Transferta në kah të kundërt

Familje meksikane, që deri dje përfitonin nga remitancat e të afërmve që punonin në SHBA, tani po çojnë para në krahun e kundërt, drejt SHBAs. Statistikat janë të pakta, po ky shkrim nga NY Times flet për disa raste konkrete. 

4 Komente

Interesant si lajm, por më duket se është më tepër një fenomen simbolik. Kuptohet që familja në Meksikë s'ka për të mbajtur dot njerëz në ShBA, ose s'do ia kishin mbathur.

Me pakice ndodh kjo edhe me shqiptaret. Njoh familje shqiptare qe mbahen me te ardhurat nga shqiperia. Por kjo nuk eshte shumica.Kjo eshte pakica qe si rezultat i pasigurise ne vendet nga vijne kerkojne te kene nje pasaporte amerikane ( le ta kem , ku i dihet....). Shumica jane ne krahun normal. Punojne rende dhe mbajne familjet ne vendet nga vijne.

Jane identifikuar ndonjehere se nga vijne keto para (droga, korrupsioni dhe aferat e tjera) Kush do ti kontrolloje ne Meksike dhe Shqiperi?!

Kushdo qe mund te kishte ndonje nepunes ne administrate shteterore do kishte transferta ne krah te kundert.... sidomos ne Shqiperi.....

Meksika ka disa vite qe e ka kapur veten, jo vetem nga droga, por me shume nga tregtia e lire me USA-n.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).