Protesta kutihapese e 20 nentorit, madhore dhe e papare

Eja dhe ti, hap nje kuti ne 20 nentor

 

Ose sic e quan Edmond Harizaj, revolucioni gur kali. (Edmond, na sqaro pak pse pikerisht gur kali?)

Dhjetra, madje qindra mijera qytetare socialiste dhe pertejmajtodjathtise do zbarkojne ne sheshet dhe rruget e Tiranes per te kerkuar hapjen e kutive qe dikur u hapen po me pas u mbyllen prap ne menyre misterioze. Protestuesit do fillojne tek kryeministria, ku pasi te kene hapur kanace, kuti e konserva te ndryshme do ti hedhin ato ne ndertese, me pas do shkojne tek Skenderbeu dhe do kendojne kenge te ndryshme qe ne vargjet e tyre kane fjalet "kuti" dhe "hap" dhe ne duar do mbajne kutiza brenda te cilave do kete nje qiri te ndezur ne forme vote. Edi Rama ne fund te fjalimit te tij do hape nje kuti nga e cila do fluturojne disa pellumba me ngjyra te ndryshme, te cilet do simbolizojne njekohesisht votat, koalicionin pertej te majtes dhe te djathtes, integrimin ne Evrope, rritjen e mirqenies se njerzve pas hapjes se kutive, si dhe paqen ne bote.

Ne fjalim Edi Rama pritet ti premtoje socialisteve qe kjo proteste madhore e papare ndonjehere ne historine e protestave do te jete e fundit pasi ai ose do te realizoje hapjen e kutive deri ne fund te vitit ose do te jape doreheqjen nga Partia Socialiste, me kusht qe kryetari qe vjen pas tij te kete si motiv hapjen e kutive brenda tre muajve ose ndryshe dhe ai te jape doreheqjen.

Me pas do shkohet prap tek kryeministria ku tashme G99 do kete bere gati cadrat ne te cilat Rama dhe gjithe deputetet socialiste do te jetojne deri ne renien dakort nga Berisha per hapjen e kutive. Gjithashtu jane punesuar nje sere shitesisht ambulante qe do te ushqejne deputetet e PS, si dhe WC-te portative dhejane dhene udhezimet qe socialistet te dalin nga cadrat ne forme vote sa here qe kane nevoje te hane, permjerin, ose prononcohen per shtypin. Nese as kjo nuk funksionon, pritet qe te jepet urdheri per greve urie neper cadra. Kjo pritet qe te sjelle ose acarimin e Berishes dhe hedhjen e tij nga dritarja, ose dicka tjeter, gje e cila cado te jete do propozohet qe mund te zgjidhet vetem me hapjen e kutive. Rama vete do sjelle me cadra aty gjithe stafin e tij te PS-se dhe bashkise dhe do kryeje funksionet zyrtare nga kryecadra perballe kryeministrise.

Pavaresisht se ndonje detaj i siperpermendur mund te ndryshohet sipas situates ne terren dhe motit, ky eshte skenari i perfolur deri tani dhe do jete vertet nje revolucion i papare te cilin Shqiperia (bile mbase gjithe bota) s'e ka pare deri me sot.

Juve ca prisni te ndodhe ne 20 nentor dhe ne ditet ne vijim? smiley

113 Komente

Ndjese paraprakisht per ilustrimin me foto, se une ate dhe ndonje si kjo gjeta ne internet. Jam i sigurt qe Elton Kola do sjelle ndonje punim me interesant per protesten e kutive. smiley

Dhe jeni dakort me planin e Rames qe te premtoje doreheqje nese s'hap kutite, edhe pse s'dha doreheqje as pas humbjes se zgjedhjeve? smiley

Xhibo.Ke harruar qe ne krye te protestes do te jene puntoret qe pastrojne kanalet,sepse ata hapin kapaket gjithe diten dhe jane specialiste ne hapjen e kutive.

xhib. sa per info;

gur kali eshte nje ngjyre midis te gjelbertes dhe bluse, italianet i thone verde aqua pershembull, dhe eshte ngjyra ime e preferuar smiley

o xhib, te shkruaja para ca ditesh nje keshille miqesore te cilen me duket se e fshiu nje admin.

ndersa tani shqetesimi im eshte tjeter, me i madh se shqetesimi per ty personalisht: a nuk u lodhet, a nuk ju perzjehet, a nuk ju trondit identitetin mu ne zemer, kjo tallje e panderprere mender byce me vendin tuaj nga maja e plisit? amon mer kur do vdese kritiku i diaspores, e te linde poeti???

mos ma ver re, s'jam mire me shendet.

Vendi im sipas teje qenka Edi Rama? smiley

Pastaj pse e merr si tallje nga une ti, ato jane planet e protestes me ca kam lexuar ne media, tek kryeministri, tek sheshi, dhe pastaj prap tek kryeministri me cadra per nje afat te papercaktuar. Nese kjo te duket tallje adresoju Edi Rames, se e ke dhe me afer. smiley

Flo, prap s'e kuptoj pse Arizaj e ka zgjedhur kete ngjyre per te portretizuar revolucionin e kutive. Mbase vjen na e shpjegon. smiley

Xhibo,

asgje nuk do te ndodhe, mos ki merak. Kush punon ne dikaster ( bashki, e kam fjalen) eshte i detyruar te shkoje me nje kembe, se merren mungesat, e po s'shkove fluturon nga puna. Atyre qe u hapet barku per hapjen e kutive e s'kane ku ta kalojne diten, do shkojne neper mitingje, se ashtu kane bere gjithnje... (yxhym se kem dhe i miting tjeter) te tjeret do shohin secili punen e vet, do bejne sehir lajmet e do bejne gam-gam neper kafenera per ta shtyre edhe nje dite tjeter kete ekzistencen tone tokesore...

Po pse me duket mua se te ka marre malli per demonstrata ty, se shume qetesi jeni andej nga amerika juve, he? Apo gabohem? smiley

Xhib s'e ke kuptu. Teprizma, ka dash me thone qe "si nuk u lodhet tu u more me politikanet dy-leksha qe tallen me vendin"

Kurse une deri diku te kuptoj se kjo osht si puna e historise se pules dhe vezes dhe ne s'na ka ngel veç te presim kush do lodhet i pari. Ata duke u talle apo ne duke u more me talljet e tyre?

Ana, vertet me ka marre malli, mbase ve dhe une nje kuti ne koke dhe vij. Mos degjo Lizanderin, se ky kujton qe Edi Rama tallet me popullin me kutite, nderkohe qe aty qendron vullneti i sovranit, dhe duke mbajtur mbyllur kutite eshte  njesoj si te mbash te burgosur popullin qe ka votuar. Po kujt ti thuash.

Speaking of protesta, protestat studentore te '90 i paska organizuar Ramiz Aliaj, te cilin Muc Nano do ta intervistoje keto dite per kete pune ne Deja Vu. A s'e kishte Ypi kete emision? :think:

Dhe meqe ne Peshk dhe ne shtypin shqiptar s'ka shume artikuj per Enverin kohet e fundit, qe dhe nje tjeter, porosi nga Tushja.

n'fakt gjibo,

kohen televizive qe ka pas Ypi ke Vizion Plus , tashti e ka xane Mero Baze smiley

 

Emisionin e ka pas Muci qysh prej heres se pare, te premteve nga ora 23:00. Kam kohe qe s'e ndjek, sepse keta gazetaret tane kane hall sa t'i hipin kalit, se po i hipen, nuk dine se ku e ndalin vrapin... Me pelqen te shoh me teper origjinalin "Il senso della vita" te Bonolisit ( mgjth, tani s'po jepet me). smiley

Sa per protestat, mgjth. e di qe s'ndodh asgje,  nuk me merr malli hic, Xhib, mundesisht ate dite te kem t'ia mbath nga TR, mire do ishte.

flm gç, eshte kaq edhe me shume se kaq, ka te beje me nje larje hesapesh qe kur njeriu s'e ben dot me veten e ben me vendin. eshte e pasinqerte dhe e pabolshme, nese me lejon te shprehem lirshem.

megjithate, meqe po flet per meritat e humorit, une them se talljet e tyre marrin me shume material nga talljet e bedrijes se sa merr portokallia, dhe nuk eshte aq pule-veze ne gjeneze se sa nje industri e tere pularie, ku pulat dhe vezet jemi ne.

Mire nderkombetaret, disa socialiste e ndonje tjeter, po dhe mediat e Edi Rames kane filluar te tallen me vendin e tyre. Denigrimi i kutizmit eshte antishqiptarizme!

 

Bojkoti si refuzim demokracie

Çelo Hoxha

Me refuzimin e Kuvendit të Shqipërisë, ku ajo ka 66 deputetë dhe duke kërkuar prej këtij institucioni, që ajo nuk e njeh, të ngrejë një komision hetimi për procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit, Partia Socialiste vendosi në skenën politike shqiptare një komedi të paparë më herët. Tani, me artikulimin e saj për probleme të ditës, PS mundohet që komedinë ta zëvendësojë me një dramë, në fakt, gjithë ç‘mund të dalë prej saj është diçka më e keqe se kaq.

Konflikti i pronave në Orikum apo diku tjetër, problemi i rritjes së çmimit të energjisë, ngjarja e shëmtuar ku u rrah një gazetar, apo çështje të tjera që PS ka artikuluar përmes deklaratave të shtypit kohët e fundit, kanë rëndësinë e tyre specifike, por asnjëri veçmas nga këto probleme dhe as të gjithë së bashku nuk mund të barazohen ose të lënë nën hije problemin themelor politik të Shqipërisë: bojkotin.

Partia Socialiste nuk mund të kërkojë të mbrojë të drejtat e grupeve apo individëve të ndryshëm, ndërkohë që ajo nuk respekton të drejtën e votës së thuajse gjysmës së votuesve të Shqipërisë. Zgjedhësit që e votuan PS-në nuk e bënë këtë që ajo të rrijë jashtë Parlamentit e të artikulohet me deklarata shtypi, por të futet në Kuvend dhe të merret me veprimtari politike aktive. Me deklarata shtypi, në pamundësi për rrugë të tjera, mund të veprojnë partitë joparlamentare.

Bojkoti nuk është një e drejtë demokratike, pavarësisht se dikush mund ta justifikojë edhe kështu mendjelehtësisht. Bojkoti është dhunë e pastër. Refuzim total i demokracisë, me mjete të ndryshme nga regjimet totalitare.

Duke mos shkuar në Kuvend, opozita nuk dëmton vetëm punën e Kuvendit, por i krijon vetes një imazh negativ si forcë politike që refuzon demokracinë.

Çështja e numërimit të votave ka marrë zgjidhje nga gjykata dhe nuk është më problem politik. Për çdo pakënaqësi të saj, opozita tashmë duhej t‘u ishte drejtuar gjykatave dhe të vazhdonte punën normalisht në Kuvend. Ndoshta edhe duke ndihmuar me votën e saj në miratimin e ligjeve për reformimin e gjyqësorit.

Duke qëndruar jashtë Kuvendit, opozita kujton se dëmton mazhorancën, por e ka gabim. Është e vërtetë që puna e Kuvendit është frenuar për shkak të bojkotit, por kostot reale bien mbi shoqërinë që do të përfitonte prej saj dhe politikisht mbi opozitën.

Tani mazhoranca parlamentare nuk mund t‘i kalojë ligjet që kërkojnë 84 vota, por ajo mund të mos i kalonte edhe me opozitën brenda, nëse PS merrte vendim që të votonte në bllok kundër. Frika e kryetarit të saj, nëse ekziston, se mos deputetët e tij nuk i binden vendimit të grupit parlamentar, nëse PS hyn në Kuvend, nuk duhet të ekzistojë. Deputetët e tij, nëse do të kishin dashur të minonin punën e partisë së tyre, mund ta kishin bërë këtë gjë deri tani, duke shkuar në Kuvend. Më shumë se vendimi i partisë, ata i ka frenuar vetëdija e tyre organizative partiake.

Refuzimi me kokëfortësi i vërejtjeve të ndërkombëtarëve është një veprim që do të ketë pasoja afatgjata për vetë PS-në dhe sidomos për kryetarin e saj.

Reagimin e faktorit të jashtëm nuk duhet ta shikojmë me indiferencë dhe as ta zvogëlojmë nisur nga fakti që problemet e brendshme janë problemet tona. Nëse Tirana kërkon të jetë aktor dinjitoz në politikën rajonale apo më gjerë, atëherë të huajt kanë të drejtë të kërkojnë prej saj një partner serioz, përndryshe, e humbur është vetëm Shqipëria.

Brukseli është shprehur qartë, me të gjitha mënyrat e mundshme, me eurodeputetët dhe ambasadorët e vet në Tiranë.

Eurodeputetët, të djathtë e të majtë, nuk kanë fjalë pozitive as për bojkotin dhe as për hapjen e kutive të votimit që kërkohet nga PS. Këshilla e tyre është që bojkoti duhet të marrë fund.

"Hapja e kutive është çështje e rrezikshme", u shpreh eurodeputeti i majtë, Kristian Vigenin, javën e kaluar në Bruksel. "Duhet të ketë sjellje të përgjegjshme si nga qeveria, dhe nga opozita, për të zgjidhur situatën, sepse kuptohet që kjo çështje nuk mund të zgjasë me vite, përjetësisht".

"Nëse ata (socialistët) janë brenda Parlamentit, mund të kërkojnë ç‘të duan, por nuk mund të kërkojnë rihapje të kutive. Kjo nuk është e mundur, sepse zgjedhjet janë vlerësuar si të drejta e korrekte dhe ky kapitull është mbyllur", u shpreh në të njëjtën ditë eurodeputetja e djathtë, Doris Pack.

Disa ambasadorë eruropianë u shprehën saktësisht në të njëjtën linjë disa ditë më vonë në Tiranë.

"Rruga e kompromisit duhet ta zgjidhë situatën dhe ky kompromis duhet dhënë nga të dyja palët", u shpreh ambasadori gjerman në Tiranë, Berndt Borchardt, në një takim të enjten e kaluar.

"Shqipëria duhet të futet në procesin e reformave të brendshme të vendit, ku një nga më të rëndësishmet është reforma në drejtësi. Ligjet duhet të adaptohen nga shumica në Parlament dhe ato nuk mund të miratohen pa praninë e opozitës", tha ambasadorja e Çekisë, Marketa Fialkova.

"Ju duhet t‘i zgjidhni vetë problemet tuaja, e jo të prisni ndërhyrje nga jashtë," u shpreh ambasadori i Austrisë, Florian Rauning.

Ndërkohë, nga ana e opozitës shqiptare nuk ka asnjë shenjë reagimi në lidhje me këtë çështje. PS vazhdon të japë deklarata shtypi e të organizojë seminare për çmimin e energjisë.

Nëse opozita nuk përpiqet të gjejë zgjidhje, duke hequr dorë nga kokëfortësia e saj për hapjen e kutive, shumë shpejt ajo do të gjendet përpara situatash edhe më të vështira.

Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit digjet nëse ai mungon pa arsye në Kuvend. Në rastin e socialistëve, kur kandidatët e saj fitues në Kuvend nuk kanë bërë betimin, atëherë ata nuk janë deputetë dhe pas gjashtë muajsh Kuvendi mund të fillojë procedurat për t‘i zëvendësuar.

Çfarë do të bëjë PS-ja kur Kuvendi të respektojë ligjin?

Gjërat nuk duhen lënë që të arrijnë në këtë pikë. Komedia e sotme në të ardhmen mund të kthehet në një nyjë që vetëm përdorimi i shpatës mund të duket si rruga më racionale për ta zgjidhur. Kjo do të ishte tragjedi.

Gazeta Shqip

"Zgjedhësit që e votuan PS-në nuk e bënë këtë që ajo të rrijë jashtë Parlamentit e të artikulohet me deklarata shtypi, por të futet në Kuvend dhe të merret me veprimtari politike aktive. Me deklarata shtypi, në pamundësi për rrugë të tjera, mund të veprojnë partitë joparlamentare."  O Celo, o hu gardhi!!! Njerezit qe mendojne se PS-ja duhet te futet ne parlament jane aq sa u mblodhen ne takimin qe organizoi B.B tek Akademia(nuk behet fjale per Brigitte Bardot), 300 veta me soj e sorollop. Sidoqofte le te ngelemi tek ajo qe : A duhen hapur Kutite???!!! Une mendoj se po. E verteta eshte brenda atyre kutive. Shkrime te tilla si ky i Harizajt apo dhe i Celos te cilin na e solli Xhibi jane thjesht ne kuadrin e llapaqenberjes. Pse anashkoaloni thelbin e problemit. Perse nuk hapen kutite???!!!

Kutite nuk hapen per nje fakt shume te thjeshte. Brenda tyre qendron e verteta. Sali Berisha dhe gjithe pleherat qe i vijne nga pas apo qe i mbajne ison nuk e kane qejf te verteten, sepse ajo perhere ka qene kunder tyre. Jane perseri po keta felliqesira, qe na endrren per nje shqiperi Europiane dhe demokratike kane 20 vjete qe na e mbajne peng. Tre njerez jane kunder hapjes se kutive: Saliu, Kokkatrori dhe Tosi. Treshe fantastike pleherash.

A duhen hapur Kutite???!!! Une mendoj se po. E verteta eshte brenda atyre kutive.

Kutite u hapen.Njerezit me te besuar te Edit i numuruan,firmosen proces verbalet dhe nuk bene asnje verejtje.

Kete i thane Edit edhe komisioneret e PS Beratit."Ne i kemi numuruar shume mire votat".

Ne se ju nuk i besoni 10000 antareve socialiste te komisioneve,atehere ,ne zgjedhjet e rradhes ,duhet te shkosh ti o Berti bashke me Edin ,gjeni 10000 antare te tjere partie dhe i numuroni mire.

Pas kesaj,kur te mos ju pelqeje rezultati,dilni ne mitingje dhe kerkoni rihapjen e kutive.

Pse me ju te mençmit e shpures kujtoni se ka ngel njeri ne shqiperi pa e kuptu qe ne ato kuti eshte vjedhja? Hajde budallajo hajde, te ishte ndryshe ishin hap kutite e degjenerohej nje here e mire edi e kush e ka bo edin.

Po ça t'i besh atij mut ligji qe s'iu le se do ia kishit perplas ne surrat te verteten atij nudistit.

 

 

o xhib,

aq jehone sa i ben ti kutive dhe mitingjeve te PS'se nuk i ben as vete Edi Rama smiley

Xhibo ose Malok Jugor qe flet edhe anglisht,

Une do te marre pjese ne mitingun e 20 Nentorit sepse dua te protestoj ndaj ketij grupimi politik mafioz qe ka uzurpuar pushtetin ne vendin ku une jetoj dhe mendoj te ngrys ditet qe me me ka falur perendia. Si une do te jene edhe shume te tjere qe lirine dhe demokracine e quajne si gjene me te shenjte qe duhet te kete njerezimi. Pak rendesi ka nese ti e miraton apo e ironizon nje gje te tille. Kjo eshte e drejta jote si dhe e te gjithe atyre qe nuk duan te hapen kutite sepse i dalin petet lakrorit.

Une uroj qe Edi Rama te jete serioz ne kete inisiative dhe te mos e nderprese deri sa Sali Berisha te dorezohet. Une jam i sigurte se pjesa me e madhe e shqipetareve do te solidarizohen me perpjekjet e domosdoshme per te vendosur edhe ketu tek ne, megjithse me shume vonese, shtetin e se drejtes dhe respektin ndal ligjit.

 

Berbero.Xhibi i kishte menduar te gjitha masat qe duhen marre,qe nga sufllaqet e deri te WC portative.

Si kishte harruar berberin more.Keta njerez duhen rruar e qethur.Sidomos Edi.

Prandaj mos perto.Mer briskun me vete ,gersheret dhe rruaj e qeth tre dite rresht.

Besoj se leshi nga qethja bashke me leshin e kutive qe do te hapni do ta perdorni per te bere triko per dimer qe te mos mberdhihin depuetet.

Deputetet e Rames duke praktikuar cadrat. smiley

 

Berber, vishu trashe se mos na ftohesh dhe pastaj na behet leshi mal ketu ne Peshk.

Policine si do e provokoni kete here, prap me levizje podjumesh dhe ndryshime te detajeve te protestes 5 minutat e fundit qe te ankoheni se policia po ushtron dhune dhe s'ju lejon te protestoni, apo keni plane te reja? smiley

"....kjo proteste madhore e papare ndonjehere ne historine e protestave..."

Per saktesim duhet : "kjo prostate madhore e papare ndonjehere ne historine e prostatave..."

Ke shume te drejte.Vetem prostata kam pare neper mitingje.Nuk e ka keq Xhibi qe ka parashikuar ato halet portative.Me siguri do te kete rradhe te madhe dhe ere te kendeshme qe do ti shoqeroje gjate tre diteve.

Me 20 Nentor e ne vijim ngjarjet zhvillohen keshtu.

PS/Edi Rama , do te kembengule ne hapjen e kutive. Por ai nuk do te jape asnjehere llogari se pse nuk u ruajten kutite, nga komisioneret qe caktoi ai vete/partia e tij (qe cuditerisht ishin te njejtet qerramane te zgjedhjeve te humbura dhe nuk reflektuan ndryshime si stafi i deputeteve-qe verteton se P.S nuk ishte e pergatitur per zgjedhje)

P.S ka dhene nje shembull konkret se edhe sikur ajo te ishte fituese e ketyre zgjedhjeve, ajo nuk do te ishte dakord qe te ndertonte institucione dhe te vihej nen diktatin e ligjit ( Fatkeqsisht me pare kishte dhenen shembuj degradues per kete qellim, duke shembur godina me leje, e duke sekuestruar pasuri private nepermjet B.T.) Pra do te vazhdoje te njejten rruge.

Edi Rama po pret "Gerdec" tjeter nga Berisha dhe ky i fundit, nuk ka dhene shenja se nuk do tia afroje nje shans te tille.(p.sh. kam parasysh mbylljen e tunelit qe per fat te mire nuk solli viktima).

PS/Edi Rama, do te luaje deri ne piken e fundit me nervat e shqiptareve dhe te LMN, duke mos hyre ne parlament , dhe duke larguar "diten e (heqjes)vizave" (perjashtimisht ky rregull do te thyhet nga nje grup prej 8-9 vetash  dhe ne kete cast P.S. shkundet nga barra e rende qe ka marre persiper).

Ne perfundim - P.S. fiton nje date tjeter zgjedhjesh, e cila nuk eshte me afer se 2 vjet nga 28 qershori - dhe i fiton zgjedhjet qe ne tavoline.pasi P.D. nuk guxon ta beje nje gje te tille (largqofte nqs "vdes 1 -shi" politikisht  dhe 2-shi nuk i jeh keto pazare)

Te hapen kutite do te thote, me pak fjale Edi kerkon;

1. Komisioneret e PS kane punuar per lesh sepse nuk ka dale askush deri me sot qe te reklamojemungesen e korrektesie dhe manipulimi ne komisione te votav ete dy te medhenjeve.

2. Perfaqesuesit e PS ne komisionin qendror te Zgjedhejeve jane leshko e nuk kane bere asnje vrejtje ose deklarim per manipulim ose kthim mbrapsh.

3. Gjykata te shkoje per lesh  sepse nuk ka marre vendime te drejta dhe nuk ka as ankimime por nuk pranohet si vendimarrese.

4. Te mos merret parasysh nje komision hetimi parlamentar qe te shqyrtoje ceshtjet dhe ti krahasojne me kasetat e filmuara.

Pra kerkon nje anarki shterore duke i vene institucionet(komisione bazike, komisione qendrore, gjykata, parlament) para precedentit te mohimit ne cdo kohe.

Ose ai kerkon te perfitoje ate qe ai e humbi me zgjedhjet: Kompromisin per te marre kreun e kuvendit, ose premtimin per ta vazhduar edhe nje here kreun e Bashkise, humbja/mbarimi e te cilit po vjen dhe ai me te i humb te tera.

Ata do ulerasin, do ngrejne cadrat, do pjekin pastaj salcice, qe do u a sjellin mamate, pastaj do kendojne edhe kenge per Ce-ne, e kur tu vije per te kryer nevojat personale pasi tu jene ftohur zorret, vecse do qelbin Lanen, e pasi te urojne mos t`i zere ndonje shi, do tu thone puntoreve te bashkise te pastrojne ambientin se e kryen punen.

Ore s'ka fare rendesi se si kane punuar komisioneret, as partite e asnje gje tjeter...  Mua me ben cudi si nuk arrini ta kuptoni njehere, pse beni sikur eshte e veshtire!!!

Te hapen kutite te marre vesh populli per ke eshte votuar. Kaq arrini ta kuptoni?

Jam i bindur qe kutite duhen hapur; po jo aq sa thote PS-ja, po te hapen qe te gjitha!

Jam i bindur se dhe PS duhet te kete vjedhur diku se s'ben! Perndryshe nuk do kerkonte vetem hapjen e ca kutive te kontestuara!!! Fakti qe nuk i konteston te gjitha, dmth vetem qe dhe ata kane vjedhur! Vjedhja eshte bere me bashkepunim, PS-PD. Nuk ka asnje dyshim per kete. Se ia hodhi Sala socialisteve, kjo eshte histori tjeter, tip gallate, mire ua ka bere!!!

Por, kutite te hapen qe te merret vesh se kush ka voten e popullit.

Kaq gje, arrin ta kuptosh ti dhe te tjeret?

Mos u merrni me budallalleqe sikur i kapet mat keta, sikur kane te drejte keta dhe qenkan gabim ata; gjithe rendesia eshte te hapen kutite qe te marre vesh populli se ku ka vajtur vota e tij! Kjo eshte kerkesa me minimale demokratike qe mund te behet ne nje pushtet qe nuk ka frike nga e verteta, qe nuk i ka bere hile popullit, qe nuk tallet me popullin dhe qe pretendon te qeverise me voten e lire te popullit.

I second that  !

(not the person who said that of course smiley )

 

Ore nuk hapen kutite sa here i teket njerit apo tjetrit,ka ligje apo jo.

Pse ca u bene kutite e votimeve kuti djathi?

Zgjedhjet mbaruan,procesverbalet u firmosen nga te gjithe komisioneret.

KQZ votoi 7-0.

Gjykata i certifikoi.

Ca doni tani? Te hapen kutite e zgjedhjeve te vitit 1923?

Eshte mbyll ai kapitull njehere e pergjithmone!

Jam i bindur se dhe PS duhet te kete vjedhur diku se s'ben! Perndryshe nuk do kerkonte vetem hapjen e ca kutive te kontestuara!!! Fakti qe nuk i konteston te gjitha, dmth vetem qe dhe ata kane vjedhur! Vjedhja eshte bere me bashkepunim, PS-PD. Nuk ka asnje dyshim per kete. Se ia hodhi Sala socialisteve, kjo eshte histori tjeter, tip gallate, mire ua ka bere!!!

Por, kutite te hapen qe te merret vesh se kush ka voten e popullit.Kaq gje, arrin ta kuptosh ti dhe te tjeret?

Kete gje e kuptojme,por vetem popullin mos e ngaterro.

Ti duhet te kuptosh nje gje.Edhe po te hapen ndonjehere kutite (gje qe une nuk besoj te ndodhe) po PD me PS do ti numuroje dhe jo populli.

Nuk i hap kutite ajo gjoja kokmushke qe e quajme kryeminister. Ai me pare ka me hap varrin e babes vet se kutite. E ka thene ihere Namik Hoti kete punen e pushtetit dhe malesorit.

Or Amerikano-italo-shqiptar.Hap kutite e shtepise se po ti gjeti Edi mbyllur te mori lumi.

Jam shume dakort,populli eshte sovrani,dhe sovrani votoi Sali Berishen.

Pati komisionere PS-ja ? Pati.Firmosen te gjithe?Firmosen.

Mos doni komisionere te ndershem borxh nga PD ? Nuk jua japim se i kemi te gjithe profesionista dhe jo pabuksa si puna e komisionereve te PS qe shesin voten,epo shitja e votes nuk eshte faji i PD-se.Ne bleme komisioneret dhe jo votat.

Meqe xhibi u be mukajet, po e ve kete copez ketu:

Marre nga Shekulli.  Per vazhdimin e "fjalimeve" klikoni ketu:

VLORË( UPDATE) - Spartak Ngjela ka permendur Avni Rustemin ne mitingun e sotem te opozites ne Vlore duke renditur disa ngjarje te rendesishme historike ku Vlora ka qene protagoniste, si paralelizem me situaten e sotme, e cila sipas Ngjeles eshte tirani se ciles i duhet dhene fund ne 20 nentor.

Kreu i PLD, Spartak Ngjela:

Në 1920 nga këto male gjyshërit tuaj i dhanë mundësinë popullit të jetonte i lirë. Po përsëri paraardhësit tuaj patriot mbajtën dhe varrosën këtu libovitin e madh që i bëri nder kombit, rasti i tretë historik është ajo kohë e luftës së dytë botërore kur u bashkuat me aleatët.
Rasti i katërt ai i vitit 97, ku ju demaskuat një njeri që donte ta bënte skllav këtë popull. Rasti i pestë është tani, pasi ka uzurpuar vendin.
Koha ju kërkon ndihmë për ti dhënë fund më 20 nëntor në Tiranë tiranisë së tij. Në këto momente gjithë historisë tonë po i bëhet një agresion total. Njëri tallet me varrin e babait të kombit, jo se nuk e njohin historinë por e injorojnë, po se e duan pushtetin për të dominuar konfliktin e vjetër që kanë patur me varfërinë.
Ne drejtohemi nga një uzurpator që ka qenë në kulimin e gëzimit kur njerëzit e mençur e këtij vendit thoshin kohë e tmerrshme për të qenë gjallë, ky është njeriu që gëzohet me tragjedinë tonë, po do ta vëmë para më 20 nëntor të këtij muaji. Të rrëzojmë gënjeshtrën, me integrimin me vizat e BE, nëse ka një shkak që jemi të izoluar shkaku është ky kryeministër. Nëse doni të dini pse nuk kemi të drejtë të lëvizim të lirë në perëndim përgjigja e thjeshtë na thonë s'keni realizuar standardet, po kush duhet t'i realizojë, sigurisht qeveria pse nuk i bëri për 4 vjet ky njeri standardet po do ti bëjë në këto dy muaj. Hapini kutitë ta gjeni arsyen dhe aty është e vërteta që nuk i realizoi standardet në 4 vjet, sepse donte të vidhte votat.
Populli i tij i thotë hapi kutitë të shohim votat, ç'është ky njeri që e sheh si gjëmë po të hapen. Kjo një gjëmë për ata që e gatuan. Ky është tmerri i tij. Kjo është hija që i del natë për natë. Ai fshehet pas një vendimi gjykata po ku ka pushtet gjyqësor të pavarur, cili është ai ndërkombëtar që thotë se e keni të pavarur sistemin gjyqësor. Duhet ti themi stop kësaj tiranie, e cila nëse nuk frenohet do na grabisë dhe për dekada të tjera të ardhmen tonë. Nëse kemi respekt për veten nuk do ta lejojmë këtë njeri të na fyejë në dinjitet.

Ah i shkreti Ngjele.Ka rrjedhur fare.Kujton se eshte ne bllok ku jepej urdheri per eleminimin e njerzve.

Me siguri i kane rezervuar nje dhome ne spitalin e Vlores.Aty mund te behet Kryeminister ose dhe President i Amerikes.

Te behen demonstrata, protesta, e cfare t'u doje e bardha zemer, se eshte e drejte e popllit.  Por kjo gjuhe e Ngjeles ne Vlore, s'me duket aspak me vend. 

Kjo puna te hapen disa apo te gjitha nuk ka kuptim. Sipas kodit qe u vleresua nga te gjithe te drejten per te hapur kutite e kishin edhe vetem dy anetare te komisionit zgjedhor. Keta po ta kerkonin behej e detyruar hapja. Ideja ishte pikerisht te eleminohej perfundimisht blerja e komisionereve qe tani do kishin frike per te bere pislliqet perderisa kutia me te cilen do abuzonin mund te hapej nga dikush atje lart dhe hashin i 5 vjet burg taze fare. Ps vete kerkoi te hapeshin ato kuti ku kishte dyshimet e veta dhe kjo eshte puna e tyre s'mund ti kerkosh Ti qe Ajo te doje te hapi dhe kuti te tjera. Nese do pala tjeter mund te hapte vete kutite qe deshironte, ato ku pretendonte se ps kishte bere pislliqet. Se ndalonte kush pd te kerkonte ne kqz hapjen e x kutive. Eshte me ligj. Dhe tani se ndalon kush te thote do hapim jo vetem ato qe doni ju po dhe keto qe duam ne. PO JO kupto ti s'na lejo ligji. Se rrugen e kombit qe e ben duke shkel gjithe ligjet e ktij shtetit e justifikun me "e kena me nxitim"

Amon me felliqeni njehere ket ramen. Perplasjani te verteten ne fytyre. Shife thujini s'kena vjedh hiç. Ca ju kushton. Ato kuti te pastra jane.

Kryetarin i kutive, kur ishte ne shkolle e therrsinin " ruaju nga vinçi" , ngado qe te sillet ben dem.

 Xhibi e kam quajtu revolucion "gur kali" sepse eshte nje ngjyre (me sa me shpjeguan) qe ka brenda disa ngjyra. protesta e 20 nentorit ka bashke: ramen dhe ngjelen, i fundit dikur i ka  kerkuar te parit hapjen e kutive dhe rama ia ka mohuar duke u tallur; ka ramen dhe ndoken, i fundit i futur 7 dite ne greve urie per shkak te kodit zgjedhor te te parit, rama as nuk i dha pergjigje; ka brenda gjinushin dhe veliajn, i fundit eshte tallur sa ka mundur deri sa kane hyre ne te njejten aleance...etj si keto.

ketu komentuesit jane pozicionuar skajshem, mgjth une serish ngre pyetjen: pse askush nuk i kerkon rames llogari qe nuk punoi fort per te rrezuar berishen pas gerdecit??? ne ate situate (tragjike vertete, por politikisht e favorshme) ai kishte me vete te pakten 1 milione shqiptare te gatshem per protesta dhe me siguri qe berisha do largohej. e di cthoshte dje deputeti i pare i listes socialiste i zgjedhur ne shkoder: fajin e ka populli qe votoi berishen!!! besoj se ajo vote e popullit, ishte nje "shuplake" po e quaj per arrogancen e rames, ashtu si jane shuplaka njera pas tjetres dhe vendimet e fundit te nderkombetareve.

sa per protestat per hapjen e kutive, i vetmi qe thote se zgjedhjet u manipuluan (dhe kjo dy dite pasi rezultati u qartesua) eshte rama dhe ata qe nuk u zgjodhen deputete. asnje komisioner nuk e ka thene deri tani, asnje. dhe po nuk e thane ata (si ne '96, '97, '00, '01, 03) ka dyshime mbi kerkesen e hapjes se kutive. kutite edhe mund te hapen, por precedenti do te jete shume i rrezikshem; nje vendim gjykate mund te anullohet me protesta, pa u paraqitur asnje fakt. personalisht mendoj se te dyja palet i kane ngjyer duart. pyetja e fundit: pse rama nuk deklarohet se kush do te jete vendimi i tij nese edhe pas hapjes se kutive rezultati nuk ndryshon, do te jape doreheqjen???  

Pikerisht me ato qe ju thoni me siper, beni dhe dallimin thelbesor te ndryshimit midis Saliut dhe Edit. Midis nje maloku dhe nje qytetari. Maloku ne 1998 shfrytezoj vrasjen e Azemit per te bere grusht shteti! Ju mendoni se edhe Edi keshtu duhet te kishte vepruar, pra te shfrytezonte gerdecin? Per nje gje te siguroj, Edi nuk eshte as si ti dhe Saliu. 

Sigurisht.Eshte Mister 15 prqindeshi.

o ti cun i LSI qe ben krahasime.. Po Meta qe bertiste neper tirane s'ka c'bej se s'do Rama se Saliun e djeg ne kryeministri. Edhe sot eshte zevendes kryeminister!! Ne cdo vende te botes vendimi i gjykates anullohet/ shfuqizohet nese paraqiten prova te reja!

Ndersa une bej pyetjen : Perse Rama harxhon kohen kot me rrugacet dhe hajvanet e Tiranes? Kjo banda familjare ne dukje te marre ne qafe e frikshme, por nga brenda eshte e kalbur.

Rinumerimi i votave nuk shkakton aspak nje precedent te ri, perkundrazi ne legjislacionet e USA (besoj se edhe te Europes perendimore) ka procedura te qarta ne lidhje me rinumerimin e votave.

-------------------

Persa fotografise, shaka gjithe kripe po me duket.... tip humor polici. 

 berber, zotrules, liqen, kerkoj ndjese per nderhyrjen. kalofshi mire

beni dhe dallimin thelbesor te ndryshimit midis Saliut dhe Edit. Midis nje maloku dhe nje qytetari. Maloku ne 1998 shfrytezoj vrasjen e Azemit per te bere grusht shteti! Ju mendoni se edhe Edi keshtu duhet te kishte vepruar, pra te shfrytezonte gerdecin? Per nje gje te siguroj, Edi nuk eshte as si ti dhe Saliu

Amon mer daje sa militant qeke. Sdo men, ka naj gjo ne kte mes - se ska munsi qe ti po e bon gjendjen "llahtare" fare.

2 sqarime te vogla, se me dukesh 16 per 17 vjec!

1. Sa per Salen qe eshte "malsor" ne e dime shume mire. Edhe per Edin qe eshte i lindur ne "qytet" po ashtu e dime. Tani ceshtja ngrihet se a eshte klasifikimi i yt Rracist? Une menoj se po.....bile edhe i qelbur fare. Duhet pasur parasysh qe qeverite shqiptare ne te kaluaren kane qene te perziera - dmth Zogu "malsor" ka pasur me shume ministra nga jugu (shumica jo qytetare) Po keshtu edhe Xhaxhi Veri (i Edi Rames) kishte Ramiz Aline etj nga Shkodra "malsore". Tani sme kujtohen te gjitha rastet, dikush mund te ndihmoje ketu.

2. "Grusht Shteti" d.mt.h - kur rrezon nje qeveri dhe emeron veten tende apo te tjere. Kjo behet zakonisht nga elemente ushtarake apo edhe civile. Tani lind pyetja - ke solli ne pushtet Sala me grushtin e shtetit?

 

PS

per sqarimin e dyte... .. "Daja Jot Prej Tirone" (dmth una) ka qene deshmitar okular.......dhe me duhet nje dimer i gjate ta sqaroj ckam pare e degjuar.

 

Xhibi e kam quajtu revolucion "gur kali" sepse eshte nje ngjyre (me sa me shpjeguan) qe ka brenda disa ngjyra

Une do ta parashtroja termilogjine "revolucion Gur Stralli"

Guri i Strallit (dialekte te ndryshme mund ta quajne ndryshe) eshte nje lloj guri pak a shume si mermeri me ngjyre kafe te perzier me cikeza te bardha apo gri. Ky lloj guri kur ferkohet me nje cope metali ne forme patkoi - leshon xixa. Metoda per ndezjen e Eshkes se drurit eshte pikerisht ferkimi apo goditja e Gurit me copen e Metalit. Kte e kam provuar vete para nja 20 vjetesh. Me eshken e ndezur pastaj mund te ndezesh cigaren apo edhe zjarr.

Kte sqarim te vogel lidheni vete me termin "revolucion" se une skam kohe. Sorry

haha revolucjoni "tjeglla"...

sa qef i kena rrevolucjonet ktu m shqipni mer jau.

...me m'arune cinaret ne stacjon t a'tobuzit

tu prit rrevolucjonin tjeter...

 

 

se ku lexova me i ven tjeter i gjo te tipit "do vazhdojme bojkotin derisa sala te lodhet ene t heqi dore". jom dhi tu qesh. kot kshu sa per muhabet, pertej se majtes dhe se djathtes...a jeni shum t sigurt qe do heqi dore sala???

Nuk eshte ide e keqe. Hap e mbyll. Numerim, rinumerim. Krijon vende pune. Rriten eksportet Hapadollapa. Rritet GDP. Mblidhen me shume taksa. Paguhen hapadollapistet.

Ky është torolla-krrisur komplet. Në fillim të shkrimit na e quan "gur kali", pa e ditur pse quhet "gur kali"

Pastaj fton të zotin e emërtimit për shpjegim. As i zoti që e ka përdorur, nuk e di përse bëhet fjalë, po thotë që i kanë thënë se çfarë është.

Këta të dy, as e dinë akoma se çfarë është, se në rradhë të parë, nuk dinë ta shkruajnë. Edhe mua që më shkonte mendja se kishte hy thellë Arizaj për të gjet kët emërtim "nallbanesk"... edhe shkova me mendje te revolucioni i Gjeorgjisë dhe mendova mos ishte parodi. lol.

Është e kotë tu futesh thellë punëve të gazetarisë dhe nallbanëve të gjuhës shqipe. Me një fjalë këtij Edmondit i është dukur vulgare dhe shtazarake fjala se i thonë jo vetëm gur, po edhe kali. Duhet të jetë ndonjë gjë banale kjo.... Me gur thyen xhamat psh dhe kali hingëllin. Ky Edmondi duhet të jetë frymëzuar duke gërhit, se ska mundësi ndryshe...

Gurkali, shkruhet bashkë. Dhe është një ilaç që përdoret gjerësisht për të spërkatur hardhitë. Duhet ta keni parë mbi fletët e rrushit atë ngjyrën në të kaltërt të hapur. Ajo është gurkali. Dhe për ilustrim shikoni këtë ngjyrën e lumit në foto.

Tani e keqja e ditur, është me këtë tarallakun që ka hap temën... se ngazëllehet e hidhet përpjetë me presh, apo futet si lopë mes trafikut si te filmi me xha Sulon. Edhe kështu qorrazi, pa dit gjë përse bëhet fjalë. Yppp xhibi, tha. Kjo mirë, edhe hahet se e dimë mo ç'do të thotë Xhib dhe xhibosje te peshku. Po e keqja më e madhe (se ia di kokën un&eumlsmiley, është se do rrijë të zgjedhojë këto tre ditë që kanë ngelur nga protesta, fjalën kuti.

Në çdo temë do shkruajë për kuti, si papagall. Kuti andej, kuti këtej. Deri në ngordhje... Siç e bëri me punën e Gërdecit. Edhe sinqerisht që mua mi ënjt ca gjëndra kur e bën këtë edhe do hajë ndonjë të pështymë...

 

Dhe meqe ne Peshk dhe ne shtypin shqiptar s'ka shume artikuj per Enverin kohet e fundit, qe dhe nje tjeter, porosi nga Tushja

Jashte teme po jo dhe aq!

XHIB!

A ka mundesi nje mendim  ne se e simpatizon kete lloj qetesie e argumenti te Enos ndaj nje jo vetem Plehre e Alucinanti qe ka vite qe dhjet nga goja si Kac Myftaraj..... me tru te cakerdisur nga vija e Theodhosie e Plasarit smiley

Kam mendimin se me qe ke prure si me hile kete pergjigje superinteligjente dhe shembullmargaritar inteligjente te mbushur me fakte (per te mos permjere  e lehur si qeni KAC Myftari) te z. Eno , nuk je ne nivelin qe paraqitesh. Nje gerrices i rendomte me peshe e cilesi shurakesh Berishiste si keta qe kane ardhe me dyzina keto kohet e fundit midis te cileve dhe ky Gurkalisti i shkrimit.

Kur ju thashe une qe do rrine ne cadra juve ju dukej si skenar skeci i Portokallise dhe kujtuat se po tallja tocin. Ja pra dhe Top Qeni te njejten gje thote, qe oficeret e Rames do bejne zbor neper cadra sipas urdherit te komandantit:

Ne naten e pare te protestes do te qendrojne vetem 30 prej tyre e konvertuar ne 1500 mbeshtetes te shperndare neper çadra.

Juve qe jeni ne Tirane shkoni beni foto interesante tek cadrat, dhe mos harroni t'i coni deputeteve misra te pjekur dhe corape leshi, si dhe gjera te tjera leshi, se ben ftohte.

Elton, do na besh ndonje foto me cadra ti sa te vijne origjinalet? smiley

 

P.S. Idris, ti si njeri qe meriton rrespektin e Tushes si thua, te hapen apo mos hapen kutite, dhe ca tjeter duhet hapur keto dite meqe fushata e hapjes eshte shpallur tashme e hapur? Une i kisha bere nje replike teper serioze dhe brendatemiste femres tone te dashur peshkiste Tushes per kete ceshtje, po mesa duket e ka kapur gabimisht fshesa peshkqeveriste, dhe pertoj ta shkruaj nga e para.

Nashti punet e Enverit qe thua s'i di aq mire se kujt ja kerkonte dhe kujt jo, ti mund te na ndricosh, si per kete qe pyet si per Xhelil Gjonin qe thote se Ramizi me Nexhmijen e prishen figuren e Enverit duke i bere buste pas vdekjes po duke lene pas dore porosite e tij, dhe mbi te gjitha qe thote se po te ishte Enveri gjalle gjate tranzicionit, ai do kishte bere me shume ndryshime demokratike sesa beri Ramizi. Gjera te fella me nje llaf, tamam per ekspertizen tende. smiley

dashka me rrethu tiranen si sulltani krujen me duket

hahaha, do shikojme film pa pare

po kaq te rrjedhur jane soçialistat qe se shikojne se rama ka ik per fije batanije? po sikur rama te thote "te veteflijohemi, per ti treguar birishes deri ne cfare pike duam hapjen e kutive" cfare bejne ata?

shpreoj qe i gjithe ky teater te mbahet mend si "blofi i madh i rames"

Rama-deputetëve: Dua nga secili 50 qytetarë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, pas protestës së Fierit ditën e djeshme, ka zhvilluar një mbledhje me deputetët e Partisë së tij. Rama u ka dhënë porositë e fundit të zgjedhurve socialistë për protestën e datës 20 nëntor. Burime nga takimi bëjnë të ditur se, shefi i selisë rozë ka porositur të gjithë deputetët që të sjellin në protestë, jo më pak se 50 qytetarë secili. Kreu i PS-së ka organizuar grupin në dy pjesë. Natën e parë do të jenë 30 deputetë, të cilët do të rrinë gjithë natën para kryeministrisë dhe do të duhet të kenë patjetër 1500 qytetarë. Po ashtu, grupi tjetër prej 30 deputetësh do të qëndrojë natën e dytë po me 1500 qytetarë, duke protestuar. Protesta e 20 nëntorit pretendohet nga opozita që do të jenë non-stop. Protesta nis në orën 16:00 në sheshin “Skënderbe” dhe më pas turma e njerëzve do të drejtohet përpara kryeministrisë, ku dhe do të protestojë në ditë me radhë. Socialistët dhe aleatët e tyre kanë parashikuar një pjesëmarrje të madhe në protestë, me shifra që shkojnë deri në 100 mijë qytetarë. Nëse objektivi i tyre arrihet, atëherë liderët e majtë do të ashpërsojnë gjuhën me mazhorancën, ku përveç hapjes së kutive, do të kërkojnë dhe dorëheqjen e kryeministrit Berisha. Në protestë do të jenë të pranishëm të gjithë kryetarët e opozitës, si dhe Spartak Ngjela dhe Nard Ndoka nga e djathta. Mbledhja e djeshme ka qenë e fundit e grupit, ku në ditët në vijim, çdo deputet do të jetë në terren për tu marrë më organizimin.

olitike&Itemid=92">Tirana Observer

Me nje llaf pllanet, plotesimi i normes, rritja e rendimentit, aksione vullnetare, c'thote Partia ben populli, kauza proletare, dhe shprehje te tjera nga Fjale te skaduara. smiley

Kini kujdes keto dite ne Tirane, se ndonje deputet qe s'ka plotesuar kuoten 50-ce do tju rrembeje nga rruga dhe tju coje me force ne proteste qe tju numeroje Rama. smiley

Xhibo une po propozoj te te japin titullin hero ty! Vallahi je i vetmi rob me men ketu n'peshk qe vazhdo e merresh me budallenj. Vetem ki kujdes se o muhabet me zarar kjo "meshira" jote! Mund te te kthehet kunder se njerzit do menojne se je ne nje nivel me ta perderisa i jep xhevap kaq shume.

hahahahahah, se mos e ndegjoj Bamiri ket qe po thu ti, dhe osht gati me ja dhone nje medalje per perkushtim ndaj njerezve me aftesi mendore te kufizuar. Megjithate sa per ta dite ti o Lizander, ne kot nuk jemi te perhershem ne kete blog. Kemi te gjithe nje dicka te perbashket qe na bashkon, pavaresisht debateve e sharjeve qe here pas here ndodhin. Te gjithe kemi pranuar qe ne nje forme a ne nje tjeter jemi tru peshk. Keshtu edhe Xhibi nuk eshte se ndryshon nga kjo ane. Nuk e di per ty, por perderisa kerkon te behesh aktiv ne kete blog, tregon se edhe ti dicka te perbashket e ke.

Sipas organizatoreve te mitingut, mendohet qe numuri i pjesemaresve te arrije ne rreth 150,000 vete. Pretendohet qe te jete mitingu me pjesemarjen me te larte te te gjitha koherave. Nga bashkia e tiranes po merren te gjitha masat per parkimin e mjeteve qe do te vijne nga rrrethet ne periferi te tiranes, si dhe logjistika e nevojshme.

 

Nuk e kuptoj se pse duhet me parku makinat ne hyrje te Tiranes nqs do jene 150.000 veta? Me aq rob i bi qe makinat e Tirones te shkojne me u parku ne Durres per te kap mesin e turmes se manifestimit.

Kurse mu, Brad, me thane qe mes manifestuesve do jete edhe Coli me llastiqet e tij debatikase per te thy xhomat e shpise se Sales.

Liso, Colit ia sekuestroi partia llastiqet, s'e ma men? Po mbase do jete Gjeneral Batoja me ceten e Gjonbitasve ose Mato Gruda me top, bashke me halle Esmane... smiley

 S'besoj se do perdorin cadra; Berisha mund ti quaj aristokrate dhe jashte cdo kontakti me popullin qe flë ne ajer te paster si te ai dokumentari 'Beni ecen Vet'.

Jo e di pse te pyeta Xhib .

Se fara e te "mencurve" nga ata qe pillte Enveri me dyzina , qe e shtrydhen familjarisht duke i fshire bythen dhe duke e sakur po vjen si rendomte si "antienveriste " ketu e keto kohe. Eshte bere shume aktive .

Po letrat dhe te dhenat aty jane dhe nuk e kuptojne qe do vije nje dite qe do ndyne me far e fis per mbiemrin qe mbajne kur te hapen "rastesisht" ato letra . Doemos jo nga budallejte si ENO qe duke e provokuar i kane dhene dhe origjinen i kuja bir eshte Kaci. Kultura nuk e lejoi te pergjigjej ne ate menyre!

Le ti ngrene dolli asaj aradhe te ndershme qe iku kokulur pa i rene ne qafe te Ardhmes dhe mbi te gjitha nuk treguan ca "sekrete" si  sh Haxhi Lleshi "

"Familja e Frokut jane njerez te mire . I kam  miq . Disa i folen Frokut dhe i derguan haber qe nuk pergojohet .........." dhe  Froku ndrroi rruge.

Keshtu ndodhi  me Frokun kur shkrunte per pulat e Haxhiut smiley

Thashe qe te flisnim jashte kultures se thashethemeve sepse e gjykova qe kjo pergjigje eshte etalon i i nteligjences dhe nje shembull ndoshta i perkrahshem tek Peshqerit . Kuptohet jo per debatikas te vjeter ne moshe.

Kete ja thashe dje edhe dy kryetareve te Partive , biles me nje deputet e nja dy ministra ishim dakort po ........nuk fshiu bythen njeri me mendimet e mija smiley Nga keta gjen sa te duash te kthesa e Bathores! Le te vijne dhe tek PPU se me thene te nDrEjten ca kohe ka filluar edhe s'n leviz.

 

Jo Ujko jo! Tili eshte i nalume se ai ngul gozhda si karafil ene i mbyll me fort kutite.

Ana ti  ke te drejte, aty do jete Mato Gruda (Rama) me halle Esmane (Nexhmija), Zigurin (Veliaj) dhe Agushin (Ndoka qe nga k-armik u bo mik) qe do i thote "ti Mato inteligjente, ti Mato je kollos!". Dhe Rama sigurisht qe do i pergjigjet "Ate e di une!"

Gjithe ky milet kunder plakut Mere?

150 mije veta! A kane ftuar ndonje kengetar apo turmen do ta ngrohe Enkel Demi me "Kutia e Fundit"?

jo jo e ngaterove lisander smiley

mato i pergjigjet: ha gjiz agush ha smiley

Habitem me nje gje ....................................Xhib! Distance  si emer perfaqesues jo si mejtimtar i cquar smiley

Si eshte e mundur sot te pakten formalisht , kjo kategori inteligjente te mos jene dakort me nje gje fare fare normale. Nje kerkese te OPOZITES .

Sot ne bote nje individ i kerkon nje autoritari te cfaredo rangu nje te drejte qe mendon se i takon dhe menjehere vjen pergjigje.

Ne Shqipri kerkohet nje gje mjaft ordinere ...

Hapni kutite dhe rinumeroni votat  dhe ....tonelata bajgash me mend vijne te madhesive te ndryshme tek PPU , duke atakuar e vene "perfund" nje nga themelet e kesaj shoqerie:

Te drejten per tu informuar!!!!!!!!!!!

Kjo kerkese nuk e tjeterson as aktin perfundimtar te certifikimit te mandateve. Kjo kerkese nuk e tjeterson as te drejten e Mixhisteve ne pushtet.

Thjesht dhe vetem thjesht , kjo kerkese kerkon te njohe edhe njehere POPULLIN qe SALI BERISHA jo vetem qe nuk ka ndryshuar por eshte i njejti hajdut i votave si flagranca e vitit 1996. Ai e ka katandise PD nga nje shprese ne nje hale gjigande matrapazesh e hajdutesh.

Pastaj mund te flitet per procedura gjyqesore e rizgjedhje te reja. Dhe nderkaq ka kaluar jo me pak se kater vjet smiley

Dhe nje gje kaq te vogel te gjithe gurkalistet me te pakten nje gram mend duhet ta kuptojne!

Te mbaj mend kur beje dezhurn ne ministri dhe ruaje me vigjilence qe te mos vinte armiku naten . Le kur raportoje qe " sh Idris ,trimeria merr kala , injoranca fort e mba " Gjith shenime i kishe librat e sherbimit smiley . Sidomos ai shenimi i famshem joti

Armiku nuk na e mori dot gjizen

pershendetje idriz

degjo ketu, ti je nga ata tipat qe nuk do ti kuptoje disa gjere vallahi e bilahi

imagjino ti shkosh nga pas nje femre, e normalisht qe ti ja lyp, ajo mund te thote nje jo te ftohte (e kete po ben birisha), nje joooo (qe do te thote po) ose te kercen direkt ne shpine

rama po i kerkon birishes dicka qe ai nuk i jep dot, jo se nuk do, jo se nuk mundet, por sepse nuk eshte momenti (zere se ajo cuca eshte ne ditet e gabuara)

nuk eshte momenti qe te krijojme spektakel negativ para syve te botes ne momentin qe po kerkojme heqjen e vizave dhe antarsim ne eu

pranoje te pakten qe rames nuk i plas per shqiptaret e per shqiperine, por vetem per nje cope karrige !

populli ka te drejte qe te dije ke ka votuar, e ne fakt nuk futen te burgosurit te numerojne votat, por njerez te besuar te forcave politike. kutite te hapne, por kur te jemi duke levizur pa viza ne europe, kur te jemi antare te barabarte ne eu me tere vednet e tjera, deri atehere vetem sherre e probleme nuk duhen (e nese rames ja merr panin nga duart birisha apo kushdo tjeter, atehere eshte palle e duhet te mbylle gojen)

gjithsesi rama eshte i sigurte 100% se ska asnje vote me shume neper kuti (vetem cfare te kete me pak), gjithcka e ben se eshte i deshperuar dhe se ule dot hunden para birishes !

Flo mos na shit men neve sikur i ma men te gjitha keto. Ti thjeshte qeke per tu bo reklamistja e kanalit "T" te dinxhintalbi. Ujku dhe une jemi vetem perdorues pushimor.

Po ti thuj qe na ka gjet belaja me brezin e ri. Shoqja ime nuk di as batutat e Cufos dhe Bubit kaçurrel. DRAMATIKE

ndersa nje kolegu im akoma nuk e ka te qarte nese skenderbeu vdiq vete apo e vrane smiley

ka dhe me keq lisander

haha skenderbeu boni aksident me kale se ishte cun gangsterr dhe ishte tu i dhone me marsh t peste ke kthesa kamzes (i kishte shti i spec djegs kalit me i llaf)

Ik e Mono mos ja fut kot noshti! Neri e kishte vjedh kalin m'Turqini ku perdoren fort specat djegs. Nuk e qethte kali per i spec.

Masanej mos na bo çorap se m'vaktit t'Nerit nuk e kishte bo ala mbikalimin me gunga Fahri Balliu, kshu qe s'kishte pse dilte kali nga rruga.

Une thomi qe vdekja e Nerit, rrafmet paste, do kete pas lidhje me pune kutishe.

Eshte e qarte qe Maliqi ketu nuk e rruan fare per ligjin

Maliqi po e ruan ligjin spse ne se hapen kutite hidhet poshte ,certifikimi i zgjedhjeve 7-0 nga KQZ,hidhet poshte vendimi i kolegjit zgjedhor qe akmimin e PS e hodhi poshte,hidhen poshte te gjitha instncat gjyqesore legale ku u ankua PS dhe kjo ankese ju hodh poshte per fakte te pa mjaftueshme.

Se do E Rama te behet kryemininster nuk i shkel dot maliqi ligjet.

Kush do i numeroje votat, Edi me Tak Ngjelen ?

Taku shenon me tebeshir votat sipas partis, Edi merr frym thelle.

Kush e garanton se nuk do ndodhin njejta histori, shitje votimesh, ky fatmadhi Berisha fiton prap.

Apo, hajt se per politik nuk jemi, po bejme sikur qajme hallet e popullit.

Nj slogan i ri ne sheshet Shqiptare. " Shqiperi moj Shqiperi , kush te futi ne kuti?"

Pjesemarrja pritet te jete e madhe per vete faktin qe PS do te sherbeje per turmen tre here sanduice ne dite,per ata qe mund te rezistojne deri diten e trete ka pica dhe gjelle me luge.

Protesta e 20 Nentorit eshte thjesht nje menyre komunikimi paqesore,dhe nuk eshte nevoja ti vihen epitete"jo revolucionare,jo gur kali,etj...Edmon Harizaj kete pune ka, te bej etiketime si kalemxhi se per kete paguhet,per dredhjen e kalemit!

E ka mpref majen e lapsit keq,edhe njehere per situaten,por ata protestuesit as qe ja vene ne pulle fare,Mondit!Protestes po i behet nje reklamim shume i mire,eshte nje thirrje per veshet e atyre, qe duhet ta degjojne zerin e opozites,eshte as me shume e as me pak nje ze i fuqishem,nje tonalitet me i larte tingulli per "veshe te dobet!"

Eshte nje grummbullim energjije e fuqishme,nje jehone,per nje vesh te dobet te qeverise,qe nuk degjon!

Po nuk degjoi edhe kete radhe qeveria eshte e pjerdhur ne vesh pastaj!

Shpresoje qe ky ze i fuqishem i 20 Nentorit te degjohet dhe te reflektohet nga qeveria e koalicionit Berisha 2!!

 

E nese qeveria eshte pjerdhur nga veshet? E nese qeveria nuk degjon dhe nuk reflekton hic? Mund te na thoni cfare pastaj?

 Asigjo, do lexojm per arritjet e reja te qiviris. 10 vene ma poshte se viti fundit.

Satira eshte forme shume e larte edhe inteligjente humori e kritike, e nuk ndodh rastesisht, dmth personi qe merr persiper te satirizoj, eshte i vetedishem se cfare ben, sepse satira punon ne nje plan paralel e shume-dimensional, me realitetin te cilin satirizon. eshte e nevojshme te konsiderohet aspekti komik, kritik, e moral, ose etik. te gjitha ne baze te subjektit te trajtuar. pervecse aftesi njohese (cognitive), kerkon edhe aftesi intuitive.. te dish se ku eshte "e udhes" te satirizosh. Si natyre, satira ehste menyre retorike komunikimi.. qe dmth se nuk kupton ate qe thot.. kjo i ofron satires e atij qe ben satire, avantazhin e lirise se shprehjes. i gjithe thelbi i satires qendron tek ky elementi i lirise. jo ne sensin e lirise civile te te shprehurit, por ne sensin se atij qe ben satire nuk mund ti kerkohet pergjegjesi per ate qe eshte duke thene, kryesisht sepse NUK E DIME se cfare eshte duke thene. Por celsi i suksesit te satires qendron pikerisht ne interpretimin e drejte te lirise. Satira duhet te tingelloj e denje. kjo me vete nuk eshte e lehte sepse "e denje per ke?", sdq ky eshte nje problem tjeter i metejshem.. mjafton te thuhet se ne kete rast bhet fjale per abuzim lirie te satires.. produkti eshte nje satire idiote.

s'e kam per te ofenduar njeri, thjesht menyra si e shoh, if you have a different view i would love to hear it.

Islami: Me bojkotin, PS një parti jashtë sistemit

Tiranë – Deputeti i Partisë Socialiste Kastriot Islami deklaroi për mediat, se bojkoti i Parlamentit nga deputetët e partisë së tij është i pa justifikueshëm.

"Bojkoti parlamentar i PS-së është i pajustifikueshëm për një vend demokratik dhe pikërisht në këto momente, kur Shqipërisë iu hap drita jeshile për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian", theksoi ai.

"Veprimi i opozitës në Kuvend është i parashikuar edhe nga Kushtetuta dhe në një vend me probleme si Shqipëria mund të përdoren edhe protestat në sheshe dhe qëndrimit nëpër çadra " , tha Islami, por shtoi ai " nuk mund të përdoren asnjëherë bojkote të Kuvendit, apo edhe bojkote të zgjedhjeve të pjesshme dhe ultimatume të bllokimit të shërbimeve nga pushsteti vendor, pasi kjo do të jetë vrasëse për PS-në".

"Të vazhdosh me protesta rruge është e papërgjegjshme – deklaroi deputeti socialist- pasi të gjitha veprimet e deritanishme të opozitës pas zgjedhjeve të 28 qershorit, janë të kontestuara edhe nga faktori ndërkombëtar pas daljes së raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet, qëndrimeve të SHBA dhe BE dhe sidomos pas vendimeve me konsensus të Këshillit Europian për çështjen e statusit të vendit kandidat dhe të Parlamentit Europian për të përfshirë Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave për vitin 2010".

Islami nënvizoi se "Politika e rrugës po e kthen PS në një parti ekstraparlamentare pra jashtë sistemit.", duke shtuar se "me bojkotin dhe protestat PS është futur në një rrugë pa krye, sidomos me veprimet ekstreme e revolucionare për të qëndruar tri ditë me çadra, janë krejtësisht jasht konteksit dhe nuk mundet të hiqet asnjë paralele me ngjarjet në Ukrainë, Gjeorgji apo Moldavi siç pretendohet në mënyrë naïve".

Gazeta Start

.

.

.

Protestat e Ramës

Më në fund Edi Rama u shfaq si kryebashkiak. Prej kohësh kryeqytetasit, por edhe qytetarët e tjerë shqiptarë, nuk kanë pasur mundësinë të shohin Ramën publikisht duke ushtruar funksionin për të cilin është votuar në vitin 2007 dhe për të cilin nuk preferoi të udhëhiqte kandidatët socialistë për deputetë, duke i qëndruar kështu besnik kontratës me popullin e Tiranës.  Prej firmosjes së kësaj kontrate dy vjet e gjysmë më parë, e deri më sot, Rama është parë shumë rrallë në këtë pozicion, duke iu përkushtuar më shumë kreut të Partisë Socialiste , ku është rizgjedhur së fundmi nga mbi 20 mijë anëtarë të Partisë Socialiste.
Me shiritin karakteristik të drejtuesit më të lartë vendor, kryetari i Partisë Socialiste, udhëhoqi dje një lloj tjetër mitingu; atë të të zgjedhurve vendorë socialistë në bashki dhe komuna. Një tubim përballë kryeministrisë, në ditën kur zhvilloheshin votimet për disa njësi vendore të mbetura bosh pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, e të cilat me vendim të vetë Ramës u bojkotuan nga socialistët.
Arsyeja e kësaj proteste, që gjithsesi është politike, ishte paksa e çuditshme; një vendim i qeverisë për të kaluar në biznese të mëdha bizneset që bëjnë 5 milionë lekë xhiro. Çudia nuk qëndron te vendimi i qeverisë, i cili nga ekspertë të ndryshëm biznesi mund të kritikohet dhe nga të tjerë ekspertë mund të justifikohet, por tek fakti që për këtë vendim protestojnë krerët vendorë, ndërsa vetë bizneset nuk po ndihen (ndoshta do të nisin në media të ndryshme me afrimin e datës 20 nëntor). Duket që puna qëndron tek vjelja (në kuptimin e plotë të fjalës) që do t’u bëhet bizneseve. Rama nuk pranon që ato t’i vjelë Berisha, pasi kërkon t’i vjelë vetë, bizneset nga ana e tyre nuk ndihen fare, sepse e kanë të sigurt që nga dikush do të vilen, qytetarët bëjnë tifozllëk sepse sërish çdo gjë do të rëndojë mbi shpatullat e tyre. Pas kësaj Rama (të tjerët në bashki) do të justifikohet për papastërtinë e Tiranës se fajin e ka vendimi i qeverisë, do të justifikohet për rrugët që po i çajnë e nuk po i mbyllin se s’ka ku të mbledhë taksa, do të buzëqeshë për gjelbërimin e munguar se paratë i mori Berisha, do të ankohet edhe për mosmarrjen e masave ndaj ndotjes akustike...e të tjera si këto. (Si nuk e dëgjuam një  zë të tillë të fortë kur protestojnë taksitë e licencuara në Tiranë kundër atyre të palicencuara, të cilat dihet mirë se sa taksa i paguajnë bashkis&eumlsmiley.
Rama dje u ankua se nuk ka bashkëpunim mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Kur u prish ky bashkëpunim??? Deri më 28 qershor nuk kishte asnjë ankesë nga Rama në drejtim të Berishës, megjithëse Tirana edhe atëherë nuk ishte fort e pastër, megjithëse edhe atëherë makina e plehrave kalonte në mes të rrugës në 12.00 të ditës, megjithëse gjelbërimi edhe atëherë mungonte. Dje Rama, duke ia hedhur fajin qeverisë dhe Berishës u ankua se bashkitë nuk u përgjigjen qytetarëve as për shërbimin elementar të pastrimit, me një fjalë për të tjerat jo e jo. Atëherë pse Rama vazhdon të rrijë në atë karrige (kryebashkiakut) kur nuk bëka asnjë shërbim për qytetarët? Vetëm për të marrë rrogën?! Vetëm për të dhënë leje ndërtimi?! Vetëm për të ushtruar trysni mbi PS-në, duke pasur shiritin e kryebashkiakut?!
Rama firmosi vetë i pari dje, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, një letër publike me ultimatumin se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat, vendorët do të hidhen në protesta. Kuptohet së bashku me elektoratin e Partisë Socialiste, i cili deri tani prej një viti është mbledhur; për dialogun me Shqipërinë, për fushatën paraelektorale, për fushatën elektorale, për fushatën e Erion Veliajt, për rizgjedhjen e Ramës në krye të PS-së, për protestat për hapjen e kutive dhe po përgatitet edhe për protestat për rrëzimin e qeverisë. Tashmë do të shtohet edhe protesta e Ramës si kryetar bashkie. Qytetarët e Tiranës, përveç votës  që i dhanë në 2007, tashmë thirren edhe në rrugë.
Kështu, kryetari i Partisë Socialiste bën bojkot negociatave dhe bisedimeve edhe në nivel vendor. Pasi ka privuar 64 të përzgjedhurit e tij për të marrë mandatin e deputetit, i ka privuar nga e drejta e tyre për të bërë politikë në Kuvend, pasi i ka privuar nga e drejta për të përfaqësuar zgjedhësit, pasi i ka privuar edhe nga e drejta për t’u paguar, pasi i ka detyruar ata të ushtrojnë profesionin në rrugë, ua ofron këtë “gatim” edhe të zgjedhurve vendorë.
Tashmë duket qartë se Rama ka marrë një vendim jashtë çdo logjike politike (tek e fundit ai nuk është politikan, është në mision). Socialistët dhe gjithë sa varen nga vota socialiste, ai do t’i përdorë deri në ekstrem për të arritur ato pak synime që i kanë mbetur pas zgjedhjeve të 2009, më kryesorja e të cilave është që ai me çdo lloj mënyre, forme, apo presioni, të jetë figura kryesore në sytë e elektoratit të majtë. Çmimi që duhet paguar për këtë nuk ka asnjë rëndësi, sepse nuk do të dalë nga xhepi i tij, por nga ai i socialistëve dhe shqiptarëve.

Eduard Shalsi

Ah sa mire sikur ne vend te protestes " te hapen kutite" te behej proteste  "te hapen llogarite bankare te politikaneve shqiptare" apo proteste " te hapen hartat e ujrave jugore te shqiperise".

Mirpo protesta per hapjen e kutive behen pikerisht qe te mos behet hapja e ketyre gjerave te tjera. Ndersa xhibot dhe antixhibot i bien te njejtes qemane

Te hapen kutite

 moj te shkreta kuti

te haaapen te haaaaapen

 

Komisioni i vleresimit te thirrjeve qe do te hidhen gjate mitingut te dites se premte tek sheshi Skanderbeg vendosi qe vendin e pare ta zere shprehja:

"O Sali o kriminel do te te mbyllim ne tunel"

Komisioni vazhdon punen, dhe me vone do tju njoftojme edhe per thirrjet e tjera qe do te ushtojne gjate mitingut. Gjithashtu, komisioni pranon deri neser ora 9-te am nga publiku i gjere sugjerime per parrulla te tjera. Ju mund ti shkruani keto "thenje" edhe ketu tek PPU-ja, pasi komisioni ka akses te plote futje ne kete blog.   

Sali Gerdeci Sali ibreti, te hapen kutite dhe materniteti!

Ca do thote valle KVTH-ja per kete parulle Berbero? :think:

 

Ngërçi i patolerueshëm politik

Edlira Gjoni

“1. - Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga Komisioni përkatës i Zgjedhjeve. 2- Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70, paragrafët 2 dhe 3; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”.
Kështu thotë Neni 71 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i miratuar dhe në fuqi që prej 21 Tetorit të vitit 1998. Interpretimet për këtë nen janë më të shumta se germat që ai ka që nga pika 1, deri tek 2.dh.
Një vështrim i drejtë thotë: 64 deputetët socialistë e kanë filluar mandatin (jo ushtrimin e tij) që ditën që janë shpallur fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (pika 1); dhe do ngelen të papunë e do të zëvendësohen kur të plotësohen gjashtë muaj pa u paraqitur në kuvend ( pika 2.d).
Mirëpo, pika 2 na thotë gjithashtu që “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm a) kur ai nuk bën betimin.
Pra, brenda kaq pak rreshtave, deputetët socialistë janë drejt djegies së mandatit nëse nuk shkojnë edhe tre muaj në parlament; nga ana tjetër, kjo hapësirë kohore nuk vlen fare, sepse deputetët as nuk janë betuar akoma, që do të thotë, nuk kanë mandat për të djegur.
Kushtetuta është hartuar e atillë që të nxërë brenda vetes të gjitha llojet e çudirave, sigurisht. Po vetëm çuditë e deputetëve ama, jo të dirigjentëve që po ngelen pa orkestër.
Partia socialiste, dikur autobus ku nuk i flitej shoferit, e sot orkestër pa muzikantë, por me një dirigjues që iu këputën duar e këmbë duke bredhur e gjestikuluar tërë Shqipërinë, i ngjan viktimës fatkeqe që do bjerë në darët e shtrënguara të interpretimeve kushtetuese që nuk janë shumë në favor të saj (edhe pse ndonjë mendje mund të hipnotizohet se sheh shpëtim në lojërat e fjalëve brenda dokumentit themeltar).
Po përpos Kushtetutës së shpërfillur (apo të menduar si shpëtimtare në vend të drejtësi-tregueses), Partia Socialiste po shpërfill edhe zërat që i vijnë nga jashtë, nga brenda, nga e majta, nga e djathta, përtej tyre, nga Brukseli, Washingtoni i Tiranës apo Tirana e jo-Berishës.
Partia socialiste vazhdon të këmbëngulë tek kutitë, sikur asgjë tjetër të mos ketë rëndësi në situatën e nderë politike që po tërheq edhe një herë për keq vëmendjen ndërkombëtare.
Zgjedhjet në Shqipëri janë pranuar tashmë nga të deleguarit e përjashtëm  me gjithë vërejtjet përkatëse. Nuk patëm fatin të kemi standardet e mitizuara, sepse të gjithë kuti-dashësit i donin të tëra votat për vete, por si popull u sollëm goxha mirë ditën e votimeve. Po, sepse nuk do më njeri kuti, armë, gjak deri në gju e rinumërim që vonon lëvizjen e lirë. Jo. Njerëzit kërkojnë stabilitet politik dhe progres ekonomik.
Me një vështrim të përtokshëm, mendimi ndryshe brenda Partisë Socialiste do të kishte zbritur nga autobusi që është kthyer në qendër zëri me megafon, edhe do i kishte mbajtur këmbët në parlament. Jo për të gëzuar Berishën; por për të mos e mitizuar atë. Jo për të treguar kokëfortësi kundër Ramës, por për t’i thënë se Partia Socialiste ka synim debatin, jo revolucionin; integrimin, jo regresin politik; shtetin e së drejtës së respektuar, jo asaj të abuzuarës.
Partia Socialiste po mban një qëndrim politik, dhe kjo kërkon vetëm ndërhyrje politike. Prandaj interpretimi i Kushtetutës do të ishte i pavlerë. Për më tepër, emërtuesi i termave absurdë e të papërshtatshëm si “masakër elektorale” apo “diversione të turpshme”, nuk do të ishte as në gjendje, as i gatshëm të pranonte shpjegimin apo pranimin e plotë të situatës.
Partia Socialiste po dëmton rëndë imazhin e vendit me një sjellje që nuk do t’i shkonte as demokratëve të Berishës në zgjedhjet e vitit 1998. Rolet janë ndërruar dhe Berisha i regjur është bërë i sofistikuar; kurse Rama i etur për atë të shkretë karrige kryeministri, ka lënë zbuluara të gjitha anët e tij të errëta politike, autoritare, penguese e barrieriste të trishtë.
Rreth e rrotull, edhe Kosova na e dha një leksion për zgjedhjet. Dy vjeç s’i ka mbushur akoma si shtet, por dëshirën për pushtet goxha e mbajtën të maskuar, sepse pas saj fshihen ngjarje më të mëdha.
Edhe në Shqipëri ka gjëra shumë më të rëndësishme se kutitë e votimit që do bëkan namin. Shqiptarët nuk e duan më protestën të abuzuar, as votën të shfrytëzuar për shfaqje dështake që pa nisur. Jo! Shqiptarët duan punë dhe lëvizje të lirë. Jo kuti, po edhe shkop magjik të kërkojë, Edi Rama nuk ka si t’i plotësojë nevojat e shqiptarëve për të cilët pretendon se po i këputet shpirti.
Partnerja e bindur e kësaj tangoje të shpifur që kërcehet mbi kurrizin e shqiptarëve është mazhoranca. Ngadalësia e saj në sipërmarrjen për të dialoguar me opozitën është po aq vrasëse për imazhin sa ç’është edhe udhëheqësja e kësaj tangoje të trishtë.
Juridikisht, na kanë ngelur tre muaj kohë ta durojmë këtë shfaqje të ulët. Pastaj mandati i 64 deputetëve të majtë do të digjet.
Politikisht, na kanë ngelur vetëm shpresat ta shohim këtë valle të përfunduar.
Psikologjikisht, shqiptarëve nuk u ka ngelur asnjë sekondë durim të presin fundin e kësaj valleje të dirigjuar dhe luajtur kaq shëmtuar.
Njerëzisht...kryefjala e pushtet-synuesve do jenë kutitë; e pushtet-mbajtësve do jetë heshtja; për gjithë të tjerët, pësimi, ose pendimi përse nuk protestohet kundër protestave pa vlerë dhe refuzimit të mbajtjes së përgjegjësive.
Fajtori i ngërçit integrues nuk mund të quhet Sali Berisha. Ai po shijon luksin e të qenit i pa-shqetësuar.
Delja e zezë e daljes nga kjo gropë e shëmtuar nuk është fare pjesë e tufës me 64 veta që nuk janë futur në vathë. Po atëherë përse t’i tregohen shigjetat kushtetuese që të çojnë aty?
I dëmshëm ky ngërç artificial. Dhe i rëndë për të gjithë ata që kujtojnë se dinë ta mbajnë.

Tirana Observer

Shoqja Edlira,

Dukeni qe qenkeni e keqbrumosur me miellin tashme te skaduar te viteve para 90-tes. Cfare eshte nje sistem demokratik? Ashtu si ne nje loje futbolli apo bixhozi, eshte i perbere nga nje teresi regullash, moszbatimi i te cilave e ben te pavlefshem funksionimin e metejshem. Keshtu, nese ne nje loje futbolli njera skuader e qarkullon topin vetem nepermjet kembeve, por skuadra tjeter e qarkullon edhe nepermjet duarve, arbitri nderpret lojen.  Ajo mund te rifilloje prape vetem nese skuadra e dyte bindet qe te luaje vetem me kembe topin! 

E pra ne sistemin politik qe ne aspirojme se jemi, regulli numer nje per te qeverisur vendin eshte votimi popullor. Por nese votat (ashtu sic doli edhe nga vezhguesit/arbitri) jane numuruar keq dhe shume keq, do te thote se ky regull nuk u zbatua, prandaj duhet qe votimi te kryhet edhe njehere. 

Ndersa ju vazhdoni ti bini legenit, duke analizuar dhe komentuar pafundesisht nje vazhdim te lojes qe po kryhet jashte regullave. Ky eshte nje mentalitet qe duhet crrenjosur njehere e pergjithmone, qofte edhe me nje sforco te madhe e kosto shoqerore, sepse i sherben se ardhmes dhe brezave qe kerkojne te jetojne ne kete vend. Dhe ne mielli i skaduar, bejme mire te mesojme se zbatimi i regullave te lojes eshte A-ja e nje sistemi demokratik.  

berberi me shoke se ka problem te djege shqiperine ne kembim te nje karrigeje

nese jeni aq krahthate sa tju vjedhe birisha nen hunde votat, komisioneret, antaret e kqz, atehere jeni teresisht te paafte te qeverisni vendin  !

 

hahahahahahahaha me shkrive or Kol! Pra sipas teje duhet patjeter me qen hajno qe te qeverisesh!

Avash o i marosur se nuk digjet shqiperia po te ribehen zgjedhjet. Vetem mire do te kete ky popull e ky vend!

problemi nuk eshte te ribehen zgjedhjet, por te ribehen zgjedhjet sa here humbesit humbasin e nuk pranojne rezultatin !

p$-ja vuan nga nje semundje e rende, qe quhet karizem ne kuptimin qe kryetarin e kane rrote k**ari e jo karizmatik

ja i hapen kutite e konfermohet mhumbja e p$ , rama do thote se kane pasur tere kohen qe ti dnryshojne votat, ok ribejme zgjedhjet e humb serish ram-ushi e rifillon marrezia ramiste

rama eshte nje budalla qe ka hedhur nje gure, qiviria po e injoron sepse sja vlen te merresh me te

Jo ore se loja vazhdon dhe kur preket me dore topi si loja e mbremshme smiley Kur ekipi kundershtare e ka mire me arbitron smiley.Mu me pelqeu perralla me derra gica e dosa qe tregoj ajo kecja e Ps.Ka te forta ne ate vend humori zi eshte i kudo ndodhur.

Fakti se ne pranojme me kollaj Berishen dhe ate qe perfaqson,se Ramen eshte per mendimin tim nje ogur i keq, per avenirin e shoqerise sone

Integrimi i Shqiperise kalon vetem nepermjet kutise. Hapeni kutineee!

Nuk tallem, keshtu ka thene:

Hapja e kutive, që mban të fshehur të vërtetën e 28 qershorit është rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë.

Dje ishte door-to-door duke shperndare ftesa per proteste, e cila do behet me qellim per ate qe u vra ne Fier, per bizneset e vogla, por dhe te medhate, per dritat, ujin, ajrin, ngrohjen globale, si dhe...

Te gjithe te papunet, te gjithe mesuesit, te gjithe mjeket, te gjithe ata qe konsiderohen si qytetare te dores se dyte ne kete vend

Po kjo sikur ishte proteste per zgjedhjet dhe kutite mer? :think: Mos i ka dhene kush Rames fjalimin e gabuar? smiley

Gjithsesi, mjeket njehere, vetem me tre rroga dhe ato palo rryshfete jane jo vetem te dores se dyte, po te dores se trete fare, ata duhet te jene te parit neser ne rradhe me perparse dhe bisturi ne dore, krah per krah me Berberin dhe bicakun e tij leshpreres.

Jo po disa nga pozita e mamadhise qe na i duan te miren dhe na japin 'keshilla' sa here qe s'ja kerkojme, ne tentativa mamadhieske per te na 'treguar vendin' (smiley) e quajten shkrimin tim tallje. A dolen te gjitha apo jo deri tani?

Ne skenaret e Rames tashme s'ka me vend per sarkazem dhe ironi qe te duken gjerat si estrade, mjafton e verteta. smiley

 

P.S. O Berbero, ma pelqeu komisioni slloganin apo jo mer, s'me dhe xhuvap. smiley

Komisioni nuk e shqyrtoje fare propozimin tuaj, pasi eshte bere nga jashte shqiperise. Sipas regullores, te drejten per propozime e kane vetem ata/ato qe kane nje karte identiteti, ose vertotojne se kane aplikuar per nje tille, si dhe ne momentin e propozimit jane fizikisht ne Shqiperi.

Ps. perjashtimisht, dhe vetem per ty, nese paraqitesh para komisionit deri neser ora 13 pm mund te depozitosh propozimin tend. Mos harro te kesh me vehte karten e identitetit shqipetar, ose dokumentin qe ke aplikuar dhe karta eshte ne proces perpunimi. Me kete rast, edhe nese nuk do te te pranohet propozimi, do te te jepet nje vend ne tribune krahas Edit. Kjo per arsye se ju Labet vetem ne trubune mund te qendroni dhe jo se e meritoni!

Kutizmi apo gripi i derrit, kush eshte me i rrezikshem?

Grumbullimi i njerëzve për 3 ditë rresht në një periudhë shpërthimi të epidemisë AH1N1, përbën një rrezik publik? Cili është apeli juaj si mjek?

Gripi AH1N1 ka qëlluar formë e butë deri tani dhe mendoj se nuk përbën asnjë problem nga ana epidemiologjike! Do të shtojë numrin e njerëzve me imunitet aktiv. Nuk më shkon ironia me njerëz që protestojnë, aq më tepër që unë e respektoj masën e Partisë Socialiste dhe shumicën e drejtuesve të saj, por grumbullimet e gjata mund të ndikojnë në përhapjen e virusit! Jemi një kamp opozitar dhe ndryshimi ynë është se e pranojmë humbjen. Ne mundohemi ta njohim humbjen e të vetëkorrigjohemi.

Gripi i derrit sapo beri nje note proteste duke thene se me e keqja qe mund ti vije njerzve nga gripi i derrit eshte vdekja. smiley

Berber, ndihem pothuajse i ofenduar qe as e keni marre parasysh fare parullen. Nejse, juve dini. Po tre dite rresht ca do beni rrugeve te Tiranes mo? Ca aktivitete keni organizuar, pervec tjerrje leshi dhe punime te tjera dore? Merr nje pale gershere dhe nje karrige me vete se mbase del dicka. smiley

P.S. Peshku, qe nje lajm tjeter tocian.

Ne fakt mbase pyetja me e rendesishme per Ramen dhe kutihapesit eshte jo ca do behet gjate protestes, po ca do behet pas protestes. Se deri tani Rama i ka mbajtur militantet me mirazhe; do bojkotojme parlamentin per kutite, zgjati sa zgjati ajo u be bajate pastaj kaloi ne do bejme proteste per kutite. Si deshtoi protesta ne Tirane me 300 vete te bashkise dhe ato te autobusave, u caktua mirazhi tjeter; do bejme protesta ne rrethe. Pasi dhe ato deshtuan nga pjesmarrja dhe entuziazmi i vaket, mirazhi dhe lejtmotivi i rradhes u be do bejme prap proteste mbyllese ne Tirane.

Ne kete menyre Rama pak a shume ka 'blere' kohen e tij deri tani dhe ne syte e nderkombetareve, tip do futem ne parlament po me leni ca kohe te qit dufin me protesta. Po dhe ata te ndryshmit, 5 heronjte e fikut smiley , dhe ata pak a shume i kane pasur kembet e lidhura deri tani nga e njejta klauzole, dmth te mos ja prishin Rames direkt, ta lene ca kohe te qite dufin dhe te kete mundesi qe te jape ai lejen per futjen ne parlament, qe te mos dalin ata si bojkotprishes.

Por ja qe koha e huazuar me mirazhe protestash tani mbaron me protesten pas protestave, pas protestes. Plus dhe fakti qe Rama ka rritur vete pritshmerine per kete proteste (do jete protesta me madheshtore dhe me e madhe e historise, do behet nami, do kete qindra mijera pjesmarres, do zbrese Jezu Krishti ti beje caj ne cadra kutihapesve, etj) e ve ate ne pozite te disfavorshme post-proteste.

Me perjashtim qe Rama te jete i sukseshem ne qellimet e tij per te shkaktuar ndonje incident te stisur me policine etj, gje e cila mund ti bleje dhe ca dite kohe, dhe ca cikle mediash, do ta kete te veshtire. Kete mesa duket e ka kutpuar dhe vete KryeKutipahesi, se keto dy ditet e fundit ka filluar te flase per protesta te tjera pas protestes finale (pa filluar akoma kjo), tip skenar filmi Star Wars qe vazhdon pafundesisht,  si dhe per gjera qe "jane planifikuar paraprakisht" te cilat do ndodhin pas protestes, po per te cilat s'prononcohet, duke i lene vetes shteg hapur qe dhe nese ndryshon moti p.sh. te thote qe erdhi si rezultat i protestes. smiley

Po dhe te levizurndryshmit duket se pas kesaj proteste do ti japin drejtim disi kauzes se tyre, e cila deri tani ka qene me hapadollapese sesa kutihapja e Rames, tip e lagu s'e lagu, do futemi neser ne kuvend, po jo pasneser, po jo e kishim sa per rezolute. smiley 

 

Deputetët kundërshtarë jo pjesë e protestës

Përfaqësuesit e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në Partinë Socialiste nuk do të jenë pjesë e protestës së 20 nëntorit. Burime pranë kësaj lëvizjeje bënë me dije se, edhe pse nuk ka një vendim të bërë publik, përfaqësuesit e saj, sidomos deputetët socialistë që tashmë njihen si kundërshtarë të kryetarit Rama, kanë zgjedhur që të mos bëhen pjesë e një manifestimi të tillë. Madje, po sipas këtyre burimeve, bëhet e ditur se do të jetë pikërisht përfundimi i kësaj proteste ajo që do t’i hapë rrugë marrjes së një vendimi përfundimtar mbi qëndrimin e këtyre deputetëve përkundrejt Parlamentit. Kjo për vetë faktin se sikundër është deklaruar këta deputetë janë kundër vendimit të marrë nga kupola rozë për të bojkotuar Kuvendin. Megjithatë, sinjalet që vijnë nga ky grupim flasin qartë për një kthim të tyre në sallën parlamentare. Por kjo nuk pritet të ndodhë përpara organizimit të protestës së 20 nëntorit, ku në paralajmërimin e bërë nga lidershipi socialist do të zhvillohet në formën e një barrikade njerëzore, duke synuar që t’i japë një zgjidhje përfundimtare kërkesës së opozitës për hapjen e kutive të votimit, pra për hetim të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kësisoj, postprotesta pritet të sjellë dhe lëvizjet e radhës në sfondin politik, të cilat janë paralajmëruar prej ditësh. Por ndërkohë, edhe nëse do të ndërmerret një hap i tillë, pra kthimi në Kuvend i ligjvënësve socialistë të njohur si kundërshtarë të kryetarit të PS-së, kjo pritet të ndodhë në kohën e duhur. Pra, do të analizohen të gjitha detajet që lidhen me një çështje të tillë. Kjo pasi kthimin e tyre në Kuvend këta deputetë e shohin si domosdoshmëri për të realizuar pikërisht misionin për të cilin ata janë zgjedhur deputetë të këtij parlamentit.

Gazeta Metropol

 

Nderkohe sipas skenarit fillestar te ketij shkrimi (qe per hir te vertetes ishte kryesisht i imagjinuar si skenar estrade, po qe po del i vertete smiley) Rama ka marre masat dhe per ushqimet ne cadra, bomblat me gaz te gatuajne, shtiza dhe lesh qe kutihapesit te bejne triko nderkohe qe cadrangujohen, etj.

Kutizmi apo gripi i derrit, kush eshte me i rrezikshem? ......

Keshtu eshte kur nuk e njeh kuranin dhe Muametin perse ka thene qe "nuk hahet mishi i Derrit"

Po ky Solis sikur eshte Ortodoks pse tallet me muslimanet ky duke u kujtuar surete qe mbjellin vdekjen si grip ? Qe eshte karagjoz ate e dine te gjithe por me me kujdes thuaj Xhib se tani eshte Minister Shteti !

Xhib , mos keni ndonje te dhene perse e ka thene  Muahameti kete llaf . Beji ndonje ze Solsticit meqe te paska pelqye qomet si shprehje, biles e ke dhe me te qeshme e te levruar si shprehje edhe artistikisht  smiley

Plani pas-kutihapes qenka qe, meqe nderkombetaret nuk e miratojne kerkesen bojkot-kutihapese te Rames, atehere duhet kerkuar dicka me e moderuar, permbysja e qeverise. smiley

Në një protestë maratonë që është parashikuar të zgjasë plot tre ditë e net, partitë opozitare jo vetëm të spektrit të majtë, por edhe atij të djathtë do t'i bëjnë thirrje qeverisë që të hapë kutitë e votimit për të verifikuar edhe një herë votat që shqiptarët hodhën në 28 qershor. Më pas, në rast mosreagimi nga ana e kësaj të fundit mësohet se këto forca nuk do të kërkojnë më hapjen e kutive, por do të kalojnë në një stad më të avancuar të qëndrimit të tyre për të kërkuar largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kaq i eksituar ka qene Sheklli per botim e ketij lajmi saqe e ka vene link si lajm per gripin e derrave.

http://www.shekulli.com.al/2009/11/20/gr...

smiley

 

Xhibo,

Fakti qe naten e ke kthyer ne dite duke punuar per kombin dhe mbarevajtjen e mitingut, tregon qe je djale tamam prej Vlore. Me poshte po te sjelle nje koment nga nje komunist qe kishte shkruar tek bllogu i Shekullit, kesaj gaxzete qe ti e ke xhan!

ZBUARJA NGA ZYRAT-ZBATIM DEMOKRATIK !

Amerika na jep plotesisht te drejte qe sundimtaret e pushtetit te rrezohen me pakez dhune. Pak fare, per krahu, jashte zyrave (jo si Taci-Oil me dajak) urte e bute, i dergojme tek shtepite e tyre private. Kaq. Pse e marrin me kaq frike pushtetaret ? Ne shtepi te tyre do vene. Me grate, femijet e tyre. Po dreqi ta haje, me zor nuk do rrine tek ato karrike ! Jemi me shume ne! Ne s'i duam se çoç po sillen "pakez" keq. Te edukohen, byrm te hipin me vota prape. A e shihni se dhe une komunisti eci me kohen ? Ne dallim nga te tjeret, ne kemi nje gje te veçante : Nuk levizim nga vendi pa percjelle Berishen jashte kryeministrise, jo dimer, jo grib, por as dhe baroti (po te ishte i pa djegur) i Gerdecit nuk na largon ! E kemi kete dreq huqi, na ka mbetur nga dhjami i Partise qe kemi patur me Salen. Hajt, per hair ! Pa rrumuje e me shendet ! Te na rroje Shqiperia !
Pershendetje, nga komunisti.

Montohen cadrat para kryeministrisë

Janë montuar 25 cadra përpara ambjenteve të kryeministrisë, në të cilat do të kalojnë natën 30 deputetë të PS. Grupi prej 30 deputetësh do të zëvendësohet nga një tjetër grup, ditën e nesërme në orën 8:00. Mes tyre pritet të jetë edhe kryesocialisti Edi Rama. Cadrat e ngritura përpara kryeministrisë do të qendrojnë aty për tre ditë rresht, ndërsa deputetë të Partisë Socilaiste kanë pohuar për News 24 se, protesta mund të vazhdojë edhe me muaj të tërë nëse nuk plotësohet kërkesa kryesore e tyre, hapja e kutive.

30 deputete x 50 zhvejker secili = 25 cadra? Rama dhe cadrat i ka bere si pallatet e Tiranes. smiley

Shkurt dhe troc, në qoftë se kutitë do të mbahen të mbyllura, ne do të përdorim forcën për largimin e qeverisë deri në zgjedhje të parakohshme.

Thirrjes se presidentit Uidhers per protesta paqesore Rama i eshte pergjigjur se Uidhers duhet te hape kutite e tij te Gerdecit dhe te rrije urte ndryshe do hiqet dhe ai nga pushteti forcerisht dhe do demovohet ne thjesht nje cope ambasadori.

Me pas do vijoje emisioni 3mije e nje nete ku naltmadhenia e tij do ti tregoje shalsave pergjate gjithe nates perralla me patate dhe pushtet. smiley

Ik tani e boj nje sy gjume se ke mbi 30 ore qe nuk ke mbyllur syte.

" Uji fle ...dashamirsit e Kombit nuk duhet te flejne  " Keshtu ka thene Tellalli  qe numuronte pjesmarresit nga lart me porosi te min Brendeshme smiley

tregon qe je djale tamam prej Vlore. ....mos Berber . Kjo eshte doze per elefante smiley

Atij që më pshiu postimin... ia pshiftë xhibi të prapmen me gjuhë ishalla!!!

 

Foto nga protesta, duke kaluar naten ne cadra, nga Balkanweb

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/2032.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/2033.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/2034.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/2035.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/2038.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/20310.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/20311.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/20313.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/20314.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/20315.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/20316.jpg

 

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/20317.jpg

Pushoni tani se po flet Xhemal Qefalia, deputet i PS.

Po te ishim tashme ne BE, une do ta kisha propozuar, pa piken e ndrojtjes, per President te Keshillit Europian. Cfare mrekullie !

______

nga kunati i shokut Xhemal. 

ps : tani po flet Shalsi, ky te rreqethka mishte, sa i squuuuuut !

Berisha pershendet protestuesit

I madh eshte!

 

c'u lodhe o xhib smiley

ajo foto me edin brenda kutise me beri te qesh me ze te larte

Liria e votes dhe e drejta per ti numuruar ndershem,eshte nje e drejte, qe asnuk blihet, as nuk shitet dhe as nuk negociohet

hajt shnet

Eh mer Ed Rama sa te shkon ajo fotografia ku rri naten me protestuesit duke i tregu historite e getove te Frances. I msove protestuesve si te ndezin zjarrin naten nga llastiku brekeve?! Po selektimin e ushqimeve nga kazanet e plenave? smiley

HENRI ÇILI 

Një protestë më shumë i bën mirë demokracisë. Çdo protestë, duke qenë “një luftë simbolike” mes palësh është një mënyrë që shoqëria të çlirohet nga pulsionet e saj. Protesta e djeshme e opozitës, aq më tepër, kur në  qendër është çështja më e nderuar e demokracisë, çështja e votës së lirë, është një tregues që shoqërisë shqiptare nuk i ka vdekur nervi i protestës.  Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Hapja e kutive, si kërkesa bazë e kësaj proteste, nuk ka arsye të mos adresohet, në mënyrën e duhur, në kohën e duhur, me procedurat e duhura. Hapja e kutive, një kuadrin e një procesi të verifikimit politik të asaj që ka ndodhur tek një proces juridik tashmë i përfunduar nga fillimi në fund, siç ishin zgjedhjet e 28 qershorit të çertifikuara edhe ndërkombëtarisht. Hapja e një pjese të kutive, sipas parimit të rastësisë, në kuadrin ose të një hetimi parlamentar ose të reformës së ardhshme elektorale, është jo thjesht një e drejtë që i takon opozitës, por edhe detyrim i qeverisë për të bërë një reformë të ndershme dhe luajale elektorale për zgjedhjet e vitit 2013.
Por përtej simbolikës së protestës në vetvete, mesazhet e kësaj proteste konkrete janë problematike për sistemin tonë politik, për demokracinë tonë të re funksionuese. Me këtë bojkot dhe këtë protestë, demokracia jonë gjendet para një të papriture të madhe, e cila duhet përballuar që në fillim për të mos u lejuar si një precedent.
Mesazhi i parë problematik i kësaj proteste është fakti që ajo zhvillohet me një bojkot parlamentar në sfond, ose me një bojkot parlamentar që i paraprin kësaj proteste. Legjitimimi i një bojkoti parlamentar të opozitës, si ky i kësaj radhe, edhe pse opozita është në të drejtën e saj të bojkotojë, pa ia faturuar autorëve të këtij bojkoti, pra lidershipit të opozitës, përgjegjësinë për këtë akt, do të ishte një shtrembërim gjigand i demokracisë sonë të re.
Ky është një bojkot, jo si të tjerët. Çfarë ka ndodhur me pak fjalë: qeveria dhe opozita i kanë hyrë reformës elektorale së bashku, e kanë votuar së bashku, kanë ngritur institucionet e administrimit zgjedhor së bashku, kanë vlerësuar që të dy palët deri natën e votimit se zgjedhjet ishin me standarde e të lira, kanë deklaruar që “ndryshimi është në kuti”. Befas pas rezultatit të numërimit, kryetari i opozitës nga nevoja për të përligjur humbjen e tij në zgjedhje dhe për të shmangur përgjegjësinë e vet, i shpall zgjedhjet të manipuluara. Ankesat e tij i hedh poshtë zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, të dyja të ngritura konsensualisht me një votë unanime, pasi u shqyrtuan mijëra proces- verbale. Kjo inerci pretendimesh mbërrin deri tek protesta e djeshme. Shkurt kemi një bojkot, tërësisht të papërligjur nga pikëpamja e logjikës politike mbështetur nga një protestë si kjo e djeshmja, si një demonstrim force i opozitës, forcë të cilën ajo e ka pasi përfaqëson afro gjysmën e popullit shqiptar. 
Nëse autorët e këtij bojkoti do të korrin sukses në këtë bojkot, atëherë pas kësaj radhe, të gjithë humbësit e zgjedhjeve nesër do të bojkotojnë pa pikë meraku dhe madje do të korrin rezultatet e lumtura të humbjes, në vend që të mbajnë përgjegjësinë e humbjes.
Mesazhi i dytë problematik i protestës është fakti ky bojkot dhe kjo protestë, zhvlerësojnë të gjithë bojkotet e mëparshëm të parlamentit, totalë apo të përkohshëm, duke filluar nga zgjedhjet e manipuluara të 26 majit 1996 e deri tek zgjedhjet lokale të 2003. Këto bojkote kanë qenë tërësisht të justifikuara, tërësisht pozitive dhe me pasoja shumë pozitive në presionin ndaj sistemit politike për t’u reformuar në favor të demokracisë.
Ashtu si dikur u degraduan grevat e urisë edhe bojkotet duket po shndërrohen në një akt simbolik demokratike që shpërdorohet dhe po del nga funksioni. Duke thënë të gjitha këto, kjo nuk do të thotë aspak që nuk ka nevojë për një dialog politik për të kapërcyer këtë bllokim absurd të jetës politike dhe institucionale. E rëndësishme është të shohim mesazhet bazë të protestës nga të cilët, jeta jonë demokratike të paktën nuk fiton. Pasi zhvlerësoi precedentin e mbajtjes së përgjegjësisë së liderit të një partie të madhe në rast humbjeje, me këtë protestë Rama po nxjerr jashtë loje dhe bojkotin.

o te dhj**sha bakuninin perpara teje o henri cili

e ca te ben emigrimi i varfer nganjehere.. O Xhib djali ku e ke lokejshenin mor aman qe te del ky flagu i USA.. Washington State?? Oregon?? le se e qjeta garant  Alaska. keni dhe internet he?! hallall! 
vetem mos be ndonje zarar ne ndonje McDonalds me ndonje shotgun or smth. Please man!! Life is good bro, remember that!
 

 

o jabonxhio ku je mer burre malsie pse s del online tina kur i duhesh kombit mer jau

Mbyllet protesta e papare e Rames, e cila u zhvillua ne Tirane, ku u erdhen me mijera njerez nga te gjitha zonat e Shqiperise, pervec Tiranes.

Rama i ka dhene 10 dite kohe Berishes, ndryshe nuk do kerkoje vetem hapjen e kutive por do permbyse qeverine bashke me Uidhersin dhe ambasadoret e vendeve evropiane, si dhe do filloje te prishe rrugen Durres-Kukes, ndersa tunelin do ta lere hapur.

Berisha i ktheu pergjigje duke i thene mbaje me shkume, dhe i kujtoi prap Enverin, si dhe i tha po te doni protestoni jo 3 dite po 3 vjet, eshte e drejte e juaja dhe ne do garantojme protestat.

 

Nderkohe Ypi i dergon nje tjeter kartoline Bazes: Mos kujto se te harrova, mallkimet prap ti dergova

O mero vrroma, kujtove se t'i harrova mallkimet?

O t'u mbyllte dera e banjes nga brenda kur ne shtepi te mos kesh njeri. Dhe atje brenda mbetsh. Duke klithur per ndihme nja pese a gjashte ore ne erresire kur te jete ndalur dhe korrenti. O te rente koka e madhe brenda brimes se vogel te hales. O pac harruar ujin e nxehte hapur mbi kurriz. Dhe ashtu mbetsh permbys. Uji i nxehte ne kurriz, koka ku te thashe, kembet e shqyera, njera mbi lavaman tjetra mbi vaske. O dalsh nga banja duke te terhequr me kavo per kembesh sepse koka te ka ngecur te brima. Pastaj nisu drejt e ne Sari Salltik. Prit atje deri sa te asfaltohet rruga. Ngjitu maje shkembit te Teqese, se je dhe bektashi. Shko rreze shkembit te bardhe. Hidhi nje sy detit blu, qiellit te kalter, dhe humneres. Dhe bej si di vete.
 

smiley

Ky duhet lidhur me zinxhira vallaj, bashke me Koha Jone qe ja boton keto shkrime me keq se komentet e Shekullit. Po qe jane per te qeshur jane kur lexon shpalosjen e fantazive te Ypit; e ka kafken si skene teatri absurd. smiley

 

P.S. Qeveria, e dyta here qe e fshini komentin, ca ka per te fshire? Mos u trembni se nuk varet suksesi i protestave tuaja, m'falni te Rames, Velise dhe pertejmajtodjathtise nga komentet tona ne nje blog. Ato ne fakt nuk varen nga gjithe blogu juaj, madje as nga gjithe mediat, asgje nuk mund ti pengoje, kane per te perfunduar me sukses te plote, dmth qitjen ne pension te Rames nga politika. smiley

Dhe meqe keni kohe te monitoroni dhe fshini komentet time here pas here, ndrrojani titullin temes "Nis protesta tre-ditore e opozitës", se protesta treditore ka mbaruar ka gjysem dite. smiley

PS ne kaos: Kerkojme hapjen e kutive, por jo rinumerim

Pas pese muajsh "lufte" te Partise Socialiste dhe partive te tjera te opozites, zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, tha dje se PS nuk kerkon rinumerim te votave, por hetim te zgjedhjeve. Gafe apo jo, e zedheneses se partise me te madhe te opozites, kjo fjali perkthehet ndryshe ne nje hap prapa te opozites ne kerkesat e saj. "Ne emer te opozites sqaroj, se eshte Sali Berisha qe e mbeshtet mbi mashtrimin mos hapjen e kutive, jo opozita. Ne nuk kerkojme rinumerim te votave po hetim te zgjedhjeve",-tha Imeraj, duke lene te kuptohet ketu, se opozita nuk kerkon rinumerimin, qe do te thote hapje e kutive te votimit. Perkundrazi, vetem ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar. Komision per te cilin kryeministri Sali Berisha eshte shprehur i gatshem ta pranoje. "Ne s'kemi pune me vendimin e gjykates per zgjedhjet, po me te drejten e Parlamentit per te hetuar me ligj procesin zgjedhor. Ne qofte se Sali Berisha nuk do hapjen e kutive, le t'i hape rruge zgjedhjeve te reja", vijoi Imeraj. Si mund t'i shpetonte Partise Demokratike nje qendrim i tille. Menjehere, zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli i ktheu pergjigje teper pozitive socialisteve per hetimin e zgjedhjeve. "Sot pasdite zedhenesja e Partise Socialiste, Imeraj, me ne fund dhe per here te pare qe nga 28 qershori, deklaroi ne emer te opozites, se opozita nuk kerkon rinumerim te votave, as ndryshimin e vendimit te Gjykates, por kerkon hetim parlamentar te zgjedhjeve. PD deklaron se mbetet e gatshme dhe e hapur, per krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar ne perputhje me Kushtetuten, ligjin organik te

Komisioneve Parlamentare dhe Gjykates Kushtetuese per objektin e hetimit te Komisionit Parlamentar", u kunderpergjigj Partia Demokratike. Ne emer te selise blu, Mehilli, tha se PD i permbahet angazhimit te saj, se ne kete komision, pavaresisht se ligji parashikon ne menyre taksative qe mazhoranca ka shumicen e komisionit, te krijoje mundesine qe shumicen ta kete opozita, duke terhequr anetaret e saj prej tij. Reagimi i PD-se, shkaktoi serish levizje ne PS. Imeraj ne repliken ne distance me zedhenesen e PD-se, tha se perseri Berisha mashtron. "E kemi thene gjithnje, nuk duam rinumerim te votave per efekt te mandateve, po hetim te zgjedhjeve, duke filluar sigurisht nga kutite, nga hetimi i numrit te votave, nga listat e votuesve dhe procesverbalet ne kuti", sqaroi ajo. Sipas Imeraj, e kane marre vesh te gjithe, qe Sali Berisha e di se nuk i ka ne kuti votat per te justifikuar mandatet qe ka marre. Po duke mbajtur peng kutite, do t'i humbase te gjitha mandatet.

http://kohajone.com/html/artikull_48376....

 

Rama mesa duket akoma s'e ka ndare mendjen nese do ta zbuse apo radikalizoje kerkesen e tij, nese do hedhjen e Beishes nga pushteti, hapjen e kutive vetem qe te ajrosen votat, apo rinumerimin e gjithe votave. smiley

Po. Edhe mënyra më e mirë për të marrë vesh se çfarë do Rama, është të lexosh gazetën opozitare të Ramës.

 

Opozita, po më pas?

Opozita shqiptare ka deklaruar dje qartazi objektivin primar të saj largimin e Kryeministrit Berisha nga pushteti dhe rrëzimin e qeverisë së tij. Në një manifestim 48 orësh ajo e ka nënvizuar këtë disa herë me folës të ndryshëm, kryesisht ata të partive aleate.
Deri këtu gjithçka është e kuptueshme dhe legjitime. Detyra e çdo opozite është të vijë në pushtet dhe t’i zërë vendin qeverisë që është në fuqi. Nuk ka asnjë dyshim se ka vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet në një sistem demokratik: zgjedhjet! Në këtë rast, bëhet fjalë për zgjedhjet e parakohshme sepse ato të radhës pritet të zhvillohen në qershor të vitit 2013 dhe opozita duket qartë se nuk do të presë ato.
Problemi i paqartë i të gjithë kësaj është se si do të vijë opozita në pushtet, si do ta rrëzojë ajo koalicionin qeverisës dhe si do të provokojë zgjedhje të parakohshme. Ka dy mënyra për ta bërë këtë: në parlament duke i humbur kësaj maxhorance numrin magjik të 71 votave që i duhen për të qeverisur; ose detyrimi i qeverisë për të dhënë dorëheqjen si pasojë e një situate aspak të favorshme të brendshme, një kombinim i krizës ekonomike, politike dhe presionit ndërkombëtar.
E para ka pak gjasë të ndodhë. PS nuk është në parlament. PD dhe LSI duket se nuk kanë probleme në koalicionin e tyre dhe numri 71 nuk duket i kërcënuar.
E dyta, është me sa duket rruga që ka zgjedhur opozita. Të protestosh në rrugë, në sheshe, në të gjithë vendin është një zgjedhje politike. Thelbi i të gjithës kësaj është krijimi i një ambienti të pamundur për të qeverisur, detyrimi i maxhorancës që të dorëzohet dhe të lëshojë qeverisjen e vendit përpara afatit kushtetues të përcaktuar. Në thuajse 20 vitet e pluralizmit politik në Shqipëri, dy herë ka pasur zgjedhje të parakohshme. Në të dyja rastet, kriza ekonomike, politike dhe presioni ndërkombëtar janë kombinuar së bashku.
Në Qershor 1991, Qeveria “Nano 2” u detyrua të jepte dorëheqjen dhe të deklaronte zgjedhjet e parakohshme brenda një viti. Shkaku kryesor i kësaj nuk qe në Parlament, ku PPSH kishte plot 2/3 e Parlamentit, por në rrugë. Më 15 maj 1991 Sindikatat e Pavarura shpërthyen një grevë të përgjithshme që paralizoi krejt vendin. Kriza preku madje edhe fabrikat e bukës, gjithë transportet dhe pothuajse të 3 milion shqiptarët qenë në rrugë. Situata ekonomikë ishte katastrofike, popullata nuk kishte ushqim të mjaftueshëm dhe pothuaj i gjithë faktori ndërkombëtar u radhit haptas dhe me deklarata publike në favor të opozitës së kohës. Të gjitha këto bashkë nuk mjaftuan dhe u desh edhe një grevë urie e zgjatur e minatorëve të Valiasit në galeri dhe djegia e qendrës së Tiranës, që vendi të kalonte në zgjedhje të parakohshme.
Në Mars 1997, herën e dytë, situata ishte thuajse identike. Politikisht Partia Demokratike kishte dështuar në zgjedhjet e 26 Majit dhe opozita ishte jashtë parlamentit. Politika Amerikane kishte kërkuar me ngulm përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona dhe refuzimi i kësaj kërkese kishte sjellë presione të forta nga Uashingtoni dhe disa institucione ndërkombëtare. Në dhjetor 1996 filloi kriza e piramidave dhe brenda 3 muajsh shumë prej kompanive rentiere qenë rrëzuar duke marrë me vete afro 2 miliard dollarë, ose kursimet e afro 80 % të shqiptarëve. Kriza politike e shoqëruar me krizën ekonomike dhe presionin ndërkombëtar u shndërrua në një protestë masive në Jug e më pas në gjithë vendin, duke krijuar një kaos të pa menaxhueshëm. Maxhoranca e asaj kohe u detyrua të pranojë zgjedhjet e parakohshme për të shmangur katastrofën, siç kishte bërë edhe maxhoranca e vitit 1991.
12 vjet më pas situata nuk duket as fare e ngjashme. Opozita po proteston dhe ajo duhet ta bëjë këtë më mënyrë edhe më frekuente. Kjo është një mënyrë e mirë për ta mbajtur atë të unifikuar dhe mbi të gjitha për ta çuar me një avantazh moral në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Por në vend nuk ka as krizë ekonomike, as krizë politike sepse maxhoranca ka 75 deputetë dhe as presion ndërkombëtar. Përkundrazi, zgjedhjet janë certifikuar nga 7 anëtarët e KQZ – së, nga 20 mijë komisionarë socialistë dhe nga gjithë institucionet ndërkombëtare, OSBE/ODHIR, Asambleja Parlamentare e OSBE, KE, Komisioni Evropian, qeveria e SHBA dhe shumë liderë perëndimorë. Mbi të gjitha, ideja e provokimit të zgjedhjeve të parakohshme apo e rrëzimit të një qeverie pa shkak nuk është shumë e mirëpritur në perëndim. Nëse të supozojmë një moment se kjo mund të ndodhte si një mrekulli për opozitën. Që nga ky moment opozitat e së paku gjashtë vendeve ballkanike do të ishin në rrugë dhe s’do të pranonin asnjëherë zgjedhje derisa të vinin në pushtet. Në Shkup, Beograd, Prishtinë, Podgoricë, Zagreb, rruga do të ishte forma e vetme e opozitës.
Nga ana tjetër vendi është në një proces integrimi. Ka hyrë në NATO, ka marrë dritën jeshile për statusin e vendit kandidat, pret liberalizimin e vizave dhe ka lënë në këtë proces shumë nga vendimmarrja e tij autonome dhe shpesh arbitrare.
Në këtë kontekst, opozita po proteston për të rrëzuar qeverinë, por nuk thotë se si do ta bëjë këtë. Protestat mund dhe duhet të vazhdojnë. Ato duhet të bëhen gjithnjë e më origjinale për t’i dhënë më shumë frymëmarrje asaj dhe për t’i mësuar shqiptarët që të protestojnë, për t’ju hequr atyre frikën nga shteti, që e trashëgojnë prej viteve të komunizmit. Protesta në demokraci është më shumë se sa e rëndësishme, por opozita nuk po thotë se si do të shkojë më tej. Ç‘do të ndodhë pas kësaj proteste; pas asaj tjetrës, asaj të tretës, të katërtës apo të pestës. Mungesa e një strategjie daljeje, aq më tepër kur opozita nuk është edhe në parlament, përbën edhe thelbin e problemit të saj. Një problem që ajo vetë duhet ta zgjidhë.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...
 

Well said smiley Me perjashtim te shprehjeve ashiqare per tu hequr si me katolik se papa te tipit "opozita duhet te vazhdoje te protestoje", "njerzit duhet te protestojne me shume". Eshte  njesoj si t'i thuash njerzve nuk mjaftojne dy ore ne dite, luani me shume ping-pong, qe te sterviteni dhe te beheni kampione bote, nderkohe qe ata jane te zgerlaqur se s'kane te hane, plus qe kane nje mije e nje gjera me prioritet me te madh per jeten sesa luajtja ping-pong gjithe diten, aq me teper kur kjo behet si prapanice-tallje nga dikush tjeter qe s'i plas hic per popllin. smiley

 SI tha Edi Rama qe kishte mbledh 100 mije vete ne shesh?! Tani do ta shohi Rama kur te beje mitingun Sala se cdo te thote te mblidhen REALISHT 100 mije vete ne shesh. Shpresoj qe populli qe do dali ne mitingun e PD-se ne shesh pervec festimit te renies se murit te Berlinit te kerkoje me force edhe moshapjen e kutive smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).