Shoferët e Kukësit, letër qeverisë: na e bëni rrugën pa tunel,nga mali

Shoferët e Kukësit, letër qeverisë: na e bëni rrugën pa tunel,nga mali

Kërkohet ndërhyrje urgjente në "bypass"-in që lidh Thirrën me Kalimashin

Sulejman Dida

Shoferët e furgonëve të linjës Tiranë-Kukës, me anë të një letre do t‘i kërkojnë qeverisë ndërtimin e mbikalimit të tunelit të Thirrës. Mbikalimi i tunelit të Kalimashit, edhe pse një rrugë pyjore krejt e papërshtatshme për kalim automjetesh dhe trafik makinash, po shërben këto ditë si një alternativë për të udhëtuar më shkurt nga Kukësi për Tiranë dhe anasjelltas. Por terreni i vështirë dhe i papërshtatshëm ka bërë që gati çdo ditë të ketë nga një aks ku ndodhin aksidente. Kjo ka bërë që një grup shoferësh, kryesisht nga Kukësi, por edhe nga rrethe të tjera, të ndërmarrin iniciativën për t‘i nisur një letër qeverisë, ku do t‘i kërkojnë bërjen e rrugës së shkurtër, apo si quhet mbikalimi i Kalimashit. Një prej shoferëve të linjës Kukës-Tiranë thotë për "Shqip" se janë rreth 20 shoferë që janë grupuar rreth iniciativës për t‘i dërguar një letër qeverisë, ku do t‘i kërkohet shtrimi me zhavorr i mbikalimit, si edhe kullimi i trasesë, në mënyrë që ky të vihet në funksionim dhe të lehtësojë kalimin e automjeteve. "Nuk po kërkojmë ndonjë luks të madh, nuk po themi duam asfalt se nuk bën, ne po kërkojmë thjesht shtrimin e kësaj pjese me zhavorr dhe kullimin", thotë T.B., duke shtuar se vetëm disa fuoristrada të fuqishme arrijnë ta përballojnë një terren të tillë. Ato janë të vetmet automjete që arrijnë të udhëtojnë çdo ditë, madje dy herë, duke bërë që pasagjerët të mos preferojnë më rrugën e Pukës, që zgjat dyfishin apo më shumë të rrugës së shkurtër. Shoferët edhe më parë janë ankuar se po humbin pasagjerët nga rruga e vjetër, përfshi edhe linjën e autobusëve. Ndërkohë po punohet për të mbledhur sa më shumë firma, për t‘iu bashkangjitur kësaj letre sensibilizuese për qeverinë.
"Kemi folur me drejtues rajonalë të rrugëve, por na kanë thënë se nuk mund të bëjnë asgjë. Prandaj shpresojmë që duke i drejtuar një letër do të zgjojmë vëmendjen e qeverisë", tha një shofer 40 vjeç nga Hasi.
Ndërkaq, mësohet se një grup shoferësh ka tentuar të takohet këto ditë edhe me drejtues të firmës ndërtuese "Bechtel-Enka" për t‘u kërkuar të punonin ndonjë ditë në mbikalim, por nuk u është përgjigjur njëri. Rreth dy javë më parë, kjo kompani ka dërguar dy fadroma, të cilat kanë punuar për pak ditë në mbikalim duke sheshuar disa karanxhata, por shoferët tregojnë se ajo rrugë ka nevojë për ndërhyrje serioze, të shtrohet me zhavorr dhe të kullohet. Shoferët nuk mbështeten nga ndonjë organizim sindikal apo shoqatë në iniciativën e tyre. Sipas tyre, as drejtuesit e kamionëve dhe autobusëve nuk interesohen për mbikalimin.
Duhet ndërhyrë sa më shpejt, pasi me fillimin e reshjeve të dëborës është pothuajse e pamundur që një mjet të ngjitet në lartësinë 1300 m mbi nivelin e detit, siç është mbikalimi i Kalimashit. Kjo do të bllokonte kalimin dhe zona rrezikon të mbetet e bllokuar.

8 Komente

duroni more, keni jetuar si bisha deri dje, duroi edhe ca muaj, e do udhetoni si tere bota

 "duroni more, keni jetuar si bisha deri dje" eh thuaj..

 smileysmiley jam fut dy tre herë, vetëm me lexu e rilexu atë lart. smiley.

 

Mire e ke or kol, u bon kta zbatharaket me kerku rruge, nuk shofin si po i bo qeveria me honger me lug florini 1miliard euroshe, po ku din kta mer.....

Shoferet e Kukesit kane shume te drejte. Maloku nuk ka pse mban 2 qendrime. Mbasi ja prishi shtepite Gerdecareve per fajin komplet te vetin, mrena 3-4 muajve jua ndertoje edhe njehere akoma me te medha e te forta. Tani qe tunelet i prishi po prape vete, se nuk duronte qe ti inaguronte mbasi te perfundonin, le tia beje rrugen anej nga mali siper tuneleve. Sepse po se boni i iken kot edhe gjithe pjesa tjeter e kesaj rruge te kombit. Kompania Amerikano-Turke Bechel nuk eshte e prirur qe te hape prape 2 tunele nga e para, jo per gjo, por gamori mund te kerkoj ti inaguroj prape para afatit. hahahahahahahahahahahaha

Maloket e Kuksit, dhe maloket e gjithe botes anembane, po te ishin te pakenaqur, nuk do e kishin votuar fare malokun e Tropojes. Ajo eshte thjeshte nje kerkese e llogjikshme, qe gjithkush do ja kish bere cdo lloj qeverije.

Ti thuaj, sa shance ka qe keta maloke te degjohen nga maloku qe i ka ne dore dhe i kane dhene votat. Kjo ka rendesi. Pa a jane maloke, leber, laluce apo jevgj, nuk ka rendesi fare.

Me miljona twino, me miljona. Nuk i bente dot 40% vota ai vetem me maloket e veriut.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).