Qindra arrestime për drogë në Serbi

Mbi 500 vetë janë arrestuar gjatë një operacioni masiv kundër drogës në mbarë Serbinë.

Ministria e Brendshme tha se ky është operacioni më i madh kundër trafikantëve të drogës që është kryer ndonjëherë në Serbi.

Mbi dymijë policë u përfshinë në bastisjet në orët e para të ditës, në mbarë vendin.

Personat e arrestuar besohet se kanë qënë të përfshirë në shitjen e drogës nëpër shkolla dhe universitete.

Njëmilion dollarë banknota të falsifikuara u kapën gjatë operacioneve bashkë me municione dhe makina luksoze.

Autoritetet serbe duket se i kanë intensifikuar operacionet kundër narkotikëve kohët e fundit.

Në bashkëpunim me homologët e tyre amerikanë, ata ndaluan mbi 2 ton kokainë pranë brigjeve të Uruguajit.

Droga mendohet se po shkonte drejt një porti në Mal të Zi, për t'u shitur më pas në tregun evropian.

Ballkani është një rrugë kryesore për trafikimin e drogës dhe të gjitha vendet dëshirojnë të tregojnë se janë duke shtuar përpjekjet për të luftuar krimin dhe për të ecur përpara drejt synimit të tyre për anëtarësim në BE.

5 Komente

Ja qe edhe serbet merren me droge!

Po keshtu ne Ml te Zi lulezon kondrabanda e duhanit me Italine ku vete Gjukanovici e drejton.E shkruan gazetat italiane por nuk e cau koken njeri.

Ne Europe mafia ruse,italiane dhe kineze bejne ligjin.Edhe Chelsea ja blene anglezeve nje 40 vjecar rus miliarder qe kur ishte 20 vjec nuk kishte breke dhe jo me pare.Sot cuditerisht eshte pronar i 1/2 te Rusise.

Kina ka qytete te tera qe bejne prodhime te ngjashme ne dukje me firmat e mira dhe i shesin kondrabande me cmime qesharake kudo.

Se po te ndjekesh komentet e tokos duket sikur vetem ne shqiptaret jemi te tille.Jo ore jo te gjithe jane kush me shume e kush me pak te korruptuar.E vecanta per ne shqiptaret eshte se e gjykojme veten me rende sec duhet.

E vecanta per ne shqiptaret eshte se e gjykojme veten me rende sec duhet.

... e paragjykojme me teper seç duhet. 

e vecanta eshte se ne s'i bezdisim; pertojme me i arrestu.

Se po te ndjekesh komentet e tokos duket sikur vetem ne shqiptaret jemi te tille.Jo ore jo te gjithe jane kush me shume e kush me pak te korruptuar.E vecanta per ne shqiptaret eshte se e gjykojme veten me rende sec duhet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).