Rruga duhet të mbarojë për "Ditën e Enverit"

Rruga që lidh dy pjesët kryesore të Kombit shqiptar që prej fillimit të historisë së saj pothuajse 10-vjeçare, është shoqëruar nga debate, kritika (me apo pa vend) dhe mungesë transparence të denjë për kohët e diktaturës së qoftëlargut.

Ideja për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës lindi natyrshëm pas përfundimit të luftës në Kosovë. Për vite të tëra ajo u zvarrit nga qeveritë socialiste të kohës, megjithëse u përdor nga ata edhe për të vjelë një taksë më shumë. Për ish-kryeministrin apo ish-ministrin e Mbrojtjes, Majko, dukej më i rëndësishëm apo i mundshëm një tunel nënujor që na lidhte me Italinë (!!!???) sesa tuneli i Kalimashit.

Me ardhjen në pushtet të PD-së në 2005-n, ndërtimi i rrugës së Kombit u kthye në prioritet dhe brenda një viti nisën punimet. Përzgjedhja e firmës së konsulencës, si edhe ajo e firmave të ndërtimit, u bë në mungesë të plotë transparence dhe me një shpejtësi krejt të pazakontë për të tilla vepra që nuk ishin realizuar kurrë më parë as në Shqipëri as në rajon (për shkak të trasesë që "çan" malin). Minimalisht mund të dyshojmë se ky nxitim kishte për shkak dëshirën e Berishës për ta përdorur rrugën në fushatën për zgjedhjet e 2009-s (siç ndodhi faktikisht). Një gjë të tillë socialistët e kuptuan shumë mirë dhe ata e dinin që, në qoftë se Berisha realizonte për 3 vjet atë që ata as nuk e nisën në 6 vjet, zgjedhjet i kishin të humbura.

Më kujtohet në atë kohë se shumë miq, që historikisht kishin votuar për PS-në, deklaronin se do ia jepnin votën Berishës në qoftë se ai vërtet e mbaronte rrugën. Në këto kushte, me ndihmën e mediave që për kryeredaktor kanë prej vitesh kreun e PS-së, ky i fundit filloi një fushatë përbaltjeje të rrugës. Duke mos ditur në atë kohë as koston reale e as se si ishin zhvilluar procedurat për tenderin e rrugës, "lufta" filloi me argumente të rëndomta në gojën e disa pseudo-specialistëve që nxirreshin si kukulla në debatet televizive. Këta palaço mundoheshin të na bindnin, se kjo rrugë ishte e dëmshme, se prej saj po vdisnin fëmijët nëpër spitale ku mungonin ilaçet dhe e panevojshme, se "kosovarët" (term abuzivisht i përdorur nga antishqiptarët kur flitet për shqiptarët e Kosovës) preferonin të importonin produktet e Serbisë. Sado absurde të duken sot këto argumente, ato, falë hapësirës së madhe mediatike që ju dha, patën një impakt jo të vogël në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 2007-s. Madje edhe ndër mbështetësit e PD-së filloi të dyshohej se mos rruga po kthehej në një vetëvrasje elektorale. Për t‘i dhënë fund kësaj fushate të turpshme, u desh një deklaratë, krejt e pazakontë për politikën shqiptare, e nënkryetarit të atëhershëm të PD-së, zotit Topi, i cili pyetjes "A mendoni se investimi masiv i qeverisë në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, ishte një nga arsyet e humbjes së PD-së në zgjedhjet lokale?", iu përgjigj: "Midis ndërtimit të rrugës që lidh Kombin dhe çdo beteje elektorale, unë do zgjidhja padyshim ndërtimin e rrugës, se ajo është shumë herë më e rëndësishme se partitë politike".

Më pas, socialistëve u ra "bixha" në dorë, kur u mor vesh se nxitimi dhe procedurat e bëra kuturu nga qeveria për bërjen e tenderit na kishin lënë një faturë që as nuk dihej se sa kolosale do ishte. Pra Berisha, me që nuk kishte realizuar dot premtimin për të marrë nga amerikanët çekun e bardhë (15 vjet më par&eumlsmiley, kishte vendosur t‘ia jepte një firme turko-amerikane. A ishte kjo aferë korruptive direkte, domethënë me para të futura në xhep nga ata që e kopsitën këtë punë, apo indirekte, domethënë një blerje e mbështetjes së një lobi të caktuar amerikan (nëpërmjet famëkeqit Faslli&ccedilsmiley, këtë ne nuk do e marrim dot vesh më kurrë. "Falë" kjo edhe mediokritetit të disa prokurorëve të kësaj çështjeje, që duke punuar për PS-në më shumë se për drejtësinë, e zvarritën çështjen, me qëllim që ajo të gjykohej në prag të zgjedhjeve. Kështu tejkaluan çdo afat ligjor dhe e detyruan gjykatën t‘i quante hetimet pjesërisht të pavlefshme. Për ata që mund të kenë akoma dyshime për politizimin e disa prokurorëve të kësaj çështjeje, unë kam vetëm një pyetje. Si është e mundur që Erion Braçe, figura e zgjedhur nga Rama për ta lidhur rrugën me një imazh sa më të ndyrë, lexonte përditë në media pjesë të raportit që Prokuroria e Tiranës i kaloi disa muaj më mbrapa Prokurorisë së Përgjithshme, pra në kulmin e fazës hetimore? Me që e kam lexuar atë raport 40 e ca faqësh, mund t‘ju siguroj se ishte fjalë për fjalë identik me konferencat për shtyp të Braçes, me përjashtim të pjesëve të raportit ku u qahej halli ujqërve që do trembeshin nga kalimi i rrugës apo supozimeve se ndoshta aty ku do ndërtohej tuneli, mund të na dilte ndonjë mineral. Këto dy të fundit, me siguri Braçe ka refuzuar t‘i lexojë vetë dhe ka vendosur që t‘ua lërë disa zarave të tjerë të Ramës që t‘i përmendin.

Kurse ai që duhej të ishte thelbi i tërë këtij debati, vlerësimi i abuzimit me koston e rrugës, bëhej në mënyrë aq naive, sa që në qoftë se nuk ishte qëllimisht tendencioz, aftësitë intelektuale të atyre prokurorëve janë për t‘u vënë në dyshim seriozisht. Të kërkosh të vërtetosh abuzimin në kosto, duke krahasuar kostot e tunelit të Kalimashit me rrugën Plepa-Rrogozhinë, apo duke marrë për bazë pallatet në mes të Tiranës për të vlerësuar kostot e mjeteve të rënda të punës (vinça, kamionë, ekskavatorë etj.), është ose naivitet foshnjëror, ose tentativë për të bërë zhurmë mediatike.

Ato shifra mund t‘i hidhte poshtë cilido avokat, ndaj nuk mund të mos mendojmë se preokupimi kryesor nuk ishte aspak vënia e drejtësisë apo keqardhja për shpërdorimin e fondeve publike, por zhurma me shifra bombastike dhe krijimi i idesë së një korrupsioni marramendës. Paçka se këto ngelin llafe dhe se në fund nuk dënohet askush. Në fund të fundit, ne jemi mësuar me idenë se dënimi i politikanëve është totalisht jashtë mode. Siç është edhe të qenit i papartiakizuar. Se po të jesh i tillë dhe të dhimbset sadopak vendi yt, je i destinuar të bëhesh në të njëjtën kohë kontabël, jurist, inxhinier, diplomat etj., për të kuptuar sadopak se ç‘ndodh realisht.

Ne sot nuk e dimë akoma se sa do kushtojë rruga. Qeveria e vënë tashmë në kushtet e atij që s‘gjykohet dot dy herë për të njëjtin krim, sa herë hapet ky debat, vazhdon t‘i mëshojë teorisë së komplotit anti-kombëtar në mënyrë patetike. Pasi u tall me ndjenjat kombëtare të mbarë shqiptarëve, duke përuruar dy herë brenda pak ditësh diçka më pak se gjysmake, sot hesht për skandalin më të madh me rrugën. Ministria e Transporteve as që denjon të dalë e të na shpjegojë arsyet e vërteta pse u mbyll tuneli i Kalimashit. Akoma më pak opinioni është i informuar për koston e punimeve shtesë që duhet të bëhen në tunel. Sipas specialistit francez të sigurisë së tuneleve, që urdhëroi mbylljen e tij, punimet në tunel janë shumë më delikate, të gjata dhe të kushtueshme se ç‘na lënë të mendojmë deklaratat evazive të ministrisë. Realiteti është tepër i hidhur. Tuneli është ndërtuar në një zgavër të malit, e cila sot mbyllet gradualisht duke shkaktuar deformimin e asfaltit (2 herë në 3 muaj) dhe duke e bërë tunelin tepër të rrezikshëm. Fortifikimi i tunelit është tepër delikat dhe pritet të zgjasë deri, të paktën, verën e ardhshme. Kurse kostoja pritet të jetë rreth 100 milionë euro.

Kush do i paguajë këto para? Cila është përgjegjësia e firmës ndërtuese apo qeverisë në këtë gabim që është bërë? Këto janë disa pyetje që kanë nevojë për përgjigje.

Po ka edhe një pyetje, përgjigjen e së cilës ne e dimë tashmë. Ne e dimë fort mirë se këtë tunel të pasigurt e hapi etja për pushtet e Berishës. Duke mos hezituar të vërë në rrezik jetën e njerëzve, vetëm që të mund ta përdorte gjatë fushatës elektorale, ai na tregon qartë se për të, në këto 20 vjetët e fundit, ka ndryshuar vetëm një gjë: Dita e Qoftëlargut është shndërruar në ditën e zgjedhjeve. Kurse stili i punës është i njëjti, s‘ka rëndësi se si bëhet puna, po është e rëndësishme vetëm që shiriti të pritet ditën e caktuar.

36 Komente

Si artikullshkruesit edhe postuesit te ketij artikulli u vjen per shtat titulli i ketij artikulli se u kujton idhullin e vet baben e tyre E Hoxhen.Ndersa kur shkruhet ndone artikull per vella Edvinin u hyn frika ne palce.

Jo mer gaztor, Saliu jot do me kopju Enverin, qe cau male e ndertoi hidrocentrale, por nuk po munet dot. E ka morr Zoti inot. E po te morri Zoti inot vetem nje gje te shpeton. Te shkosh sa me pare tek Ai dhe ti kerkosh te falur per mekatet qe ke bere ne kete bote.

Artikulli me pelqeu, dhe tregon se sa keq punojne qeverite shqiptare.  çdo pune e bejne vetem per propagande politike, pa menduar per cilesine/kualitetin e punimeve.

A nuk do te ishte mire qe Shqiperine ta drejtonte per nja 8 vjet nje administrate nga Europa veriore. Besoj se po.  8 vjet te socialisteve u provuan, po dhe 8 vjet te Buall Mavrise po provohen, e as do te ishte mire te provoheshin dhe 8 vjet te nje qeverie dhe administrate nga Europa veriore.  Une mendoj se do t'ia vlente.  

Junta ushtarake per 5-vj zgjidhe pune, por s'ka me ushtarak me klleqe aty, ata qe kane mbetur jane radha e atij Gervenit te ujrave pa pace kurrizore.

A nuk do te ishte mire qe Shqiperine ta drejtonte per nja 8 vjet nje administrate nga Europa veriore.

 

Pyetje me neveritese se kjo s'kisha lexuar prej kohesh, por po te mendohesh mire Shqiperia do te drejtohet nga nje Administrate nga Europa Veriore se shpejti dhe jo vetem 8 vjet, por shume me teper me sa duket . Ja tani qe edhe Cekia e miratoi  traktatin e Lisbones, s'kemi per ti shpetuar dot kesaj Administrates veriore ku c'do vendim do merret me shumice votash.

 

Pjer, rrofsh per vlersimin, po amon mos na fut kshu idesh. Sado te keqinj kta tanet kurre nuk kane me qene me keq se te "jashtmit". Mos harro se atyne te jashtmve po t'i qethej sadopak qe ne te ecnim siç i kemi mundesite reale, me nje p... e benin qe ne mos te ishim te detyrume me zgjedh midis Sales dhe Rames. Biles, me dash ne vete i "bejme usta" keta. Mjafton mos t'u shkojme nga mrapa me fanatizem.

shkrim i bukur dhe realist me pelqeu dhe kam mendimin qe me mire te punohet edhe per fushate se sa te derdelliten me fjale lart e poshte e te mos punojne fare. ajo rruge eshte me te vertete rruga e kombit

Po ca lesh rruga e kombit ,per ate pune eshte me teper rruge biznesi ....do ti vehet nje numer(E45) si e ka rruga nacionale ne Gjermani dhe hajt shnet ...!!!

ps. Cudi se Sala e peruroi ...???? Kur do mbaroje injoranca e popullit tone ???

Sa per sqarim, shkrimin e kam bere qe te merkuren, pra para se te shembej tuneli. Po mendoj se nuk kemi arsye per tifozllik per shembjen se me sa duket parate per riparimet do i paguajme vete. Sala ç'kishte per te marre nga rruga e mori.

Thone qe kane paguar shume per votat (fitoren), keshtuqe, s'besoj se u dalin ato qe moren heren e pare, do ju duhen dhe te tjera!!!

Ishte ne aspektin politik puna e marrjes o Vlonjat. Sa per paret pyet prokurorine po qe se dine gje, se une nuk kam nga ta di.

Me pak fjale zoteri, nisur nga kjo qe ke shkruajtur pra qe 1) ka pasur ose korrupsion direkt (kan fut milionat ne xhep) ose indirekt (me leket e taksave nepermjet fazllic paskan blere lobing. per cfare per ke?) dhe qe 2) etja per pushtet i sales na paska bere hapjen e tunelit pa u perfunduar duke krijuar nje rrezik jete per kedo qe kalonte dhe nje kosto shtese prej 100milion euro, tashti qe u shemb fare mbase dhe eshte shtuar kostoja, po nejse halli im eshte qe, nese del ndonjeri dhe kritikon punen e qeverise me kete rruge, shpura do vazhdoje ta quaje kelysh komunisti apo jo.

O Genc, per mu termi "kelysh komunisti" ka nje perkufizim krejt tjeter nga ky qe jep ti. Po per "realistin" psh une jam enverist. per mua nxenes te denje te qoftelargut, jane Sala dhe Rama. Po keto nuk kane ndonje rendesi te madhe.

Mua kjo puna e punimeve shtese dhe problemeve, mu tha nga nje miku im francez qe punon ne firmen qe urdheroi mbylljen e tunelit si te pasigurt. Edhe shifrat apo datat, m'i tha i njejti njeri para tre javesh. Kur shkova ne Shqiperi pashe qe askush nuk i dinte (ne nivele te larta te shtetit). M'u duk pra e udhes qe te kerkoj llogari dhe te informoj opinionin.

Keshtu duhet te funksionojne gjerat per mendimin tim.

 

Jo me ti ne rregull je, shume mire ke shkruajtur hiq ate pjesen ku stigmatizoje opoziten qe ka ngritur zerin se vallaj ne nje sistem demokratik s'jam une njeriu i thjeshte (mendoj) qe ka gje ne dore por opozita. Asaj i takon oponenca dhe vend per oponenc ka siç e shkruan dhe ti (s'jane dy pare xhepi problemet qe ngre) se keshtu nga shkrimi s'kuptohet kush do kerkoje llogari opozita jo prokuroria jo une jo e jo se nje ne tre milion atehere kujt i mbetet? Gazetareve qe i rrafin me shpulla?

Edhe ate punen e shpures mos e minimizo se e pe dhe vete (megjithse s'pati byth ta mate gjate) si ta beri inventarin e shpise folesi nga amerika per dy gjera qe shkruajte.

Genco ke te drejte, per nje gjo. Nuk eshte shume e qarte ne artikull se nga kush e pres une kerkesen e llogarise. Ne fakt une e pres pikerisht nga opozita dhe nqs asaj nuk i jep llogari si duhet qeveria, te kalohet çeshtja prokurorise. Biles taman taman, qeveria si fillim i jep llogari deputetve te mazhorances qe e kane votu. Po kjo eshte kur te kemi klase politike prej verteti.

Problemet e opozites ne kete histori jane dy. E para se i fryu shume shifrat e abuzimit financiar per te bere show dhe u be plotesisht e pabezueshme per njerzit qe nuk gdhihen me deshiren per te "vra" Salen. Nderkohe qe per mendimin tim, thelbi eshte i njejte e s'ka rendesi nese abuzimi eshte 50, 100 apo 400 milione.
Dhe e dyta e me kryesorja, sulmet ne fillim dhe injorimi me tej per rrugen dhe rendesine e saj. Shpresoj qe kjo qe vetem per shkak te paaftesise per te manaxhu situaten dhe histerise se liderit te saj, dhe jo nje gje e qellimte. Ndonese, duhet te jemi te sinqerte dhe te pranojme qe sa here "zihen puna" ne Kosove, Rama krijon nje zullum dhe sherr politik ne Shqiperi.

 

 

1. Perfitimi politik, me fjale me te qarta, perdorja si arritje elektoralisht eshte mese legjitim ne nje sistem demokratik.

2. Perfitimi i pandershem dhe jo-ligjor financiar ka qene nje shpifje e gatuar dhe perhapur nga Edi Rama dhe gjithe cfare perfaqeson ky person po perseri per t'u perdorur per arsye elektorale.

3. Inaugurimi i rruges u be sipas parashikimit dhe qe beri te mundur nje shtim te madh te pushuesve nga Kosova kete sezon turistik qe kaloi.

4. Per cdo problem ne rruge apo tunel, deri kur te dorezohet pergjigjet kompania ndertuese, e cila ne baze te kontrates e ka per detyre te beje nje segment apo tunel ne baze te standardeve te kerkuara.

5. Tuneli dhe ndonje segment tjeter nuk kane mbaruar 100% ende, pasi vete tuneli pervec betonit e asfaltit kerkon edhe pajisjet elektrike etj. por e rendesishme eshte qe ai ka hyre ne perdorim dhe lehtesoi ndjeshem transportin ne ate zone, problemet e ndryshme qe dalin zgjidhen dhe ai tunel dhe gjithe rruga perfundon ne kohe per ta gezuar gjithe shqiptaret, por kjo gje nuk perjashton mundesine qe edhe pasi te perfundoje cdo gje dhe te ike bechtel-Enka, te dalin probleme qe sigurisht duhet te zgjidhen.

Per 1. plotesisht dakort ne parim.

Per 2. Nuk e di as une askush se sa te verteta ishin ato akuza. E sigurte eshte qe atyre qe i benin nuk i interesonte fare abuzimi por SHPIFJA (e ke edhe ne artikull kete)

3. aspak e vertete. Nuk mund te behet perurim pa u mbaruar nje veper.
Rritja e numrit te pushuesve eshte diçka qe mund te behej edhe pa bere show dy dite para zgjedhjeve. Sala mund te ishte mjaftu me takimin simbolik me Thaçin.

4. Nga e di ti kete se une pikerisht per te marre vesh kete e bera artikullin. Ama kur pyea ne Tirane disa deputete te PD-se, para dy javesh, ata nuk dinin asgje per problemet qe kishin dale en tunel.

5. mos na bej per budallenj. Une po te them qe kane dale probleme te paparashikume ti me flet per instalime elektrike. Tuneli eshte mbyll, ti thua eshte ne perdorim.
Edhe une them qe problemet zgjidhen, po kerkojne 7-8 muaj dhe 100 milione euro, sipas specialisteve.

Kshu qe zbrit me kembe ne toke se kane maru zgjedhjet. Nuk ke nevoje te jesh me karikim emocional kaq te larte. Jo per gjo kom fryke se po te demto stresi.

 

Eshte bere tuneli hapa dollapa, dhe pjese e rregullt e emisioneve te parashikimit te motit. Neser koha do jete me reshje, temperatura 10 grade celcius, dhe tuneli do jete hapur. Pasneser Shqiperia do perfshihet nga ngrica dhe mbyllje tuneli, e cila do vazhdoje deri sa te ngrohet koha ne vere.

5 yje Lizander.

Po mos prit shume simpati nga peshqit per shkrimin, se shumica jane mesuar te shajne te djathtet ose te majtet, te bejne politike me cdo gje dhe jo te fokusohen ne realitet; efekte te konsumit te se perditshmeve shqiptare per kaq vite.

 

P.S. Kjo gazeta shqip po ndryshon si Shqiperia e Sales me duket qe kur ra nga kali Edi Rama. Keto kohe ka filluar te mos jete 157% Ramiste. smiley

Rrofsh Xhib! Po me thone te drejten e pritsha kete vlersimin tat.

Sa per Shqip-in nuk mund te kem ankesa se me perjashtim te nje artikulli (shume te eger) per Sollakun, te tjeret m'i kane botu perhere. Edhe ti e di une nuk e kom fare doren e lehte me Ramen.

Po ti thuj qe po te ishte botu kur e nisa (te merkuren), do kisha evitu "moskeqkuptimet" per rreshtim me brohoritjet e socialisteve per shembjen e djeshme.

@ Xhibi, mos i paragjyko Peshqit smiley Une e lexova me shume endje shkrimin e Lizandrit, edhe sepse dija shume pak per tunelin dhe koston e sipermarrjes.

mbase s'e kuptova mire kete shkrimin se vetem paragrafet I, II, III, deri te IX, aty afer fundit lexova (per ti mos ber vetes kabull nje aspirine).
mu duk mua apo... qe,"fajin e kane socialistet me Bracen dhe "Edvin" Ramen per koston dhe aferen korruptive te ketij projekti"??

te reflektosh ndaj padrejtesise nuk do te thote qe i mban anen krahut tjeter or mik. Nden nje cati te JEMI te gjithe...

ps. clirohuni nga bindjet politiko-krahinore juve qe u lexon nje komb i tere, dhe ku i dihet mbase atehere fjala (le te shpresojme) do tju peshoje me shume.

pps. se e lashe per ne fund po, artikull interesant dhe mbi te gjitha: Urime per ate qe ke dashur te thuash!
...Me mire vone se kurre - thote i varfri popull.

Jo Zigur, nuk jom si ai kryetari i kooperatives une qe thoshte se fajin e kishte i zoti i lopes qe i kishte lidh litar ne qafe lopes dhe jo ai qe vodhi lopen. (skeçi me batuten legjendare "Po mire eee, po ky qe vodhi lopen nuk ka faj eee?"

Ajo qe kam dash te them eshte se per faj te PS-se qe influencoi punen e prokurorve dhe ne nuk arritem te marrim nje pergjigje ligjore se sa u vodh dhe kush i vodhi.

Tani nuk na ngelet, vetem te rrime e te shohim se si zihen militantet e secilit krah. Njoni uleret "Ai eshte hajdut!", tjetri ja pret "Ik ore shpifs!"

Po pse mer Zigur, duhet te jemmi kaq gjynof ne sa te mos kemi nje here nje vendim gjyqi per nje politkan. (edhe Nano i dha pafajesine vetes)

Nga ana gramatikore : mire

Nga ana sintaksore : mire

Qe ke deshire dhe shkruan prap mire shume.

Qe beson se di te shkruash mire, kjo nuk me prish ndonje pune, pra perseri mire

Qe ti rri ne vend dhe i merr gjerat me mend , perseri mire, edhe kjo nuk prish ndonje pune.

Qe as vete nuk e di ti se cer ke shkruar ketu, perseri mire.

Mire po kjo ketu :

Kurse ai që duhej të ishte thelbi i tërë këtij debati, vlerësimi i abuzimit me koston e rrugës, bëhej në mënyrë aq naive, sa që në qoftë se nuk ishte qëllimisht tendencioz, aftësitë intelektuale të atyre prokurorëve janë për t‘u vënë në dyshim seriozisht. Të kërkosh të vërtetosh abuzimin në kosto, duke krahasuar kostot e tunelit të Kalimashit me rrugën Plepa-Rrogozhinë, apo duke marrë për bazë pallatet në mes të Tiranës për të vlerësuar kostot e mjeteve të rënda të punës (vinça, kamionë, ekskavatorë etj.), është ose naivitet foshnjëror, ose tentativë për të bërë zhurmë mediatike.

te nxjerr ose gjysmak ne rastin me te keq ose djale ne delir ne rastim me te mire. Ajo qe ke pohuar ti me siper eshte nje perzgjdhje morfologjike dhe sintaksore ndermjet shkrimeve te Gazetes 55, qe denigronte ate ingun qe u morr gjate me denoncimin e asaj rruge ( kostove te saj )  dhe qe dhe vete ti e pohon qe i dolen te gjitha fjalet 100 % dhe variantit qeveritar se kostot ndryshojne nga ndertimet e thjeshta.

Ka konkluzione zyrtare mbi abuzimet me rrugen. E qe mos behesh lemsh me fjalen zyrtare dmth nga institucione te specalizuara te shtetit shqiptar e qe nuk jane detyrimisht qeveritare: Kontrolli i Larte i Shtetit.

Hetimet nuk jane filluar me inisiative por mbi baze denoncimesh zyrtare dhe prokuroret deri ketu nuk kane asnje kusur.

Po meqe deliri nuk te le te shkruash normal po ta them qe nuk mund te jene brenda nje njeriu te vetem aftesite e nje njeriu qe me vetem pak rjeshta i jep dum , si ty, problemit te fobise se shqiptareve ndaj shqiptareve te Kosove, problemin e vlefshmerise se konkluzioneve te KLSH, problemeve te aftesise inxhinierike te atyre qe folen per kete pune, problemeve te mafias dhe korrupsionit, problemeve te influences ne elektoratin modern shqiptar te ketij investimi, problemit te Fazllicit e lobit amerikan famekeq  etj etj.

Pra, je bere me shume se jurist, kontabilist, ing ndertimi, diplomat : je bere anal-ist shqiptar ne emigracion qe lexon shtypin shqiptar dhe nxjerr perfundime.

Ndersa me kete ketu

Ne sot nuk e dimë akoma se sa do kushtojë rruga

me ke shtang fare. Konkluzion befasues.

Zero yje per shkrimin, pavaresisht se ne mode ketu ne peshk eshte qe nese vjen dicka nga vete peshqit o ketu direkt o prej medias duhet te themi ekselente, shkrim gjeniu ( mos je akoma ne kete delir ti qe prej femijerise ? ) , tani gjerat jane te qarta si drita e djellit dhe kot sa merren te tjeret me kete ceshjtje.

Shkurt: pese me hic.

P.S. Ai personi qe me rekomandoi per te lexuar kete shkrimin dhe per te dhene nje koment me ka borxh nje darke, detyrimisht me vlere qe ta kaperceje 100 euro me cmime Shqiperie.

Pikërisht Koth, bie shumë dakort me ty. Me këtë shkrimin, Lizandri më ngjan me atë barcaletën e atij që dinte të fliste vetëm për pleshtin. 

Lëre të tjerat si deklarata e supozuar e Pandit, lloji i veprës i paparë, dallimi shqiptar kosovar, por mbi të gjitha: Prokuroria binte dakort me Braçen. Lizandër, Occam's razor mer plak Braçja është ai që është, po kishte të drejtë.

Këto deklaratat kundër rrugës, palaçot e supozuar dhe antikombëtarlliqet më duket se i ke fut për t'i bindur bobat e PD-së se nuk ke shku me armikun.

 

O Koth, ai paragraf qe ke marre ti per te vertetuar delirin tim, rrjedh nga raporti i Prokurorise se Tiranes. Krahasimet qe une permend jane te shkruara e zeze mbi te bardhe aty dhe nuk i kam referenca nga 55-a per te cilen kam nje neveri ndoshta me te madhe se ti dhe qe nuk e lexoj kurre. Problemi im me disa prokurore (jo te gjithe) te kesaj çeshtje eshte se thyen sekretin e hetimeve dhe zvarriten çeshtjen. Te dyja keto per interesat e PS-se.

Sa per konkluzionet e KLSH, ato mund te sherbejne si impuls qe prokuroria te hetoje po nuk jane vendime. Ajo qe meriton opinioni publik shqiptar per çeshtje te tilla, eshte nje vendim gjykate. Ne kete rast problemi eshte dyfish delikat, per mendimin tim. Sepse po te jete vjedhur ne nje projekt me nje rendesi te tille kombetare, eshte krim i dyfishte.

Nga ana tjeter une nuk pretendoj t'i jap dum tere atyre problemeve qe ti permend ne nje artikull. Ndoshta ke te drejte, qe kam prek shume gjona dhe ndoshta do ishte mire te fokusohesha ne nje teme, qe ishte informimi per problemet ne tunel (te cilat nuk ishin bere publike kur bera shkrimin). Po mua me duken te lidhura dhe e kam kete te keqe qe du t'i them te gjitha edhe se nuk kam kohe te ulem e te shkruj nga nje artikull per secilen teme. S'eshte as detyra as zanati im.

Ketu dalim, te cilesia e shkrimit. Une nuk kam asnje pretendim per gjenialitet ne kete fushe. Nqs ti i referohesh atyre qe thote Xhibi apo ndonje tjeter me lart, dije qe nuk flitet per kritika per shkrimin, qofte edhe agresive si kjo e jotja, po per sulme personale me shpifje te tipit 55-ç apo braçist. I bone disa ketu po ti nuk i ke pa se i fshiu Shaba. Prandaj, vazhdo sa te duash me kritika, ndonese do me pelqente se nga kush vijne.

 

 

Po kane dale ne plan personal, jane cuna shkerdhata, po qe shkrimi ka probleme ( me mire pasaktesira ) kete sapo e pranove.

Mos i merr komentet e mija si personale. Megjithese une jam absolutisht kunder ardhjes ne peshk te nje autori edhe si komentues me emrin e vet, une e vleresoj kurajon tende ne ballafaqim. Mos u hallakat per te gjet se kush jane armiqte. I ka keto virtualiteti.

Nuk thashe qe ti vertet ke kopjuar 55, por gjuha nuk me rri mbare. Kaq kuptoje ate, plus qe une kur du me sha dike i them:  Ik ore Fahri Balli smiley

Jam dakort qe ti je nje vezhgues dhe nje komentues i zhvillimeve ne Shqiperi dhe e pranoj qe te kam gjyku me tjeter kendveshtri dhe qe eshte gabim mbas pohimit tend qe nuk e as per detyre , por ajo qe desha te them keshtu shkrimi behet i ceket, ose me mire gerrices. smiley

P eshte ky qellimi atehere i terheq opinionet.

Po hajd mos u inatos me komentin tim. Vete e ke thene Saraci e Koth nuk piqen asnjehere. smiley

P.S. Harroje qe une mund te shpreh midete e tjeterkujt kur shkruaj.

Koth, mos bejme lojra fjalesh. Une nuk kam pranu pasaktesi po probleme ne stil, nenkupto hallakatje me ca kunja te nenkuptume qe po t'i shtjelloja holle e gjate do e beja 4-5 faqe shkrimin. E pranoj qe jo gjithekush eshte ne koken time qe ta kuptoje se cfare kam dash me thene.

Kurse, kete mund ta kishe kursy :

P.S. Harroje qe une mund te shpreh midete e tjeterkujt kur shkruaj.

Shume, shume mund te kem mendu se shkru per interesat e tua (politike apo profesionale), po jo se te "dikto" njeri ato qe shkruan. Nuk te kam "akuzu" ndonjehere se punon te "Shekulli" hahahaha.

Sa per ato te fshimet ishin shpifje pa lidhje mbi familjen time. Shkurt, militantizma te zakonta fare.

Mire. Po gjithsesi ajo shifra 100 milion shtese, veshtire se mund te pranohet vetem se e shku ti . smiley

Nuk kane kuptim te dyte fjalite e mija.

Ore une nuk du hiç te jete e vertete ajo puna e 100 milioneve se ne do i pagujme ato pare. Po ai qe ma tha eshte rob qe punon ne nje kompani franceze ku punon edhe specialisti qe ka urdheru mbylljen e tunelit, dhe qe kish qene ne Shqiperi per kete pune.
Pra eshte nje rob qe s'ka asnje lidhje me politiken ne Shqiperi dhe nuk ka asnje arsye te genjeje. Me sa ma shpjegoi ai (dhe me sa mora vesh une se teknikisht s'kom si te jem i zoti per kete pune), punimet jane teper delikate se nuk flitet per nje shembje (qe s'kish ndodh akoma) te thjeshte.

Ndaj une, shtroj pyetjen. Po te ishte bere me me nge puna a mund te evitohej ky problem? Nqs po, atehere ata qe nxituan (Sala) per te perfitu politikisht nga rruga, duhet tani te paguajne kostot politike te ketij nxitimi.
 

Ky artikull duket qe nuk eshte bere nga ndonje gazetar,aq me teper nga nje profesionist.Shkurt e lagu se lagu. As nje shifer,as nje fakt.

.... opinioni është i informuar për koston e punimeve shtesë që duhet të bëhen në tunel.

Sa eshte kjo kosto? Sa ka vajte deri tani? apo futja nje si kjo:

"Këta palaço mundoheshin të na bindnin, se kjo rrugë ishte e dëmshme, se prej saj po vdisnin fëmijët nëpër spitale ku mungonin ilaçet..."

Dmth,eshte nje rruge,qe disa e duan dhe disa nuk e duan,dhe qe me ne fund,me ne fund e zgjidhi,Partia!

Po kush eshte ai qe thote mos bej rruge! Zoti te shtofte inatin! Ata"palacot" thone jo! Ti per inat beje!Ebere qe e bere,beje sagllam!E nise qe e nise,mos e bej per turp!

I eshte shemb shtepia mbi tunel nje prej Kalimashi,nga shembja e tunelit.

Vertete,e pyeti gazetari te zotin e shtepise,nje burre me goxha mustaqe,po or ti,aty po shembet Mali, dhe jo me shtepia ime,iu pergjigj burri!

Tani  paret dhe jetet e harxhuara per kete tunel, nuk do ti falim Partise, dhe Partia te tregohet e sinqerte me akuzat qe i behen per shpenzimet,te tregoje transaparenc,si xhami, qe t`ja mbylli gojen,palacove,atyre te PS-s,per inot,jo per gje!

 

 

 

Rruga eshte e nje rendesie te jashtezakonshme per shqiptaret. Nuk kemi te bejme me nje ivestim ne infrastrukture,por nje projekt ku sipas meje  indirekt perfshihen aspirata shume te medha mbare shqiptare. Kjo rruge ka per te ndikuar qe dy shqiperite praktikisht te funksionojne si nje organizem i vetem

"Patriotizmi eshte strofulla e funit e maskarenjve"

Ja qe dalim prap tek kjo thanja e famshme.Maskarenjte dhe hajdutet me shifra marramendse, i e kane ne maje te gjuhes akuzat per antishqiptare ,per ata qe ngrejne zerin per vjedhejet e tyre. Tolerimi i tyre sipas meje tegon edhe nje here nivelin e tone te ulet si shoqeri. Dhe gjithe ironia e ksaj afere eshte se ato pra te vjedhura u perdoren per te ricikluar dhe nje her te tille hajdut ,qe te kene mundesi te vjedhin prap e prap edhe prape prap te me te tilla para te tentojne  riciklimin e pushtetit te tyre

..... Se po të jesh i tillë (i papartiakizuar)dhe të dhimbset sadopak vendi yt, je i destinuar të bëhesh në të njëjtën kohë kontabël, jurist, inxhinier, diplomat etj., për të kuptuar sadopak se ç‘ndodh realisht.

"Ne mjekesi dime qe individet jane viktime e semundjeve por ata shpesh luajne nje rol te rendesishem per permiresimin(sherimin) e vet dicka e ngjashme vlen edhe per qytetaret ; ata mund te jene viktima te politikes por ata mund te bejne shume per ndryshimin e saj ne sensin pozitiv, per te permiresuar keshtu fatin e tyre dhe te vendit te tyre.

Ne te cilet kemi pasur shansin dhe privilegjin te kemi arsim te larte ua detyrojme te tjereve gjithe ndihmen tone si qytetare te informuar kompetente dhe pergjegjes te vendit tone dhe te botes , ne duhet te bejme gjithcka eshte e mundur te depertojme ne thelbin e gjerave .........

Ketu kompetenca eshte po aq e nevojshme sa edhe meshira  Ne mjekesi nje injorant i vertete nuk mund te jete nje doktor por nje sharlatan... ne nje rast emergjent ..mund ti rrezikoje jeten nje pacienti..

Ne politike personat ngacmues dhe te zellshem , por te keqinformuar jane te rrezikshem pasi rrezikojne lirine dhe jeten e miliona njerezve. "

"Karl Dojç" " Analiza e marredhenieve nderkombetare .

Ky pasazh duhet te jete nje "betim " i zeshem i cdo funksionari apo nepunesi - betim ky qe shkelet jo qe ne diten e pare te detyres por pak me tutje per shkak te presionit nga injoranca.

 

 

Në vitin 2010 qeveria do të investojë rreth 900 milionë USD, në krahasim me 1 miliard USD, shifër e parashikuar për tu investuar deri në fund të vitit 2009. Shkak i uljes së shifrës së investimeve është përfundimi i rrugës Durrës-Kukës.

Kjo diferenca 100 milionshe mos perputhet gje me ato shifrat e Lizanderit, apo eshte koincidence? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).