shprazni ekspertizen?

Qe mos te behet me shume kacurrel tema e poezise se Lulian Kodres, me mire hidhini ketu mejtimet mbi korrektesine e te shkruajtures te ca fjaleve te pervecme ose dhe te pergjithshme.

Dakort ini? Po?

oburra dhe ogra smiley

78 Komente

he finsiterre shuqur qe erdhe smiley

s`ka lezet, te pakten ne ate vend poezie, me ja hy ballaboks gërmatikës shqype

@Lost, me vrap vij kur eshte puna per tema te tilla! smiley Ti vetem hapi....!

Poshtëme apo poshtme

ardhëshme apo ardhshme etj etj

Poshte e shkruajtura !

Rrofte e shkruara !

Kam pershtypjen qe gabimet ortografike jane te justifikueshme ne forume te ketilla. Problemin me te madh, personalisht, e kam me logjiken e brendshme te disa fjalive qe has ndonjehere.

Nga ana tjeter, jam e ndergjegjshme qe shqipja ime "infektohet" cdo dite nga nje gjuhe tjeter dhe, qe t'i themi gjerat hapur, kjo eshte edhe nje nga arsyet pse u regjistrova te Peshku. M'u duk nje menyre e mire per te mbajtur gjalle format bisedore te gjuhes. smiley

Gabimet ortografike mund te falen gjithkund, por kur sheh se ka njerez ketu ne Peshk, qe nuk kane nje koment pa gabime, atehere i vetmi perfundim qe mund te arrish eshte se nuk dine te shkruajne shqip. pike, desha te thesha... smiley

Ne rregull qenke atehere...

Ja, La_Rosee`esë s`i mbushet mendja per qamet qe eshte këta njerez, dhe jo këto

Po s'eshte puna te mbushet a s'te mbushet mendja o Lost. Se gjuha s'behet me bindje. Ka libra te cileve u referohemi... Amen!

Lost, si cdo here tjater, edhe kesaj here nderhyrja juaj u demonstrua me vend dhe mend i nderuar zoteri.

 

Lost, gezohem qe te zgjoj aq shpesh oreksin per tema te reja. Po sikur te merrje spunto nga ekspertiza jote c'do ndodhte thua? smiley Sidoqofte mos me akuzo kot tani, dilema ishte keto-ketilla, ato-atilla,...

Mgjth jam e sigurte qe pusi i diturive qe keni ju qe keni studiuar ne Shqip do hedhe drite mbi erresiren e atyre qe nuk kane studiuar ne Shqip(mua inkluziv). Apo gabohem...?

La_rosée plot aspektativa... smiley

 

la woman, skom studju nshqypnijet, dy klas tallavalla kom maru knej pellgut

dh`ekspertiza esh fjal gia` e perdorme sinjifikativisht dhe nomenklaturisht qe nga koha e dulles.

Il mnsiur, if tu want to mostrre some of jor miell ne trrasten e Hanifes è pregato qi t' show it nga vtre fshat.

Merci!

Amun Ra fare! smiley

normalmo qe pri libravet pom vje gjith kjo dituni, se un vet` hudh uj shtro petlla.

Ja dy nga gabimet me te zakonshme:

shkruhet "radhë" dhe jo "rradhë";

shkruhet "rresht" dhe jo "resht"

Radhë ?

Jo, jo, jo.

Kemi rradhe, rresht, rrush, rrumbullak, rrumpalle, rrokopuje, rrugaç, etj. etj.

Radhë eshte per t'u llastuar, qe me siguri ka dale nga ata s'kane ndenjur as pese minuta ne nje rradhe te vertete, e pastaj do ta shihnim si do t'i thoshin.

Finisterre, ke filluar te besh ca gabime dhe ti, diten e pare flisje me bukur, tani u infektove smiley

 ne fakt ka edhe "resht" si pershembull "reshti se foluri". apo e kam gabim?

Aspak gabim. E sakte. Eshte fjale tjeter. Ja dhe une, "reshta se foluri", se me ka rene nje gjesendi ne koke.

Orëvuar.

zbrazeni "ekspertizën"-tingëllon disi më lezetçëm në vend të; SHPRAZNI...kështu më duket mua

Ncuk! Ne kete forme po kryen funksion te trefishte(i qut, i qut):

1) Po mbron veten nga gabimet e mundeshme.

2) Po na tregon nuanca humori.

3) Po na mush menjen qi i than ne dialektet.

Me duket qe eshte radhë, jo rradhë smiley

dhe po, ato radhat me radhe i kam marre i vogel, sa ke qumshti, mishi, e deri tek gazeta (ishte i plak nradhe qe nji e dy thoshte "edhe ujku, tu gdhi dita ka vdek&quotsmiley se aq ftohte bente ne ato ore.

 

Radhe eshte, dhe nuk ka hurb e lunatik qe e leviz.

Radha me Rradhen ishin dy binjake te bukura qe e donin shume njera-tjetren. Nje dite, mami Radhiqja me babin Rradhuqin ishin te zene me ca pune dhe iu thane çupave qe te shkonin te blenin qumesht. Ato moren shishet bosh dhe dolen me vrap. Sa shume duheshin ato !

Kur vajten tek dyqani, ato pane se kishte shume njerez.

- Sa shume rradhe qe paskaaaa ! tha Radha.

- Si, si e the ? e pyeti Rradha.

- Thashe paska shume rradhe, u pergjigj Radha.

- Hihihihi ! qeshi Rradha. Po nuk i thuhet ashtu moj tyryfyle. I thuhet radha.

- Ik mi andej, ku di gje ti, vargu ketu ka emrin tend, dhe pike !

- Jo, tendin ! ia priti Rradha.

Jo radha e jo rradha, njerezit ecnin perpara, dilnin para shitesit, merrnin shishet plot dhe largoheshin te gezuar.

Kur iu erdhi (?)adha dy binjakeve tona, qumeshti ishte mbaruar.

Kur u kthyen ne shtepi, ato u qortuan nga Radhiqja dhe Rradhuqi, por Radha, si me e shkathte qe ishte, iu tha :

- Po mire o babi dhe mami, si i thone atij vargut te gjate para dyqanit ?

Mami kerceu e para :

- E quajne resht.

- Jo, kerceu babi, e quajne rresht !

Atehere, Radha me Rradhen, moren kukullat dhe iken te lozin me shoqet. Kur u kthyen, babi me mamin ishin idhnuar dhe nuk flisnin.

Radha me Rradhen u menduan pak dhe thane :

- E kemi gjetur ! E quajne BISHT QENI !

Pastaj ata u pajtuan dhe hengren darke te gezuar, ku babai piu dhe dy bira. Ndersa mami piu ca verre.

Jo vetem eshte "radhe", por qe ketej:

radhit

radhitës

radhor

Dhe

rresht

rreshtim

rreshtoj

 

"Resht së foluri" s'ka te beje me "rreshtin" smiley

Edhe une po shkoj te ha darke e te pi ca vere smiley Naten te gjitheve!

kurs shqip-shqip kunder analfabetizmit.

10milekora smiley

 drejt e ka finistera (duhet t'ja ket ble babi fjalorin), eshte radhë dhe rrallë 

 

fjale tjeter ku haset gabim shpesh eshte fjala përgatit dhe jo pregatit siç shkruhet kudo

Mir e ke ti, por keta jan mjeshtra te shqipes:

pregatit = parapergatit , menjefjale i bien shkurt, kupto ti smiley

Pergatitje dhe pregatitje? Them qe duhet te jene te ndryshme, dhe jane.

 tek fjalori im me rreth 48 000 fjale i botuar ne 2006, fjala pregatit/je nuk ekziston

ndoshta ndodhet tek ai tendi. smiley

Po qe ke te drejte ketu !!!!

Pergatitje e gjiF popullit ushtar !!!! smiley

Se cfare egziston te joti dhe cfare mendon ti, pak, me fal, nuk ka fare rendesi. Cfare shkruaj une po, ajo ka rendesi. Kur ta lexosh, dhe vetem pasi ta kuptosh, atehere, dhe vetem atehere kualifikohesh te me kthesh pergjigje. Thenkju e merci beaucoup.

cdo gje me mase. edhe drejtshkrimi.

"ato" eshte per femerore, 'ata" per mashkullore, apo jo? por nuk themi kurre "ata njoftime", ose "ata lavderime". Themi "ato njoftime". Mgjthse "njoftimi" eshte mashkullor. A eshte gabim? Sikur s'me duket.

Ose: tre perdoret me mashkullore, tri me femerore. Por sikur te thuash piva tre cigare, apo bleu tri fustane sikur nuk me duket gabim fare. Menjefjale, rregullat prandaj jane bere, qe tu biesh kokes kur duhet. Se rregullat ta sjellin ne maje te hundes jo rralle.

 

hmm.. e omel kjo. nuk e kam mendu si rregull ndonjehere. por me duket s emerr perparesi rradha e vendosjes se emrave. ai qe vjen i pari ne rradhe, percakton nese do thaush "ata" apo "ato". mund te jepsha dhe shembull, po te duhej. por kto i kom me hemandje, jo me qitap.

ps "k" dhe "a" si germa fillestare (ato, kto, atill, ktill, ajo, kjo etc) tregojne vetem afersine (jo vetem fizike) te objektit. kadare ka nje shtjellim te spikatur te perdorimit te ksaj, te dimri i vetmise se madhe me duket.

Me duket, te pakten keshtu ja bejne ne frengjisht, qe ne nje bashkesi njerezish nese ka qofte dhe vetem nje mashkull atehere perdor gjinine mashkullore. Ne shqip se di me siguri, sidoqofte pyeta nje me t'qut ne shqip dhe ma konfirmoi.

ok, ja nje shembull. ecen ne braodway (nyc) dhe shef nje afishe show. balerina te vonme ne rradhe te fotografume nga mesi e poshte. duken kofshet (femerore) dhe gjunjte (mashkullore) te tyre. shoku qe ke ne krah i pelqen ato (estetikisht) edhe thot simas rastit:

1. me pelqejne ata gjunj dhe kofshe;

2. me pelqejne ato kofshe dhe gjunj.

smiley

mir e thash? smiley

Ne kete rast duhet te shohesh kundrinorin pasi ata/ato referojne tek kundrinoret. Une instinktivisht do perdorja dy here ata(kofshe-femerore, gju-mashkullore, nje perzierje e ketyre horrlleqeve do rezultonte ne nje produkt mashkullor ->ata). Qofsha gabim. smiley

Sidoqofte, ke perdorur shembuj didaktike. smiley E di qe shembujt me konotacione seksuale mbahen me rehat mend nga studentet? smiley

"ata kofshe"??? gjall n'bot jo. smiley

kjo do ishte nji torture per nofllat!  smiley

Ato kofshe por ata kofshe dhe gjunjë. Po i shoh si bashkesi sidoqofte po e perseris qe s'ja kam idene si i behet ne shqip, thjeshte po bej ca paralelizma me frengjishten. Po na vjen lost me bastun ne dore e po na debon... smiley

Emo, sa merak i paske nofullat mer burre i dheut! smiley 

Peremri e merr gjinine nga emri qe ka me prane La_rosée:

"ato kofshë dhe gjunjët"

E lashe dhe une! smiley

Finisterre, llogjika te çon te mendosh qe peremrin e ruan psh. keta gjunje dhe keto kofshe ose heq njerin peremer dhe i konsideron si bashkesi. Sidoqofte mire per ato qe e njihnin. smiley

M'pelqekan k'to kofshët... smiley Per estetiken e gjunjve s'kisha degjuar ndonjehere smiley

Sepse me emrat e gjinise mashkullore (psh. mal) qe e formojne shumesin si emrat e gjinise femerore (mal-e), "sillemi" sikur te ishin emra te gjinise femerore.

Dmth "male të larta" dhe jo "male të lartë".

Edhe mund te vendosim t'i ndryshojme rregullat e drejtshkrimit o Emig, se njerez i kane bere edhe ato, vetem se le te themi qe ndryshimet s'mund te varen nga vullneti i individit, por i bashkesise se folesve.

nuk mund te jesh "i/e bukur" ne perdorim gjuhe (te folur/ te shkruar) po nuk theve rregullat e drejtshkrimit!!!! gjithe sekreti eshte se kur/ku do i thysh. dhe po, idividualce, jo kolektivce. kolektivce sucks!  ky o vec menimi im i perunjur, xhanem.

Jo, jo, s'e kisha fjalen per letersine ketu, e kam fjalen per gjuhen e gazetave, librave shkollore, gjuhen administrative...

Presidenti yne sot ne nje deklapate mbi Shqypnin e malle, midis shume fjaleve te tjera te shqipes te re alla-politikano-shqiptar  tha edhe MALICIOZITET.

smiley

smiley

turp!

s'paska lujt nji grim nga mendesia e vjeter ala ILB Kamez. cfare majmunerie!  smiley

Po kete nga e nxorri? Nga verra e ndonje lope te presidences?

 ne poezi mund te thyhen rregullat pa problem, per ti dhene shpesh dinamizem, shkurtim, rime, etj, vargut, ndersa ne proze nuk ka se pse, ngaqe dhe fitimi eshte me i paket. 

ps: emigranti e shtron çeshtjen si artist. kush ka pare psh qe piktoret nuk e mbushin kanavacen ose e lene me qellim bojen te rrjedhe, etj. dhe shkrimtaret mund sipas rastit te krijojne "hallakatje" te tille te qellimshme.

Askush s'te ndalon te shkruash ne dialekt. Por ka edhe ca pasoja anesore... Psh kur shkruan ne gegnisht, ke gegnishte do te perdoresh: ate te Shkodres, te Tropojes, gegnishten e Elbasanit?

Kedo te perdoresh, vec shkruaje mire... Por, ngaterresa e tingujve, eshte gabim ne cdo dialekt, ngaqdo qe ta marresh, gabime te tilla i bejne njerez me probleme artikulimi; shpesh edhe nuk e kuptojne.

Gjithsesi, ketu nese flasim per gabime drejtshkrimore, po flasim pikerisht per keto, e jo per perdorimin e ndonje dialekti, sado qesharak t'i duket syrit ky perdorim ne pamje te pare. Kush e shkruan dialektin e tij bukur dhe pa gabime, eshte njeri mese i nderuar, nemos per gje tjeter, per aresyen se ka arritur dicka qe nuk mesohet ne shkolle, dhe pervec kesaj, e ben shume mire.

Pra, noten 10 atij qe e shkruan bukur dialektin e vet, dhe 0 me bisht atij qe 10 dialektin e vet.

 Me pelqejne keto diskutimet e sterzgjatura mbi drejtshkrimin. Une gjithmone e kisha pandehur si nje dialog me dy paragrafe te tipit:

- Si shkruhet radhe apo rradhe?

- Shkruhet radhe. Ref. "Fjalori drejtshkrimor i gjuhes shqipe" fq 255, rradha 2, karrikja 4.

Kuptohet kjo nuk parashikon rastin kur tjetri thote, "po mer jahu, e dike ti mo mir se u!"

Si është puna e fjalës më të rëndësishme në gjuhën shqipe, pikërisht lekëve.

Kishte dalë moda para ca kohësh që për shumësin të përdorej "lekë të rinj" në vend të "lekë të reja" Cila është më e sakta?

 flini gjume o juropjane

dakort gjuhne ta mprojme e ta kujtojme, por me orar de smiley

gji me gji me popllin pastaj

Po ik or ti se s'ka le hala aj si na ve m'gjum na...

@J : "Lekë të reja"

@Lost : Po, po shkoj te fle! smiley M'kane mbete edhe ca faqe nga Murtaja. Ndoshta i mbaroj!

Këtë mendim kam dhe unë, lekë të rinj as më ngjit fare. Plus që fjala në fjalë, e meriton ta ketë shumësin në gjininë femërore. smiley

Megjithatë, shumë persona televizivë këmbëngulnin për trajtën "lekë të rinj" para ca kohësh dhe kjo më dukej shumë acaruese.

natën e mirë. smiley

 

 vetem leke te jene aman,

nuk i bohet naze lekut smiley

uee sa qejf!

kjo puna e lekeve te rinj, e perendiut, e maleve te larte, vjen jo aq nga nje nevoje e brendshme per mashkulloren se sa nga ndikimi prej te medhajave kultura perendimore, kryesisht italiane, por nganjehere edhe protestante, dhe konceptimeve te tyre gjinore. ok, ndoshta per malet e larte eshte thjesht nevoje per konsistence llogjike.

une kam vene re se po gaboj shpesh me apostrofat; e kam kapur veten duke shkruar m'u, t'a, etj, duke u bazuar tek t'i, t'ju, etj ... a ka noi cun dhe goc te mire qe mund te ma shpjegoje llogjiken e drejtshkrimit te ketyre?

patjeter qe librat e posacem do te na ndihmonin.

Ja të tentoj unë njëherë për të të ndriçu mbi përdorimin e apostrofave.

Për 't'i" "t'ju", trajta më e plotë do ishte "të i them" "të ju them" që shndërrohet më pas në "t'i them" "t'ju them", zakonisht bie ë-ja dhe apostrofohet. Apostrofi nënkupton zëvendësimin me "një shok të rënë diku aty".

në rastin e m'u, nuk ka ndonjë të rënë në fushë beteje. Ama në rastin "më erdhi mirë" mund ta qëllojmë ë-në dhe ta bëjmë "m'erdh mirë".

Cuni i mire thote :

mu - ben lopa.

m'u - më është (shembull : m'u drejtua, dmth me eshte drejtuar ; m'u dha te ndjek, dmth me eshte dhene te ndjek, etj)

t'a - nuk ka ne shqip. Ka ta.

mi - murtaja.

m'i - më ka (shembull : m'i dha, dmth me ka dhene diçka, etj)

ti - ti je bota.

t'i - të i (shembull : t'i them apo mos t'i them ? - thuaja, s'te gjen gje.)

n'a - nuk ka ne shqip, ka na.

t'ia - per veten e trete njejes : t'ia mballos nje te puthur qe t'i merren mendte.

t'ua - per veten e trete shumes : t'ua kthej ate plaçken se u bera hore.

i'a - nuk ka. Ka ia.

Etj. etj. etj. etj.

_______

Cuni i mire shume,

djersen derdh lume

per shoqen tropizma

shpik neologjizma.

hmmm, atehere, 'm'u' shkruhet me apostrof dhe 'ta' nuk shkruhet me apostrof? 100% per kete?

dhe ta shkruhet pa apostrof sepse 'te e dhashe librin' shnderrohet ne 'ta dhashe librin' duke transformuar zanoren? njesoj eshte edhe per 'ma'?

j, m'u do te shkurtonte posi, sic shpjegon dhe hurbineku '(mua) me u be' ne 'm'u be'...

conclusive evidence pliiiiz

  Dhanore Kallzore Trajta
e shkurte
e bashkuar Shembull English Nederlands mua më e ma Ma dha një libër. He/she gave me a book. Hij/Zij gaf mij een boek. ty të e ta Ta dha një libër. He/she gave you a book. Hij/Zij gaf jou een boek. atij, asaj i e ia Ia dha një libër. He/she gave him/her a book. Hij/Zij gaf hem/haar een boek. neve na e na e Na e dha një libër. He/she gave us a book. Hij/Zij gaf ons een boek. juve ju e jua Jua dha një libër. He/she gave you a book. Hij/Zij gaf u een boek. atyre u e ua Ua dha një libër. He/she gave them a book. Hij/Zij gaf hen een boek.               mua më i m'i M'i dha dy libra. He/she gave me two books. Hij/Zij gaf mij twee boeken. ty të i t'i T'i dha dy libra. He/she gave you two books. Hij/Zij gaf jou twee boeken. atij, asaj i i ia Ia dha dy libra. He/she gave him two books. Hij/Zij gaf hem/haar twee boeken. neve na i na i Na i dha dy libra. He/she gave us two books. Hij/Zij gaf ons twee boeken. juve ju i jua Jua dha dy libra. He/she gave you two books. Hij/Zij gaf u twee boeken. atyre u i ua Ua dha dy libra. He/she gave them two books. Hij/Zij gaf hen twee boeken.

 

Kjo quhet "Ana's Revolution". Ose ne frengjisht : Ana péte les plombs.

Je sais, je sais, je m'en vais.

Ohuu, po une po e redaktoja komentin... e shkrova edhe njehere nga e para, kur me del "ndalohet hyrja ne kete faqe"... smiley

tani, s'po i hyj me asaj pune....

sa po m'pelqeka fjala tweeeee smiley

ana, me le pa sqaruar tu-ne dhe mu-ne, madhe edhe t'ua-ne ...  deri tani, me rezulton se vetem germa i meritoka apostrof perpara smiley

Trop,

T'u -  Rasa dhanore  ( pyetja eshte kujt?) -  t'u japesh uje ne bisht te luges atyre... smiley ( kujt? atyre u)

M'u - Rasa dhanore - M'u dha mundesia te flisja... ( kujt? mua me)

Por ka dhe nje mu qe perdoret pa apostrof ( pervec lopes se Hurbinekut smiley  )

"Mu tek pragu i deres...." po qe s'eshte trajte e shkurter.... ( mos me pyet se c'eshte, s'e nuk e di smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).