te lexosh veten tende...aty ku nuk ta pret mendja fare

Tani edhe "the Balkan travellers" nuk bejne artikuj ndryshe por vetem duke iu referuar shkrimeve ne boten virtuale, pse jo dhe komenteve tona ppuiste...

25 Komente

smiley

Epo c'vete.

PS: Hurb, protesto smiley.

smiley e paska shkruar nje peshkaqene  me duket  smiley

Te ngre doren kush eshte se s'me ka citu sakllam smiley.

Me pelqeka puna e gazetareve: Ky tha, ai tha, ata thane...u be artikulli! Pune e madhe kush jane ata qe thane ( patjeter qe s'kam gje me ju me siper smiley)

Punë e gazetarëve është më e mira në botë. Thjesht kap e shkruaj për gjëra që as ua ke idenë.

Une dija qe puna e gazetareve ishte nje nga punet me me pergjegjshmeri ne bote, pasi zoterojne pushtetin per te ndricuar apo per te mashtruar masat.

Ketu paska me shume gjuhe dhe dhembe perjashta se sa fjali.

I druhemi citimeve mer Brad smiley.

@ Irushe, mos i bie m'qafe cuces ne fjale, se edhe ka perkthy.  Une akoma protestoj per "lost in translation" smiley

ketline, jane dhe ca cuna te citum.  (Ndrysho postin para se te vije Luliani me shoke, se ndryshe ta qendisi ndonje bejte me spec)  smiley.

Meqe ra fjala tek specat, une per vete syte te qoftet sa klikova ne ate website smiley.

Manjola te dhjet kur perdor kete "philosophical disagreement", me citimet e bera nga peshku me poshte, ku njeri thote ta marri se na ka nderu si komb e tjetri mos ta marri se spanja nuk njef kosoven.

se ku e pa filozofine ajo, duhet me e pyt.

Po flisni more shoke, flisni ! Te them te verteten, ate historine time e kishte shtremberuar keq ai miku. Nuk ishte perralle, por histori, sepse ishte nje kujtim i paharruar. Madje ate dite kam takuar dhe Fatos Nanon, por per kete njehere tjeter.

Te them te drejten, ca postime te miat ketu jane per ne antologjine e mrekullive shqiptare. E keni vene re qe nuk tregoj me perralla ? Sepse e shoh qe kam nje dell te tmerrshem, dhe nuk dua te me shkoje dem. Ca postime te bukura kane qene psh letrat e dashurise qe pata shkruar para ca javesh. Kam menduar (po shoke, po !) te bej dhe nje cikel tjeter letrash. Marreset do te jene keto : Monda, Iris, Heteroglossia dhe Finisterre. Asaj Flo-flose nuk i shkruaj sepse ajo me nxjerr kusherinjte ne rruge dhe me rrahin. Megjithese nga kjo ane, edhe Monda me Irisin nuk jane me prapa. U pa puna, do rri me te butat e vendit, Heteroglossia dhe Finisterre. Do t'ua qendis nga nje te bukur, por dale pak sa te shoh çfare autoresh pelqejne dhe ç'stil perdorin.

Keto po, keto letra nuk do te doja te m'i kopjojne ne gazeta. Ndersa historite me politikane, le te m'i marrin, who cares.

Mire Monda ? Ty do te te shkruaj nje leter dashurie alla Ronald Reagan per Margaret Thatcher. Kurse Hirushes (Irisit) do t'i shkruaj nje leter Antonio Banderas per Penelope Kruz. Heteroglossias, nje leter erudite, plot me referenca. Kurse Finisterres, nje leter te zjarrte italianesh, alla ventikuatromilebaçi.

Salut, à plus.

Sa leke do te mos me shkruash leter? smiley

 

p.s: finisterre eshte mashkull me duket kshuqe ...(do shtoja nje gje ketu po po e le) smiley

... edhe mund ta shtosh, ti e di qe te gjithe ketu jemi ajo çka te tjeret mendojne se jemi. Nese mendon se jam Zoti, ai jam. Nese mendon se Majkell Xhekson, ai jam perseri.

Per letren, asnje problem. La_rosée, ndonese e lagesht, mund te jete me e ngrohte. Eshte dhe film : "Nje vese e ngrohte dhe e lagesht", luan ajo aktorja e bukur, Engjëllaina Zhyli.

smiley ja rreziku kur nuk i lexon te gjithe postimet e gjithe komentet nje e me nje,  te ndodh qe mund te humbesh dhe nje leter dashurie. Hurbi jo me referenca jo se pastaj perfundon duke me shkruar essay... Faleminderit paraprakisht, por te lumte dora do te te them pasi ta kem lexuar...

P.S. sa per stilin mund te frymezohesh te ajo francezo-kubanezja e shekullit te kaluar, pak feministe po mund te anashkalohet lehte ajo pjese smiley

Aha Hurbo kaq e pate dhe ti,nje presion te bene dhe u terhoqe nga krijimtaria jote,edhe perrallat te ka zene frika ti tregosh.

 Urime URIM! t ka dal emri ene ke Milosao. Ke permbyt librarit e Tiranes me perkthime. Po qe s gjeta asnje cope. I kane ngrene peshqit, me thane smiley

ta dija moj shoqe qe vente puna kshu s'do isha kursyher me nje koment per Kadarene..  Kishte material tek ajo intervista e dhene ta shaje edhe me robte e shpise..

 

 

 

ua mami ky hurbi me kujtoi ate poezine e whisper

e ngrohte.. e lagesht..renkuese...

mami sa me pelqen...

ej hurbo po mu pse s'me nis nonji leter ti mo, un t'kom ftu ne te kali skenderbeut... po nuk du leter dashnie, du me m' tregu si e perballove takimin e sales dhe nanos ne nje dite.. a thu pate diare ?

Po ku te t'i dergoj letrat mo xhan ? Ti e kjeshe mbillur kutizen. Kam dashur prej javesh e javesh te te shpreh ndjenjat e zjarrta qe ndjej prej atehere kur me shkele syrin, por s'kam mundur te gjej te çare. Kam nderruar mesazhe me te gjithe administratoret per te te gjetur nje adrese, dhe pune qe s'behet. Ku t'i kerkoj rrenjet e tua, Danida ? 

Jo, jo, s'pata diare, por diary. I mbajta te gjitha shenim. Dhe do bej nje liber me shume faqe.

Nje leter dashurie do te ta dergoj une po he tani, nuk koritet burri per nji leter dashnie.

Ti mjafton ti shkruash me dashuri, pastaj jepja pellumbit postar se e gjen vete rrugen ai...rruget e zotit jane te pafundme i embli im, diku aty gjendem dhe une duke medituar per ty dhe ditet qe do te vine! 

Nje dite nje pellumb postar une ndalova

Dhe nje leter te bukur dashurie ia lexova

Pellumbi me pa dhe me buzeqeshi me sqep :

Takimi me Daniden do te jete tek nje plep

Aty pas trungut ju do te gjeni dashurine

Diku aty nga qendra Danida ka shtepine

"Mjaft, pellumb syshkruar, mjaft me pervelove

Keta fjale kaq te embla s'di pse m'i shkrove

Se jam ende ne pune dhe s'mund te buzeqesh

Le qe u prish koha, ka filluar nje rrebesh."

Keshtu mendoi Danida ne zyren e saj te bukur

Seç me ben ky Hurbineku, ndihem kaq e lumtur.

______

Shenim : kjo poezi eshte nder me te bukurat qe kam lexuar ndonjehere. E kam perkthyer mbreme, e ka shkruar nje autor rus, anonim, diku ne front, ne lufte ne pushtuesit. Eshte e ruajtur me copyright (c) Nje ushtar fatkeq.

 

hahahaa...me pelqeu pa maaaseee!

 

vertet jam ne zyre, po mund te qesh sa te dua, dhe shiu nuk me trishton fare...

zhurme e shiut mbi pullaze dimrit s'ka te sosur

si mendim i dashurise kur te ka brengosur,

shiu veç te ve ne gjume ererat kur fryjne,

po mendim i dashurise s' te le te mbyllsh syne..

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).