Sfidat e kulturës së majtë

Fillimisht ai i lidhjes së partisë me elektoratin e majtë.

Në vitet e para ’90, mënyra e lidhjes së partisë me elektoratin e majtë ishte sa e thjeshtë, e natyrshme, aq edhe arkaike. Ishin aradhet e disiplinuara të militantëve të Partisë së Punës që ishin mësuar të ndiqnin pas besnikërisht trashëgimtarin e radhës në udhëheqje. 

Mao – Ce – Dun, Lin Biao, Hua Kuo Fen, Ten Hsiao – Pin, çfarë rëndësie ka se kush drejton, rëndësi ka që ai është në drejtim!

Por, vitet 1998–2005, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet e shprishin këtë lidhje. Mëkati i pushtetit ndjek nga pas këdo. Pa mohuar gjithçka që erdhi në ato vite si përmirësim i shoqërisë shqiptare, nuk mund të dyshohet, besoj, se pushtetari socialist, pasaniku socialist dhe militanti i varfër socialist nuk ishin më në atë lidhje besimi si më parë mes tyre.

Ka nevojë tashmë për një ideologji, formulë programi, një lidhje të re, e cila ose nuk gjendet dot, ose është ende larg së ngjizuri në mendjet e atyre që ka ndjeshmëri të majta. Zaten që në themelim, partia nuk ishte produkt i inspirimit të majtë ideologjik, ishte më shumë një instrument përballje nga njëra anë me një trashëgimi njerëzore dhe politike që po i zinte frymën, çatia po binte mbi kokë, por edhe me nevojat e luftës politike të fillimit të tranzicionit.

Vështirësia e dytë, sikurse lexohet, ishte edhe ajo epokale. Partia socialiste po shkonte me një farë besimi naiv drejt social-demokracisë europiane, si pasojë e rënies së murit të Berlinit. Por, pikërisht ky fakt i fundit, mbarimi i luftës së ftohtë mbi gërmadhat e murit ndarës të Lindjes dhe Perëndimit, ndikoi që social–demokracia europiane të hynte në krizë, dhe të mos e gjejë dot më veten as sikurse ishte më parë, as sesi duhej të ishte në të ardhmen.

Ne kështu na ndodh shpesh në histori, mbërrijmë në disa stacione pasi treni i të tjerëve, i historisë, ka ikur që andej.

Partia socialiste po shkonte me naivitetin e dikujt që dëshiron të përmirësohet pas një historie të dhimbshme luftërash, fajesh, gabimesh, dramash, drejt së majtës europiane, pikërisht kur e majta europiane po hynte në një fazë krize ideologjike, programore, politike. Po hynte në një periudhë luftërash të brendshme mes individësh e fraksionesh që dëshironin të mbanin pushtetin bosh brenda partiak.
Nuk kishte asnjë faj për impasin e ri që historia i kishte ngritur. Brenda kësaj sfide, drejtuesit socialistë, Fatos Nano i pari, nuk kishin çfarë të bënin tjetër, me zgjuarsi, veçse të zbehnin lidhjet me socialistët europianë, t’i mbanin ato thjesht në një nivel simbolik, pra të ruheshin për t’u quajtur të majtë të pastër. Kishte krizë identiteti të prejardhur nga karakteristikat e epokës.

Një sfidë tjetër ndofta ka vend të mendohet edhe një herë.
Ishte në të vërtetë partia  e punës e Shqipërisë një parti e majtë?

Nuk e besoj. Sipas meje, sigurisht kishte në fondin e saj edhe praktika dhe mentalitete të një të majte ekstreme diktatoriale, por edhe politika të djathta konservatore dhe tepër ekstreme gjithashtu. Ishte një pleksje parametrash politikë, ekonomikë, socialë, psikologjikë të majtë dhe të djathtë autoritarë, sikurse ishin këto kultura politike në vitet ’30 të shekullit të kaluar. 

Qëndrimi autoritar ndaj popullit, ashpërsia e dhunës ndaj kundërshtarëve, censura e fortë dhe shumë e rreptë, izolimi, bazimi te vlera konservatore të popullsisë tradicionale rurale dhe të kulturës së saj konservatore, etj., dukuri si këto, ishin jo vetëm «pronë» e së majtës së pasluftës së Dytë Botërore, por edhe të regjimeve të djathta ultrakonservatore si ai i Portugalisë, Spanjës, etj.

Edhe sot Partia Socialiste përsëri luhatet midis identitetit të majtë dhe atij të djathtë, që sigurisht nuk kanë të përbashkët me ato të kohëve të shkuara. Ende nuk e ka zgjidhur këtë problem.

Po ashtu, në planin psikologjik, brenda partisë socialiste vazhdojnë të ndihen problematikat, dramat, tensionet, luftërat «fratricide» në një situatë «postpatricide».

Është një model psikologjik që psikanalisht mbetet i njohur edhe i qartë. Pasi drejtuesit e dikurshëm të partisë së punës ranë nga piedestalet, është vendi bosh që shkakton tufane, tajfune, tornado, pikërisht me boshësinë e vet. Gjithkush që merr drejtimin në parti është i dënuar të shihet me një vështrim kontradiktor . Nga njëra anë përfiton nga hija e dikurshme e «atit» të vrarë, sikurse do të thoshte Frojdi: të ngrënë mish e kocka në një vakt festiv brenda një arome dehëse alkooli dhe vajrash prej aroma lulesh, trullosës, ere gjaku dhe turbullire gëzimi, shprese dhe hakmarrjeje. Por, nga ana tjetër, bart mbi supe shikimin e zhvlerësimit: «Kush je ti para «atit» të “vrarë”?»

Ende përjetimi i «fajit kolektiv» të vrasjes së totemit fillestar rëndon mbi ndërgjegjen e militantëve dhe drejtuesve.

«Ti që «rrëzove» atin e radhës nga piedestali, edhe ti do të rrëzohesh!» 
Nuk shpjegohet dot ndryshe fiksimi kolektiv pothuajse patologjik rreth institucionit të dorëheqjes së drejtuesit të radhës. Zjarri dhe patosi i debatit rreth kësaj teme nuk shuhet. Është një lloji mërzije, melankolie, dëshpërimi që vazhdon nga boshësia e monumentit të rrëzuar dhe që si pa kuptuar vazhdon të bjerë si makth mbi kokat e liderëve të radhës në parti.

Kapje e vendit bosh, por edhe dëshirë për vendin bosh.
Ky është sindromi i trashëgimtarit.
Kjo është arsyeja që e gjej me shumë vend titullin që Luljeta Progni i ka vendosur librit të saj.

Edhe dy fjalë për kulturën e majtë demokratike që mungon në ndërgjegjen tonë kolektive si popull.

E majta demokratike europiane nuk është produkt i të varfrit, por i një kulture që e gjen idealin e vet te jeta e njeriut të thjeshtë, i cili e përbuz pasurinë dhe jetën sipas vlerave të saj. I duket se jeta larg etheve të pasurisë, konkurrencës, diferencimit klasor, është më e mirë në qetësinë edhe solidaritetin e paqes, dashurisë, mirëkuptimit, kohës që i kushtohet kulturës, mjedisit, njerëzve në hall.
Mirëpo tek ne kultura e të majtit nuk është kjo. Është dëshira për të ardhur në pushtet, për t’i ikur varfërisë dhe mjeteve modeste të jetesës, për t’u pasuruar.
I majti europian, flas për kulturën e majtë popullore, refuzon të jetojë si i pasur. Është një kulturë që vjen në fakt nga një frymëzim i krishterë katolik. Kurse te ne kultura popullore e majtë aspiron pasurimin dhe pushtetin. Këtu ajo hyn në konflikt me veten e vet. Te ne katolicizmi popullor, shekullar, jo vetëm ka qenë prej shekujsh në minorancë demografike, por nuk ka qenë pothuajse asnjëherë i majtë. E majta nuk ka ardhur nga kultura katolike, katolicizmi popullor nuk ka qenë asnjëherë i majtë. Kjo kontradiktë ndodhet përballë sfidave socialiste në vend.

32 Komente

po per ne te djathtet si su kujtua njeri mer yahoo , e jo mo shkencetar e filozof smiley

pse mre lopa na ka bo ne a ?

Shqiperia ka problem demokracie. As e njeh, as e ka njohur. Ku do me dal me kete analize ? Kulture e pergjithshme ?

Po gjithsesi ta themi qe jam dakort me pjesen e fundit te katolicizmit popullor qe nuk ka qene asnjehere i majte. Mire shume, dije e marre falas ( ben vaki dhe nuk me duhet ) por pse nuk e the psh : Poshte Osmanet qe na mbajten 500 vjet ne roberi e na konvertuan se tani do ishim dhe jo te majte. 

Zero yje!

Admiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiineeeeeeeeeeeeeeee! na jepni mundesi te veme nota negative se na iku truri! Nga nena nuk na lini te shajme, me aresyetimin se i kane nenat plaka dhe te shemtuara, nuk shajme dot nga anje gje... na jepni mundesine te shfryhemi me nota negative te pakten!!!

PS: konsiderojeni si mase terapeutike, please.

Ja pra, nje Kadare tjeter, Kadareja i filozofise politike shqiptare! Le te vazhdojme te ndertojme mite mbi sa bukur shkruan njeri dhe sa mendime te elaboruara ka tjetri, te ndertojme autoritete qe cfaredo qe te thone ne t'i pelqejme e t'i adhurojme. Ne qafe pacim veten...

hahaha, perpara se te vazhdoj leximin, duhet patjeter te them se fuga po i bie nga kina smileysmileysmiley hahaha

Sa rende! Heteroglossia, c'Kadare zeza, Kadareja mund te kete nje llogjike te veten te ngjashme me ate te rrethit qe ka krijuar, por nje gje kaq te paarsyeshme, une nuk di kush valle mund ta perkrahe. Dmth, ti ke te drejte nese shpjegon si arriti Fuga deri ketu. Ua cfare pacavureje, Fuga, merr 2 vjet pushime nga Shqiperia se po ta bekan varrin.

Cfare varri mi trop, kush ia ben varrin Fuges, ai i duhet kombit! Me  falni shume per kete qe po shkruaj po a me permendni dot nje universitet privat ne Tirane ku Fuga nuk figuron si pedagog?

Mua m'habiti kjo:

" Kjo është arsyeja që e gjej me shumë vend titullin që Luljeta Progni i ka vendosur librit të saj. "

kjo eshte nje nga ato te bukurat pastaj, per kornize (ka plot me poshte, por kjo ishte e para qe vertet e meritonte citimin):

Nuk kishte asnjë faj për impasin e ri që historia i kishte ngritur. Brenda kësaj sfide, drejtuesit socialistë, Fatos Nano i pari, nuk kishin çfarë të bënin tjetër, me zgjuarsi, veçse të zbehnin lidhjet me socialistët europianë, t’i mbanin ato thjesht në një nivel simbolik, pra të ruheshin për t’u quajtur të majtë të pastër. Kishte krizë identiteti të prejardhur nga karakteristikat e epokës.

smiley hahaha, ne ato kohe keta tanet as emrat nuk u dinin socialisteve europiane. E di si ngjan trop si gazetaret perendimore pa eksperience apo studentet e antropologjise qe shkelin per here te pare ne terrene te panjohura, i.e. Uzbekistan dhe dalin me ca teza jashtetokesoresh, pa kuptuar asnje gje nga vendi ne fjale... Fuga sikur nuk ka jetuar asnje dite ne Shqiperi, na dergon artikuj si nga nje univers paralel.

Fin, besoj tek fjalia qe vure ne dukje fshihet gjithe esenca e shkrimit, pra kaq e ceket.  L. Progni mos ka botur nje liber "Pse jam kunder Berishes" apo e kam shume gabim?

Po pra edhe une ashtu them: duhet te jete ndonje hyrje libri a ndonje gje si kjo, qe me pas e kane ricikluar per artikull.

Cka s'justifikon brockullat qe keput sidoqofte smiley

glossia, e mendova dhe une nje here krahasimin me tezat studentore, por s'mbaj mend as une as ndonje shok te kemi shpenzuar ndonjehere nje ore e gjysme, aq sa spekulloj ka shpenzuar fuga, dhe te kemi bere kapercime te tilla kaq te guximshme. kete fare guximi s'mund ta kete vecse nje profesor i dembelosur.

ajo e titullit, vertet qe edhe mua mi rrumbullakosi syte, dhe i thashe karar qe paska ne treg nje liber me titull 'sindromi i trashëgimtarit' per te cilin pata vetem dyshimin, te jete sindromi mashkullor valle smiley

tani pak me seriozisht per edipizmat e se majtes shqiptare: fuga duhet te kete parasysh qe kur nje teori mbeshtetet maksimalisht nga 1 rast por mesatarisht 0 raste, ajo teori eshte pure fiction.

fjali kjo qe me shtyn te pikepyetja e dyte gjuhesore e dites: pse 1 rast eshte njejes dhe 0 raste eshte shumes?

keshtu, keshtu. miremengjesi goca smiley

Art i bukur por edhe nje faqe komplet e bardhe do ishte e pershtatshme per titullin qe ka.

Artikulli ka uljet dhe ngritjet e veta; eshte i paperpunuar (ngjan me nje draft te I-re). 

Cfare e shpeton kete artikull ne syte e mi, eshte:

Ishte në të vërtetë partia  e punës e Shqipërisë një parti e majtë?

Nuk e besoj. Sipas meje, sigurisht kishte në fondin e saj edhe praktika dhe mentalitete të një të majte ekstreme diktatoriale, por edhe politika të djathta konservatore dhe tepër ekstreme gjithashtu. Ishte një pleksje parametrash politikë, ekonomikë, socialë, psikologjikë të majtë dhe të djathtë autoritarë, sikurse ishin këto kultura politike në vitet ’30 të shekullit të kaluar. 

Qëndrimi autoritar ndaj popullit, ashpërsia e dhunës ndaj kundërshtarëve, censura e fortë dhe shumë e rreptë, izolimi, bazimi te vlera konservatore të popullsisë tradicionale rurale dhe të kulturës së saj konservatore, etj., dukuri si këto, ishin jo vetëm «pronë» e së majtës së pasluftës së Dytë Botërore, por edhe të regjimeve të djathta ultrakonservatore si ai i Portugalisë, Spanjës, etj.

 

dhe

 

Po ashtu, në planin psikologjik, brenda partisë socialiste vazhdojnë të ndihen problematikat, dramat, tensionet, luftërat «fratricide» në një situatë «postpatricide».

Është një model psikologjik që psikanalisht mbetet i njohur edhe i qartë. Pasi drejtuesit e dikurshëm të partisë së punës ranë nga piedestalet, është vendi bosh që shkakton tufane, tajfune, tornado, pikërisht me boshësinë e vet. Gjithkush që merr drejtimin në parti është i dënuar të shihet me një vështrim kontradiktor . Nga njëra anë përfiton nga hija e dikurshme e «atit» të vrarë, sikurse do të thoshte Frojdi: të ngrënë mish e kocka në një vakt festiv brenda një arome dehëse alkooli dhe vajrash prej aroma lulesh, trullosës, ere gjaku dhe turbullire gëzimi, shprese dhe hakmarrjeje. Por, nga ana tjetër, bart mbi supe shikimin e zhvlerësimit: «Kush je ti para «atit» të “vrarë”?»

Ende përjetimi i «fajit kolektiv» të vrasjes së totemit fillestar rëndon mbi ndërgjegjen e militantëve dhe drejtuesve.

«Ti që «rrëzove» atin e radhës nga piedestali, edhe ti do të rrëzohesh!»  
Nuk shpjegohet dot ndryshe fiksimi kolektiv pothuajse patologjik rreth institucionit të dorëheqjes së drejtuesit të radhës. Zjarri dhe patosi i debatit rreth kësaj teme nuk shuhet. Është një lloji mërzije, melankolie, dëshpërimi që vazhdon nga boshësia e monumentit të rrëzuar dhe që si pa kuptuar vazhdon të bjerë si makth mbi kokat e liderëve të radhës në parti.

Kapje e vendit bosh, por edhe dëshirë për vendin bosh. 
Ky është sindromi i trashëgimtarit.
 

Ah, e gjeta nje shembull per kete pershkrimin me poshte, lagjia Kristiania ne Kopenhagen... smiley

A majta demokratike europiane nuk eshte produkt it te varfrit, por i nje kulture qe e gjen idealin e vet te jeta e njeriut te thjeshte, i cili perbuz pasurine dhe jeten sipas vlerave te saj. I duket se jeta larg etheve te pasurise, konkurences, diferencimit klasor, eshte me e mire ne qetesine dhe solidaritetin e paqes, dashurise, mirekuptimit, kohes qe i kushtohet kultures, mjedisit, njerezve ne hall...

 

te quash post-konsumerizmin bazen e te majtes eshte njesoj si te quash konsumerizmin bazen e te djathtes. eshte t'u shkosh zhvillimeve shtrember, te quash ethet grip, t'i thuash miut murtaje.

Thote qe e majta eshte anti-konsum. Po problemi s'eshte ketu.

Puna eshte qe te majtat ne Europe ndryshojne shume njera nga tjetra. E majta franceze vjen nga nje e kaluar tjeter po ta krahasosh me te majten italiane apo me laburistet angleze. Te mos flasim pastaj per vendet skandinave... apo per te majten spanjolle. S'mund t'i permbledhesh te gjitha nen te njejtin term e t'i krahasosh me te majten shqiptare. Sikur ta kish krahasuar kete te fundit me ndonje parti te majte ne vendet e ish-kampit socialist ndoshta do te kish qene me interesante.

Bah, sa zhgenjyes ky shkrim!!!! smiley

Finisterre, ku ta gjeja te ishte anashkalim ky i Fuges, dmth perqasje siperfaqesore, e painformuar. Problemi kryesor eshte qe Fuges i intereson te shpalose idete e veta klasore per politiken, dhe s'ka burre nene e bir fakti qe t'i hyje ne sy. Sepse e majta eshte aristokrate pra, Lord Bayroni qe lufton per lirine e Greqise, nje aristokraci qe eshte perhumbur pak ne betejat donkishoteske te filantropise dhe qe si e tille s'mund te frymezoje dot (sa keq me vika per Nanon, kete vjenezin tone te vogel, qe ishte i detyruar te punonte mbi keto baza lokale) fshataresine e thelle shqiptare.

Sa per shkrimin e Hurbinekut, nuk e di per cilin personazh mungonte shpetimi, se deti aty eshte, e aty ka qene, ne kohe te koherave smiley

 

"...sa keq me vika per Nanon, kete vjenezin tone te vogel, qe ishte i detyruar te punonte mbi keto baza lokale..."

Ha, ha, ha, Tropizma me pelqen humori yt. smiley

Sa per Hurbin dhe perrallen e tij fataliste perballe pozitivitetit tend, po e bej balte edhe une si Fuga me nje shpjegim banal: jane thjesht kendveshtrimet e dy njerezve me moshe dhe te kaluar te ndryshme. E kam zili zemerimin tend, por ne kete moment personal ndjesite e mia kane ngjyrat e Hurbit.

Jo se s'e ve re "proteksionizmin mashkullor", ndoshta te pavullnetshem (meqe s'mund te paragjykoj keshtu nga larg) qe tradhton hera-heres nje visore e tille bote, por me pak mundim e kuptoj.

Qe nuk e pranoj pastaj eshte pune tjeter!!!

Fin, komenti yt si pasqyre e mendimeve te mia smiley do kisha shkruar te njejten...  Ne jo vetem qe mitizojme veten por edhe tjetrin, standardizojme te majten, standardizojme te djathten, leme jashte kompontit vend e kohe me nje fjale ekuacion me nje ndryshore (bardh e zi) e prape se zgjidhim dot. Nga fundi Fuga hedh nje hipoteze 'katolicizmi popullor nuk eshte i majte" dhe e verteton vete me memorien e tij pa i bere syri terr... Artikulli paska qene vertete per te mbeshtetur shitjen e librit te Luljetes smiley

Gloxa, rrofte Luljeta thuaj dhe na rrofte ne qe lexojme Fugen qe shkruan per Luljeten!

Meqe nga politika jam qyte dhe tyte fare, po ia mbeshtjell nje perralle, dhe le te jete per Finisterre se qemoti s'e kam gostitur :

Finisterre, ndigjo mire nashti :

Nje dite vajta ne lavanteri. Mire e bukur, mbusha lavatriçen, hodha ate pluhurin e bardhe, pastaj hodha nje leng te bardhe per zbutje, pastaj vajta me vrap tek nje banke ne krah, terhoqa ca verdhushka (sa shume kishte rene niveli, kete thuaj !) dhe pastaj futa nje kartmonedhe ne nje te çare horizontale, goja e gelltiti pernjehere, m'u be se do te me gelltiste dhe mua, diku u shenua shifra 10, shtypa butonin n° 3, nga dritarja pashe qe rrobat fergelluan nga gezimi i ujit te ngrohte dhe i milves, pastaj prita monedhat poshte, dhe tejet i gezuar po matesha te dilja kur papritur, nga prapa, nje ze me therret : Monsieur, Monsieur !

Ktheva koken dhe pashe nje zonje diku tek te pesedhjetat, e mbajtur mire dhe qe tregonte nje bukuri te hershme, disi lozonjare. Ne dore, mbante nje liber. Me thote : Zoteri, eshte hera e pare qe vij ketu, dini gje si veprohet me keto makinat ? I pergjigjem qe sigurisht, Zonje, sigurisht qe e di, jam mbreti i makinave. Pastaj i tregova veprimet qe duheshin ndjekur. Po matesha te dilja, kur ajo me kap nga menga. Zoteri, me thote ajo, mos dilni, ju lutem, kam shume frike te rri vetem. Ngela i habitur fillimisht, por pastaj mendova se nuk eshte mire te braktisesh nje zonje kur ajo ka nevoje.

U ulem ne nje stol dhe isha une i pari qe hapa biseden : Nga se keni frike, zonje, çfare ju mundon ? Ajo uli koken dhe mendohej. Pastaj : Zoteri, kam shume frike nga vetmia, nuk kam asnje nevoje te laj rroba, lavatriçen e kam ne shtepi, por kam ardhur ketu thjesht per te mos qene vetem. Ngrita veshtrimin dhe po e shihja ne sy. Syri u zmadhua dhe u be nje det. Hoqa rrobat dhe u zhyta ne te. Po i largohesha me shpejtesi bregut kur nje dallge e stermadhe erdhi dhe m'u perplas ne fytyre, duke me hedhur andej-kendej pa e ditur ku jam. Deti u qetesua. Ktheva koken nga bregu, tashme ishte larg. A do te mund te kthehesha une valle ?

 

Ja pra dhe politizimi i Hurbinekut. Vetmia qe luftohet duke blere.. sherbime lavanterie. Dhe Hurbineku si student nga rive gauche, gati te shpetoje cdo zonje e te ndote cdo bregdet me verejtjet e tij mashkullore alla 'do te te shpetoj, se ti dikur ke qene e bukur'.

Pra, dhe ju zoteri si Fuga, ngelet duke vrare mendjen per c'ka qene, per ate qe mund te ish, por vetem ajo qe eshte s'meriton vemendjen tuaj. Arratisja na eshte bere modus vivendi.

Ma chère, e ke lexuar "Clair de femme" de Romain Gary ? Ose fundja, e ke pare filmin me te njejtin titull, ku luajne Yves Montand dhe Romy Schneider ?

Deshiron te ta them me pak fjale ? (ne djall politika dhe filozofet e politikes, jeta ka me shume rendesi)

Nje burre (Yves Montand) ka gruan me kancer. Ne fazen perfundimtare, pritet te jape shpirt dita-dites. E shoqja, duke pare se nuk ka shpetim, i thote burrit qe te ike, te ike diku larg saj, te mundohet te gjeje dike tjeter, te beje nje jete tjeter, te gezoje dhe ai me ne fund. Burri eshte pilot. Ai mund te shkoje ne çdo cep te botes.

Pret nje bilete per Venezuele, Caracas. Te humbase atje. Ne aeroport, ne çastin e fundit, vendos te mos shkoje. Kthehet me taksi drejt shtepise. Zbret nga makina, por padashur, ne trotuar, perplaset me nje grua (Romy), e lodhur, e shkaterruar nga jeta. Nderrojne dy-tre fjale. Ai vendos ta percjelle. Ne shtepi, ajo ka te shoqin ulok, te paafte per asgje. Ka pesuar nje aksident. Flet mezi, belbezon, flet pa lidhje, sintaksa ka marre arratine.

Cfare ndodh kur dy qenie te derrmuara nga jeta takohen me njera-tjetren ? A ka ndonje shprese per nje lumturi sadopak te vogel ? Pergjigjen mund ta marresh pasi te besh njeren nga te dyja : ose te lexosh librin, ose te shohesh filmin. Libri eshte i perkthyer, filmi nuk e di.

Problemi, ma chère, nuk eshte tek karakteri im prej "supermeni" qe shpeton gjinine femerore (nuk kam pretenduar ndonjehere nje rol te tille, do te isha nje aktor shume i keq), por eshte tek pathjeshtueshmeria e qenies. Une mund te tkurrem sa te dua, edhe ajo gruaja mund te tkurret sa te doje, te kruspulloset dhe te behet sa nje bebe, por gjithmone do te ngelet diçka, diçka prej "kallamishte menduese" (roseau pensant - siç thote Pascal).

C'te them tjeter, ishte nje perralle e çastit, per Finisterre, qe e kam shok te mire. 

Fuga do thoshte Hurbi eshte qartesisht i majte, pa kurrfare krize identiteti smiley

edhe une, nga fuga u frymezova ne vleresimin tim te rrefyesit smiley

hurbinek, as filmin as librin s'njoh, mgjs fabula me duket e njohur (mund ta kem lexuar nga ti). se per c'qellim dhe per c'destinacion ishte perralla, me fal qe nuk iu kushtova rendesi, por u kapa pas tekstit, per te bere lidhjen me fugen, meqe vallen po e hedhim mbi trupin e fuges (fugon fugon? fuga). shpjegimi yt, duke qene se me largon filozofikisht nga qellimi im politik, le te jete nje nga menyrat e leximit te tekstit, i cili me lejo te them ka nje jete edhe pertej interpretimit tend smiley

Patjeter qe interpretimi yt ka jete, nuk zura kryet e vendit, me duket.

Nja dy gjera te vockla qe e ndjej se duhen sqaruar : perrallat e mia nuk kane asnje qellim, nganjehere mbijne pa lidhje fare. Flitet per kometen Halley dhe ia kepus nje perralle per qenin pa bisht te fqinjes sime. Me nje fjale, lidhjet jane "ku rafsha mos u vrafsha". Kurse kur them qe kjo perralle eshte per kete apo ate, kjo eshte thjesht per nje permendje (eshte bukur te te permendin nganjehere njerezit qe ti i vlereson, apo jo ?).

Dhe sqarimi i dyte eshte ne lidhje me Gary. Ka vrare veten me 1980. As nje vit pas vetevrasjes (sipas tij, vrasjes nga CIA) se te shoqes, aktores kukull Jean Seberg, me 1979.

Romy luan gruan e sfilitur. E mrekullueshme. Sikur t'ia ndjente zemra se pas pak vitesh (nja 3-4) ajo do te humbiste "çmendurisht" te birin, dhe do t'i jepte vete fund jetes. Dhe e bukura e filmit eshte se dialogjet e tij jane te perpiluara kryekeput ne baze te librit. Filmi eshte realizuar nga Costas Gavras, pas n'importe qui.

Ne lidhje me politiken me lart, nuk ju mbetet hatri po t'ju them se nuk e kam idene per çfare flitet. Zhargoni politik, "ça m'horripile", siç thone françusket.

Ishte thjesht nje intermexo letrare.

Fugen e njoh permes ca deklaratave ne lidhje me Sartre dhe Heidegger. Di qe ia ka mbeshtjelle ca kot. Di dhe tjetren qe ankohet per mosperkthime veprash filozofike, nderkohe qe ai eshte vete filozof dhe perkthyes (nga frengjishtja) dhe mund te na sillte psh, "Qenia dhe Hiçi", te Sartre. Kuptohet, te na e sillte ne kete shekull qe jemi, se per te 22-in, ndoshta behet diçka.

C'tju them tjeter ? Asgje. Me duhet te pushoj ca.

smiley Trop, morali i perralles se Hurbit mua me duket se eshte: "Eshte kaq vone per te te shpetuar!!!!" smiley

E majta shiptare nuk ngjan me te majten e moderuar nderkombetare,edhe PPSH qe qendroi 50 vjet nuk ishte si partite motra te saje te kampit komunist, E Hoxha u prish me te gjitha keto vende,dhe kerkonte te ishte vete lideri i komunisteve te botes,duke deklaruar se vetem PPSH ishte parti e vertete komuniste ne bote.Nga ana tjeter ne vend ngriti ne qiell kultin e individit, vrau,internoi e burgosi te djathten.Keshtu qe kultura e se majtes shqiptare vlen per te deshiruar,e djathta eshte e pa konsoliduar,dhe politiken shqiptare ne keto 20 vjet e udheheq akoma PPSH e ndare ne dy pjese PS dhe PD. PS ndjek rrugen e PPSH me fanatizem ,ndersa PD e shpallur e qendres se djathte ka akoma mentalitete te majta.

Hurb.

Artikulli i Fuges, nuk eshte artikull politik, eshte sociologji.

Mardheniet dhe levizja  e pushtetareve per te mbijetuar me pushtet.

Eshte pak a shume se ajo zonja qe ka frike vetmin dhe kerkon shoqeri ne lavanderi, edhe Fuga ne kete aspekt e shtjellon temen, "frika e ishpushtetareve se do rrijne vetem( pa pushtet) , ne kete rast nuk shkojne ne lavanderi, po fusin PPSH ne lavanderi dhe mundohen me e la e shpla nga e kaluara, pasi makineria larse ka kryer gjitha funksionet, e quajne parti e majte".

Pyetja retorike e Fuges eshte " a mund te quhet parti e majte kjo?".

Kesaj pyetje mund te pergjigjesh meqense qenke njohes i mire i makinave larse "lavatriçe".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).