Rezart Taçi, mediatikisht fajtor

Askush nuk mund ta mohojë faktin e fuqisë dhe pushtetit të medias, qoftë asaj të shkruar apo televizive aq më tepër në një kohë si kjo e jona, ku teknologjia mediatike ka përparuar aq shumë, sa qoftë edhe jashtë vullnetit tonë, në çdo sekondë ndihemi të “bombarduar” me informacion. I gjithë ky informacion, sado indiferent qofshim ndaj tij, të imponohet, lë gjurmë në të përditshmen e secilit prej nesh, bëhet pjesë e saj duke na shoqëruar në çdo minutë. Forca reale e medias, qëndron pikërisht në mundësinë që ajo ka për të ndikuar në opinionin publik, për të shërbyer si shqisë e saj me anë të së cilës jo vetëm perceptohet fenomeni por edhe artikulohet opinioni i masës.
E gjithë sa më lart parashtrova për pushtetin e medias dhe për rolin e saj të padiskutueshëm në perceptimin e realitetit, apo krijimin e bindjes tek opinioni publik, është sa e vërtetë, po aq edhe e frikshme, po të mendosh se sa të rrezikshme mund të bëhen mediat nëse pushteti që ato kanë përdoret për qëllime që nuk i shërbejnë aspak shoqërisë.
Në një vend me kulturë demokratike, në thelb të organizimit të medias qëndron liria e shprehjes që në vetvete përbën një sërë të drejtash dhe detyrimesh, të cilat vendosin një ekuilibër mes të drejtës për të shprehur mendimet, për të dhënë ide ose informacione pa ndërhyrjen e autoriteteve dhe detyrimit të domosdoshëm, për të mbrojtur dhe respektuar dinjitetin ose të drejtat e të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale dhe veçanërisht për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e Pushtetit Gjyqësor.
Marr shkas nga incidenti i fundit me gazetarin Mero Baze, incident që i kaloi përmasat e lajmit, dhe që ashtu siç ndodh zakonisht në të tilla histori, u keqpërdor nga të gjithë ata që mund të nxirrnin një përfitim prej saj, duke filluar nga vetë mediat.
Ajo që më shqetëson në gjithë këtë histori, është standardi i dyfishtë që u përdor në trajtimin e fenomenit në disa nga televizionet apo gazetat në vend, që edhe pse trumbetojnë vlerat dhe rolin e medias dhe të lirisë së shprehjes në konsolidimin e demokracisë, janë të parat që abuzojnë me këtë liri. Për shumë nga mediat e shkruara apo edhe televizive, liria e shprehjes është e drejta për të thënë gjithçka, pavarësisht se sa e vërtetë, e moralshme apo e dobishme është ajo për shoqërinë.
Në këndvështrimin e Konventës Evropaine të të Drejtave të Njeriut, neni 10, “Liria e Shprehjes, nuk mund të jetë e pakufizueshme dhe për më tepër askush nuk mund që në emër të saj të cenojë dinjitetin, personalitetin e qytetarëve”, dhe për më tepër në mënyrë të shprehur Konventa parashikon, se me lirinë e shprehjes nuk mund që të cenohet autoriteti dhe paanshmëria e gjykatave.
E thënë më qartë, media nuk duhet që të ndikojë në vendimin e  Gjyqësorit, duke ushtruar presion ndaj këtij vendimi, nëpërmjet manipulimit të opinionit publik, detyrim, i cili për rastin e Rezart Taçit, jo vetëm që nuk u respektua nga mediat, por u shkel në mënyrën më flagrante të mundshme.
Dhjetëra artikuj u shkruan në gazeta dhe qindra minuta kohë televizive iu kushtuan pikërisht “fajësisë” së biznesmenit Rezart Taçi, aq sa në opinionin publik ekziston bindja e padiskutueshme, se biznesmeni është fajtor për dhunën e ushtruar ndaj Mero Bazes. Falë abuzimit me lirinë e shprehjes, mediat duke shkelur çdo detyrim që buron pikërisht nga kjo e drejtë bënë një gjyq mediatik, duke e deklaruar publikisht Rezart Taçin fajtor, edhe pse drejtësia ende nuk e kishte thënë fjalën e saj. Falë një angazhimi kaq të devotshëm mediatik, që gjoja synonte të mbronte lirinë e shprehjes, por që dukshëm kishte në prapaskenë një përplasje interesash nga më të ndryshmet dhe më të ulëtat, u dhunua e drejta, pasi u shkelën një sërë parimesh, që janë po aq të rëndësishme dhe aq të domosdoshme për demokracinë, sa ai i lirisë së shprehjes.
Në optikën e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe në praktikën e Gjykatës së Strasburgut, është theksuar në disa raste domosdoshmëria e pavarësisë së gjyqtarëve, ndaj politikanëve apo Grupeve të Presionit, ku në grupet e presionit bëjnë pjesë padyshim edhe mediat. Asnjë gjykatë nuk duhet t’i lejojë vetes që të bëhet pre e influencave të jashtme, duke evituar çdo mundësi që krijon përshtypjen se çështja është e paragjykuar.
Nuk ka asnjë dyshim se publiciteti agresiv me të cilin u shoqërua rasti në fjalë, jo vetëm që ka rritur presionin ndaj Gjykatës, duke e shtyrë atë që të marrë një vendim që nuk i shkon aspak përshtat të drejtës, por në fakt vetëm sa ka kënaqur interesin e medias.
Rezart Taçit iu cenua e drejta për një proces të rregullt ligjor, dhe kjo për faktin se Gjykata, e gjendur përpara një presioni aq të fuqishëm mediatik dhe përpara një opinioni të manipuluar dhe deformuar të masës, nuk mund të ishte e lirë dhe e paanshme në vendimmarrjen e saj.
Çdo vendim i ndryshëm nga ai që kishte paracaktuar, media do t’a kishte etiketuar atë, si një gjykatë të korruptuar. Nuk ka asnjë dyshim se ka qenë pikërisht presioni i ushtruar nga media ndaj gjykatës, ai që ka çuar në marrjen e një mase sigurie kaq të rëndë, siç është ajo e “arrestit me burg”, ndërkohë që bëhet fjalë për një person të njohur publik dhe për një vepër penale me një rrezikshmëri shoqërore kaq të ulët, aq më tepër kur është ofruar një garanci pasurore prej 100 mijë eurosh, garanci që nuk ofrohet as për veprat penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Në eksperiencën time disa dhjetëra vjeçare në Drejtësi, mund të them me bindjen e plotë se ky është një rast unik, që një masë sigurie e një karakteri kaq të rëndë merret për një vepër penale ndaj të cilës veç të tjerash parashikohet edhe dënimi me gjobë.
Po kështu, si pasojë e mosrespektimit të detyrimeve që Konventa Evropiane parashikon për median që të mos ndikojë në paanshmërinë dhe autoritetin e Gjykatës, Rezart Taçit iu cenua e drejta për t’u prezumuar i pafajshëm.
Nuk ka asnjë dyshim se për një njeri kaq të rëndësishëm në botën e biznesit, një fakt i tillë ka sjellë pasoja dhe dëme mjaft të mëdha financiare ekonomike, ndërkohë që për figurën dhe integritetin e tij publik një dëm moral të padiskutueshëm.
Në një shoqëri demokratike, ku ekziston respekti për të drejtën dhe institucionet, të gjithë, përfshi dhe mediat, duhet të heshtin ndërsa gjykata jep verdiktin.  
Duhet të heshtë, Presidenti i Republikës njëkohësisht edhe kryetar i KLD, duhet të heshtin diplomatët apo përfaqësuesit e vendeve të huaja, qoftë ky edhe Ambasadori i SHBA, të heshtin politikanët, të heshtim të gjithë dhe të presim verdiktin e gjykatës, sepse ky do të ishte i vetmi shërbim i dobishëm që do të mund t’i bënim drejtësisë dhe demokracisë sonë të brishtë.
Në demokraci mbizotëron respekti për qytetarin, dhe ai nuk shikohet si lajmi i radhës, por si një qenie që ka dinjitetin, integritetin dhe jetën e tij private. Liria e shprehjes ngrihet mbi detyrimin për t’i respektuar këto të drejta, në të kundërt ajo nuk do t’i shërbente demokracisë, por do të bëhej më e rrezikshme se çdo lloj tiranie, pasi ajo duke manipuluar të vërtetën përveçse manipulon opinionin publik, edukon tek ai mungesën e besimit tek Drejtësia dhe gjykata.

32 Komente

hahahaha, "kercen prifti nga belaja" thote poplli jone. Ky av. flet per parime. Po pse mor avokat parimet e meritokan penen tende vetem per kete "....njeri kaq të rëndësishëm në botën e biznesit, ...për figurën dhe integritetin e tij publik." Po pse mo avokat tani e ndjeve lageshtine e sitemit ti?!!! Apo, ata qe s'paguajne dot yndyrshem, ose qe nuk jane kliente te padroneve te tu nuk i meritojne parimet eee? Pffff, skllever...bij sklleverish.

 

Mire more avokat, po cfare ti bejme atij mandantit tend, qe nuk ia rrasi shpullat Bazes ne ndonje qoshe te erret, ne ndonje cep pallati, por ne nje lokal te mbushur me njerez dhe me deshmitare ne tavoline. Keshtu qe prezumimit te pafajsise sikur i ka ike boja.

Po mire mor avokat, a nuk te ka vajtur nder mend se gjykata e "mbajti ne burg" Tacin, jo si pasoje e presionit mediatik, por si pasoje e mosparaqitjes ne kohen e duhur ne polici, apo edhe e fshehjes prej policise per disa dite me rradhe? Apo kujtovi Taci bashke me ty se cudia me e madhe me te vertete zgjat tre dite dhe pas dites se trete e pate te arsyeshme, qe te dorezohej Taci?

Nje shprehje e urte thote: "Kush banon ne pallat xhami, nuk duhet ti gjuaje njerezit me gure". Psene e kupton vete Taci tani.

O Fatmir, sa lek ke marr per kete artikullin qe une nuk e lexova dot deri ne fund? Nqs do te behesh avokat i larove e pisave, behu, po pse i bie nga Kina nuk e kuptoj!! Do ishte me bukur te kishe thene,

- O njerez, a keni qene ndonjehere ne Kine? -JO- epo Thaci eshte burre i mire, Bazja eshte burre i keq-

Dhe keshtu e kishe dhe me pak humor kte pacavuren qe ke shkruajtur.

ps. mqns s'ka shume dobet, ose pacavure fare tek votat po te ve nje dobet me hater.

......e çuditet gjithe dynjaja!

 

per dancin e priftit e kam llafin.

Po ti mos u habit me ket av. e mira moj, me siguri sheh plot te tille perreth...

 

e vertete ne fakt...po ca dine ta gjejne kufirin tek thana...ca e ca te tjere hipin maje thanes dhe flasin si moma Zeqos

ky danci i priftit qenka c'qenka danida smiley me bere te qesh, mire qe nuk e quajte vals smiley

..ej  se tani e lexova mire ket artikullin. po ky avokati paska ngel pa pune me duket qe ka kohe te shkruaj kshu gjerash. allah allah! ky qe ka bo per gjynah!

Me duhet te them qe artikulli prek nje pike te rendesishme. METRIN e njejte! Nese metri ndryshon sa here qe i teket gjykates, kryeministrit, presidentit apo edhe vete medias kjo eshte shume serioze dhe e frikshme. Absolutisht veprimi i Tacit eshte i denueshem. Por kjo qe po ndodh eshte nje parodi e seriozitetit te gjykatave shqiptare. Pa diskutim qe Taci nga gjykata konsiderohet person me rrezikshmeri te larte per shoqerine se ndryshe nuk ka kuptim vendimi. Pra ideja eshte qe ky person po te lihet do filloje grushtet rradhe ne popullsi...tjetra pastaj eshte se veprimi sado i rende nuk eshte i nivelit qe Rezart Taci te lere identitetin e tij dhe pozicionin dhe te arratiset nga drejtesia shqiptare kjeshtu qe kjo ka frike ta gjykoje ne gjendje te lire....Une vete kam nje opinion (e perseris opinion) jo shume pozitiv per Tacin, qe perpara se te ndodhte kjo ceshtja me Bazen...por kjo qe po ndodh ne gjykate eshte vertet per te vene duart ne koke. Nuk ka te beje me Tacin. Ka te beje me faktin qe njeriu asnjehere nuk di ku qendron me gjykaten shqiptare. Pra drejtesia nuk eshte e parashikueshme. Shpresoj te vene mend...

Ke njefar te drejte ne fakt. Mediu vazhdon te jet minister !!!!!!!!!!!!!!!!

Te shpjegoj pak ;

Hitleri dhe stalini, thone qe kishin nje aksiome;

Kush vret nje njeri ben krim, kush vret njemilion ben nje statistike.

Tashi Ndryshe nga "mediu" te inskenojme kete ngjarje;

Ne ngjarje nuk goditet vetem Mero, por edhe ata te dy gazetaret e tjere. Ligji thote qe deshmia e tyre duhet te provohet nga persona te paanshmem (se çu pa pastaj prova/ ndikon tek "tip" bindje e brendshme te gjyqtari). keshtu qe per mungese te deshmitareve te paanshem ceshtja mbyllej .

 

Pa diskutim qe po. Me Mediun eshte thyer metri fare.

Pikerisht pra, prandaj ne Shqiperi  nuk ka drejtesi, as meter as peshore.

Shume drejte flet artikulli per presionin e mediave ndaj gjykatave,por keto media u fryne ne kete menyre nga Guvernatori Shqiperise Withers i cili i inkurajoi mediat te shpifin ne emer te lirise se shprehjes si dhe i dha urdher gjykates te denojne Tacin.

 

Rezart Taçi  akuzohet per; "Goditjes për shkak të detyrës"të parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal. Ky nen mbron AUTORITETIN E SHTETIT (Kreu III i K.Penal) -seksioni 1  vepra penale kunder veprimtarise shteterore te kryera nga shtetasit  / konkretisht duke mbrojtur punonjesit "qe kryen nje detyre shteterore ose nje sherbim publik".

Duke e marre te mireqene -goditjen e qytetarit Mero Baze/per shkak te nje(disa) emisioni televoziv, konstatohet qe; Mero Baze, nuk eshte as ne kryerje te detyre shteterore ose nje sherbim publik (per llogari te autoritetit te shtetit), por eshte thjesht si gazetar ne nje subjekt privat.

Prokuroria dhe Gjykata kane gabuar rende ne cilesimin e vepres penale. Dhe ky gabim eshte bere nen presionin mediatik. Sa e kuptoj une avokatin, ne kete artikull shqetesimi i tij , eshte se Taçi, por edhe te tjeter kriminalizohen me teper se cfare -thote ligji.

I/E nderuar koleg/e,

Me sa e kuptoj une artikullin, avokati nuk duket se ka dashur te beje praktike dhe ti hyje thelbit te ceshtjes. Avokati ka pretenduar te trajtoje nje problem etik dhe social-politik, duke marre shkas nga nje ceshtje konkrete ligjore. Sugjerimet tuaja ne dispozita te ligjit thjesht dekonspirojne linjen e mbrojtjes ne kete ceshtje, qe nga ana tjeter kujt po i duhet xhanem...

Avokati ve gishtin ne nje plage te felllleeee shume te sistemit, standartet tashme jo vetem te dyfishta, por te shumefishta te drejtesise shqiptare dhe kete tenton ta beje ne cilesine e nje profesionisti me karriere "disa dhjeteravjecare". Te marresh persiper luften per kete kauze eshte gjest i nderuar, por eshte shume i rendesishem kali i betejes qe zgjidhet dhe rasti i Tacit i vetem nuk i ben nder kauzes.

Nga ana tjeter nuk mund ta besoj qe avokati ndeshet per here te pare ne karrieren e tij disa dhjeteravjecare me kete problem te sistemit te drejtesise. Po te ishte keshtu, atehere duhet te pranoje qe deri tani ka qene pjese, ne mos ndertues, i mekanizmave qe kane krijuar kete plage e te tjera si kjo per drejtesine, dhe tani i erdhi zjarri tek b... e vet.

Kjo eshte nga ato kauza qe do shume kuaj beteje, dhe keta dinjitoze.

Koleg/e, nuk duhet gerric m... se qelb dynjane pastaj...

Qe thu ti avokat, mbajtja ne arrest e Tacit s'ka te beje shume me instrumentalizimin e mediave sic thua ti, e as me konventen per te drejtat e njeriut qe s'parashikon asgjekundi (te pakten per aq sa di une) qe njeriu qe cenon personalitetin e te tjereve dhe shpif etj etj denohet me rrahje. Ka te beje me thelbin e sistemit dhe me nenin kushtetues mbi lirine e shprehjes. meqe je penalist e di mire qe ka dy nene kodi penal per rrahjen, njeri qe flet vetem per rrahje dhe te denon me gjobe deri ne 6 muaj burg, dhe nje tjeter qe per goditjen per shkak te detyres qe te denon me gjobe deri ne tre vjet burg. Tani ty, po s'te pelqeu kerko te ndryshohet kodi penal, ose kerko te ndryshohet sistemi dhe une jam dakord qe te gjithe ne ti pallojme n'dru gazetaret sa here qe shpifin. Kam vetem i siklet, a do ngelen mo gazetare verdalle apo jo. 

Pse i ngaterron mediat kot? Ca do mendoje i pambrojturi mor avokat kur shef qe dikush qe ka leke shume ben c'te doje dhe fle ne shpi te vet? Kshu i edukon ti kalamajt e tu, boj pare se po pate pare t'rru trapin sistemi?

I qelloi fati i keq Rezartit te behet shembull, i qelloi, po qe s'ke c'ben, do zoti mendojne te tjeret qe kane me pak lek dhe bythe se Rezarti dhe i mbajne duart e veta nen kontroll.

Sa per heshtjen e te gjitheve dhe pritjen e vendimit te gjykates ... leje pash zotin, tregoju me serioz me lexuesin se portokalline e shef te dielave mileti zakonisht, jo per dite jave.

 

Meqenese do te behesh avokat, lexo nenin 59 te Kodit te Procedures Penale dhe pastaj ato nenet e shpifjes dhe te rrahjes te Kodi Penal (119/120).

Pastaj flasim

 une s'dua te behem avokat mor trim, po meqe ti already qenke, silli ato dy nene qe permend, dhe sill dhe nenin me perkufizime kush quhet sherbim publik meqe gazetaria ty tu dukerka sherbim privat.

Jo nuk ta sjell une - se ligji e ka veprimtari shteterore qe kryhet nga punonjes (shteteror) qe kryen nje detyre shteterore  dhe

Veprimtari shteterore qe kryhet nga punonjesi (shteteror) qe kryen nje sherbim publik.

Per shkak te veprimtarise shteterore apo sherbimit shteteror.

 

 Ja ca thote ky neni jot: goditjet ose vepra te tjera dhune qe i behen punonjesit qe kryen nje detyre shteterore apo sherbim publik, per shkak te veprimtarise se tij shteterore apo sherbimit, ....

Tani, kush eshte sipas llogjikes tende nje sherbim publik qe nuk eshte detyre shteterore, apo e kane shtu kot ata qe e kane bo sa per me shtu llafet se i marrin honoraret si perkthyesit 333 fjale/faqe, nje faqe 10 euro?

Se cfare eshte - sherbim publik - per veprimtarine shteterore dhe nga punonjesit shteterore, do te dale ne fund te procesit penal.

Une thjesht komentova, nuk bera krim .... as nuk ofendova dhe as nuk u nisa per ti dale zot Tacit(se fundja ka kush merret me te).

NQS me kupton mire, nqs nuk me kupton - uroj te shkosh dhe te takosh ndonjehere ne jete ndonje person qe -pasi e dhunuan mediatikisht i hapin nje deri ne 100 procese penale deri tia marrin frymen e jeten. Dhe kjo sepse nuk  paguhet demi ne Shqiperi, aq me teper demi moral, dhe demi i EMRIT.

Ca do mendoje i pambrojturi mor avokat kur shef qe dikush qe ka leke shume ben c'te doje dhe fle ne shpi te vet? Kshu i edukon ti kalamajt e tu, boj pare se po pate pare t'rru trapin sistemi?

Qe thua ti shoku, une mendoj, se ai qe ka leke, nuk ben cte doje, por duhet te respektohet edhe pak me fort (se nuk te kerkon boxh).

Edhe kalamajt keshtu do ti edukoj,  qe - te mbushin kaptinen me libra/kompjutra- edhe ti shtrohen punes me bo nej lek, se o mire vallahi. Po munda te mite,  do ti mesoj edhe te tute keshtu

po ti rrofsh mer plak, hap i shkolle private.

Je 1-sh.

Dhe ta dish, se mesa e njoh une -dipllomizimiprivat-eshte treg i virgjer si tregtia e ndertimi ne 90' (dmth qe merr leket e ske rregulla)

Duke qene avokat pse nuk ben nje shkrim nga ana ligjore,ne studio ligjore, per te percaktuar, kush ka faj Thaci apo Mero?!!!Apo meqe nuk paske kliente,ke dal per fushate peshku,te kapesh nje peshk si Thaci qe nuk eshte keq?!! I qut Mir-Aveja!

Te kerkoj falje, ik bej qejf.

Por mendoj se ashtu si radhen e pare, edhe kete here per nje koincidence fatkeqe per biznesmenin, erdhi nje deklarate e fisme ne nje pjesemarrje per te nderuar njerez te ndeshkuar nga diktatura, serish shkelqesia e tij ambasadori amerikan, percolli mesazhe per lirine e fjales,

Ambasadori nuk i tha rastesisht ato fjale.Ashtu si dhe heren e pare,nderhyri brutalisht duke urdheruar gjykaten ta lere ne burg Tacin.

Ne se do ti behej vone per te persekutuarit ai duhej ,te pakten,te denonte njerezit qe i urdheruan keto denime e qe sot jane ne majat e sistemit te drejtesise .

Avokat Braka kerkon te neutralizoje shtypin i cili "duhet te rrije urte sepse edhe biznesit nuk i ben mire si edhe trajtimi ndaj nje personi eshte i diferencuar ne rastin e te drejtes".

Avokati kerkon mos ndikimin e opinionit publik prej shtypit, por harron qe opinioni publik i perbere prej 3 milionesh e din shume mire se si nje kamarier emigrant, pa breke ne b.the, mund te behet miliarder per 5 vjete. Opinioni, po, nuk arrin te kuptoje se si mund te behen lecke edhe kompani serioze 100 a me shume vjecare, lider e plot prestigj ne tregun nderkombetar, te shke...hen prej nje kamarieri biznesmen, qe fiton te drejten te bleje e te drejtoje naften shqiptare. Nuk arrijne te kuptojne se nga kane ardhur dhe si deklarohen fitimet e parave qe vendos ai, nuk kuptojne seriozitetin e Alibaleve( kryetare komisoini, per cudi i partise se Mehdiut)) qe i rregullojne dokumentat e nuk marrin parasysh asnje ankimim. Opinioni njeh edhe gazetarine shqiptare, por njeh edhe sekseret avokate te paafte, te cilet dine shkelqyeshem te kalojne parate nga klienti tek prokurori e gjykatesi.

Sot keta avokate jane shqetesuar. Mos valle skserlleku po humb vlera, e djem te rinj e plot profesionalizem dine te kene edhe profesionin ne dore por edhe prestigjin e moralin!.

Ceshtja nuk qendron tek rrafja si rrafje. As edhe tek ajo e nje gazetari prej nje njeriu te rendomte. As edhe prej nje boksieri, sic thote Frangaj kur e krahason me Tajson. Rrafja si dhune prej nje miliarderi rrethuar me bodigarde, ne mes te Kryeqyetit, per aresye sepse gazetari ka shkruar per profesion( jo se ka dashur ta shaje ose shpife per familjen, pamjen, moralin e personit) dhe per shqetesim te humbjes se parave te mia dhe te av. Brrakes, pra te vjedhjes ne mes te dites, shoqerohet me dhune ne mes te sheshit. Brrakes jam i sigurte qe nuk i pelqen Meksico City.

Av. Brraka, duhet te kuptoje qe Taci ka bere nje gabim fatal. Ne vend qe te pagonte para per avokatet ose juristet per ta hedhur gazetarin ne gjyq  e ta fundoste sipas te drejtes, ky tashme paguan njeqiindfishin, e avokatet nuk e shpetojne dot as prej gjykates dhe me keq, as prej opinionit ne shtypin e shkruar e televiziv.

Ambasadorit Withers.

Pushoje nga puna ate gjykatesin qe liroi Tajsonin per rrahjen e fotoreporterit.

Keshtu e mbron amerika shtypin e lire !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

A kane vlera me ato leksione qe jepni ju ne Shqiperi !!!!!!!!!!!!!!!!!!

 keiendi; "....Av. Brraka, duhet te kuptoje qe Taci ka bere nje gabim fatal. Ne vend qe te pagonte para per avokatet ose juristet per ta hedhur gazetarin ne gjyq e ta fundoste sipas te drejtes, ky tashme paguan njeqiindfishin, e avokatet nuk e shpetojne dot as prej gjykates dhe me keq, as prej opinionit ne shtypin e shkruar e televiziv..." 

 

Kjo qendron. Keshtu mendova dhe une (e besoj dhe shum te tjere), mirpo ngrihet pyetja, pse se beri kete veprim Taçi. Ketu ngrihet vertet nje pikpyetje e madhe; 

ose 1) Taçi dhe firma e tij i fshihej fiskalitetit, ose 2) ai ishte ne rregull me fiskalitetin mirpo Taçi (si shum biznesmen shqiptare) s'kane dhe aq tru si ta zgjidhin çeshtjen ne menyre ligjore. Preferojne me mire ti zgjidhin çeshtjet alla shqiptarçe. 

Artikulli i avokatit ketu, ishte nje mbrojtje e shkelqyer ndaj klientit te tij dhe ishte brenda normave juridike. Megjithate ne fund te fundit vendos gjykata mbi bazen e fakteve. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).