Sa larg jemi?

S‘më doli fjala. S‘ka një javë që, kur shkrojta për punë të Mero Bazes, ndër të tjera parashikova se po vazhdoi kjo punë kështu, thjesht do bëjmë nga një demonstratë te Kryeministria sa herë që të rrahin ndonjërin nga ne. Po s‘shkuan as tri ditë, rrahën një tjetër gazetar dhe parashikimi im u vërtetua vetëm përgjysmë: gazetarin e rrahën vërtet, po ne s‘dolëm më në demonstratë. Dhe kësaj radhe, mbi të nuk vuri dorë ndonjë zengjin privat, por vetë Prefekti i Tiranës.

Qeveritë kanë dy mënyra për t‘u shpëtuar sherreve: ose të sillen mirë që të mos japin sebep për sherr, ose të bëjnë sherr me të gjithë, aq sa njerëzisë t‘i vijë në majë të hundës dhe të mos i bëjë më përshtypje asgjë. Qeveria jonë e paudhë ka zgjedhur udhën e dytë. Duke shkuar nga sherri në sherr, e duke zënë sherri sherrin, edhe ne do mërzitemi një ditë, se mileti është mërzitur me kohë e vakt dhe nga kjo punë dualëm si rruar qethur.

Pa mendoni një çikë, sikur në kohë të vet Fatos Nano të kish vënë shokun e të birit për prefekt, se ç‘furtunë do ish ngritur në media e në opinion. Pa kujtoni se si u hoq tak-fak ministri i Brendshëm i Fatos Nanos, për të njëjtën arsye rrahjeje me një gazetar. Pa mendoni një çikë se si do ish ngritur opinioni, media, shoqatat, Mjaft-rat, e ku di unë kush tjetër, sikur Nanos t‘i dilte baxhanaku në Gërdec, dhëndri në Jalë, i biri në Lalëz dhe e bija anekënd Shqipërisë. Ç‘dreqin ka ndodhur që, atëherë funksiononte mekanizmi, e kësaj here jo? Do përpiqem të jap përgjigje sipas mendjes sime, por edhe duke uruar ta kem gabim.

Fatos Nano, administrata e tij, Partia Socialiste dhe përgjithësisht shtresat ku ato mbështeteshin dhe nga të cilët merrnin dhe marrin votën, janë shtresat disi më të civilizuara dhe arsimuara të shoqërisë, popullsitë lehtësisht të organizueshme të qendrave të mëdha urbane dhe që, si të tilla, janë edhe shumë të ndikueshme nëpërmjet medias. Bën pjesë këtu, edhe ajo pjesë e shoqërisë me një mirëqenie ekonomike më të formuar dhe kështu e percepton më lehtë nevojën për drejtësi sociale, barazi shoqërore etj. E gjithë kjo pjesë e shoqërisë, përpara një skandali të bërë publik në media, reagon dhe shkon deri edhe në votë kundër.

Në krahun tjetër, qoftë vetë Sali Berisha si formim personal, por edhe e gjithë piramida qeverisëse dhe partiake e krijuar prej tij, mbështeten mbi pjesën rurale të shoqërisë, mbi njerëzit e varfër të qendrave urbane, mbi masat e shoqërisë që reagojnë vetëm emocionalisht. Kjo masë njerëzish, përgjithësisht me nivel të ulët kulturor dhe jetese, pak është e prirur t‘i bëjnë përshtypje termat e lirisë e të barazisë. Mendoni se një fshatar i munduar i malësive të Pukës apo një banor i Bathores do të mos votonte për Berishën, sepse prefekti paska rrahur një gazetar, apo se e bija e tij merret me biznese jo shumë të qarta?! Madje edhe këto mendime do t‘i vinin në kokë vetëm nëse do arrinte të lexonte gazetat, gjë që për shkak të varfërisë dhe nevojës për bukën e gojës, zor se i bie radha t‘i shohë me sy.

Kjo është e gjitha. Në Shqipëri ai që voton majtas ndikohet nga media dhe, kushdo personalitet i së majtës, me hir a me pahir, do të duhet t‘u përmbahet ca rregullave të moralit publik. Ndërsa ai që voton djathtas, është praktikisht i pandjeshëm nga media dhe intelektualizmave që reklamon ajo, ndaj mund t‘u hyjë i qetë me hu të gjithëve atyre që i reklamojnë këto punë. Mund të rrahë jo një e dy gazetarë kushdo qeveritar i sotëm dhe asnjë votë s‘ka për të humbur Sali Berisha, pasi ata që i shkojnë pas nuk e bëjnë këtë për punë gazetash e lirish.

Rrugëdalja? Shumë e thjeshtë. Ajo do të vijë ditën që numri i atyre që mendojnë me kokën e tyre, do të jetë më i madh sesa numri i atyre që nuk mendojnë, apo që mendojnë me kokën e shefit. Roli i secilit prej nesh është që të bëjmë të afrohet ajo ditë, që vetë pa punë e mund, nuk vjen as për 100 vjet.

PËRPARËSIA JONË

Zakoni e do që ta çudisim ne Evropën me marrëzitë tona, mirëpo me ç‘duket ende nuk e kemi humbur aftësinë që edhe ne ndonjëherë të çuditemi me bëmat e Evropës.

Një shqiptarkë kandidon për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar (!!!). E pabesueshme! Atje i zgjidhkan njerëzit jo sipas midesë së njërit apo të tjetrit, por me komision! Dhe kjo vajza ja paska dalë të hyjë në listë, duke shkuar nga një vend i huaj që, vërtet ëndërron të hyjë në Evropë, atje ku Britania as që do të hyjë, por ndërkohë nuk bën dot zgjedhje normale, nga ato që Britania ka 400 vjet që i bën.

Po mirë moj çupë, po pse me konkurs u zgjidhkan kandidatët për deputetë atje? Prandaj u shkojnë punët rrokopujë atyre. Pse nuk e bëjnë si këtu, që i vendos Kryetari i Partisë. Ç‘punë ka komisioni të vendosë për kandidatët? Se mos do bëhet komisioni Kryeministër. Kryetari do bëhet Kryeministër, ndaj ai duhet t‘i vendosë edhe kandidatët.

Mirë të tjerat, po këta englezët i ka lënë mëndja që zënë t‘i caktojnë kandidatët për deputetë që tre vjet para zgjedhjeve. S‘ua pret kaq mëndja që, po e caktove tjetrin para kaq kohe, njerëzit do të presin që ai të bëjë ndonjë punë që ta meritojë kandidimin, pa pos kësaj, po pati bërë edhe ndonjë paudhësi, në tre vjet do t‘i dalë patjetër. Ndërsa po u caktuan kandidatët si këtu te ne, 24 orët e fundit para mbylljes së afatit, askush nuk flet dot e as ankohet dot, askush nuk pret nga kandidati të ketë bërë ndonjë punë a vepër në jetë.

Po në konkurs, a nuk të pyetën se sa biznese ke, me paratë e të cilave do të duhej të përballoje fushatën tënde dhe mundësisht edhe atë të ca kandidatëve të tjerë më të varfër. Se po s‘pate biznese të cilat do t‘i mbrosh me mburojën e deputetit, për ç‘dreq arsye kërkon të bëhesh deputet?!

Po si munde ta kalosh konkursin, kur kishe 6 vjet që ishe anëtare e Partisë Konservatore. Këtu te ne, pikë plus për t‘u bërë deputet është kur nuk ke asnjë ditë në parti dhe mundësisht as të mos kesh idenë se nga e ka derën ajo.

Po mirë këtë punën e anëtarësisë e kapërceve, po faktin që ke gjithë ato vjet që kontribuon në dheun britanik si ta falën? Një tjetër meritë që rëndon goxha këtu te ne është që mundësisht të mos kesh kaluar asnjë ditë në Shqipëri dhe të fluturosh nga Uashingtoni, Londra a Brukseli, drejt e në karrigen e deputetit.

Po për bodigardët nuk të pyetën atje në konkursin englez? Sa roje e bodigardë ke, a janë trima e të vendosur, a e zotërojnë dajakun dhe kondakun? Si ja hodhe kësaj se, si mund të bëhesh deputet po nuk pate bodigardë që të të ruajnë votat apo që të trembin kundërshtarët! Këtu kësaj kërkese mund t‘i bëhet bisht vetëm po pati qenë vetë kandidati bodigard.

Po ja edhe këtë ta paskan falur, por faktin që ke ndërruar vetëm një parti në jetën tënde (ke qenë anëtare e një partie kur ishe në Shqipëri) si ta gëlltitën? Këtu në Shqipëri, ky është një nga rregullat më të forta për të bërë karrierë politike. Po nuk ndërrove të paktën dy, tre e ndonjëherë edhe katër parti, aha je i djegur. Kjo është jo vetëm rruga më e sigurt e karrierës, por njëkohësisht të ndihmon shumë për të fituar titullin "djalë i zoti".

Mbeta pa mënt kur kuptova se sa përpara botës qënkemi. Përparësia jonë qëndron në faktin se Anglisë ju deshën 400 vjet demokraci që t‘ia dalë të na çudisë, ndërsa neve na dalin e mjaftojnë 20 vjet pluralizëm, që ta çudisim botën përditë.

Midis rrugës së sjelljes së mirë, që të mos japë sebep për sherr dhe rrugës së të bërit sherr me të gjithë, aq sa njerëzisë të mos i bëjë më përshtypje asgjë, qeveria jonë ka zgjedhur udhën e dytë

Përparësia jonë qëndron në faktin që Anglisë ju deshën 400 vjet demokraci që t‘ia dalë të na çudisë, ndërsa neve na dalin e mjaftojnë 20 vjet pluralizëm, që ta çudisim botën përditë

28 Komente

hë ?

Me tërë mend e kishe ti Lame ?

E pra, na cudite dhe ti, sidomos për pjesën e parë smiley

Mendova te shkruaj, por u ri-mendova e vendosa mos ta ndyj tastjeren duke shkruar per Lamen (jo si person) por per fenomenin, qe rrine-rrine dhe i fusin nga nje tymse per ndarjen Jug-Veri...Pika qe s'u bie e mbani veten edhe per "intelektuale".

Roli i secilit prej nesh është që të bëjmë të afrohet ajo ditë, që vetë pa punë e mund, nuk vjen as për 100 vjet.

Interesante kjo! Konkretisht di njeri punen dhe mundin e atij qe ka shkruar? Perveç llafeve dmth.

Me falni sa Artan Lame ka?

Ose noshta una si onjoront qe jom (se nuk votoj per PS-ne sikur te me vrasin) nuk e kuptoj se si nje i "majt" te shkruaj gjona te tilla ne shekullin e 21-te :

 Fatos Nano, administrata e tij, Partia Socialiste dhe përgjithësisht shtresat ku ato mbështeteshin dhe nga të cilët merrnin dhe marrin votën, janë shtresat disi më të civilizuara dhe arsimuara të shoqërisë, popullsitë lehtësisht të organizueshme të qendrave të mëdha urbane dhe që, si të tilla, janë edhe shumë të ndikueshme nëpërmjet medias. Bën pjesë këtu, edhe ajo pjesë e shoqërisë me një mirëqenie ekonomike më të formuar dhe kështu e percepton më lehtë nevojën për drejtësi sociale, barazi shoqërore etj. E gjithë kjo pjesë e shoqërisë, përpara një skandali të bërë publik në media, reagon dhe shkon deri edhe në votë kundër.

Po s'ka faj Edi qe ju vuni me kercy e kapercy pertej ylberit te majtes dhe te djathtes!

Po ky pse nuk ja thote Rames keto po vjen e na shet dengla neve ketu?

Apo ka frike mos e flak nga penxherja.

Unë çuditem pse çuditeni. Një pjesë nga kupola e komunistëve të djeshëm, janë aristokratët e kohës së sotme. Kush nuk e di këtë dhe kujt i erdhi si befasi? Kujt iu prishën llogaritë?

Një shembull psh është i kryeministrit të sotëm dora vetë. Duhet të ishte doktor, duhet të ishte profesor, duhet të ishte afër me kupolën komuniste që të bënte çka bëri. Ndryshe se përfillte kush.

Lame nga ana tjetër, është politikisht korrekt, sepse nuk flet për kupolën POR për pjesën qytetare, apo të klasës së mesme të qytetarëve, që janë njerëz të thjeshtë, por të edukuar. A, nëse zgjidhni të keqinterpretoni dhe të ngatërroheni me shalët tuaja, ky është tjetër muhabet.

Hidhni një sy votimeve, sidomos të zgjedhjeve lokale dhe do shihni se PS mbizotëron në qendrat urbane. Kjo është e ditur nga të gjithë. Çuditem që ju vjen si befasi.

Pervec ruraleve, nder njerzit qe s'ua bo dora me votu kunder sales duhen fut dhe ata qe e kan amanet nga t'paret: "kurre mos u perzi me farn e keqe tu boft axha"

Tashti keta, pse s'e bojn si mu. T'shkojn i her ke varri i dulles dhe te lirohen me gjithe c'mbajne. Kaq ishte. U ndjeva i lire me mbrapa. Une njehere e bera se per fat te mire atyre te shpise time u kishte ra llotaria dhe vetem zbor, terror psikologjik, gjimnastik para pune dhe tollonat kane vujt. Po kush ka provu spaçin mendoj se me tre kater seanca zbrazje zorrash çlirohen nga fiksimet edhe ata dhe fillojne me ne fund te perdorin trute.

 Vone, shume vone... Deputetet iken. Sala tani nuk iken me pa bere 40 vjet si Enveri. Hajt me, se 20 i hoqet!

O Jul, une i di fort mire keto qe thu ti. Biles para dy mujesh ja kom permen nje ministri te Sales, per t'i tregu sa poshte kane ra dhe per ta bind qe nuk perfaqesojne kurresesi ate shrese te popullsise qe duhet te perfaqesoje nje parti e djathte.

Halli im o se kete e shkru nje njeri qe e ma veten per te majt, qe ka qene zv-minister dhe qe o trashegimtari me i denje i shume legjendave te monizmit. Te gjithe i kemi lexu prrallat e tij per ballistet apo Zogun, me frymezim nga filmat vizatimore apo teatrat e kukllave te kohes se monizmit.

Pa harru pastaj se ai "harron" te thote se ata qe votojne per PS-ne nuk jane veçse ajo pjese e kamur e shoqerise qe parate i ka fituar fale lidhjeve te krijuara ne kohe te monizmit. Pjesa tjeter nuk voton fare ne pergjithesi.

 

Ja per keto pika mbi I je i lezetshem Lame . Te ishim vetem larg hallal mo , po jemi po aq anash . Sa te hyjme ne bosht kena kohe .

Pa shume hyrje dalje , pa llafka te sterhollume e kopuklleqe qe nenkuptohen mo nga nivele qe e njofin Historine e Shkypnies me gishta.

"M'leni vetem me baben se du me e qa"....tha .Te gjithe ngushelluesit dolen jashte duke lene te birin me baben te shtrire ne krevat , me jete te ndruar.

"Po si do boj o babe. Sot po me rujne per respekt , por s'ke lone nam te mire. Mos vijne njerzia dhe lirohen mbi varrin tend "

Kur...... baba , hapi njonin sy ja shkeli cunit dhe....

"Mo u merzit xhan i babes, kom lon i gjo perjashta qe kush afrohet tek vorri im per tu liru ka per ta provu . Kom lon Salen qe po u hyri ai s'ka zot none me jua nxjerre "

Kete histori ma ka tregu nje cun ( damarresh bythe te lidhur prej se lashti) qe  lepihej me gjith familjen per lemosha ke baba ktij cunit , po qe s'kishte nonji gjo kunder per se gjalli smiley 

Po nejse rendesi njerzit ka te kuptojne Lamen qe si dhe sa kur dhe ku u ka hy SALA .

 Dhe te jene te bindur qe as me operacion pas vdekjes se Sales s'kane per ta nxjerre dot .

Po të djathtët klasikë dhe tradicionalë, nuk janë shquar ndonjëherë për intelektualë. E djathta është: politika - biznes dhe biznesi - politikë. Kaq.

Pse rastësi është që rednecksat votojnë republikanët deri në vdekje? Po dhe këtu në Greqi, e njëjta gjë ndodh me pronarët e mëdhenj të tokave në zonat rurale, dhe kudo.

Unë hallin tënd ta shpjegova. Ai është korrekt brenda bindjeve të veta si i majtë. Që ka qënë zv. ministër nuk ësht apriori faj. Dhe çka shkruan, mua më pëlqen se di ku të godasë.

Ndërsa për këtë këtu:

Pa harru pastaj se ai "harron" te thote se ata qe votojne per PS-ne nuk jane veçse ajo pjese e kamur e shoqerise qe parate i ka fituar fale lidhjeve te krijuara ne kohe te monizmit. Pjesa tjeter nuk voton fare ne pergjithesi.

Ka një ndryshim shumë të madh midis shumicës së përqëndruar në qendrat urbane dhe asaj që shkruan ti. Këta njerëz, kanë dy pare mend më shumë në kokë që të mos ngatërrojnë komunizmin me dhe në çdo gjykim të tyrin.

E keqja që mbase ju nuk e keni kuptuar, ose nuk doni ta pranoni, është se Sala është anti-intelektual. Sala mbledh rreth vetes mitingashë, militantë, njerëz pa kurrfarë niveli profesional. Sala ka për borxh të marrë një student nga USA, ta vendosë zëdhënës partie dhe ta bëjë të lehë si qen. Sepse këta njerëz tërheq rreth vetes, këtë fjalor përdor dhe këtij target grupi i drejtohet.

Kështu që për të dalë te ajo që thotë PF; që të bëhet ky vend duhet të presim që Sala t'i edukojë këta birbo, edhe kjo do nja 20 vjet akoma.

...Pse rastësi është që rednecksat votojnë republikanët deri në vdekje?...

Po si e shpegon ti i dituri i Rames,perse zezaket,hispaniket,gayt dhe lesbians votojne per demokratet deri ne vdekje?Per te paret dhe te dytet per nga arsimimi jane me keq se rednecksat.Atehere si shpegohet kjo?Ja qe nuk te dalin llogarite.

PD gjithmone ka fituar ne qyetet e medha.Mos shiko zgjedhjet e fundit lokale po shikoje ne pergjithesi.Sa here ka fituar PD dhe PS ne qytetet e medha ne keto 20 vjetet e fundit?

Me vjen keq por bilanci del ne favor te PD.Natyrisht nese konsideron malet e Tepelenes apo te Kolonjes,Mokres dhe Elbasanit si intelektuale dhe urbane ty te del hesapi mire. Por me vjen keq por nuk e ke idene e rurales me urbanen.

Dëgjo mer Saliderrnoçkë, është një gjë që bën masën e elektoratit të një partie të caktuar që quhet bërthama e saj.

Së pari për hispanikët dhe zezakët, këta nuk janë bërthama e ndonjë partie dhe as mund të jenë sot për sot. Për arsye numrash, ilegaliteti, interesi etj. Bërthama e demokratëve janë zonat e urbanizuara, veriu i Amerikës.

Së dyti, preferencat seksuale të dikujt, nuk klasifikohen në të njëjtin kut me edukatën dhe arsimin.

Së treti, nuk di se çfarë quan ti në Shqipëri qytete të mëdha dhe zona urbane, po sot për sot unë klasifikoj të tilla:

  1. Tirana 
  2. Durrësi
  3. Elbasani
  4. Shkodra
  5. Vlora
  6. Korça
  7. Fieri
  8. Berati
  9. Lushnja
  10. Kavaja

Nga këto, qeverisen prej PS që prej 9 vjetësh 3 të parat. Tirana, Durrësi, Elbasani.

Shkodra është e PD.

Më pas, Vlora, Fieri, Berati, Lushnja - janë përsëri tradicionalisht PS.

PD-së i ngelet Kavaja dhe Korça është diku në mes, kryebashkiakët janë shkëmbyer mes PS dhe PD.

Gjendja aktuale, nga 10 qytetet më të mëdha, 8 qeverisen prej PS dhe vetëm 2 nga PD.

 

Kështu pra, PD është kthyer në parti ruralësh, si PPSH e vitit 91'.

Je ne vete ti kur flet keshtu apo lexon traktet e Partise Komuniste Greke!

Zezaket dhe hispaniket votojne masivisht per PD dhe dihet qe jane shtylla e demokrateve.Pa mbeshtejten e tyre ata nuk do te fitonin asnje pale zgjedhjesh apo e kam gabim???

Berthama e demokrateve jane verilindja e Amerikes dhe San Franciskon me Hollivudin.Por kjo nuk do te thote qe gjithe elita e shkencetareve dhe shpikesve te jete aty.Atja jane avokatet dhe artistet e Hollivudit qe jane shtresat me pro demokrateve pas zezakeve.Tani nese me krahason arsimimimin e nje rednecku me nje zezak apo artist hollivudi atehere vella nuk e ke idene se sa idiote jane keta te fundit dhe po ta them pa frike qe rednecku eshte me i zgjuar dhe me i arsimuar se zezaket dhe artistet e Hollivudit qe e shumte nje shkolle te mesme kane.Avokatet po, ata jane shtylla e demokrateve.

Sa per punen e Shqiperise.

Ne 20 vjet nuk ma bere hesapin se sa here ka qeverisur PD dhe PD ne qytetet e medha.Llogarite e mija anojne nga PD.Tani nese e quan Vloren ti si qender te Shqiperise ok me fal,por ne Korce te pakten 1992 PD,1996 PD,2000 PS,2003 PD,2006 PS me del PD me para apo jo?

Merre dhe tek te tjerat dhe do te shohesh qe PS pervec pasardhesve te krimineleve te 1944 nuk e perkrah njeri.Nese keta i quan elite se kane bere nje shkolle,kane nje shtepi dhe jetojne ne token e marre me dhune ne 1944, atehere me fal,por per ty mund te jene elite per mua jane pasardhesit e krimineleve te 1944.Nuk mund te diskutojme se kemi mentalitete te ndryshme keshtu qe vazhdo lexo traktet e Partise Komuniste Greke(ore e kam gabim po sa kam pare te tere emigrantet tane ne Greqi jane bere simpatizante te komunizmes?)

 

Dhe çfarë thonë këto traktet e PK greke kot për kuriozitet?

Po ka më gomerë se këta në Amerikë, atëherë JuEsej-in e ka marrë llumi. Megjithatë të sfidoj të gjesh më budallenj se ata.

Për Shqipërinë... gjithë jeta ekonomike-kulturore-qytetare e Shqipërisë përmblidhet në pellgun: Tiranë-Elbasan-Durrës. Po ta them edhe njëherë... avash avash që ta kapësh: Në këto tre bashki, tre herët e fundit rradhazi ka fituar PS. Që nuk të dalin rrogallitë ty. Është shumë e thjeshtë, 5 herë janë zhvilluar zgjedhje lokale, ti mbledhje zbritje di të bësh, apo jo?

Shkodra është PD dhe Korça është 3-2 për PD.

Të tjerat më pas, hiq Kavajën, janë PS, tradicionalisht. Vlora nuk të duket qytet ty the? Nga je ti xhaxh? Duhet shtuar madje se kam lënë Gjirokastrën jashtë nga qytetet e përmendura, si nyje e rëndësishme qytetare-ekonomike dhe kulturore e jugut. Edhe Gjirokastra voton PS.

Do të tjera të dhëna, jashtë votës qytetare?

- Shiko kush është akuzuar për anti-intelektualizëm më shumë se çdo politikan tjetër në Shqipëri, madje dhe nga ish bashkëpunëtorët e vet. Do gjesh vetëm një emër - Sali Berisha.

- Nuk është rastësi që shumica e mediave të shkruara dhe vizive, janë me opozitën. Jo, nuk shpjegohet se i ka ble Rama, se po të blinte mediat, kishte ble dhe pushtetin. Mediat i adresohen një mase të qytetëruar.

- Shiko cilët politikanë përdorin retorikë thellësisht populiste, me fjalor harbut, fshataresk, me sharje dhe ofendime. Do shkosh vetëm në drejtim të PD.

- Shiko cila parti është reformuar më pak se gjithë të tjerat në Shqipëri, do shkosh prapë në drejtim të PD.

- Shiko cila parti dallohet për masën e madhe të mitingashëve në tubimet e veta - prapë PD.

Mjaftojnë besoj. Apo do dhe më?

 

 

 Turqeta!

Solidaro, bashkoju me degen lokale te PD shqiptare ne Mishigan.

 

Pergjigjen ta kam dhene me siper se kush jane me budallenj se rednecket.Nese nuk di te lexosh nuk eshte faji im.

...Shiko kush është akuzuar për anti-intelektualizëm më shumë se çdo politikan tjetër në Shqipëri, madje dhe nga ish bashkëpunëtorët e vet. Do gjesh vetëm një emër - Sali Berisha...

Edhe Edi Rama eshte akuzuar per anti-intelektualizem.Po ti ma quan Ramen intelektual???Nje njeri qe edhe institutin e arteve e ka mbaruar me pesa?Hajde PS hajde!Nje parti ku kryetari qe nuk ka asnje titull shkencor dhe qe ka mbaruar ILA me pesa quhet intelektual.

...Nuk është rastësi që shumica e mediave të shkruara dhe vizive, janë me opozitën. Jo, nuk shpjegohet se i ka ble Rama, se po të blinte mediat, kishte ble dhe pushtetin...

Vertet e ke kete???Se edhe militantet socialiste nuk ta besojne kete budallalek qe ke nxjerre.

E more vesh që jeni parti rurale njëherë?

Kjo ka rëndësi. Hajt shnet.

Padyshim ky ishte artikulli me dengrues dhe me percares qe kam lexuar, megjithese jam tek pjesa injorante sipas autorit, keshtu qe  nuk eshte per tu cuditur. Kjo klasa e gazetarve te ketyre diteve jane bere si zyre shitjesh, kush ofron me shume i blen sipas qefit. Ti vij turp qe e quajn veten te pavarur dhe gazetar.

 Tregimi ishte me nuanca ironie, shenje kjo e njerzeve te zgjuar. 

Bravo lame, me pelqen, je vetvetja dhe mbi te gjitha ke individualitet.

Lamja qe ta marrim vesht, don te thote.

Per Salen votojne maloket, edhe pse rrahet gazetari ku i ben pershtypje.

Per Edin, votojne kriminelet, edhe pse kane vrare e tretur eshtrat e te vrareve,  ku i ben pershtypje, eshte ajka e shoqeris sot.

Bravo Lame, i ki rene pikes.

 

Nje pyetje kisha une per ty o mendjendritur: Po kriminele malok a ka? Dhe nese ka me ka (pervec Saliut) per ke votojne?

Është e kotë që ngatërroni ndarjen jug - veri me ndarjen fshat-qytet. Megjithëse e bëni se ju vjen për mbarë kështu...

Një shembull do të ishin zgjedhjet e para pluraliste të zhvilluara në vitin 91'. Atëherë ishte PS që fitonte në fshatra dhe PD në qytete. Këto kohët e fundit situata ka ndryshuar 180 gradë. Është praktikisht e kundërta.

E ju vazhdoni bjeruni tamtameve unë po këndoj atë këngën: "o mëndje më hëngsh munë, me kë rri dhe merrem unë".

Mendoni se një fshatar i munduar i malësive të Pukës apo një banor i Bathores do të mos votonte për Berishën, sepse prefekti paska rrahur një gazetar, apo se e bija e tij merret me biznese jo shumë të qarta?!

Lame me kete fraze , cileson maloket.

Ku e shikon o i pandritur se malok kriminel nuk ka.?

Pse hidhesh perpjet kot se koti.

O Jul, sinqerisht o e kote te bojme muhebet politike bashke se ti mer daje ke fiksim me fol me Salen. Nuk te ndihmoj dot, keq me vje!

Sa per ate se te djathtet nuk jane shquar ndonjehere per intelektuale, eshte plotesisht e drejte kur boten e gjykon nga brima e bythes.

Amerika nuk quhet se ka sistem krejt tjeter politik dhe nuk ka as 20 vjet qe fjala "i majte" nuk eshte e shame e ronde. Kurse ajo BB ku ti jeton deri dje ishte diktature ushtarake.

Shif per kuriozitet se si funksionojne gjonat ne nje vend normalisht te zhvilluar dhe me tradite demokratike. Shko shif se cilin quajne elektorat tradicional.

Megjithese me çfare merrem edhe une. Per ty intelektuale quhen artistet apo sportistet. Kurse une keta i quaj "sherbetore" qe kane per detyre te me argetojne dhe jo te me japin mend.

Po Lamja për Salën flet. Tema flet për Salën. Ti mos hy në temë mër burrë po sdo me fol për Salën. Ti e bo si ca besimtarë që hynin ke forumi i ateistave dhe ankoheshin se "si kishim lon pa tall as ditën e Bajromit".

Nga cila vrimë e gjykon ti mer lal? Veç më duhet të them se je aq i cekët nëse mendon se ndikohem... sa më ke zhgënjy jashtë mase...

Diktaturën ktyre ua kanë vendos amerikonat, nëse nuk e dijshe. Ndërsa vendet me traditën më demokratike të mundshme dhe kualitetin e jetës më të lartë në botë, "vuajnë" nga mungesa e theksuar të djathtësh.

Për të fundit pastaj... ore me sinqeritetin më të madh të pyes... si ia bën(i) që i thoni mendjes ik pirdhu? Sinqerisht, e beson atë të fundit çka the? Nëse në botën tuaj, ku vlera e njeriut është sipas vlerës së parasë që ka, ti sinqerisht beson se nuk ndikohesh nga artisto-sportistët? Sinqerisht ti beson se nuk ndikohesh nga një i tillë që merr 10-100 fish të rrogës tënde? Edhe e cilëson shërbëtorin tat madje?

Më thoni dhe mua ore, si ia bëni? Ju bën të lumtur kjo që besoni a si është kjo punë?

Për mua Lizandër, që të bëhemi seriozë, intelektual është ai që i shërben të vërtetës. Dhe e vërteta më sublime gjendet në art. Aty mund të shfaqet dhe shprehet, dhe unë nuk zura në gojë sportista.

Po ti je rasti klasik i të djathtit besimtar. Ti të vërtetën ia delegon allahit, aty e çon mendjen me pushime, e je rehat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).