Rreziku real i fenomenit Baze-Taçi

Së pari duhet thënë që reagimi publik që shpërtheu pas dhunimit të gazetarit Mero Baze është për t’u përshëndetur. Pavarësisht se kush është apo se çfarë ka bërë Mero Baze, ushtrimi i dhunës ndaj një gazetari, sidomos nga persona afër pushtetit, dhe për më tepër në publik është një akt i shëmtuar që duhet dënuar me forcë. Në këtë aspekt dënimi i gjerë dhe publik që iu bë dhunës së ushtruar nga biznesmeni Taçi dhe bodigardët e tij ndaj Mero Bazes është një shenjë e mirë, se shoqëria shqiptare është ende e aftë të vendosë disa kufij përballë abuzivizmit. Fakti që kufijtë duhen vendosur edhe ndaj abuzimit me fjalën e lirë, nuk do të thotë se duhet injoruar abuzimi me gazetarët. Ndaj është e vështirë të mos solidarizohesh dhe përkrahësh reagimin publik kundër dhunës ushtruar ndaj gazetarit Baze. Problemi është se debati aktual rrezikon të riprodhojë pikërisht atë që dënon, fenomenin Taçi, duke legjitimuar logjikën ekonomike nga buron ky fenomen.

Me të drejtë një pjesë e mirë e debatit është fokusuar te dënimi i fenomenit të pasurimit të disa individëve që janë pranë pushtetit. Vetë gazeta “Tema” dhe Baze nuk kanë reshtur së denoncuari privatizimin e ARMO-s nga Taçi si produkt i korrupsionit të klientelizmit politik. Ideja është se nëse privatizimi i ARMO-s do bëhej në mënyrë korrekte dhe transparente, kompania me siguri do privatizohej nga ndonjë kompani e huaj e fuqishme. Dhe ndoshta është vërtet kështu, ndoshta në një proces transparent tenderimi jo Taçi, por ndonjë kompani e fuqishme nafte amerikane do ta merrte ARMO-n nën pronësi. Ashtu sikurse telefonia celulare, telefonia fikse, sistemi bankar, energjia elektrike dhe pothuajse çdo aset kombëtar shqiptar me vlerë, në fakt tashmë është në pronësi të kapitalit të huaj. Për faktin e thjeshtë se kapitali lokal nuk ka takat dhe as mbështetje nga qeveria për të marrë nën kontroll pasuritë tona kombëtare.

Denoncimi aktual i fenomenit Taçi në fakt legjitimon pikërisht këtë proces; privatizimin e të gjitha aseteve kryesore kombëtare shqiptare nga kapitali i huaj. Ama ky nuk është ndonjë proces që realisht zhvillon Shqipërinë në termin afatgjatë. Në fakt kemi të bëjmë me një proces që shpesh nxjerr jashtë Shqipërisë qindra milionë euro çdo vit, pa prodhuar ndonjë vlerë të shtuar. Fitimet që nxjerr kapitali i huaj në sistemin bankar apo telefoninë celulare shpesh dalin nga ekonomia shqiptare në vend që të stimulojnë prodhimin e saj. Madje në kuadrin e liberalizmit të tregjeve financiar qeveria shqiptare nuk ka as tagrin që të kërkojë ri-investimin e këtij fitimi në ekonominë tonë.

A do të thotë kjo se nuk duhet denoncuar privatizimi jo transparent i ARMO-s? Apo se nuk duhet denoncuar në përgjithësi marrëdhënia okulte politikë-biznes? Jo dhe jo. Natyrisht që fenomene të tilla duhen denoncuar, por për të tjera arsye. Fakti që ARMO është privatizuar nga një biznesmen shqiptar në vetvete është një lajm i mirë. Problemi nuk është thjesht se po pasurohet Rezart Taçi, problemi është se sa vende punë po hapen nga pasurimi i tij. Problemi nuk është se qeveria shqiptare po mbështet apo po krijon një biznesmen shqiptar. Problemi është se çfarë merr qeveria dhe shoqëria në shkëmbim të mbështetjes që i ofron një biznesi lokal? Punësim? Investim në ekonominë lokale? Apo ulje të çmimit të naftës për sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare? Me fjalë të tjera çështja shtrohet se si kontribuon nxitja dhe përkrahja e biznesmenëve lokalë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Sepse duhet të jetë e qartë që zhvillim të ekonomisë lokale pa fuqizim të biznesit vendas nuk ka dhe nuk mund të ketë. Pikërisht për këtë arsye qeveritë amerikane, gjermane apo japoneze e mbështesin hapur dhe fort biznesin vendas, dhe bëjnë çmos që asetet kombëtare të mbeten në pronësi lokale.

Ama që një mbështetje e tillë të ketë kuptim ajo duhet të bëhet në kuadrin e një plani të qartë zhvillimi. Pra, duhet të ekzistojë një strategji kombëtare zhvillimi që i jep përparësi sektorëve të caktuar të ekonomisë. Kjo përparësi mund të materializohet duke e mbrojtur produktin lokal në këto sektorë, duke lehtësuar kreditimin e tyre, duke i favorizuar nëpërmjet taksave, apo duke i ofruar një lëndë të parë me çmim të ulët, siç është nafta. Kështu privatizimi i aseteve kombëtare nga biznesmenë lokalë mund të justifikohet në kuadrin e një plani zhvillimi që nxit ekonominë lokale dhe sektorë specifik të saj. Në shkëmbim të mbështetjes që i jep biznesit vendas qeveria ka të drejtë t’i kërkojë atij edhe kuota dhe kushte të caktuara punësimi, prodhimi apo çmimi, në funksion të një plani të caktuar zhvillimi. Përndryshe mbështetja i jepet një individi dhe jo një sektori, një biznesmeni dhe jo një industrie. Dhe ky është problemi real në ekonominë shqiptare sot, çka prodhon edhe fenomenin Taçi. Strategjia jonë kombëtare që presupozon se zhvillimi buron vetvetiu nga tregu, dhe që e koncepton shtetin thjesht si shitës të pasurisë kombëtare e ka reduktuar biznesin vendas thjesht në klient të pushtetit, dhe jo në aktor të zhvillimit tonë ekonomik. Për pasojë privatizimi tek ne nuk shikohet aspak në funksion të zhvillimit të ekonomisë kombëtare.  Pyetja se si privatizimi aktual do i shërbejë zhvillimit të ekonomisë shqiptare as nuk shtrohet, pasi zhvillimi ekonomik shikohet si diçka që ndodh vetvetiu nga tregu i lirë. Pyetjet që shtrohen janë gjithmonë specifike; ‘kush e mori?’, ‘sa e mori?’, apo ‘kujt ja mori?’. Në fakt ky është edhe rasti konkret. Ne si qytetarë ende nuk e kemi të qartë se çfarë fiton ekonomia dhe shoqëria shqiptare nga privatizimi aktual i ARMO-s. Ajo që kemi të qartë është se atë e ka marrë Taçi, për pak lekë, dhe se ia dha Berisha. I gjithë diskutimi u reduktua te debati i kishte apo jo lekët Taçi për blerjen e ARMO-s. Aq sa ky i fundit filloi të deklaronte blerjen e Milanit dhe Bolonjës për të treguar se sa shumë para kishte.

Aq total ishte injorimi i interesit të ekonomisë kombëtare saqë përballë deklaratave të tilla asnjë media lokale nuk shtroi pyetjen; çfarë leverdie ka ekonomia shqiptare nëse një biznesmen lokal që sapo ka privatizuar naftën blen Milanin? Përgjigjja; as edhe një pikë interesi. Përkundrazi, nëse Taçi vërtet do blinte Milanin sot apo nesër, kjo thjesht do të thoshte se qindra milionë euro dalin nga ekonomia shqiptare drejt Italisë. Në një kohë kur qindra mijëra qytetarë shqiptarë jetojnë nën nivelin e varfërisë. Ky është në fakt një nga fenomenet që ka varfëruar dhe po varfëron Rusinë, nga e cila dalin çdo vit qindra miliardë euro. Manjatët e tipit Abramoviç fitimet që nxjerrin nga privatizimi i naftës apo gazit rus i nxjerrin jashtë ekonomisë ruse, duke blerë ekipe si Chelsea në Britani apo duke blerë plazhe dhe troje në vende turistike. Ndaj çështja nuk duhej të shtrohej i ka apo jo paratë Taçi për të blerë Milanin? Çështja shtrohet a duhet lejuar një biznesmen lokal që fitimet që nxjerr nga pasuria kombëtare të cilën e ka përftuar me mbështetjen e qeverisë, t’i nxjerrë jashtë vendit? Në këto kushte media, por edhe qeveria shqiptare duhet të ishin të parat që duhet të denonconin deklaratat për blerjen e Milanit apo Bolonjës, jo sepse ato ishin të pavërteta, por sepse ato mund të ishin të vërteta. Ç’kuptim ka që qeveria jonë t’i japë një biznesmeni shqiptar pasurinë tonë kombëtare me të cilën ai blen për 800 milionë euro Milanin, kur me këto para në Shqipëri mund të hapeshin 100.000 vende pune (nëse pranojmë që hapja e një vendi pune kushton 8000 euro). Fatkeqësisht një shqetësim i tillë as nuk u shtrua fare, pasi koncepti i ekonomisë dhe zhvillimit kombëtar është inekzistent në debatin tonë publik. Madje edhe vetë Taçi në vend që të na thoshte se si do ndihmonte ekonominë shqiptare me privatizimin e ARMO-s, na tha që do bëhej pronar i Milanit me lekët që nxirrte nga ARMO!? Ndaj nuk është rastësi që tek incidenti Taçi-Baze gjithçka u përqendrua tek individi biznesmen dhe arroganca e tij ndaj një gazetari veteran. Edhe pse ky biznesmen dhe arroganca e tij janë produkt i një sistemi që e ka katandisur biznesin lokal në klient dhe në mëshirë të pushtetit. Biznesit lokal i hidhet ndonjë copë tender apo ndonjë copë privatizim, nga ajo çka mbetet pas privatizimit të aseteve madhore kombëtare nga kapitali i huaj. Në shkëmbim i kërkohet financim i fushatave politike dhe i politikanëve të caktuar, dhe jo ndonjë kontribut në zhvillimin e ekonomisë kombëtare, e cila supozohet se zhvillohet vetvetiu. Ndaj biznesi shqiptar gjithmonë e më tepër i ngjason një qeni që ose i lëpihet ose i leh pushtetit, shpesh nëpërmjet medias. Arroganca e biznesmenit shqiptar pjesërisht buron nga pasiguria që prodhon një situatë e tillë. Përndryshe është e çuditshme se si një “biznesmen i fuqishëm” mund të zihet me grushte me një gazetar në publik. Një incident i tillë mbi të gjitha reflekton nervozizmin dhe pasigurinë e biznesit shqiptar, që përkthehet në arrogancë dhe humbje kontrolli. Kritika që po i bëhet sot këtij biznesi duke injoruar modelin e zhvillimit nga ai buron, rrezikon ta riprodhojë atë nesër.

15 Komente

Nje gje nuk kuptoj une; emertimin e ketij rasti si fenomen. Sa here tjera ka ndodhur e njejta gje kete vit apo keto vite per ta bere kete te volitshem per tu quajtur fenomen.

Padyshim qe ai eshte rast i shemtuar dhe duhet denuar nga te gjithe, por keqemertimi rrezikon qe te coje ne perfundime te gabuara, te cilat do te beheshin nje shemti e dyte edhe me e rende per rastin e shemtuar.

 

Media shqipetare me emertime te tilla po demton imazhin e vet dhe te shtetit shqipetare ne syte e te tjereve.

More mos ka ndryshuar opinion klanet ne Pd rreth Tacit. Se si a pejustifikueshme ta mbashe keshtu ne burg per kaq kohe. Mos perdorin opinionin per publik per kush e di se c'fare kane ne mendje. Se si shume koincidenca qe nga beteja me policine tatimore e deri tek paraburgimi kaq i gjate dhe i pakuptueshem.

mendim tipik komunist ku kajsiu i ben thirrje shtetit te mos lejoje qe biznesmenet shqiptare te mos bejne biznes jashte vendit . me kete mendim kajsiu eshte dhe kundra bizneseve te huaja qe investojne dhe don te ktheje edhe nje here komunizmin . per mua keto analista jane o te kapur nga mafia o jane te paafte per te bere analiza me mend

per mua keto analista jane o te kapur nga mafia o jane te paafte per te bere analiza me mend

Ndersa per mua ti je i/e paafte te shqyrtosh nje ide pertej klisheve te zakonshme.

Nje pyetje kam une, po sikur ne pelqeshje te kishte fituar baze, pra te kishe rrah per qejf taqin, a do ishte bere kaq rremuje e kote?

Denoncimi aktual i fenomenit Taçi në fakt legjitimon pikërisht këtë proces; privatizimin e të gjitha aseteve kryesore kombëtare shqiptare nga kapitali i huaj. Ama ky nuk është ndonjë proces që realisht zhvillon Shqipërinë në termin afatgjatë. Në fakt kemi të bëjmë me një proces që shpesh nxjerr jashtë Shqipërisë qindra milionë euro çdo vit, pa prodhuar ndonjë vlerë të shtuar. Fitimet që nxjerr kapitali i huaj në sistemin bankar apo telefoninë celulare shpesh dalin nga ekonomia shqiptare në vend që të stimulojnë prodhimin e saj.

Sa e dua une Kajsiun, as vete s'e marr vesh. Por, kur arrij ne kete pike, me duhet te ndaloj. Kajsi, qellimi yt i mire t'i err syte dhe te ben te kerkosh detajet e gabuara. Hajde mo te kishe folur per minierat, apo per supermarketet. Por te flasesh per telefonine dhe bankat si sektore qe nuk sjellin vlere te shtuar, per te cilat eksperienca e huaj nuk eshte nevoje e madhe, eshte te mbyllesh syte me dashje. E kupton? Je i pasinqerte, nuk kerkon te verteten, por kerkon qe me zgjuarsi te na bindesh se pavaresia, proteksionizmi, patriotizmi ekonomik eshte ajo qe na duhet. NDERKOHE QE nuk duhet te kesh frike edhe nga kunderargumentat qe zbulon, sepse ato ta bejne argumentin me te qendrueshem, me te sakte, me te besueshem. Kur do te heqim dore valle nga idete totale?

Dhe ky nuk eshte diversion.

function captionToggle(){
var l=document.getElementById('photo-cutline-lnk');
var d=document.getElementById('photo-caption');
if(l.className.indexOf('off')>0){
l.className='caption-on';
d.style.visibility='visible';
}
else{
l.className='caption-off';
d.style.visibility='hidden';
}
}
Topi-Uidhers, takim koke me koke per lenien ne qeli te Rezart Tacit

O Realist, o Gjylamet, c`eshte ajo llogjike idioti, qe ngjarja ishte pregatitur qe perpara. Kush i tha Tac-mafiozit te shkonte ne te njejtin lokal me Bazen e me gazetaret e tjere. Apo i kishte hyre thumbi ne bythe qe kur i derguan tatimoret e "donte me ja thone ca llafe Bazit". Apo kishte marre vesh se po ia kopsitnin dokumentat e akraballikut me naften e me akcizat qe nuk i kishte paguar.

Pastaj kujt po i plas shume per teori konspirative te ketij lloji kur tjetri shkon me dy a kater bodigarde e ia kercet me shpulla e shkelma tjetrit. Vaj halli te kishte qene ndonje njeri tjeter, do ta kishin lincu fare e sdo ta kishte marre vesh askush.

Efekti i fotove nuk i ben me pershtypje askujt, pasi edhe situata eshte pas zgjedhore edhe eshte po e perseritur.

Me gjyqtaren qe e lakon me dy mbiemra te ndryshem, eshte goxha feminore te merret shkruesi, pasi ka apel, ka edhe gjykate te larte. Por Haxhia/Mafia po ben presion perseri mbi te e nuk e ka cuar ne Apel ankimimin, por kerkon 5-diteshin per perseritje. Ose eshte idiotesia e avokatit( sepse vendimi nuk kthehet edhe per aresye personaliteti ose edhe pasi ka gjykuar jo ne cast por pas 3 ditesh, pasi i kane arrestuar ato ko..et e tij ne flagrance. Keshilluesi Haxhia/Taci duket, kujtoi se do ta kalonte me para nen dore e mbi dore, por kur i ngelen ne dore parate nuk di se ku t`i fusi e porosit te tille artikuj idotesk, e me pas vjen "vezhguesi" , qe i poston e mendon se "mediokrit e hane kollaj sot".

Linku i Realistit ka virus.

Ambasadori i SHBA dhe Presidenti i Republikës përdhunojnë drejtësinë shqiptare

Pasi u ka ngelur “patatja e nxehtë në duar”, Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe ambasadori amerikan Xhon Uidhers janë takuar dje kokë më kokë për të marrë masa të mëtejshme mbi vijimësinë e skenarit goditës ndaj biznesmenit Rezart Taçi. Topi dhe Uidhers janë protagonistët e këtij skenari, ndërsa drejtues mbetet kryesocialisti Edi Rama, i cili i ka blerë që të dy në shërbim të interesave të tij, në mbajtjen e një qëndrimi dhe shërbimi të njëanshëm. Në qëndrimin

e tyre publik kundrejt kësaj ngjarjeje, Topi dhe Uidhers u treguan hapur shqiptarëve se kjo ishte një strategji e tyre, e cila tashmë është e ezauruar dhe e zbuluar totalisht. Gazeta “SOT” nuk ka si qëllim të mbrojë Taçin si person apo si biznesmen konkret, por denoncon skemën e pisët të tipit të sigurimit të shtetit, të përgatitur nga protagonistët e mësipërm ndaj Taçit. Skema politike Rama-Topi-Uidhers arriti të çonte në burg biznesmenin Taçi, ndërsa ende nuk dihet fati i mëtejshëm i procesit farsë për të cilin ai duhet të përballet në dyert e drejtësisë

A do të thotë kjo se nuk duhet denoncuar privatizimi jo transparent i ARMO-s...I gjithe ky paragraf qe fillon me kete pyetje , mendoj se perben edhe thelbin e ceshtjes apo CFAQJES ne Publik te fenomenit TACI .

Dhe me i plote me nje qartesi te admirueahme dhe teper teper thjesht kuptojme se cfare jane Tacet dhe produkti pothuajse teresor i kategorise se biznesmeneve shqiptare .

Përndryshe mbështetja i jepet një individi dhe jo një sektori, një biznesmeni dhe jo një industrie. Dhe ky është problemi real në ekonominë shqiptare sot, çka prodhon edhe fenomenin Taçi.

Ne mos e pac te huazuar kete perfundim nga gjekundi , kjo z. Kajsiu te rendit ne shtrydhjen e te gjithe llafollogjise shqiptare per keto te pakten 10 vjet mbi zhvillimet tabelore smiley dhe te dhenave nga INSTAT-oret te ekonomise shqiptare . Kjo zbulon gjithshka ne te kundert me cfare propogandohet per kete lloj shoqeria qe nga kioskaxhijte , Firmat Piramidale dhe Po.....let e zhvillimit .

Me kete perfundim ju i kini zbuluar petet lakrorit ,duke pasqyruar me nje qartesi te habiteshme perse nuk ecen vendi yne , se si eshte "kapur" shteti dhe ekonomia dhe se nc'vorbulla e qorsokake futet shoqeria here pas here me ndrimin e kuajve ne pushtet.

Mbase dikur do te gjenden njerez te dine ta vleresojne kete fraze per te filluar te heqin drunjte e shtrember te stives qe deri me tani na eshte paraqitur si KLIENTELIZEM smiley, pa shpjeguar SHQIP si JU e drejtepersedrejti si PIKE mbi I .

Thjeshte dhe mjaft cilesor!

 Parimisht 10 Yje.

Por, analizat financiare te Rusise ne pergjithsi dhe Abramoviçit ne vecanti do te ishte mire te liheshin menjane.. 

Gjithashtu, e vetmja menyre qe do shmangte kritikat proteksioniste kundrejt menimit te Kajsiut do te ishte perfshirja e gjere e aksionereve private(me vendosje tavani aksionesh) ne bashkpronsi me shtetitin e industrise ekgzistuese prodhuese dhe asaj te sherbimeve; nderkoh qe drejtimi/menaxhimi kontraktohej dhe ishte gjithmone i varur nga arritjet financiare te kompanise.

Kjo do te ishte e vetmja zgjidhje e drejte dhe e vetmja zgjidhje qe do te lejonte kompanite prodhuese ne Shqiperi te ecnin perpara.

Nga ana tjeter popllit do ti hiqej kenaqsia e perdorimit te letrave me vlere si letra higjenike.

Kajsiu, artikull per t'u pershendetur. 

Te lumte. 

Interesant artikulli por ishte pak me shume i gjate se i gjere!

Pse duhet me u lodh me i ra aq gjate per te thene ca te verteta qe i dime te gjithe,pa harruar se e verteta eshte nje relativitet i abstraguar brenda nje personi...

Mundemi te themi se taci-baze nuk eshte fenomen por eshte relate indirekte financiare e parealizuar

mundemi te themi se vete taci perfaqson nje fenomen me vete sesi -behesh- ne ditet tona

mundet te themi se edhe merua perfaqson nje fenomen sesi te perkrahin por edhe thone se mire eshte te mos kesh te besh me te

ehu, mund te themi shume e shume gjera ...

dhe dicka tjeter...a ma shpjegon  dot ndokush se perse ne pergjithsi analistet e nisin me fijen,e vazhdojne me kallamin,e bejne trarin, e lidhin me tufen, e bejne mobilje,e shesin dhome gjumi,shtrihen te flene ne darke ne krevatin e asaj dhome, bejne edhe nje foto me celular ne ate moment e na e dergojne ne lexuesve me mms,....

Shkurt muhabetti: KU O PJESA IME? Apo ti bie deres te ThaQi-t?

Dhe ky është problemi real në ekonominë shqiptare sot, çka prodhon edhe fenomenin Taçi. Strategjia jonë kombëtare që presupozon se zhvillimi buron vetvetiu nga tregu, dhe që e koncepton shtetin thjesht si shitës të pasurisë kombëtare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).