Pyetje per indinjimin e gazetareve

Nuk e kuptoj se pse po gjuajne kryeministrine me kepuce. Mund te ma shpjegoje njeri?

E dyta, dje pashe nje lajm qe shoqata e gazetareve jepte 10.000 dollare per informacion per Rezart Tacin, nderkohe qe ky u shpall person ne kerkim dhe nuk ka ku te shkoje se ka biznese te medha. Per cfare qellimi jepet kjo shume se me duket si para e harxhuar kot. Ne fakt gjithe reagimi i gazetare me duket pak jo racional.

23 Komente

Ndoshta po ta kishe ngrene ti drurin nga zagaret e Tacit, do ta kishe me kthjellet koken per ta kuptuar situaten ne eshte racionale apo jo.

A eshte racionale te rrihet nje gazetar si nje qen pa zot ne mes te Tiranes?

nuk po diskutoj ate. nuk embron njeri Tacin. Po nga sa kam pare lajmet, te gjithe politikanet pothuajse reaguan, policia reagoi, gjykata reagoi.... ku qendron arsyeja e te gjuajturit te kryeministrise me kepuce, apo "shperdorimin" e 10.000 dollareve nga shoqata e gazetareve per informacion per nje person qe dihet qe nuk ka ku shkon?

Dhenia e 10 mije dollareve @Gree duhet interpretuar, them une, si sinjal qe shoqata e gazetareve i jep opinionit publik. Duket ashiqare qe askush s'eshte i interesuar seriozisht te procesoje Taçin. Shqiperia keto dite i ngjan haptazi Far West-it: toke pa ligje e shtet. Ne kete linje, Wanted Taçi! bashke me shperblimin perkates mua me ngjajne krejt te logjikshme.

Gre_ une kuptoj e kepucen e gjuajtur si gjest i imitimit te atij qe i beri gazetari presidentit amerikan per demagogjine qe ai po ligjeronte. Pra dergimi i mesazhit te kryeministrit qe ai gjoja e denonte mikun-biznesmen te tij meritonte nje kepuce te hedhur, qe do te thote gjithashtu, " neve te pakten mos na i shit keto mbrockulla se ta perplasim ne fytyre"

E dyta , shuma e ofruar prej gazetareve ka domethenien e nje njeriu qe kerkohet dhe meqe shteti kerkon ta kape e "nuk e di se ku ndodhet" per te tillla raste ofrohen shuma parash. Kjo shume simbolike i ofrohet shtetit "ne pamundesine e tij" si vullnet dhe si mungese financash nese ai  pushteti) arsyeton "pafajesisht" per mundesi kapjeje.

 

Gazetari kepucesh.

Ne fakt kisha ndermend te shkruaja dicka per kete me titullin "gazetari kepucesh", po e paske hap i pari ti gre. smiley

Qe artiklli nga GSH dhe fotoja:

http://bw.balkanweb.com/foto/28528.jpg

 

Hajt dhe ki simpati per mediat tona pastaj. Dhe nje nje dite si kjo, ne vend qe ta ngrinin lart kete ceshtje, te benin dicka origjinale dhe te mireorganizuar, keta kopjojne nje gjest komplet pa lidhje te nje gazetari irakian, po as ate s'e kopjojne tamam, se po tia mbante le ti gjuajne Berishes me kepuce kur te jape konference shtypi, sic i gjuajti ai irakiani.

Or toca, e keni bere ate sheshin e vogel para kryeministrise si kafja e Remes, per cdo gje aty shkoni, si zombie, beni nga nje glase dhe ikni. Dhe Mjafti do kishte bere dicka me origjinale se ky gjest i pjerdhur i juaji.

Kishte nje mije e nje menyra per ta bere me mire kete, per te protestuar kundra 'te forteve' qe nuk kane frike as te rrahin gazetare, qe akoma bejne ligjin alla-mafie ne Shqiperi. Po juve shkuat si zombie aty tek sheshi, hodhet ca kepuce, dhe iket. Do keni degjuar Ramen, se ai tha dje qe per gjestin e Tacit fajesoj direkt Berishen, dhe juve u qaset aty tek sheshi me kepuce ne dore. smiley

I sigurt qe nuk eshte iniciative Mjaft, G99? Te paret qe me shkuan ne mend, ato jane.

 

Gazetaret ,perpara se te shkonin te Kryeministria ,kaluan nga gabi e blene kepuce me te lire qe ti hidhnin.

I pate gazetaret pas protests.Asnje nuk ishte pa kepuce.

Qe dhe nje poster akoma me i pjerdhur.

http://www.voanews.com/albanian/images/Media.png

smiley

Don't Tac the media? Really? ndonje kalama 5 vjecar came up with this genius idea for a poster? smiley

Hunter, s'e ke aq keq kur thua se bie ere Veliaj kjo pune, po dhe ai bente gjera me interesante ne kohen e vet mer.

 

Gazetaret ,perpara se te shkonin te Kryeministria ,kaluan nga gabi e blene kepuce me te lire qe ti hidhnin.

Shoqata e romeve shqiptare sot doli me nje deklarate ne te cilen falenderoi shoqaten e gazetareve shqiptare.

BERISHA, DON'T TAC THE MEDIA!

 

 

Shume e goditur!

"Mjete lundruese te sheshta", "mjete lundruese te sheshta"... por ndonje gje e kapin keta gazetaret tane!

 

 Eh, mortja e hengert te gjithe shtypin shqiptar, qe kur meroja arriti te behet simbol i lirise dhe pavaresise se shtypit. Une habitem se si ai kelysh i Berishes, qe s'ka lene njeri me njefare pozite pa kafshuar me dhembet e tij te palare, gjallon akoma ne gazetari, e tani po u ktheka edhe ne hero. Te pakten Frangaj eshte kush eshte , por ne nivelin e meros nuk ka rene kurre (se dhe po te duash eshte e veshtire te biesh aq poshte xhanem) dhe ketu ka shkruar me te zeze ne te bardhe ate qe mendon kushdo qe e nje sadopak meron. 

Eh mer kokexhunge, sa do doja te kisha qene edhe une aty e te ta shtoja nje shqelm me shume bythes se palare.

nji gje eshte shume e lezeçme...te gjithe te goditurit nga Mero ne kohen kur ai ishte me Salen e denojne dhunen ndaj dhe nuk diskutojne fare çu ka ndodhur atyre personalisht. Gjithe miqte aktual  te Sales u kujtojne atyre sa shume i ka share Merua, a thua se u dhemb me shume atyre sharja jone....

se çka fillu  fryn i ere dashamiresie anej nga lagja e djathte... jane tu na dash shume, aq shume sa mezi po presin te linçojme pak Meron, te linçojme pak kryetarin e PS..... e pastaj te na kthehen ata e te na linçojne te tereve....

E, kot per kuriozitet: Taci ka qene ne shpi te marten dhe te merkuren (info nga nje komshi). Ku po e kerkon policia?

Ne oborrin e Berishes ndoshta duhet te filloje kerkimet...

Sidoqofte, komshinjte pse s'telefonuan policine ne forme anonime? Mungesa e pergjegjesise qytetare eshte nder te keqijat me te medha te atij vendi.

Se di. Pyetje tjeter: si ka mundesi qe asnjera nga mediat nuk ka arritur te marre nje deklarate nga ndonje prej deshmitareve ne vendngjarje (pervec dy gazetareve)? Pyetje tjeter: si ka mundesi qe Taci vete deklaron qe nuk po fshihet, por policia vazhdon ta kerkoje?

Ne drejtime te paditura, sigurisht...

Tani mund ta kuptoni edhe hedhjen e kepucve para kryeministrise: Jane per policet e shkrete qe po grrisin kepucet keto dite duke kerkuar Rezin ose Zarin!!! smileysmiley

Qe mediet jane patetike, kjo eshte thene e risterthene, po mos u beni dhe ju me patetike me keto komente leshi, apo aq me teper me pyetje te pafajshme "pse u hodhen kepuce?" apo "pse u vu nje shperblim?"...

A ta bej nje perralle dhe t'ia mbath ne vrap ?

Nje dite, nje tulle kishte dale shetitje rruges. Ecte dhe shikonte pallatet anash duke u ndertuar. Tulla nuk shquhej per ndonje shkundje truri, por sidoqofte, ajo nuk mundi te mos kete nje mendim per shoqet e veta tashme te murosura ne pallat. Po une, çfare bej ketu ? pyeti veten ajo. Pse jam ndare nga shoqet ? A nuk do te ishte me mire qe ta ndaja me ta fatin tim ? Nje tulle nuk i le asnjehere ne balte shoqet e veta. Keshtu mendoi tulla dhe syte iu mjegulluan. Sidoqofte, ajo mendoi se vjeshta ishte shtruar mire dhe shirat nuk do te vononin. Po shkoj te blej nje feshfeshe, mendoi tulla. Edhe nje çader te bukur, shtoi perseri me veten e saj.

________

Kete perralle ua kushtoj te gjitha tullave te pallatit tim. Pa tulla, ska pallate - thoshte Mao Ce Duni.

Edhe imi shume. robert redford e identifikoj gjithmone me kete film.

Hurbinek shko tek flickr dhe shiko nje rruge te bukur vjeshte, te pershendes me te, e ploteson idene e vetmise. ( nuk di si ta postoj ) 

 

 

Rezart Taci vetëdorëzohet në polici (GSH). Gazetaret kane dale prap ne proteste duke u ankuar qe Taci kete gje e beri kastile per tia 10re atyre planin.

 

Ka ikur dhe Associated Press per lesh me duket, e ka infiltruar Bazja. smiley

Ne artikullin per protestat per rrahjen e Bazes, s'permend fare qe rrahja u be nga Taci dhe kok tulat e tij, thote vetem qe heroi yne mediatik dhe pishtari i demokracise Baze paskesh qene shume kritik ndaj Berishes dhe u rrah derisa i ra te fiket, dhe gjithashtu shton qe s'u bene arrestime gjate protestes se gazetareve (ne ndryshim nga raste te tjera qe sa here gazetaret protestojne per te drejten e fjales ata arrestohen).

WTF? smiley

PF, di gje kush nga shqipot mbulon/editon lajmet e AP ne Shqiperi? smiley

S'ka rendesi kush eshte Xhib. Ka nje politike shkrimi, qe eshte e betonuar nga ana legale. Duhet me shume se nje Xhib qe ta ndryshoje. smiley Jepet ngjarja, dhe kunderpergjigja e policise. Emrat e te dyshuarve nuk i interesojne lexuesit amerikano-boteror per sa kohe qe nuk eshte marre nje vendim. Shqiperia eshte nje qoshe e humbur e perandorise se Madhe.

Kapi pak keto detaje

 

TIRANA, Albania — Several hundred Albanian journalists and other people have protested in Albania's capital over an attack against a prominent ( dhe jo heroi yne mediatik dhe pishtari i demokracise Baze) journalist and newspaper editor.

The protesters gathered Wednesday in front of Prime Minister Sali Berisha's office in Tirana. Several threw shoes at the building. No arrests were reported.

Newspaper editor Mero Baze was beaten unconscious late Monday. Police have arrested two suspects in the case.

Baze's independent TemA newspaper was highly critical of Berisha, but the prime minister condemned the attack.

The protesting journalists complained of harassment by authorities.

Lajmi hyn ne kategorine e "te rejave" (news) ku nuk behet asnje lloj komenti, por thuhen te rejat.

Me thirre ne emer kur po beja plackat gati, ndaj t'u pergjigja. Terqeta!

Sipas deshmitareve qe kane qene prezent ne lokal naten e shenmeros, nuk ka pasur konflikt me grushta midis klienteve.

Ato kujtojne per ne (PPU), se Merua eshte afruar pasqyres me shpine dhe ka filluar te godas veten me grushta pas kreje, ne kete moment ka thirre Andin duke bertitur, " shiko Andi po me godasin pas kreje", Andi ka hedhur shikimin drejt pasqyres , dhe ka dalluar nje njeri me shpine qe perdor grushtat,po nuk ka arrit ta shikoje ne fetyre ( ne fakt ishte shpina e Meros) dhe eshte futur nen tavolin. Meroja, sipas deshmitareve, kur ka pa se Andi eshte nen tavolin, ka ndaluar vetrrahjen dhe eshte shtrire per toke, duke i then Andit dil dhe therrit policin se ato iken.Kur ka ardhur policia, Merua ka thene se ishte Rezart Nafta.

 

Kjo interviste ishte eskluzive per PPU.

Kush t'ka rrejt ty me vlla qe di me bo humor. Mos kopjo ata komunistet e sak. se dhe atyre s'po u hecen mo.

Dhe po te kesh lexuar Bergson do e maresh kete si nje kompliment. se nuk eshte mire te kesh shume humor.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).