Shkupi heq kombësinë shqiptare nga pasaportat

Në dokumentet e reja biometrike ata quhen thjesht "maqedonas"

Nuk ndalen veprimet e çuditshme të Shkupit zyrtar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Një qëndrim i fundit i qeverisë së Nikolla Gruevskit ka hequr termin "Shqiptar" nga dokumentet e udhëtimit që shtetasit e FYROM do të duhet të përdorin për lëvizjen e lirë, ku tashmë mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Europian. Në pasaportat e reja biometrike, në kolonën e kombësisë vazhdon të figurojë vetëm emërtimi "Maqedonas". Ndërkohë që sipas Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët janë komb shtetformues dhe një etni e barabartë me maqedonasit. Ky vendim bie ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare, pasi shteti ynë fqinj nuk quhet "Maqedoni" nga OKB-ja, por "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë". Dhe çështja e emrit e ka kthyer Shkupin në një problem permanent për integrimin e tij në NATO dhe Bashkimin Europian. Në pikat e pajisjes me pasaportat e reja biometrike ka pasur radhë të gjata të qytetarëve për t‘u pajisur me dokumentin e udhëtimit, mirëpo ata vazhdojnë të shprehin habi për ndryshimin e bërë te kolona e nacionalitetit apo shtetësisë. Edhe përkundër reagimeve të vazhdueshme, deri tani nuk është bërë përmirësimi i nevojshëm, duke e kthyer emërtimin e vjetër "Republika Maqedonisë", dhe mos përcaktuar aspektin kombëtar të asnjë komuniteti. Ndërsa shqiptarët e Maqedonisë në vendet e BE-së do të njihen drejtpërdrejt maqedonas, kjo sipas analistëve shqiptarë komentohet si strategji e qartë e qeverisë së Nikolla Gruevskit. Skenari i parapërgatitur është forcimi dhe arritja e misionit që Republika e Maqedonisë të njihet si shtet ekskluzivisht i maqedonasve, në sytë e ndërkombëtarëve. Analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, prof. dr. Ylber Sela, vlerëson se problemi buron nga Kushtetuta, ku shqiptarët nuk e kanë të përcaktuar se qytetarë të cilës kategori janë. "Andaj, nga Kushtetuta vijnë këto gjëra. Normalisht që sapo të dorëzosh pasaportën në duart e autoriteteve të huaja, në mënyrë të qartë identifikohesh si maqedonas. Dhe kjo është si pasojë e politikës aktuale, që na ka përfshirë ne shqiptarëve dhe nuk ngremë zërin", ka theksuar ligjëruesi universitar Ylber Sela. Ndërkohë, analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi ka nënvizuar se këto emërtime bëhen qëllimisht nga qeveria maqedonase për të forcuar pozicionet e saj me grekët, duke i shpallur të gjithë qytetarët e këtij vendi si maqedonas. "Kjo po bëhet për forcimin e kulturës maqedonase dhe këtu ka gisht Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, për të realizuar projektin për ndërrimin e të gjitha identiteteve. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pasaportat, por edhe për futjen e gjuhës maqedonase prej klasës së parë dhe projektet e tjera kulturore, të trashëgimisë, ka theksuar analisti Nijazi Muhamedi, duke shtuar se këto marrëveshje dhe projekte antishqiptare dita-ditës po dalin në dritë. Partia shqiptare në pushtet, BDI, edhe pse premtoi se do të ngrejë zërin për këtë çështje në Parlamentin e Maqedonisë, deri tani nuk ka bërë asnjë gjë në këtë drejtim, kur po afrohen ditët që një pjesë e madhe e shqiptarëve tw mësyjnë nw vendet e BE-së.

11 Komente

Kur te behet Shqiperia, atehere mund te shpresojne shqiptaret te ndryshoje dicka. Perndryshe, bjeri teneqes kot me kot...

Shqiptaret s'kane te drejta ne Shqiperi, jo me do kene ne Felliqodoni!!!

Maj gaaad... llajten ap!

zotrulez; ".... Shqiptaret s'kane te drejta ne Shqiperi, jo me do kene ne Felliqodoni!!! ..."  

 

Zoti Rulez, a te kujtohet kur debatonim bashke ketu mbi liberalizimin e vizave, kur te thoja se qeveria shqiptare (me sakte Buall Mavria) ua kish hequr disa te drejta shqiptarve dhe biles po i rendonin njerzit me taksa, persekutime, dhe se ai Bualli se bashku me kliken e tij, kish filluar te shtonte dhe dozen e persekutimeve edhe ndaj emigranteve. Te kujtohen komentet e mia kur flisja per abuzuesit, qe kane mbushur ter administraten qeveritare e shteterore, duke filluar nga Kryeministria e deri poshte tek lagjet (gjendja civile). Ndersa tani, ti qe me kundershtoje athere, vjen tek mendimi im. E çuditeshme kjo, megjithate le ta quajme kete nje hapje sysh, nje pjekuri politike te tenden. 

Pjer... sinqerisht? Nuk kam ndryshuar fare mendim! Le te themi qe nuk jemi kuptuar atehere, qe te mos them se po "keqkuptohemi" tani.

Fakti qe shqiptaret nuk kane te drejta as andej as kendej, NE ASNJE MENYRE NEN QIELL NUK DMTH SE DUHET TE DENOHEN NGA BE-JA ME MOHIM APO SHTRENGIM LEVIZJEJE, APO BURGOSJE, sic na e kane bere.

Ajo qe ndodh me shqiptaret, nuk justifikohet kurre! Nuk justifikohet as ai qe ua ben shqiptareve; qofte Evropian apo Shqiptar.

Ndoshta me kete me kupton si duhet.

PS: mos me merr mua si etalon te politikeberjes... se nuk ka politikan qe e quan ndershmerine politiken me te mire...

Mos ja futni kot tani.Edhe ne dokumentat tona nuk ka kombesi.

Po ne nuk kemi me shume se 50% te popullsise qe ti perkasi nje kombi tjeter nga ai i shtetit qe leshon keto pasaporta. Ka ndryshim ketu  midis nesh dhe shtetit pa komb te Maqedonise.

Po ajo Belgjika, sa perqind i ka dy perbereset shtetformuese?

Dokumentat shteterore deshmojne se i kujt shteti je nenshtetes.

 Kaq.

Nuk deshmojne vecori idividuale ose grupi. Pra kombesi, fe, orientim seksual, tifozllik, peshe trupore apo race.

Pra nuk shprehen vecori qe do te mund te te diskriminonin ose veconin nga pjesa tjeter e bashkesise me te njejtin dokument.

Po qe qeveriu i Skupjes donte me vu ne jete politika reproduktive ne favor te grave sllave por jo atyre shqiptare e dijshit ju? Te pakten FYROMia nuk ka ate 'kadijustiz' te Shqiperise, se Gjykata e Larte e hodhi poshte ate projektligj si anti-kushtetus.

Me vjen keq per Kryeredaktorin e ri Aleksander Cipa per te cilin kam pasur respekt.
Me pare se te botonte kete artikull duhej te kishte pare pasaporten e tij.

A e gjen ne ndonje vend kombesine?

Apo kerkon te thuash pse nuk eshte edhe ne pasaportat tona !!!!!!!!!!!

Shih pasaportat e vendeve te tjera te BE,a e gjen ne ndonje prej tyre kombesine?
Qellimi per te cilen botohet ky artikull nuk eshte gje tjeter vecse nxitje e nacionalizmit primitiv (duke e ditur qe shqiptaret i urrejne maqedonasit ku edhe une jam nje prej atyre qe nuk i duan).
Kjo i ngjan si dy pika uji artikullit te GSH per kufirin ujor me Greqine.
Aleksander.Kaq shume ke filluar te paguhesh edhe ti nga Edi Rama per te ngjallur pakenaqesi ne njerzit e thjeshte dhe per te treguar qe fajtore eshte kjo qeveri !!!!!!!!!!!!
Sinqerisht me vjen keq qe keni filluar ti ngjani cdo dite e me shume Mero Bazes dhe po perpiqeni tja kaloni atij.

shhhhhht! mos u zini.

Me vjen keq per Kryeredaktorin e ri Aleksander Cipa per te cilin kam pasur respekt. Me pare se te botonte kete artikull duhej te kishte pare pasaporten e tij. A e gjen ne ndonje vend kombesine? Apo kerkon te thuash pse nuk eshte edhe ne pasaportat tona !!!!!!!!!!!

Me demek Cipa me ket artikell i ka ra prej Kine se kerkon qe ne pasaporten e Shqiperise te kete te regjistruar faktin qe eshte me kombesi Greke?

Bie dakord me gazin per anen teknike te ceshjtes, por se kuptoj c'hyn edi rama ketu? ju eshte bere gogol per gjithcka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).