Majko: Topi negociator për krizën? E mirëpresim

Majko: Topi negociator për krizën? E mirëpresim

Ish-kryeministri: Pres një reagim të fortë nga Berisha

Ylli Pata

Socialistët e kanë pritur pozitivisht gatishmërinë e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për të negociuar mes mazhorancës dhe opozitës për të zgjidhur krizën politike të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Ish-kryeministri shqiptar, i cili është një nga udhëheqësit e socialistëve, Pandeli Majko, e ka përshëndetur deklaratën e kreut të shtetit, megjithëse nuk ka qenë shumë optimist për një reagim pozitiv nga ana e Berishës. Në një prononcim për gazetën "Shqip", Majko deklaroi se "padyshim, gatishmëria e Presidentit është më se e mirëpritur megjithëse vjen pak vonë, pasi zhvillohet në një kohë që opozita po proteston prej kohësh. Dhe kjo opozitë që ka dalë në protestë i përket një spektri të gjerë politik nga e majta deri tek e djathta". Sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Socialiste, palët duhet të ulen në tryezë për të negociuar, pasi kërkesat e opozitës nuk sjellin destabilitet, por krijojnë mundësi përfundimtare që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dy ditë më parë, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, në një intervistë dhënë gjatë emisionit "Ora e Debatit", deklaroi se "u takon partive të marrin një vendim për të filluar dialogun. Nuk fillon në një terren të thatë. Skena politike shqiptare, përveç krizave, nuk ka se si të mos ketë edhe rrugëdalje nga kriza. Unë nuk kam ndërhyrë për të ndërmjetësuar, por duhet që partitë ta shprehin vullnetin për të arritur te ndërmjetësimi".

Menjëherë pas këtij qëndrimi nga numri një i shtetit kanë nisur edhe reagimet e kujdesshme nga klasa politike shqiptare. Ndërkohë që nga mazhoranca duket se nuk ka ndonjë politikan që të komentojë deklaratën e Topit, nga ana e opozitës ka ardhur një qëndrim pozitiv, edhe pse entuziast për një rol të kreut të shtetit shqiptar për të hyrë në lojë e si aktor i rëndësishëm institucional. Megjithatë, ish-kryeministri Pandeli Majko, shprehet pesimist për një reagim të shpejtë pozitiv të mazhorancës për t‘i dhënë "mandatin" e negociatave Presidentit Topi. Në prononcimin për "Shqip", Majko u shpreh se "sipas gjasave do të ndodhemi përpara një pozicioni të ngurtë të PD-së, pasi Berisha nuk e pranon lehtë një protagonizëm të Presidentit Topi". Në fakt, situata e marrjes përsipër nga ana e kreut të shtetit për të iniciuar një tryezë të përbashkët ose të ndarë bisedimesh mes mazhorancës dhe opozitës, është pjekur pas një serie zhvillimesh politike, ku faktori ndërkombëtar ka luajtur një rol aktiv. Një ofensivë e vërtetë diplomatike ka ndodhur gjatë kësaj jave, duke u nisur nga Brukseli e duke përfunduar në Tiranë. Komisioneri Europian për Zgjerimin, Olli Rehn, përsëriti sërish qëndrimin se duhet dialog për të zgjidhur krizën. Ndërkaq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, John Withers, zhvilloi në fillim të javës një takim kokë me kokë me Presidentin Topi, ku u fol gjatë për mekanizmat e zgjidhjes së krizës. Për të ardhur më pas në takimin e dy ditëve më parë të trojkës së përbërë nga diplomatët e SHBA-së dhe BE-së, të cilët patën një bisedë në zyrën e Kryeparlamentares, Jozefina Topalli. Ambasadori amerikan, John Withers, deklaroi pas takimit se "do të donim të shihnim një zgjidhje të kësaj, por mendoj se është me rëndësi jetësore që të kuptohet që kjo është diçka që duhet ta zgjidhë udhëheqja politike shqiptare". Qëndrimi i diplomatëve është perceptuar me kujdes nga opozita, por sipas Majkos "ndërkombëtarët po flasin gjithnjë e më shumë për krizë politike. Është më se urgjent që klasa politike të nisë zgjidhjen e krizës që të mbyllet përfundimisht ky kapitull".

 

 

9 Komente

Sigurisht qe e mireprisni ju te PS.

Ai ka ndrruar parti se qe eshte bere president dhe mezi po pret

Kjo per aresye edhe se kerkon mandatin e dyte dhe mendon se vetem PS mund tja jape.

Kjo del nga nje analize e thjeshte :

Rama per kete qe ben nuk ka hallin e kutive,por po vjen koha e zgjedhjes se presidentit (dhe ai ka shume frike se po u be Nanon president duhet te gjeje vrime e te futet).

Per kete aresye ai pret se ndofta nderkombetaret do te perdorin per parlamentin te njejten shprehje te 2001 "Ky parlament nuk mund te zgjedhe presidentin".

Edhe Topi prandaj kerkon te hyje ndermjetes qe te arrihet ky qellim dhe ai te jete presidenti i ardhshem.

Kurse une mendoj qe socialistet duan nje pretekst tani qe te hyjne ne parlament,se pa nje pretekst do ngjanin shume shemtuar dhe kane gjetur presidentin.

Une se kuptoj se cfare ka per te negociuar? Fillimisht duhet te hapen kutite dhe te rinumurohen votat nga nje komision i perbashket PD-PS-partite e tjera. Nese nga rinumurimi rezulton se ato jane numuruar dhe interpretuar sakte nga komisionet, atehere PS-ja kerkon te falur dhe deputetet e saj futen ne parlament. Por nese na del qe ka shkelje dhe abuzime te medha ne kurriz te PS dhe partive te tjera pervec PD-se, atehere po, duhet nje negociator, per te biseduar/.negociuar se cfare do te behet ne keto kushte.

po jo more berr-berri ps nuk do ti hape kutite, eshte vetem nje stimul psikologjik qe rama te mos pranoje humbjen

po te hapen kutite sduhet ti numeroj komision pd/ps (se ata i numeruar heren e pare), po u hapen duhet ti numeroje nje i huaj

nese hapen dhe votat dalin ato qe jane nuk mjafton qe ps te kerkoje te falur, rama duhet te veteflijohet !

Shume dakort o Kol me vetflijimin e Rames, por vetem jepi urdher gamorit te hapi kutite. 

te paste Kola po pse per cdo budalla rruge qe e kerkon do hapen kutite? aty i kishin e vete i numeruan, pse i mbyllen?

quhet simptoma e humbesit ajo e mos pranimit te te vertetes !

rama ka krijuar nje realitet paralel, ku truri per te mbijetuar ka bindur veten se i kane vjedhur votat, se bota eshte kunder tij e trapdhiqe te tjera qe vetem nje mendje e semure si e ram-ushit mund te elaboroje

Or Kol or malok i qut, Edi Rama nuk eshte nje budalla rruge i rendomte. Ketij budallai i vijne nga mbrapa me mijra budallenj te tjere, dhe duhet patur kujdes, sepse mendje budallai kane dhe nuk mbajne pergjegjesi per veprimet qe bejne. Faji prape eshte i Malokut te modh (jo i joti se ti je malok i vogel) qe i ka mbyllur te gjitha spitalet per semundjet psiqike dhe keshtu me shume se 2 milion banore rrine jashte spitaleve, duke ndjekur budallen Rama.

smiley si perfundim vetem ne maloket e kemi fajin?

mos harro se dhe ramushi ka nje gen maloku...

shpresoj dhe mendoj se shqiptaret skane me mendje per budalliqe, pavarsisht liderve qe e kane mendjen te bejne sherre

shqiptaret rrijne pas halleve e problemeve te tyre, jo pas llafeve pa vlere qe thote ram-ushi

...ah edhe dicka, mos harro se maloku me i famshem eshte skenderbeu dhe jomaloku me i famshem eshte enver hoxha...

he mer se ka eksperience bamka, boni goxha negociata kur bleu vota nga durimet-hamitet-bukuroshet etj etj smiley

plus si shume i afert me futbollin pale ka mesu ene si negociohet kur shiten e blihen ndeshje.

Une se marr vesh, Topi i njofti zgjedhjet si te ndershme e te lira. Cer do boje tashti ? Do haje llafin e vet? 

  Majko u shpreh se "sipas gjasave do të ndodhemi përpara një pozicioni të ngurtë të PD-së, pasi Berisha nuk e pranon lehtë një protagonizëm të Presidentit Topi"

He mer Pandi , po pse kur e provoi Bamka te behet protagonist edhe se la Sala ???

Sic duket PS-se , i kane maru jo vetem te mencmit, por dhe debilat qe po nigjojme vec zerin e pandit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).