Tadiç hidhet në gjyq. Theu ligjin kundër alkolit në stadium

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç duhet të paraqitet para gjykatës më 1 dhjetor. Ai përballet me akuzat për pirje të alkolit në mjedise sportive. Kjo është e ndaluar në Serbi me ligj dhe ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe. Kjo vepër penale dënohet me gjobë nga 150 deri në 1500 dollarë në Serbi. Tadiçi ka pirë shampanjë në stadium së bashku me ministrin e sportit. Presidenti serb tha se është i gatshëm të paguajë gjobën, por shtoi se vetëm ngriti dolli dhe nuk e piu shampanjën. (Shekulli)

2 Komente

 Ja me kete gje serbet fitojne pike, ku ndoshta mund ta kene dhe loje. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).