Divani i Peshkut - per Sevdallinkat e Sevdallinjte e Bejtes, Kasidese, Gazeles Rubaise dhe faqetrendafilkave
Erdhe o hene te na ndricosh dynjane
Ndricon pashane, po edhe fukarane
S'gjendet fener m'i embel neper nate
Zbardhu o hene, qe te me ndezc sevdane
Fryn nje tufan, zemra sec me ngriu
Zhurma e dimrit vjen qe nga veriu
S'po del me ne verande moj Eftiola
S'ka zog qe te kendoje me ciu ciu
S'te njoh nga afer, po me kane folur mire
Ca shoke te mite, nje darke duke pire
Me thane si Eftiola s'fal me perendia
Sa desha bashke te dy te ishim ...shtrire
Gjemojne rrufete nga mezi i xhadese
Miting ben trendafili kuq more me vese
Derdh lot bilbili per ty o trendafil
Qe rri n'miting e bilbilin le te prese
fh. em. losttext. pf
Perrenjasi kerkon te dije ku eshte bejtja e tij?
postoi: sol-nocturnus
147 Komente
Gjithe naten te kam ndjekur moj Maria
Moj greke e vockel, me bluzen vija vija
Sa shpejt qe bridhke moj te rente flama
Pritme moj pak, moj mos t'u hapte kutia
Ti bridhje neper skerka une vinja prapa
Te lashe dhe avantazh nja dy-tre hapa
Bridh moj Maria se une ia bera vetes
Ta dish mire se c'te gjeti po te kapa
U njojtem bashke ne rrethana romantike
Lexonim letersi bashkekohore artistike
Ne biblioteke me shpatulla pas murit
Te vura, por si ngjala ti me ike
Ishim te vegjel, ende pa masterizuar
Po ti Maria me beje te gezuar
Donja te flinja une, po ku linje ti?
Pasjoni yt i cmendur me mbante zgjuar
qe diten qe ike
qe kur s te kam pare,
tre dit ne protesta
malli me ka marre
besen ta kam dhene
mos ki frik moj vite
nuk ti prek nishanet
pa u hap kutite
kauza qe kemi
do na japi forre
me pc bllokuar,
do shkruaj me dore.
ta dinte jot eme si sillesh
s'e kish lene deren t'i mbillesh *
te mbiste* me duart e saja
sa te te shihte qish* dridhesh
*(y gjirokastrite)
Te dergoi babaj ne gjimnas
Degjon moj, me ti* po flas
mirepo ti neper mitingje
edi ramen ndjek nga pas
Melpomeni c'paske qelluar
Njeqind mije trima rrethuar
Ti ne miting, une ne ballkon
Shkembenim puthje me duar
Tunde moj tunde
kutine me dy funde
magjistrica si tija
nxjerrën djallën nga kutia
Tunde moj tunde
aman moj çe shkunde
rreth e rreth rrethore
viz a viz vizore
Në çadéra të pashë
mbeç i mrekulluar
s'e paç fat të thashë
partinë e gabuar
Të ta them një fjalë
për sol-idaritetin
unë vinjë për ty, ë
ti vinje për edin
me nja dy zoga pëdëje, punsuar ne ministri
Piva sonte nja di birra, o fëhë qe thua ti
po me flisnin per mitingun, sa shume u pat pelqier
u ish dukur me kulture, vec ne mos pacin genjier
Papo ndenjten edhe folen, papo nuk lane hall pa qare
Me thane se parti e tyre, i kish burrat katundare
Aty thane nuk benet seks, benet vetem perdhunim
Ah sikur te mos ish futur dambllamadhi integrim
Po te kishim ne pëdë nja dy si erion veliu
Edi Rama ku do futej, qe te shpetonte i ziu
Te ne rri Shaban Memiu, ose ose Jemin Gjana
Me i bukri neper perla qe ne Tirane sjell Lana
S'lamë byrek në qese
s'lam halle pa qarë
ne Tirane kur fjetem
përgjithnatën e parë
Aty nga mengjesi
kryem do vizita
jo po pamë doktorë
jo po ekspozita
Ne naten e dyte
mbanin rradhe ne hale
me te komisisë
qanim edhe halle
halle jabanxhinjsh
"jam ftohur menderes"
tjetri thosh me vodhen
kutine e gelqeres
ti mbarojne mitingjet
me mire me Kongrese
se t'pagujne Hotel
jo krevat perdhese.
me nja dy zoga pëdëje ,
te qafsha e me dy pika une ty qe sdi si i ve
ma trego pak ti ve edhe une 
Aha Sol. Ma merr ne kthese per bejte. Nuku di ti lidh dy fjale.
Nje "date" me traktoristen heroine
Poezi e realizmit Socialist
Ishte nate dimri
Nje nate e bukur
Pa hene, pa yje
Me shi dhe ftohte
ftohte e lageshti
Ne kinemane e vjeter
ajo ishte prane tij
e ai prane kanoces
per pikat e catise.
Te dua qene
i thote me dashuri
Dhe une zagar i qelbur
thote ajo me egersi
Ai shtangu i lumtur
nje gelbaze i erdh ne goje
Dhe filmi u nderpre
u hapen dritat
Dikush shau nga nena
nga motra shau ajo
Ndersa ai i lumtur
ne ujin e kanoces
shikonte si valezonin
gelbaza dhe syte e saj
syte e se dashures
traktoristes heroine
Simfoni per bejte dhe kuti!
Na kishim munguar bejtet. Bravo cuna.
t'u befte dita njemije o sol
kur jam bere edhe une bejte-dashese ( qe gjate gjithe jetes sime i kam urryer ekstremisht ) besoj nuk do mbetet njeri pa i pelqyer
Ja ca bejte me spec, por jo ne qull :
Kjo flo-floja me flamur te kuq
s'kam idene me ke eshte puq
ka mundesi me asnjeri ne toke
se ka mbete pa asnje flok ne koke.
Refreni :
Po ti hurbo ç'dreqin ke qe kruhesh
a nuk eshte me mire te rruhesh
se te kane ftuar nja dy shoqe te mira
per te bere llogje dhe kthyer ca birra.
strofa e II
Shih tani kur te rrudhe vetullat flo-floja
e te mallkoje gjithe ç'permban Tropoja
Hurbinek, ti mos pafsh dite te bardhe
se me ngeli ne fyt dhe nje cope dardhe.
Refreni :
Ani bre shoqe ti kjofsh bekue
çka po t'vyn me u marr me mue
a s'pe sheh qi jam pa ferra
se tan jeten kam nejt me shterra.
______
Epilog :
"U ngrita, u lava, shkova". - Proverbe anonime latine.
Me pelqen Divani i Peshkut!!!!! Rrofsh Sol-
si e ke hallin hurb ?
te kerkoi njeri bejte ? ashtu jam une, "e papuqshme e mbi te gjitha jashte gardhit tend kukullor"
p.s
me marrsh te keqen e flokeve se i kam marshallah
Bejtet e mia po ua besoj ca esnafeve.
Omar Khajam - Shqiperuar: Fan Noli
Rubajit e Verës
Natën kur po flinja, më tha shpirti: "Pi!
në gjumë dhe në Varr s'ka lumëri;
Ngreh-u! Sa rron, zvras kupa dhe puth Çupa!
Ke shekuj që të flesh nw qetësi."
Në ëndërr, kur Agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
"Çohuni, djem, e Verë sillnani,
Se fati na e thau lëngun sonte."
Dhe posa në Tavernën këndoj gjeli,
Besnikët jashtë thirrë: "Portat çel-i"!
E shkurtër është Jeta, ja u-mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas të vjeli.
U bëra prapë djal'i ri: Sill Verë!
Kërcenj me flag' e lumëri: Sill Verë!
S'ka gjë në qoft e hidhur, mor Sakì,
Si jeta ime në Persì: Sill Verë!
Sakinjtë derdhin Ver' e vala Rrushi,
në zëmrat shuajn' afsh' e avull prushi:
Lavdi, o Zot, se dhe këtë ballsam
Që na shëroj e me shëndet na mbushi.
Ah, mbushni Kupat! Zëmra na thërret,
Se koha nëpër këmbë po na shket;
E djeshmja vdiq, e nesërmja s'na gjen;
Ç'mërziti kur e sotmja ka lezèt?
Po bej ca vargje per Irisin, pa nami te behet. Po bie nje shi ketej, shuuuume i bukur. Qielli ka marre ngjyre te perhime, gjethet e kalbura jane palosur ende me shume, kane bere nje si lloj llaçi gjethesh, dhe shtogu perpara ferkon duart se shi do te thote rritje. Mire.
Poezia :
Njedizaj, tek kalonja i stolisur,
lidhka te holla ne kepucka te zeza
seç me ra nje e zalisur
Pashe Irisken tek Hotel Peza.
E i thirra me ze te larte,
Ndalu çupe, ti ndalu pak
kete rradhe do flas pa karte
pse me mban ti kaq inat ?
Dhe Irisk' e bukur hireplote,
buzeqeshi porsi nje flutur
a ç'ia keput dhe ti kaq kot
nuk te dinja kaq te humbur.
Refreni :
Shi po bie, sa po ia luan fene
E tenxherja vershellen ne zjarr
a i kam lare une ato ene
a veç kur te me vije dita per ne varr.
E bukur Hurbo.
ika neper bote
larg neper kurbete
kauzen e madhe
e mora me vete
si argat punoj
ndjek edhe ca kurse
mesova anglishten
tash dhe gjuhen ruse
mbi te gjith sevdate
un kam politiken
specialist i regjur
jam per opoziten
e ndjek situaten
ndjej nga vjen rreziku
kur s kam argumenta
perdor gjethe fiku
gishtat mu ben kallo
blogut i nxjerr shkumen
per hallet e mija
nuk e rruaj sumen
c po na shohin veshet
c na degjojne site
plac o Edi Romi
plac moj opozite
kutite ne u hapcin
lumi do na mar
me llastik te brekve
veten do ta var,
hahahahaah spiritus
Hi Flo, atmosfere festive, vakt baromi, dmth duhet me u melcu me gjona t omla sic thojn tironsit
me kujtoi ate: vare veten me kollare o dino, shoqeria ty s'ta fal e o dino
per mendimin tim
vendin e pare ne bejte e ka soli, po ti i qendron shume prane ne vendin e dyte
Rrofsh per dekoraten se veresie punojme
Ne divan te peshkut
mbledhur sevdalinjte
ca hedhin romuze
ca bejn politike
Faqetrendafilkat
vijne naze naze
ca jan buk e vjeter
ca te reja taze
kur mergojne muzat
kendon pipizani
me bejte dhe cupa
sic thote dhe Kajami
dhe hapet dollia
ngrihen miresite
cupat u gajasen
tud e shkund stolite
dollibash eshte Soli
violin e pare
bejtet plot me eros
te vjen per te qare.
neve me te vjetrit
sa kemi takatin
per ti dhen pak ritem
presim emigrantin
ne i doni bejtet
me piper dhe kripe
prsni, vjen fehe-ja
mbi gjith sevdallinjte
ky divan i embel
pret zonjen Bedrije
qoka nga Idrizi
fjala i ka hije..
edhe ti moj FLO
thuaj ndonje fjale
rubai, gazele
te dal, ku te dale.
Shoqja sekretare
ku po e mban vrapin?
Të shoh Kryetarin
Atë më të gjatin!
***
Na ka thirr të gjithave
të hapim kutinë
Por une e kam zgjedhur
do të ndjell Salinë
***
Sepse Josefines
ia kam bërë benë
Na e shet Salinë
si për Skënderbenë
***
Kryetari ynë
është goxha gjatosh
Dhe e ka mblloisur
me Doçin Gramoz
***
Kutinë do ta hapim
pa një e pa dy
Se aty rri fshehur
Kryetar' i Ri
***
Hesht moj Sekretare,
hesht moj e ururar
Se po ma ka ënda
të të shtrydh ndër duar
***
Të të shrydh ndër duar
ja ashtu shqiptarçe
Ty moj Sekretarkë
në të pash përballçe
***
po pse prape me kuti?!!!!
Kutija dhe xhibi me jane bere sinonime te njera-tjetres dhe me kujtohet filmi "Rrethi i Kujteses" (Rrethiiii - Kutiaaaa! 

7 pa 4 ora>>
paska ike treni>>
qenka tha pazari>>
per pula ostreni>>
> >
kush ka thonj te gjata>>
qeron portokalle>>
qysh e mban Barjamin>>
biçikletë rrangalle>>
> >
Kadaif lace>tiranelace>>>
500-she tepsia>>
Na u shtuan festat>>
Edhe popullsia>>
> >
Gju me gju me gocat>>
Feston Sol bandilli>>
Sharton trendafillkën>>
Me gem lace>karajlace>filli>>
> >
Sallaks dhe i mëngjër>>
E ka zët të djathtën>>
Fillozof për kuaj>>
Pimp my Sharabajkën
>>
çë
Ja dhe sof'r e Peshkut
me bejte rrethuar
Hidh e prit romuze
si të përvëluar
***
Seç u poqën fjalët
kapërthyell Nëntori
Duket u mbars mali
por një Mi na polli
***
Ejani t'ia themi
bejteve me rradhë
kush me krikëll birre
kush një çanak dhallë
***
T'i këndojme Dylqinjës
edhe dashurive
Le ta bëjmë Peshkun
vat'r t'sevdallinjve
***
Unë dorashkën time
ja jua lëshova
Bujrum në Mejdan
bandillë e belholla
***
"T'i këndojme Dylqinjës
edhe dashurive
Le ta bëjmë Peshkun
varr të sevdallinjve"
e fundit se erdh puna
___
Sa vjom ka balena>>
Se shkrin dot tate>lace>kanlace>tate>ili>>
Drita që na qorri>>
Tymi që na nxini>>
> >
Dylqinja dhe Dyli>>
Kon përmys i kafe>>
lace>Polace> thojke, dashnija>>
Nuk bohet me llafe>>
> >
Ki non lavora>>
S’ka pt’bo hiç amore>>
Ku e thot ne taljoni>>
Do t’jet gjo maxhore>>
(kinse: parimore)>>
Qe dashni do bohet
As topi sun e lun
Pse kot osh vesh goca
sot me minifun?
Me ose pa pune
Me dhe pa zanat
Do bohet dashni
Se e kerkojne grate
Se neve si burra
mund dhe te pertojme
Pika qe s'na bie
Se nga grate rrojme
Kshu esht kur humbet
energjine vitale
Gjer n'diten e trete
pa vajtur ne hale
Libido eshte rritur
dhe s po nxjerrim ze
po na tallin grate
hidhu o fëhë
Se s ka kuptim jeta
vetem thanatos
nuk hahet melcia
pa nje gote kos
fundvjeshta e trete
sapo kish filluar
na gjeti poete
me vegla ne duar
ne do ta kerkojme
ktu te drejtat tona
birrat pa kufi
seksin me tallona
Pse moj trendafile
te jane skuqur faqet
une me shpulle te rashe
vetem nga mullaqet
ke te drejten tende
sic thote dhe helsinki
por sonte do s'do
do behemi kinky
o moj Xhamfize
E bij e Hasanit
Ja nxuare per hundesh
Zemberen jaranit
O moj xhamfize
ballene stolisur
cfare te ka kutia
kush ta paska grisur
hundezen e drejte
si tunel i thirrës
qerpikne e kthyer
kush s'ja do te mirës
llerene te bardhe
qe te verbon site
buzene te embel
te te ngece ne fit
sisete te forta
ne masen e duhur
flokete me zbokt
porsi qumesh pluhur
c te te them i ziu
c te te them mjerani
mu rrit super ego
sa s'ma nxe tavani
c pate Finistere
c qe kjo fjal gastare,
sevdallinjti i preve
kur permende varre
c do te ishte jeta
pa sevda, pa cupa?
c do te behej peshku
po te kish vec luspa?
trendafil i bukur
shko ku ta ka enda
ler ketu petalet
andej shpo me gjemba
Ky divan i shtruar
nuk shperndan diploma
i kerkon bandillet
te tipit Paloma.
je goc e kenduar
trendafil baceje
jeta eshte e shkurter
castin fort mbertheje
ajo qe ka ikur
iku dhe s ka kthim
neser ku i dihet
ka edhe miting
bejtet kane brenda
romuze me kripe
bujrum ne divan
ulu, rri pa frike.
Aha, Spiritus, per bejte s'me ke... S'ia thek fare!
S'doja t'ju prisja hovin, me shaka e kisha. Po packa se ja ku e fitova nje vjershe. Do ta printoj e "do ta varr" ne mur. Hera e pare qe dikush me thur bejte. Poezi po, po vjersha ncuq! Jam e nerume! sic i thoni ju t'Peshkut... Rrofsh!
po c thua a derezi
ku ka sot dashuri
iku vate romantika
fuqin e ka mar Marika
Marika eshte topmodele
ndizet dhe pa pat kandele
eros na ka ardh tek gryka
zili na ka Amerika.
Hajdargerin kur lexuam
qenien tone e kuptuam
por me shum njohim tabanin
gjurm me gjurm ndjekim Kajamin
bota kot ne na ka share
jemi popull i pappare
nga te gjith gjerat qe feksin
ne me shum pelqejme seksin.
C kuptim paska dashuria
si lindi filosofia?
keto le ti studjoj bota
ne po vujm si shpiket rrota.
Kapercej fusha
Kapercej male
Dashnorit/es ne faqe
m'i dolen urtikale.
Une do ia kercas gegshe, per Finisterren :
Ani çiko kah je tuj shkue,
me njato faqe porsi ftue,
a thu mu di me m'ngushllue
dy fjale t'ambla me mi fishllue
me dy t'puthme me m'mkue
porsi fmine tuj ledhatue
tuj buzqesh e tuj lazdrue
me mahi e me sy tuj gzue
hurbinekun un fort e due.
Se djal i mir' fort ka qillue
n'at nahije besa asht i pari
djal azgan e boll per s'mbari
qi veç mue m'ka dashurue
e perjet' na me bashkjetue.
Hajt se po ta quaj o Hurbi, vetem se ty s'ta kam shume besen
Se je nje cikez don Giovanni ti me ato letrat e tua te dashurise e me the e te thashe!!!
Heu ! qe besa m'ka dal' zan' i zi
e s'po gjej un' vend ku me u shti
Finisterra asht kah tuj u friksue
mos Hurb' djali ka me e lshue
Hajde nuse t'folim rrafsh
per njat hater t'shkretit afsh
qi fort hijshem na ka pushtue
tuj shku udhes tuj u perqafue
njani-tjetrit tuj e besatue
per njat' diell e per njat' hanë
ska njeri n'bote qi ne na ndan.
Hahahaha, Spiritus! T'vika dora dhe kemba per bejte. Fantastike!!
Eja Finisterre
thuri nja dy vargje
Mos ji nazelie
se ke brum' në magje
***
Se kjo Xamfizeja
na i ndjell djelmoshat
Që këtu te Peshku
janë si kaposhat
***
Eja Finisterre
mos na ler në baltë
Jemi si Ariu
të etur për mjaltë
***
Se po s'erdhe Ti
do të vijë Bedrija
Sapo të mbarojë
punët ke komshia
***
Kjo Xhamfizja jonë
e bij' e Hasanit
Fsheh një Xhephane
aty poshtë fustanit
***
Xhephane e Xhemfos
si e hallë Esmasë
Na i bëri djemtë
T'ia lypin pa masë
***
Ja kur të vijë Xhibi
me kuti në dorë
Iu ka qep Bedrijes
por më kot, i gjorë
***
Sepse kjo Bedrija
osht e qume fort
Ndaj të gjithë e duan
sot edhe nga mot
***
Se po s'erdh Bedrija
do të vijë Idrizi
Me fjalë shpotitëse
porsi gjemb murrizi
***
hahhaaaa SYRI .good
Peshkataret tona
ku na janë tret'
Veç fh s'mjafton
ku je çupka Bletë?
***
Djemt' u përgjëruan
për pak erë sevdaje
Porse peshkataret
s'ua varin fare
***
Mirseerdhe moj La Rosee
gonxhe simbol i partise
ja nje bejte shtruar shtruar
dhe per ty po e qendise
Ne kte pellg te bekuar
dukesh rrall e me te rall
po kur shkruan ngul pineska
penen bere me sterrall
nuk di c nur te ka dhen Zoti
bojalleshe apo lastare,
po nga larg si xixellonje
leshon drit e s shuhesh fare.
goc e qut dhe simpatike
sa zili te kan me plakat
po e lej me kaq, se thone..
plasen kendej cokollatat
PS:miqesisht
Hahahaha!
Obobo ky Peshku n'qafe me mori mue
dy bejte t'shkruj po don me m'detyrue
oreksin sec ma hapi rima me kryqzue
si n'duel t'qemotit burrat me rrenue.
Se jo vetem per Hajdeger gocat dijn' me fol
per qenie e per mortje, per sì e per bemol
Kush diten ma t'funit kallet per m'e pleqnue
t'tjerat i kjan fare, rrota e kanare, th'llanxa e behare.
Desh zoti ky forumi virtual na paska qellue
e kerrkush n'fytyre n'ket' din s'me pau mue
Spiritus c'me bane me trandofillen jarane
faqkat sec m'i skuqe mu si ne mejhane.
drandofillen tande jarane hmmmmm me likes
hahaha FIN ja pra qe beke bejte dhe shum te bukura ne gegnisht
qenke goce namusqare /as e vogel as e madhe
Sol mos luj po çohu>>
Se tu njit divoni>>
Hap naj brimë tuneli>>
Vroj ka lace>Elbalace>soni>>
> >
Vrije moj mavrije>>
Gjumin me mejtime>>
Lëre Hajdegernë >>
Merr rradaken time>>
> >
Se s’mu dashka nami>>
Se s’mu dashka jeta>>
Sa mu dashka syni>>
Kur tu trashka vetlla>>
> >
Saluto nizamët>>
Hello-ut e turqjet-at>>
Gjith voj e t’pabome>>
Na i hoqe petllat>>
po pra po dhe ja po thur edhe nga nje per Hurbin dhe Syrin, se dua ta mbaj mire edhe me ata. keshtu si po vene punet politikisht...
Hahaha, konkurence e gjalle! Flor na shkrive, une po bej tifozllik e po ndihem si ne stadium. Fin, qendise sic di ti
Rrofsh oj Finisterre
më paç e të paça
Kështu ka lezet
jo si më përpara
***
Tani seç më ngute
dhe po e mbaj frymën
Sepse bejtes tënde
i dëgjoj tringllimën
***
Hallall i ka paret
dhe ky interneti
Se virtualisht
bohet dhe adeti
***
Ja dhe Syn' e bukur
te vetem s'e lashe
e thene s'paskesh qene
pa veten le te vras.
Shume do t'me kushtoje
sublimja sakrifice
nga siklet'i i madh
floket me kafice
oh sec do t'i kap
pa frike e pa dert
librat do t'i hap.
Se ky ves'i ri
oh bishtin c'ma zuri
medet oh per leshna
me shkoi edhe bollguri.
Na lini mo cuna
darkne te sajoj
vjen burri nga puna
shqiptaren te levdoje.
Po c'e do k'saj here
tradhtarke e zbuloi
“Te tille s'te paskam ditur
peshkatare moj!”
PPU-ja nuk ka bese
eshte ne dore te fshesaxhijve
kur mos ju befshim pjese
ne shtepine e xhixhilijve.
X
E kishim per bukuri
nje rubrike si ndozot
me bejte nga sevdallij
ku ndriste xixellonja sol
X
Ju rencin qimet si flokt e Meros
qe na i hoqen prej se dieles
po mbillni fare e ushqemeni perseri
dhe shihni po s'qesh prezent edhe tek sevdallijte
ishim mir ke zoti,
as na prishej gjiza
kur ja, s deshi fati
plasi prape kriza...
ku vall i ka rrenjet,
ku do ti dal tymi?
kot pyes, per zotin
ndoshta ma thot FIN -i
edhe ne s ma thote
mendjen e kam mbledhur
do te dal ne male
krizes per t ja hedhur.
si te paret tane
do futem ne shpella
ne paca pak fat
do me vij dhe bela.
Ku ka si natyra
ne liri te plote
e ka then Rusoi
ja, per kete gote.
dhe ju ju bej thirrje
nuk eshte politike,
dilni ne natyre,
boll me retorike
Mos moj Finisterre,
c'të zë ajo gojë
vetvrasjet te Peshku
janë me pasojë
***
Unë të kërkoj ndjesë
që dogje bollgurin
Por nuk jam unë shkaku
pse "tradhtove" burrin
***
Ty t'faleminderit
për bejten e e sodit
Do të jem mirnjohës
sot edha kah motit
***
Na rruat gllaznosti >>
Na rruat perestrojka>>
Sol, si kamasutra>>
Politika u bojka>>
> >
Per ket stil t’ri>>
Paske qen batall>>
U shpik pozicioni>>
Alla – radikal>>
> >
Efendia juj>>
E ke shpik kastile>>
Je ekstrem z.Lam>>
lace>Polace> e bën me hile>>
> >
Sol, s’po vje e ardhmja>>
Prej t’sotmes futile>>
E ma mçef koburen>>
Poshtë vezëve në kaçile>>
Dy fjale per Hurbin
s'kam si e harroj
shoke per koke e kam
Hajdeger diskutoj.
Se edhe Parisne
qe te dy e duam
dhe ketu te Peshku
miqesi filluam.
Per inat te frengut
ne Tirane qelluam
nje Panair libror
o sec vizituam!
Vetem jo nuk qeme
mendjen kot per keq
se parim i shndosh
te dyve na udhheq.
Le qe nja dy shoqka
shoqeri na bene
nga nje gote me vere
ne gryke e patme shtene.
Bej force lum miku
mos lujm' nga istikami
shpresen mos ta humbin
pa le te behet nami.
Librat me te mire
ne shqip t'i ngethejme
poshte amatorizmi
bashke me korifejte.
Po qe besa e Zotit, ti mire e ke ftillue,
se do vjet t'mira, n'Tirane i kem kalue,
e malli m'kish marre, dike me e takue
e nji gote t'amshume, per me e shijue
n'shoqni t'mire besa, te dy kem qillue
tak e tak me fjale, fort jem ngacmue
e kur erdh' me u nda, besa jem perqafue,
paj kesh tuj u korite, nji lot desh me pshtue,
gajret i dhashe vetit, s'ban burri si grue
se çikat e mira prape ke me i takue,
veç pre bileten, e n'avion me fluturue,
e faqe m'faqe me to, ti besa ke me shkue.
pres bandillin më të errur,
hap të gjatë e pushkën ngrehur
tek kalon mbi vreshtën tënë
harroi të ma bënj me shënjë?
a të dal në oborr vallë?
a të pres gurin stërrall
një shkëndijë të më nxjerrë
a në penxhere të më bjerë
a të pres flladin e darkës
të shuajë thëngjijt e vatrës
mbase pret pulat të flenë
se po mori fjala dhenë
më coptuan e mjera unë
në dhe të gjallë më vunë
pres e pres e terri ra
shënjë nga bandilli s’ka
dal medemek gjer në katua
vërtitem ashtu në të shuar
kerkoj bandill e bandill s’gjej
futem në shtroje e bie të fle
pas ca kohe çoç dëgjoj
edhe ngrihem të shikoj
mbase bandilli u kujtua
e vjen të më takojë mua
zbathur heshtur vidhem jashtë
bandilli me fqinjën bashkë
poshtë mënit kokolepsur
gjysma shtrirë, gjysma xheshur
mbyll derën e shkoj e shtrihem
në ëndërr me veten të zihem
Vjen nga fund i botes
dy vargje s'i shkruan
c'ke moj finisterrë
me bejtexhinë luan
Jam nje djale i ri
i thjeshte si vete jeta
degjomi ti llafet
se flet e verteta
poezia rrjedh
si ujet ne tomorr
ritmi eshte i shpejte
elektromotorr
vargje shkruan sot
edhe spiritusi
flet porsi sokrati
iu ka ftof termusi
bejtene e luan
edhe syri bukur
vetem emigranti
se ku qenka zhdukur
jam ende ne zyre
me ka marre malli
te shoh pak natyre
arome kackavalli
arome trendeline
shpirti im je ti
hajde te te shoh
c po fsheh nden kuti
perse me mashtron
perse me genjen
cun bob porsi une
vec nje here gjen
I lexonj gazetat
Gazetari shpif
Hajde moj e dashur
Te hame kadaif
Fike dixhitalbin
Se s duroj dot me
Futu ne krevat
Dhe mos bej me ze
Jete monotone
Jallane dynja
Me gocn e gjitones
Kam rene ne sevda
Goca e gjitones
Ia thone Daniela
Fustanin e shkurter
Kembet kacurrela
N fakultet kur shkon
Sikur tundet vendi
Shallin burberry
edhe canten fendi
eshte pedagoge
jep lende te veshtire
shkrim akademik
E mire o mire
Hajde moj e vogel
Faqeakullore
Mesojme metodat
E punes shkencore
po pse more sol
na paske sevda
me danjelën ti
kaçurelseja
pse nuku ia thua
nuk ia deklaron
harxhon kohë në peshk
tymra me rigon
mirë ne të tjerët
që s'na e var kush
po ti të paktën digje
bëje flakë e prush
zërin ta dëgjojmë
si goditje tastiere
hajde mbarë të vaftë
me Danja-kaçurrelen
Kush s'ta var ty bre ate e shitofte zana,
se m'bane me u çu e me shku te thana,
e me e nxjerr nji thuper o t'holle porsi teli,
e me i hy jaranit tand qi fryhet si gjeli,
"A s'pe sheh bre pizeveng, bleten tuj t'prit'
tuj u zbukurue e si shtog q'asht rrit'
veç per ty hajvan, se tjeterkand ajo s'don
haram buka e kallamoqit e tambli me bidon."
Ishte dit' e marte
Dite jo fort e mire
Bashke me Ardit Raden
Pime nga nje birre
Kishte rene muzgu
Te stacioni trenit
Poshte nja dy jevgj
I binin Legenit
Legenit te care
Te plastikes Durres
Nga cepi i rruges
Vjen arome e shurres
Keto jane pasojat
Tre dite miting
Ndoqem Edi Ramen
Me Erionin king
Eh mor Edi Rama
C na preve ne bese
tre dite ne miting
S na the mirmengjes
Shofim nga ballkoni
Studentet n'konvikt
Mua m'ra tensioni
Rades i ra t'fikt
Dhimbja e stomakut
eshte gjithnje prezente
Na kapi gastriti
per nje cike studente
Per krizen se kush foli
ne male don te dale
makinen don ta shese
e te shetise me kale.
Po krizes s'ia kam ngene
se Sol nokturni po shkrun
bejtet pa c'i qendis
pergjigje ato dun.
Pa c'na i kendon
nje cupe si Daniela
gjitone e ka
me kembet kacurrela.
Me rrobet e firmume
c'e paska zon sevdaja
pa kam frik' gjith' hallin
e paska te mamaja.
Ma boj hallall pergjigjen
Sol bejtexhiu
po se c'mpaska hyp
frymzim prej jabanxhiu.
I thava kembet
se corape s'vesha
Danielen te konkurroja
me dekoltene desha.
njezet vjet reforma
vazhdon pjerestrojka
s'maro tranzicioni
Dhe pse poplli s'dojka
u kishte bo mire
t'ishim kone nordike
do kishim pi birre
s do kishim pas frike
do i kishim gocat
qe te gjitha bjonde
cunat si genc pollo
do te ishin sonte
po ne kshu si ina
nuk ina fort keq
kina mesdhetare
s'kina per te heq
kina kacurrelce
kina ne ezmere
vdeksha un per ty
e bukra Sheqere
kina syzeza
kina leshtore
kina qejflie
per punedore
me mire se m zvicerr
jetojme na sot
i kina femnat
me i qa me lot
Këmbët kaçurrela
kjo Daniela jonë
Thuj mos përdor Astra
përdor Wilkinson
***
Lëre Dixhitalbin
ai s'të ka faj
Merru me Danielën
është më kollaj
***
Emon e kanë zënë
duke lexu Peshkun
Dhe Bossi i tha
mblidhe tepelekun
***
Emo e ka mendjen
veç te statistika
Për bejtet e Peshkut
sot nuk po ia hiqka
***
T'i bejme thashe dhe Emit
nje bejte ne mungese
se henat Jupiterit
i vjedh me telekineze.
Vujtje t'pasherume
mendova paska cuni
te mbushe njehere dhemballen
pastaj ta zere gjumi.
Mos i shpenzo ndjenjat
Emigrant djali
per carcafe kentauresh
dentistet s'i merr malli.
Me statistike e kam
perfundim e nxora
vajzuket s'dun paciente
e zemra te perkora.
Figurat retorike
vec Peshkut i kane hije
pse mcefesh Emo djali
dil o ksaj nahije.
mu ne bash te vendit
c'qenkan mbledh do peshq
kenge se c'po thurin
vec vallen kush e heq?
dollibash na qenka
Soli me Markuze
pas e ndjek fehe-ja
o me gjuhen shpuze.
Oh, dhe Finisterre
dorashken se c'e hodhi
po Hurb -Hajdegeri
ne mejdan nuk dolli.
bletez, o moj bletez,
mjalte me je ti
per Syrin e bukur
c'me thur poezi!
shijeholle c'me je
ti, o spiritus
dhe kur me thur bejte
Rusone s'e harron.
ja, me kaq e pat
dhe talenti im
frymezimi iku
tok me rinin'.
nje gote vere po kthej
krejt o ne vetmi
rrofte o moj peshku
qe na bo shoqni...
Hajde frymezim hajde.
Mi shef femnat Sol-i>>
O permes riviste>>
Fort e eksitojn>>
Tablote soc-realiste>>
> >
O asaj shpirtkazmëz>>
I ja ka vu synin>>
Me pushke e me liber>>
lace>Polace> s’i ka vu drynin>>
> >
Asaj shpatullgjërës>>
Hundë matrapik>>
Faqe kartoxhestones>>
Me dhëmbë hermetik>>
> >
Me duart plot muskuj >>
Për çështje praktike>>
Fanar syndriçues>>
Për qejfe teorike>>
> >
Qi ja tregon rrugën>>
Kufirin te lace>thanalace>>>
Destinacion egzotik>>
Tirana dhe lace>Havanalace>>>
Me fh-ne po mbyll
per sonte hesapet
s'po dua t'i kyç
per fare qitapet.
Mardhifen ne kto rimat
s'jan msue me dale
e zoja don me darkue
Peshku e mban me fjale.
Po ja qe ku betohem
jap fjalen e Partis'
forumit do t'i kthehem
sa hallet te bitis...
Naten e mire europianeve...! ciao Ana...
Ciao cara, come stai?
una buon'amica
per me sempre
tu sarai.
lascio perdere i versi,
meglio così,
buona notte e sogni d'or'
carissima Finì!
kesha nja dy llafe
Mondes me ia then',
porosia tende
vajti moj ne vend!
mjalti i geshtenjave
ne fushe, moj zbriti
gishtin se c'e ngjeva
durimi s'me priti.
mjalte geshtejash bjeshke
qe te shkrin ne goje
idhnimin moj Monde,
sec ta heq me dore.
Thanks again, honey!
Ndaj s'me del nga nahija tjeter, se ke rene ne mjalt
.
Edhe bejtet jane per te qeshur, jo per te na prekur ....
xhan xhan shume
.
e po, ti e di,
kur me kap trishtimi,
behem karagjoze,
ne djall vafte
dhe jeta serioze...
iris, c'te te them o xhan,
nje tango labce
dhe per ty e kam.
kurdisur sot jam
po faj nuk kam shume,
poezite e Avos
ma bene shpirtin uje.
Qenke kurdisur qamet sot
Qenkan mbledhë qejflinjtë
Dhe na shkruakan bejte
Harrojnë"faqezinjtë"
Që kam një sepete.
Një sepete plot
Pak t'i hap kapakun
Do të shihni sa kot
Kot "harxhoni" vargun.
Me nam qenka "soli"
Apo zoti Spirtus
Ka harruar "robi"
Që unë jam Firdus?!!!
Unë jam "Firdus?!"
Po jam dhe "Saadi?!"
Ore Spiritus
Më njeh mua ti?
Unë vërtet jam plak
Po jam sevdalli
Se di të marrë hak
Sado pleqërii.
Po kur thonë për Solin
Na qenka me nam
Po "ku pyes unë për Solin?!"
Unë vet jam"Khajam?!".
Domethënë,harruat
Që qenkam unë gjallë
Vargun nuk ma çmuat
"Ka si unë,vallë?!"
Në se unë kam heshtur,
S'më lë pleqëria
Akoma s'kam vdekur
Ta dijë njerëzia.
Ata që më njohin
Të ma bëjnë hallall
Solin,Spiritusin
"Do t'i ha të gjallë".
Ku njoh unë rivalë
Plot kam një sepete
Jam me"yll në ballë"
Për të shkruar bejte.
Kaq për këtë radhë
Si plak,unë kam cipë
Ma bëni hallall
"Mburrjen"...edhe pikë.
Mjaltë prej gështenjash
opo mjaltë bjeshke
Kështu dashka Ana
të na bëjë bejte
***
Po ti o moj Mondë
në ç'nahije qënke
Fol moj e uruar
fol për kokën tënde
***
Iku Finisterre
dhe na la jetimë
Tutje Bulevardit
i bien në një vrimë
***
Po Bedrija vallë
ku të na jetë futur
Thua në kuti
me Xhibin janë strukur?
***
Ja kaq ishte ora
dhe për bejtexhinjtë
Do shkruhemi prapë
se është Çampjons Ligë
***
edhe kur te kalbem ne ate varr te zi
dhe te behem pluhur e hi
merrmeni ,mbrumeni
bemeni poce
mbushmeni me raki
dhe shihni po su ngjalla perseri
I lodhur, te treten dite, u ula ne divan,
le t'i binte gjithe vendit flama,
vec te enderroja me shoke, kur si shejtan
ne enderr na doli Edi Rama.
"Pa shif, pa shif ku qeki mcef,
ne divan ulur e llafi per qejf,
t'u hedh te embelit rromuza,
se u lodhet t'u hap kuti me topuza!!!???
Cohuni bre derra dhe dilni ke sheshi,
harrojini keto peshperima tek veshi,
me bejte nuk bohet demokracia,
ore palla, do iu lej sala pa shpia!!!"
Keshtu foli Rama edhe doli,
te takonte nje minister portofoli,
por une po rri ketu tek divani,
ejani miq, dhe bejte ejani.
Ksajt gegnishtes, sall une i vikam hakut. Ani bre, u ba.
________
Ngoni burra ngoni vllazni,
n'pun kutinash s'do m'u perzi
me hajvana mos shtini mend
p'i baj Bedrijes nji byth' vend.
gegnishtes se kujt mer, se gegnishten qe njof une, i vje anash ti
.
Ehhh, qe s'ia thom per bejte, i ziu ti cfare te kisha punuar
.
Aj bre çiko ti shka po thue
pse po don brinat me krue
je kah m'ban me t'pshtete per ziti
mos me e dit' kah t'del shpirti.
tyyyt gegnishte lekbibajsh
"shka po thue"
te dalte shpirti n'selamet jarabi, me shkrive
.
Jo po prit shka tha jarani
se mu kot s'm'ka dal' nami
syte e Mond's tan me bishta
Hurbinekut p'ja ban me gishta
Hurbinek ti lum zotnia
a po vjen der' te kumria
se per ty m'ka zan' dashnia
ja t'marr ty ja rrxohet shpia.
Ma ke gjet piken e dobet* mer, qe te rente catia e shpis kreve inshallah
*dashni n'gegnisht
.
Kjo dashnia e lumnueme
n'ball' ti ve nja dy kume
Ferrti-ferrti bishti i çikes
hajt he dreq bjeri pikes
se s'po muj ma me durue
kape jaranin sa pa shkue
s'edhe hana s'ban pa dillin
pa dil çik' e kqyre qillin
a kem gja per ket' pranvere
tan' luleve tuj'u marr' ere
qafe per qafe e trupat ngjitun
tuj qit' short kush me hipun
n'kshteje çiko, mos u harlis
ani pse dukem si pis.
sa mir o ka t fol cuca hurbinek o gjal
dashnia po bjen si drita nalt n'mal
sun po du me hi m'sekelldine tuj
jom ka du me pa, qy t di shka te shkruj
monda asht e mir, cika njatij labit
shkelqen porsi dielli majes se korabit
bahu pra i gjall, mos e lan me t'hik
futja pra do spica, ngom dhe mu or mik
ngom mu se dashnia sun ta njef krahinen
mir me pa shqiptaren, mir me pa dhe shkinen
po ma mir se monda s'a tanush e knjazit
hika un njitash, se po plas marazit
Tjeta Perparim
ku je mik i vjeter,
s te kemi harruar,
te kemi ne "leter"
Dollibashi yne,
djal e deli djale,
iku me Danielen,
nuk te coi fjale.
nuk ka faj rinia,
koha eshte trazuar,
nisesh per sevda
del si qethur, rruar.
Ti esnaf i bejtes,
duku me te rralle,
here me nga nje bejte,
here me nga nje fjale.
Do marrë shkopin t'i përzë
Një nga një,gjithë bejtexhinjtë
Se inati hiç s'më lë
Do t'u vë,kur thonë,kufinë.
Do t'u vë kufinë tek thana
Se si unë nuk ka "yrnek"
As që pyes se ç'thotë "dërzhava"
Se më kot nuk zbraz dyfek.
Hyberneku rri në Francë
Dhe bën bejte gegërisht
Unë e marrë e çoi në Has
Që t'i bjerë çiftelisë.
Se nuk dua të logoris
("As kurkush s'këndon si unë?!!!"
Toskërisht a gegërisht
Di si ndreqen ato "punë"
Po kur dalin dhe ca femra
Dhe më bëjnë mua karshillëk?
Këtë radhë nuk u vë emra
Jam hazër,t'u them:"Jazëk?!!!"
Bejtet janë veç për burrat
A e dini historinë?
Ha-ha gratë bëjnë si burrat
Bejtexhi humbët burrërinë.
Jam Nezimi nga Berati
Sado që jam nga Fieri
Në se plasni nga inati,
Jam Hasan Zyko Kamberi.
Epo flisni! Doni më?
Jam Belul Gjeraqina
Bejtet unë hiç s'i lë
Deri sa të më dalë fryma.
Po pra, troubaduret e peshkut
. Rrujuni se po ju lene grate pa pune
.
PS: Shyqyr qe jam m'rregull me jazekllekun se s'kam qendis gje
.
Perparim je i papare, na kenaqe te pershendes
Ky Idrizi zhele zhele
shkaperceu mbi nje dele (plagjio)
Perparim te lumte dora,
sic di ti, ja bere forra,
paske ardhur me te korra,
jo, ta dine ketu ca horra
Nuk mbaron hambari vjeter,
vargjet te embla si pjeper
bejtexhinjt se ce din veten
sic kan koken, vuru festen
ika edhe une
se mbeta pa gjume
gruaja me thote
sot mbaje me shkume
Edhe po nuk deshe ti
Perparim o namuzlli
me flamur amerikani
e me ton prej babaxhani
neve vargje do te thurim
gjinine tone qe te mburrim
Sot s'po paska me dallime
shkruan vargje a tregime
dashuri apo urrejtje
vetem ti na ben verejtje
te ruajte emri plot mesazhe
se me rima ben shantazhe.
Spiritus tonin moderoje
shih çar fjalesh nxjerr prej goje
muhabetit mos ia prek moralin
se per nderin therim djallin
Finistere, mere shtruar,
Perparimin se njeh mire,
sevdali ne mish e thua,
sevdan e nis qe pa gdhire.
ja do puna qe te hiqet
sikur femrat si duron,
por ne bejte dhe ne jete,
zjarri prush i pervelon
ato qe duken shantazhe,
neper rima , neper bejte,
jan manovra prej esnafi,
femrat si do konkurente.
ja po bej autokritike,
s merrem me me politike,
gjuhes do ti ve nje pjaster
moralin ta mbajm te paster
AH MOJ Finistere
se c me hape pune,
mir qe mora vrejtje,
por me le pagjume
O miq,seç më zuri halli
E pësova unë,zavalli,
M'u zëmëruan mua ca femra
Pse atyre s'u vë emra?
S'u vë emra,se kam cipë
Se moralin e kam "prikë"
Nuk shkel askënd në kallo
Ndryshe do më thonë "balo!"
Balo jam-bostan larush
Kush më njeh,më thotë"plakush"
Po për bejtet ja që vdes
S'lë askënd t'më hyjë në"pjesë?!"
Mirëpo,ja:u prish dynjaja
Dhe fillon pas,"shamataja"
Ha-ha krushqit,ha-ha nusja
Më shkruan bejte dhe "Merushja"
Shkruan "Merushja",shkruan "Bedria"
Ndaj, o miq,"u prish njerëzia"
Pesë para vajti sehiri
"Lojti femra nga fiqiri?!"
Shoh ca që u mbajnë "anën"
Por s'e ha daja"thanën"
Mu si Oso çel arkapija *
Se kot s'jam burrë me thinja.
Bejtexhinj,ju humbtë vula
Bejtet janë veç për burra
Pa më gjeni një që sefte
Cila grua ka shkruar bejte?
Aha,ndryshe poezia
Gra poete ka me mijëra
Si këndojnë... që vdeksha unë
Mu në zëmër,drejt me plumb.
Që nga Safo,... lista e gjatë
Varg e fjalë i kanë mjaltë
Ka poete,ka poete
Aq i dua,sa s'jam në vete.
*Oso Bakalli_personazh i Migjenit tek "Të çelen arkapijat"
Ja te me rruac o Rimce. Te kenoft zemra!
una note senca luna
ubriako kanta amore ala fortuna
ju thom mirupafshim
se po shkoj me pi
sic e do zakoni
se jom cun i ri
nja tre kriklla birre
tre dopjo konjak
se na thau rutina
na ka lon pa gjak
Sot jena me fat
bashke me sokolin
do takojm ca goca
qe te shtyjme alkolin
goca perfaqsuse
nga e gjith shqipnia
njana osht nga shkodra
nj nga peshkopia
njona eshte labe
tjetra osh tironse
qe te gjitha hedhin
parfumra prej fronse
me rendesi eshte
qe jane depiluar
dhe nuk ke siklet
me i prek me duar
nuk i ngec ne krahe
menga e kemishes
ia vlen me duru
dhe dhimbjen e strishes
nejse per me shume
informoj nga mjesi
kur t kthej ne shtepi
sa pa knu kendesi
Prane topit po qendronte
vazhdimisht e furnizonte
nuk levizte qe atje
dhe qellonte batare
Pushka, top Sol!
PF si te tjeret
Ti sikur s'po doje
Te vinje kendej
Bejte qe te shkroje
Qe sia thua bejtes
Gjen justifikim
Mirepo kot e ke
Se ne ty te dimë
Ti je nje qefli
që nuk e ke shokun
Ke qef fusharakun
Ke qef dhe malokun
Per ty s'ka dallim
Po pati raki
Te duken njelloj
Bejte, poezi
Pale, kur ka cupa
Gjaku sec te vlon
Vjen e shkruan vargje
Sic e ke zakon
I harron Opuset
Frymezimi te mban
I hap deren muzes
Kendon si cigan
(ne fakt versioni i pare qe erdhi ishte
---I harron Opuset
Frymezimi te ngjit
I hap deren muzes
Kendon si evgjit---
Po meqe evgjit quhet fyese dhe cigan nuk quhet fyese, thashe te zbatonja autocensuren)
He he Sol. Me solli dicka ne mend ai lloj vargu, ndaj t'i shkruajta ato vargjet e Shvejkut. Ina burra t'martum ne lol, nuk natarrohemi me letra dashnie. Punojme ne heshtje 2 dynymshin tone.
heronj te heshtur behemi te gjithe ne nje moment... e ka fajin sistemi
Perparim kur vjen o Papi
Qilimin ta shtrojme
Je mjeshter ne bejte Papi
Neve kot sa rrojme
Na merr malli per ty Papi
Shume rralle te shikojme
Qe te vish me shpesh o Papi
Sonte do kendojme
Do ma besh hallall o Papi
Se kam pire raki
Me ca miq kam qene o Papi
S'erdha dot ne sh'pi
Kam pire vodka sot o Papi
Kam pire dhe konjak
Po me qan zemra o Papi
Gati sa s'del gjak
Takova ca miq o Papi
Miq po miq per kokë
per atdhene folem o Papi
Qame hallet tokë
Eshte puna keq o Papi
Te gjithe mashtrojne
Si t'ia bejme i urti Papi
Vëndin ta shpetojmë
S'dime c'te bejme ne o Papi
Jemi djem te ri
Thoj nje fjale more Papi
Ta kemi nga ti
Vajzat nga nje ane o Papi
Nga nje ane atdhene
Alkoli na cmëndi Papi
S'duam vetëhenë
Opo si t'ia bëjme o Papi
O burre Skrapari
Cohu Papi prije vallen
Per ne je i pari
Ftesa jote më bën nder
Sol i dashur,miku im
Mos e bëj qejfin qeder
Ta thotë miku Përparim.
Selanik e tatëpjetë
(Thotë një këngë goxha e vjetër)
Siç ka qenë,do të jetë
Më dëgjo,se jam i vjetër.
Ty rakia të bëftë mirë
Dhe mezeja gjak e dhjamë
Më mirë le të jesh i pirë
Është më keq,të jesh tamam.
Aventurën mos e kërko
Po të doli,mos iu shmang
Se s'të vjen dy herë një kohë
Edhe zëmra ta bën "dang"
Sol,vërtet,të kam zili
Sado"keq",po je me miq
Unë që plas për Shqipëri
Shpirtin tim e kam eksiq.
Asgjë s'bën,pa ardhur ora
Ora është bekim nga Zoti
Ndaj,o Sol,ti bëja fora
Bëja fora si qëmoti
Tash u jap një përqafim
Një nga një,kush më njeh
Për aty,në vëndin tim,
Shpirtin unë e kam shëndre.
juve sonte nuk keni kufinj
nje propozim kisha un e gjora
me idioterr e me horra
me kutira pa kutira
me rakira dhe me birra
bejtene ta ruajmmee
si pasurine te popullitee
dhe peshkataret bejteberet
te peticionojne te gjithe
pleq dhe buzequmeshtit e ri
qe Unesko le ta fuse
dhe bejtene si pasuri
P.S se dot bejtohesha dhe un nuk ma kishte marr menja kurr
Kenget e bukra popullore
Eh kenget e bukra popullore
Njerezve zemrat u gezojne
Te gjithe te gezuar i kendojne
Me ze te larte bertasin ne malore
Eh kenget e bukra popullore
Njerezve buzet ua qeshin
Femijeve u shkulin edhe veshin
Deri sa gjejne ndonje dashnore
I kendon edhe oficer Trifoni
E fershellen rruges Erioni
Nderkohe ajo goca te ballkoni
E degjon nga televizioni
E kendoi berberi ne rrojtore
sa shpejt u be kenga popullore
mehalla u mbush me gjoksore
Se mesnata eshte qorre
Refren
Gjoksorja, gjoksorja,
secili vec per vete e don
jane te bardha, jane te zeza
Qytetin tone zbukuron
Eh kenget e bukra popullore
mendjen te cica na e kane cuar
neve te grupit te qejfit te shtuar
i kemi ngrene ca akullore
pershembull ish nje cun i mire
qe s'desh te prekte cice me dore
Me zor e cuam per nje ore
Dhe e shijoi ne erresire
refren
Gjoksorja, gjoksorja,
secili vec per vete e don
jane te bardha, jane te zeza
Qytetin tone zbukuron
Kam mall per kenget popullore
Naive edhe plot me ligesi
per gushore e per gjoksore
Flisnin per seks dhe dashuri
Ndersa kenget e diteve tona
Behen me teknologji te perparuar
Nuk i shpetoi dot asnjona
nuk luhen me veglat me duar
Oh c'me kujtove nje kenge 'te madhe' te grupit kosovar NA.
O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’amëltore
Erdh pranvera , qel qershija
E unë e ti rrimë te shpija
O në krevet, o sa lezet
O në krevet, o sa lezet
Dal nga dal po vjen behari
Nëpër fusha rritet bari
O s’ka krevet, o sa lezet
O s’ka krevet, o sa lezet
O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’qebaptore
O ti kënga popullore>>
Që buçet në shëtitore>>
Ti ushqyese moj, >>
ambulatore>>
udhërrëfyese moj,>>
programatore.>>
> >
O ti kenga popullore>>
Qytetare dhe botnore>>
Goce e vogel qumeshtore>>
Tuj kercy na dul prej dore>>
Ballkanike, hispanike>>
Hindustike, tune çike>>
Qumeshtore per tu mjel>>
Hapma box-in qi m’ke mçel>>
> >
O ti kënga popullore>>
Arrogante dhe hundore>>
E kërcyer a gojore>>
Nji sapllak o me sappore>>
Zemrën time, zemren time>>
Zemren time se çma more>>
po ne fakt, ke te drejte...
popull pervers shqiptari, historikisht u ka kenduar 10-11-vjecareve minorene
bejte me solin personazh
titulli; ne ndjekje te muzes (reaksionar njecike titulli
)
ti nocturn qe rri mejhaneve,
e syte xhamave nuk ia ndan,
duke kqyr femrat qe kalojne atyre aneve,
e duke bere ndonje shkrim "mondan"
(AB, AB)
cfar po pret ,
se di as vete,
me syte ngulur ne boshllek,
po te mbushet mendja krejt,
qe pritja qenka idiotllek,
(refreni tre here) (jo si ne kenget labe)
prit e s'ka ,
prit e s'ka,
me ardit beun ne krah
ti pret muzen delikate,
elegante e mendjeholle,
por hargalisesh neper pub-e,
edhe faqja t'u be sholle
to be continued...
(vazhdon po nuk kam kohe, e baltosa sa munda per t'iu pershtatur stilit te bejtexhinjve, saken se thua qe s'te pelqen )
Ah moj Flo moj goc marsiane
s shtyhet jeta karteziane,
me arsye te kulluar
s gjejm dot muz, moj e uruar.
s ka si qefi, s ka si pija
e ka then dhe hoxhe kadrija,
ne mejhane, ne taverna,
frymezimi rrjedhe ne vena.
pse luftuam ne si trimat
shembem mure dhe doktrinat,
per pak jete hedonistike
bashk me muzat simpatike.
e ka then mir shoku SOL
bejte, sex dhe rokenroll,
ne mejhane,ne taverne
muza na kerkon boheme.
s ka si qejfi , s ka si pija
na ka lodh filosofia,
na ka lodh fryma kritike,
muzat i duam praktike
Ky Divan'i Peshku eshte e vetmja shprese
qe bejten ta thurim krejt pa politese.
Forumet e tjera u mbushne politike,
"Te hapen kufijte", "Te hapen kutite",
degjohen jehonat gjer te breg'u dyte,
ah si erdhen gjojnat tjetrit me ia msyt,
Dy vota me shume, dy vota me pak,
ke quajme malok, ke quajme fusharak,
njeri tund Dekartin, tjetri Shen Thomane,
njeri shan me shpi, tjetri vec mamane.
Amani o burra, amani o shoke,
c'semundje ju zuri, cfare ju ra ne koke,
i lini mor sherret, bojkotet e fjalimet,
perndryshe gostise i lane vec therrimet.
Se c'mbeti, me thoni, nga kjo jete lanete,
po s'kthyem dy gota, po s'thurem dy bejte.
lace>Polace> pra, ca thojnë lajme>>
brejking bek njuz>>
Dhe per t’qa do lace>hallelace>>>
Bejtja është si bluuz>>
> >
Soli djal mëhalle>>
Ktu e ka sikletin>>
Kë t’kapi pa pare>>
Femnat a pushtetin?>>
> >
Gjysma e tij e gotës>>
Herë bosh e herë plot>>
Pi gjer n’fund të botës>>
E fundin s’ja gje dot.>>
haha je njesh, e paske qepur mire rimen, permbajtjen dhe mesazhin
na ka lodh filosofia,
na ka lodh fryma kritike,
muzat i duam praktike
per mua kjo eshte thenie e dites!
dhe kete me the spiritus ?
"Ah moj Flo moj goc marsiane"
e mire, ne vazhdim nje bejte per ty...
p.s
gjithmone me ka intriguar marsi (planeti)
Jom ke radio bashk me Culin
Kena pi uiski, konjak
Ka dhe uajrles, ka dhe uajrles
Po e lagim mjekren pak
Rreth e rrotul osht nje bjonde
Qe e shof neper qerpike
Do u pikena shum sonte
S'po e lejm noten me hike
Varur n'mur eshte Guernika
Pak me posht buzqesh nje femer
Pi alkol se iken frika
Si ma bone kshu mi zemer
Pim konjak, pim ene birra
se perzimja te bo mire
mbizotron ktu erresira
Osht i mromje shume e *ire
Hervin Culi osh aktor
Ene flet me ze te larte
Gjith lokalit i vje zor
Mirpo ne i varim k*rte
Qesh tu thone të kon bo sytë
po ti qeke vetë i dytë
si gernika kacafyt
tha në buzë e njomë në fyt
ah mor cuna, mor jezite,
atje u kan mbetur site,
atje ku ze fillin jeta,
ku hyn gol e cahet rrjeta
c q e keshtu edhe kjo jete,
ca gjuajn, ca hollojn pete,
cave ju ka djegur keku,
cave s ju punon dubeku.
shum po lodhet dhe njai trimi,
ende s po i del 3gimi
shum po lodhet dhe vlabona,
s ka me qumesht ne bidona.
o more spiritus,
a do dalesh sot "te' sheshi" ?
kam hallet e mia goce,
se m'ka hum' qeleshi...
posi jo Xhib
moj shalëdrejta në shallvare
shalli i kuq të ka shkarë fare
ja të ngrejmë si punë hipoteze
një palë tanga a i nxjerr ajo beze?
le ta ngrejme si pun teorie
po t'zej be un me rop shpie
s'du me bo muhabet partie
brekt e kuqe te kan hije
jena bo te gjith per vete
dhe dashnin e bojm sekrete
me shoqnin bojm jet diskrete
ah moj grand-ide ku mbete
njoni lef si puna qenit
tjetri i bjen karadyzenit
jemi ven per koke te venit
deri ke stacioni trenit
si me tanga, si pa to
kot e nise njiket rim
se ky popull kshu e do
seks, droge dhe integrim
fh flm qe i pergjigjeni thirrjeve te masave peshkiste per bejte komuniste, imperialiste, kutiste dhe tangiste
jemi bo jo si me ardh ke ppu po si me ardh ke dentisti, ja edhe i here frontalet
O CUNA, ku jeni mo?! Duhet naj bejte per dit t'premte...
Dite e premte dite e uruar
gjithe c'pune jane neper duar
leri menjane edhe harroi
javen tjeter per t'i perfunduar.
Se erdh dita e embel e kuvendit
divanor, derrmen rregullit dhe rendit
derrmen monotonise qe na kaploi
na pret Ana ne balle te vendit.
Te vije edhe Solnox djali
kthjellte-rima rakie te na fali
zemren qelibar mos e harroj
e dolline kurrkush te mos ia ndali.
Pa te ulet dhe Spiritus
humor plot e shpirtin rus
bejtet se c'i kane hije
mencuria e thelle pus.
Pastaj edhe Finisteri
lodhur nga dikasteri
administrator,
fjale-embla si sheqeri.
Ja edhe Flor Hida poeti
hijerende i shpejte si mbreti
bejten nuk e le pas dore
ne poezi shpirti i fjeti.
E te tjere e te tjere
shtruar e me potere
vijne te ftuar nga Ana
prane bejtes dhe nje here.
Nusè moj e hidhurë
plaç si çernobili
të mora autografnë
në mandat arkëtimi
se kam shpirt të pastër moj
dorën pak të pisët
po ku di Latifi, moj
ç'janë latifondistët
Nusè moj-e hidhurë
merre një sheqerkë
kemi mbetur pyllit, moj
shqarth edhe shqerkë.
do ta hedh voten
ne kutine tende
ah moj liljana
dynjane ma cmende
ke syte e bukur
posi kristal
me asnje tjeter
s dua te dal
te gjithe me flasin
per demokraci
une vetem ty
dua te te pi
me je e embel
si raki mani
me iku petlla
dhe aroplani
o moj liljana
me syte jeshil
per ty kendoj
behem bilbil
o moj liljana
cicat perpjete
nuk te harroj
sa te kem jete
o moj liljana
floket e zinj
me ty ha djathe
edhe ullinj
dhe pse un s desha
qe ne fillim
me detyrove
te shkoj ne msim
duart poshte bankes
neve i mbanim
dhe fara kunglli
masdite hanim
ti m fusje duret
mu m rrifte zemra
si ty mi goce
shum pak ka femra
inteligjente
sic ke qen ti
qy atehere
s'kam mujt me ni...
Liljana, liljana>>
Që kurrë nuk u çele>>
Gjithmonë e mban mbyllur>>
Të shtunë dhe të djele.>>
Të zgjatohet fundi>>
Kur shkurton behari>>
Puçrove mornica>>
Qysh tu fik zjarri.>>
Ne shkolla s’na duhej>>
Ca gjëra i dinim>>
Zanatin e vjetër>>
Të hanim të pinim.>>
Në gjumë moj liljana>>
Të dalin gogola>>
të tundin të shkundin>>
sikur në gondola.>>
Dhe çohesh e trembur >>
Plot me lemeri>>
Keshtu kur gabohesh>>
Dhe bie ne dashuri.>>
Të kam thën Liljana>>
Kur deshe derman>>
"Dy kunguj nën një sqetull>>
Dashuria nuk i mban.">>
Te pelqen Stalon-ja>>
Lexon Solomonin>>
Mënjanë e çon rrotën>>
M’njëtjetër timonin.>>
na jep dy viza te bardhe o moj liliana
se pjata me mill shterroi o tu bafte nana
http://www.youtube.com/watch?v=WaySKnMkzos
Dymbedhjete fustana
aman se c'i ndrrove
me cmende Liliana
se c'me pervelove.
Ty te shkojne nazet
ty te shkon uikendi
te pellcasin sazet
e te dridhet vendi.
Vecse moj aguridhe
c'kerkon qe martohesh?
me tjetrin pse u lidhe
e me mua pse harbohesh?
neser ne oren shtate e tridhjete
ne nje lokal afer bllokut
do dal me nje kinge nje e shtathtetete
qe del siper rese se smogut
ajo i ka floket me rrela me rrela
dhe syte i ka ngjyre kafe
do e kullufis pa e ndare me thela
pasneser s do kemi me llafe
ajo eshte e bukur, ajo eshte e zgjuar
dhe shkruan edhe poezi
i lumtur un ndihem qe po e shti nder duar
me mir une se ujku i zi...
O ujku i zi >>
Ty t’rafshin komët>>
Qi s’na u ndave>>
Pa i ngul dhomët>>
Kot s’thone>>
taksirati>>
Liljan, liljana>>
Po si të ra fati>>
4 hyrje more>>
kur u bë pallati.>>
A ma jep, ta lyp>>
Njërën me qera>>
Se jom jabanxhi>>
Në mehallë të ra.>>
O më zuni dimri>>
Më lëshoj pranvera>>
Mu lëndue dora>>
Tu gërsit ke dera.>>
Mu lëndue xhani>>
Derën kur s’e hape>>
Meta si kërcuni>>
Ndezun flakë prej vape>>
Liljana, liljana>>
Po të raportoj>>
Do hap grevë urije>>
Se mo nuk duroj.>>
Po të propozoj>>
Aj ta arrijmë paktin>>
Ta firmosin aktin>>
Sa e kemi vaktin>>
Vaktin dhe takatin>>
Ta kryjmë taksiratin.>>
Eh, eh!
Kur me dole nga dyqani
aman moj Bedrina*
sec me doli fare xhani
sec mu ndrrua stina.
kur me hidhje syte
si mua s'kish njeri
me dukeshe si yll
me dukeshe si perri
me flisnje me mendje
dhe lozje me floket
pastaj hape gojen
e me filluan lotet
mund te flisje bukur
mund te ishe e zgjut
por te qelbej goja
sa nje kunjtal mut
me doli dalldia
dhe erdha ne vete
ty te dol shemtia
groteske me qamete
floket me yndyre
te binin mbi faqe
nen hunden plot qyrre
plot nje pashe mustaqe
veshet si gira
e hunden si patate
per pak desh te thirra
"si urnon zotnise tate"
nofullen e shtrember
ishe dhe topalle
nje cice me te vogel
e nje cice me te madhe
permbi qafe te ndrinte
nje njolle si e grasos
mu duke ca momente
si muza e Pikasos
Eh, eh!
Kur me dole nga dyqani
aman moj Bedrina
sec me doli fare xhani
sec mu ndrrua stina
*autori shpall licence poetike dhe injorance totale mbi pamjen e Bedries, e cila nuk ka te beje fare me Bedrinen te ciles i kushtohet bejtja dhe qe me siguri duhet te jete njeqind here me e bukur se ajo
lugeter
Flo, me pak acidra e me shume bejte te bejne (me) mire per shendetin.