Kush e ka lexuar romanin e "E penguara" të Kadaresë?

Në fakt pyetja është retorike, sepse m'u duk se asnjë, gazetarë jo e jo, por as edhe kuratorët e veprës s'e kanë lexuar librin e Kadaresë.

Dua të sqaroj një pikë: libri nuk ka parathënie. Dhe do të më pëlqente të jepja një çelës leximi: parathënia e librit mund të ishte fare mirë fjala që mbajti Kadare me rastin e marrjes së "Princit". E them ngase libri, të cilin e mbarova sot në mëngjes, merret pikërisht me marrëdhënien mes dy botëve: asaj simbolikes(letërsis&eumlsmiley dhe asaj reales. Diktatura është thjesht një pretekst, teatri ku vihen në skenë fantazmat e reales. Kadare riviziton temat dhe motivet e vjetra duke i lexuar në mënyrë të re...

37 Komente

Më duhet të largohem për të ndjekur një promovim në Panair, por s'mund të mos shkruaja dy fjalë për romanin. Lexim të mbarë Peshqve. Parashikoj që diskutimet mbi librin do të zgjasin me muaj. Për inat të mediokritetit që po përparon si shkretëtira...

 Na thuaj ndonje pershtypje personale, Finisterre. smiley

Finisterre, flamuri i kuq perbri emrit te paska lezet smiley Une e kerkova sot librin ne panair por kishte mbaruar per momentin.  Kam ndjenja shume mikse per rivizitat e Kadarese ne te shkuaren sepse temat qe mund te vizitoje ai jane pafund dhe nuk perbejne domosdoshmerisht letersi 'te mire'. Ama ndonje pershtypje do e kisha marre me qejf!

@Gloxa, nuk eshte ceshtje nostalgjie..., madje s'kisha ndonje horizont pritjeje kush'di çë. Edhe sepse publiciteti qe iu be librit ishte teresisht i gabuar. U tha fillimisht qe libri i kushtohej Drita Çomos, u vendos (se paku ketu te Peshku) nje parathenie nga Persida Asllani (e dobet per mendimin tim), ne televizion u transmetua nje kronike paraqitjeje libri me ne sfond Henri Cilin me kostum qe bente muhabet ndersa Kadare fliste... etc. etc.

Prej vitesh leximet e mia jane shume larg nga cfare shkruan Kadare. Ndoshta pikerisht per kete librin e gjeta çuditerisht te ri, sepse Kadarese mund t'i mungoje vertet frymezimi i njehere e nje kohe, por ai ka perfeksionuar mjeshterine. Pervec qe mesa duket mosha ia paskerka mprehur shqisen e te shkruarit.

Ja dy fjale per subjektin, por vetem dy fjale ama sepse perndryshe prishet "magjia"!

Rudian S., dramaturg i suksesshem por edhe i mbikqyrur nga regjimi, ka pervec nje te fejuare me burse jashte shtetit edhe nje te dashur aktore me emrin Migena. Romani hapet me Rudianin qe ftohet te jape shkoqitje ne Komitetin e Partise. Fillimisht ky mendon se duan t'i kerkojne llogari per nje drame qe ka dorezuar ne Keshillin artistik, por jo...

Kam ndenjur gjithe naten per ta lexuar deri ne fund.

@Lost, pershtypja ime personale mund te pershkruhet si nje ndjesi komplekse kenaqesie leximi e kuturisjesh lacaniane (ma fal termin se ketu te Peshku pas traumes se Heidegger-it kam frike se askush s'do t'i afrohet me filozofise e psikanalizes smiley ) mbi Realen dhe Simboliken. Qe sic thashe, sipas meje, jane shqetesimi i autorit, gjithnje nese autorit i lejohet te kete nje shqetesim ndersa shkruan nje liber.

Nga ana tjeter kam nje konstatim tejet te hidhur per te bere: them se klika e puthadoreve ka mumifikuar jo vetem Kadarene si njeri dhe shkrimtar, por sidomos letersine e tij.

Faleminderit Fin! Nese IK ne kete roman nuk ka pretendime politike do e lexoj me qejf edhe nje roman nga ai se, per me teper tani qe u shpreh se nuk do shkruaje me mbi komunizmin.  Aq e kam kritikuar (me vete gjithmone) pozicionimin e tij ne afera politike e gjoja diskutime mbi identitin shqiptar sa tani kam nevoje t'i kthehem dhe nje here Kadarese thjesht si shkrimtar. Per ti dhene Cezarit cfare eshte e Cezarit, heren e fundit lexova 'prillin e thyer' e me pat pelqyer jo pak.

"pershtypja ime personale mund te pershkruhet si nje ndjesi komplekse kenaqesie leximi e kuturisjesh lacaniane mbi Realen dhe Simboliken."

Fin, ku eshte e reja ketu? Me nje llaf cfare afirmon ne kete kuturisje mes reales dhe simbolikes pertej asaj qe ka afirmuar tek Zhgaba, apo Lul Mazreku? Na e thu dot kete? Madje mos ki asnje lloj frike se mos leshon ndonje sekret duke folur me teper, pasi sekretet e vepres jane gjithmone vetem ne detajet e vepres, dhe askush nuk mund t'i nxjerre keto sekrete pervec autorit vete nepermjet detajeve.

Julian me fal qe te pergjigjem me dhjete dite vonese por ne Shqiperi e pata te pamundur te merresha me temen. Sa per Simboliken dhe Realen s'kam frike se mos nxjerr ndonje sekret. Thjesht duhet pak kohe per te shpjeguar cfare nenkuptonte Lacan me "Nyjen Borromeo". Jane tri rrathe te ngaterruar ne menyre te tille qe po te presesh njerin dy te tjeret rezultojne te lire. Tri rrathet jane: Imagjinaria, Simbolikja dhe Realja.

Imagjinarja per Lacan-in eshte nje permase e marredhenies me te ngjashmit tane. Per L. marredheniet tona me te tjeret jane te modeluara nga imazhi spekular: te tjeret na interesojne vetem sepse ata na kthejne mbrapsht imazhin tone (imazhin ideal te vetes). L. e ilustron kete me te ashtuquajturen "faze te pasqyres" tek femijet e vegjel: keta luajne me imazhin e tyre te pasqyruar perpara pasqyres dhe ndertojne kesisoj kete strukture te marredhenies me veten dhe te tjeret.

Simbolikja eshte nje cike me e ngaterruar per t'u shpjeguar, edhe sepse mbi kete ngrihet nje nga shtyllat e mendimit te L., sipas se cilit edhe vete pandergjegja freudiane eshte e struktuar si te ishte sistem gjuhesor, pergjate linjave Simbolike. Le ta banalizojme duke thene se ne rastin tone Simbolikja eshte letersia me infrastrukturat e saj.

Realja nuk eshte realiteti material, por nje permase qe i pervidhet cdolloj simbolizimi dhe qe eshte e privuar nga cdolloj imazhi spekular. L. e identifikon Realen me "te pamunduren".

Me te gjitha keto Lacan merret ne leksionin e tij "Sympthoma".

 

Duke e permbledhur, sipas meje, me romanin "E Penguara", Kadare kerkon te ngertheje, ta fuse ne kurth, Realen. Don ta beje kete "te mundshme", "te ndodhshme", i kerkon asaj "te pasqyrohet". Dhe kete e kryen nepermjet elementit te Simbolikes brenda librit: Rudiani e tenton Realen nepermjet drames qe ka shkruar. Ndersa Realja qe eshte "e pabese" e vret pas shpine me figuren e Linda B-se... E keshtu me radhe...

Kam nisur me mend nje shkrim mbi kete roman te Kadarese pak a shume mbi keto linja.

po bollni ore mos na e tregoni librin se na iken kurioziteti

Flo, me fal. Gjithsesi me duket se s'kam hyre ne hollesira.

ok ok, e kam fajin une, s'para me pelqejne paratheniet apo analizat nese i lexoj perpara leximit te romanit

Me paten thene qe ky Lakua ishte ca i koklavitur, por s'e mendoja ne kete pike. Te them te drejten, une s'bleva asgje te Kadarese. E di qe bera gabim, e di. Te pakten kete te fundit duhet ta kisha marre. Thjesht per te pare si e perdor Kadare kushtoren e shkuar. Eshte shume e bukur kjo kohe, nuk di nese e keni parasysh. Ja psh :

Nese nuk do te kisha qene shkrimtar i madh asokohe, çfare do te kisha qene valle ?

Kjo hulli me duket goxha ngacmuese.

Me kane humbur tre ose kater libra, nga ata qe bleva ne panair. Nuk di ku djallin i kam lene, a tek kusherinjte a i kam harruar ne ndonje mejhane, nuk e di. Fakt eshte qe me kane humbur dhe nuk i kam me vete. Kam marre romanin e Flutura Açkes "Ku je ?". Goxha roman, 400 faqe te mbushura mire. Nese autorja ka mundur te ruaje ritmin dhe lidhjen, atehere them se ka goditur fort. Por do ta shoh me vone, tani per tani me pihet tmerresisht. Dhe dytesorisht, me hahet.

Per ata qe jane ne Shqiperi :

A ka mundesi te na postoni ketu ca poezi nga Ledia Dushi ? Dhe nga ndonje poet tjeter qe ishte i pranishem ne panair (dmth me ndonje vellim) ? Kam parasysh : Rudi Erebara, Indrit Sinanaj, Gent Coçoli, etj.

Dhe nje pyetje te fundit : kush e fitoi çmimin e autorit me te mire ? C'roman ?

Dhe pyetja e fundit fare, ama e fundit : perse nuk krijohet nje çmim i ri, nga ca te rinj, qe jane lexues te zellshem, dhe qe nuk kane probleme ngopjeje stomaku, dhe qe kane shije te holla letrare dhe gastronomike, dhe qe nuk pertojne te ndriçojne lexuesin, dhe qe kjo pune i zbavit, nje çmim qe te jete i paperlyer me njolla miqesish dhe tregtish, dhe fitimesh dhe udhetimesh, dhe vizash dhe picash ?

Mjafton te kene ca kusherinj biznesmene, ose fundja dhe korrupsioniste, ose mjafton te fusin ne gjirin e tyre dhe nipin e Taç Vajit, sa per te dhene nja ca meleona vit per vit, dhe pastaj cilesia e shperndarjes se çmimeve te ruhet njelloj.

Se edhe mbreti i Suedise qe i jep ato verdhushkat e Nobelisteve, nuk i ka fituar vete ato para, jo. Ka suedeze sa te duash per kete pune, t'iu shaç mbretin nxehen aq shume sa arrijne te te flasin 12 fjale rresht nga 3 te mundshme te zakonshme.

Mirupafshim.

Bobo, po si i paske humbur librat o Hurbi? Une per vete u ktheva me nje cante plot qe me derrmoi shpinen smiley

Po per ca kohe do t'kem ç'te lexoj ne shqip.

Une them ta thellojme diskutimin edhe pa e e lexu librin. Psh autori pse e quan Rudian personazhin? Mos ka simboliken pak RUFIAN per regjimin  e kohes?

Ose kjo tjetra : vitet, mosha e thyer cfare efekti kane: pasurojne pervojen apo mjeshterine e te shkruait ? por ktu me del perppara Gjenerali dhe me tund para syve thesin me stilin, simbolet dhe mjetet stilistike kur IK ishte 30 vjec! O njerez po na lini ta lexojme, ta pertypim, ta ripertypim dhe pastaj ti pervishemi nje debati te udhehequr nga pruresi i pare i pyetjes smiley

Jo, jo, s'dua te udheheq asnje debat! smiley Dhe besoj kam qene e kursyer ne te dhena, pikerisht per te mos nderhyre ne lexim. Thjesht me dhembi keqkuptimi qe u krijua mbi librin qe ne fillim. Dhe, te them te drejten, kjo imja eshte ndjenje faji, ngaqe s'e kisha kuptuar "ku i rrifte" Kadarese kur shkruante fjalimin per marrjen e çmimit "Princi..." 

@Spiritus, jam e bindur qe kur ta lexosh librin ndoshta do te biesh dakort me ate punen e "mprehjes se penes" me kalimin e viteve...

 Kadare riviziton temat dhe motivet e vjetra duke i lexuar në mënyrë të re.... Kaq njafton per te mos lexuar parathenie. Gjithmone ne cdo kohe ka nje menyre te re per te lexuar te vjetrat.

Si thote Populli " Mendja e sivjeme qesh mendjen e vjeme".... por per mua qesharaket jane ata qe merren interpetime e nenkuptime politike ne vepra Letrare...si psh ...nen diktature smiley . Pasi ta lexojme le te themi edhe ndonje rresht

Paradhenie : IK nuk krijon ME . Ai riperserit vetveten ne kushte te reja politike. Ylli i tij me keqardhje vella me keqardhje ...eshte GODITUR qe kur u mbulua nga mjegulla e Politikes ! Ai ndricon tej ne Horizont per te na mesuar aq sa mundet por i pakonkurushem ne panteonin Shqiptar te Letrave se :

Forca e cdo KRIJIMTARIE dhe kulmi i saj ne te shprehurit Letrar eshte  atehere kur pasqyron me REALIZEM ngjarjet me te MEDHA nga Historia e nje vendi si mesazhe per te gjith Popujt !

Kam bindjen absolute se ky do jete nje Motiv REAL kur te vije koha per te vleresuar talentet Letrare edhe nderkombetare me cmimin '" KADARE" .

Fini un kam fillu librin paralel , a me kupto smiley dhe ndoshta neser njihem me te penguaren.smiley Ne menyre pak provokative un kam shkrujt ne nje koment ktu se a ka kriju nje veper madhore IK NE LIRI  duke tejkalu vetveten ne diktature? Ndoshta kjo do ishte nje teme e mire debati sepse IK te  gjithe e kane lexuar dhe te gjithe mund te kontribuojne ne diskutim (jo ne lincim ) Une e di qe ne kete mes ka nihiliste te deklaruar sikurse ka dhe glorifikues te palekundur kur diskutohet per IK. Nga kjo druaj se ka me plas grushti. Plus para c akohesh N.KULLA ( Shkrimet e te cilit i vleresoj) ka ngritur nje akt padi te rende per kritikuesit e idolit.

Nejse, lexohemi pas leximit te librit smiley

Ok Spiritus, lexim te mbare dhe me qejf lexohemi! smiley

@Idris, libri sipas meje s'merret fare me politike, apo me mire e perdor kete thjesht si pretekst. Prandaj me pelqeu.

Nuk nderhyra Fin tek Ju ...Perkundrazi kam shume respekt per ata qe fisnikerojne ndjenjat nga pena e Kadarese. Edhe ne kete rast .

Pasi ta lexoj mund  te shprehem por gjithsesi une thashe Paradhenie  dhe ky term eshte i pranueshem ndryshe nga Parathenie . Flm smiley

Diktatura është thjesht një pretekst, teatri ku vihen në skenë fantazmat e reales....

Me c'kam ndjekur deri tani pena JUAJ eshte shume cilesore dhe une kaloj ne extrem kur gabojne pena te tilla  ....per kete kerkoj falje , megjithse nuk te prish ndonje pune te mBadHe smiley   

Lejua TUFAVE me Hunj ate me te nxire .

Not fair smiley.

Nqs ju peshqit kuq-e-zi keni ndonje mendje per dhurate Krishtlindje a Thanksgiving a cfare te jete sebepi tani se shpejti te na dergoni ca kopje, hallall muhabeti per librin smiley.

Ndryshe, shkoni mblidhuni ne ndonje kafe a pub (jo atje ku rrihen gjindja lol) e t'ia kercisni muhabetit per shtate pale qejfe, po jo ketu se i bie si tip shif me sycka e plas akuariumi smiley.

Po te behesh e gjalle ndonjehere, pa nje pa dy, ta dergoj une, madje dhe me autograf nga I.K, po deshe. smiley

Si qe puna?  smiley

Gjalle jam une smiley

Uff, me se fundi... Me thave syte, o goc.. dil i here ka nahija tjeter... smiley

Good morning Tirana !

Meqe une vdes per te folur per libra qe nuk i kam lexuar, po ia mbeshtjell edhe njehere :

Thjesht fakti qe Kadare ka humbur ende dhe nja 5-6 muaj duke u marre me periudhen e komunizmit, mua me duket nje dem i vertete. Ka kohe qe pres te na shkruaje diçka ku te mos kete komuniste dhe balliste, zogiste dhe bajraktare, por thjesht njerez, pa kurrrfare bishti. Po pres nje histori te madhe shqiptaresh qe vuajne psh nga rubeola apo nga gripi francez. Ose per nje familje te madhe shqiptare te vendosur ne Paris, ku te kete nje vajze te re dhe te bukur qe bie ne dashuri me nje zezak pallosh dy meter, ose dhe me nje djale te ndrojtur qe "gelltitet" nga nje grua 50 vjeçare arabe, ne ndonje hotel te felliqur te Parisit. Ketu do ta lexoja me deshire. Por sa kohe qe me "perrallis" per Rudianin dhe Rudinen qe s'mund te puthen ne publik ngaqe polici ua shkul veshet, vallahi s'me nxit fare.

E di si eshte puna, shkurt ? Nga Kadare dua nje roman tip "Roth", ku ne te ndjekim nje Nathan Zuckerman hap pas hapi, me dyshimet dhe brengat e tij, me brejtjet e tij te ndergjegjes. Keto gjera me interesojne tmerresisht.

Ika se u bera vone... 

E di çke ti?

Pse nuk bëhesh vetë Kadare? Nga Franca në Tiranë vjen, si ai. Ulu në një kafe si Kadare e qëndise një "Roth". Fundja më mirë bëj një "roth" sesa të shesësh "porth".

 

 lol ne fregjisht Rot(h) quajne gromesimat. 

Pershendetje! Kam disa dite qe po kerkoj mos gjej fjalimin e I. Kadare ne ndonje faqe web, por ende sjam kam dal. Nese ndonje prej jush mund te me adresoj diku do te me ndihmonte shume.

Faleminderit smiley

 

 cilin fjalim ?

"E penguara" nuk mund te kete ndonje lidhje me Drita Comon. Thjesht, eshte e pamundur.

Libri eshte ku e ku me i mire sesa zhgenjimet qe Kadare na dhuroi me "Lulet e ftohta te Marsit", me "Qytetin pa reklama" apo "Hija".

Ama historite e tij me Komitet Qendror, Tiranen e bulevardit, mondanitetin falso e dashnoret qe s'ka liber pa iu bere himn, kane gjetur kreun e vendit edhe ketu, tek "E penguara" e tij e fundit.

Lidhja e fantazmes se drames qe shkruan personazhi me jeten e tij ka qendruar e lidhur ne menyre konstante; por sa e nevojshme eshte ritheksimi i saj...nuk duket shume qarte.

Romani te le bosh....dhe larg nga Tirana e Kadarese.

Duhet rilexuar...por vetem per te qemtuar per justifikime per madheshtine qe pret prej autorit.

 

 

 

Ne keto dite te nginjura me miting dhe poppolitike, u “arratisa”  ne faqet e librit  “E penguara.” Asnje e paparitur befasuese krahasuar me librat e shkruar pas 90. Po ai stil modernist, copezimi  dhe  perzjerja e koheve, ndjenja e ankthit, nje atmosfere angushtie,  me nje muzike funeber ne sfondin e ngrire te kohes.>>

Ne qender te narracionit eshte vendosur shkrimtari me ankthin e tij per shkak te hetimeve nga zyrat e partise dhe strukturat e sigurimit te shtetit. Ashtu si ne jeten reale, Linda B, vajza e internuar diku ne nje province larg kryeqytetit, edhe ne liber qendron ne periferi , ndonese gjithcka vertitet rreth saj.>>

Nuk eshte Konstandini balades qe anulon vdekjen per te mbajtur nje premtim por vajza qe enderron  kancenin, pra vdekjen,  per te shkuar drejt njeriut qe adhuron.>>

> >

Dy  obsesionet e hershme te shkrimtarit : survejimi nga sigurimi shtetit dhe erosi ndaluar ne kete liber nuk jane episode por struktura mbi te cilen ngrihet e gjithe ngrehina e narracionit.>>

Subjekti eshte i thjeshte:Kemi nje dramaturg , pra nje krijues te realizmit socialist i cili me artin dhe famen e tij eshte kthyer ne nje rreze drite , shprese dhe ngushellimi per vajzen e hedhur  ne ferrin e interrnimit.>>

Pasi isha njohur nga shtypi per subjektin dhe permbajtjen romanit, prisja ne fakt nje meditim per raportet e artit dhe shkrimtarit me kohen, sistemin, ideologjine dhe sherbesen e detyruar. Kete pritshmeri ne fakt ma shtiu ne mendje Finisterre e cila ne nje koment permendi se pasi kishte lexuar librin , kishte kupotuar domethenien e  fjaleve te  shkrimtarit me rastin e marrjes se cmimit Princi Asturias.>>

Permes dashurise te mbetur ne tentative , imagjinare apo te njeanshme Rudian- Linda B shkrimtari duket sikur mbron idene se arti qendron pertej ndarjeve klasore dhe, tek e fundit, mbetet nje rreze drite ne burgun e diktatures.Linja logjike ose subjekti sajuar me konfuzon megjithate perseri pohoj se arti, persakohe eshte fiction, ka avantazhin e shperfilljes se ligjeve te logjikes praktike.>>

> >

-Njekohesisht nuk me le rehat ideja se  letersia e realizmit socialist kishte te njejtin efekt si ngushellim dhe ftese lumturie edhe per ata qe diktatura i kishte damkosur si armiqte e saj. Ndryshe si mund te justifikohet ky adhurim deri ne vetevrasje i nje vajze te damkosur si armike pikerisht per autorin-inxhinier te shpirtrave njerzore?? Ndoshta ky eshte efekti i artit te madh, te ngritur mbi ngushtesine afiksuese te kallepeve te realizmit socialist. Dhe kjo padyshim e shpeton Kadarene.>>

 

Spiritus, ajo qe kam dashur te them eshte qe me pak vonese dhe vetem nepermjet ketij libri e kam kuptuar esencen e fjalimit te Kadarese me rastin e marrjes se Cmimit, qe - gjithmone sipas meje - nuk eshte nje fjalim mbi diktaturen dhe shkimtarin, por eshte nje fjalim mbi (pa)mundesine e letersise per te rrokur Realen lacaniane.

Fragmentet e romanit me kafene, dhoma shkrimtaresh e biseda me Sigurimin... gjithmone sipas meje, perdoren nga Kadare sipas modelit te Kunderes. Kundera, sic e dini, ve ne skene ngjarje e pastaj shkeputet prej tyre per t'i analizuar bashke me lexuesin...

dje lexova deri aty nga mesi romanin "e penguara"

zhgenjim total deri tani, me ngjan si vazhdimi i romanit  "hija", por i shkruar thate, shume thate...

gjithashtu vura re shume pakujdesi ne redaktim, m'u duk sikur dhe dora e redaktorit/es kishte ndryshuar...

 

doja te vija .bmp file, po s'di si. o bidrijeeeeee

u have to upload it somewhere baby.

the easiest way i think, is, upload it in facebook, lets say in wall photos, and then copy and paste it here (the picture, not the url). but remember to restrict access to  ur friends, otherwise the whole ppu will see ur pics smiley

largqofte te bej une gjithe kete pune vetem per te ilustruar grafikisht eksperiencen time me 'te panjohuren'. fajin e ka penari qe favorizon fjalen perkundrejt imazhit smiley

flm shume bidrije.

ur welcomed smiley

imazhet jane bela, ngarkese edhe kosto, kshu qe te vret zoti me u anku per tolerancen e penarit smiley 

tani qe e mbarova se lexuari romanin;

pjesa e dyte nuk m'u duk dhe aq keq

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).