Lëvizja për mendimin ndryshe në PS: Të hyjmë në Kuvend

Lëvizja për mendimin ndryshe në PS: Të hyjmë në Kuvend PDF Printoni E-mail
(2 vota)
 
e enjte , 12 nëntor 2009
Image Pesë deputetet e Levizjes per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste do te presin edhe pak dite per te thyer bojkotin e parlamentit. Sapo te nise shqyrtimi i kerkeses se Shqiperise per anëtaresim ne Bashkimin Europian duket se deputetet do te hyjne ne kuvend.

Ne nje thirrje derguar te gjithe deputeteve te tjere te zgjedhur socialiste thuhet se “ I kerkojme te gjithe deputeteve te opozites te rishikojne vendimin per bojkotin e kuvendit dhe te jene prezent ne seancen kuvendore te dates 16 nentor me synimin per ta bere grupin kuvendor te opozites pjesmarrese ne kete moment te rendesishem per Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Duke marre shkas nga vendimi i 27 ambasadoreve te vendeve te Bashkimit Europian 5 deputetet socialiste thone se diten e hene ata duhet te jene pjese e institucioneve parlamentare. Me ane te kësaj thirrjeje te hartuar nga deputetet e mendimit ndryshe synohet qe edhe deputetet e tjere socialiste t’i bashkohen nismes per te hyre ne kuvend. Vendimi i pesë deputeteve ka qene i paralajmëruar. Per disa dite me rradhe ata e kane bere te qarte se do te jene ne kuvend ne momente te rendesishme te procesit te integrimit te vendit tone.

Nga ana tjeter deklaratave te tyre kryesocialisti Ed Rama i ka dhene përgjigje me ate qe percakton statuti, qe ne fakt parashikon çregjistrim nga partia. Eshte ende per t’u pare nese te pesë deputetet socialiste do te hyjne ne seancen me te pare, ate te se enjtes se javes tjeter ne kuvend, edhe pse dy prej tyre Blushi dhe Harasani jane ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.  

 

7 Komente

Kete lajm e konfirmon Tv alst

O daje, mu vec per nje gje me vjen keq nese futen keta delet e Rames ne Kuvend... se do ngelesh ti pa pune mer i gjore!!!

Po mjaft er bab, kaq shume as S. Berishes nuk i behet vone a futen a s'futen, nuk e kuptoj pse ty... Sinqerisht, do te isha shume kurioz se cili eshte motivi i nje militanti: (1) eshte vetem motiv ekonomik (vend pune, [perfitime, etj), (2) eshte urrejtja e madhe per forcen tjeter politike (e kane pushuar nga puna, i kane ngacmuar gruan, etj), (3) apo eshte thjesht tip tifozlliku.

Se po te jete kjo e fundit me duket si shume humbje kohe dhe energjish per nje kauze  qe ne fund te fundit nuk do te thote njeri falemiderit. Nese e beni vetem per 3-shin beni dicka me produktive o njerez te perendise, dhe te jeni te sigurt qe me mire do shkojne punet ne Shqiperi...

Ne fakt mund te kete edhe motive te tjera si psh:

  • Kaq di dhe kaq ja pret.
  • Ska pune dhe lu deren 
  • Forca zakonit. I kujtohen kohet kur rrinte ne gadishmeri te baces te lulishtja e PD apo te bilardo aty afer. 

Kur te hyjne socialistet ne parlament, do dalin Pd-istet, kush degjon Erion Braçen "tititititutututototo".

Nuk jane pese qe do hyjne ne parlament por njembedhjete,plus qe nje jave me pas futet dhe nje deputet i Lezhes.

une sdo i lija te hynin, skane bere betimin ndaj sjane deputete !

Keta te "lojes qeter" ne ps jane ma te interesumi se te gjith t'qert per mos mu hap kutit,se kot me ba vaki e me dal se Edi ka te drejt kta flliqen komplet n'sy te miletit ene mrapa vetem roje ke dera e ps do e kishin venin dhe kjo tu pas parasysh kontributin e deritashem

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).