Xhavit Bajrami mbron titullin e botes ne Kickbox, Prishtine

Mjeshtri i arteve marciale Xhavit Bajrami ka mbrojtur sot ne Prishtine titullin e kampionit te botes ne disiplinen Muay Tai.

Perballe ka patur Freddy Kemayo (Crazy Horse) qe garonte nen flamur francez.

Ne pritje te kesaj beteje 5 raundshe, jane zhvilluar shume ndeshje te tjera midis sportisteve kosovare dhe sportisteve te ekipit te Kickboxit nga Bosnja dhe Hercegovina. Ndeshjet jane fituar me sukses nga sportistet kosovare, dhe jane zhvilluar ne nje fryme te kendshme miqesie.

Evenimenti u zhvillua ne pallatin e rinise kultures dhe sporteve ne Prishtine.

Ndeshja e madhe e Xhavit Bajramit u tregua nje sprove e vertete e boksierit shqiptar, kampion bote disa here, ne disa disiplina, kundrejt nje kundershtari qe gjate gjithe ndeshjes nuk u kursye edhe te leshonte goditje te palejueshme. Megjithate, perballe Xhavitit eshte gjendur nje kundershtar teper i rrepte dhe i pergatitur, gje qe e tregonte edhe bilanci i tij sportiv.

Xhaviti, i njohur si Xhavit "xhentellmen" Bajrami, arriti te korre edhe nje sukses te ri, pas 5 javeve stervitjeje dhe pergatitjeje per mbrojtjen e titullit. Vendimi i gjyqtareve pas raundit te fundit (5) dukej sikur po vonohej, gje qe shkaktoi dhe shqetesim dhe ne nje fare menyre, pasi u kthye per here te dyte nga gjyqtaret, shkaktoi edhe pakenaqesi te Crazy Horse/Freddy Kemayo.

Suksese Xhavito.

http://www.shogun.at/wp-content/uploads/2009/02/bajrami-xavit.jpg

Xhavit Gentleman Bajrami.

4 Komente

A gentleman and a scholar. Hajde urime Xhavito, po mune rrasja 1 ene per mu

Gezuar fitoren Xhavit !

qeka king xhaviti smiley

E mbaj mend kur Xhaviti fitoi K1 (me duket 2001 ?) ku ne proces rrahu disa nga luftetaret me te mire ne bote te ringut, midis tyre edhe Mirko Cro Cop te Kroacise. Di qe eshte stervitur me mjeshtrin e ringut, Andy Hug qe vdiq nga leukamia ne moshe te re. Xhaviti besoj nuk e ka moshen ti hy nje karierre te re te permasave te dikurshme, por respekte, mbetet luftetar i madh, gjithmone serioz ne ring dhe me pergatitja te nje niveli boteror.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).