Rrihet shpifesi me i madh i medias shqiptare

“Do përfundonte një ditë në ndonjë hundëlesh”. Krahas deklaratave të zakonshme në kësi rastesh, dje, jo vetëm unë apo kolegët e mi, por edhe miqtë e tij, kanë dëgjuar të përsëritet shprehja e mësipërme. Rrahja e Mero Bazes, u dënua dje nga Presidenti i Republikës, nga kryeministri, Zv.Kryemi-nistri, Kryetari i opozitës, nga shoqatat e medias si dhe nga Ambasadori amerikan. Të gjithë e dënuan formalisht aktin brutal.

Edhe unë e dënova dhe e dënoj ketë sjellje të pahijshme, qw nuk duhet t’i ndodhë jo një gazetari, por kujtdo qytetari mbi tokë. Këtë nuk e them formalisht, por e përsëris, askujt nuk ia dëshiroj një dënim të tillë. Por nuk mund të rri pa përmendur edhe komentet e akoma më shumë njerëzve të tjerë se “Mero Baze e kishte bërë hak”. Nuk mund të rri pa thënë një të vërtetë, që shumë si unë dje kanë dëgjuar. Mero Baze nuk u rrah për shkak të detyrës si gazetar, por u rrah për shkak të sjelljes si shpifës.

Bamir Topi e dënoi aktin e rrahjes, por jam i bindur që i janë kujtuar shpifjet e Meros kundër tij dhe familjes së tij. Sali Berisha e dënoi dhunën, por nuk besoj se i ka harruar shpifjet kundër tij, gruas së tij, vajzës së tij, djalit të tij. Ilir Meta u solidarizua me të tjerët, kundër veprimit të dhunshëm, por iu kujtuan shqetësimet e Monikës për shpifjet e Mero Bazes. Edi Rama e dënoi fort rrahjen e njeriut të ”fjalës së lirë”, por jam plotësisht i bindur se njëherazi i është kujtuar shpifja e ndyrë e Mero Bazes, për djalin e tij. Po ashtu edhe politikanët e tjerë, Fatos Nano, Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Spartak Ngjela, Pandeli Majko, Lulzim Basha, Flamur Noka, Genc Pollo, Nard Ndoka, Tritan Shehu, Dashamir Shehi Mesila Doda, Besnik Mustafaj, Bujar Leskaj, Ben Blushi, Erion Braçe, Arben Malaj, Erion Veliaj e shumë të tjerë, të majtë e të djathtë kanë kujtuar shpifjet për ta apo për gratë e tyre. Por jo vetëm politikanët, janë vënë në mendime dje. Edhe kolegët e tij që i rrinin pranë. Ylli Rakipi e Andi Bushati, Sokol Balla e Rudina Xhunga, Skënder Minxhozi e Ilir Babaramo, Andi Bejtja e Enkel Demi, Alfred Peza e Ylli Ndroqi, Eni Vasili e Mira Meksi, Remzi Lani e Petrit Beci, Tan Dulaku e Agim Nesho, Anila Basha e Carlo Bollino, Mustafa Nano e Andrea Stefani, Blendi Fevziu e Fatos Lubonja, e sigurisht unë, personazhi i përditshëm i shpifjeve dhe trillimeve të ulëta të tij, dje kemi ndjerë keqardhje për ngjarjen ndaj një qytetari, por pa dashje kjo rrahje na ka risjellë në mendje gjithsecilit, kujt më shumë e kujt më pak, dhimbjet që i kanë shkaktuar në familje e në personalitet, shpifjet e kësaj monstre të shtypit apo medias shqiptare, të paspluralizmit.

Nuk më del komplet gazeta të përmend gjithë emrat e politikanëve, gazetarëve, biznesmenëve apo qytetarëve, ndaj të cilëve ka shpifur ky “hero i fjalës së lirë”. Nuk ka asnjë shqiptare apo shqiptar personazh publik, brenda e jashtë kufijve, që të mos jetë sharë apo fyer, që të mos jetë spërkatur me helmin dhe baltën e këtij njeriu, qe pretendon se bën detyrën si gazetar, kur shpif për ta. Sigurisht, shumë miq këmbëngulën të mos merrem me këtë shpifës, dhe aq më pak në një ditë të tillë. Ndoshta kanë pasur të drejtë. Unë këtë gjë kam bërë prej shumë kohësh. E kam barazuar me zero dhe nuk i jam përgjigjur shpifjeve dhe fyerjeve të tij ndaj meje, ndaj familjes sime të gjallë, por edhe ndaj babait tim të vdekur që në vitin 1979.

Këtë kanë bërë e bëjnë shumë si unë, por kur dëgjoja dje deklarata pas deklaratash që jo vetëm dënonin aktin e Taçit apo badigardëve të tij, por e konsideronin dhunë ndaj fjalës së lirë, nuk munda t’i rezistoj edhe unë misionit të fjalës së lirë: Të them që e dënoj kategorikisht rrahjen e gazetarit Mero Baze, por të them edhe atë që askush nuk e tha publikisht por vetëm nëpër dhëmbë: Që ai është njëkohësisht dhe kampioni i shpifësit dhe turpi i fjalës së lirë në Shqipëri e në treva shqiptare.
 

72 Komente

Fatkeqesisht edhe ti qe hiqesh si i ndershem ke shpifur sa ke pasur mundesi.

Te kujtohet KJ ne 1997?Te kujtohet se si i nxitnit trazirat?

Hajde se nje bulmet jeni te gjithe.Deri dje ti ishte shpifesi kryesor ndaj PD dhe beje duvane e Nanos apo Rames,tani je servili i KM.Meroja deri dje ishte servil i Berishes, sot shpif ne interes te Rames.

Personalisht do te doja tu jepja nje dru te gjitheve atyre qe ke permendur,se nje mosnter jeni te gjithe.Plehera!

Hajde perdorim i fjales se lire, hajde...

Ovacione.....

Me vjen nder mend nje film i Paolo Villagio - Il secondo tragico Fantozzi. Pjesa eshte  "La corazzata Potemkin" te min 0.56  

...të them edhe atë që askush nuk e tha publikisht por vetëm nëpër dhëmbë: Që ai është njëkohësisht dhe kampioni i shpifësit dhe turpi i fjalës së lirë në Shqipëri e në treva shqiptare.
 

92 minuta duartrokitje.

 

Qe ai eshte turpi i fjales se LIRE ne Shqiperi e ne treva Shqiptare...

Me Ju z. Frangaj duhet me qen dakord pjeserisht me moralin e fabules " koka ben koka peson" .Vetem do te kerkoja pak me sinqeritet e thellim ne perfundimet Tuaja si pene e vlere dhe si biznesmen kurajoz e i suksesshem ne Media.

A nuk te duket se po e anshkalon pak ( o sa pak) babain shpirteror dhe FIZIK te Medias ( perfshi dhe Meron )" qe piell Politke" nepermjet SHPIFJES , DENIGRIMIt, PERGOIMIT, Shfrytezimit te POSTI ZYRTAR , Ndyresive te fjalorit, Nxitjes se Turmave drejt sharjeve e perbaltjeve, Hipokritit me te Madh te te gjitha Kohrave , kampionit te teorive te Kadavres nepermjet varrim- zhvarrimeve , Sali Berisha ?

Eshte i rralle per nga lloi dhe fjalori i SHPIFJES sa qe vendosi te fleje perjetesisht me te duke u marre dhe JUVE ne shtratin e tij me Ligjin e Medias !!!! Dhe kjo marrezi e shtypit me Baze SHPIFJEN ka tregtuar Historia se gradualisht sjell pas rrahjes ....qerimin e hesapeve ( me burg , lincim , djegje dhe ...koqe plumbi - gjera qe i ke provvuar deri tek koqja e plumbit ) 

Mbylleni ate goje ne rradhe te pare dhe keni kohe me njeri tjetrin ! Ka qene po tani Koha po vjen ne EXTREM !

Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti

 Duhen pershendet shkrime te tilla sepse ne fund te fundit duhet edhe te sherbejne si katalizator. Ne vija qurresh paralele qe dale nga e njejta koke e semure, kush do ta ket kenaqsine tia zbuse kurrizin zotit Frangaj?

Shume vone je kujtu Chene, ja ka zbut njehere kurrizin padroni i sotshem sa besoj e mban mend e kesaj dite. Si i thone asaj pune: "Qeni i rrahur te bindet dy here" (se s'du me thon shprehjen monument "Ketij mileti cheeia nenen qe te t'quj babe&quotsmiley.

Nje fjale per te dy personazhet kryesore: Plehra!!!! Pffffffff

 histori te vjetra ato; me ket shkrim franga e nis nga zero. 

Per here te pare jam argument me Frangajn, megjithese shkrimi i tij le shume per te deshiruar.

Eshte turp per median dhe gazetaret shqiptare qe nje gazetar gjob-venes dhe qe profesionin e tij te vertete ka: shpifjen, te behet tani hero i medias.

 

Nje shembull i vogel per shpifjet e Meros. Para disa muajsh ne faqet e gazetes se tij Nard Ndoka sulmohej me te drejte nga Tema si minister hajdut. Tani meqe Ndoka eshte kunder Bershes, Mero i kushton hapesira te medha gazete Nardit ku na e ben edhe hero.

 

Ai eshte turpi i medias shqiptare.

Juve peshkaqene nuk iu ka rastistur ndonjehere te hyni ne shpifjet e meros

Nga percartja e mesiperme e Frangajt nuk mbetet te thuhet vecse "Look who's talking now!". Yik, mu mbush goja me peshtyme.

Ja e nxori dufin edhe zoti Frangaj! Zoti ?????!!!!!!

Shtypi eshte te thuhet e verteta.

Aleksandri thote vetem te verteten, me nje ndryshim te madh.

Mero Baze nuk eshte gazetar, eshte pronar gazete.

Mero Baze nuk ka etiken e nje qytetari,e jo e jo ate te nje gazetari( edhe kete  e kane shume pak gazetar ne Shqiperi).

Pse media duhet ti jap kaq rendesi nje konflikti vagabondesh, pune horash.

Lum, pse me dukesh si ajo goca* qe poston nga Belgjika ti mu, ne versionin gjys mashkull e gjys femer ? Se jeni dhe patriote pa jo per gje.

* Po nuk e di me pyet se ta sqaroj. smiley

Mua kjo puna e Frangajt dhe e ca te tjereve qe thone "na vjen keq qe e rrahen, por e meritonte" me kujton rrezimin e kullave binjake ne SHBA. Kishte nje grup njerezish qe thoshin "keq na vjen se vdiqen gjith'ata veta, por Amerika ama e meritonte nje mesim te mire".

Ju marrsha t'keqen e logjikes!

Kjo pune tani eshte shume e ngaterruar...qe Frangaj te merrte guximin per te thene keto gjera..duhet te jete shume i sigurte ne integritetin e vet personal...si gaze...ar qe thote gjithmone te verteten...Mero djali mund te kete shume kusure mbi supe. Por nese gjerat u zgjidhkan me grushta...vetem mos me dalcin perpara ca prej ketyre qeveri..areve. Se keq do me vije pastaj por ama e meritojne!

Nuk më del komplet gazeta të përmend gjithë emrat e politikanëve, gazetarëve, biznesmenëve apo qytetarëve, ndaj të cilëve ka shpifur ky “hero i fjalës së lirë”.

A ka ligje dhe mekanizma te tjere ne Shqiperi qe te mbrojne nga shpifja?

Nese po, pse nuk jane shfrytezuar me pare dhe ta fundosnin shpifesin Mero. 

Nese jo, zoti i ruajt ata qe jane atje. Se cdo idiot me para mund te bleje nje media dhe ta perdore si kobure shantazhi per njerin apo tjetrin.

Edhe nji gje per ate ish spiunin: Peshku qelbet nga koka z Frangaj.

Epo kur flet edhe ky Frangaj qe njehere e nje kohe sorrollatej gjyqeve qe Berisha nisi ndaj ti dhe Kohes Tone...ehhhh.

Po nuk thone kot druri ka dale nga xhenti.  Jemi popull i mencur ne.

Mero Baze nuk eshte gazetar,

Me vjen keq qe jeni recidiviste ..... Nuk e di sa here duhet t 'ja u perserisesh , biles informacion paparesmiley

 - Ne ish institutin e Studimeve ML ( maja e kultures se gazetarise shqiptare dhe e paperseritshme ndonjehere nga Intelekti deri me sot ) dy nga me te shquarit e RINJ per kohen kane qene Mero Baze dhe Fari Balliu dhe disa intelektuale si Ruli , Nano etj por me i shquari ne radhet e ketyre intelektualeve gjithsesi radhitej Mitro Cela !

Kur ka ardhe koha per tu shtuar me gazetare te tjere nga rrethet ( per kohet e reja qe po vijne) si Lesi , Frangaj etj eshte marre me pare mendimi i M. Bazes dhe ....

Keshtu qe miq te dashur dhe personalisht Lumasiut ...Mero Baze  eshte Gazetar disa here me me vlere se sa Frangaj e te tjere ( per nga pena) por eshte dhe firmetari i cauarjes dhe perparimit te tyre .

Ne se e ke fjalen qe se ku e ngjeu penen kthe fytyren nga Berisha . Ka tonelata boje te derdhura dhe mijra te tjera pa derdhur nga arsenali i shpifjes dhe denigrimit . Ne pritje per thithje te gazetareve te RINJ!

Nese Mero e meritonte te hante disa backam se edhe ka shpifur, apo ka thene gjera te paverteta, ti meriton te peshtyesh, se krahas atyre qe ka bere Meroja, ti i ke vjedhur me dhune biznesin tjetrit. Pra je jo vetem shpifes, hajdut, por edhe grabitqar. Ti je tipiku i malokut shqiptar qe po e shkaterojne kete vend perfundimisht.

Kete fjale malok te permendur kaq shpesh nga ti o berber,e perdorin provincialet qe dehserojne te vetshpallen si qytetare autoktone.

Frangaj ky karagjoz mediatik, mirditor  "i beses", i zbritur ne qytet ne vitet e e fundit, nese do te kishte pak skrupull, do te shkruante dicka gjate kohes qe Mero e ka bere objekt ne sarkazmene e tij "Antena". E tregoi vehten qe eshte nje "Yp i dobet jargavec"

"Hiena" e gjeti rastin e ne vend te shkruante (nese di te shkruaj bindshem) per te hedhur poshte te gjitha ato akuza qe qerkullojne lirshem ne publik, me ne fund gjeti rastin te ferkoje barkun dhe te shkelmoje edhe ai Bazen bashke me mikun e tij Tac. Me njeren dore ferkon barkun prej kenaqesise e me doren tjeter qe nuk eshte e tij por e atij tjetrit, qe per habi mbaron me "c", Fazllic.

Dikush pa tjeter do te kenaqej, e "hiena" i permand disa emra te cilat i ka goditur Baze, e me te drejte, ka edhe me te padrejte (por ja qe nuk i eshte drejtuar askush gjyqit qe ta diskretitoje Bazen per shpifje!) e me pas me shkrimet e tyra pikante ti kerkoje qe e verteta qendron me ta.

Kur themi qe korrupsioni, akraballeku, amoraliteti mbisundon nder gazetare, politikane, e patjeter ne biznesmene,"hiena" rreshton ata qe rreshton, e ne fund shkruan qe "edhe une jam pjese tyre, dhe tani kenaqem se do t`i mbyllet goja ketij nxjerresi te palarash, e ne do punojme/akraballojme rehat"., me pak fjale krekon te shkepuse edhe ai nje cope mish prej kadavres.

Turpi i te shkruarit ne mbeshtetjen e amoralit.

Ah s'keni faj ju jo! Fajin e ka Penari qe tall trapin me ne tu fut ketu kshu paçavuresh. Kjo ishte fiks si leter ngushellimi e tipit "Me vjen keq po u gezova shume per fatkeqesine qe ju ndodhi!"

Megjithate, eshte patetike edhe sjellja e atyre qe sot i dalin ne krah, se kur u rraf Mero (shume here me keq) ne fushate elektorale, keta jo vetem qe nuk protestuan po shumica e tyre tha "O sa mire, o sa mire Mero eshte egersire!"

Tani se sa ja vlen me u marre, e me sha njoni-tjetrin, per hater te ktyne, une nuk e di po ne po zihena perdite ene per politike ne fund te fundit. Kshu qe mrena budallallikun tone jena.

njeri me pleher nga tjetri.. po ky Frangaj ka nje ndryshim, eshte pleher e rafinuar.
Si tha Ai*?! "Jam i gezue q'i marr pjes' ne hidherimin tuej"

po ca harxhohesh me teorira kur lexuesi qe ne momentin qe sheh autorin e kupton ca do te thuash pa lexuar as germen e pare,
(si une ne kete rast) ti ketu po s'ke thene kete; Un o Baze jam shume keshtu smiley qe ti keshtu smiley , atehere s'je Frangaj.

sa me shume shoh ca behet aty aq me shume bindem qe vetem nje RREVOLUCION (nuk dua sqarim gramatik per rr-ne) ja ndryshon kursin ketij sistemi.

*Zoti per ca ketu dhe thjesht Sali "Gjema", per ate qe ka pak sens, ose i ka syte ne balle

 

Hajde Zigur trimi!

Filloni me pushke se e keni zakon juve.Sa here punet shkojne per mire,apo Shqiperia eshte ne qetesi dhe stabilitet,juve filloni rrevolucionet,qe ne vend qe te na cojne para na cojne 10-20vjet mbrapa sic ndodhi ne 1944 dhe 1997.

Personalisht edhe nga komenti im do ta kuptosh qe nuk e kam pasur dhe as e kam qef as Bazen as Frangajn.

Por me vjen cudi me juve dhe me berberat pa gershere.Kur Frangaj ishte me Ramen ai nuk ishte malok,por qytetar i nderuar dhe hero i fjales se lire ndersa Mero nje zagar i ndyre.Tani ju keni ndryshuar rolet.

Ndersa per mua kane qene dhe jane zagare qe te dy.

Sa per are rrevolucionin,rri rehat se qe kur kemi hyre ne NATO i kemi thene lamtumire atyre kanibalizmave qe pretendon ti me Luiza Hoxhen.

Tani ne 2013 mblidhni mendjen dhe hidheni voten me pergjegjesi se nje here ne 4 vjet e keni ate te drejte.Por deri atahere futini nje hashash dhe mendoni per rrevolucione proletare apo islamike.

Nuk ka nevoje te behesh me katolik se Papa dhe as te hamendosh se me pare une e paskam adhuruar Frangajn. Nuk kam si te adhuroj nje njeri qe i grabit biznesin tjetrit, ashtu si dhe te tjere maloke qe kane grabitur pronat e te tjereve, apo kekrkojne te pasurohen nepermjet padrejtesive.  Sa per Edi Ramen do ta perkrah ate deri sa te mendoj qe po vazhdon te jete ne krye per shkaterimin e mafies shteterore ne kete vend. Une mund te mos keme gershere por nje brisk te mprehte e mbaj gjithmone me vehte.

Bravo Berbero.Kryemafiozi do te shkaterroje mafien!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Me ate briskun qe mban me vete futi nje te rruajtur vetes se te ben mire.

Mero Baze nuk u rrah për shkak të detyrës si gazetar, por u rrah për shkak të sjelljes si shpifës.

Tani, Rezarti thote si nuk e ka prek me dore, ti thu qe qenka rraf... Ja fillove ne ti shpifjes o Sanɖro? Mo e kruj me krane so e kruŋ per t'zezen tane, `ssha Zoten er tæj... e ke per t'hoŋğr ne ti i t'rrafme si ta mash mæn!

Dhe qe ka cpifur, ka cpifur ay, kete ta mbaje!

nuk e keni kuptuar akoma se mero po mbulon me kete rrahje nje gje te veten personale, shume personale, qe po te dilte do ta shkaterronte.. perfundimsht...

keni per ta pare ne vijim sagen e koha jone me lajme te reja nga gjermania..kaq po them kush di dy gjera e ka kuptuar... 

Cfare dhe nga kush ke frike qe te thuash ate qe di? Pse nuk flet?

Se ai nuk di nje hic... ja pse nuk flet. Njifet kjo teoria e "keni per ta pa ca ka per ti dale, po nuk du me fol vete".

nuk kisha durim te lexoja shkrimin, po Mero gjate kohes qe ishte me Berishen ishte kthyer ne tmerrin e ministrave te berishes, se i spiunonte tek ai, per interesat e veta, kur nuk i benin ndonje nder.

tani mund te kete dhe te drejte, po sa here e ka ndryshuar lekuren ky, qe nga koha e monizmit, veshtire ti besoj njeri me.

Bravo Frangaj.Cja ben mire ketij shpifesi .

Por nuk mund të rri pa përmendur edhe komentet e akoma më shumë njerëzve të tjerë se “Mero Baze e kishte bërë hak”. Nuk mund të rri pa thënë një të vërtetë, që shumë si unë dje kanë dëgjuar. Mero Baze nuk u rrah për shkak të detyrës si gazetar, por u rrah për shkak të sjelljes si shpifës.

Hej-Hej,Eh-Hy-aaaa....!! Kete qe Mero Baze e kishte hak ate dru,nuk e thote nje njeri i rendomte si puna e prestigjit1,psh, por e thote nje gazetar nje koleg i Meros si Aleksander Frangaj! Kjo eshte e pa besueshme.Pse? Sepse edhe sikur sjellja e Meros si "shpifes ne gazetari",gje qe nuk eshte aspak e vertete,pasi, as nje organ i posacem gjyqsor nuk e ka mare nen proces Meron, per shpifje,rruga e rrahjes qe rekomandon Aleksandri,nuk eshte e udhes dhe ligjore,rahja eshte vetegjyqesi.

Sikur te ndodhnin keshtu ne bote ku shume gazetare"shpifin"kunder boseve te naftes,apo kunder aferave koruptive te VIP-ave,do te kishin nje kasapane te vertete kunder gazetareve.

Gjyqesia ne Prokurori, eshte e vetmja rruge per te zgjidhur nje konflikt si ky i nje gazatari dhe i nje bosi Nafte,qe eshte i perfolur nga shtypi por qe percudi,as nje organ shteteror i vecante per kesi rastesh nuk ndihet.Pse?Sepse Taci eshte nje klient i njohur i eksponenteve te rangut te larte te shtetit shqiptar!

I magjinoni nje bos Nafte ne Gjermani,apo ne France,apo ne Itali te godas vete nje gazetar"qe shpif"!! Cdo te benin gazetaret e tjere? Do te thonin si Aleksander Frangaj"Mero e kishte hak nje dru te tille ?"Kjo  shprehje e Frangaj,eshte e cuditshme! Ndoshta kjo eshte nje gazetari qe inkurajon krimin ordiner te vete gjyqesise,kur gazetaret jane pale te kunderta,kjo ndodh pikerisht ne vendet si Shqiperia qe nuk ka as nje lloje principi dhe morali gazetaresk.Aleksander Frangaj me shprehejen"Mero e ka patur hak nje dru te till" ka treguar veten se nuk eshte gazetar por nje ordiner i zakonshem!

Nese do te egzistonte nje mentalitet i tille,me pale kundershtare ne gazetari,atehere edhe Frangaj e meriton nje hu ne bithe per keto fjale qe thote!

Avash mer ti avash...

Nese ka shpifur, jo e meriton drurin, po e meriton mire bile.

Ne Shqiperi, gazetari nuk mund te ndiqet penalisht as per shpifje me. E ka nxjerre Berisha kete ligj, demek per te treguar qe ne Shqiperi ka liri shtypi!

Meqe ne Shqiperi nuk funksionon sistemi i drejtesise, nuk ka fare rendesi nese shpif apo jo gazetari dhe nuk ka rendesi nese denohet si veper penale shpifja apo jo... Nje proces gjyqesor ne Shqiperi, sidomos kur arrin te merret vesh nga publiku, arrin te zgjatet me epoka astronomike, dhe shpesh here (gati gjithmone) nuk mbaron kurre, ose mbyllet pa fajtore.

Derisa shteti nuk eshte ne gjendje t'u jape mbyllje ketyre dukurive, atehere privati e merr ceshtjen ne dore vete. Thuaj qe shpetoi mire Bazja, se mund te kish shkuar shume me keq. Nuk besoj kurre se Taci apo kushdo tjeter do kish dale rrugeve me nje mendim te vetem ne koke se si te gjente dhe te zhdepte nje Baze. Po te mos ishte keshtu, Taci shume kollaj mund te kish pritur 2 minuta dhe t'i kish leshuar pitbullat Bazes dhe vete te mos ishte gjekundi. Ai mund te sjelle Realin te luaje me !!!Gramozin!!! e jo me te sjelle nje "vaksine" anti-Baze...

Tani kuptojini dhe ju gjerat, se nuk jane te gjitha aq te koklavitura, po jo dhe aq idjote sa mundohen te na i paraqesin ne te tjereve...

Mos harro qe Bazja edhe ka formuar vete i pari, personalisht koalicionin Meta-Berisha... pra eshte vetedeklaruar si shkuesi i asaj martese; dmth qe Bazja i jep vetes nje rendesi potenciale shume me te larte sesa e ka ne te vertete.  Nuk mund te mos presesh budallalleqe te tjera nga nje tip i tille.

Kuptoje mire; nuk po them absolutisht qe Taci i pafajshem dhe Bazja fajtor... Po dhe keshtu si eshte paraqitur ne media, nuk e besoj kurre se eshte. Bazja mund te jete gazetar shume i mire, por njeri i mire nuk eshte. Pike.

Po sikur ti mbushet mendja dikujt dhe te te jape nje dru te mire per keto qe ke thene ketu me siper??

Kjo e dallon civilizimin me maje krahun e njerezit nga shpella - varet se ne cilin grupi vendos te jesh.

 

Kujt t'i kruhet, le te vije o Toni. Megjithate, ti nuk e ke marre vesh ate qe kam thene. E kam thene qe ne fillim qe ta prekesh tjetrin me dore, eshte gabim.

Po dhe keto qe thua ti, i thua sepse akti eshte i shemtuar. Por, po te kishe qene ti viktime e shpifjeve gazetareske, ndoshta do kishe qene i nje mendimi tjeter. Prandaj po them qe ky eshte problem i drejtesise shqiptare qe nuk funksionon fare.

E para, po te kish shpifur Bazja, duhej te ish arrestuar dhe ndeshkuar me kohe per shpifje... - megjithese duhej nje aktpadi kunder tij, dhe mesa di une, nuk ka, edhe per shkak te ligjit te Berishes qe gazetari nuk ndiqet, as per shpifje. Ketu i le vend per diskutim kujt te doje, sepse une mund te jem gabim per egzistencen e ketij ligji. Por nga Berisha, e kam degjuar.

E dyta, po te funksiononte drejtesia, Taci duhej te ishte brenda qe ate nate; sepse minimumi, egziston nje kallezim penal, dhe policia jone, me turp apo paturp, e ka njoftuar ne televizion qe ai eshte ne ndjekje.

Prandaj, ndjenjat e tua varen shume nga kendveshtrimi jot, dhe jo me cfare ka ngjare. E ve veten ne kepucet e Bazes, te dhemb shpina, e ve veten ne kepucet e Tacit, te dhemb shpina e Bazes. Derisa te degjohen te dyja palet, nuk ka pse te guxoje kush te kujtoje se vendosi drejtesine... pra, bertit sa te duash o Toni, nuk e ka problem kush.

Kjo e dallon civilizimin me maje krahun e njerezit nga shpella - varet se ne cilin grupi vendos te jesh.

Mbase s'te kam kuptuar mire, se nuk me dukesh shqiptar nga kjo e shkruara.

Edhe njehere duket qarte se kemi mendime mjaft te kunderta kur vjen puna per te justifikuar dhunen dhe aktin e shemtuar qe nuk mund te kete kush qe ta mbroje.

Ketu per mua nuk duhet bere fare fjale per Bazen, por per fenomenin e shemtuar dhe per persona ordinere e dallkauke qe jane shprehja me flagrante e nje pushteti dhunues e abuzues qe nuk ndalet perpara asgjeje e qe nuk paska asfare frike nga ndeshkimi.

Smund ta kuptoje sesi ka njerez me dy pare mend qe te mos reagojne me force e indinjate per verpime te tilla qe duken me teper si shprehje te instikteve primordiale.

Per fat te keqe shumica e personave qe jane as mish as peshk lidhur me kete ngjarje apo edhe tetjera si keto jane vete viktima te nje regjimi qe vertet ka krijuar mundesi pasurimi te pabdershem dhe fitime miliardare per nje pakice si puna Tacti por ka rritur po me te njejten shpejtesi maramendese varferine e thelle per shumicen dermuese te shqiptareve. Kush nuk e sheh dhe e ndjen kete ne Shqiperi eshte ose i verber ose i paatfe te vleresoj realitetin - dhekjo e fundit eshte semundje teper serioze.

"E para, po te kish shpifur Bazja, duhej te ish arrestuar dhe ndeshkuar me kohe per shpifje... - megjithese duhej nje aktpadi kunder tij, dhe mesa di une, nuk ka, edhe per shkak te ligjit te Berishes qe gazetari nuk ndiqet, as per shpifje."

..nuk ka e nuk mund te kete nje ligj te tille. Eshte nje urdher-direktive e brendshme e Berishes (rrjedhimisht per cdo institucion qe zyrtarisht varet nga keshilli i ministrave), por jo ligj!

Po qe se keta robt pretendojne per shpifje, nje pyetje kam une: pse nuk u rrah atehere kur shpifte? Por u rrah tani? Dmth, pse rrihet kur thote te verteten e pse nuk rrihet kur shpif smiley ???

Eshte shume banale qe gjykimet ti bejme mbi bazen e "eshte njeri i mire", apo "nuk eshte njeri i mire" se nuk funksionon keshtu.

Tani, kape pak ate fillin ne lidhje me mosfunksionimin e drejtesise dhe shko me thelle. Pse? Sa me thelle te mendosh aq me shume te verteta do gjesh.

Qe do te thote, se nuk ka te beje personalisht me Bazen apo personalisht me Tacin e gjithe kjo histori. Dmth, ne te tjeret qe skemi pse i marrim gjetrat personale, per ne, ska te beje fare as CV e Bazes e as ajo e Tacit, por me te vertetat qe keta te dy ne nderveprim me njeri tjetrin nxjerrin per te gjithe.

Gabim,shume gabim i rende,si i penduar qe jam mendoj se duhet ta kishin rrahur me shume,ai fliste ne spital,fliste,nuk duhej te fliste.

e me e, edhe une e denoj shume faktin qe Hitleri vrau miliona hebrenj, e denoj seriozisht biles jo sa per te lare gojen. Po qe edhe hebrenjte e kishin bo hak dhe aso kohe gjithe europa thoshte "na moren frymen kta dallaveret", e kishin bo.

o te hongert mortja mer sander, me gjithe juve te tjerve qe i vini mbas avazit included, koqe milet.

Turp per keto qe kathene ky maskara te madh. Ne nje vene tjeter ky do te ndiqej penalisht per nxitje te urrejtjes dhe tedhunes fizike. Po cmund te presesh nga sejmeni dhe sahanlepiresi i Berishes. Sic thuhet ne shqip do ti vije dita edhe ketij qeni, por urojme jo me rrahje dhe metoda alla berishe dhe te lumpenit qe e ndjek gjithmone nga pas

Toni.Duhet ta provosh nje here Meron duke shpifur per  familjen tende.Ta filloje me nenen e babain dhe ta perfundoje me gruan e femijet dhe pastaj te shohim se cdo te thuash.

Njerez si puna jote i bejne keto forume te kota dhe te mbushura me irracionalitet.

Keshtu i bie qe une te pergjigjem qe se paske provuar ti berishen qe te te bej te gjitha keto, madje edhe te te perdhunoje, te plackise e te te vrase (apo tetehedhe ne ere) dhe pastaj tedale e te thote qe te ghenden fajtoret.

Vetem ne nje vend anormal si Shqiperia ndodh qe individe e grupe njerezish mbrojne e justifikojne me cfaredo lloj menyre e frome veprimet e me te fortit apo te pushtetareve dhe meren me ate qe si ka ngelur asgje. Berisha e ktheu Bazen ne "martir te shtypit te lire", por dallimi qendron pikerisht tek ajo e te ndarit te aktit teper te shemtuar, arkaik e shpellar me personin qe ka rene viktime e dhunes "shteterore".

S'arrij ta kuptoje sesi mund te justifikohet dhuna fizike e rrahja ordinere ne qender te tiranes tenje personi tenjohur publik dhe autori/et te dalepa lagur e madje te tregohet keqardhje.Kjo tregon se ka nje deformim te madh moral tek shume prej nesh.

S'arrij ta kuptoje sesi mund te justifikohet dhuna fizike e rrahja ordinere ne qender te tiranes tenje personi tenjohur publik dhe autori/et te dalepa lagur e madje te tregohet keqardhje.

Persona te njohur publike sinonime te se keqes (hajdute,mashtrues,shpifes, vrases,etj.etj) ka shume,por nuk besoj qe njerezit nuk do te gezoheshin p.sh. ne se rrihej nje i tille dhe askush nuk do ta quante "martir" i hajduteve,mashtruesve,shpefisve,vrasesve,etj.

Shume dakort!

Punet zgjidhen me grushta...

 

... nga primitivet.

Mero Baze eshte nga ata njerez qe nuk i le tjetri pa permendur nene, baben, djalin, motren e deri tek stergjyshi, dhe ne Shqiperi asnje zyrtar nuk nuk mund ta padise Bazen per shkak te ligjit.

Mero Baze eshte ai qe Edi Rama e ka peshtyre ne surrat, pasi gjate nje emisioni televiziv baze shpifi aq shume sa madje tha qe djali nuk eshte i Rames, por i babait te Rames, Kristaqit, sa e beri djalin e Rames te hynte poshte tavolines nga tmerri.

Gazetari eshte kjo e Meros???

Pse ne Shqiperi nuk rrihet asnje tjeter, vec meros???

Eshte turp qe ky njeri te behet hero i medias shqiptare

Eshte turp qe ky njeri te behet hero i medias shqiptare

E po aq turp eshte qe ky njeri te rrihet!

Turp qe edhe u rrah, por me shume turp qe nje palaco gazetar ti perfaqesoje te tere. Nuk i perfaqeson dot Mero gazetaret e thjeshte qe punojne per 200 mije leke te vjetra o Olsib.

Pasi Mero nuk eshte gazetar, por gjob venes

Car ka kerkuar ka gjetur,ky mashtrues e servil,

 

Sa turpe ka Shqiperia o Boyscout!

Le ta fillojme punen nga turpet e sjelljes!

 

... e pastaj te shkojme deri tek turpi i mospagimit te akcizave!

... e keshtu me radhe!

Me kete ngjarje nuk gjen asgje per tu gezuar, dhuna eshte gjeja me e shpifur.

Po me habit, nje ose shume fakte, nuk kemi lexuar deri tash asnje deshmi te personave qe ishin ne ate ore ne lokal, ose deshmi te personelit te lokalit.

Jo se e ndryshon opinionin per palet ne konflikt, po me duket diçka e veçante.

Gazetaret ne keto raste , te paret qe vrapojne ne   gjuajtje te deshmitareve.

Mbase neser do kemi ndonje deshmi se si ka filluar konflikti.

Tani Sandri me ato qe shkruan mesiper ka dash te thote " Qellove si kalama o Mane (O Taci) " . Me mire ti kishe futur nje plumb bytheve dhe ta coje ne hale te gomereve, fundi i fundit cudia me e madhe 3 dite zgjat. Merua do kishte cof, dmth do kishte shkuar per dhjame qeni dhe kjo do kishte sherbyer si mesim per aspirant-gazetaret.

Jemi popull i jashtezakonshem. Nuk merremi me faktin qe eshte rrahur nje qytetar ne mes te kryeqytetit (dhe qe nuk eshte hera e pare) por merremi me emrin e viktimes, eshte apo jo tullac, e ka dredh me x-in apo y-in kurve hesapi mo. Kur te mos kete ngel me gazetar pa ngrene dru atehere gangesteret te lidhur me shtetin do ti kthehen popullit dhe atehere do te jete shume vone dhe shume e rrezikshme.

 

Artikull i duhur, ne kohen e duhur dhe per njeriun e duhur.

Por jo nga njeriu i duhur.

 Mire,Merua ra kesaj here ne hundelesh,po rradha jote o Frangaj kur do vij?

 

Ka nje ndryshim Mero me Sandrin. Njehesimi i tyre eshte miopi dhe ngerc llogjik.

Njeri shkruan drejte ose gabim, godet ose shpif, dhe eshte pronar i nje gazete te vogel e te nxjerre ne veshtiresi nga pushteti. Tjetri eshte pronar i nje medie te fuqishme televizive, ndertues pallatesh e pronar pronash te paluejteshme, fitues tenderash e aksioner ne disa biznese te fuqishme e te dyshimeshme.

Urrejtja e Sandrit ndaj Meros nuk eshte ajo e nje gazetari ndaj nje gazetari tjeter. Eshte ajo e nje biznesmeni te fuqishem ndaj nje gazetari, alias nje Taci ndaj Meros. Kjo eshte edhe arsyeja qe shkrimi i Frangajt eshte njelloj sikur ta kishte shkruar Taci i Oilit. Urrejtja e nje perfituesi prej pushtit eshte urrejtja e Mafjes.

Nje propozim per Adminet. Them te hapim nje votim ketu tek peshku se cili eshte individi me negativ i medias ne shqiperi.

te vjen per te vjelle kur e lexon.

mire e ke ti sandri mire, merremi me Meron, me Taqin e nderkohe si vejne ato kullat e tuja te frikshme ne vend pellumbash ne TR  ?  rriten ?  

horra !

...të them edhe atë që askush nuk e tha publikisht por vetëm nëpër dhëmbë: Që ai është njëkohësisht dhe kampioni i shpifësit dhe turpi i fjalës së lirë në Shqipëri e në treva shqiptare.
 

dhe pas ovacioneve, Medal of Honor.

Ja nje pergjigje per ata qe kujtojne (ose qe bejne sikur kujtojne) se Taci ka rrahur vetem Mero Bazen, nje gazetar me reputacion te diskutueshem dhe aq.

 

 

Liria e fjalës dhe fenomeni Mero Baze

 

Mentor Kikia

Dje, dhjetëra gazetarë dhe qytetarë të Tiranës u tubuan para selisë së qeverisë shqiptare dhe protestuan kundër dhunës së ushtruar ndaj kolegut tonë, Mero Baze. Ishte një protestë për lirinë e shtypit, por ato tri-katër pankarta me mbishkrime kundër Kryeministrit Berisha dhe agresorit të Bazes, Rezart Taçi, për fat të keq nuk i mbanin gazetarët, por disa punëtorë ndërtimi. Kontaktova dje me shumë kolegë që në kohën e mbretërimit të Berishës së parë, bënim gazetarin e terrenit. Shumë prej tyre thanë se ishin në atë shesh, pasi ishin aty edhe të tjerët, pra për t‘u dukur. Ashtu siç rëndom shkojmë për të bërë një qokë, diku, ku edhe pse nuk na pëlqen, shkojmë për sytë e botës. Mes kolegësh, ashtu rrufeshëm ne kujtuam ato kohë vërtet të vështira për një punë si e jona, kur nuk kishte as internet, as celular, as zëdhënës dhe ku edhe komunikata më ordinere e policisë që fliste për një aksident rrugor, i ishte rezervuar vetëm dy-tri gazetave që kontrolloheshin nga njerëzit e Berishës. Por më shumë se kaq, kujtuam një kohë të frikshme kur gardistë, policë e agjentë ndiqnin gjurmët tona dhe shpesh edhe na dhunonin apo përfundonim në polici qoftë dhe për një artikull gazete. Ndërsa oratorët në tubim, edhe ata kolegë tanët, flisnin e kërkonin që qeveria të heqë dorë nga presionet, ne kujtuam edhe Zamir Dulen, ish-gazetarin e "Koha Jonë", i cili sot është shndërruar në një gjysmënjeri, pasi nisi tatëpjetën mendore në një dhomë izolimi në Komisariatin Nr. 3 të Policisë së Tiranës. Kujtuam edhe një ish- tjetër koleg tonin të terrenit, Bardhok Lala quhej. Një ditë atë e rrëmbyen me një makinë "Volkswagen", me ngjyrë jeshile e me targa të huaja, që ishin makinat e SHIK-ut, të cilat ne i njihnim fare mirë, se na ndiqnin kudo. Bardhokun e torturuan, e zhburrëruan dhe e hodhën në një kanal pranë kopshtit zoologjik, duke e menduar të vdekur. Pasi u shpëtua fizikisht nga një kalimtar që e pa, as Bardhoku nuk u shpëtua dot mendërisht. Kujtuam edhe kur gardistët hynin në klubin e Fidelit, ish-kafenenë e famshme të gazetarëve në parkun "Rinia" dhe rrihnin në sytë tanë ndonjë politikan të opozitës apo ndonjë gazetar. Kujtuam shumë kusure që kishim provuar mbi shpinë dhe normalisht që bëmë dhe një pyetje: Po gazetari Mero Baze, çfarë bënte asokohe? E ndërsa, bënim këtë pyetje, një botues, në gazetën e të cilit paralajmëroheshin të gjitha të këqijat që do t‘u ndodhin kolegëve të tij dhe opozitës, fliste në mikrofon dhe akuzonte Sali Berishën për dhunë ndaj mediave.
Ne ishim në atë shesh dhe iu bashkuam protestës për dhunën ndaj medias dhe bëmë shumë mirë. Ne iu bashkuam revoltës për dhunën ndaj kolegut tonë, Mero Baze, dhe sërish bëmë shumë mirë. Por, përse shumë gazetarë ishin aty, thjesht sepse duhej të ishin? Çfarë kujtojnë ata nga Mero Baze, përpara se ai dhe gazeta e tij të përfshihej në një përballje të drejtpërdrejtë me Sali Berishën? Ne e dënojmë atë që i ndodhi kolegut tonë, do ta dënojmë dhe nuk do të reshtim të shkruajmë e flasim, jo zoti Baze, por edhe një shofer redaksie të dhunohet nga shteti apo shtesat e tij me emra biznesmenësh. Por ne duhet ta themi atë, që të gjithë e përflasim. Shumica e gazetarëve nuk ishte atje për Meron, por për të demaskuar dhunën. Ne duhet ta themi se Mero dhe disa të tjerë që sot bërtasin për lirinë e medias, kanë qenë arkitektët e shumë të këqijave që Sali Berisha u ka bërë mediave që nuk i kontrollonte e nuk i kontrollon.
Në gazetën e tij zoti Baze ka shkruar fletërrufe për dhjetëra kolegë gazetarë, botues, politikanë dhe figura publike, të cilët mund të shfaqnin pikëpamje, apo të shkruanin ndryshe nga ç‘mendonte Berisha dhe vetë Meroja. Por sërish ne sot jemi me Meron dhe duhet të jemi me të deri në fund, sepse ai është një njeri i medias dhe u dhunua vetëm e vetëm sepse denoncoi një mashtrim qeveritar. Zoti Baze e përdori dhe shpërdori gazetën e tij kundër të gjithëve që nuk mendonin si ai dhe Berisha dhe askush nuk i kundërpërgjigjej, pasi të gjithë e dinin: Me Meron askush nuk ia dilte. Por ne sot jemi dhe do të jemi me Meron, sepse ne të gjithë duhet të revoltohemi kur një njeri ngre dorën kundër një gazetari, sepse ai është i pasur, i afërt me qeverinë dhe nuk pranon t‘i kujtojnë aferat korruptive. Në mbrojtje të zotit Baze doli edhe Edi Rama, i cili gjithashtu është mallkuar, sharë e anatemuar shumë herë nga gazeta e Meros. Ai sërish i doli në krah dhe shumë mirë bëri. Kolegu ynë, Mero Baze, është vënë sot në ballë të denoncimit të aferave të familjes Berisha, sepse ai di shumë. Ashtu si Adriatik Coli, i cili në pendesë e sipër po rrëfen krimet e Bandës së Durrësit, kolegu ynë, Mero Baze, po rrëfen zullumet e Sali Berishës, pasi ai është njeriu që di më shumë se kushdo tjetër, nga ata që tani nuk janë më pjesë e familjes politike të Sali Berishës. Pavarësisht arsyeve, sot Baze duhet mbështetur, duhet stimuluar dhe duhet mbrojtur, pasi në fund të fundit, të gjithë neve, demokracisë dhe drejtësisë publike i duhet e vërteta. Dhe Mero Baze tani po i shërben të vërtetës.
Por Mero Baze nuk është thjesht një gazetar, ai është një fenomen. Ashtu siç ai i shërbeu dikur Berishës dhe ndikoi tek ai, sot ka të tjerë gazetarë që janë shndërruar në shërbëtorë të politikanëve, majtas e djathtas. Ata po shesin gazetat dhe ekranet në shërbim të njërit apo tjetrit politikan, që shpejt shndërrohet në diktator dhe dhunues i fjalës së lirë. Zoti Baze u bë viktimë e një realiteti për të cilin punoi vetë me shumë zell. Kush më pak e kush më shumë, edhe sot ka gazetarë që me po kaq zell punojnë për politikën dhe për një realitet që kurrë nuk ka për të na u shqitur.
Dje ne dënuam të gjithë bashkë dhunën kundër Mero Bazes dhe ndaj fjalës së lirë, por do të ishte mirë që aty të ishim mbledhur më herët dhe që duhet të mblidhemi edhe në të ardhmen, pa pritur të na rrahin. Ne që kemi zgjedhur të bëjmë punëtorin e shtypit, duhet ta dimë se fjala dhe liria e saj nuk janë të shenjta vetëm kur dikush ngre dorën e na qëllon.

Marre nga Shqip

Me vjen shume keq per ty Mentor qe perdor dy standarte te analizes se shpifjeve te Mero Bazes :

Per kohen kur kur Mero ishte ne krah te Berishes thua per shkrimet e tij :

Në gazetën e tij zoti Baze ka shkruar fletërrufe për dhjetëra kolegë gazetarë, botues, politikanë dhe figura publike, të cilët mund të shfaqnin pikëpamje, apo të shkruanin ndryshe nga ç‘mendonte Berisha dhe vetë Meroja. ....... Zoti Baze e përdori dhe shpërdori gazetën e tij kundër të gjithëve që nuk mendonin si ai dhe Berisha dhe askush nuk i kundërpërgjigjej

Ndersa tani qe eshte ne krah te Edi Rames dhe kunder Berishes thua:

Kolegu ynë, Mero Baze, është vënë sot në ballë të denoncimit të aferave të familjes Berisha, sepse ai di shumë. .......... Pavarësisht arsyeve, sot Baze duhet mbështetur, duhet stimuluar dhe duhet mbrojtur, pasi në fund të fundit, të gjithë neve, demokracisë dhe drejtësisë publike i duhet e vërteta. Dhe Mero Baze tani po i shërben të vërtetës.

Pra kur shpifte per ju shperdoronte gazeten ,tani qe shpif per Berishen i sherben te "vertetes".

Mentor.Te kam pas vleresuar se ke pasur nje mase pavaresie ,por edhe kjo mase pavaresie te qenka mbaruar.

Sigurisht.Cdo gje ka nje cmim dhe nga kjo nuk perjashtohet as pavaresia personale.

.

Solidarnosc; ".... Personalisht do te doja tu jepja nje dru te gjitheve atyre qe ke permendur,se nje mosnter jeni te gjithe.Plehera!.." 

Tani i ke rene pikes. 

 

the next; "....Artikull i duhur, ne kohen e duhur dhe per njeriun e duhur. 

Por jo nga njeriu i duhur..." 

E sakte.  

 

Mentor Kikia; 
 "....Por më shumë se kaq, kujtuam një kohë të frikshme kur gardistë, policë e agjentë ndiqnin gjurmët tona dhe shpesh edhe na dhunonin apo përfundonim në polici qoftë dhe për një artikull gazete. Ndërsa oratorët në tubim, edhe ata kolegë tanët, flisnin e kërkonin që qeveria të heqë dorë nga presionet, ne kujtuam edhe Zamir Dulen, ish-gazetarin e "Koha Jonë", i cili sot është shndërruar në një gjysmënjeri, pasi nisi tatëpjetën mendore në një dhomë izolimi në Komisariatin Nr. 3 të Policisë së Tiranës. Kujtuam edhe një ish- tjetër koleg tonin të terrenit, Bardhok Lala quhej. Një ditë atë e rrëmbyen me një makinë "Volkswagen", me ngjyrë jeshile e me targa të huaja, që ishin makinat e SHIK-ut, të cilat ne i njihnim fare mirë, se na ndiqnin kudo. Bardhokun e torturuan, e zhburrëruan dhe e hodhën në një kanal pranë kopshtit zoologjik, duke e menduar të vdekur. Pasi u shpëtua fizikisht nga një kalimtar që e pa, as Bardhoku nuk u shpëtua dot mendërisht. Kujtuam edhe kur gardistët hynin në klubin e Fidelit, ish-kafenenë e famshme të gazetarëve në parkun "Rinia" dhe rrihnin në sytë tanë ndonjë politikan të opozitës apo ndonjë gazetar. Kujtuam shumë kusure që kishim provuar mbi shpinë ..." 
 

Qeveria "demokratike" e asaj kohe, nuk eshte se gjurmonte dhe persekutonte vetem gazetaret, por dhe ish te perndjekur (shtresa per te cilen ajo mburrej se mbronte), parlamentare, opozitare etj. Mirpo ju gazetaret e ngrini zerin vetem kur pushteti i Berishes ju dhunon vetem juve, po shtresat e tjera  nuk kane rendesi. 

Mero sipas meje eshte gazetar shume i mire. Problemi qe e kompromenton ate si gazetar dhe si njeri esht kauza, ose si me thene ndershmeria e kauzes. Ja per shembull nese kauza ne rastin konkret do te ishte interesi i publikut per te demaskuar evazionin fiskal te nje perandori te biznesit te gjithe do te duhej ti hiqnim kapelen Meros. Ne fakt kauza eshte mllefi personal, qe ai ka me kryeministrin dhe pergjithsisht ate e udheheq ky mllef,gje qe e ben te degradoje ne menyre te neveritshme ne pergojime te ulta familjare e qe e zeron komplet si gazetar 

Ky artikull ben perjashtim nga te gjithe te tjeret qe flasin per kete ngjarje. Te gjithe ato qe shkruhen jane ne fakt e njejta gje: kritike ndaj ketij rasti qe thene me plot vetedije eshte i shemtuar. Ky artikull e ben kete, por kryen edhe nje funksion tjeter, parashtron pyetjen se perse ndodhi kjo, perse pikerisht Bazes dhe jo Bushatit, Stefanit apo ndonje tjetrit, apo thjeshte perse ndodhi kjo.

 

Kjo pergjigje sikur ka mbetur pa u pergjigjur, biles aq me keq pa u marrur ne konsiderate. Eshte e qarte se ky akt nuk mund te gjeje mbeshtjetje apo justifikim, por e mendoj te udhes qe zbulimi i rrenjeve paraprijese te problemit do ti jepte ngjyren qe meriton ketij problemi, do ti jepte mundesi opioninit dhe medias per nje vleresim me realist por do te jepte mundesine edhe per parandalimin e perseritjes se ngjarjeve te tilla ne te ardhmen.

 

Jane keto arsye qe e bejne kete artikull te jete i vecante mes te gjithe shkrimeve, kronikave dhe debateve te diteve te fundit per kete ngjarje. Nuk eshte as stili, as autori dhe as fjalori, por eshte permbajtja ajo qe e dallon ate.

eh po 68 komente akoma s'keni kuptuar se perse shkoi per t'u rahh mero baze etk kapriccio?

beni komente qesharake........

Ne fakt kauza eshte mllefi personal, qe ai ka me kryeministrin dhe pergjithsisht ate e udheheq ky mllef,gje qe e ben te degradoje ne menyre te neveritshme ne pergojime te ulta familjare e qe e zeron komplet si gazetar 

Per Meron, je tu thon?

E ke gabim.Mero dhe i vetmi,eshte nje gazetar qe investigon duke xhbiruar te dhena nga eksperte te fushave perkatese.Keto te dhena flasin per afera dhe implikime te familjes Berisha,me fakte,me tabula telefonike,me mesazhe elektronike si per djalin ashtu edhe per vajzen...per ceshtje si ajo e Gerdecit,ajo e pronave me Fazllicin...e shume te tjera,keto nuk jane pergojime,me nje fjale nje llaf goje si puna e nje tellalli,jo, mer djal,ka me shume se nje vit,dy,qe po flitet shume per afera dhe korupsione te qeverise ,te ministrave,dhe te vet kryeministrit,dhe fjalet jane bere si nje re e zeze qe qendron mbi kokat dhe mendjet e shqiptareve.

Kush do ti kthjelloje keto re,ne qiellin e shqiptareve,por jo v etem,keto akuza dhe fakte qe Mero ka patur guximin,ti regjistroje ne emisione televizive,me ze dhe me shkrim?

Normalisht prokuroria dhe gjykatat duhet ti kishin kthjelluar keto akuza ne sheshin e burrave,ne gjykate! O Mero ne gjyq,per shpifje,ose kryeministri,ministrat,apo biznesmenet ne sherbim te tyre,ne gjyq,per abuzime,dhe shperdorime te taxave,te shqiptareve te mara nga arka e shtetit.

Eshte kryer nje gje e tille?

Organet e posacme te shtetit qe meren me investigimin e fakteve te shpallura nuk po bejne detyren!

Taci-tha Mero-duhet te thirej nga prokuroria,jo per aktin e dhunes ndaj meje,por per evazionin fiskal,qe kapin shume te konsiderueshme ne dem te arkes se shtetit!

Mero ka deklaruar "Une kerkoj te me hapin gjyq,te me hedhin ne gjyq,dhe aty te shikojme se kush ka shpifur dhe kush jo"

Kjo per mua tregon se Mero eshte djal trim dhe profesionist ne fushen e gazetarise investigative!

Akuza qe i behen Meros se ai "Pergojon"nuk jane reale,ai investigon profesionalisht,dhe aty ka te dhena specialistesh te fushave perkatese.

 

Ne fund te fundit kam edhe une gjak "ballkanas" dhe "shqiptari" qe djeg vedin edhe ty......... Dhe nga ky percaktim nuk bejne perjashim  shumica nga  ata qe jane rrahur dhe qe kane rrahur(cituar me lart).

Kam pare edhe ca "Mero" ketu te peshku ku ca "Taçer" meqe nuk kishin mundesi ti rrahnin i fyenin mbare e mbrape -me nene e  moter -dhe per pak sekonda rolet ndryshoheshin - Moro behej Taç e Taçi-Mero.

Sa per ate qe "Rrihet shpifesi me i madh i medias shqiptare" do ta transformoja titullin ne "Publiciteti me i mire qe i eshte bere lirise se medias ne shqiperi"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).