Shqipëria do shpëtojë Europën nga kriza e naftës

Ja një argument i ri për nxitimin e hyrjes së Shqipërisë në BE: në Shqipëri ka naftë! Kështu thotë Energy-pedia (enciklopedia e energjis&eumlsmiley, sipas së cilës këto ditë pritet që të konfirmohet zbulimi i vatrave të reja të naftës në Shqipëri. Në një epokë kur Rusia po bëhet problematike, Nigeria po vuan nga rebelët dhe lindja e mesme është, si gjithmonë, në hall, është epoka e Shqipërisë.  

Kompania që pritet të përfitojë nga ky zbulim është zviceraneja, Manas Petroleum, që sipas artikullit ka 3000 km katrorë në Shqipëri (afërsisht 10% e vendit). Në faqen e Manas Petroleum ka një hartë të territorit shqiptar sipas kompanive që kërkojnë për naftë. 

25 Komente

Hmmm, dmth pas 60 vjet qe nxirret e kerkohet nafte ne Shqiperi ne paskemi akoma 2.9 miliard fuci. Ta kishte ditur ai sovjetiku tek "Balle per balle" do ta kishte zevendesuar Vloren me Patosin tek ajo shprehja "do ta kerkojme Vloren Admiral" smiley

Mbi nje harte te Shqiperise.

"Sillo, kam pershtypjen, se ketu ka nafte"

"Posi shoku kryetar. Aty do te kete nafte".

Ky eshte muhabet i vjeter mor burr, apo ju zbuloni ndonje gje te re dhe hapni teme. Manas Petrolum me sa di une merret me zbulimin e naftes dhe jo me nxjerrjen dhe perpunimin.

Nje pjese e mire e asaj naftes te shqiperise mendohet te jete pikerisht aty ku po behet kjo ndarja detare midis vendeve, dhe sipas te gjitha gjasave ne ujrat tashme greke.

Nuk me besohet se Shqiperia ka 2 miliard fuci nafte.

Dua te jete e vertete por se cka qe nuk me mbush mendjen ky lajm.Ndoshta nga qe ne ate zone kane kerkuar nafte te gjithe qe nga italianet dhe deri tek Enveri dhe nuk kane gjetur gjeose kane gjetur shume pak.

Po ishalla qofte e vertete,sepse mire per Shqiperine eshte!

Gabim, gjeten edhe me shumice bile.

Me 1982 ne mos gaboj, Pusi C-5 andej nga Cakrani(?) u dogj per 3-4 muaj me rradhe dhe qielli ndriconte si te ishte dite. Zjarri dukesh nga Fieri , por edhe me tutje.

Budallalleku i rregjimit ishte se donte t'a shuante me forcat e veta, dhe natyrisht refuzuan ekspertet e asaj pune.

Po mire, po titulli Shqipëria do shpëtojë Europën nga kriza e naftës c'ne i tille? Mire me qeverine, po dhe me naften jeni adhnu juve Peshku, qe vini tituj te tille ironike? smiley

Te jete kungull valle? smiley

Stream Oil & Gas Ltd. (TSXVsmileyKO), a junior Vancouver-based energy company that operates in the Balkan area of southern Europe, says an independent review has valued its Albanian energy reserves at more than $145.3 million.

The company also said Wednesday that its gross proved plus probable reserves on its oil and gas properties in Albania are more than 17.4 million barrels of oil equivalent output.

Europa konsumon shume dhe shqiperia sado rezerva qe te kete nuk do te arrije te furnizoje te gjithe europen, pervec nese deti adriatik dhe jon behen nafte dhe gaz natyral. Megjithate, nafta shqipetare e ndihmon europen, sepse eshte gjithmone e mundur per ta blere me lire, sic dihet nepermjet rrugeve te njohura per shqipetaret dhe cmimeve politike.

 

Gjithsesi, sasi e pershkruar me larte, eshte nje sasi e konsiderueshme.

Une mendoj  qe ky lajm sensacional eshte vetem per tju terhequr vemendjen shqiptareve nga varferia qe te shpresojne per nje dite te mire. Une dhe gjithe shqipetaret disherojme te jete i vertete ky lajm qe ne te jemi dikushi por shpresat jane te paketa.

Hurahhhhhh!!!!!!!!!!!!!!!. Tani qe zbuluam se kemi nafte hic mor hic fare mos e cani t...pin. Rini mbushini kafenete dhe pub-et se nafta do te na shpetoj. As pune as zanat, nje kafe e nje wiski dhe llogje gjithe diten per naften qe do te na shpetoj...  smiley

Une sapo shita makinen zbraza banken me gjith cka kisha dhe nxitova te ble aksione te Manas Petroleum. Kur te bucase nafta jam i sigurt qe sdo kem me nevoje te punoje.

Nxitoni edhe ju o peshq sa pa e marre vesh ata peshkaqenet e Wall Street'it 

 Po mer daje. Ne kohen e Enverit ishim fanar ndricues i Europes, po s'kishim nafte; sot po na buro nafta po na eshte thy feneri. Ah, mjere Europa po priti nga ne!

 Hahhhhaaaahhhhhaaaaa , tani jo vetem me kurrent qe do furnizojme evropen por edhe me nafte dhe jo vetem me keto por do i tregojme edhe se si arrihet mireqenia ekonomike etj etj etj . Ne po i tejkalojme edhe planet e Enverit e te PPSH. smiley

Haha e forte kjo. Thash se qe 1 prilli sot

Per inat te rusve qe nuk e kalojne gazin edhe ne i shpikim naften...kam pa nje enderr mbreme ...kishte ardh tubi naftes deri ne kat te katert te dera shpise...u terbu komshia....

A thua kete paska patur parasysh Pshurresi Oil kur donte te blente klubin e futbollit te Milan..?

Edhe po te jete e vertete qe ne kemi rezerva te medha nafte, nuk mund ti shfrytezojme edhe per nja 20-30 vjet te tjera ,sepse nafta jone ndodhet shume ne brendesi te tokes.Dhe teknologjin te tille, per te bere te  mundur nxjerrjen e ka vetem nje kompani amerikane, qe nxjerr naft ne teksas.....Dhe kur ne te jemi gati ne kete kohe evropa ose  vendet e  industrializuara e kan gjetur zgjidhjen .Zgjidhja eshte tek burimet e rinovueshme te energjise.Dhe  keto vende nuk do te varen edhe aq shume nga nafta.Me pak fjale nuk e kemi tek nafta per mendimin tim shpetimin

Per mua titulli nuk eshte i gjetur......Me mire do te ishte: Sali rama dhe Rezart Prifti do shpetojne evropen nga kriza e naftes.....Amen

se kishte kot enveri qe na rrethoji komplet. e dinte ai qe kishte dicka ketu qe gjith evropa e do, bile bile gjithe bota. ne do i japim uji botes, ne do i japim nafte botes. prit dhe nja ca vjet dhe po s'dite shqip s'do mund te cash ne kryeqytetet kryesore te botes. rroft partia dhe populli trim!

 Mos deshe me thone "populli trim, punetor dhe liridashes"?

Budallalleku i rregjimit ishte se donte t'a shuante me forcat e veta, dhe natyrisht refuzuan ekspertet e asaj pune...

Si eshte e mundur qe nuk u rrihet pa fole budallalleqe . E cuditeshme !!!!! Po kur hien edhe te mirinformuar mor zot ?  Po pusin 542 qe i shihej flaka deri ne Tirane... 25 vjet me perpara kush e shuajti ? Na bjer ndonje kujtim me budallalleqe regjimi ! 

Po te vije nje specialist i thjeshte kerkimesh nafte , te themi teknik , mund te shpjegoje shume thjesht per Peshqerit e gjithditur me budallalleqe enveriste smiley ..... se cdo me thene cpime ne thellesi shume te medhaja .

Pf ....shprehja per Popullin eshte pasuruar prej kohesh me cielesimin e ri ( shprehjen )  "veshderr" , pervec trim liridashes dhe punetor nga Tiransi i nderuar smiley

A mer Toko, sa here te kom thone qe ti je "budalla" (si shume te tjere) qe rri e puno atje? Kthehu mer n'Korçe e ulu ne ndonje kafe sa nuk jone zone t'gjithe venet. Jo per gjo po sa te dali kjo puna e naftes, ne do i bojme te gjithe naften punes e do zihemi kush ze ven i pari m'kafe.

A e dini ju qe kjo puna e rezervave te naftes eshte shume e vertete. Po ore po i ka Shqipria ne nentoken e saj (dhe s'ka asnje lidhje me ato metrat e detit qe thote nanjoni ktu). Vetem se ka edhe nje problem te vockel ky muhabet. Nafte ka gjithandej neper bote. Diferencen e ben thellesia ne te cilen ndodhet ajo dhe kostoja e nxjerrjes dhe perpunimit. Nafta e Shqiperise doli qe kishte shume kosto te larte ne nxjerrje e perpunim ndaj s'ishte me leverdi, kur çmimi ishte 130-140$ per fuçi e jo me tani qe eshte te 80-85$

Pranej Penar s'me ngelet gje tjeter veçse te te them "mos u tall me fukarain e shkrete o Laje!" (Shabe e hongri ene ky, do ja vej emrin Laje tani e tutje)

 nga vjen kjo shprehja "i bona naften"...

 Reklama, shpirti i tregtise, thote ajo shprehja e vjeter amerikane. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).