C'mendoni per keto rjeshta

Nuk ju them nga i kam shkeputur keto rrjeshta se nuk dua te behet shkak per diksutim se a eshte kopil apo i ndershem artikullshkruesi

Nuk sjell pjesen tjeter te shkrimit se nuk dua qe te diskutohet per pjesmarjen e opozites ne parlament

Thjesht do te doja mendimin tuaj per keto rrjeshta te mara jasht atij qe i ka shkrojtur apo nga pjesa e tjeter te shkrimit

 

............

Tek ne, të gjithë ndjejnë në lëkurë një kulturë tjetër. Duhet t’ia hedhësh shtetit si zakonisht, të gënjesh institucionet si sjellje e natyrshme, t’iu fshihesh agjencive ligjzbatuese, madje t’i blesh, t’u ikësh detyrimeve ligjore si sfidë, taksat të mos i paguash e nga kjo të bësh para, faturat t’i grisësh apo faturëbërësit t’i korruptosh deri në amnistinë e radhës, paratë e paligjshme duhet të jenë gjithnjë më shumë se sa paratë e ligjshme, pasurinë-pronën duhet ta “bësh” e “zësh”, jo “ta fitosh” e “trashëgosh” siç thotë Kushtetuta! Ky është “Sistemi” i FAMILJES dhe kjo është “kultura” në modë! Nëse je pjese e tij dhe zotëron këtë “kulturë” quhesh “mret”, “njësh”, “kopil i madh”, i zoti me një fjalë! Po nuk e pate tënden këtë kulturë nuk ke moral sepse morali, sundues si referim është ky tjetri! Kjo ka ndryshuar sistemin tonë të referimit, si shoqëri, ai tashmë është përmbys! Kjo kulturë “ligjore” dhe “të ardhurat e paligjshme” shoqërojnë sot sistemin politik në Shqipëri. Ky sistem ka ngritur koracë mbrojtëse për këtë nivel “mirëqenie”! “Kultura e pandëshkueshmërisë” - e shquan si të tillë Raporti i BE-së! Presidenti, Kryeministri, ministrat, deputetët, administratorët, më tej gjyqtarët, prokurorët, kontrollorët, policët gjithëllojesh janë përgjegjësit në këtë sistem! Shqipëria e sotme, e korruptuar anembanë është Shqipëria e tyre. “Sistemi”, kryevepra e tyre.

..........................

3 Komente

S'mendoj asgje. Por prape, mendoj nje gjesendi. Mendoj kete se na u ça daullja e kokes me keto gjerat e pavlera te politikes se pavlere.

Mendoj gjithashtu se mjaft na peshtiroset duke thene se sot s'kemi moral e blablabla. Sepse vetem nje trushkulur harron se nqs ka pasur nje kohe qe Shqiptari ska pasur kurrfare morali dhe kurrfare shtylle kurrizore, kjo kohe ka qene epoka komuniste. Te gjithe e dine si u katandisem ne ate kohe, e mos me perrallisni ketu si njerez pa kujtese. Te gjithe e dine se shtremberimet tona te karakterit qe pesuam ne ate kohe kane qene per t'u vajtuar, dhe eshte nje paciperi qe njeriu i sotem te mos i analizoje ashtu siç ishin.

Pavaresisht se sot ka plot te meta, e plot shtremberime karakteri, jam i bindur se perseri, nga pikepamja morale, jemi ku e ku me lart se ne vitet e komunizmit. Keshtu qe mjaft me keto budalliqe, a thua se te gjithe Shqiptaret jane te abonuar ne revisten "Apocalyps forever".

_________

Dini te na thoni ndonje gje, ndonje ide, ndonje mendim, ndonje zbulim, ndonje diçka qe iu hyn ne pune te gjitheve ? Ne mos, lerini te tjeret te qete te punojne. Gerri-verri papushim.

Hurb,

Bravo, e po nje here do e thuash edhe ti tenden.

 

Mendoj gjithashtu se mjaft na peshtiroset duke thene se sot s'kemi moral e blablabla.

 

 

Si thoshte B.Breht, lume ai vend qe nuk ka nevoje per heroj.

Donkishotizmi me herojt e tij po na marrin ne qafe.

 

 

 

Sa me i madh qe te jete perqendrimi i pushtetit ne nje sistem, aq me i madh do te jete niveli i debilllekut nga ai i koltivuar per mbijetesen e tij, edhe fale bashkeveprimit te debilave me poste te nje niveli te larte, ne menaxhimin e vete sistemit. Nensisteme te tera mund te karakterizohen, rrjedhimisht, nga nje debilllek pothuajse total.

― Piero Paolicchi (profesor italian)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).