Moving Forward: Nese do beheshin zgjedhje te parakohshme sot, kush do te fitonte?

Pra, nese opozita vazhdon te bojkotoje institucionet dhe te beje protesta, a do te ishte strategjia me e mire per Salen te hapte kutite apo te bente zgjedhje te parakohshme?

45 Komente

Gre,

PS po kerkon hapje te parakohshme pas hapjes se kutive, jo "hapje kutish" apo "zgjedhje" smiley

admin, nuk e mora vesh cfare the..

nese Saliu mendon se PD me te djathtet i fitojne zgjedhjet e parakohshme, nje strategji mund te jete qe ai te shpalle direkt zgjedhje te parakohshme dhe ta anashkaloje kete punen e kutive.

Gre,

Pse duhet ta beje Berisha kete?

te zgjidhi krizen pra

nese opozita nuk hyn ne parlament, heret ose vone do u duhet numri per te zgjedhur ndonje gjykates, prokuror, president. Kriza eshte ne horizont.

Hellooo, qenke tek ura akoma! Berisha me Ramen e ndryshuan kushtetuten bukur bukur, i ndreqen gjerat me konsensus qe ai qe do te fitonte, te qeveriste qete qete, pa keto kokcarjet e votimeve bllokuese qe cenojne edhe qeverisjen.

Presidenti zgjidhet me shumice te thjeshte, prokurori po ashtu, gjykatesit etj. Cfare po e pengon shumicen bojkoti i opozites? Asgje. Per fatin tone te mire dhe per fatin tuaj te keq, qe ne fakt e keni peshqesh nga Rama.

Opozita me bojkotin vetem veten demton. E para defaktorizohet si organizim politik qe perfaqeson gjysmen e elektoratit, por behet nje tip opozite rruge qe me shume i ngjan Mjaft.

E dyta rrezikon rrjedhjet e pashmangshme brenda partise nese vazhdon me kete kurs politik qe eshte thjesht deshtim.

Gre perse duhet te zgjidhet kriza me kete kosto kaq te madhe te zgjedhjeve te parakohshme, kur opozita mund te futet fare mire ne kuvend e te krijoje komisjon parlamentar dhe ta nderpresi kete bojkot idjot?!

komision parlamenta per cfare?

zgjidhja eshte e thjeshte: hap kutite. po dikush nuk do t'i hape kutite. Nese kutite nuk hapen dhe opozita nuk ndryshon qendrim, nje ide mund te jete te besh zgjedhje te parakohshme nese mendon se i fiton. A mund te ndodhe dicka e tille?

Gre besoj se ti e kupton qe hapja e kutive do nxjerri te palarat e te dy paleve dhe te garantoj qe  PD do dali me e fituar nga kjo pune sesa PS por nese ti i hap kutite krijon nje precedent i cili shkelmon rregullat e lojes. Per cfare u be ligji?! Per cfare u ndryshua kushtetuta?! Per cfare jane 1000 hallka ligjore per zgjedhjet?! Jane pikerisht per te shmangur rremujen dhe "vetegjygjesine". As Edi vete nuk do qe te hapen kutite por e ka hallin ne tjeter vend. Gjithsesi nese kutite hapen dhe dalin ne favor te PD-se, Rama do thote qe i kane manipuluar kutite aty ku jane. Nese dalin ne favor te PS-se do kalohet ne zgjedhje te parakoheshme dhe Sala nuk do e njohi parlamentin qe do dali dhe do e bojkotoje njesoj si Rama duke ja bere jeten te pamundur. Kjo do ti fusi te gjithe ne nje rreth vicjoz nga i cili nuk dilet. Prandaj jane ligjet. Prandaj ligji e dha verdiktin e vet e per rrjedhoje prandaj nuk hapen kutite.

Or ti qe me tere mend qendroke ne ajer!

 Ne ligjin mbi kodin zgjedhor, nese 2 nga 5 anetaret e komisionit kerkojne hapje dhe rinumurim te kutive te zona te caktuara, automatikisht kerkesa pranohet dhe vihet ne zbatim pa asnje koment! A nuk u shkel ky ligj?

Ku e di ti qe Edi nuk do qe ti hapi kutite! Ai thote te kunderten. Pse duhet te te besoj ty qe je kerkushi dhe jo ate qe hapjen e kutive e kerkon ne menyre publike dhe me force!

Me keto qe thua nuk na e mbush mendjen fare. Eshte njesoj sikur une te them per ty qe ti ke ngritur me force hapjen e kutive, pasi ligjet jane shkelur.

Me ate punen e kostos se zgjedhjeve te parakoheshme mos na tremb kaq shume. Te besh zgjedhje te parakoheshme nuk do te thotye qe te harxhosh miliona Euro sic beri Saliu ne zgjedhjet e kaluara. Ka martese me dasem te madhe, por ka edhe martese pa dasem, thjesht duke u paraqitur ne gjendjen civile per te berew kurorezimin.

 nuk njof ndonje shtet ku kryeministri te kete ne dore, te beje ose jo, zgjedhje te parakohshme.

kete e ben presidenti ose parlamenti i shtetit, qe jane instanca me te larta se kryeministri.

socialistet ja kerkojne gabim sales, kete punen e zgjedhjeve te parakohshme (ose bile rinumerimin e votave). ata duhet t'ja kerkojne presidentit ose kuvendit. 

apo salen vetem sa e akuzojne, per hajdut votash ?

Turqia kur parlamenti nuk i dha kryeministrit presidentin qe deshte vete.

 ti ngaterron sigurisht. parlamenti i turqise, jo kryeministri i saj. duhet pra qe sala te binde deputetet e tij, qe te kerkoje zgjedhje te parakohshme ose rinumerim votash. 

dhe me pas kuvendi, ose mazhoranca ne te, ta beje te pavlefshem vetveten, neqoftese se ligjet ne fuqi ja lejojne. kush mund ta zhbeje parlamentin ?

pra perpara se me gri sallate, ne internet, interesohu se cilat ligje shqiptare ja lejojne cilit, mundesine qe te gjithe sa eshte bere deri tani ta shfuqizoje. 

varianti tjeter eshte me revolucion, pra me dhune. hidhet me koke poshte sala bashke me presidentin. mos harro gjithashtu se ne 97, kur e hodhen nje here, sala nuk ishte kryeminister por president i vendit. drugu mesele pra.

Pyetje:      Cili eshte roli i Opozites ne Shqiperi?

Pergjigje:  Kartonat ne Parlament! Pro, kunder ose abstenim.

............

Shtojce:

Nese opozita kerkon nje gje te vetme, dhe edhe ajo gje e vetme nuk realizohet, atehere Shqiperia nuk ka opozite, por nje klase te shtypur dhe te nenshtruar nga "pozita".

............

P&P.

Cfare dmth "demokraci"?

............

Perfundim:

He mo, boll bete shaka...

keta po behen si interesante tani...

kur themi Sala eshte njesoj si te themi PD'ja. Jo vetem se Sala ben ligjin aty dhe ligji i ri i ka bere gjithe deputetet dele, por edhe per faktin se votat jane te ndara ne ate menyre sa nje ose dy deputete te lekunden aty nuk ka qeveri. Pra Sala mund te beje kur te doje zgjedhje te parakohshme.

Per precedentin, perkundrazi, hapja e kutive krijon nje precedent shume te mire. Sepse nuk vidhet me me thes si tani. Edhe ka gjithmone parti qe do kerkojne rinumerimin, nje komision parlamentar e ben kete dhe qeveria vazhdon punen. Nese nuk ka asgje per te fshehur, atehere asgje nuk ndodh... nese del qe ka patur vjedhje (ose gabime numerimi) ne mase, atehere kuptohet qe do te kete kosto te madhe politike per qeverine.

kjo qeveria e PD'se eshte bere si ata xhepistat ne autobuse. Edhe po t'i kapje me dore ne xhep, ata ishin nje grup dhe te hynin ty ne dru ne vend qe t'i hyje ti atyre. Keshtu edhe keta te PD'se, vjedhin ne mes te dites dhe kerkojne te te mbullin gojen me force pastaj.

Per precedentin, perkundrazi, hapja e kutive krijon nje precedent shume te mire. Sepse nuk vidhet me me thes si tani.

Këta nuk e kuptojnë se çfarë kërkohet. Megjithëse si dele saliu që janë, hyjnë si topallë në diskutim me një këmbë mangut, përderisa e pohojnë tërthorazi se votat janë vjedh.

 nuk di e ke marre vesh qe ne ndeshjen me irlanden, franca e vodhi rezultatin, dmth kualifikimin per ne boteror. te gjithe e pane QARTE, dhe henry e pranoi hapur, bile tha qe ndershmeria vihet ne vend vetem sikur ndeshja te riluhej.

ndersa FIFA (organi me i larte boteror prej nga varet futbolli, sidomos kualifikimet e tij), nuk pranoi. jo vetem KAQ, por irlanda pasi i ra inati i momentit, HOQI DORE, prej kerkeses se saj qe ndeshja duhej te riluhej.

PSE ?

pergjigja qe jap une eshte : se pasi e pane problemin me URTESI, vune ne zbatim le bon sense. ose anasjelltas, ky i beri qe problemin ta gjykojne me urtesi e ne te miren e SPORTIT

ndersa ajo qe vej re une nga diskutimet, ne daç amatore apo profesionale, te kesaj çeshtjeje prej shqiptareve eshte, qe asnjeri nuk mendon per SHQIPERINE, se çfare fiton kjo konkretisht sikur zgjedhjet te perseriten pambarimisht aq here sa votat te vidhen, edhe sikur me te vertete, pra me prova te vertetuara.

keshtu ti J, kam qejf, qe sa te shkruash jashte teme siç e ke zakon, ti japesh pergjigje ketyre qe po shtroj une. 

po ore të përgjigjem unë.

Së pari çka ndodhi në sport, është përjashtimi. Këtu vjedhja është rregulli.

Këtu është çelësi i çështjes. Mendoni për të mirën e Shqipërisë thua. Në çfarë këndvështrimi e do?

- Në Evropë nuk hyn me vota të vjedhura. Do të të mbajnë në karantinë sa të vesh mend. Madje, kanë për të të provuar dhe dy tre herë që i bën të rregullta zgjedhjet. Sa më shpejt zgjedhje të rregullta, aq më mirë për ne.

- Në rast se ka diçka të denjë për respekt në konceptin "demokraci", është vota e sovranit. I respekton sistemit të paktën emrin që mban.

- Zgjedhjet e lira, janë synimi. Në mos sot, nesër. Do vijë një ditë që do trokasësh në derën time, tha.

- Në rast se ne duam të tregohemi akoma halabakë e të ligjërojmë këtu e 20 vjet vjedhjet, të glorifikojmë hajdutët, madje me epitetin famëmadh k@rderra dhe hallall, atëherë mirë të na bëhet. Qëndrojmë në mendjen tënde.

 

drejtimi i vendit nuk eshte futboll.

Si po pranojne edhe ca te djathte ketu, Sala u zgjodh kryeminister me vota te vjedhura, dhe tani po na ben moral gjykatash. Eshte tamam si ata xhepistet ne autobus qe te marrin leket dhe te fusin dhe nje te rrahur.

xhepisti nuk e bo ate gjo mer rob zoti... xhepistin po e kape e thy n mes. xhepisti n fakt ka profesjon shum t rrezikshem.

 pergjigjet e juaja jane te formes : me qene me katolik se papa. 

normalisht, po te shihni edhe vendet e tjera demokratike te cilave duam t'u ngjajme, ne daç e djathta apo e majta, nuk ndryshojne gje reale tek jeta e perditshme e njerezve, bile as tek parametrat e tjere ekonomiko-sociale shoqerore. koha shume e vogel ne pushtet, diferenca shume e vogel ne vota, etj, nuk lejon te behen reforma sociale te verteta e te DUKSHME.

shoqeria zhvillohet prej faktohesh pothuaj TE DHENE (relativisht te pandryshueshem), historiko-gjeografike. 

atehere loja per pushtet, ne demokraci, eshte me teper teatrale sesa reale. 

kjo ben qe te gjithe e ndjejne se dhe sikur ne krye te vendit te vendoset me i ndershmi i turmes, asnjegje e dukshme nuk do te ndryshoje megjithate. po te kesh tru, pra, nuk merresh fare me lojen politike rrotull teje, po shikon punen tende, aq me teper qe jeta eshte e shkurter ta harxhosh me dokrra. 

ndersa kur je militant leh si qen poshte e larte per nje cope kocke. por, siç shpjegova, lehja tende nuk i shtremnon gje rrugen karvanit shoqeror.

nuk di sa kuptoni ju nga keto qe thash. sidoqofte pergjigje tjeter nuk do keni prej meje. hengershit kokat po deshet ....

shoqeria normale do te funksiononte keshtu: ok, e dime qe te gjithe duan t'i thyejne pak rregullat ne interes te tyre nese kane mundesi dhe shume vete e bejne. Puna eshte se po u kape, do vuash konsekuencat. Ndersa ketu po kapen me presh ne dore dhe nuk po e rruajne fare.

“Nëqoftëse Berisha nuk hap kutitë ne do ta ngremë popullin shqiptar dhe do të ndalemi vetëm kur në Shqipëri të jenë shpallur zgjedhjet e parakohshme... Uroj që kjo javë e fundit e Nëntorit, java e festive kombëtare të sjellë dritën e arsyes në tunelin e pushtetit familjar e personal të Berishës”, tha Rama në fjalën që mbajti me rastin e mbylljes së protestës 3 ditore të Partisë Socialiste me qëllim hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.

Kutite nuk do hapen edhe per shkak se popullit nuk i interesojne fare demagogjite e Rames. Kush jeton ne Tirane besoj se e ve re klimen qe mbizoteron ketu ku asnjerit nuk i hyjne ne vesh budalliqet e Pd-se dhe Ps-se. Ndersa PS-ja mundohet te sjelli ne televizjon idene sikur populli eshte i irrituar ne kulm e mezi po pret te shporret Sala realisht eshte e kunderta.Njerezit kane hallet e veta ne koke e as nuk i rruhet fare te ngrihen e te bejne grushte shteti. Duhet te krijohet klima e 97-tes qe te ndodhi ndonje hata megjithese edhe sikur te ndodhte tani qe jemi ne Nato nuk do shkonin kurre me gjerat deri ne ate pike. Si perfundim kutite nuk do hapen dhe PS do perfundoje shume e dobesuar nga kjo lufte e do shnderrohet ne OJQ.

brenda temes, nese sot beheshin zgjedhje, kush do te fitonte?

Pra, a mund ta kercenoje Sala Edin me zgjedhje te parakohshme, apo vetem Edi Salen?

 po te shikosh diskutimet ketu, e gjen lehte pergjigjen e pyetjes tende. 

shqiptaret nuk votojne programet partiake po PARTITE ose grupimet politike qe i ushqejne qofte shpirterisht qofte materialisht.

kjo do te thote qe sa here te kete zgjedhje vetem nje NUMER I VOGEL, ndoshta te vetmit te gjykojne drejte, e leviz ballancen o ne njeren ane o ne tjetren.

prandaj dhe ne çdo zgjedhje do te kete VJEDHJE si dhe kontestimet qe do ti shoqerojne kurdohere, te ketij numrit te vogel, prej militanteve te te dyja paleve. 

qe te mos kete, duhen ndryshuar PERSERI rregullat e lojes. dmth duhet tu jepet perseri peshe me shume grupimeve te vogla, partive te vogla.

sa te (detyrojne njerezine te) dalin neper mitingje, pa buke per asnjeri, shefat e partive te medha do te mund te beheshin dipllomate (te pakten fitojne ne kete pike) duke ngritur aleanca me partite e vogla, per te formuar qeverine.

kjo do t'i perfaqesonte edhe me mire shqiptaret ne parlament. ose duhet te rivendoset diktatura edhe njehere, dhe nuk ka me zgjedhje te lira, po as vjedhje te votave. pra duhet zgjedhur e keqja me e vogel.

 Shihni pak sondazhin e Top-Channel para se ti fusi duart administratori dhe ti coje votat ne favor te PS-se

 

Sondazh

Protesta maratone e PS

Risi per historine e manifestimeve

21%

Iniciative pa vlere

53%

Do te ndikoje te shumica

26%

Vota gjithsej: 4423

Nuk mund te behen zgjedhje te parakohshme se keshtu i teket njerit ,sepse kjo do te behej mode pastaj.

Ja u bene e fitoi Edi.Dalim ne shesh,veme ca cadra,hame,pijme e kercejme gjithe naten para kryeministrise dhe te nesermen bejme perseri zgjedhje.

Pra, nese opozita vazhdon te bojkotoje institucionet dhe te beje protesta, a do te ishte strategjia me e mire per Salen te hapte kutite apo te bente zgjedhje te parakohshme?

gre, sinqerisht, nuk ia vlen.  Teknikisht llogjet mund te vazhdojne (pozita ne te sajen, opozita ne te sajen) deri sa hyn ne fuqi Neni 71, pika 2.  Aty fillon ne nje fare menyre kriza. 

Personalisht, megjithese deshiroja daljen e Berishes nga politika ne 28 Qershor, gje qe nuk ndodhi, per mendimin tim, opozita s'e meriton.  Zgjedhjet u bene ne 28 Qershor, keto protestat e me the te thashe tani, eshte sikur Al Gore ne 2000, te kishte kerkuar rinumerim jo fill pas zgjedhjeve, por nga shkurti.  Kishin gjithe veren, nqs u digjte per numerim votash, ta kishin rrahur hekurin sa ishte i nxehte, apo atehere kur duhej. 

E para kjo, e dyta, jane vjedh votat nga te dyja anet, ne kurriz te partive te vogla.  Qe partite e vogla i mbajne iso tani njeres pale apo tjetre eshte thjesht ceshtje interesi.  Ne djall te vene.  Te veje Spartak Ngjela ne Vlore e te flase per "Vloren heroike" te 97, pas gjithe atyre qe ka thene e ka bere, eshte skandal.  Nuk ia vlen te paralizohet ky vend per sojin e ketyre politikaneve. 

"E majta" nuk pati guxim te ri-behej.  Mos-berja e saj, nuk ka pse te mbaje peng popullin qe s'ia ka per borxh.

Keshtu qe, got Camus?  smiley

Cfare ke pire ti Monda sot qe shkruan ne kete menyre? Populli s'ja ka borxh Saliut qe te pasuroje fisin e tij ne kurriz te ketij populli. Ta vrase kete popull, ta vjedh ta grabise dhe ne fund ti nxjerre gishtin nga dritarja e kryeministrise.

A e kuptoni qe nuk eshte rastesi 100 mije te mbledhur ne Tirane 4 muaj pas zgjedhjeve?  Pse ti kujton apo ndonje tjeter do behet 97 perseri? Pse me ata 200 policat qe kishin rrethuar kryeministrine mbahet shteti? A je ne dijeni qe pjese e manifestimit dje ishin dhe ato partit e vogla ( qe ju jan vjedhe votat) edhe se partia e Ndokes donte te hynte ne kryeministri sepse ky kryeminister ka hyr ne gjak ne ato ane andej.

Paralizohet vendi? Pse ti kujton qe nje vende qe i shembet nje investim 1 miliarde euro nuk qenka i paralelizuar? Nje qeveri qe brenda nje jave vendos 50 miliona euro gjobe, konsideron dyqanin e bukes biznes te madh qe ta mbys ne taksa, 40% ngritja e cmimit te energjise, tkurrje masive te te ardhurave, parlament qe mblidhet 1 here ne jave, gazetare qe rrihen dhe shtyp qe ka frike, te burgosur qe lirohen sot dhe neser sjellin Real Madrid te luaj ne Erseke e shume e shume te tjera.. Pa e njer beje krahasimin me Ameriken e cila per nje ligj shendetsie po behet nami jo me ti vjedhesh voten se cfare te ben..

Qenke infektuar nga horrat e shtypit maskara dhe ndyrsirat qe kane 3 dite s'kane lene thashethem pa hap dhe provokim pa bere..  Me vika shume keq per ty!

 

 

 

Liqen, kadale kadale xhan, se ketu thjesht shkruajme, e nuk jemi ne protesta smiley

Protestat nuk jane as per rrugen, as per taksat, as per energjine, as per asnje gje nga ato qe permende ti.  Kur te behen protesta per ceshtje te tilla, apo te ngjashme, do jem e para qe do i mbeshtes.  Dhe jo, mos me thuaj qe terthorazi jane per keto ceshtje, sepse nuk jane. 

Me lexove mire?  Thashe nqs protestat do ishin bere fill pas "numerimit" te fundit, do i jystifikoja.  Apo bene pushimet mire e mire, u theken e u rregjen plazheve a di gje une, edhe pastaj u kujtuan per "misionin e shenjte."  

Krahasimi me Ameriken ishte thjesht per kohen.  Por nqs do ta marresh holle holle, u bene protesta ne kohe, kaloi ceshtja neper gjykatat perkatese, dhe u bitis ajo pune.  Ashtu sic u bitis (pavaresisht se s'isha dakort me rezultatin.)  Keshtu qe mos e merr me yrysh.   

Dhe sa per shtypin, keto tre dite s'kam lexuar pothuajse asgje.  Pervec se estrade numrash, ishin 100 mije, apo 50 mije, apo nje stadium apo pa stadium.  Une s'te them mos te te vije keq, as qe presupozoj te urdheroj ndjesite e tua.  Megjithate ne menyre reciproke, nuk me ndalohet neveria qe kam per situaten dhe hipokrizia e percunduar qe e mbizoteron, gjithmone, sipas "my very humble opinion." 

o xhane nese bera gabim qe replikova me ty eshte faji im, por jo gabim ato qe shkruajta.. Pse paska afat kshu kur u bekan protestat?  Po nese do quheshin "protesta te nxituara" pasi raportet perfundimtare s'kishin dale si do queshin? Tani meqe jemi ketu tek "koha", beri mire Rama qe i la 10 dite kohe Sales ti therase llogjikes apo ta nxirrte me shqelma nga zyra te premten ne darke? Jo per gje, por mund te mendosh qe pas 10 dites eshte vone dhe nuk ka kuptim...  smiley

Si perfundim argumenti se kur eshte koha e duhur dhe kur jo, eshte nje debat anesor dhe jo thelbi i ceshtjes qe vota eshte grabitur dhe ai vende kerkon bijte e vete ti dalin zot. KAQ!

Nuk kam shkruajt as une ne peshk ashtu edhe si shume te tjere qe duhet te kishin shkruajtur keto dite... por s'ju ve faj!

Tani meqe dyshove tek qellimi i protestes, u tha edhe stertha 1000 here ne ate proteste qe vota e vjedhur eshte burimi i gjithe fatkeqesirave qe po ndodhin ne ate vende.. Nese ti e interpreton ndryshe  : is your humble opinion, i respect that.... though not necessarily agree with it!

Nejse, do me falesh 100 here. vazhdo ti..

 

Liqen, me vjen keq qe e more ne menyre te tille pergjigjen time.  Nqs s'do doja te debatoja me peshqit, ose nuk shkruaja ketu, ose hapja bllogun tim, lija pershtypjet e mia dhe kaq.  Ligj e Maliq me nje llaf.  Thjesht nuk me pelqeu toni; cfare ke pire e cfare te ka gjet etj.  Ne thelb, s'do kishte kuptim as ky bllog nqs do ishim te gjithe te te njejtit mendim.  Kaq smiley.  Dhe jo, s'te fal smiley.

Sa ne te thella qe paskeni hyre.

Kush fiton zgjedhjet e parakoheshme?

Kjo varet nga:

1. Sa sheshe ndertimi kane mbetur per tu dhene akoma ne Tirane

dhe 2. Sa privatizime ka akoma per tu bere ne shqiperi

Ne qofte se gjeni pergjigjet e ktyre dy pytjeve atehere do te gjeni dhe se kush fiton zgjedhjet e ardheshme ne Shqiperi

Ajo qe shikoni tani ne Tirane ( Rrethimi i kalase se Kryeminstirse, cadrat e kryejenicerit  Rama  dhe te haremit te tij, jeniceret qe pihen dhe ulurasin per hapjne e kutive, xherahet qe mjekojne te semuret nga gripi i derit, kronikanet e verber qe thurin bejte e legjenda neper shtypin shqiptar, rahjet midis kronikaneve dhe kryehajduteve te perandorise etj) jane thjesht nje aktivitet per te jusitfikuar kryejenicarin Rama te qenddoj ne krye te ushtrise jenicere  Socialiste. Dhe interesi i tij eshte :

E para te treheqe vemendjen nga pozicioni i yjeve qe sipas astronomeve te oborit te tij favorizon vjedhjet me sheshet e ndertimit,

dhe se dyti i hap rrugen per tu bere K/minister sulltan i prandorise Shqiptare ne te ardhmen.

Nga ana tjeter Sulltan Berisha ri i qete se e di qe sipas lexuesit te endrave te oborot te  tij, endra e fundit ku ai ishte duke mbushur thase pa fund me preshe tregon se ka akoma objekte per tu privatizuar dhe se ka akoma objekte per tu ndertuar me borxhet e bagetise popull te perandorise se tij.

Ajo qe shikoni sot ne Tirane apo dhe mos hyrja e deputetee ne parlament nuk ka te bej fare fare fare me zgjedhjet e parakoheshsme, Zgjedhjet e parakoheshme jane vendosur te behen kur yjet te vendosen ne nje rregul te caktuar dhe kur Sulltan Berisha te shikoj endren qe thase me preshe jane te tere plot qe i bie sipas llogarive te keshillit te astonomeve dhe endralexuesve ne kohen kur de te behen zgjehjet lokale.

Kush fiton nese behen zgjdhje te parakohshme?

Fiton Sulltan Berisha dhe Kryejenicer Rama. Si gjithmon humbet populi bageti i perandorise shqiptare.

Merreni edha administratorin po 100 mije njerez nuk beheni.

Ja pyetni kete administratorin si pjesemarres sa ka qene numri?

Nje pyetje e sinqerte: kjo retorika "ju vs ne" nuk te lodh?  Ose ose, meqe po flisnim per ndjesite me lart, te jep ndonje ndjesi pozitive? 

Teper e sinqerte pyetja dhe pa asnje konotacion negativ, apo me sarkazem.

Kete fjalor e degjon kudo ne boten demokratike: ju demokratet ne republikanet; ju konseravatoret ne liberalet; ju fansat e tallavase ne fansat e metalit etj. etj.

Cfare ka ketu per t'u lodhur? Uniform nuk mund te jemi te gjithe ne, ka ikur ajo kohe.

Ju e ndate shqiperine per gati gjysme shekulli ne armiq dhe te mire, sot po ju bekan pershtypje kundershtimet per ide politike qe sic thashe edhe me pare nuk na bejne armiq.

I lexove ato kenget qe ca patriote te tu kendonin per ca shqiptare tjere? Nga ato lodhu ti.

Personalisht i mshoj ju vs ne në sporte.  Bile me tifozllek te marre sipas vaftit. 

... kundershtimet per ide politike qe sic thashe edhe me pare nuk na bejne armiq.

Ah, dakort.  Faji im atehere, sepse jam nen pershtypjen qe s'behet fjale per ide politike. 

Ju e ndate shqiperine per gati gjysme shekulli ne armiq dhe te mire

Mua m'u drejtove me kete "ju"?  Meqe une ta bera pyetjen xhanem, por te pakten per saktesim, po te them qe s'kisha gje ne dore, se isha teper e vogel per teser partie.  

I lexove ato kenget qe ca patriote te tu kendonin per ca shqiptare tjere?

Jo, s'kam lexuar e as kam pare gje. 

 

Monda,

Speaker'it duhet t'i hapesh rruge per nja 10 dite se eshte trullosur pak qekur Saliu i kerkoi Enverit te ngjallej nga varri. Leji pak kohe.

Monda,

Mos u lodh kot, me militantet vec duke ju qendruar larg shpeton

Spiker,

ne cilin vend te botes demokratike qe pretendon zotrote se Shqiperia paska aritur, behen keto qe behen ne Tirane. Perfshi ketu vjedhjen klasike te votes dhe protestat te ketij lloji me cadra.

Se jam dakort te thuash ju dhe ne per pikpamje politike por kur per pikpamje politike arihet tek "Ne ju veme ulitimatum ose hapni kutite ose do tju permbysim me force" ( Rama ne fajlimin e tij ne Tirane), apo "Ju me protesen tuaj jeni kunder perparimit te popullit shqiptar" ( Berisha per protesten e Tiranes)  atehere nuk ka me ju dhe ne per pikpamje politke ka ju dhe ne armiq deri ne vdekje.

Kete lloj ju dhe ne nuk e kam pare per te pakten 25 vjet qe ndjek politiken e vendeve demokratike ( perjashto Irakun, Afganistanin, Pakistanin dhe disa vende te afrikes).

Liqeno,

Nuk me takon mua te bej avukatin e Mondes por "Cfare ke pire ti Monda...." dhe "....Qenke infektuar nga horrat e shtypit maskara dhe ndyrsirat qe ...."

nuk me duken shume normale ne nje bisede modeste.

Me te drejte per te gjithe ju militantet e protestes dhe antiprotestes. PPU nuk eshte sheshi para k/ministrise qe na beni ketu sikur te ishit ne zyren e Berishes po ne cadren e Rames.

O toko prandaj ti je nga Korca dhe Monda nga Vlora...  smiley  smiley 

Ka dallim me beso.. jo vetem dialekti por edhe menyra e komunikimit..  smiley

 

Ketu ka tradheti smiley

Qe ketej e tutje, meqe s'qenka gje kjo pune (sycka e nami) do flas labce smiley.

Sidoqofte rendesi ka qe meremi vesh smiley

O mero vrroma, kujtove se t'i harrova mallkimet?

O t'u mbyllte dera e banjes nga brenda kur ne shtepi te mos kesh njeri. Dhe atje brenda mbetsh. Duke klithur per ndihme nja pese a gjashte ore ne erresire kur te jete ndalur dhe korrenti. O te rente koka e madhe brenda brimes se vogel te hales. O pac harruar ujin e nxehte hapur mbi kurriz. Dhe ashtu mbetsh permbys. Uji i nxehte ne kurriz, koka ku te thashe, kembet e shqyera, njera mbi lavaman tjetra mbi vaske. O dalsh nga banja duke te terhequr me kavo per kembesh sepse koka te ka ngecur te brima. Pastaj nisu drejt e ne Sari Salltik. Prit atje deri sa te asfaltohet rruga. Ngjitu maje shkembit te Teqese, se je dhe bektashi. Shko rreze shkembit te bardhe. Hidhi nje sy detit blu, qiellit te kalter, dhe humneres. Dhe bej si di vete.

Ore se mos te vete gje ne mend te me rrahesh?! Saken se e ben! Se i them ambasadorit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).