Sa e sigurtë është vaksina kundër A/H1N1?

Dozat e shumëpritura të vaksinës kundër gripit të derrave në kohën më të shpejtë në rajon arritën në Kosovë. Shumë pluhur u ngrit se Ministria spo bën gjë për parandalimin dhe luftimin e kësaj epidemie derisa tani kur vaksinat I kemi, shumica po hezitojn t'i marrin duke filluar nga personeli mjekësor I cili ështe edhe më I rrezikuari.

 

Frika dhe konfuzioni rreth kësaj vaksine po përhapet në tërë botën aq shpejt sa edhe virusi I gripit. Kësaj panike po I kontribuojnë mjetet e informimit dhe interneti ku shumë njerzë përhapin informata edhe shpesh të pa verifikuara nga hulumtues të autorizuar. Ka spekulime forumistesh interneti se kjo vaksine ështe pjellë e qeverisë amerikane për qëllime përfitimi. Disa thonë se kjo vaksinë përmban Mërkur apo zhivë kur dihet se kjo vaksinë përmban një preparat të quajtur thimerosal me vetëm 25 mikrogram merkur. Sesa pak janë 25 mikrogram tregon fakti se nje sanduiç me peshk ton përmban 28 mikrogram mërkur.

 

Po ashtu është përhapur miti se kjo vaksinë ka efekt autoimunitar si pasojë e adjuvantëve. Sipas shkencëtarëve ky fakt nuk qendron. Disa ankohen se kjo nuk është testuar aq kohë sa të jetë e sigurtë kur dihet se njerzimi nuk ka kohë 20 vjet për të testuar këtë vaksine pasi që për aq vite do dalin tjerë virus dhe efekti I semundjes do ta bënte të veten dhe imuniteti I njerzve që kalojne semundjen do të arrihej. Si pasojë e kësaj, sipas një sondazhi, vetëm 35 % e prindërve amerikan janë të gatshmë ti vaksinojnë fëmijët e tyre.

>smiley>

Por realiteti I rrezikshmëerise së kësaj vaksine flet ndryshe. Kjo vaksinë prodhohet si cdo vaksine tjeter e gripit sezonal dhe nga të njëjtat procedura dhe nga të njëjtit prodhues. Ka 2 forma, inhaluese dhe injektuese, dhe mbrojta arrihet pas 10 ditesh. Ipen te njerzit e shëndoshë të pa infektuar dhe pa ndonje semundje aktive infektive, alergjike apo autoimune.

>smiley>Rastet në Kosove dhe në përgjithsi në botë cdo ditë po shtohen dhe tani kemi 4 raste te konfirmuara te vdekjes nga ky grip në vendin tonë. Kjo epidemi sipas ekspertëve pritet vetëm të përhapet edhe më shumë.

>smiley>Këto ditë Organizata boterore e shëndetësisë ka paraqitur disa të dhëna rreth siguriseë së vaksines kundër gripit të derrit sipas të cilës mbi 65 milion të rritur dhe fëmijë që kanë marrë vakcinën që nga shtatori, 30 vetë kanë vdekur ku si pasojë mund te supozohet se ështe vaksina. Më pak se 10 kanë zhvilluar Syndromën Guillain-Barre. Ne studimet e zhvilluara nga OBSH në më shumë se 16 shtete duke përfshirë SHBA dhe Kinën kanë rezultuar se nuk është vakcina ajo që ka shkaktuar vdekjen apo sëmundjen  e këtyre 30 rasteve. Sipas  zyrtarëve të OBSH  “edhe pse monitorimi intenziv I sigurisë së vaccines vazhdon të  gjitha të dhënat e grumbulluara rreth efekteve anësore te vaksines së tashme flasin se tregon nje siguri të mjaftueshme sa edhe vaksinat tjera të gripit sezonal të cilat janë duke u përdorur më shumë se 60 vjet".

Ndërsa sa I përket zhvillimit të Syndromes neurologjke te Guillain–Barres të paraqitur te disa raste sipas ekspertëve ajo po shkon duke u tërhequr. Ne nje studim të publikuar ne Revisten Neurologjike (Journal Neurology 2008) tregon se përqindja e paraqitjes se kësaj Syndrome ne popullatën amerikane në vit eshtë më pak se 0.0017 .Ndërsa paraqitja e saj pas vakcinës arrin në 0.000025.

Me 31 tetor 2009, një ekip ndërkombëtar I hulumtuesve kanë shkruar në revistën “Lancet” se në mes një million banorëve të vaksinuar të Britanisë ”5.75 % e rasteve të vdekses së papritur pas vaksinimit  mund ketë ndodh në mënyrë koincedenciale". Këto vdekje te pasqaruara dhe të papritura  ndodhin në përqindje shumë më të vogël te ata që marrin këtë vaksinë se sa te ata që smarrin. Ka shumë vdekje të papritura edhe te rastet që smarrin vaksina. Këto statistika ë prezentuar nga studius prestigjioz flasin se rrezikshmëria nga marrja e kësaj vaksine nuk është ashtu siq prezentohet nga disa grupe joprofesionistësh. Rreziku egziston te disa grupe te sëmurësh me crregullim te sistemit imunitar, ata alergjik por jo te njerzit që gëzojnë shëndet të mirë. Vdekshmeria dhe komplikimet e Gripit jan shumë më të rrezikshme se rreziku I marrjes se vaksines.

Prandaj rekomandimi I shumë shkencëtarve dhe instituteve  prestigjioze është marrja e vaksinës. Të gjithë njëzëri e pranojnë se infektimi me grip A/H1N1 paraqet rrezik shumë më të madh sesa marrja e vaksinës. Se sa është ky rrezik I këtij gripi tregon fakti  se vetëm ne rreth 100 të infektuar në Kosovë kanë vdekur 4 ateherë I bie se nëse infektohen një million banorë të Kosovës ka mundësi të vdesin 40.000.

Prandaj më mirë të vaksinohemi dhe atë sa me parë se sa vuajmë pasojat nga Gripi dhe nga hamendjet e pakuptimta.

smiley>
* Autori është Neurokirurg në QKU dhe Drejtor I Qendrës  Kosovare Për Hulumtime Shëndetësore

Foto: New America Media

15 Komente

Mos e merrni vaksinen o njerez.

Ne Gjermani vdiqen njerez prej kesaj vaksines.

kur e thoja une se mori kush seriozisht...

edhe une se di pse kam frike per ta bere, biles na moren vete ne telefon, na lajmeruan smiley

Vaksine e prodhuar me shpejtesi ne kushtet e emergjences qe synon te nxjerre fitime te medha nga krijimi i nje psikoze frike ne popullsine boterore.

Nuk kam besim ne preparate te tilla.

Po ja qenka edhe per se mbari vaksina...problemi shtrohet, jemi ne pikun e vales se dyte te gripit (dhe zakonisht ka dy vale, edhe pse tani kane filluar te n'a thone qe ky i derrit do kete edhe vale te trete...bile edhe te katert nqs nuk kane arritur te shesin vaksinat/antiviruset/antibiotiket them une). Vaksinat nuk jane akoma disponibel per te gjithe. C'u kuptua t'a bej vaksinen une ne mes te dhjetorit, per nje imunizim (me 85% probabilitet) pas tre javesh, dmth nga fillimi i janarit, kur nqs ka per te me zene do me kish zene, e nqs nuk me ka zene shanset jane te vogla...

 

Gallata me e madhe ishte ne nje paragraf FAQ (pergjigje ndaj pyetjeve qe behen me shpesh dhe qe kane pergjigje te parapergatitura) ku gjeta kete xhevahir:

 

Pyetja: Kush perfiton nga vaksinimi

Pergjigja (pak a shume): femijet, grate shtatzena, te moshuarit, te rriturit....etj (te zakonshme keto)  si dhe (ketu eshte gallata) ata qe e kane kaluar gripin e derrit . Edhe pse me pas e kane marre vehten, nuk i dihet se deri kur ju zgjat imuniteti, keshtu qe per te qene te sigurt duhet te vaksinohen ...huh? dmth, une semurem, luftoj me nje virus te gjalle dhe fitoj, po nuk jam e sigurt a jam imunizuar apo jo, nga ana tjeter duhet te vaksinohem me nje virus te ngordhur qe te sigurohem? Gimme a break!

 une e bera para nja ca ditesh, s'me ka gjet gje deri tani.

Ky grip eshte shume here me pak i rrezikshem se gripi i zakonshem...

Vaksina (e prodhur ne nje kohe rekord) eshte shume e demshme per shendetin, vdekjeprurese ne disa raste (3 te tilla ne Gjermani)...

Njerezit jane kthyer ne zombi dhe po perdoret nje lavazh i papare truri, vetem e vetem qe te vaksinojne (e marrin ne qafe) gjithe popullsine e planetit...

Isha i sigurte qe Kristida do te komentonte ne kete teme dhe ndaj plotesisht mendimin e saj...

I bashkohem me shume force thirrjes se komentuesit te pare : Mos u vaksinoni o njerez !... Lexoni, studjoni dhe ndriçoheni pak trurin....

Katallani: " une e bera para nja ca ditesh, s'me ka gjet gje deri tani."

Prit se ke kohe. Kam degjuar qe ne diten e 7te shkakton hemorroide. smiley

 

Ato qe kan pasur probleme nga vaksina kane qene raste te rralla, kryesisht alergji (gje qe sa me i zhvilluar te jene vendet aq me te shpeshta jane, keshtu eshte kur mer antibiotik per cdo gje!).

Gjithsesi ndaj mendimin me bashkemigrantet smiley. (Nuk e kuptoj pse me del flamuri amerikan?! Jam ne kanada!)

Eshte e kote ta maresh vaksinen. Nga gripi normal ne vit vdesin mesatarisht 500.000 persona Nga keto, 40.000 vetem ne SHBA. Deri tani nga gripi i AH1N1 (per rrespekt te derrave) ne bote kane vdekur vetem 8.000 veta, nga keto 2000 ne Ameriken e Veriut. Dhe kane kaluar me shume se 6 muaj nga shfaqja.

Ky gripi i ri ishte thjesht nje dhurate e fatit per kompanite farmaceutike per te bere ca para me teper. (Ndoshta ishin vete ata qe e krijuan. lol)

Pardje me duket, ketu tek ne u hoq nga qarkullimi nje lot me 172 000 vaksina sepse mund te krijonin alergji te rrezikshme (sikur nuk e dinin kete ???)... Por nuk u tha sa prej tyre ishin tashme administruar.

Ajo fotoja eshte vertet e tmerrshme.

Nuk para u besoj ketyre pseudo-vaksinave... Me keto semundjet gjoja epidemike keshtu abuzojne perhere shoqerite farmaceutike. Bene namin me semundjen e lopes se cmendur, pastaj  doli gripi i pulave, tani gripi i derrave...

(Ndoshta ishin vete ata qe e krijuan. lol)

ndaj te njejtin mendim me alb358.

O ju dhjevsha racen, pse ma keni hequr komentin. A keni burrerine te me thoni se pse ma hoqet komentin. Nuk ofendova njeri, vetem fola per siptomat e gripit.  

foto tobestafkurllah

Pjer, te lutem mos u nxeh! Nuk je as i pari e as i fundit. Ne keto kushte kemi pranuar te luajme. Admini eshte arbitri dhe ai nuk kundershtohet per cfaredo lloj vendimi qe te marri. Por ti thjesht per te nxerr dufin edhe mund ti shash, kjo lejohet por vetem perkohesisht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).