O ne te marca moj Manushaqe

O ne te marca moj Manushaqe

O perkarshi detit te kalter
Ndenja te shplodhem njecike
Ti je si nje zog i shkathet
xixa c'me leshuan site
O ne te marca moj Manushaqe
S'dua doktor e ilace
O mos u nxit o zog i shkathet
bregu eshte moj vend i ashper

O me te celur te bajames
dola anes detit shkova
shkova vola moj Manushaqe
dora mu mbush me limona
O ne te marca moj Manushaqe
S'dua doktor e ilace
O mos u nxit o zog i shkathet
bregu eshte moj vend i ashper

O dalengadale u ngroh moti
mora rrushin e keputa
hardhia me pika loti
ti ma rrembeve nga futa
O ne te marca moj Manushaqe
S'dua doktor e ilace
O mos u nxit o zog i shkathet
bregu eshte moj vend i ashper

O shkumet tallazi fustanit
shkon e vjen ti nga bregu
si uji qe del nga zalli
faqja jote te shkelqeu
O ne te marca moj Manushaqe
S'dua doktor e ilace
O mos u nxit o zog i shkathet
bregu eshte moj vend i ashper

O edhe rrushi qe te piqet
kerkon nje behar te tere
pa le dy zemra qe lidhen
duan 1 vit e ca hene
O ne te marca moj Manushaqe
S'dua doktor e ilace
O mos u nxit o zog i shkathet
bregu eshte moj vend i ashper

O ne te marca moj Manushaqe
S'dua doktor e ilace

37 Komente

 Kjo me duket se eshte "O ne te zenca moj Manushaqe" apo jo?

Emo,

te kam gjetur! Per shendetin tend! smiley

KANE DALE PLAKATE NE LEME

Kane dale plakat ne leme ...
Qaj nenoo qaj moj nenee...
O keto nuset nuk na bejne ...
Qaj nenoo qaj moij nene...
O du themi djemve ti lene ...
Qaj neno qaj moj nene ....
Po si ti lene e ku ti gjejne ...
Qaj nenoo qaj moj nene ...
Po tu shofte o marangoze ...
Qaj neno qaj moj nene...
Qe sna le dy dhoga boshe ...
Qaj neno qaj moj nene ...
Te binin plakat perposhe...
Qaj neno qaj moj nene...
Ti mbulonin nuset me lloshe ...
Qaj neno qaj moj nene ...
JO MOJ JO SE BEJME SHAKA ...
SE DASMA MORI RRUG TE MBARE ...

Na dhe nje per Monden. smiley

Bilbili kendon ne prill
Mooj maro mooj marine
Qe vajton per dashurine
Moj maro moj marine

Oshoke me dete me dete
Kam nje mike more me lezete
E ze me dore e me rreshkete
Porsi ngjala more neper dete

Ngjale portonoves oo
Zemren sec ma more oooo
Opo kjo sevda sevda e djalerise
cme beri moree perveteneee
Oo pellumb ore oo te keqene
Oobandiilli ii moree i maleveee
Opo hajdeee opoo daaleeee
Opo haide opo dale
Opo haide opo dale
Opo dale mengadale

Kete e mbaj mend te kenduar nga Kleopatra Dokle! smiley

Kurse mua me pelqen shume kjo:

Leskoviko, fryn nje ere,
Dilni hapni penxherete,
Leskoviko, fryn nje ere,
Dilni hapni penxherete,

Dilni hapni penxherete,
Del bandilli vet i trete,
Dilni hapni penxherete,
Del bandilli vet i trete,

 

Vjen bandilli vet i trete,
Me lahute e me gernete,
Vjen bandilli vet i trete,
Me lahute e me gernete,

Me lahute e me gernete,
Qemanese i binte vete,
Me lahute e me gernete,
Qemanese i binte vete,

Leskoviko, mal i thate,
Sa te mira i ke grate
,

Leskovik o mal i thate,
Sa te mire i ke grate,

E sa te bukura i ke grate,
Si te voglat, te medhate,
Sa te bukura i ke grate,
Si te voglat, te medhate.

Dola, moj, dola,

atje moj lart ne male,

o sa bukur ligjeron

o cyla dyjare...

kjo ka qene nje nder te preferuarat e mia, kur isha e vogel. Ky eshte refreni, por kenga me duket se fillon "dola lart nga monopati...." etj. etj, qe s'i mbaj mend. smiley

 Mua kjo kenga nuk me ka pelqyer, po kengetarja me pelqente goxha. Quhej Kleopatra Skarco. Emigranti duhet ta njohe me mire se e ka nga anet e tija. smiley

Une e kam njohur te martuar, Kleopatra Dokle... smiley Poor, edhe mua me pelqente shume, me ato floket e gjata te zeza, presh, me baluke mbi sy... pak e kolme, po e mire, ama.. smiley

Ana H

C'eshte nje kenge popullore qe ne nje varg diku me duket se thote "do te vras/te ze me gure" dhe me suket se flet per nje vajze me emrin Sane. Kaq mbaj mend, por dikur me pelqente shume...

 po 1 vote kush i ka vu shamunaqes mer yahoo, cer mideje qeka prish kshu me ate alamet kenge.

une skam tekste te disponueshme per shamunaqe e lule te tjera, por nje strofke te vogel e kam gjithesesi smiley

Manushaqe bukuroshe
Pse se ngre kaptinen nalt
kur kalon kolegu jot
Pse nuk krifesh, pse nuk shnoshesh
A si vren shoqet e tua qi i kan vesh corapet rrjet
Ene funin kan shkurtu, sisat i kan ngrit perpjete?
A spo i vre si pine cinare, neper klube neper klasa
Me ner teje se cajn fare per i Gjon qe i can drrasa
Kurse ti po rri minume, posi pula qi bon ve
Manushaqe e trishtume, pa m?thuj ti, ca keeeeeee?
Hajde pra ti shkulim puplat, nga merzia asgjo sdel
Bashke me Gjonin puqi pipzat, sepse Gjoni osht gjel
Manushaqe bukuroshe, qi lulzon n?ferr,
nuk po vi me t?kput, po vi me ta mshtjell

smiley

Ah, rrofsh, ti rrofsh, per keto kenge popullore "te se ardhmes".

E mendon si do te dukej ta kendonte kete kenge grupi i pleqve te Krujes, apo ai "Lira" i Korces? smiley

 

 e kno grupi berthamores kyt mer smiley

m'fal,bathores deshta me thone smiley

kurse kenga ime e preferuara qe e kendoj gjithmone neper gosti eshte kjo:

Nen nje portokalle moj

te njoha une ty

lulet e limonit moj te binin ne sy,

ngrije koken larte moj

se me mori malli

vin tek gusha jote moj

arom portakalli etj etj.

E c'tu them o shoke c'eshte dashuria ajo eshte mjalte vete perendia

Pertoj ta shkruaj te gjithe po e degjoni me mire ne versioni polifonik pa Turbo smiley

www.youtube.com/watch

 

Duhet te jete lule frymezim ndjellese smiley

Ja dhe nje version i lules Manushaqe .Gjithsesi Pilurotet i kendojne drejtpersedrejtin ,dersa permetarete kane perzier me trendelinen . Bukur ...mjaft bukur . Jane kenge shqiptare qe nuk ka melodi ti konkuroje

http://www.youtube.com/watch?v=XnRgujfk-q0

 ke pas nai manushaqe m'duket e smiley

ne rini ta kishna llafin smiley

aspak aktuale smiley

sot i dun varset me brilant a diamant mer plak.

po ju dhe manushaqe ti japin surratit ose ti vene ti hash smiley 

Te hengert ai qe ha grat naten ty qe helmin e ke ne maje te gjuhes moj neperk smiley

kush i ha grate naten ore , se na habite ??????

grate mbase dhe 'hane' ndonje send naten, por qe ti hante njeri se dija smiley

u dashka me u rujt smiley 

Haha po te ha meraku nashti smiley S'dua te te them ashtu vri mendjen kur te jesh duke"ngren" smiley

Na dhe nje e keput xerkun hiqu na mua shajtan se mu bere paje smiley

Mano c'te thoshte bandilli

manushaqe moj mano

Te ndizej zjarri te gjiri

buza si prush trendafili

Mano kur veje sokakut

c'ua shtoje djemve merakun

si lije te flinin gjume

te ndiqnin gjurme me gjurme smiley

 

 rrofsh rrofsh

do ta kepus vertet xerkun.

ciao smiley

He, se m'u kujtua nje tjeter... po vetem ca vargje, ama.

 

Esmerke, o moj esmerke,

esmerke, o lezet me kripe,

o pa dil pak, o pa dil pak,

o pa dil pak o te shoh nje cike...

 

smiley

PF, a propos Kleopatra: po Irini Qirjako and/or Zeliha Sina a t'kon pas pelqy? Thjesht du me bo nji si tip trendi, pranej pys.

 Ha ha ha. Me kujtove Zelihane kur kendonte me ate grupin e cunave. Ne e pagezuam "Zelihaja dhe 7 ujqit". Zelihaja ne fakt ka qene kengetarja e preferuar e plakes, bashke me Fatma Zyberin. Sa here dilte ne ekran, plaka lente cdo pune dhe e shifte, se ishte goce "si llokum". Irinin pothuajse nuk e kam pas njoft, se kendonte kenge popullore, te cilat asokohe nuk i njifnim fare, fare.

S'paske pas nji pike meshire smiley

Fatma ka pas dicka si pambuk; nuk ka pas faj nona jote. Shume gjo e bute ishte.

Kurse Zeli kenote me ata cunat e arteve, por s'po m'bje n'mend emri. tip "na bashkoi kenga popullore" or something.

kur fatma shkoi per koncert n'turqi, u perhap llafi qe kishin lon menien turqit mas saj. legjenda urbane ishte sikur valiu i stambollit (dmth the mayor) i kishte vajt fatmes ene i kishte thon te du nuse per cunin. por goca jone ishte e fejume nderkaq dhe kishte refuzu, tuj thon falemnderit gjithsesi.

dhe nji e funit me grupin e valleve te uzines traktori (Pilo drejtor smiley ): dekada e majit; do dilnin ne skene kto edhe u nigju nepermjet mikrofonave: "avashni mi gra, se na caperlut" smiley

lol!

  smiley  Pilo mavria smiley

Fatma ishte familje e njofme. Goca e Xon dhe Afsa Zyberit, te dy kengetare me nam ne kohen e tyre. Kurse ne Turqi Fatma kendoi nje konge te vjeter turke ne turqisht, ne turqit mo i'cik aheng dun...

Ja dhe nje kenge e Fatmas. Teksti eshte merre me leng, po pamjet jane funny.

www.youtube.com/watch

ehh, deri ne fest. 11 hante qeni petulla smiley

ps: ke ura shijakut  mblodha ca bajOma... smiley

Une s'isha verdalle smiley, por thone qe ishte fest per koke te festes smiley.  Jazz & Co ne shqip smiley.

Gjynaf qe e hengri Merdani Se kendua(n)m let it be ...

PS: Hakce hakce eshte "mlodha"!

neser mroma smiley.

 Emo! Te pershendes me kete kenge, Goce tironce dhe te uroj naten e mire. Pershendes gjithashtu Nafijen dhe axhen Muharrem ne Zvicer, teze Manushaqen ne Selanik, cunin e dajes ne Itali dhe te gjithe te dashurit dhe dashamiret kudo qe ndodhen.

nuk di pse me bente te zija veshet me duar kjo kenga e manushaqes kur kam qene femije

kisha nje ndjenje bezdie, per te mos thene, llahtare, prej perbetimit hakerryes te atij tipit autor; "o ne te marrca"...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).