Rilexim

Shënim nga Peshku: Leximi i Murtajës po hyn në javën e tretë, dhe duke parë se shumica e lexuesve kanë ecur goxha përpara, këtë libër do ta mbyllim para kohe. Si datë mbyllëse zyrtare tani do jetë 20 Nëntori. Shkrimet e guidave do të vazhdojnë këtë javë dhe javën e ardhshme. Ata lexuesë që janë prapa (si puna ime) do të duhet të nxitohen pak. 

Së shpejti, do të postojmë dhe një sondazh ku mund të votoni për të zgjedhur librin e ardhshëm të klubit. 


Të lexosh një libër është të shohësh një fragment të botës me sytë e autorit. Herë-herë libri është harruar, por e vërteta e tij të ngelet në një qoshk mendje dhe mund të ndërgjegjësohesh për te vetëm duke e rilexuar apo duke bërë një psikanalizë nën hipnozë.  >smiley>

Me “Murtajën” po ritakohem pas aq shumë vjetësh, saqë të vetmet gjëra  që m’u kujtuan gjatë rileximit të pjesës së parë ishte ngordhja e miut të gjirizit para këmbëve të doktor Riësë ( miu ngrihet në dy këmbët e pasme dhe, duke u dridhur e duke piskatur, plaset për tokë duke nxjerrë gjak nga goja e ngordh) dhe një ndjesi angështie që përcjell libri.  >smiley>

Harresa krijon një mundësi për rinjohje, për pamje gjithmonë me sytë e autorit, por me një tjetër bazë përjetimesh dhe emocionesh. Kësaj here, përveç amullisë dhe mefshtësisë që përshkon personazhet dhe qytetin e Oranit, më bëri përshtypje dhe mungesa e përshkrimit të personazheve. Akoma s’kam ndonjë ide, për shembull,  se si është dr. Rië dhe çfarë ndodh në shpirtin e tij. S’mbaj mend tjetër libër të Kamysë; ndoshta është kjo një zgjedhje e tij për të folur nëpërmjet veprimeve (ne jemi ajo çka bëjm&eumlsmiley.  Në pjesën e parë, një nga personazhet e rralla të përshkruara me ngulm nga autori është Grand, një ndihmës- nëpunës i imët e që përpiqet me mish e me shpirt të gjejë dhe fjalën më të thjeshtë.  Ndjehet një lloj sensi i humorit, kur rrëfyesi vë në mendjen e dr. Rië idenë se Grand është duke shkruar një libër, kur ky i thotë se do të gjejë një rrugë për t'u shprehur më në fund.  >smiley>

 “Murtaja” është libër i zi e zymtësia e “Muratjës” në pjesën e saj të parë, nuk vjen vetëm nga minjtë, por dhe nga mungesa e ndonjë lloj mardhënie njerëzore që të bën të kesh shpresë në këtë jetë.  Mbase prapë është zgjedhje e autorit për ta paraqitur të vrerosur në kulm gjendjen.

Rileximi pas harresës paraqet mundësine e rinjohjes me baza të reja, por "Murtaja" është moti pjesë e këtyre bazave. >smiley>

Vijon... (ndoshta...)>smiley>

 

24 Komente

Bravo admin, më pëlqeu si ta kisha shkrujt vetë. : )

 na fal, sistemi ngeli duke bo gabime. smiley

Penaro se mos ka bo gabim dhe tek nicku im.

No gud!! smiley

Une sot kisha bo ndermend qe te "file for extention" per kete punen e Panuklles, juve po na e akselerejtni! smiley

Te pakten, tani qe kjo pune qeka vendos, pra nuk bon mo fajde me lyp kohe shtese, a mund te bej nje kerkese?

A mund ta zgjasni nje cike kohen e "deliberimit" per librin tjeter, sa te mbarojme ne te avashtit librin e pare?

Thekju veri mac! God bles ju!

Deliberajshen per librin tjater do marri kohen qe do marri. Mos u bon hic merak. 

Une per vete jam mbrapa me librin (afersisht tek 1/3), po me sa lexoja neper komente, ka ec poplli...sidoqofte, nuk kas igjo per me u shqetesu. axhenda eshte fakultative. 

 

 po he dhe ju se late nam. 

Jepini me ate te lexuar, mbarojeni te shkretin se 200 faqe liber eshte.

o Bletë, a ka ndonjë shanc të hasim në ndonjë mardhënie njeri me njeri (dhe jo njeri me doktor apo njeri me mi) në pjesët e mëtejshme? unë e harroj përditë në zyrë librin, dhe atje s'kam kohë ta lexoj.

ta thot lala i gjo ty kshu kot, si tip tiron'si qe jom me carac ke shpia.(po e shtroj n' form pytje qe t mos dal me noi konkluzjon i cili do provoko'te noi kryqezate kundra turqve turkoshakeve anadollakeve kulakeve bashibozukeve me i llaf cdo gjoje t keqe qe na ka lon 537 vjet mrapa 80 vjet onash ene 19 vjet nen).

pytja osht ku jon arabet ke kto librat e bertit?

sa qejf i kom kto numrat e sakt,  " 537 vjet mrapa 80 vjet onash ene 19 vjet nen" smiley

me zhvillimet e reja te gjuhes, sic kom von re te i dor krijusish avantguardist, kto ndajfoljet e venit shoqnohen me kujdes pri parafjales "per"; robt kon shum po shum qejf me thon "pernen", duke morr shkas nga "permbi". Domethon, jakamono (me knoq me ket nick!!!) mun i bite ene kshuna:

"537 vjet permrapa 80 vjet peronash ene 19 vjet pernen" smiley

akvll, se pari pershendetje te permalluara. Na ke munguar, besoj se flas edhe per peshq te tjere kur e them.

 “Murtaja” është libër i zi e zymtësia e “Muratjës” në pjesën e saj të parë, nuk vjen vetëm nga minjtë, por dhe nga mungesa e ndonjë lloj mardhënie njerëzore që të bën të kesh shpresë në këtë jetë.

Me thene te drejten deri tani (kam dhe nja 60 faqe per ta mbyllur) mua "Murtaja" nuk me eshte dukur liber i zi, as i zymte. Une gjej humor, psh. menyra sesi i varrosin te vdekurit shpejt e shpejt me duket sikur ve ne loje ceremonite dhe kujen ne kohe te zakonshme.

Patjeter, murtaja mbetet murtaje - gjendja ne Oran eshte e tmerrshme - por do ti qe mua me duken interesante keta tipat, kjo jeta e burgut sikur nxjerr me te miren nga njeriu. Dhe zjarri i mallit per te dashurit e ndare, qe djeg aq fort vetem ne kohe murtaje...

Aq sa do kisha deshire t'i takoja Riënë, Grandin, Kortardin dhe kete Rambertin qe perpiqet te caje ferren... Por dua t'i takoj keshtu sic jane tani qe ka pllakosur murtaja, se kam pershtypjen qe Oranin pa murtaje nuk do ta honepsja dot.

C'dua te them eshte qe Murtajen me teper sesa te zymte e gjej nje liber mbi gjendjen njerezore ne veshtiresi, dhe gjej se nejrezit qeshin, qajne apo sillen si hajvane po njesoj edhe kur ka pllakosur vdekja.

 

 

akvll, nuk ka biseda me njerëz të thjeshtë në këtë libër, dhe asiçik dashuri për be. i vetmi kontakt tjetër që kam hasur deri tani është marrdhënia e kontrabandistëve me Rambertin, i cili është bërë si i tërbuar se e ka marrë malli për dashnoren në Paris dhe do ta braktisë qytetin me çdo kusht.

Blend përse duhet të shkosh deri në Oran kur jeton në Tiranë? Apo dhe nuk rimojnë...

 pytja osht ku jon arabet ke kto librat e bertit?

pyetje me vend. 

fakti qe Kamyja edhe pse ka lindur ne Algjeri (vend i populluar nga arabe) nuk i permend tek kjo veper, tregon qe ai jo vetem nuk flet, tek ky liber, per semundjen e murtajes por gjithashtu as per qytetin e Algjerise qe quhet Oran dhe ku shumica e popullsise eshte dhe ishte, arabe.

emri i qytetit, eshte real, vetem me qellim qe t'a nxise lexuesin francez (kamyja duke qene francez dhe duke shkruar ne frengjisht, i drejtohet fillimisht publikut francez) ta lexoje me kersheri. po te kish vene nje emer qyteti francez apo trilluar nje te tille, libri do te ngjallte me pak interes.

bile besoj se suksesin, ose lexuesin e gjere, Kamyja tek ky liber e ka gjetur vetem nga ky sajim, i emrit. por nuk duhet harruar gjithashtu qe Kamyja les pied noirs (kolonet franceze te Algjerise) por edhe jeten qe ata bejne,  njeh me mire se cilindo (popullate ose komunitet) tjeter. fakti qe ai shkruan per nje qytet, qe e njeh mire, ndihmon dhe ate vete te mirepozicionohet ne raport me ngjarjen qe kerkon te tregoje dhe e preokupon. etj, etj. ketu mund te bejme referat dhjetra faqesh, aq shume ka per te shtuar.

por gjithashtu, me kryesorja eshte, qe Kamyse arabet nuk i interesojne. Kamyja nuk eshte romancier i zakonte, as pershkrues ngjarjes, siç eshte psh Kadareja, qe ne librat e tij flet per kineze, ruse, e turli far popullli ose race tjeter.

Kamyse i intereson vetem NJERIU. ose si me thene njeriu oksidental, europian, si dhe tradita e tij kulturore greko-romake.

ps: po bisedoja me njerin kete fund jave per Kamyne (i shtyre prej zhvillimit te kesaj temes ketu). arritem ne konkluzionin qe me nocionin njeri, nuk mund te kuptojme te gjithe njerezit e rruzullit tokesor. sepse eshte e kote, ka kultura qe preokupimet e Kamyse ose shume koncepte filozofike, pak i prekin. 

arabet nuk kane te njejtat aspirata me francezet, kinezet me indianet e amerikes, indianet me indigjenet e afrikes apo amazonise, edhe pse te gjithe fizikisht jane njerez. 

Kamyja kur shkruan ka ne koke dhe natyrisht flet fillimisht per francezin. kjo prek te tere ata qe kane te njejtat aspirata me kete lloj njeriu. dmth mund te konkludojme te pakten te tere europianet, per me teper nuk kemi me siguri, se gjerat na tejkalojne.

 

te tere europjonet jo i her me siguri kjo, po as t' gjith europjonet perendimore po ta dush mo specifike, as ato francez 100% nga gjaku (s'po fus ktu t gjith ato qe kon nenshtetsi franceze). po me siguri shum francezve' i drejtohet berti me kto preokupimet e veta. sidomos atyne qe kon jetu n algjeri dhe qe s kon arrit kurr t shofin pertej  kultures shum' ngushtesisht kom'zeze. me kto kom'zijt' mun' te identifikohen masanej shum' europjon' perfshi ene no'i shqiptar (ose shum' shqiptar' ku i dihet).

tremeshan, me duket nuk duhet t'u mshohet aq shume ndryshimit te aspiratave. 

Sepse edhe nqs eshte shkruar "ekskluzivisht" per francezet, atehere eshte shkruar per lexuesin "mashkull francez".  Te Murtaja mungon gjithashtu personazhi femer, bashke me ate arab. 

atehere eshte shkruar per lexuesin "mashkull francez". 

ka mundesi te jet keshtu, nuk perjashtohet, po pastaj ? 

gjithashtu une i mshoj vetem aresyes sime, per te mos shtuar vetem nga nje rresht, here pas here, siç ben ti. por t'i dhene nje pergjigje te perpunuar, sadopak, pyetjes qe shtroi ai shoku, ndoshta vetem per shaka.

 

 

Mire, dakort smiley

Per saktesim, me duket se jane tre rreshta e ca, por pak rendesi ka.  Nuk isha ne dijeni te ndonje rregulli te ri te ppu-s per pune rreshtash ne poste. 

Gjithesesi, asgje per t'u shqetesuar smiley.

 e thash qe ne fillim, qe Kamyja kur flet per murtajen nenkupton te keqen (le mal). nuk po tregon pra sesi epidemia zuri nje qytet (sot) te Algjerise, por qe ne ate kohe ishte nje qytet francez (ne 66-en, pas vdekjes se Kamyse, Algjeria fiton pavaresine. pertej kesaj date ishte thjesht nje koloni franceze, siç jane akoma sot ca ishuj te karaibeve dhe oqeanit paqesor). 

ne ate kohe as femra nuk ishte e emancipuar, siç eshte sot ne France (ne 47-en kur libri botohet, femra franceze nuk kish te drejte vote déjà).

nuk kishte as femra doktore, as femra gazetare, as femra qe punonin ne bashkine e qytetit, e as femra kontrabandiste, etj. pra te gjitha personazhet (protagonistet) e Kamyse ne liber. e bile as femra lexuese.

ky qe terreni mike. ça te bente Kamyja (do ti duhej te gjorit te bente roman fantastiko shkencor ndryshe, per t'i bere femrat aktiviste te dalluara).

aq me teper qe ai mund te ket pas ndoshta aresye me te thella se keto.

lale ne m shqipni thena shakaja osht gjysma e t vertetes. un thjesht duke bo i shaka perpiqem me evitu noi klash of civilajzejshens alla shqiptarce. bo vaki m vakt t kamyse nuk ishte fare m pikpytje ky klashi? a jene t gjith ne me i a'tobuz me kamyne apo ca 'ka ne jon me mjete alternative udhtimi (si europjon' shqiptar' pse jo tironc venali me carac ke shpia po ene mo gjon e kom llafin)

 lol, po pra ky eshte thelbi. ai flet dhe u drejtohet vetem atyre qe jane ne nje autobuz me te. 

sot prej komunikimit na duket te tereve sikur i kemi hyp te njejtit autobuz. kjo na rren e na turbullon edhe leximin e ketyre lloj veprash, qe e kemi veshtire t'u kapim thelbin. 

falemn'erit shum per sqarimin. ishalla' ky a'tobuzi bertit osht a'tobuz unaze qe i bi prap knej 'ka lagjja ime.

ke i liber tjeter i bertit qe permenet shkarazi ene ke Panuklla m duket ai arabi vritet kshu si per kot pa dashje, se ishte di'lli modh ate dite apo jo?

Pjese interesante ne kete liber jane dy fjalimet e mbajtura nga prifti  dhe dialogjet e shkurtra mes Rieux dhe priftit mbi besimin ne zot.

Ja nje pjese dialogu qe ngacmon lexuesin (mua te pakten):

"It comes to this", said Tarrou, "what interests me is learning how to become a saint".

"But don't you believe in God."

"Exactly! Can one be a saint without God?-- thats the problem, in fact the only problem, I'm up against today."

Njeriu eshte produkt i situatave ku ndodhet:

In some houses groans could be heard. At first, when that happened, people often gathered outside and listened, prompted by curiosity or compassion. But under the prolonged strain it seemed that heats had toughened; people lived besides those groans or walked past them as though they had become the normal speech of men.

Hem?

Po situatat kush i prodhon?

Hajdari gjerman i spiegon me gjate.

Gjynaf qe si din, don te behesh edhe gazetar, Blend.!!!!!!!!!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).