31 Komente

Terra Santa

 

Ho conosciuto Gerico,
ho avuto anch'io la mia Palestina,
le mura del manicomio
erano le mura di Gerico
e una pozza di acqua infettata
ci ha battezzati tutti.
Lì dentro eravamo ebrei
e i Farisei erano in alto
e c'era anche il Messia
confuso dentro la folla:
un pazzo che urlava al Cielo
tutto il suo amore in Dio.

Noi tutti, branco di asceti
eravamo come gli uccelli
e ogni tanto una rete
oscura ci imprigionava
ma andavamo verso la messe,
la messe di nostro Signore
e Cristo il Salvatore.

Fummo lavati e sepolti,
odoravamo di incenso.
E dopo, quando amavamo
ci facevano gli elettrochoc
perché, dicevano, un pazzo
non può amare nessuno.

Ma un giorno da dentro l'avello
anch'io mi sono ridestata
e anch'io come Gesù
ho avuto la mia resurrezione,
ma non sono salita ai cieli
sono discesa all'inferno
da dove riguardo stupita
le mura di Gerico antica.

Le dune del canto si sono chiuse,
o dannata magia dell'universo,
che tutto può sopra una molle sfera.
Non venire tu quindi al mio passato,
non aprirai dei delta vorticosi,
delle piaghe latenti, degli accessi
alle scale che mobili si dànno
sopra la balaustra del declino;
resta, potresti anche essere Orfeo
che mi viene a ritogliere dal nulla,
resta o mio ardito e sommo cavaliere,
io patisco la luce, nelle ombre
sono regina ma fuori nel mondo
potrei essere morta e tu lo sai
lo smarrimento che mi prende pieno
quando io vedo un albero sicuro.

[Da "La Terra Santa", 1984]

Mbreme degjova nje interviste te Merinit tek nje show kabare "Chiambretti night"... grua e forte dhe me sens humori te spikatur. E kishte "inatin" me Pasolinin, sepse ajo kishte qene shume e bukur ne te ri, por ai, packa se e kishte zbuluar vete si poete, nuk ia hidhte syte fare.

Kur e pyeti Chiambretti se c'ishte cmenduria per te, iu gjegj pak a shume: "eshte nje parajse qe njeriu e krijon per veten e vet, nje parajse pagane".

 

Nga nje interviste e saj:

una riflessione sul male, inconcepibile e incomprensibile per la maggiore poetessa italiana. "La mia ignoranza di poeta e di donna non capisce il male. Mi rifiuto. Il silenzio non deve essere un silenzio mortale, ma di rinascita; un silenzio di compassione, ma non di sconvolgimento totale. Guai se si perde la speranza nella nostra forza".

 eshte perkthy nai rresht ne shqip kjo ?

grandioze fare me ate cinaren ne dore...duket goxha temperament

Kam pershtypjen qe jane perkthyer disa poezi te saj ne nje Permbledhje me Poezi Italiane, e kam diku ne shtepi librin, por kam kohe qe e kam lexuar dhe ne ate kohe me teper isha e perqendruar tek ata me te vjetrit se sa tek bashkekohoret.

bed, kete kafshez poetike (zoo poeticon) une e kam pare ne nje interviste me Paolo Bonolis, tek nje nga emisionet e "Il senso della vita", nja 2 vite perpara. Grua e madhe, njesoj sic tha Ana H, me nje sens humori te pafashitur nga shume vite te veshtire, e talentuar, delikate.

Ne shqip nuk eshte perkthyer asnje rresht me sa di une.

M'u kujtua nje fragment tjeter i intervistes:

37 here elektroshok, por per fat te mire kujtesa e saj nuk kishte pesuar asgje dhe kjo thoshte "eshte nje mrekulli e Zotit".

Dmth, me gjuhe rruge mund ta quajme "gru bobe"! smiley

do shoh pasdite per ate librin, por them qe kujtesa ( qe le shume per te deshiruar dhe pa asnje elektroshok smiley&nbspsmiley kesaj radhe s'me genjen.

 eh mi Ana, 

37 here elektroshok, vallai vec zoti e di , se cka i ben trurit njerezor...smiley

mua me ka rrenqeth historia e saj neper cmendina....

brrrrrrrrrr

pastaj, kaihere kujtesa ben keq, kshu qe me mire qe ti i ben reset here pas here smiley

Po, po, ne kete pike, ke te drejte... truri im ka nje aftesi selektive shume te cuditshme, mban mend vetem gjerat e mira, te keqijat i fshin, me kalimin e kohes, prandaj dhe s'mbaj dot inat me njerezit une... smiley

Nqs deshironi te dini gjithashtu se çfare te ben elektroshoku, interesohuni per nje tip allosoj, francez me nje fjale, ANTONIN ARTAUD.

Ky i shkreti shihte filma me lufte pastaj. C'nuk kane punuar ne te, e prape se prape ngelet nje nder emrat me te medhenj te teatrit boteror. Kam ca gjera nga ky tipi, por kushedi, ndonjehere, diku, si ne kengen e atij bolit, Over the Rainbow.

Kurse Alda, ca skena ku tregonte sesi i lindte deshira per te bere dashuri apo me mire per te rene ne dashuri, se ne azil psikiatrik jane te ndaluara çiftezimet, dhe kur i vardisej atij budallait tjeter qe kjo e donte, dhe ai i shkreti ishte me fitil se kjo, çfare skenash ! Duhen perkthyer keto gjera, fundja secili ne hesap te vet, per te afermit. smiley

Shi-diell-shi-diell-shi-diell-shi... kush do te fitoje valle ? Reja, me siguri. E bardhe ose e zeze.

Alda Merini

1931 - 2009

Nje jete e tere e kaluar midis cmendurise dhe artit!

Por fundja arti, i cmendur eshte!

Respekte per jeten dhe vepren e nje poeteje autentike.

 smiley

kishte dhe ca foto nudo, nga mesi e siper, ama cigaren se kish heq. Vec nje gjerdan dhe dahonin ne dore. 

Kate Winslet i merrte te keqen  smiley

garipe garipe krejt

Kishte edhe foto nudo, por kemi nje publik teper te ndjeshem ketu.

Super-garipe!

PS: Kur e krahason me Kate Winslet ke parasysh artikullin e Vanity Fair-it te ketij viti? Edhe Kate nuk ishte e keqe, por jane dy gjera te ndryshme.

Po ju vendos ketu poshte nje poezi tjeter te Merini-t, poezi se ciles seç me shkrepi t'i hedh pak hir gegnishtjeje. 

 

Mejhane

M'pëlqejnë qoshet e terrta

t'mejhaneve t'përgjumuna,

ku njerëzia naltsohen n'teprinë e kangës,

m'pëlqejnë gjanat e mallkume e t'lehta

dhe kupat e thella t'venës,

ku truni brohoret

nivel mendimi magjik.

Ç'marrëzi të qash mbi dashninë e humbun,

jetuar keq e t'nalgët,

Ma mirë avuj t'thartë vene.

Zhdamtojnë!

Ma mirë dehje gjeniu.

Ma mirë, po, ma mirë

hetim'i shurdh't i ndeshtrashave t'jetës;

m'pëlqejnë mejhanet

që ligjnojnë hollë

n'gjuhën e Bakut.

Se n'mejhane

asht dhe emni i Çarlit,

shkrujt me germa t'arta.

 

Marre nga Poezi per Carlin, 1991

Fin,

Me shijoi jashte mase. Shume bukur, vertet. smiley

Ana H. dhe Lost. Faleminderit! Eshte e gjitha merite e gegnishtes! Dialekt per poezi gegnishtja, s'ke ç'i thua!!! smiley

Finis,

e kam provuar dhe une njehere me "Hanen" e Leopardit ne gegnisht. Me shtyn ne ngasje dhe mua gegnishtja, por kohet e fundit sikur s'po ma mban me te eksperimentoj. smiley

Jo, jo, nuk eshte merite e gegnishtes, por e asaj qe e perdor si duhet. Ka ritem, nerv, rrjedh me rresht e me radhe gjersa ta rreshk e pjek shpirtin.

E lashe, se per pak po benem i poetisur.

do me falni qe po ju nderpres, po ketu gjenden perkthyesit, dhe pastaj cdo mort e ka pak gaz (komentet e mia per alden jane tek tema tjeter). shikoni c'gjeta ne nje faqe:

Due to a mistranslation, Soviet reports on Enrico Fermi claimed that his work was performed in a converted "pumpkin field" instead of a "squash court", squash being an offshoot of hard racquets.

Miremengjes, piplla! smiley

@Bedrije, kesaj radhe, e paskam pas kujtesen ne rregull... smiley

@ Jeru, vetem njecke ishte, ne "Poezia italiane e shek. xx",  Tangentor i Perendimit - perkthyer nga Klara Kodra, nje nga njerezit qe do doja shume t'i njihja. smiley

Tangentor i Perendimit

zbrit nga kulmet e tua te thella,

shqyej keto ura shkaterrimi,

zgjate hapin dhe hiqi

germadhat e lashta te Portes

qe te shtrihen luginat e gjera

dhe te hapet fusha.


Tangentor i Perendimit,

keto ujera te hidhura duhet te vdesin,

nuk hap velat ketu njeri, as larg

s'ndihet bucima e sherimit,

ku piktore te vetmuar

vdesin nje ndryshim

ketu parmaku i zhveshur qe te perfshin

eshte nje parabole orienti

e verbuar nga mazohizmi,

ketu s'gumezhin asnje dituri

po gjithcka vdes e kalbur e prere

me nje brisk krimi te kalter,

me nje bisturi te cmendur

qe ben prej ketyre vendeve

vazhdimin e perendimit

ku bulezon Vila Fiorita.

R.i.p Alda!

flm qe na njohe me kete poete Jerusalem!



io non ho bisogno di denaro
ho bisogno di sentimenti
di parole
di parole scelte sapientemente
di fiori detti pensieri
di rose dette presenze
di sogni che abitino gli alberi
di canzoni

che facciano danzare le statue
di stelle che mormorino
all’orecchio degli amanti .
ho bisogno di poesia
questa magia che brucia
la pesantezza delle parole
che risveglia
le emozioni e dà colori nuovi

Unë s’kam nevojë për para
kam nevojë për ndjenja
për fjalë
për fjalë të zgjedhura siç duhet
Për lule të quajtura mendime
për trëndafilë që janë pranitë tuaja
për ëndrra që jetojnë në pemë
këngësh

që bëjnë të vallëzojnë statujat
për yje që pëshpërisin
në veshët e të dashuruarve
kam nevojë për poezi
kjo magji që ndez
peshën e fjalëve
që rizgjon
emocionet e jep nuanca të reja

E bukur kjo. Dhe perkthim i mire (nga shqipja, sepse italishtes t'i vij anes).

U ndala tek fjala "denaro". Nuk e njoh italishten, por bera lidhjen me "denier", qe ishte dikur, ne Romen e lashte, nje monedhe ari. E qe sot, ne frengjisht ka marre kuptimin e verdhushkes apo parase.

Me habit dhe ngjashmeria me "dinarin" ish-jugosllav. Me duket e njejta rrenje.

Nejse, isha kalimthi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).