Zgjedhjet lokale ne Kosove - te parat "me forcat tona"! Asigjo ke Peshku?

.

9 Komente

Mrroklle edhe mua me beri pershtypje qe s'pati teme te peshku.  Do u kete thene Kurti admineve qe zgjedhjet duhet te bojkotohen smiley.

Nga BBC Shqip:

Dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka publikuar të hënën në mbrëmje rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, sipas të cilave Partia Demokratike ka fituar pa balotazh në pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në katër, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës në tri.
Nga qendrat e mëdha LDK-ja ka fituar Prishtinën, AAK-ja Gjakovën ndërsa PDK-ja Ferizajn.
Në shumicën e komunave, fituesi i zgjedhjeve do të dihet vetëm pas përfundimit të rrethit të dytë të votimeve që mbahet më 13 dhjetor.
Katër qendrat e mëdha, Prizreni, Peja, Mitrovica e Gjilani janë në mesin e 20 komunave që shkojnë në balotazh.
Në Prizren dhe në Gjilan gara do të zhvillohet ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Pejë ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionit AKR-LDD, ndërkaq në Mitrovicë ndërmjet Partisë Demokratike dhe koalicionit AKR-LDD.
Në komunat e reja me shumicë serbe, Graçanicë, Kllokot dhe Ranillug nuk do të ketë balotazh si dhe në komunën e Mamushës me shumicë turke.

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta tha se në numërimin e rezultateve paraprake nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.
Zonja Lushta bëri të ditur se në disa qendra kanë mbetur pa u numëruar edhe disa kuti të votimit.
"Në Gllogovc nuk kemi rezultate nga 5 vendvotime, në Gjilan dhe në Fushë Kosovë nga një vendvotim, në Prishtinë nga 12, në Prizren mungojnë rezultatet nga 10 vendvotime, në Skënderaj nga 9 dhe në Vushtrri nga 2 vendvotime," tha zonja Lushta.
"Shkaku është se ka pasur parregullsi, si p.sh. paketimi nuk ka qenë në rregull, ose kanë qenë më tepër vendbanime të populluara me serbë dhe ata fare nuk kanë dalë, ose kanë munguar raportet e këshillave të vendvotimeve. Këto do të kthehen edhe një herë në rinumërim”, tha kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta.
Sipas saj, votat e panumëruara nuk pritet ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Zonja Lushta tha se këto vota do të numërohen në një kohë të shkurtër, sikurse edhe votat për asambletë komunale, ndërsa nuk ka qenë në gjendje të thotë se sa është numri i votave me kusht.
Ajo tha se rezultatet përfundimtare do të publikohen sa më shpejtë të jetë e mundur.
KQZ-ja nuk ka bërë të ditur as përqindjen e votave të fituara nga subjektet politike në shkallë vendi.

'Parregullsi të vogla'

Kryetarja e KQZ-së në përgjithësi e ka vlerësuar të rregullt procesin zgjedhor, me disa parregullsi "të vogla".
"Po e konfirmoj se nuk ka pasur parregullsi aq të mëdha, të cilat kanë mundur të ndikojnë në rregullsinë e procesit të zgjedhjeve," u shpreh zonja Lushta.
Në KQZ thonë se Komisionet Komunale Zgjedhore kanë raportuar për parregullsi në disa komuna dhe të gjitha ankesat do të shqyrtohen nga Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa.
Megjithatë asnjë subject politik deri tani nuk ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve dhe fituesi i zgjedhjeve do të mund të dihet vetëm pas 13 dhjetorit, kur mbahet raundi i dytë i votimeve.
PDK-ja do të jetë në balotazh në numrin më të madh të komunave e pasuar nga LDK-ja dhe AAK-ja.

Vëzhguesit e huaj

Shefi i misionit të Rrjetit Europian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ENEMO, Darko Alesov, në vlerësimin paraprak për zgjedhjet lokale të së djelës në Kosovë tha se ato përmbushën shumicën e standardeve ndërkombëtare.
Zoti Aleksov vlerësoi edhe punën e KQZ-së, duke thënë se ky insititucion ishte përpjekur për mbarëvajtje efikase të procesit zgjedhor.
Megjithatë raporti i ENEMO-s vuri re edhe disa mangësi, si mospërputhje mes listave zgjedhore dhe regjistrit civil, vonesë në fillimin e punës të komisionit për ankesa dhe parashtresa, ku subjektet mund të ankimojnë rezultatet ose procedurat zgjedhore, si dhe përdorimin e përgjithësuar të votimit me kusht, që nënkupton votim jashtë vendit të banimit që për misionin ENEMO është "një koncept i pazakontë për zgjedhje lokale".
Raporti i misionit ndërkombëtar vëzhgues vë re gjithashtu edhe pamundësinë e një pjese të elektoratit për të votuar, por këtë mangësi e shikon tek situata e ndërlikuar politike, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për qëndrimet e serbëve lokalë.

Veç këtij misioni zgjedhjet i mbikqyri edhe një delegacion i Parlamentit Evropian, që kryesohej nga Doris Pack.
Zonja Pack dha vlerësim pozitiv për procesin zgjedhor.
"Kosova ka treguar se ka arritur nivel të pjekurisë dhe se mund të bindë disa vende të tjera që ta shikojnë pozitivisht dhe ta njohin Kosovën. Ndoshta disa presin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë," tha zonja Pack.
"Sikur të ishin zgjedhje të këqija atëherë kjo nuk do të ishte e dobishme. Prandaj mendoj se ky rezultat është i dobishëm," tha zonja Pack.
Ashtu si dhe misionet vëzhguese, edhe diplomatët e huaj në Prishtinë, kanë vlerësuar procesin zgjedhor të së djelës në zgjedhjet lokale, që ishin të parat që organizoheshin nga autoritetet vendore pas pavarësisë.

Urime Kosoves per zgjedhjet lokale, deri tani kane mare 'nota' pergjithesisht te mira nga nderkombearet. smiley

 

Rohan vlerëson pozitivisht zgjedhjet

Ish i dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, i ka cilësuar zgjedhjet lokale në Kosovë si të drejta dhe demokratike, ndërkohë që, siç tha, institucionet vendase i kanë menaxhuar ato shumë mirë.  

Në një intervistë me BBC-në zoti Rohan tha se zgjedhjet do të jenë një shenjë e mirë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, meqë sipas tij, ato tregojnë se fati i Kosovës nuk është, siç vlerësoi, kaosi, militantizmi ndëretnik ose fenomenet e ngjashme.

Sipas tij pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale, dëshmon se ata, me gjasë, kanë filluar ta pranojnë se pavarësia e Kosovës është realitet që nuk ndryshon dhe se Plani Ahtisaari, u ofron atyre një mundësi, përgjegjësi dhe të drejta më të mëdha.

Ai e cilësoi si të papranueshme thirrjen e Beogradit për mospjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.

Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me zotin Rohan dhe së pari i kërkoi atij një vlerësim për zgjedhjet lokale në Kosovë

Albert Rohan: Unë mund vetëm të bazohem në vëzhguesit që janë në Kosovë meqë nuk jam atje.

Unë do ta vizitoj Kosovën javën e ardhshme. Mirëpo, duket sikur të gjithë kanë një pikëpamje të përgjithshme se këto zgjedhje ishin të drejta, të organizuara dhe demokratike.

Gjithnjë në këso raste ka disa incidente, që janë të papranueshme, por jo me ndikim.

Në përgjithësi të gjithë janë shumë të kënaqur me mënyrën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

BBC: Pra mund të themi se kjo ishte një ditë e mirë për Kosovën, në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane?

Albert Rohan: Ishte një ditë shumë e mirë për Kosovën, sepse këto ishin zgjedhjet e para që nga shpallja e pavarësisë së saj, ato ishin të organizuara nga autoritetet kosovare dhe jo nga ndërkombëtarët, siç ishte rasti në të kaluarën dhe çdo gjë shkoi mirë.

Pra po, ishte një ditë e mirë.

BBC: A do të thotë kjo se kosovarët dhe institucionet e tyre janë pjekur për të organizuar vetveten dhe për të organizuar zgjedhje?

Albert Rohan: Që të organizohen zgjedhje, siç e dimë të gjithë ne dhe të marrim shembull demokracitë më të vjetra, mund të jetë gjithnjë e vështirë.

Askund zgjedhjet nuk janë të përkryera nëse ju kujtohen zgjedhjet psh për presidentin amerikan, në Floridë.

Nëse i merrni të gjitha këto parasysh, atëherë mund të thuhet se institucionet i kanë menaxhuar ato shumë mirë.

BBC: Kishte një pjesëmarrje të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje. Çka tregon kjo?

Albert Rohan: Mendoj se ajo që tregon është se serbët në Kosovë duket sikur kanë filluar të pranojnë së pari: se pavarësia e Kosovës është një realitet dhe ai nuk do të ndryshojë dhe e dyta, propozimi ynë, i ashtuquajturi Plani Ahtisaari, ju ofron atyre një mundësi të madhe, përgjegjësi dhe të drejta të mëdha si dhe do t’u mundësojë atyre që të udhëheqin me punët e tyre brenda kornizës ligjore të Kosovës.

Por parakushti për këtë është pjesëmarrja e tyre në vendimarrje në vend.

Në vend të instruksioneve të kundërta nga Beogradi, që është fatkeqe, por që Beogradi vazhdon të bëjë, shumë serbë morën pjesë.

Natyrisht jo aq shumë në veri, që është plotësisht nën kontroll të Beogradit, por më shumë në pjesët e tjera të Kosovës ku shumica e serbëve jeton.

Mendoj se ky është një hap përpara, sepse thjesht ata duan të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga propozimi ynë, që është zbatuar nga autoritetet që u kanë ofruar.

BBC: Dhe kjo pjesëmarrje a mund të shihet si një fakt se serbët e Kosovës duan të marrin të ardhmen në duart e tyre duke ia kthyer shpinën Beogradit?

Albert Rohan: Pjesa e parë është e vërtetë. Mendoj se ata që morën pjesë, duan të tregojnë, se me këtë veprim, duan të marrin fatin në duart e tyre.

Në propozimin tonë, është paraparë një marrëdhënie e ngushtë e tyre me Beogradin, që duhet të vazhdojë dhe nuk ka asgjë të keqe këtu.

Por, ata duhet të marrin pjesë, duhet të angazhohen dhe të pranojnë realitetin. Dhe mendoj se shumë prej tyre e kanë bërë këtë.

BBC: Por Beogradi tha se kjo ishte një zgjidhje e keqe e serbëve të Kosovës?

Albert Rohan: Mendoj se ishte një zgjidhje e shkëlqyeshme.

Në një afat të gjatë, nëse e shikoni interesin e këtyre njerëzve ai duhet të bazohet në angazhim dhe pjesëmarrje.

Në të kundërtën ata nuk mund të kenë jetë në Kosovë.

BBC: A ka patur ndonjë ndikim në këtë vendim për pjesëmarrje të serbëve në zgjedhje, vendimi për të krijuar komuna të reja me shumicë serbe sipas planit tuaj?

Albert Rohan: Qeveria dhe Kuvendi gjithnjë kanë patur qëllim për ta zbatuar këtë pjesë të planit Ahtisaari.

Por në aspektin praktik ai mund të jetësohet vetëm nëse ata, për të cilët është bërë bashkëpunojnë dhe angazhohen.

Nuk mund të krijohen komuna ndërkohë që qytetarët e tyre nuk i shfrytëzojnë autoritetin dhe përgjegjësitë.

Natyrisht, fakti që një numër, dhe tash për tash nuk është shumica, por një numër i rëndësishëm i serbëve mori pjesë në zgjedhje e bën më të lehtë të vazhdohet me krijimin e këtyre komunave që në të vërtetë është në interes të komunitetit serb.

BBC: Pra mund të themi se këto komuna me shumicë serbe mund të jenë tani funksionale?

Albert Rohan: Po ato bëhen funksionale në bazë të skemës së re, nëse serbët vazhdojnë të angazhohen.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte një shenjë për këtë.

BBC: Kur e përmendët veriun dhe mosmbajtjen e zgjedhjeve atje. Ishte ky një vendim i drejt i autoriteteve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare që të mos zhvillohen zgjedhjet kësaj radhe në këtë pjesë dhe në Partesh për shembull?

Albert Rohan: Të flasim realisht, unë nuk e di se çka mund të bëjnë ata.

Situata në veri është e keqe, por është trashëgimi. Diçka që është trashëguar nga tetë vjet të administrimit të OKB-së dhe ajo nuk ka patur sukses për ta tejkaluar këtë ndarje prandaj autoritetet e kanë trashëguar këtë situatë.

Mendoj se mënyra e vetme që të tejkalohet kjo ndarje është në rrugën pragmatike dhe me durim me një ndihmë nga BE-ja, në këtë rast EULEX-i që mendoj se është e vetmja forcë që mundet të ndihmojë që ngadalë të tejkalohet kjo situatë që është e keqe.

BBC: Dhe më lejoni zoti Rohan, a ishte kjo ditë e zgjedhjeve një shenjë e mirë e Kosovës për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe përpara Serbisë?

Albert Rohan: Mendoj se ishte, sepse kjo tregon se fati i Kosovës nuk është kaosi, apo militantizmi ndëretnik ose fenomenet sikur kjo.

Mendoj se nuk është një fat i patejkalueshëm, por në të kundërtën me një vullnet të mirë nga të gjitha palët mund të krijohet një shoqëri e integruar e Kosovës.

Mendoj se kjo mund të jetë diçka, për të cilën Gjykata Ndërkombëtare do të mbaj shënime.

BBC

 

Do u kete thene Kurti admineve qe zgjedhjet duhet te bojkotohen

Ne na zien koka, jemi ne kohe revolucioni 3 ditorsh cadror dhe kutihapes, kurse keta jo vetem qe s'kane kerkuar hapje kutish, po as bojkot s'kane filluar. Ca te pasqyrosh ne Peshk atehere?! :think:

Ne na zien koka, jemi ne kohe revolucioni 3 ditorsh cadror dhe kutihapes, kurse keta jo vetem qe s'kane kerkuar hapje kutish, po as bojkot s'kane filluar. Ca te pasqyrosh ne Peshk atehere?!

xhibo, me kadale xhan.  Ne Gjakove ka pas ca demonstrata te vogla, pastaj ka pas dhe filmime abuzimesh.  Por gjithesesi, mire votimi. 

Ndersa thirrjet per "bojkot" ishin per diten e votimit.  Rreth 45% pjesemarrja.  Jam kurioze te lexoj ndonje deklarate te Vetvendosjes, per te pare c'mendim kane per pjesemarrjen.

Kush i bente thirrjet per bojkot Monda (per shqiptaret flas, se serbet dihet), se s'i kam ndjekur lajmet e Kosoves?

45% tani duhet pasur parasysh qe ishin dhe zgjedhje lokale, packa se te parat qe pas pavarsise.

Mua personalisht me shume se rezultati (qe s'e kam haberin kush parti eshte me ke) apo gjerat teknike me intereson fakti qe vleresimet jane pergjithesisht pozitive nga nderkombetaret. Incidente ka kudo tani, dhe ne Amerike. Po reputacioni per zgjedhjet eshte nje nga treguesit me te rendesishem per nje vend ne zhvillim, aq me shume nje vend te ri si Kosova. smiley

Thirrjet per bojkot per palen shqiptare i ka bere Vetvendosja, me duket se kryesisht per faktin se zgjedhjet lokale legjitimizojne "autonomine/pavaresine" e municipaliteteve, konkretisht ato me minoritet te konsiderueshem serb, ne kurriz te shtetit te Kosoves.  (PS: korrigjo ate "vend i ri si Kosova" se sikur s'me tingellon mire.)

Ne fakt, kantonizmi i Kosoves eshte pjese e planit te Ahtisarit

Sa per partite, LDK eshte (ishte) partia e Rrugoves, PDK partia ne pushtet dhe parimisht anti-rugoviane.  Per te tjerat, s'kam info me thene te drejten.  Diku lexova se thirrja per bojkot terthorazi ndihmoi PDK, sepse ata/ato qe bojkotuan zgjedhjet kishte me shume gjasa te votonin per LDK.   

Se sa ndikoi ky apel i Vetvendosjes ne shifrat e uleta, nuk e di.  Nder faktore te tjere (nga euronews apo BBC) radhiten gjendja jo e mire ekonomike, papunesia e larte, zhgenjim me klasen politike etj.

Monda,

Ne Kosovaret ne pergjithesi i kemi pritur rezultatet perafersisht si jan, dhe ato te them te drejten nuk kan shum rendesi ne kete rast, sepse militantet e PDK-se jan shum te organizuar dhe eshte ditur se do te dalin masivikisht ne te gjitha komunat e sidomos ne ato bastionet e partise sic jan Skenderaj dhe Drenas ku pjesemarrja ne zgjedhje ishte mbi 80%, por sic tham rezultatet nuk jan te rendesishme.

Edhe pse Albin Kurti edhe VETVENDOSJA nuk e kan edhe aq gabim kur thon se ne kete rast komunave te sapokrijuara dhe atyre egzistuese me shumic serbe, u eshte dhene ne autonomi qe eshte e pa pare, kryetari i komunes ne keto vende ka lirin edhe te vendos se cfar plan programi mesimor do te shfrytezohet, e duke i ditur serbet, me siguri aj serb, ku Skenderbeun e quajn Karagjorgje, gje qe ndeshet parimisht me Kushtetuten dhe ate qe Kosova paraqet. Por edhe kjo, dihet qe ka ardhur si presion i komunitetit nderkombetar, ashtu qe le ta lem anash.

Esenca e ketyre zgjedhjeve, te parat per Kosoven pas pavaresimit, te organizuara ne teresi nga forcat vendore dhe pa ndihme ne organizim nga OSBE (qe me heret organizonte zgjedhjet) jan nje plus shum i madh, dhe lirisht mund te sherbejne si shembull per shtetin ame Shqiperine.

Duke filluar qe nga fushata zgjedhore, eshte perdorur nje fjalor shum i matur, menyra se si KQZ-ja i ka menaxhuar zgjedhjet edhe pregaditjet ka qene ne nje nivel me te lart ne krahasim me zgjedhjet e fundit ne Shqiperi. Pastaj numerimi dhe publikimi i rezultateve ka qene ne nivel, transparent dhe nuk ka krijuar hapesire per shpekulime, e gjitha kjo pa marre parasysh problemin e minoriteteve qe per dallim nga Shqiperia ne Kosove eshte shum i theksuar.

Pa marre parasysh qendrimin e shqipetareve te Shqiperise per Kosoven e Kosovaret, pa marre parasysh "injorancen" e shqipetareve te Shqiperise per ndodhit dhe gjendjen ne Kosove (gje qe nuk ndodh tek shqipetaret e Kosoves), e duke marre parasysh gati 100 vjetorin e egzistimit te shtetit Shqiptar, lirisht mund te themi se Kosova ne kete rast i dha nje shembull ne organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve Shqiperise.

 

 

Ne Kosovaret ne pergjithesi i kemi pritur rezultatet perafersisht si jan, dhe ato te them te drejten nuk kan shum rendesi ne kete rast, sepse militantet e PDK-se jan shum te organizuar dhe eshte ditur se do te dalin masivikisht ne te gjitha komunat e sidomos ne ato bastionet e partise sic jan Skenderaj dhe Drenas ku pjesemarrja ne zgjedhje ishte mbi 80%, por sic tham rezultatet nuk jan te rendesishme.

Kam pas pershtypjen se jan militantet e AAK me fanatiket, dhe qe dalin masivisht, por te lutem na sill disa te dhena ku ka qene edhe pjesemarja me e larte ne zgjedhje, ne zonat e PDK-s apo ato te AAK-s?

 

Edhe pse Albin Kurti edhe VETVENDOSJA nuk e kan edhe aq gabim kur thon se ne kete rast komunave te sapokrijuara dhe atyre egzistuese me shumic serbe, u eshte dhene ne autonomi qe eshte e pa pare, kryetari i komunes ne keto vende ka lirin edhe te vendos se cfar plan programi mesimor do te shfrytezohet, e duke i ditur serbet, me siguri aj serb, ku Skenderbeun e quajn Karagjorgje, gje qe ndeshet parimisht me Kushtetuten dhe ate qe Kosova paraqet. Por edhe kjo, dihet qe ka ardhur si presion i komunitetit nderkombetar, ashtu qe le ta lem anash.

Jo, perderisa e pranon edhe vete qe forca me e madhe ne Kosove eshte presioni nderkombetar, biles qe bie shpesh ndesh edhe me vete kushtetuten e shtetit sovran te Kosoves, atehere prano edhe qe Albini nuk e ka gabim fare, aspak, asnjecik. Ka nje limit presioni nderkombetar ne vendosjen e puneve te nje shteti sovran, dhe duhet ta pranojme qe ne Kosove per shkak te kushteve te vecanta do te kete edhe pak me teper presion, por qe ky presion te jete ndesh me kushtetuten dhe sovranitetin, atehere ka kaluar cdo limit, dhe shqiptaret ne vend te dalin ne zgjedhje, le ti bashkohen vetvendosjes njeher e ti tregojne botes se ne shtepine e tyre jan vete zot, e pastaj le te mbajne zgjedhje nga te cilat zgjidhen shqipetar qe vendosin per fatet e shqipetareve, edhe jo te zgjidhen shqipetar, te cilen e lene fatin e shqipetareve ne duart e botes. Besoj u kuptuam.

Esenca e ketyre zgjedhjeve, te parat per Kosoven pas pavaresimit, te organizuara ne teresi nga forcat vendore dhe pa ndihme ne organizim nga OSBE (qe me heret organizonte zgjedhjet) jan nje plus shum i madh, dhe lirisht mund te sherbejne si shembull per shtetin ame Shqiperine.

Shembuj memedhembja ka plot, por nuk i zbaton zgjedhjet demokratike jo se nuk di, por sepse drejtohet nga plehrat, ne nje sistem unik shqiptar post-komunist qe meriton vec nje emer, PLEHROKRACI.

Pa marre parasysh qendrimin e shqipetareve te Shqiperise per Kosoven e Kosovaret, pa marre parasysh "injorancen" e shqipetareve te Shqiperise per ndodhit dhe gjendjen ne Kosove (gje qe nuk ndodh tek shqipetaret e Kosoves), e duke marre parasysh gati 100 vjetorin e egzistimit te shtetit Shqiptar, lirisht mund te themi se Kosova ne kete rast i dha nje shembull ne organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve Shqiperise.

Shqiptar te vertete pak kan ngel ne Shqiperi, shqiptaret jeni ju matane kufirit, sidomos ne Kosove. Mos i mbani shpresat tek agjentet serbo-grek qe drejtojne Shqiperine, por ecni perpara sa te mundni, se mire do i beni edhe vellezerve tuaj kendej kufirit, derisa te vij dita te na merrni per dore.

Monda,

Mos te lutem mos e kujto Vetvendojsen te bej ndonje deklarate apo proteste per zgjedhjet. Mos se mbase cunat e Kurtit ( dhente zoti) i ka zene gjumi nga lodhja. Mos i zgjo te lutem.  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).