Shembja e pallatit, 6 vjet burg presidentit të firmës

Gjashtë vjet burg ka qënë dënimi për presidentin e firmës së ndërtimit të pallatit që u shemb një vit më parë në Gjirokastër.

Vendimi është dhënë sot paradite nga Gjykata e shkallës së parë të qytetit të Gjirokastrës. Trupi gjykues i kryesuar nga Besard Avdulaj vendosi dënimin e Sotiraq Janorës për vrasje nga pakujdesia dhe shkatërrim të pronës.

Vendimi ka përfshirë dhe ish-sekretaren e KRRT-së në Bashkinë e Gjirokastrës Afërdita Papamihali. Kjo e fundit është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg, 500 mijë lekë të reja gjobë për shpërdorimin e detyrës dhe heqjen e të drejtës për funksione publike.

Të njëjtin dënim trupi gjykues ka vendosur dhe për Admir Shehajn përgjegjës në inspektoriatin e ndërtimit në Gjirokastër si dhe inxhinierin Gjergji Mece.Gjykata ka shpallur të pafajshëm dy inspektorët e ndërtimit në Bashki, Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaji.

Kështu 1 vit pas shembjes së pallatit në Gjirokastër, gjykata i ka dhënë fund procesit për fajtorët e shembjes, ku humbën jetën 3 persona. Por vendimet duket se nuk janë mirëpritur nga familjarët e viktimave të cilët i konsideruan si të padrejta.

(e.n/News24/BalkanWeb)

1 Komente

degjoj qe ka me dhjetra pallate qe kane filluar te shemben se jane ndertuar pallate te tjere prane themeleve te tyre. A sherben ky rast si precedent per t'i mbajtur pergjegjes edhe ata?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).