Poezi te vjetra?

Per qejf te Ana H., Tropizmes dhe Hurbinekut, vendos ketu nje poezine time "te vjeter". A mund te ndahen poezite ne te vjetra dhe te reja? Sido te jete, ja: 

 

 

Shtyp rrushin me fëmijët e tjerë

 

Shkelnim njëherësh me thembrat e vogla

në një kosh të thellë verën e njëmbëdhjetë

nën lëkurët e këmbës

rrushi ngrinte kodra të ngrohta me lëng të papritur

(goja mbushej me përfytyrimin e shijes)

 

Një krah bar të thatë rrokulliste era

përgjatë oborrit të gëzueshëm si Festë

 

Asfalti zbutej

bëhej i përpunueshëm

(kumbulla të nxehta përkundnin shije dashurish të njoma)

 

Tamam atëherë nisa të mendoj për vdekjen

 

(ndanë kureshtjes sime)

Lëngu rriste masën dhe amz’e glukozës lëshohej përreth shpërfillëse

 

Në cep të kazanit gjyshi priste me ankth rakinë

si të numëronte frymën time të fundit

 

1998

18 Komente

rrushin

lëkurët e këmbës

rrushi ngrinte

lëng të papritur

goja mbushej

Asfalti zbutej

bëhej i përpunueshëm

Lëngu rriste masën

gjyshi priste me ankth rakinë

 

 Hajde nje dolli ne koken e atyre qe pelqejne poezite e vjetra.

La_rosee ngre dolli me raki  ?  smiley  smiley

 

Hik mer se s'qenkam fan-e poezise te vjeter une. smiley Hyn gje ne serine e eksperteve te vitikultures ti Liqo?

Se ke mbush moshen ende..   smiley 

Ky autori eshte pijanec i vjeter i peshkut, edhe e kane me kuptim tjeter keta poezin.   Kazani - fjale qe merr interpretime te ndryshme.Dava kulvalesh me nje fjale..   smiley

Poezia eshte shume e ngrohte. Me teper nje gjendje sesa nje perfundim apo moral. Pak a shume ne stilin e ca poezive te Carver (dhe ketu, chère Finisterre, rikthehemi tek Carver). Per shembull, ai ka nje poezi kur del me te vellane nje shetitje me makine, me nje shishe whisky ne dore, Old Crow, dhe... e di si eshte puna ? Se s'po me rrihet pa e sjelle ketu. Si thua ?

Dhe qe te fus ca "xixa" ketu, ke bere shume mire qe i ke dalluar tre vete aty me lart, per mendimin tim ke zgjedhur me te miret smiley , keshtu qe keta te tjeret te "ngrohen ne diell", siç thote drejtori i jetimores.

Pak a shume ne stilin e ca poezive te Carver.

Kjo me ben te mendoj qe nuk ia ke idene fare stilit te Carver. Sidoqofte, Hurbineko, erotika ne poezi po nuk u mbulua me nje vello te lehte klasi, ka shijen e mishit te zjere qe ta hedhin cupllak ne dore, qe per me teper te ve ne poziten e kafshes.

It's August and I have not
Read a book in six months
except something called The Retreat from Moscow
by Caulaincourt
Nevertheless, I am happy
Riding in a car with my brother
and drinking from a pint of Old Crow.
We do not have any place in mind to go,
we are just driving.
If I closed my eyes for a minute
I would be lost, yet
I could gladly lie down and sleep forever
beside this road
My brother nudges me.
Any minute now, something will happen.

Rosak,

Mua me pelqejne gjerat ne "shqip". Prandaj nuk e kap mire ti Carverin, se e lexon anglisht. Pa shikoje njehere shqip, a nuk te duket se jep pak a shume te njejten fryme ? (e kam fjalen ne atmosfere, a nuk ndihet e njejta puhize ?)

Dhe une xhaxhi Raymondin e kam xhan. Qe prej qekuri. Madje, mos me bej se ta dhuroj nje tregim te vockel te tij, dhe te them pastaj si mesuesja e klases se trete : te dashur nxenes, çfare kuptuat ju nga ky tregim ? smiley

Ja poezia :

Është muaji gusht dhe në gjashtë muaj>>

nuk kam lexuar asnjë libër>>

përveç një sendi me titull Tërheqja nga Moska>>

nga Caulaincourt>>

Por s’prish punë, jam i lumtur>>

të shëtis në makinë me vëllain tim>>

duke pirë një shishe Old Crow.>>

Nuk shkojmë gjëkundi,>>

thjesht shëtisim.>>

Po t’i mbyllja sytë qoftë dhe një çast>>

do të isha i humbur, e megjithatë>>

do të shtrihesha me dëshirë buzë kësaj rruge>>

për të fjetur aty deri në fund të kohërave.>>

Vëllai më jep një goditje me bërryl.>>

Nga minuta në minutë, do të ndodhë diçka.>>

Hurbi, kjo rakia e femijerise eshte dolli per nje mbremje tirane me vere e miq te rinj. S'eshte perjashtim i te tjereve, por perkushtim elektiv. Flm per Carver-in, meqe edhe mua me pelqen ajo gjendja "nga minuta ne minute do te ndodhe dicka"

Miremengjes smiley

Finis, e dashur, ti nuk e ke idene sa te bukur dhe te embel ma bere diten, jo vetem per kushtimin, por dhe per shpluhurosjen e kujtimeve te vegjelise, vjeljen e rrushit shtatoreve, shtypjen me kembe neper magje, ciklosjen me njolla rrushi gjer ne maje te flokeve, ndjesine qe krijohej nen kembe teksa kokrrat kryenece te rrushit shtypeshin nen shputa, dhe me e bukura per mua, netet, ende te ngrohta te fundshtatorit, kur ndizej zjarri ne oborr te gjyshit, vihej kazani i rakise, ata tubat e gjate, qe per dreq ua kam harruar emrin, dhe pambuku ne lefyt te tubit, nga i cili pak me vone zinte e pikonte pik-pik-pik rakia balle kazani. Gjyshja, nderkaq, kishte pjekur ndonje zog ne sac, ca djath te njome, amzat, kundermimet, rrefimet e xhaxhallareve, shoqet e mia te fshatit, qe me rrefenin perralla me Karakesh ( se c'ishte ky, nje zot e di, po ndoshta njefare Gogoli) sikur te dehnin pak e nga pak dhe fantazia e cartur prej femije merrte flatra dhe zor se te zinte me gjumi.

faleminderit shume, e dashur, keto poezite e vjetra jane si vera, sa me e vjeter, aq me e mire. smiley

p.s. Lilly ka filluar te cele gjethet. smiley

Shpresoj Lilly te t'i cele lulet sa me pare e dashur Ana dhe faleminderit per kujtimet e tua. Ne fakt ishin ato qe ma ndermenden poezine... smiley

Finisterre, prej teje nuk prisja pershendetje me pak delikate, por zbuloj me gezim qe ky transport per tek castet e origjines se veres, vetes, tekstit eshte vecanerisht inteligjent.

Vjersha e krijonte shume mire atmosferen e zbulimit te 'dickaje' mes avujve - misty, do te thoja ne anglisht, me forma te njohura qe shfaqen kur ferkon syte.

Nje gje tjeter qe vura re eshte perdorimi i kllapave, i cili m'u duk i panevojshem, dhe te cilin e lexova si nje modesti te shkrueses, nje nenvleresim te mendimit, nje pikepyetje per rendesine e brendise se kllapave. Nderkohe qe po t'i heqesh kllapat, ve re se brendia e tyre qendron fare mire e barabarte mes vargjeve. Duket se ato jane perdorur per kontrast, por ky kontrast nuk ka pse vishet si afterthought, sidomos kur intimiteti i pergjithshem i vjershes lejon qe afterthough-et ta penetrojne mbare e prape. Por, mund te jete thjesht preferenca ime per vjershe qe derdhet pa pengesa, ku mes ndijimeve ka pak hierarki.

Trop faleminderit per vleresimin!

Per kllapat ke te drejte: permbyllin situata ndjesore te ndermjetme dhe atebote me pelqente te luaja me shenjat e pikesimit. Poezia eshte botuar ne 1999, ndaj he per he nuk do te me pelqente te nderhyja ne nje variant "te zyrtarizuar".

Shpresoj te behet keshtu, vertet!  do te te dergoj fotot e saj, pastaj. smiley

Fin edhe mua me pelqeu. Fillon bute e embel me nje atmosfere nostalgjie, naiviteti feminor deri kur gjithe qetesia e paqja tronditet e tera nga bubullima e vetetima e mendimit te vetem qe i jep kuptim jetes... FLM! Lilly qenka shume elegante e plot hire.

flm Gloxa, edhe per interpretimin. sidomos per te!!!!!!!!

 Shume e bukur! "Shkelnim njëherësh me thembrat e vogla
në një kosh të thellë verën e njëmbëdhjetë' 

Me solli ndermend disa fragmente nga femijeria... 

Asnje poezi tjeter e vjeter s'qenka postuar ketu? Nuk mund ta besoj qe peshqit nuk shkruanin poezi kur ishin te vegjel...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).