duke thene se situata ne Bruksel eshte shume e qarte. “Nga njera ane duhet te themi se komuniteti nderkombetar i njohu zgjedhjet si te ndershme, se gjithcka u be pak a shume ne menyren e duhur dhe nuk mendoj se ketu mund te ndryshoje ndonje gje. Ajo cka eshte e rendesishme eshte te sigurohet demokracia qe te mos kete mungese dialogu, gje qe po shihet qarte se ka mungese dialogu. Dhe une do te desheroja qe kjo mungese dialogu dhe vecanerisht ne Parlament, te tejkalohet. Si do te tejkalohet, kjo eshte nje e drejte sovrane do te thoja, e vendit“, nenvizon Fajon. 

Ne konferencen ku ishte ftuar eurodeputetja Fajon, perfaqesuesi i Komisionit Europian ne Tirane, ambasadori Lohan, u shpreh se permbushja e kushteve do te shperblehet me konsolidimin e shoqerise demokratike, ne besimin e shqiptareve te aftesite e shtetit per te mbrojtur qytetaret e vete dhe per procesin e integrimit europian te Shqiperise ne pergjithesi. 

Sa i merzitur jam qe ka shqiptare qe jane te gezuar me kete qe mendohet te kemi arritur,kjo eshte per te te ardhur keq qe me kaq pak, shqiptaret kenaqen dhe bejne festa kombetare.Ne besoj do thyem rekordin per festimet e cdo njoftimi qe vjen ngan Europa, per cdo raport duhet te bejme feste, per cdo hap duhet te bejme feste.Ne kemi nevoje te kuptojme Ritmin o shqiptare te verber a shikoni ku jane  vendet ish komuniste te botes jane shume larg.Jane ato vende qe sot vendosin per ne në vend qe te ishim njekohesish ne Europe.Ne kemi nje semundje te madhe dhe semundja jone eshte ''mos njohja edhimbjes''.Por besoj qe ndryshimi mes nesh dhe vendeve te tjera komuniste eshte se ne te gjitha vendet  e tjera komunizmi iku bashke me komunistët kur se ketu tek ne kounistët u prezantuan si demokrat dhe na mashtruan duke thene iku komunizmi me qellim qe te mos e luftojme.Dhe akoma sot kemi komunistë që kane pushtet''demokrat'' dhe popull qe nuk reagon njesoj si 50 vite te tjera. Sa  keq me vjen qe ne kemi malle dhe deshire  te duartrokisim sic jemi mesuar ne kohen e xhaxhit tjeter pa e kuptuar se jemi lodhur nga koperativa e kultivimit korrupsionit qe na ka zhytur ne kenetat dhe bataket me te veshtire sec ishin ato qe thane nenat dhe baballaret tone. Shqiptare me vjen shume keq ,por nese ne nuk do reagojme dhe nuk do tregojme se seriozisht duam ti thajme keto keneta qe po na zene frymen ska europe qe te na pranoje por edhe sikur te ndodhe,dhe perseri te jemi keshtu s'kemi gjetur ndonje shpetim te madh.Jam i sigurt qe shumica e shqiptareve do ikin,pasi ne po ikim  nga ky sistem  komunist edhe pa viza jo më po te kemi dhe viza.Ky eshte nje shtet komunist i reformuar ky ndryshe prej 50 viteve qe shkuan qe te  mbante ketu qe te mos te flasesh ky te le te ikesh qe te flasesh e te plasesh diku larg.

 Po pse duhet patjeter ta shifni cdo gje ne prizem politik. Fansat e Edit perpiqen si e si ta ulin, fansat e Sales, ti ngrejne monument ngjarjes. 

Ngjarje e vogel eshte, shume e vonuar gjithashtu, po me mire qe ndodhi apo jo? Me mire qe me ne fund ne lejohemi te fillojme procesin e te qenurit kandidat. Nje nga arsyet pse kjo ishte bllokuar ishin dhe zgjedhjet, dhe me kete europianet po thone qe zgjedhjet e juaja i pranojme. 

Sa here ankohemi qe po mbajne anen e Serbise/Maqedonise/Malit te Zi kur kerkojne standarte te ndryshme per viza? Tani po thone qe standartet e tyre nuk jane me te larta se tonat, perkundrazi kete here ishin me te mirat. 

Vetem se Edi do me mbajt karrigen me zor nuk duhet te vuaj gjithe Shqiperia o njerez. 

Shume mire e the eshte mire qe po ecim perpara,dhe jemi drejt perendimit por qe kur lind djelli drejt perendimit shkon por ne po ecim shume avash. Eshte mire dhe te gezohemi por dhe te kerkojme me shume , jo tha partia te geëzohemi dhe gezohemi te tjerve qe nuk ju thote partia nuk gezohen,por ne e kemi shume te veshtire te mendojme larg partive ti sapo te thuash mendimin tend akuzohesh  i  majt ose i djathtë.

 

 

Kush ka me shume informacion, teknikisht mos ka ndonje lajthitje ne fazat e procesit sepse po ngaterrohen njerzia.

Plotesimi pyetsorit nuk fillohet me fazen e orgazmes... 

 

 

 

Realist po shkruaj pak mbi ato q ethua si pergjigje per tjeter njeri por meqe e lexova po them dicka.Une prekem shume nga jeta qe ju eshte dashur te bejne shqiptaret neper bote qofte edhe ne Angli shume me vjen keq dhe vellezerit e mi jane te tille.Por edhe te mjaftohesh se nuk marrim me tollona dhe se nuk na perze shitesja nga dyqani 20 pas komunizmit eshte shume pak.Une e di ,une jam i ri por e mbaj mend kur grindeshim me motrat dhe vellezerit se kush te shkonte ta merrte buken qe te hante rruges sepse nuk kishim mjaft ne shtepi,por edhe kur kujtoj kete perseri me duket pak te mjaftohem qe sot kemi buke me shume,ne duhet te kerkojme me shume prej atyre qe mund dhe duhet te na japin me shume ne po i leme politikanet tone te kenaqen me luks duke ju theni faleminderit qe na jepni buk kjo nuk eshte shenje e nje shoqerie te shendosh .kjo eshte vetekenaqesi e tepruar qe sjellpasoja historike me kalimin e kohes.

 

O Realist, nuk e di nqs e kam permend here tjeter, kam pas njoh nje polak, ky nje me dy thoshte 'dua me ja shk..... robt marksit qe na denoi me ate sistem'. s'dija si ta ngushelloja vallahi.. ti thoja se eshte k.. konkret, s'do beja mire, ti thoja se kishte te drejte, s'do ishte e vertete. po hec o burre i thoja, pi coca-cola e ha byrek se me mire do behet.

kurse ky Speakeri s'e di se me cfare perkufizimesh punon kur thot se Shqiperia ka progresuar ne ndertimin e funksionimin e sistemit demokratik. eshte si puna e ktyre personleve te politikes se jashtme amerikane qe trumbetojne se Iraku po behet vend demokratik. kurse sipas nje studimi, shancet per Irakun te behet demokraci e konsoliduar jane 1/1725.... kur te vij demokracia ne Irak, vazhdonte ky i studimit... zor se ka per te qene njeri gjalle prej atyre qe jetojne sot ta presin.

Historike është vetëm vonesa dhe paturpësia

Nga Mero Baze

 

 

Pas vendimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për të pranuar shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, qeveria shqiptare duhet të reagonte me përunjësi për t’u kërkuar ndjesë shqiptarëve për thyerjen e gjithë rekordeve historike që ka bërë lidhur me këtë proces. Duke u përpjekur të komplikojë fjalitë e veta të ndjesës, për t’i bërë ato të rëndësishme, kryeministri, Sali Berisha, nuk u shpjegoi në të vërtetë shqiptarëve përse dita e djeshme ishte historike për ta.

Së pari është historike ajo që ka ndodhur mes Bashkimit Evropian dhe Sali Berishës dhe jo mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Rekordi i hidhur historik mes këtij politikani dhe Bashkimit Evropian ka të bëjë pikërisht me vendimin e djeshëm. Sali Berisha aplikoi kundër dëshirës së Bashkimit Evropian para zgjedhjeve, më 28 prill, dhe Bashkimi Evropian për gati gjashtë muaj nuk e preku me dorë zarfin e tij. Deri më sot rekordin e ka pasur Mali i Zi, të cilit ia kanë vonuar dy muaj hapjen e zarfit.

Vendet e tjera të Ballkanit, të cilat këtë proces e kanë kryer nga 7 deri 2 vjet përpara nesh, nuk e kanë vonuar as nga një javë marrjen e përgjigjes. Ky është rekordi i parë, më i zi dhe më “historik” i Sali Berishës me Evropën.

Rekordi i dytë historik është se ne jemi vendi i fundit në Ballkan që me zor shkuam deri te fillimi i procedurës. Gjithë shqiptarëve, që nuk e kanë të qartë “fitoren historike” të djeshme, duhet t’u shpjegojmë se Komisioni Evropian do të kërkojë një vit e gjysmë kohë të japë një opinion, nëse ne do të marrim ose jo statusin e vendit kandidat për anëtar. Këtë procedurë Maqedonia dhe Kroacia kanë nja dy vjet që e kanë përfunduar. Dhe ky është një rekord historik për vonesën që na ka shkaktuar qeveria e zotit Berisha.

Rekordi i tretë historik ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave, i cili ka lënë jashtë liste Shqipërinë dhe Bosnjën. Nëse kemi parasysh që Bosnja është një vendi multietnik me tri etni, boshnjake, serbe dhe kroate, dhe aty shumica e qytetarëve kanë liri lëvizjeje, se disa shpallen serbë dhe disa kroatë. Ne, shqiptarët, praktikisht thyejmë dhe këtu rekordin e mosliberalizimit të vizave për arsye të qarta politike.

Megjithëse Berisha përpiqet të flasë publikisht për arritje të standardeve teknike, është e qartë se ngërçi është politik dhe ka të bëjë së paku me tri çështje të mëdha, me krizën politike, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medies, në të cilat Berisha përditë po dëshmon përkeqësim të standardeve.

Pra, duke qenë vendi i fundit në Ballkan, që na u vonua për shkak të Berishës gjashtë muaj hapja e zarfit dhe që do na shkojë dhe nja dy vjet marrja e përgjigjes, duke qenë vendi i fundit në Ballkan sa i përket procedurave të këtij statusi, dhe duke qenë vendi i fundit në Ballkan që jemi mbrapa me liberalizmin e vizave, mund të thuhet pa frikë se dita e djeshme ishte historike, pasi na i rikujton të gjitha vonesat e shkaktuara nga qeveria Berisha në procesin e integrimit evropian. Unë nuk kuptoj se si një politikan, i cili në një pistë vrapimi është i fundit, të ketë fuqi dhe të bërtasë fitore, siç ka fuqinë e mungesës së turpit kryeministri ynë. Dje ishte një rast i mirë që ai të kërkonte ndjesë dhe të tregohej modest në kërkesën e tij për bashkëpunim politik dhe në premtimin se do hiqte dorë nga kontrolli mbi pushtetin gjyqësor dhe medien. Përkundër kësaj, pikërisht në ditën e keqe për shkak të tij, ai guxon, pasi ka arritur disa vjet pas të tjerëve, atje ku asgjë nuk është fitore, por thjesht fillim, e bërtet: “Fituam!” Edhe kjo është historike, por si paturpësi.

Kjo eshte padyshim nje arritje e madhe per vendin, shtetin dhe shoqerine tone. Uroj qe procesi i integrimit vetem te pershpejtohet dhe budallalliqet e Rames dhe te tjereve te mos e cungojne kete proces.

Ne radhe te pare une nuk perfaqesoj popullin, por veteveten. E dyta, une nuk e shoh kete si regres aspak dhe kam arsye plot per ta bere kete. Sic duket ju keni perceptim krejtesisht tjeter por aq me ben mua. Nga ana tjeter une nuk e shoh kete si "mrekulli" por si nje hap te rendesishem ne procesin politik te integrimit.

 

Ju nese keni analiza logjike kunder kesaj, urdhero na sillni argumenta dhe une do isha i lumtur per te argumentuar me juve.

 

Shqipetaret nuk jane as popull skllav, as bujqroberish, por evropianet e kane kuptuar me se miri se shqiperia eshte faktor kyc ne stabilitetin e ballkanit. E kane kuptuar qe boshti Beograd-Athine nese nuk eshte trekendeshi Beograd-Tirane-Athine eshte joproduktiv gje e cila eshte theksuar edhe nga ish presidenti Amerikan G.W. Bush ne viziten e tij ne 2007 ne Tirane. Per keto arsye BE-ja po mundohet qe t'iu jape te gjitheve arsye per te bere reforma por nga ana tjeter po mundohet qe te mos leje pas askend ne menyer qe te ndihen te zhgenjyer dhe te ndjekin alternativa te gabuara. Shqiptaret filluan ta perceptojne lenjen jashte regjimit te vizave si diskriminim sepse kemi popullsi myslimane si Bosnja dhe Kosova qe jane po ashtu lene jashte ne nje kohe qe ne skishim plotesuar asnje kusht ne ate kohe.

 

Pra kjo eshte arritje duke bere krahasimin me regresin 15 vjecar qe vendi yne ka bere per procesin e integrimit qe nga 1990-2005, pa patur nevoje ta lidhim ate me grupime politike. Ndoshte ka te beje me vendodhjen tuaj per ta shikuar BE-ne me skepticizem te tille.

 

 

Ah cjeni curufjesur te gjithe nga trute.
Lexoni ore mire cfare thuhet.

Sa nga ju kane bere aplikime ne vendet ku jetoni ( jo ne shqiperi) per cfardo gjeje? Cfare eshte pergjigjja e pare qe keni mare ?

You will get a confirmation page after you hit the "Submit" button on the last page of the application. This page means that your application was accepted. It provides important information you are responsible for reading and understanding.

Watch your mail. You will receive a packet of information,

The confirmation page contains information on how and when to file . You should print a copy of the confirmation page for your records. Be sure to print the page before you click on the "I Accept" button at the bottom of the page.

Please understand that we may not be able to confirm the status of your application until mid May.

When the assigned Deputy has completed his/her review, IF APPROVED the plans, plan review comments will be mailed back to the applicant of record on your application, unless the plans are too large to mail.

If plans are NOT APPROVED only the plan review comments will be mailed.....

Kjo tregon se protesta e opozitès shqiptare nuk pengon integrimin e shqipèriè nè struturat europiane...

Sa bukur qe i thjeshtesoni gjerat. Por une kam lexuar pikerishte ne kete faqe dhe pikerisht nga keta nick name qe thone "asgje e rendesishme nuk ka ndodhur", pra kam lexuar ketu te anatemojne kerkesen e qeverise per hyrje ne BE me preteskin qe ishte e parakoheshme dhe nuk do pranohej.

Kur eshte bere ky aplikimi, askush nga personat e mesiperm nuk u hodh te thoshte qe eshte i parendesishem por u perpoqen te argumentojne qe nuk do merret fare parasysh, nuk do shqyrtohet fare nga BE.

Jam pothuajse e sigurte qe pasi te pranohemi, te njejtet njerez do te fillojne te predikojne per dizavantazhet e hyrjes ne Europe si dhe per "pushtimin" e vendit e tjetersimin e kombit.

Nisur nga diskutimet qe kam permendur me siper del qe sigurisht  pranimi i aplikimit eshte nje arritje e qeverise qofte edhe per faktin qe ka shpresa te pranohemi pas nje viti, dy apo tre. Para se te behej ky aplikim nuk kishte asnje lloj afati kohor.

Dhe mos u perpiqni te krahesoni Shqiperine me Turqine, kur dihen nga te gjithe, problemet e pazgjidhura kufitare te turqeve me fqinjet si dhe trafiku e korrupsioni qe nuk ka te krahesuar me Shqiperine qofte edhe per faktin qe eshte territor shume me i madh se i Shqiperise.

te lutem se kam 10,5 vjet qe kam jetuar ne Turqi ndaj mos me trego per standartet demokratike te Turqise!

E di ti se sa persona te mediave  nga minoriteti apo me pikepamje te ndryshme nga ato ne pushtet jane vrare ne menyrat me mizore ne Turqi?

E di ti se ende ne Turqi ka plot familje qe vrasin vajzat e tyre sepse i kane perdhunuar!!!

Po ashtu e di ti se shumica e turqve te perparuar dhe te kulturuar dhe me pikepamje si te Ataturkut ndihen te pashprese dhe te merzitur per qeverine qe kane tashme?shumica e tyre mendon se do jete shume e veshtire per Turqit te ndryshohet qeverisja pas sistemit te vendosur tani.

Sigurisht qe eshte me lart se ne ekonomikisht dhe ushtarakisht , por shembujt e mesiperm nuk e ndihmojne shume Turqine ne kete rast.

 

 

 

po e di ti moj cupe qe nese ecim tamam-tamam me idete e Ataturkut edhe Danimarka qe ke flamurin e saj krahas emrit tend nuk e meriton te jete ne BE. Ndoshta e kupton se ku e kam fjalen?

Per sa i perket persekutimit te minoriteteve etnike dhe popullsive te tjera jo turke, kete e ke peshqesh bash nga nacionalizmi i ataturkut dhe kemalisteve te tjere qe kane persekutuar kurdet duke ju mohuar edhe te drejtat me elementare, por edhe ata me origjine shqiptare qe nuk kane mundesine e shkollimit dhe informimit ne gjuhen e te pareve te tyre. AKP ne qeveri po ben perpjekje ta ndryshoje kete.

Per Turqine nuk eshte pune standardesh anetaresimi por ceshtje qe ka te beje me perkatesine e tyre fetare dhe qe lidhet me madhesine si popullsi dhe territor te Turqise. Nuk eshte e lehte te harrohet rrethimi i Vienes. Dhe po te kishte rene Viena, sot kaurret e Evropes i kishte te bere te gjithe sunet. Kupto ti? Shto ketu qe e djathta me sentimente fetare e Europes nuk e kaperdin lehte nje vend musliman kaq te madh qe te kete te drejta te barabarta ne BE.

une nuk thashe qe Ataturku eshte i perkryer.dhe e di dhe se nacionalizmin e tepruar shume turq mund ta kene trasheguar prej tij.por nese do te ishin ende ne kohen e tij Turqia do ta kishte shume me te lehte per tu bere pjesetare e BE sesa ne ditet e sotme.

shumica e turqve (pervec atyre fetare radikale) mendojne se me ardhjen  e qeverise se AKP sistemi qeverises ka marre te tatepjeten dhe se parashikohet qe me kalimin e kohes te ndermerren masa me te rrepta radikale fetare.

pikerisht kete theksova me pare dhe ne fakt e ke thene dhe ti Speakersmiley

 

Ushtarakisht po qe eshte me lart se ne dhe se shume te tjere,por ekonomikisht mendoj qe pervec zones europiane pjesa tjeter jeton si ne epoken e gurit dhe shume me keq se shqiptaret e zakonshem.

Per te mos permendur problemet e mesiperme si respektimi i te drejtave te njeriut dhe minoriteteve qe Turqia nuk i njeh.Sa shqiptare jetojne sot ne Turqi?Statistikat thone 2 milion,por per Turqine keta jane turq,sic jane edhe kurdet.

Gjeni ndonje shtet tjeter qe ta krahasoni me Shqiperine mos u bej qesharak dhe krahason Turqine ku behet kondrabanda e tere botes dhe na thua se ka standarte!

Nisur nga diskutimet qe kam permendur me siper del qe sigurisht pranimi i aplikimit eshte nje arritje e qeverise qofte edhe per faktin qe ka shpresa te pranohemi pas nje viti, dy apo tre. Para se te behej ky aplikim nuk kishte asnje lloj afati kohor.

Lexo postimin e Stalker me siper.

Dhe mos u perpiqni te krahesoni Shqiperine me Turqine, kur dihen nga te gjithe, problemet e pazgjidhura kufitare te turqeve me fqinjet si dhe trafiku e korrupsioni qe nuk ka te krahesuar me Shqiperine qofte edhe per faktin qe eshte territor shume me i madh se i Shqiperise.

Krahasimet me Turqine jane me teper ilustrative, per te treguar se fakti qe u applikua stregon asgje. Ah edhe dicka tjeter, ketu ke ca rezultate anketimi. Shqiperia 10 vende me poshte se vitin e kaluar dhe 34vende me poshte se Turqia.

Meqe me bere te lexoj pacavuren tendencioze te Meros po te pergjigjem qe nuk kuptoj aspak pse deshira dhe ngutja e qeverise  ( ose e Berishes nese ju pelqen me mire keshtu) qenka nje nga gjerat per te cilat u dashka kerkuar ndjese? Apo "damed if you do, damed if you don't"?

Kerkoj une ndjese per moskuptimin e argumentit kaq filozofik te Meros.

Sa per dy argumentat e tjere, mund te mbushen carcafe me kunderargumenta, gje te cilen une nuk do ta bej.

Rezultatet e anketimit nuk me tregojne asgje te re. Jam krejtesisht e vetedijshme per korrupsionin ne shqiperi, per shkaqet dhe pasojat e tij dhe kjo nuk ka asnje lloj lidhje me aplikimin, me afatin dhe me faktin nese duhej bere apo jo dhe nese eshte apo nuk eshte arritje e qeverise ( ose e Sali Berishes nese ju tingellon me mire keshtu).

Mendoj qe gjeja me e pakte qe duhet te bejme per ate vend, te pakten ne qe jemi larg, eshte qe te jemi te drejte ne gjykim dhe "ti japim Cezarit ate qe i takon Cezarit"

Vizat, Europa, BE..... blah, blah blah. U be kaq kohe qe forcat politike po mundohet te krijojne kapital politik me premtime boshe. Por fajin me te madh e ka qeveria. Deshton totalisht ne "berjen e detyrave te shtepise" dhe deklaron si arritje pranimin e aplikimit. Pa fol pastaj per jehonen qe i bejne ca pacavure pranqeveritare apo ca cecene te PPU. 

fakt esht qe shumica sbesojne te qeveria se kom llafin vetem per kete ,po ene per ato te meparshmet,sepse i kane dhen eprovat kane premtu ene skane majt  asnjiher llafin,ca te  bejme ne hallexhijte te fluturojme me pras ne bythe  mas cdo lajmi qe del neper gazeta

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).