Shembet Tyneli Thirre - Kalimash

'Dje shqiptarët u njohen fillimisht nga gazeta Shekulli e me pas patën rastin të shihnin ne TV sesi një segment prej rreth 80 metrash linerarë i tunelit Thirrë - Kalimash është shembur duke rrezikuar jetën e punëtorëve dhe duke bllokuar krejtësisht punimet'.

Edhe PS ka reaguar sot lidhur me situaten e renduar ne Tunelin e Thirres. Ne nje deklarate te selise roze thuhet:
'Janë hedhur më shumë se një miliard euro pas fillimit të punimeve në rrugën e kombit, dhe mund të thuhet se tuneli në fjalë, është shembur po aq herë sa është inauguruar për qëllime elektorale nga Sali Berisha.

Partia Socialiste denoncon faktin që ministri Olldashi dhe kompania që po kryen punimet jo vetëm që nuk kanë marrë mundimin të informojnë publikun për atë që ka ndodhur, por janë përpjekur me të gjitha mënyrat ta fshehin këtë ngjarje të rëndë. Dhe shqetësimi ynë bëhet më serioz nëse kujtojmë se po e njëjta kompani, që tash e katër vjet po bën një hap para e dy hapa prapa në ndërtimin e kësaj rruge, ka qenë e përfshirë në ndërtimin e tunelit të Bostonit, i cili ka pasur ekzaktësisht po të njëjtat probleme sigurie.

Shembja e radhës e tunelit ngre një sërë pyetjesh serioze për të cilat ne sot kërkojmë përgjigje. Çfarë po ndodh sot me tunelin e Kalimashit? Si e shpjegon ministria dhe kompania ndërtuese faktin që një tunel që ka kushtuar me qindra miliona euro shembet papritur katër muaj pas inaugurimit të radhës së kryeministrit? Sa do t'u kushtojë kjo shembje më e fundit qytetarëve shqiptarë, të cilët sot janë më të varfër se kurrë? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë? Si shpjegohet mungesa e plotë e informacionit dhe tisi i misterit që ka mbuluar këtë çështje? Dhe më shqetësuesja, si janë kushtet e sigurisë në këtë tunel nëpër të cilin gjatë verës kanë kaluar me mijëra qytetarë shqiptarë?
 

28 Komente

Duke shfrytezuar injorancen totale dhe pa-aftesine e Sali Berishes kane grabitur 1 milarde euro dhe s'kane bere asgje!

Me shqetsues eshte fakti qe ai tynel nuk behet me dhe rruga do devijoj perseri qe kerkon te pakten edhe 200 milion euro shtese!!!!!!

Vitin qe vjen fillojn pagesat me % te larta te borxhit. Kjo shpjegon edhe perpjekjet e sharlataneve te ngrene cmimet e energjise ne 40%!!!!

 

 

 

U be tuneli si kalaja rozafes, shembet naten dhe rindertohet per tu ri-inaguruar per zgjedhjet e rradhes.

Une them qe te murojme Mero Bazen ne tunel. Mbase mban pastaj. Po t'i leme Meros nje kembe jashte, nje dore dhe nje cice qe te kete mundesi t'i jape qumesht gazetes Tema... Ah, po, t'i leme jashte dhe cacken e kokes qe te kete mundesi dhe Taci te shkoje t'i bjere ndonjehere kur t'i velet jeta prej miljarderi, psh, sa here qe t'i refuzohet blerja 700 miljon euroshe e ndonje klubi.

A ka ndonje institucion apo titullar qe te mbaje pergjegjesi per keto qe po ndodhin? Kush na mbron neve taksapagueseve apo popullit sic i themi rendom? Sa duhet qe ne te paguajme per papergjegjshmerine e Kryekellufit tone? Epo borxh nuk ja kemi, boll kemi duruar. Kush nuk e kupton le ti lepije bithen malokut.

shyqyr qè nuk zuri njeri brenda...ftoj gjithè qeveritarèt,analistèt dhe gazetarèt e regjimit tè marin ndonjè lopatè e tè shkojnè e ta hapin pèrsèri...e mbase ju bie ishalla...mendoj se çdo njeri qè ka kaluar nè atè tynel pèr gjatè gjithè kohès qè ka qendruar hapur ka rezikuar jetèn pèr faj tè tyre..!!

Po PS, pse nuk con nje grup deputetesh qe te hetoje punimet nga afer??? Cfare eshte kjo fare idjotesie? Vetem deklarata lart e poshte? Kane ndonje program kjo fare partie? I dine pergjegjesite qe u ngarkon vota e popullit keta sharlatane? Apo opozita eshte vetem deklarata per shtyp??? Faqja e zeze!

Ah, harrova, PS nuk ka asnje deputet... asnjeri nuk ka bere betimin, asnjeri nuk eshte ne detyre, asnjeri nuk perfaqeson popullin ne parlament... dmth vetem cirren e bertasin kot. Se u kujtova prape: Faqja e zeze!!!

Ku eshte mer Olldashi te na jape shpjegime per shembjet ne tynelin e kombit. Ne vend qe te flasi se do te beje lulishte ne Tirane, te jape llogari se cili qe shkaku i shembjeve. Kompania qe po e nderton eshte number one ne ruzull per keto lloj punimesh. Si ka mundesi qe te deshtoje pikerisht ne Shqiperi? Kush do ti paguaje kostot shtese per rikthimin ne gjendjen e mepareshme te tynelit? Prape ne, populli fukara? Ketu duhet urgjentisht qe firma ndertuese te dale ne konference per shtyp dhe te shpjegoje shkaqet. Une nuk di te kete patur ndonje termet apo fuqi tjeter madhore qe shkaktoje kete demtim me vlere me shume se 100 milion Euro. E pra ne nuk duhet me te mbajme ne krye te puneve njerez qe vetem e zhysin kete vend ne humnera dhe qe zgjidhjen e vetme e kerkojne tek liberalizimi i vizave, ne menyre qe te bejne te mundur largimin e ketij populli "me deshire" nga trojet e veta. Serbet, ne fund te fundit donin te perzenin me force nje komb tjeter, ate shqiptar, ndersa ju more shqipetare malok qe fatkeqesisht jeni ne drejtimin e ketij vendi kerkoni te largoni nga shqiperia vllezerit dhe motrat tuaja, femijet dhe rinine pa shprese, e pastaj te sundoni mbi baze principatash e  kryetar fisash. Mafioze  ja pse do tju perkedhelim pak kurrizin me 20 Nentor. 

o Berber, avash mer daje, se na preve me ate briskun/komentin tend. Nuk bohet nomi per nje Tunel!

Pastaj ju njerez nuk jeni ne gjendje te pranoni as me te voglen fatkeqesi natyrore etj etj. Sa e sa rruge prishen neper bote per arsye te ndryshme! A mos do te thuash qe edhe permbytja prej rreshjeve eshte faji i qeverise? Apo edhe rruget qe prishen prej rreshqitjes se dhese ne Japoni e ku di une, kane te bejne me standartin e dobet te punes.

(Imagjino si do u ndjeshin Japonezet kundrejt akuzave te tilla)

Pastaj ju njerez nuk jeni ne gjendje te pranoni as me te voglen fatkeqesi natyrore etj etj

 

Sa qejf paske me fol kodra mbas bregut. Po ku eshte fatkeqesia natyrore ne rastin e shembjes se tynelit mbas inagurimit? Po fatkeqesia natyrore ne shperthimin e Gerdecit? Ketu ka fatkeqesi qe i shkakton vete kjo qeveri e kriminalizuar, e etur per para ne kuriz te ketij populli. Nese nuk e kupton, te me ndjeshe por nuk eshte faji im. Shikoji gjetke aresyet.

Nje saktesim te vogel kisha per titullin lart. Sipas Olldashit nuk eshte shembur tyneli i Thirrres, por jane shembur tynelet e Thirres, pasi jane 2 dhe jo 1. Duke perdorur kete fakt, ai akuzoi mbreme Ramen se shpif dhe ja fut kot, pasi Rama tha qe eshte shembur tyneli dhe jo tynelet.

Per derisa ka shembje ne tunelin e dyte ne ate qe eshte ne hapje, te gjithe ju me Ramen ndryshoni te pakten legenat, qe te kete edhe nje ndryshim tingulli.

Arsyeja e shembjes eshte fenomen qe ndodh ne gjithe tynelet e pambaruar e sidomods me strukture te ndryshme gjeologjike si keto malet e e reja te Ballkanit jug-perendimor. Prandaj kerkohet koha e cedimit ose zenies vend, e pastaj vazhdohet me strukturen mbrojtese te betonimit( ajo qe shikohet pasi ka shtresa te ndryshme amortizuese, mbajetse, kullusese te ujrave, etj).

Tani doni te merreni me Olldashin, nuk merr vesh se ka qene gazetar e pastaj, politikan "karriere". Firma, as mos prisni te hyje ne debatet e partive dhe peshkaxhinjve, pasi eshte biznes privat e punon me kontrata e nuk i plas jo per Ramen por edhe per Berishen. Ajo merr parate nga njera ane dhe nga tjetra vendos emrin e saj ne listen e punimeve te rangut te pare. Po qe se ka ndonje pallosh specialist e di t`i beje oponence teknike, hallall. Ndryshe merruni me i "vuri fitilin" apo e "nuk e grryu me tryele".

Deklarata e plotë e ministrit Olldashi

 

Kryetari i Partisë së Bashkisë, në një akt rrugacërie të pashembullt politike, doli sot përpara shtypit për të shfaqur gëzimin e tij të pakontrolluar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë në galerinë jugore të tunelit Thirrë-Kalimash.

 

Eshtë rasti i parë në të gjithë botën demokratike që një drejtues opozite i lejon vehtes të ngazëllejë dhe të ngrejë mbi ngazëllimin spekullime të turpshme.

 

Ndaj ngjarjes, qeveria përmes MPPTT ka mbajtur standartet më të larta të transparencës.

 

Në deklaratën që kam bërë përpara jush më 09.10.2009, pra ekzaktësisht një muaj më parë, ju kam njoftuar se: “Tuneli do të mbyllet me qëllim që t’i jepet mundësi kompanisë ndërtuese të përfundojë instalimin e pajisjeve elektromekanike, të domosdoshme për funksionimin e tij, si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël, një situate kjo e paparashikuar, për të cilën kontraktori po punon në vijimësi”.

 

Pra, e kemi bërë transparent problemin.

 

Edhe ndaj rrëshqitjes së datës 05 nëntor, kemi mbajtur të njejtin standart transparence. Kemi informuar publikun për cdo zhvillim.

 

Fenomeni gjeologjik që ndodh në tunelin e Thirrës ishte i paparashikuar dhe fenomene të paparashikuar në brendësi të maleve, në punime të tillë, janë të pritshëm.

 

Një situatë pothuajse identike me tunelin e Thirrës haset në tunelin e linjës së shpejtësisë së lartë Lion – Torino. Ne këtë tunel, punimet për të cilin kanë nisur më 2003, në vendin e quajtur St. Martin La Porte ka patur konvergjenca të vazhdueshme deri në 2m spostim të masës shkëmbore, por nuk është parë ndonjë drejtues i opozitës franceze të festojë për këtë.

 

Në tunelin Driskos, në Egnatia Odos, pranë Igumenicës, në Greqi, për mëse 6 vjet përpjekje me masa mbrojtjëse ekstremisht të kushtueshme, është arritur stabilizimi i masës shkëmbore e cila shembej në mënyrë të vazhdueshme gjatë ndërtimit të këtij tuneli që është vetëm 300 m i gjatë. Por, nuk është parë ndonjëherë ndonjë politikan grek të ekzaltohet publikisht.

 

Në tunelin e San Gothardit, mes Italisë dhe Zvicrës, ka patur probleme të ngjashme me konvergjenca, madje edhe kolapse, të cilët janë stabilizuar pas dy vjetësh dhe as këtu nuk është parë kush të shfryjë përpara kamerave gastritet e veta postelektorale sic bën z. Rama

 

I njejti fenomen është hasur në tunelin Cheinborg, në Zvicër, ndërkohë që në tunelin Bolu në Turqi, si rezultat i një lëvizje sizmike tuneli u shemb totalisht.

 

Nuk ka asnjë lidhje mes fenomenit gjeologjik dhe kalendarit të punimeve në rrugë. E ritheksoj se rrëshqitja e dheut ka ndodhur në pjesën e pabetonuar të tunelit jugor, i cili nuk është hapur asnjë ditë të vetme për publikun, pasi vazhdon të jetë në ndërtim.

 

Gënjeshtrat e paturpshme të Edi Ramës për gjoja kosto qindramilionëshe janë pa asnjë bazë dhe vijnë vetëm si asociacion i shifrave që kryetari i bashkisë ndërmend për lejet e ndërtimit në kryeqytet.

 

Gjithcka ka thënë sot z. Edi Rama në konferencën e tij për shtyp nuk është gjë tjetër vecse një defekim oral.

 

Tuneli do të hapet vetëm kur të përfundojnë punimet e sigurisë dhe të elektromekanikës dhe unë do ju ftoj ju që atë ditë t’i kërkoni Edi Ramës që të ripërtypë atë që po nxjerr nga goja sot.

http://images.paraorkut.com/img/funnypics/images/s/simpsons-12650.jpg

Po more Olldash, po ne cilin nga keto vende u inaugurua 2 here e njejta gje?

Ne cilin nga keto vende u perdor rruga per fushate elektorale?

Ne cilin nga keto vende u inaugurua tunel 2 dite para zgjedhjeve?

Ne cilin nga keto vende ka padi te hapura ndaj ministrit pergjegjes per korrupsion, vjedhje dhe zhvatje ne shifrat e qindra miljona eurove?

Apo dhe partia jote e huliganeve qafleshe i ka inaugurimet qe u binden ligjeve te gjeologjise... - te paparashikueshme?

Shume dakort me pjesen e skandalizimit, nga "ferkimi i duarve" qe ben Rama me te tijet per kete çeshtje. Po çfare mund te pritej tjeter nga Rama?

Kurse pjesa e transparences mer Sokol osht me pak se pertoke. Ti na the qe do mbyllet tuneli per te instaluar pajisjet elektromekanike, por kurre nuk na fole per specialistin francez te sigurise se tuneleve qe shkove e prite vete ne aeroport. Tuneli u mbyll se tha ai qe ishte jashte çdo norme sigurie.

Edhe 100 milionet nuk i ka shpik Rama, ksaj rradhe, po i thone francezet qe Ramen s'e njofin as per emer.

Kurse per krahasimet me 5 tunele ku ka pas probleme, na lejo te te ftojme te "numerosh" tunelet e ketij mmoji ku nuk ka pas asnje lloj problemi.

Pastaj me perjashtim te tunelit ne Turqi qe eshte shemb nga termeti, kush nga keta tunelet e tjere ishte inaguru kur pati probleme?

Po nuk ke faj ti o Kol, jo. Kur 10 Sala, era do na qelbi te gjitheve po per ta la do e lani ju qe jeni afer tij.

Lizander.

Para pak diteve ne France shembet nje tunel i vene ne pune para tre viteve, nuk ka viktima.

Qe veprat e medha perdoren per fushate kete e din gjithe Europa, po Edi qe nuk ka guxim te permend emrin e firmes ndertuese, po merret me politikanet eshte e "guximshme"

Edi ka porositur bazen e partis , qe pioneret kur bejne betemin mos te thojne me "gjithmon gati" po " u shembte tuneli".

Në tunelin Driskos, në Egnatia Odos, pranë Igumenicës, në Greqi, për mëse 6 vjet përpjekje me masa mbrojtjëse ekstremisht të kushtueshme, është arritur stabilizimi i masës shkëmbore e cila shembej në mënyrë të vazhdueshme gjatë ndërtimit të këtij tuneli që është vetëm 300 m i gjatë. Por, nuk është parë ndonjëherë ndonjë politikan grek të ekzaltohet publikisht.

Po si ka mundesi me gjithe keto probleme te ky tuneli (dhe qe do kete gjithsej nja 50 km tunele ajo rruge) ketyre kopilave ju ka dale kosto njesi me pak se ty mer Kol?

Vallahi Drin, une nuk paskom nigju per ket tunelin knej nga lagjia ime. Me siguri do me kete shpetu se keto kohe "jena" more shume me Murin e Berlinit apo 11 milionet qe vodhi ai burri huj. Sidoqofte po çuditem se, qe nga aksidenti ne Frejus, ketu çeshtje e tuneleve eshte teper e ndjeshme dhe s'para ndodhin zarare.

Kurse ajo qe ti e qu normale, perdorimin e veprave per fushate, kjo eshte normale vetem ne Shqiperi. Ne vendet e tjera nuk kom pa te bohet fushate me prerje shiritash. Po ne, persa kohe do kemi fjalen "NDYSHIM" ne sloganin e çdo partie, kshu do vazhdojme.

Sa per pjesen e dyte te komentit tat me lejo te lutem te te them :

IIIIIIIIII S'KA TURP MERRET AKOMA ME EDI RAMEN!

Kom gjet une nje ilaç per te lexu deklaratat e Rames apo PS-se. Imagjino sikur po shef Portokalline apo sikur ke shku me pa shfaqje te estrades se Ballshit, dhe ja ke hudh me nje te qeshme. (nuk funksiono gjithmone po osht mo mire se te acarosh nervat rregullisht)

 

IIIIIIIIII S'KA TURP MERRET AKOMA ME EDI RAMEN!

Lizander!

Eshte nje "ngerç" i madh ky Edi, nuk duhet marre lehtas.

Koka e tij, te kthen mbrapa nder vite, ku duhet te rifilloje edhe nje here nga fillimi.

Po na behet demokracia si "nxensit e mire", "mesues ta them  edhe nje here nga fillimi".

Edhe ne " Europa, ta nisim edhe nje here nga fillimi, se nuk e dim ku e kemi lane".

Eshte çeshtje serioze.

Sipas deklareates qe na e ka vene ne dispozicion Polici pak me larte thuhet se "Tuneli do të hapet vetëm kur të përfundojnë punimet e sigurisë dhe të elektromekanikës dhe unë do ju ftoj ju që atë ditë t’i kërkoni Edi Ramës që të ripërtypë atë që po nxjerr nga goja sot'.

Une pyes, persa kohe sipas parashikimeve te firmes ndertuese duhet per te perfunduar punimet e sigurise dhe te elektromekanikes? Ne fillim e mbyllnin vetem naten, pastaj vendosen ta mbyllin fare ne menyre qe punimet e paperfunduara te kryheshin sa me shpejt dhe brenda 3 javeve. Tani se fundmi nuk jepet as edhe nje afat se kur do te mbarojne keto punime ne menyre qe tyneli te rihapet. Ne mungesen totale te transparences, ku organet e pavarura nuk lejohen te inspektojne gjendjen e punimeve, natyrshem ngrihet dyshimi se problemet me ndertimin e ketij tyneli jane shume me te mprehta sesa perfundimi i punimeve normale te planifikuara. Sepse punimet e planifikuara gjithmone bashkeshoqerohen edhe me afatet kohore.

 prisonbreak, mos je gjo armela ymeraj ti? 

Emrin e paska te bukur, po mbiemri qeka kot o swedo. Kush osht kjo se me bone kurjoz? Ndaj seksit femer jam i ndjeshem.  smiley

 zedhensja e ps-se mer, po ngaqe e kishe shkrujt si komunikate shtypi ate komentin tjeter, kujtova se mos ishe ti smiley

Rofsh se nuk e dija. Persa i perket zedhensjve ajo e PD eshte me e bukur, brune simpatike. Kuptohet eshte dhe me e re, por sidoqofte edhe kur nxjerr vrer nga goja nuk ja marr per te keq, se osht e omel dhe shpirt njeriu.  

Në tunelin e San Gothardit, mes Italisë dhe Zvicrës, ka patur probleme të ngjashme me konvergjenca, madje edhe kolapse, të cilët janë stabilizuar pas dy vjetësh dhe as këtu nuk është parë kush të shfryjë përpara kamerave gastritet e veta postelektorale sic bën z. Rama

 

Ndoshta nga keto "konvergjenca e kolapse" ka levizur tuneli i San Gotthard-it, sepse heren e fundit qe kalova para dy muajsh ishte ende ne Zvicer.

Sa idiote mund te behen justifikimet kur mundohen te nxjerrin sa me shume shembuj qe nuk kane asgje te perbashket me tunelin e Thirres.

 E paskeni lexu gjer ne fund deklaraten e dashit qose?

Une ngeca ketu: "Fenomeni gjeologjik që ndodh në tunelin e Thirrës ishte i paparashikuar dhe fenomene të paparashikuar në brendësi të maleve, në punime të tillë, janë të pritshëm." Osht i fell, si fellsia e maleve!!

 

Nga gjithe keto deklarata e kunder deklarata, besoj se gjithsekush mund te lexoje te pakten keto fakte:

Tuneli u inagurua i paperfunduar. Ngjarjet e tanishme te bejne te mendosh qe qeveria per arsye elektorale, vuri ne rrezik jeten dhe pasurine e shofereve qe kaluan ne kete tunel per sa kohe qe ky ishte i hapur.

Megjithe koston e larte (krahasuar me tunelet simotra), tuneli vazhdon te pjelle probleme. Qeveria ose nuk eshte e afte te manaxhoje kontrollin e cilesise, ose per arsye elektorale detyron kompanine qe kryen punimet, te bej pune shkel e shko.

Qe ne kete projekt "e kane ngjy capen" shume firma te "preferuara", ky eshte fakt qe dihet. Por qe edhe sot e kesaj dite, nuk dihet shuma e sakte e paguar tregon per korrupsion qe edhe Nano do ia kishte zili.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).