Si do ta perkthenit ne shqip fjalen "household"?

Perkufizimi:

 

A household is:

- one person living alone, or

- a group of people (not necessarily related) living at the same address with common housekeeping - sharing either a living room or sitting room, or at least one meal a day

 

 

 

 

 

 

46 Komente

personi qe jeton vetem quhet vetmitar

dhe personat qe ndajne shtepine quhen banore

por household perkthehet edhe shtepiak/e etj etj

sol,  me duhet nje fjale ose togfjalesh qe t'i perfshije te gjitha kuptimet sipas perkufizimit qe jane:

- bashkejetesa ekonomike

- ndarja e nje territori banimi te perbashket

- lidhje jo domosdoshmerisht familjare mes personave

Ne kontekstin 'household survey' e kemi perdorur 'pyetesor ne familje'.

 Ne kontekstin shqiptar fjala familje i afrohet me shume kuptimit te "household", por jo cdo "household" eshte nje familje. 

Si emer don te thote: shtepi, familje, vater familjare, shtepiake/e, sherbyes...

(the head of the household eshte kryefamiljari)

Si mbiemer: shtepiake, familjare...

(a household word mund te perkthehet si "fjale qe perdoret rendom" etc)

nese nuk te prishet kuptimi zevendesohe me fjalen "konsumator"

une do isha dakort edhe me fjalen "familjar"

 - one person living alone, or = asocial 

- a group of people (not necessarily related) living at the sam.. = bashkefshatar 

Ne kuptimin e shkencave sociale (ne baze perkufizimesh te shkollave te ndryshme) familje quhet si nje individ qe jeton vetem, ashtu edhe nje grup njerezish qe ndajne hapesirat brenda se njejtes shtepi, si dhe nje ose me shume vakte. Ky i fundit mesa pashe eshte perkufizimi qe i jep Hein de Haas, nje studiues i flukseve migruese.

Faleminderit per pergjigjet e deritanishme. Nese ndokush ka ndonje variant te ndryshem nga te mesipermet, jeni te mirepritur.

Ma merr mendja qe do te te duhet ta perkthesh thjesht famlije, sepse fjale tjeter ekuivalente ne shqip ska. Edhe ne anglisht, megjithese household perfshin dhe personat qe jetojne vetem, ne te folur te perditshme i referohet nje familjeje. Dmth, formalisht e perfshin individin single qe jeton me vete, po ne perdorim te zakonshem, household i referohet familjes ne nje diskutime per ekonomine familjare, statistika mbi familjet, etj.

Ne fakt, ne anglisht te ardhurat familjare quhen "household income". E keshtu me radhe.

Nuk ka fjale te barazvlershme ne shqip. Une punoj jo rralle me te ashtuquajturat demographic data, dhe termi household eshte themelor aty.

Nuk e di ne c'kontekst po e perdor fjalen texti yt, por perkthimi me i mire i mundshem qe me vjen per kete cast eshte "njesi shtepiake*". Kjo e shoqeruar me shpjegimin e njehershem hyres (footnote ndoshta): "* qe perbehet nga anetare te nje familje qe jetojne bashke duke perfshire edhe te tjere qe mund te mos jene te aferm, si psh sherbyes). Banesa e kesaj njesie, se bashku me objektet qe i perkasin asaj, quhen po ashtu me te njejtin term".

pernryshe njesi stepiake sic ke thone vete me i numer t vogel m bisht ene nja ca rrjeshta shpjegim

furrë buke.

Në kohët e lashta kështu quhej ndryshe një familje. Se e kishin furrën jashtë shtëpisë ku rrinin.

 

i furre buke do ishte mo shum nji lagje duke pas parasysh qe robt nga i njejti fis jetojshin me i lagje, zakonisht kishin t njejtin profesjon ose esnofllik. kjo s do me thone qe jetojshin me i shpi...

po noshta e kom gabim.

Jo, e kam ndesh në libra të thuhet psh: Ky fshat ka 500 frymë dhe 135 furra buke. Pasurim sinonimesh është jakamono, asgjë më tepër.

Puna është tani them unë, se household, është term urban. Të gjitha ato sinonimet që u sollën si oxhaku, pragu, furra e bukës, katandia, vatra etj, janë terma ose fshatarske, ose turqizma. Kështu që popullit të emancipum i vjen një çikë ligsht t'i përdorë.

Me një fjalë, besoj se duhet gjet një term modern për household.

 

Une prape them qe "Katandia" eshte fjala me e afert qe kemi ne shqip, nemos perkthimi me i sakte. Ka dhe nje fjale tjeter, qe mund ta hedh ketu "trashegimi", vetem se perdorimi ne shqip e ngushton shume spektrin qe duhet te mbuloje kjo fjale. Na ka mbetur ne leksik, ne urata me se tepermi, dhe ka ruajtur kuptimin zanafillor. "te trashegohesh"; dhe ketu i perfshin te gjitha, edhe pasardhje biologjike edhe materiale. Prape dalim te "katandia".

ene katandi nuk osht keq, bile bo vaki osht mo e pershtatshmja, vetem se c kom i siklet kur e them, tu pas parasysh household... nuk e di pse.

 

noshta nga qe s'e gjeta vet i pari???  smiley

 

pdorro ca ke bo ti

Asigjo per ner HHHaldo.

Mendo nje gje. Fjalen "nendetese". Eshte shembulli me i mire i fjaleformimit shqip.

Ka te beje thellesisht me mendesine e masave, me gjuhen e folur qe nga breza te tere merret si gje e natyrshme. Per brezin tone, psh; jemi rritur duke degjuar qe i thone "nen-det-ese". Nuk na ben pershtypje, sepse ashtu JEMI mesuar. Do na linte shije te keqe ne fakt, sikur ta degjonim diku qe t'i thuhet "submarine".

Ka shume fjale qe kane hyre ne nje perdorim te shfrenuar ne shqip; nje harbim i vertete huazimesh te kota, te panevojshme dhe vdekjeprurese per shqipen.

Nese fillojme, psh, te perdorim fjalen "KATANDI" per "household", do te na tingelloje pak "keq" ose "pa vend" ne veshet tane per nje fare kohe, por brezit te ri qe po rritet ne Shqiperi, pas 10-15 vjetesh, kur te kete dale ne pune apo marredhenie me te thella shoqerore, nuk ka per t'i bere fare pershtypje, sepse me "KATANDI" eshte rritur, me ate eshte mesuar, dhe do t'i duket qesharake fjala "household" (psh).

E kam fjalen, qe brezi jone duhet te beje nje fare sakrifice te vogel; te gelltise "ilacin" edhe pse pakez i hidhur, por qe brezi i ardhshem te rritet i shendetshem.

"nendetese".

Thoji "celularit" "qelizor" sot, dhe brezi jone kapadai, te denon me "vdekje".

un qelizor i them, po per gallate, se m shkrijshin fare kosovaret qe e kishin fiksim shqiperimin e disa fjaleve. hallall atyne sa per ate pune.

pse m vje icik siklet, n fakt, o' sepse fjala katandi ka mo shum lidhje me objekte ose me gjo t gjalle, me gjedhe, se sa me njerez, me gjindje. jo se desha me perdor lala fjalen household t pa shqiprume, prite zot. un s jom goce blloku mer daje.

plus desha me bo icik gallate me ty, pranej e thosh, se nuk t rrihet pa e qit pdorrllikun ka permrena.

Pekthimi me i mire ne shqip eshte "familje" ose "shtepi", si njesi qe perdoren ne llogarijet ekonomike, statistika etj. gjithmone ne kete subjekt. Fjale tjeter me te mire nuk di.

emigrant, duhet ta kisha specifikuar qe ne krye qe fjala eshte ne kontekstin e te dhenave demografike. "Njesi shtepiake" eshte kuptimi me i perafert dhe sipas meje por kam pershtypjen se do te corodiste "respondentin" me keq. Behet fjale per te gjetur nje te barazvlershem qe te kuptohet lehte nga cdo "average person". Meqe ra fjala, ndonje ide per perkthimin e "respondent"? Deri me tani kam perdorur "I anketuari", "I intervistuari", "Pergjigje-dhenesi", "Pergjegjesi" (kete te fundit ndoshta dhe gabimisht),  pa ndonje sukses te madh .

 

admin & polemisti, flm per mendimin; "familje" dhe "shtepi" jane te dyja fjale qe i pershtaten por nuk mendoj se kapin kuptimin e plote, prandaj po kerkoj nese mund te ekzistoje nje fjale me specifike.

Sog, si fjale qe i vete me mire ne shqip ne kontekstin demografik por edhe ligjor, per mendimin tim, eshte fjala "familje". P.sh. kur thuhet "head of household", ai qe mban barren e shtepise, shqiperohet me lehte si "kryetar i familjes". Dhe ne njefare menyre, ne shqip, dhe jo vetem, "familje" nenkupton njesine, qelizen e organizimit shoqeror te nje popullate te caktuar. Persa i takon fjales "respondent", ne se eshte ne kuptimin statistikor te fjales, dikush qe i kthen pergjigje nje anketimi/pyetsori (survey), ndoshta "i anketuari" eshte me i pershtatshmi. Megjithate, kjo fjale nuk do te bente dallimin midis atyre qe i dhane pergjigje pyetsorit dhe atyre qe nuk i dhane. How about "Pergjigje-kthyes"? 

 keto gjera lal nuk perkthehen siç po ben ti, duhet te gjesh ekuivalentet shqiptare te fushes perkatese, ne rastin tend asaj ekonomike, ne menyre qe te kuptohesh drejt prej atyre qe u drejtohet studimi apo shkrimi tend. 

ndryshe do besh perkthim alla hurbinek. smiley dmth megjithese preçiz, aspak i kuptushem.

 

 

Me pelqen sygjerimi I zotrules-it, katandi, si me gjitheperfshires, por ka raste kur ky nuk vlenn si psh, household items.

varet nga situata ne te cilen perdoret household

Psh, kur shan nje politikan nje politikan tjeter ne Shqiperi me "prag shtepie". Them qe nenkupton egzaktesisht "householdin".

House Hold. Cfare permban shtepia. "Pragu". Nje shoku jone ketu i pat thene "lista e dasmes"...

Me pelqen gjithashtu termi i sjelle nga Finisterrka...

"VATER", shume i goditur dhe shume i gjetur.

edhe vater osht mire vetem qe osht ai kuptimi i origjines qe ka mrena vatra qe m shti icik siklet prap. pranej thash oxhak, ngaqe oxhaku e perfshi ene vatren mrena po nuk do me thone domozdosherisht nji origjine. mo teper, i garrumull njerzish qe jetojn me i shpi.

megjthate bo vaki osht prap fiksimi qe s'e gjeta un i pari qe m bo t ngul kome per n'ryshe.  smiley

HHHaldo, vatra dhe oxhaku nuk jane e njejta gje. Perputhen vetem kur me vater nenkupton oxhakun.

Vater kane dhe lentet, kane dhe levizjet popullore, dhe idete, dhe dukurite natyrore... vatra eshte qendra e dickaje; ne rastin ne fjale, qendra e dhomes ku edhe sajohej zjarri; e me vone, qendra e zjarrit. Sot, oxhaku, fale bajromistave anadollake (turqve).

Vatra ka kuptim shume me te gjere se ogjaki.

Te shtie ne siklet, sepse nuk te eshte mesuar veshi me perdorim te tille.

Prandaj thashe, duhet te jemi ne qe duhet te gelltisim ilacin te paret qe brezat pas nesh te trashegojne nje shqipe dhe nje mendesi te te folurit shqip sa me te paster.

Household,me shume ka kuptimin e orendive shtepiake.

Household House"hold`, n.
 1. Those who dwell under the same roof and compose a family.
 2. A line of ancestory; a race or house. [Obs.] --Shak.

Household House"hold`, a.
 Belonging to the house and family; domestic; as, household
 furniture; household affairs.
 [1913 Webster]

 Household bread, made in the house for common use;
 hence, bread that is not of the finest quality. [Obs.]

 Household gods Antiq.), the gods presiding over the
 house and family; the Lares and Penates; hence, all
 objects endeared by association with home.

 Household troops, appointed to attend and guard the
 sovereign or his residence.
 [1913 Webster]
 
    -- From The Collaborative International Dictionary of English v.0.48

household
 n : a social unit living together; "he moved his family to
 Virginia"; "It was a good Christian household"; "I waited
 until the whole house was asleep"; "the teacher asked how
 many people made up his home" [syn: family, house, home,
 menage]
 
    -- From WordNet (r) 2.0

99 Moby Thesaurus words for "household":
 Attic, accustomed, ancestral halls, average, brood, chaste,
 children, chimney corner, classic, classical, common,
 commonly known, commonplace, conventional, current, customary,
 domal, domestic, domiciliary, everyday, familiar, family,
 family homestead, fireplace, fireside, folks, foyer, garden,
 garden-variety, get, habitual, hackneyed, hearth, hearth and home,
 hearthstone, home, home place, home roof, home sweet home,
 homefolks, homely, homespun, homestead, house, ingle, inglenook,
 ingleside, issue, manorial, mansional, matter-of-fact, menage,
 nondescript, normative, notorious, offspring, ordinary, palatial,
 paternal roof, people, plain, platitudinous, popular,
 predominating, prescriptive, prevailing, prosaic, prosy,
 proverbial, public, pure, pure and simple, regular, regulation,
 residential, residentiary, roof, rooftree, simple, standard, stock,
 talked-about, talked-of, toft, trite, truistic, universal,
 universally admitted, universally recognized, usual, vernacular,
 well-kenned, well-known, well-recognized, well-understood,
 widely known, wonted, workaday, workday

 
    -- From Moby Thesaurus II by Grady Ward, 1.0
 

 

 

Main Entry: 1house·hold Pronunciation: \ˈhau̇s-ˌhōld, ˈhau̇-ˌsōld\Function: nounDate: 14th century

: those who dwell under the same roof and compose a family; also : a social unit composed of those living together in the same dwelling

 

Nuke  di nqs e tha njeri, por edhe qeraxhi nuk do te ishte nje perkthim i keq.

Katandi ndoshta eshte shume afer, por mendoj se katandi do te thote njerez te afert me shume se njerez qe banojne ne te njeten shtepi. Psh shprehja popullore  *ME SHTEPI E KATANDI, mnjf katandi te gjith njerezit e afert, ose ndoshta te gjith njerezit qe jetojne ne shtepi, por jo sesben familjaret, perndryshe do ishte ME SHPI E ME ROB SHTEPIE (FAMILJARE, NJEREZ)

Nuk eshte e detyruar te jene familjare apo te kene lidhje gjaku. Boll te jetojne nen nje cati, ne nje shtepi. Household jane dhe sklleverit, konkubinat, kafshet shtepiake, orendite dhe gjithshka qe mund te fusesh brenda nje shtepie*.

* - edhe shtepia nuk ka nevoje te jete se z'ben nje objekt me 4 mure.

Katandia i kalon kufinjte e mureve dhe perfshin gjithshka qe eshte e rendesishme apo jo per te zo'ne. Nuk eshte e thene qe te perdoret "katandi", por eshte fjala me e afert e mundshme me "household", pa u hyre filozofirave lunatineske alla hurbinesko-futjakoteske.

 katandi dmth sendet e shtepise 

edhe houshold dmth sendet e shtepise.

household- cfar mban shtepia.

Robt e shpise. Psh: fuck your hosehold - te q....... rrobt e shpise

Ne termin teknik, sidomos per anketimet, fjala household perkthehet kryefamiljar. Ketu jam serioz!

rrofsh per seriozitetin berber (seriozisht e kam)!

kryefamiljari, sic e kane thene te tjere me siper, quhet "head of household" ose me  rralle quhet "householder".

 

dhe nje here, falemnderit te gjitheve per mendimet!

Soglad, sikur te mos tingellonte pothuaj qesharake une do te bija dakort me "rrobt' e shpise" ose "njerezit e shtepise".

Me siguri e kane thone edhe te tjeret ma nalt, po po pertoj ti lexoj komentet:

Tek legjenda e Gjergj Elez Alise (Gj.E.A.), Balozi i Zi (The Black Ambassador) vjen nga deti dhe e takson hinterlandin me nga nje dash dhe nga nje cike per "tim"! smiley

Timi, sot Tymi, pra eshte perkthimi i sakte i "household", per efekt taksash! smiley

Ose "oxhak" per robt si puna ime qe nuk kane frike (fryke), dhe nuk i vjen turp (tyrp)  nga influenca otomane ne Shqipni! smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).