Shqiperia, vizat, Evropa

Kur me gjasa vitin tjeter liberalizimi i vizave te miratohet dhe per Shqiperine, Berisha do ta paraqese kete si arritje madheshtore te qeverise se tij, ashtu sic paraqiti antaresimin ne Nato.

Fati e solli që Serbia të përfitojë nga liberalizimi i vizave si edhe Maqedonia e Mali i Zi. Jashtë tij u lanë Shqipëria dhe Bosnja. Argumentet qenë thjesht teknike, por problemi duhet zgjeruar më shumë se kaq - thote Fevziu. Problemi duhet zgjeruar, po kjo eshte cdo gje tjeter pervecse ceshtje fati, dhe Fevziu vete s'ka si te jete aq naiv sa te besoje qe eshte ceshtje fati apo rastesie kjo gje. Vete fakti qe per Shqiperine (dhe Bosnjen) behet fjale te liberalizohen vizat vetem disa muaj pas vendeve te tjera te Ballkanit, po gjithsesi jo ne te njejten kohe, te ben te aludosh qe mbase arsyeja kryesore nuk eshte thjesht ceshtje teknike, apo kushtesh te tjera. Cfare kushtesh do plotesojne keto dy shtete per 6 muaj te cilat s'i kane plotesuar dot per 20 vjet? Ose mbase eshte vertet ceshtje kushtesh te cilat s'i kemi plotesuar si vendet fqinje, dhe nese po, kjo rezulton si deshtim i shtetit shqiptar ne krahasim me fqinjet, jo si sukses.

A do jete liberalizimi i vizave per ne tregues pozitiv apo negativ, per Shqiperine ne pergjithesi dhe qeverine Berisha ne vecanti, apo tregues deshtimi, nisur nga fakti qe Shqiperia do jete e fundit ne kete proces?

Per me teper, arsyeja kryesore per kete eshte mosplotesimi i kushteve, apo paragjykim i Evropes per faktorin musliman, apo dicka tjeter, sic eshte aluduar, dhe nese eshte kjo e dyta, a mund ta quajme kete nje deshtim te Shqiperise/qeverise, dmth qe s'ka mundur te neutralizoje nje paragjykim te caktuar (nese egziston), apo ishte dicka pertej mundesive te shtetit Shqiptar?

20 Komente

shqiperia ishte me e rraskapitur se cdo shtet tjeter ne ballkan, nga komunizmi i eger, dhe normalisht dhe me e veshtire qe te arrinte ne kete pike

edhe kur te hiqen vizat, do hiqen me mik (jo me fat) se ne fakt jemi nje cike si larg

pastaj me thuaj nje arsye pse europa duhet te na merre seriozisht kur ne kryet te opozites kemi nje moster si rama qe nuk hyn ne parlament?

Sot Shqiperia do te ishte ne NATO edhe ne BE,1-  ne se ne vitin 1989 R Alia nuk do te tregohej arrogant dhe injorant me delegacionin gjerman,2-ne se nuk do te behej rebelimi komunist 1997,3-sot kur jemi perseri prane integrimit komunistet po mundihen te na largojne perseri, para zgjedhjeve propaganduan me te madhe kunder kartave te identitetit, pas zgjedhjeve bojkotojne hyrjen ne parlament, a kishte qendrim me injorant para gazetreve te E Rames dje kur pytjes se gazetareve per deklaraten e Oli Ren i u pergjigj me thirrjen te gjithe ne shesh me 20 nentor,a ka premtim me dokishotesk se te premtosh viza per 7 dite ne se rrezojme Berishen.T'me thote ndonjeri ku eshte politika e re e Rames, te rebelimi?

O nizame, o eunuket e PD-se... PD-ja juaj ka 9 vjet ne pushtet, po mbushet viti i 10. Pse nuk kemi hyre gjate kesaj kohe mbreterimi te drejte? PS-ja gjithashtu ka 8 vjet te mira ne pushtet, pse nuk hyme atehere? Ne fakt, gjate 8 vjeteve te PS-se edhe kemi plotesuar njady kushte, po gjate PD-se cfare kushti plotesuam? Sepse te gjitha kushtet jane ende ne kembe; sipas PEse, vetem kemi bere "perparime"...

Megjithmend kujtoni ju se fajin e ka politika shqiptare? Mos eshte qe fajet dhe mekatet e politikes shqiptare perdoren si justifikim per te mbuluar (mbuluar leshte, se nuk mbulohet kollaj kjo) racizmin dhe diskriminimin poshterues qe Evropa ben kunder shqiptareve si popull?

A nuk me numeroni dot ketu NJE standart TE VETEM qe e paska plotesuar Felliqodonia apo Srpia dhe Shqiperia nuk e paska plotesuar? Vetem nje standart dua te di.

E kuptoni qe Evropa po na diskriminon si popull dhe ju jeni aq te mefshte sa jo vetem te mos e kuptoni hic, por te ngriheni e te bertisni kunder njeri-tjetrit!!! A mund te behet me qesharake se kaq??? Imagjinojeni sikur ky te ishte nje test i thjeshte; shqiptaret lane nam duke u ngrene mish me njeri tjetrin...

 

po mer lal, maqedonia ka ba pasaportat e ti jo, ku leshin do udhetosh ti me pasaportat e vjetra qe me nje cike avull i nderron foton ne 5 minuta?

e tha xhaxhi europa probleme teknike e mekanike

Po mor po, po populli deri tani, si ka udhetuar? Ne cfare pasaportash i kane marre vizat deri tani? Derisa Evropi ka denjuar te prodhoje nje MINT (prese parash apo letrash te tjera me vlere) per te podhuar viza (vinjete) per t'u perdorur me kete pasaporte; dmth qe problemi nuk eshte me pasaporten, por me menyren si mund ta marresh. Pasaporta jone e vjeter o Elton, eshte me e sigurte se pasaporta e vjeter Britanike; ajo para se keta te nxirrnin biometriken... (kam pare kafshunare, terroni italiani, qe udhetojne akoma me carta identita`, - ne Heathrow i kam pare, - me ate te vjetren fare; o zot o zot, as emri nuk u lexohej, te vjetra, te grisura, te ngrena nga minjte... besoj se ke pare dhe ti si jane ato CI te vjetrat italiane qe palosen me dysh!!!)

Derisa lejohesh dhe je lejuar deri tani te dalesh me pasaporten e vjeter, por mbi te na eshte dashur viza, dmth qe ata e njohin plotesisht ate pasaporte. Keshtuqe problemet nuk jane as teknike e as mekanike, nese racizmi dhe diskriminimi nuk jane teknike apo mekanike.

Fundi i fundit, felliqodonia filloi leshimin e pasaportave qe nga mesi i 2007; nderkohe qe Saliu duhet ta kish filluar qe nga mesi i 2005, - sipas premtimit elektoral, dhe jo ne fillim te 2009, qe te behej premtim elektoral per zgjedhjet e reja. (dhe ti po akuzon socialistet ketu) Deri tani,  felliqodonia mund te jete pak me perpara sesa Shqiperia, por jo se e ka plotesuar si kusht! Te pakten kjo duhet te dale nga goja e idhtareve te pushtetit, si puna jote apo realistit, qe e dine shume mire qe nuk mund te besh me shume se 250 000 pasaporta biometrike ne vit. (sepse ne kemi marre ne pune kompanine me prestigjioze ne bote per kete pune, - thote Sala, - kompani qe, si thoshte Saliu mund te kenaqte nje flux prej 10 - 30 000 pasaportash biometrike ne dite; pra, 10 000 x 365 = 250 000). Prandaj duhet t'i pranoni keto jo si veshtiresi teknike, por pamundesi teknike; dhe si te tilla, sidoqofshin, duhet t'i kete hasur dhe duhet te jete duke i kaluar dhe felliqodonia. Pra eshte cike me perpara, por nuk eshte STANDART i plotesuar.

Po te ishte per standart; shteti jone ka leshuar 250 000 pasaporta deri tani. Le te levizin pa viza ata qe kane pasaportat e reja pra!

zotri ti kerkove cfare ka me shume maqedonia se ne dhe une ta tregova

mbi faktin se birisha ehste burre i mire apo jo, e nese ka vepruar ne menyre me te mire, mund te diskutojme, por fakti qe shqiperia eshte ku edhe dhe se tani eshte momenti kur cdo shqiptar duhet te lere menjane ngjyren politike dhe te bashkepunoje per te miren e vendi, mbi kete nuk diskutohet dot

rama cdo dite e me shume po e tregon veten si antishqiptar, edhe kafshe po te ishe berisha, duhet ti zgjaste doren per te miren e shqiperise e te hynte ne parlament

rama vten e dogji ne zgjedhjet e fundit, me bojkotin ai po djeg edhe partine socialiste...

Nuk me intereson Rama fare o njeri. Ketu behet fjale per "standarte"... -demek. Njeri lidhet me pasaportat; dhe Rama nuk ka ASNJE GJE NE DORE per kete. Berisha po, ai ka CDO GJE NE DORE; e ka patur ne dore qe me ardhjen ne pushtet ne 2005. Po ti lexoje mire, se nuk po ia ve kush fajin Berishes pse Evropa eshte raciste, jo. Berisha ka borxhet e veta(shume te renda) per te lare me popullin shqiptar, po nuk eshte faj i Berishes pse Evropa eshte totalisht raciste kunder nesh. Per ate ai nuk ka asnje lloj pergjegjesie; dhe asnje pergjegjesi edhe nuk duhet te marre mbi vete kot... jo plotesim standartesh e jo plotesim leshi... Felliqodonia ka pajisur diku mbi 700 000 qytetare deri tani me pasaporta biometrike; nemos gabohem, - keshtu e lexova te thuhej diku... pra standarti nuk eshte plotesuar. Une po te pyesja per standarte qe ata i kane plotesuar dhe ne jo. Plotesim; PLOT-esim; nuk jane plot ata, s'kane pajisur as gjysmen. As Serbia jo, as Miza jo. Kosova PO!!!!!!! Pasaportat i ka marre nga misioni nderkombetar, dhe u pranohen nga te gjitha shtetet qe kane firme e vule ne ate mision; - duhej, ne fakt.

Me mire ktheju dhe njehere komentit te cilit kujton se i ke dhene pergjigje, se ndoshta te vjen ndonje gje tjeter ne mendje; ndoshta lexon dicka qe nuk e ke vene re me leximin e pare...

 

Eltoni:

une komentet i lexoj me kujdes, e nuk humbas gje (te pakten keshtu e mendoj)

gjithsesi nuk mendoj se europa nuk i heq vizat me ne per arsye racizmi, por thjeshte pasi nuk jane plotesuar kushtet

ok si ka plotesuar maqedoani, mbyllin nje sy se jane shtet handikapat e sduan te stimulojne ne menyre indirekte ndonje problem aty

ok si ka plotesuar kushtet serbia, mbyllin nje sy se eshte femija budalla i lagjes e duhet ta llastojne me karramele qe te mos rrihet me kalamajte e tjeter te lagjes

mali i zi (mendoj) se i ka plotesuar kushtet

shqiperine e snobojne, su plas fare sepse kam idene se prezantuesit tane bejne si bythelepires kur shkojne ti takojne, e servilat si pelqejne askujt

gjithsesi fakti qe ram e birish ngaterrohen per cdo gje, e qe vendi ska nje opozite influencon negativisht ne panoramen nderkombetare

normalisht faji eshte i birishes qe nuk i beri me pare pasaportat, por pa nje presion psikologjik su ky i liberalizimit te vizave njerezit do te revoltoheshin nga nderrimi i trete i pasaportave ne pak kohe e me nje kosto te larte

nuk eshte e vertete se pasaportat e vjetra jane ok, sjam dakord. ato mund te jene me te sigurta se pasaportat angleze te mesjetes, por jo se ato aktualet, e ajo qe po kerkojme eshte te futemi ne europe me te drejta te barabarta me te gjithe, e jo si barbonat e lagjes (qe jemi tashme)

vizat sherbenin pikerisht per te verifikuar ne ambasada qe ato ishin te verteta duke bere telefonat e investigime te tjera, pastaj vete viza ishte nje element i ri sigurie, pa te cilen nuk mund te njehte nje polic kufure europian apo betore nese ai blloku eshte fallco, real apo i vlefshem

gjithsesi rames e birishes su plas trapi per viza, levizin nga tua doje suma.

"gjithsesi nuk mendoj se europa nuk i heq vizat me ne per arsye racizmi, por thjeshte pasi nuk jane plotesuar kushtet".

Kushtet nuk i paska plotesuar as felliqodonia, as srpia, vetem Miza, sipas teje kjo. - Megjithese une them qe as Miza nuk i ka plotesuar. Gjithsesi, nese ato dy shtete nuk i kane plotesuar kushtet, pse ato qenkan perfshire?

Ti permend disa aresye aty... mendon megjithmend se jane ato? Po te ishin ato, jane me te vertete aresye tragjike! Jane nxitje qe Shqiperia DUHET te veproje ashtu si ata; te ece ne gjurmet e tyre; pra, te shkele minoritetet me kembe, t'i bastise dere me dere me polici dhe ushtri, te leshoje turma te terbuara tifozesh neper lagjet e minoritareve per t'i terrorizuar, per t'i dhunuar; t'u heqe gjuhen, t'u heqe flamurin, t'u heqe te drejten e mbijeteses; te filloje mosnjohjen e fqinjeve; duke filluar nga felliqodonia, e duke mbaruar te srpia. Shembull te bukur po na vene perpara.

Sado negativisht te influencoje politika shqiptare, sjellja e politikaneve tane, korrupsioni total i Berishes apo i Rames; padrejtesite te perjetshme te shtetit shqiptar... - TI personalisht, arrin ta kuptosh qe levizja e lire nuk po i mohohet as Rames e as Berishes? Arrin ta kuptosh qe levizja e lire po te mohohet ty personalisht, mua, dhe popullit shqiptar? Nuk po u mohohet politikaneve qe paskan ne dore reformat dhe standartet; por i mohohet popullit te thjeshte qe nuk ka ne dore asnje gje; pervec nje vote te qelbur nje here ne 4 vjet, dhe ate ose ja vjedhin, ose nuk ja numerojne fare, ose ja nxjerrin te pavlefshme...

Arrin ta kuptosh qe ata e kane me popullin, e jo me politiken shqiptare; thjesht politiken shqiptare po e perdorin si mantel per te mbuluar racizmin dhe diskriminimin e neveritshem kunder shqiptareve. Te thashe dhe me siper, ka 250 000 shqiptare me pasaporta biometrike; pse nuk lejohen ata te levizin pa viza????????? as ajo pasaporte nuk pranohet?

Eshte shume e vertete qe pasaportat e vjetra jane ME SHUME SE OK. Perkundrazi nga ajo qe thua ti. Pasaportat e vjetra britanike; ato te para 3 vjeteve, nuk jane gjekundi me te mira sesa tonat. As karta e identitetit italiane nuk ka shance te kapet per nga siguria as me leternjoftimet e kohes se Enverit... dhe ka perdite italiane qe hyjne e dalin ne aeroportet angleze me ato karta!!! i kam pare vete; vjet kisha nje avjon te tere, me gati 150 italiane terroni di porca merda, morracake e zhulsa te papare; qe te gjithe me ashtu kartash ishin! (ato me fotografi te kapur me percina!!!). Pse ajo cope leter e zhubrosur beka dhe pasaporta jone me 24 shenja sigurie, nuk beka? E vetmja aresye; ata jane italiane... ose te pakten; nuk jane shqiptare.

Ti thua dhe kete:  "e ajo qe po kerkojme eshte te futemi ne europe me te drejta te barabarta me te gjithe, e jo si barbonat e lagjes (qe jemi tashme)" 

Me te vertete ti kujton se po futesh i barabarte? E zeme se u hoqen fare nga perdorimi 1000% e pasaportave te vjetra, e zeme se u hoqen vizat fare; kujton me gjithmend se po hyn si i barabarte me te gjithe? Absolutisht jo! thjesht po te hiqet viza. Kaq. Dhe kjo, vetem per 3 muaj; por qe te krahasohesh me bullgaret, rumunet, greket apo italianet(etj), as mos te te shkoje mendja kurre! prape barbon je.

prape thua: "vizat sherbenin pikerisht per te verifikuar ne ambasada qe ato ishin te verteta duke bere telefonat e investigime te tjera, pastaj vete viza ishte nje element i ri sigurie, pa te cilen nuk mund te njehte nje polic kufure europian apo betore nese ai blloku eshte fallco, real apo i vlefshem"

Nuk ka asnje te vertete aty. Shume te rralla jane rastet qe ambasadat kane bere kerkime te tilla; por e zeme se jane bere ne 100% te rasteve. pse te mos behet dhe sot?  Nese ambasadat bekan te tilla verifikime; pse u dashkan dorezuar 1 miljon lloj dokumentash neper ambasada per te marre nje cope pacavure vize? Pse u mohokan vizat ne 95% te rasteve atehere? Ne  raste jashtezakonisht te rralla eshte bere sepse pasaporta paska qene e pavlefshme. Mohoja atij qe ka pasaporte te pavlefshme; por jo te gjitheve; dhe mos kerko nje qerre me dokumenta kot. Pra dalim te racizmi, e jo te vlefshmeria e pasaportes. Prandaj po te permend ata 250 000 qe kane pasaporte te re; dhe qe si gjithe te tjeret, do presin vendimin; edhe pse kjo pasaporte, sipas teje, i plotesoka kushtet!!!

Ti dhe perpiqesh t'i pranosh keto, e prape del ne perfundimin e ceshtjes teknike; mekanike, politike(shqiptare)??? Nuk te marr vesh.

Thoni cfar te doni ju, ata te parlamentit europian e thane shume bukur, vizat per serbine, Maqedonine dhe Malin e zi jane citoj : " DHURATE PER KRISHTLINDJE", thoni cfar te doni ju tani, ata keshtu thane. Thane edhe qe asnje nga evndet nuk i ka plotesuar kushtet (biles Shqiperia vete mund ti plotesoj kushtet para serbise dhe Maqedonise fjala vjen) por pa ndonje shpjegim te arsyeshem, pervec asaj  dhurates per krishtlindje, serbise dhe Maqedonise ju hoqen vizat, ndersa Shqiperise jo.

Elton dhe Realist

Keni ndonje pike dyshimi ju ne lidhje me racizmin dhe diskriminimin kundrejt shqipetareve? More njerez keni lexuar ndonjehere ndonje gazete europiane ju c'shkruan ne lidhje me Shqiperine dhe shqiptaret? Keni pare ndonjehere lajme? Keni udhetuar ndonjehere ne trena vete ne europe me pasaporte shqiptare? Keni qene ndonjehere ne aeroporte me pasaporte shqiptare? Keni qene ndonjhere ne zyra qeveritare si shqiptar? Keni veshtruar ndonjehere reagimin e europianeve kur perballen me sonno Albanesse, Je sui Albanien, I am Albanian etj ? ( te cilet kete reagim e kan jo per faj te tyre, por pikerisht si pasoje e propagandes anti-shqiptare ne europe) Cfar flisni keshtu mor burr?

Jam shume dakort me ty zotrules, dhe mos jua var shume badallalleqeve te berishianeve te pandreqshem. Shkrimi i turpshem i fevzes lidhur me heqjen e vizave per 3 fqinjet tane ne fakt eshte edhe nje shprehje e nivelit te mjere te diskutimit e konceptimit dhe te komplekseve te inferioritetit qe karakterizon perfaqesuesit tane shteteror dhe sherbetore te ndyra te regjimit.

Nje regjim qe nuk ka marre voten e shumices se shqiptareve eshte i destinuar te bjere heret a vone - eshte ceshtje kohe dhe atehere cdo te thone adhuruesit pa sens e koke te berisha/metes.

"Dhurate per krishtlindje" mos u lodhni shume,me qarte nuk kane si e thone,do presim kur te na e bejne "dhurate per bajrom".

Nuk ka deshmi me konkrete te racizmit BE-ist kunder shqiptareve se liberalizimi i vizave me serbin dhe Maqedonin, ku  shqipetareve po ju behet nje diskriminim cnjerezor. Po na diskriminojne keq, po keq fare vetem per nga perkatesia jone kombetare dhe etnike. (dhe ndoshta fetare). serbia dhe Maqedonia, edhe sikur te flisnim per rigorozitet standartesh nuk jane me shume se disa muaj larg nesh, keshtu qe eshte diskriminuese ne palce kjo qe po ben BE-ja. Per arsye te specifikave midis ketyre vendeve ballkanike nuk duhej te kishte nje diferencim te tille midis tyre. Te mos flas fare per nevojen humanitare per te pasur liberalizim vizash, ku ne shqiperi kjo nevoje eshte primare, sepse kemi gjysmen e popullsise qe ka familjare qe jetojne jashte shtetit dhe i gerryen malli per ti pare. Berisha vertete thote qe nuk po liberalizohen vizat sepse nuk kemi plotesuar kushtet, por kjo sepse ai po mban mbi shpine nje pergjegjesi qe nuk eshte e tija, po ben nje sakrifice politike.  Shqiperia ka per ti plotesuar kushtet me pare se serbia dhe Maqedonia. Sepse as serbia ska per te zgjidhur problemet me kriminelet e luftes dhe me ndergjegjjen kombetare, as Maqedonia ska per te respektuar minoritetet.

 

Vizat per Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine jane "dhurate per Krishtlindje" tha Parlementi Europian.

Ne ne Shqiperi qe me shumice jemi muslimane, nuk festojme Krishtlindje (aq masive sa keta orthodokset), pra as dhurata s'ka per ne... smiley

E kam me shaka, por jo dhe aq.

Po mire, le te na i japin per Bajram, s'na ngelet qejfi neve.... smiley

smiley

bajram, hashure, nevruz ...ca te jete mer yahoo smiley

vec te na i japin. Megjithese s'eshte se na dalin leket me shku kund jo, por thjesht ti kemi aty per inat smiley

Shoke, Partia na kerkon te jemi me serioze kur flasim per ceshtje te tille.

Gallat e madhe eshte me shqiptaret. Peshqit me flamurka te huaja nga komentet shof se e kan marre seriozisht faktin qe ajo evropa lovi rje na ka vene vizen. Kurse peshqit me flamurka kuq e zi i kane dhene nota humoristike. Humor i zi s ke c ben tjeter kur flitet per kete teme. Eshte edhe atmosfera e festes per rrezimin e Ledhit te Berlinit . Ne si me mure si pa mure, po prap i msyjme historise me poture.

Ce tunde parti ce tunde,

ne fillim si pak e zure,

me djem e vajza si nure,

ata qe mbanin poture.

Prandaj peshqit venalinj e kane marr me te qeshme ket teme , sepse kur historia drejtohet nga karagjozet e kombit, vetem te qeshesh mbetet.

Muri eshte rrezuar por c faj na ka e bukura evrope kur ne kemi shkarje ledhesh (majtas e djathtas Xhib qe t mos nelet hatri)

Ne kto kushte shoke, direktiva e Partise eshte :

i.Tu qepemi maleve per te kapercy kufirin ne kembe

ii. C do shqiptar mbi 16 vjec te mesoje  ti japi skafit

Ka ndonje pietje? smiley

 

 

Ja qe te me kuptosh ( megjithse nuk e kam ndonje kusht qe te me kuptosh ti apo jo ,ashtu si edhe ti per mua , apo cdokush ne raportet e njeri tjetrit gjate kembimit te mendimeve tek PPU).
Imponimi qe ti kerkon tu besh disa menyrave te te shprehurit , pergjithesisht , jane as me shume e as me pak sinjale se ne KURRE nuk mund te hyjme ne Europe , ne se varet fati i Shqiperise per Vizat nga diskutimet e Peshqerve ......sepse mbajne ere DIKTATURE ! 

Dhe une nuk jam per ate qe te shkase cdo gje , por me mire keshtu se sa te digjojme e lexojme "konkluzione" infantile Statale qe mendojne se keto qe thone peshqerit "serioze" jane te vetmet shkaqe .... dhe pas ketyre dyert e Europes - HAPEN . Jo , nga njehere dhe me shpesh shkaqet dalin nga romuzet e popllit smiley te cilat jane me te asimilueshme per ATA qe e dine perse nuk Hapen !

Dhe me qe erdhi rasti !

Jo vetem prurje te sterlodhura por edhe menyra e perzgjedhjes se prurjeve duhet te jene te tilla te afrojne edhe HUMOR qe ty dhe ndonje  fshesaxhiu  nuk duhet tu rendojne shume . Nje shkrim pa Humor dhe pa tallje eshte nje VEPER ose eshte nje debat i Reduktuar ne BYRONE Politike ku jo se mungon fare humori por gjithnje eshte nga lart poshte...dmth vetem kur te pelqen Ty dhe ndonje fshesaxhiu! smiley

Ne te tilla raste Fshesaxhijte jane nje TURP Intelekti per PPU dhe vizitoret e saj , ne mos nje arrogance e pashpjegueshme e trazuar me fodullekun e "pasjes ne dore" dhe..... eshte po aq e cuditeshme perse nuk po e kuptojne sa te paemancipuar jane !

Me HEQJEN E KUFIZIMEVE ( Vizave) mbase edhe dicka clirohet ne mentalitetin e atyre qe "kane xhech ne dore " .

Dhe jam i bindur qe FSHESAXHIU eshte ne PERGJIM smiley

Kesaj rradhe gati te gjitha i mora vesh. Kur do, i ul dhe ti kembet ne toke dhe e heq ate kesulen e firifiut...  amma, kete nuk e mora vesh fare!

dyert e Europes - HAPEN . Jo , nga njehere dhe me shpesh shkaqet dalin nga romuzet e popllit Smile te cilat jane me te asimilueshme per ATA qe e dine perse nuk Hapen !

Nuk e marr vesh fare; ke shkruar dy fjali dhe nuk ke thene absolutisht asgje me to.

Sa per mua personalisht... Nuk e di c'te te them; sepse ajo qe thua ti eshte thjesht pershtypja jote; dhe une nuk kam pse te te siguroj fare qe je 1000% gabim. Po ngaterron thjeshte konstatimet me mendimet; une po nxjerr konstatime o zoti Idriz, mendimi im eshte tjeter gje, shpesh e shpreh; po ti nuk e lexon; perndryshe nuk do kishe krijuar pershtypje te tilla.

Qe te dalin mendimet e mia e te vijne era diktature, mua me duket se nuk ke lexuar asnje gje deri tani. Nejse, paskam shpetuar mire; se bjeri-t'i-biem si ke shkruar kesaj rradhe, mund te me kishe damkosur edhe me keq.

Nuk vjen era diktature o Idriz nese e thua hapur te verteten qe Evropa eshte raciste kunder shqiptareve! NUK KA DIKTATURE ATY. Nese ti nuk je dakord me te; bujrum dhe shprehu;

di fjale thoshte kapedani,

ja sheshi, ja mejdani.

Prandaj, eshte e kollajshme ta mbushesh temen me pislleqe dhe budallalleqe, me demek se iu dashka pak humor, dhe kete e vendoska dinjitari i rradhes a.k.a. - ti, psh... po te marresh pjese e te sjellesh ndonje argument, perpos asaj qe ben zakonisht ti; jo i jep te drejte njerit, jo i jep tjetrit; kuptohet, per temen nuk mendon asnjehere dhe edhe me rralle e cek ndonjehere; dhe pastaj do fillosh te shkruash qyfyret e tipit si behet qimja tra, e terhiq e mos keput; te tipit qe, une psh, nuk i kuptoj fare, se me dalin krejt pa lidhje, dhe qe me krijojne pershtypjen qe firmetari nuk ka asnje mendim per te shprehur.

Prandaj, thenkju o Idrizo; per mua mbetesh i nderuar sinqerisht; por temat kane nevoje per mirembajtje, patjeter.

PS: mos bej sikur t'u mbiten gjemite se u fshine 2-3 komente te dala nga kasaforta kulturore dhe fondi intelektual i PDse... nuk e ka shume problem as Realisti vete qe ben perdite perpjekje titanike per te qendruar sa me stoik jashte teme.

Nuk vjen era diktature o Idriz nese e thua hapur te verteten qe Evropa eshte raciste kunder shqiptareve! NUK KA DIKTATURE ATY. Nese ti nuk je dakord me te; bujrum dhe shprehu;

Jane shprehje qe i ke vene kot se koti sepse ti nuk mund te ushtrosh Diktature ndaj Europit . Edhe Saliu nuk besoj te kete kete pretendim smileyMaximiumi jot (edhe imi aty) si zanafille ( jo si replike ) eshte te zgjedhesh fjale dhe te formosh fjali IMPONUESE ndaj te tjereve qe shprehen tek PPU por qe  nuk jane Evropi. Dhe ketu ishte .... sheshi e mejdani.

Persa i perket Racizmit te Europes lipset te kesh shume mend ta cilesosh ate thjesht duke u nisur nga nje fjale qe shpreh dicka smiley .Pikerisht ndertimi i ketyre mendimeve me keto fjale i jep tone bisedes me " te verteta te pakundershtueshme" Ndersa me ato tonat ( s'kemi capoj na -tha. Keto kena )pa fshesaxhi me vete , mundohemi ta kalojme si ta kalojme nje prurje me shume se te bezdiseshme kur merr ngjyra serioze !

ATA qe e dine perse nuk Hapen ! ..... ME KENAQE!

Mbase me te vertete  nuk e ke kuptuar se te duket se po i meson te hapin dyert , ata qe kane  celsat smiley. E LASHE SE S'KA INTERES .

Mah... se cfare po thua o Idriz, hec e merre vesh!!!

Ja si me dalin mua komentet e tua:

 

  • diktature ndaj europit?
  • te formosh fjali imponuese ndaj te tjereve qe shprehen por qe nuk jane evropi?
  • ky eshte sheshi dhe mejdani?
  • Persa i perket Racizmit te Europes lipset te kesh shume mend ta cilesosh ate thjesht duke u nisur nga nje fjale qe shpreh dicka ???
  • Pikerisht ndertimi i ketyre mendimeve me keto fjale i jep tone bisedes me " te verteta te pakundershtueshme"
  • ATA qe e dine perse nuk Hapen ! ..... ME KENAQE! mbase me te vertete  nuk e ke kuptuar se te duket se po i meson te hapin dyert , ata qe kane  celsat Smile. E LASHE SE S'KA INTERES .

Cfare pergjigje te jap une ketu?

  1. E para nuk kane lidhje fare me ato qe them une.
  2. E dyta nuk kane lidhje fare me njera-tjetren,
  3. E treta, si tek e tek, si te gjitha bashke, = 0, pa bisht fare, se nuk po ia gjej dot bishtin.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).