150 milionë lekët e një partie të panjohur

Në njoftimin e para disa ditësh për shpenzimet e partive gjatë fushatës elektorale (shpenzimet e deklaruara, të kuptohemi), më ra në sy një parti që s'e kisha dëgjuar ndonjëherë. Partia e të Drejtave të Mohuara e Re.

Që sipas lajmit që doli nëpër shumë gazeta (link), ishte partia e katërt që kishte shpenzuar më shumë, pas PD, PS dhe LSI. Vlera e deklaruar ishte 15.060.000 leke (ose, 150 milionë lekë të vjetra). E llogaritur për votë të marrë nga kjo parti (plot 1408 vota, sipas KQZ), i bie që PDMR-ja të ketë shpenzuar afërsisht 100 mijë lekë të vjetra për votues.

P.S. A di gjë njeri më shumë mbi këtë parti? Google, kësaj radhe, s'kishte përgjigje.

11 Komente

Keshtu nga emri si parti minoritaresh ngjan,por per ta nigju se kisha nigju noj here kete lloj partie.

Admin, nje pyetje kam une: ty te ben pershtypje pse kaq shume leke kjo parti e panjohur, apo pse aq pak lek tre partite e tjera????

Me duket se eshte ish LZHK-ja.

Po ca leverdie ka LZHK-ja te formoje nje parti tjeter dhe te hedhi 150 milion leke ku nderkohe keto leke mund ti kishte hedhur per LZHK-ne? Me duket e pamundur qe te kete qene LZHK-ja.

Nuk e di, po une e pashe te website i LZHK-se qe "kishte lindur nevoja" te krijonte partine e te drejtave te mohuara. Nuk eshte se e bente ne menyre te fshehte, thjesht ka ndryshuar emrin (ose nga levizje eshte kthyer ne parti). Megjithese nuk me duket nje zgjidhje sh e zgjuar sepse njerezit nuk e njohin me kte emrin e ri. Nejse pune e tyre. E lexova ktu http://lzhk-shqiptare.tripod.com/id1.html

 Interesante, veç tani keto pune jane rregulluar me nje ligj qe i detyron partite te kthejne mbrapsh leket ne rast se nuk kane marre aq vota sa te justifikojne leket. Kuptohet leket qe mirren nga shteti per zgjedhjet, jo donacionet. 

Vjen era ky muhabet. Nuk jam shume i qarte si kontrollohen sa leke jane prishur, por mund te jete dhe pastrim parash... 150milion leke te vjetra. ndoshta jo dhe aq shume qe ti futesh gjithe ketyre meseleve por... dicka s'shkon.

Nga lista e partive te rregjistruara per zgjedhjet e 28 qershorit:

 

12 Partia e të Drejtave të Mohuara - e re PDM e Re Fatmir Hoxha Destan Danglli 28.04.2009 58
 

p.s. Kur do publikohen ato shkrimet e mia?

ne zgjedhjet e vitit 2001, une "kam kandiduar" per nje nga keto partite e vogla dhe kam marre me shume se 100 vota. Perdor thonjezat se ne ate kohe une nuk kam qene ne shqiperi, dhe nuk kam patur asnje mundesi komunikimi me shqiperine. Pra nje i njohuri im per te perfituar 300000 leke te reja me vuri emrin ne liste dhe disa te njohur te tjere qe paten durimin t'a lexonin gjithe listen me dhane dhe voten. Xhevahiri tjeter eshte fakti qe kisha marre me shume vota se kryetari i partise. Tani qe lexova shkrimin po vleresoj se paskam humbur shansin per t'u bere vip vendi pa hile.

 Eshte shume e drejte qe eshte nje partie panjohur sepse me shume mundim dhe perpjekje pas shume pengesave qe i nxoren, ariti te regjistrohet ne gjykaten e tiranes si Partia e pare qe perfaqeson shtresen e ish te perndjekurve politike dhe nuk eshte partia minoritare sic tha dikush me larte por eshte nje parti qe ka ne themelet e saj kombin.

Per me teper informacion klikoni ne :http://pdmre.com/ dhe sa per sqarim shume eshte shume here me e madhe se cfare eshte shkruar aty .Ajo eshte thjesht nje shifer e deklaruar per institucionet.

Komunistet po mundohen me cdo menyre ta percajne kete shtrese ne menyre qe te qeverisin ne emer te demokracise ne kuriz te ketyre njerzve qe vertet luftuan per te ,por te jene te sigurte qe shume shpejt kjo gje do mari fund .

Shikoni cfare ndodh ne shqiperi mer LSI 4 deputet qe realisht e blen elektoratin sepse nuk ka te tille krijohen dhe shume parti te tjera qe prape e blejne elektroratin dhe perfaqesohen ne poste bandite dhe kriminele dhe te perndjekurit politike qe perbejne 30% te popullsise nuk kane asnje perfaqesim ,atehere si qenka shume e madhe ajo zoterinj kur behet fjale per nje shtrese qe perfaqeson 30% te shqiperise .Ju bej thirje komunisteve mos kene frike sepse ora e se vertetes po afron,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).