SHBA, sulmi ne “Fort Hood” shkon ne 12 numri viktimave

http://graphics8.nytimes.com/images/2009/11/06/us/06forthood05/articleLarge.jpgShkon ne 12 numri i te vdekurve ne bazen ushtarake te “Fort Hood” ne Teksas te SHBA-se ndersa te plagosurit jane mbi 31.(UPDATE)

Konfirmohen ushtare 11 viktima dhe 1 person pjese e personelit te sigurise se qendres se kontrollit e shendetit mendor te bazes, vend ku ndodhi edhe masakra e Nidal Hasan Malik.

Nderkaq, burime jozyrtare njoftojne se autori i masakres eshte majori i bazes, Nidal Hasan Malik rreth 40 vjec, qe ndodhet ne spital ne gjendje te qendrueshme, ndersa nen arrest, pasi dyshohen si pjesemarres ne masaker ndodhen edhe 2 ushtare te tjere pjese e "Fort Hood".

Ende nuk dihen motivet e sakta qe cuan autoret ne ndermarrjen e ketij veprimi.

Pas ngjarjese presidenti amerikan Barak Obama e ka cilesuar ate si "te tmerrshme" si dhe ka shprehur ngushellimet per familjaret e viktimave.

Top Channel

Per me shume informacion: NY Times

24 Komente

Nuk dua te behem cinik apo racist,por kam shume kohe qe kam ngritur ceshtjen se kush po hyn ne SHBA qe nga 1990.

Nga sa kam vrojtuar une ne SHBA qe nga kjo kohe dhe tani,kane hyre ne masen me te madhe njerez qe duan ti vene kazmen ketij vendi, duke shfrytezuar bujarine qe ofron SHBA per emigrantet.

Ne te shumten e rasteve njerezit qe hyjne jane ose komuniste,putiniste te thekur,islamiste apo hispanike qe pervec kubano-amerikaneve per te tjeret nuk e ve doren ne zjarr qe e duan SHBA.

Diten qe kam marre shtetesine e kam pare kete gje teksa diskutoja me njerezit qe ishin si une duke marre shtetesine.Pervec dy polakeve, te tjeret nga bisedat qe bera,nuk mu duken se donin SHBA.Qofasha i gabuar por kjo pershtypje me eshte krijuar dhe sa vjen dhe me forcohet,duke pare se kush po hyn ne kete vend te bekuar.Behe hesap ndersa shume shqiptare qe vertet e duan kete vend nuk mund te vijne, nje zedhenes i Talebaneve jo vetem qe u fut por vazhdonte universitetin i qete ,derisa e zbluloi shtypi.

Prandaj kur shohim incidente te tilla nuk duhet te habitemi.

Thjesht mendoj qe nje seseksionim me i mire i njerezve qe hyjne ne SHBA, do te sillte qe edhe keto incidente apo te tjera qe fatkeqesisht do te ndodhin ne te ardhen,te pakesoheshin ne maksimim.

Ky komenti jot është ekzemplar:

Një emigrant shqiptar në SHBA ankohet se emigrantet e pas-90s janë komunistë, putinistë, islamistë dhe hispanikë. Kërkon seleksionim më të mirë të emigrantëve. 

SHBA eshte vend emigrantesh dhe une nuk jam ndryshe nga te tjeret ketu.

Thjesht shpreha shqetesimin per ate qe ndodhi dhe per ate qe kam pare.Ndoshta ty nuk te pelqen por ja qe sot 13 vete humben jeten.

Ndoshta ty nuk te ben pershtypje kjo gje ,por po te ishte ndonje njeriu yt i vdekur atje do te shihnim se si do te flijse dhe ironine do ta perdorje ne ndonje vend tjeter.

Nuk dua te behem cinik apo racist,por kam shume kohe qe kam ngritur ceshtjen se kush po hyn ne SHBA qe nga 1990.

Kujit ja ke ngrit ceshtjen? Tu pi kafe me Bukrijen, nusen e Muharremit apo kur ju drejtove senatit te Amerikes nga podiumi i tij?

Dini gjo mos ky Hasoni osht nga vorri i bomit?

Mire kjo, por mua mi grrici nervat fuqishem fare NBC dje, kur thoshte de ky tipi paskesh marre pjese neper forume internetore ku shprehte simpati te larte ndaj Islamit dhe ndaj terroristeve, por qe ky lajm nuk ishte i komfirmuar nga fe be ija. Pisat, per ca e japin nje lajm te pakonfirmuar, apo qe te frymezojne urrejtje ne popull?

 

"Hasan had come to the attention of federal law enforcement officials at least six months ago because of Internet postings that discussed suicide bombings and other threats, according to a federal law enforcement official who spoke to The Associated Press on condition of anonymity because he was not authorized to discuss the case.

The official said investigators were trying to confirm that Hasan was the author of the postings, one of which was a blog that equates suicide bombers with a soldier throwing himself on a grenade to save the lives of his comrades. One of the officials said federal search warrants were being drawn up to authorize seizure of Hasan's computer."

Ku e ke konfrimimin? Thjesht spekullime anonime nga "nje njeri qe na do te miren." 

Se ç'mu kujtu grupi "The Clash" :

Sharif don't like it

Rockin the casbah

Rock the casbah.....

C'do ngjajshmeri e tekstit te kesaj kenge me ngjarjet 25 vite me vone,eshte e rastesishme.

 

 Solidaro, 

Hasa ishte venali, le e rrit m'ket tok.

Teksas: Një police frenoi vrasësin e 13 ushtarëve

Zeri i Amerikes

http://www.bbc.co.uk/worldservice/images/2009/11/20091106035321suspect.jpgZyrtarët në bazën ushtarake Fort Hud te Teksasit vlerësuan aktin e një policeje që arriti të frenojë personin i cili kreu 13 vrasje dhe plagosi 31 persona.  Sipas zyrtarëve, ishte policja Kimberly Munley e cila u përball me personin që thuhet se po qëllonte - Majorin Nidal Malik Hasan duke shtirë katër herë. Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë vazhdojnë përpjekjet për të sqaruar se çfarë mund ta ketë shtyrë Majorin Nidal Hasan, për vrasjet që ai mendohet se kreu.

Në minutat e para të kaosit pas shkëmbimit të zjarrit, autoritetet mendonin se e kishin vrarë personin që shtiu por më pas doli se Nidal Hasan ishte ende gjallë.

Në Uashington, një zyrtar i lartë amerikan tha se autoritetet në bazën Fort Hood fillimisht menduan se vrasësi ishte një nga viktimat dhe ky gabim bëri që të kalonin disa orë para se të identifikohej ai që në fakt kreu vrasjet dhe që zyrtarët thonë se është Nidal Hasan.

Duke folur sot në Parlamentin Europian për gazetarët, Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano u bëri jehonë komenteve të Presidentit Barack Obama duke e quajtur incidentin një akt të tmerrshëm dhune.

Ajo refuzoi të komentojë rreth motiveve të vrasjeve dhe nëse hetuesit mendojnë se kemi të bëjmë me një sulm ekstremist.

“Ka shumë gjëra që ne ende nuk i dimë por do të doja të shprehja simpatitë e mija për burrat dhe gratë tona në uniformë, si ato të NATO-s apo të aleatëve europianë, të cilët u shërbejnë vendeve të tyre dhe e venë veten në rrezik çdo ditë.”

Kundër ushtarëve që do të niseshin për dislokim ose ishin kthyer nga misionet ushtarake u hap zjarr dje rreth orës 1 e 30 pasdite kur ata po kalonin nëpër kontroll mjeksor në Qendrën e Gatishmërisë.

Të plagosurit u dërguan nëpër spitalet e Teksasit ndërsa trupat e viktimave do t’u nënshtrohen autopsive dhe analizave mjeko-ligjore në bazën ajrore të Doverit në shtetin Delaware, sipas zyrtarëve që komentuan me kusht që t’u ruhej anonimati.

Motivi i vrasjeve nuk është ende i qartë por sipas njoftimeve, 39-vjeçari Nidal Hasan do të dislokohej së shpejti dhe kishte shprehur një farë zemërimi ndaj luftës në Irak dhe Afganistan.

Të paktën 6 muaj më parë, Nidal Hasan tërhoqi vemendjen e hetuesve për shkak të disa postimeve në internet që mbanin emrin e tij dhe ku personat vetvrasës barazoheshin me ushtarët të cilët në disa raste hidheshin mbi një granatë ende të pashpërthyer për të shpëtuar jetën e shokëve.

Megjithatë, hetuesit nuk mund të thonë me siguri nëse Hasan Nidal ka qenë autori i këtyre komenteve.

 

Nga BBC:

'Indinjatë'

Major Nidal Malik Hasan ishte punonjës i sektorit të shëndetit mendor të ushtrisë i dislokuar në Fort Hood.

Më herët u duk se pas incidentit, ai u vra nga policia, por komandanti i bazës tani thotë se majori Hasan është gjallë.

Ish-kolegë të tij, të intervistuar nga stacionet televizive amerikane thanë se majori ishte i palumtur me epitetet racore që pretendonte se i viheshin.

Ata thonë se ai kërkonte të shmangte dhe dislokimin e shpejtë në Irak.

Korrespondenti i BBC-së në Uashington thotë se kolegët mendojnë se ai po bëhej gjithmonë e më i indinjuar nga përfshirja amerikane atje dhe në Afganistan.

Ky tipi me ca duket paska pasur urrejtje te brendshme ndaj USA dhe ja nxorri njerezve te pafajshem. Fatkeqesisht tipa te tille jane veshtire te identifikohen.

 "Prandaj kur shohim incidente te tilla nuk duhet te habitemi."

Ca me tej Solidaro, duhet te tregohesh edhe vigjilent..

Nigjo Solidaro, situata te tilla si kjo ne te cilen ndodhet USA, statistikisht do te prodhojne mikro-situata te tilla. 

Gjithsesi, mesa di une, ka plot shqiptare qe se kane harruar zakonin e vjeter te hafijllikut. Jane gjendur te dobishem edhe ne token e re.

O chene po ti do me u treguar b e squt? A ke ndonje koment per lajmin? Apo e ke provuar vet hafijllikun me pare dhe do te sjellesh eksperiencen tende?

Ok, ngushëllime ndaj të vrarëve së pari.

 

Së dyti...

por kam shume kohe qe kam ngritur ceshtjen se kush po hyn ne SHBA qe nga 1990.

Pervec dy polakeve, te tjeret nga bisedat qe bera,nuk mu duken se donin SHBA.Qofasha i gabuar por kjo pershtypje me eshte krijuar dhe sa vjen dhe me forcohet,duke pare se kush po hyn ne kete vend te bekuar.

 

ahhahahahaha!!!

Romak, 

Me gjith respektin, pirdhu tutje! Lexoje dhe njehere ate qe kam shkruar dhe kujt ja kam drejtuar dhe pastaj hajde e mu pergjigj persesi.

Komentet mbi lajmin ja dergova ne formen e ngushllimeve nje mikut tim qe ka humbur nje te afermin e tij ne kete histori. 

Po meqe ke perdor 3 ? po te pergjigjem shkurt.  Cka u be nuk cbehet. Cfare me bezdis mua eshte injoranca, qe fabrikon situata eksplozive brenda hicit. 

Sa per dienine tende, ne vitet e fundit nje numer i konsiderueshem shqiptaresh eshte deportuar me ane te ndihmes se pakonstesueshme te bashkatdhetareve te tyre.

 

Sa per te sqaruar dicka: Keta qe u vrane jane te njejte njerez qe do shkonin ne Afganistan / Irak per marre nishan cdo gje qe leviz duke filluar qe nga macet e qente e rrugeve e deri tek pleqte apo femijet!

Para nje muaji koleget e tyre bombarduan nje dasme afganistaneze ku mbi 30 femije e pleqe vdiqen dhe me dhjetra gjymtuar. Sipas shtypit amerikane "dyshohej" se kishte taliban ne mes te tyre!

Per ushtaret s'me vjen keqe fare.. jane kriminela safi 50% e tyre! Te kishte drejtesi kjo bote gjysma e tyre duhet te ishin ne me burgim te perjetshem apo "death penalty".

Liqen,

Me duket pak si e tepruar llogjika jote. Ushtria Amerikane nuk ve ne shenjester civilet ne Afghanistan apo Irak. Jane pikerisht tipat ekstreme Talebane ata qe vene ne shenjester njerezit e tyre kur u vene eksplozivet xhamijave, hoteleve, e merkatove ku vdesin qindra muslimane te pafajshem.

Te quash kriminele keta 18-19 vjecare amerikane eshte e pamoralshme. Kur ti gezon lirine dhe te drejten e fjales e mireqenin pas flamurit anglez qe mbrohet nga keta ushtare amerikane. Ata jane heronj qe sakrifikojne jeten dhe rinine e tyre per te mbrojtur ata qe nuk mbrojne vehten e vet. (Mos harro dhe Kosoven.)

Turp te te vije se ke folur si nje rradikal i doktrinuar ne medrasat e Waziristanit, dhe jo si nje Shqiptar qe jeton ne boten e lire!

O liqen po ca flet me se le nam..gjysma e ushtrise amerikane kriminele? Nga e nxorre kete? A ke prova, fakte apo statistika qe ta mbeshtesesh argumentin apo flet shqiptarce bjeri ti biem? Ushtaret amerikane ne irak apo kudo ndodhen bejne detyren me sublime ndaj shtetit te tyre ndaj meritojne vec respekt. Po ashtu edhe ata britanike apo shqiptare.

Nga sa kam lexuar ne shtypin e sotem ceshtja e fese mulsimane ka lojtur rol ne kete ngjarje.

Hasani nga tere pershkrimet e atyre qe e kane njohur ka qene nje njeri shume i mire dhe fetar . Ka qene krenar qe ishte ne ushtrine amerikane. Ka perparuar ne kariere shumes hpejt me zell dhe eshte nderuar me medalje per punen e shkelqyer qe ka bere  Shume pershkruajen se ai shkonte krenar ne xhami me uniformen ushtarake. Mjek psikiater shume i zellshem. Dhe fetar shume i zelleshem Shepsh hynte ne debate fetare me te tjeret. Por ai tallej shume nga te tjeret per shak te fese dhe zellit te tij fetar, aq me shume qe ky ishte nje zell per fene muslimane ( me luften ne Irak e Afganistan dhe perceptimin e disave se kjo eshte nje lufte fetare e Islamit me Krishterimin apo i Krishterimit me Ismlanin).  Disa e therismin me tallje  "Sand Bag" se vishte tyrbe here pas here. Kjo dhe fakti qe duhej te shkonte lufte ne Irak apo Afganistan  ku vec talljeve tani do ti shtohej dhe tmeri i luftes qe kishte degjuar nga paciente e tij e bene ate te kryente kete krim. Aspak nuk eshte shtyre nga feja apo nga urejtja per luften ne Afagan apo Irak.

Thjesht me talljet dhe zellshemerin e disa per te treguar patirotizmin kunder  nje njeiru qe ishte po aq patriot sa edhe ata Keta ben qe ky njeri te kthehej nga patiort ushtarak ne kriminel kunder ushtarakeve.

Mesim shume i mire dhe per ne shqiptaret kur shajme e ofendojme vetem e vetem se dikush eshte kunder mendimit tend dhe fillojme veme epitet e tradhtarit. Se shpesh ne vend qe te bejem miq bejme armiq

Liqeni - 6 Nën 2009 - 8:41pm

 

Per ushtaret s'me vjen keqe fare.. jane kriminela safi 50% e tyre!

Liqeno JO 50% por 100% kriminele. Problemi eshte se cfare kupton me termin kriminele. ?

Nese nenkupton cdo njeri qe vret nje njeri tjeter atehere jane 100% kriminele. Ndersa nese do te thellohesh pak dhe pyeseshe perse vret, cfare qellimi ka , si vret etj  (kjo  do pak mend. Kjo nuk eshte per ata qe nuk kane fare mend ne koke, dhe ti me dukesh qe ke pakmend smiley ) atehere ndryshon perceptimi Kriminel

Une kriminel do te quaja teroristet ( cilet do qofshin ata) qe vrasin njeres te pafajshem ( uroj te ishte ketu ne 11 shtator te 2001 ta ndjeje kete) dhe jo ushtaret ciledo qofshin ata)qe luftojne kriminelet, ne kushtet tona teorristet. Ndersa ti do te quaje kedo ushtar amerikan qe vret teroristet  Nejse sic e thashe kjo eshte pune  pikpamjesh dhe duhet pak mend ta kuptosh

One man's terrorist is another man's freedom fighter

Si do ta quaje ushtrine amerikane qe bombardoj ne Beograd me bomba qe rafshuan qendra te banuara, me bomba qe rane edhe ne spitale bile vrane edhe Kosovare ne traktore. Kriminele?

Ky ska qene gje tjeter, vecse nje idiot, nje gomar i rrezikshem, as me pak as me shume por nje terrorist i pameshirshem, e ceshte me keqja nje frikacak, qe qelloi mbi njerez te paarmatosur me qellim vrasjen sa me te madhe te mundshme te njerezve krejtesisht te pafajshem.

Nje hic-burre qe kur i erdhi rasti te kriste pushke kunder robve te armatosur, u mund dhe u c'armatos nga nje grua. Nuk ka se si te kete krenari e burreri tek dikush qe shtien kunder njerezve te paarmatosur, me paramendim.

Hajt se ne karrigen e rradhes e ka vendin ne Texas.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).