C'fare fshihet pas replikave te ashpra te Berishes me Ramen?

...gjate ketyre diteve te fundit ne pergjithesi, dhe dje ne vecanti te akuzave/ofezave/ulerimave te papara te Berishes drejt Rames, per te gjithe antaret e familjes se tij, nga foltorja e Kuvendit?

A jane thjesht replika te rradhes per te nxitur militantet ne te dy krahet, sic duket se ka ndodhur, apo ka dicka me teper se kaq, dicka specifike?

52 Komente

Sali Berisha ben te ditur qe Edi Rama eshte kuruar nga koleket e tij mjeke per skizofreni per nje periudhe 10 vjecare. Si dhe njemije e nje palacolleqe e sulme personale nga foltorja e parlamentit, ne krahasim
me te cilat fshirja e boothes me NY Times dhe aferat e fantazuara hoteliste te motres dhe te jemes se atij deputetit socialist s'jane gje fare.

Nese Rama e nisi dallaveren e te permendurit te familjes dhe berjen e fjales "familja" akuzen nr 1, Berisha po e ben kete nje fenomen te papare, filme horror, dhe sipas tij ky ishte vetem fillimi, vetem shkulja e dhembit te pare.

Lind pyetja, nese Rama eshte kuruar vertet per kaq kohe per skizofreni dhe vuan nga skizofrenia (qe ne fakt duke pasur parasysh qendrimet e fundit te Rames nuk do ishte shume cudi), po Berisha nga ca semundje e cuditshme vuan qe e ka kthere podiumin e parlamentit ne WC? Ca emer ka kjo semundje, apo do pagezohet ne librat e mjekesise si "sindroma Berisha"?

Pse te mos ishte mundesia qe, ne vend qe keta dy gjakprishur te nxisin palet e tyre (popullin) per zapatizma dhe gjyrylldi ne emer te popullit, po per karriget e tyre, te mbyllen bashke ne nje dhome a palester, dhe te rrihen mire e mire sa ta qisin dufin me njeri-tjetrin?

Pse te mos ishte mundesia qe, ne vend qe keta dy gjakprishur te nxisin palet e tyre (popullin) per zapatizma dhe gjyrylldi ne emer te popullit, po per karriget e tyre, te mbyllen bashke ne nje dhome a palester, dhe te rrihen mire e mire sa ta qisin dufin me njeri-tjetrin

 

O xhibo, kjo qe thu ti nuk eshte fair. Me u zene me grushta Edi me Salen, ketij te fundit i bohet kurrizi me i bute se barku, ndersa Edit nuk i shqitet as edhe nje mberthecke (kopse ose pull per ata qe nuk e dine fjalen mberthecke). Qe ndeshja te jete fair duhet qe nga njera ane te qendroje Edi i vetem dhe nga ana tjeter 3 zullapet Saliu, Fahriu dhe Froku.  smiley

Gjeja e pare qe meson kur studion ne cdo fushe te mjekesise eshte fshehtesia e historise mjekesore te pacienteve.Kushdo qe jeton ne ameriken e veriut e di shume qe mund te shkosh edhe ne ndjekje penale per nxjerrjen e ketyre sekreteve sidomos kur behet ne menyre te qellimshme dhe per te diskretituar kundershtarin.Shikoni pak ceshtjen e MCcain kur i nxorren kartelen mjekesore ne gazete cfare ndodhi me personin pergjegjes.Mirepo ne Shqiperi ka mbaruar drejtesia prandaj ndodhin keto gjera.

Canart e kam thene edhe me pare se maloku perben nje fenomen shume te  rezikshem per shoqerine pasi nuk ka frike nga vdekja. Kuptohet qe perpara kesaj qe thashe, gjobat, gjygjet, apo edhe burgimi jane thjesht nje grusht me bonbone dhe karamele. Prandaj eshte e rendesishme qe te shtohet nje nen ne kushtetute, ku te mos lejoje maloke te ngjiten ne nivele te larta te drejtimit te shtetit.

Rendesi ka qe te kurohen .

Ndersa rasti Sali tregoi perfundimisht se nuk ka me doze qe ta kuroje dhe ta sjelle pak a shume ne nje gjendje normale. Tip injoranti ,po jo dhe ne nivel qe te mbahet lidhur ne psiatri .Do edhe pak . 

O Ju shoke prane tij , O Ju familjare , O Ju kriminele te huaj qe e shfrytezoni per qellime te mbrapshta duke i nxitur Dellin e Madheshtise ...Shpetojeni!Per ate ne radhe te pare por edhe per ate POPULL! Shpetojeni

A ka raste te ngjashme ?

I ndjeri A. Hajdari perdori nje rast te tille dhe cfrytezoi nje diagnoze "sizofrenie" te firmosur nga nderhyrjet e Saliut ,qe i shpetoi nje ndeshkimi me burg "ne ato kohe" . Vete Sala ne kohen e monizmit firmoste diagnoza ne raste  qe shpetonte ndonje "shok" te tijin nga ndeshkimi per pakujdesi e pasoja gjate mjekimit.

Keshtu qe nuk ka perse tu vije cudi qe dy "psikopate" njeri Fallco( Azemi) dhe tjetri i Diagnostikuar dhe kuruar me "haloperidol"( Saliu) u bene ortake ne te njejtin GRUPIM.

Tani per tu sqaruar me tej , mund te klexosh Spikerin ne cdo nderhyrje dhe e merr vesh se cfare pasojash ka mendimi i cunguar , i gjymtuar , i chipezuar ose i fanatizuar apo dhe i atyre qe tregojne pralla ne Parlament e gjetke.

Tani mire Berishen dhe Ramen qe i degjuam, po kush rri degjon dhe nja 2-3 jave per kete muhabet mediat, analistet, sportistet, ciklistet, olimpistet, etjistet.

Shekulli p.sh. si jo vetem megafon i Rames, po dhe ngaqe Berisha permendi Kokedhimen direkt me emer, bile duke ju referuar "kokedhia", po mundohet me mish e me shpirt te kapitalizoje situaten, dhe nqs dje termat ishin akuze, sot jane sharje, bile shiko dhe titullin qe i kane vene artikullit: Berisha shan Ramën me libër shtëpie. U mblodh kryesia e Shekllit dhe pas disa ore debatesh se cilat terma do tingellonin me ofenduese, me viktimizuese per Ramen, u futen ne ndonje faqe interneti te populluar me adoleshente dhe pas kerkimeve vendosen te perdoren shperhjen "me liber shtepie" si titull artikulli gazete. smiley

Nderkohe Koha Jone si kryeartikull ka nje shuplake qe i paska dhene Parlamenti Evropian Rames sipas tyre (cudi qe s'e kane perdorur dhe keta termin PE e shan Ramen me liber shtepie), duke anashkaluar kuptohet pellitjes e Berishes dje ne parlament, a thua se s'ndodhi gje hic.

Po interesante eshte qe akuzen e Berishes per mjekim te Rames nga skizofrenia nuk e gjen as tek video e Top Channel (te cilet dhe nje artikull qe kishin pa permendur fare kete mesa duket e kane hequr) as tek artikujt e shkruar te mediave te tjera te Rames. Mjer GSH qe qiti ne video kete gje, do futet ne telashe me Ramen. smiley

Ka dhe nje vidio tjeter ku shan me nene e moter te gjithe ata qe jane "mire" nga trute. Sidomos ata qe dine situatat e brendeshme dhe analizojne mardheniet e ardheshme te shtypit me Edi Ramen smiley 

Shyqyr thuaj qe se nxjerrin se do dalin , spikerat , zedhenesat, me e pa prestigj, nga ajri  e qytete , do kthehen gjataret nga gjahu , te tredhurit nga haremet e kushedi se cfare monstrash per te na lajmeruar se lajmi i sizofrenise se Rames dhe Berishes po mirepritet ne PE  DHE PO KA NDIKIM NE GJITHE BOTEN MBARE .Lajmi i vjedhjes se ores eshte nje grimce kozmike ne raport me kete METEOR qe ra si shpetim i njerezimit . Lum kush merr nga copzat e tij !

Lajm i ores se fundit"

Te nxitur nga fjalimi Historik i z. Sali Berisha mbajtur ne Parlament ne KE dhe PE si dhe ne teresi e gjithe BE jo vetem e pershendet por e rekomandon per te gjithe Parlamentet Europiane. Me c'rast i japim pamje per ndikim edhe me gjere ne Rajon e BOTE.

Me kete rast sizofrenik te papare te cfaqur nga z. SALI Shqiperia i jep nje pamje te RE te gjith Europes duke e orientuar per te kapur STANDARTET e REJA .

  Lutemi Shqiperise te heqe pengesen per te hyre ne Shqiperi me VIZA .

 I Lutemi gjithashtu edhe NATO-s te mos nderhyje ne rast shperthimi te kufijve te Shqiperise nga miliona europiane.

 

Ne gjithe keto llogje Tirane-Durres mes Birishes dhe Edvinit ka dicka qe thuajse nuk ka nevoje per tu vertetuar. Qe te dy jane te zhytyr deri ne fyt me afere dhe dallavere( nje cik me shume Sala do thosha un sepse ka me shume vjet ne pushtet). Megjithate te kurohesh nga skizofrenia(sic ndoshta mund te kete ndodhur me Edi Ramen) nuk perben mekat. Aq me teper qe keto kura kane mbaruar dhe ky i fundit eshte i shendoshe mendersisht. Por cfare te bejme nqs dikush (ky tjetri) aktualisht vuan menderisht? Shpresoj mos te jete keshtu sepse do e kemi kapominister edhe per ca vjet te tjera.

Ne pergjithesi cdo gje tragjike ka nje esence komike. I vetmi perjashtim i ketij rregulli ( per mendimin tim modest) perbehet nga ky duet i cili con ne farse qindra mijra qytetare te thjeshte.

Juve nuk merreni me shakun por merreni me pasojat.

A ka te verteta ne akuzat e Berishes per Ramen dhe nese jane te verteta si ka mundesi qe mbani nje njeri te tille ne krye te PS?

A e ka akuzuar Matilda Makocin se ka kryer marredhenie seksuale me Kristaq Ramen si pasoje ka lindur djale?Kete nuk e ka thene Berisha por sejmeni i Rames, Mero Baze,ku ka paraqitur edhe dokumentat e gjyqit.

Se dyti,a eshte e vertete se Rama ka rrahur te shoqen apo femren qe bashkejeton,ne sy te kosovareve?

Nese keto te dyja jane te verteta c'rendesi ka nese i thote Berisha apo Muc Nano?

Jane te verteta?Nese jane,si ka mundesi qe socialisten i falin keto dhe e zgjedhin komandant nje njeri te tille???

Jeta private e Rames nuk me intereson thone disa.Por kjo nuk eshte jete private,kjo tregon karakterin e ketij njeriu.Une nuk do te merakosesha nese Rama,kishte dy te dashura apo kishte gruan dhe nje te dashur dhe pastaj te ndaheshe nga gruaja dhe te martoheshe me te dashuren.Kete quaj une jete private.

Por te rrahe gruan me grushta ne sy te te tjereve apo te akuzoje gruan e pare se ka bere seks me te jatin,vetem qe te mos paguaje para per te birin,me duket se nuk ka fare me jeten private por me karakterin e ketij birboje,qe socialistet cuditerisht jane gati te mbyllin syte.

Cfare thoni per keto?A jane te verteta?Nese jane te verteta si i justifikoni veprimet e Rames?

Zot i madh! Eshte bere Shqiperia nje cmendine-thoshte dikur Eqrem bej Vlora.Fatkeqsisht vazhdon te jete e tille.Mire atje lart ne Olimp, por  te semuret vershojne edhe ne kete blog per te vjellur qelbesirllekun e tyre .Kan plas tubat e ujrave te zeza. 

E verteta eshte se Sala nuk di me si te mbrohet. Shume yshverishte e dallavere jane bere nga familjaret e tij, dhe natyrshem me lejen e tij. Kjo sipas teje nuk tregon karakterin e pandershem dhe falsifikues te Sali Berishes? Ky kryeminister eshte moralist i padenje. Arriti te perdhos nje salle te nderuar me thashethem pleqsh e plakash.

Nqs Edi Rama ka akuzuar gruan e tij se ka qene me shtrat me babain e tij nje arsye reale do kete qene. Dhe nuk eshte e tolerueshme te ngrihen ipoteza skuthash se gjoja e beri per te mos paguar leke per te birin......Akuza qe jane ngritur nga Mero Baze...ai qe shpif dhe aty ku ske cfare te shpifesh.

Njerez te padenje nuk meritojne te flasin me autoritetin e moralit,nderit dhe tolerances. Gjuha politike e Berishes nuk i pershtatet aspak nje kryeministri modern. I ngjason me shume nje thashethemexhiu ne udhekryq.

Ti mos u habit kaq shume nqs me shume se gjysma e Shqiperise  preferon Edi Ramen. Eshte e vertete e pamohushme. Do te sygjeroje qe zotrote te cuditeshe me shume me presencen e vazhdueshme  te nje moralisti dhe manipuluesi i cili na shet cdo dit sapunin per djath.

shyqyr qe jane ca me te te mencur e  ca me te qete keta te edi rames, se pastaj do te dilnin dhe keta te tregonin se sa here eshte rrahur liri berisha nga i shoqi,...Qe i biri eshte martuar dhe ka femije me kusheriren e vet, 10 vjet me te madhe dhe qe e bija falet me qilim pese here ne dite...

Solidarnosc, cfare mendoni ju per faktet e verteta qe provojne cthurrjen morale te kyetarit tuaj Sali Berisha:

1. Qe e bija Argita Berisha ka lidhje dashurie me Lulezim Bashen qe kur
punonin bashke ne Kosove dhe qe burrin e saj nuk e le as ta preke me dore.
Cfare morali lejon Saliu ne familje qe lejon te tilla pedhunime te turpeshme
te institucionit te marteses.

2. Qe ka bere minister dashnorin e te bijes se tij, e ka katapultuar ne
politike dhe qeveri nen presionin e te bijes se tij, dhe burrin e saj e mba
nlarg neper projekte plazhesh.

3. Qe gjithmone rreh dhe dhunon gruan e tij dhe ne nje krize nervash Saliu i
ka djegur te bijes kur ishte foshnje fytyren me acid duke e lene te
shperfytyruar deri ne kete dite. Pse nuk i tregon hapur se cfare ka bere, te
pranoje te trajtohet ne psikiatri per aq kohe sa ka nevoje ashtu si e do
integriteti por i fsheh keto gjera?

4. Qe nje nga mbesat e tij eshte e bija ilegale e Lulezim Bashes, e jo e
Jamarberit. Dhe meqenese eshte fakt i ditur nga te gjithe qe Lulezimi eshte
djali ilegal i Enver Hoxhes, perse nuk del hapur Sali Berisha e ta pranoje
qe po rrit ne familjen e tij nje pjelle te diktatorit komunist, mbesen e tij
te pare.

5. Qe djali i tij ka prere ne bese shokun e tij me te mire dhe ka patur
marredhenie seksuale me grua ne tij, 2 here ne moshe me te madhe se ai dhe
ka shkaterruar nje familje. Perse nuk e thote kete Berisha qe e ka detyre qe
te tregoje sepse familja eshte e shenjte? Qe Shkelzeni ka marredhenie seksuale me ksuheriren e tij.

Pse lejon Berisha incest ne familjen e tij.

Si mundet ky njeri qe ka keto perversitete ne familje, te jape moral dhe te drejtoje nje shtet te tere??

Si mundet ky komunist qe eshte duke rritur pasardhesen e Enver Hoxhes si pjese te familjes se tij, te mburret per rrezimin e komunizmit?
 

Si mundet qe ju, njerez me vlera morale e qe i jepni kaq shume rendesi moralit, te ndiqni nje njeri si Sali Berisha qe ka katandisur familjen e tij ne kete gjendje?
 

Obobo !

Shekulli i V, Mesjete e hershme, diku ne Europe.

Dhe pastaj ju derdimene qaheni pse Berisha rri aty ku eshte. Po ja, s'ju ka vajtur mendja se ai rri aty ngaqe perballe tij ka kundershtare si puna juaj ? Se te benit opozite si duhet, nuk do puthte aty as Berisha as Nano e as debili tjeter, Rama.

Por jeni ju, si puna e kesaj apo ketij V. ketu qe i mbani gjalle tipa te tille.

Keshtu siç shkruan ti me lart, Berisha mund te rrije aty ku eshte dhe nja 52 vjet te tjera, po te kete jete te gjate. Kurse ti do rrish dhe nja 52 vjet te tjera mejhaneve te botes duke u qurravitur mbi kombin qe te pikon zemra.

N'importe quoi.

E rende apo jo. Eshte veshtire kur lexon te tilla gjera per te tjeret, madje te fusin krupen.

Cfare ndryshon nga ato qe thote Berisha?

Fjalet per Ramen jane thashetheme neper Tirane, perversitetet e Berishes jane thashetheme neper Tirane.

Une i shkruaj neper blogje, Sali Berisha, kryeministri i thote ne Parlament dhe i transmetojne televizionet.

---

Dhe do dicka me te bukur. Pas pak keto qe shkrova, adminat e PPU do ti fshijne. Jo per etike, sepse jane te njejta me ato qe thuhen per Ramen nga SB, dhe nese etika do te qe problem, nuk do ti kishin lejuar as ato. Jo per probleme ligjore.

Por sepse, realisht, vete ndjejne friken fizike, se do tju trokasi dera e do ti dalin para 1-2 nga ato klanoret e PD, edhe aty ku jetojne dhe do ti kepusin ne dru ,me porosi nga doktori.

How's that for medieval?

Berisha mund te rrije aty ku eshte dhe nja 52 vjet te tjera, po te kete jete te gjate.

Të rrojë Sa Malet Sala!

Rroftë uniteti Parti-Sali.

Marrtë nga ditët e budallenjve.

O grupi !

Mua aq me ben po te pelcase Berisha tani ne vend, tani ore tani, ne kete çast. Aq me ben. Nuk e kam fjalen tek jetegjatesia e tij, se nuk eshte as prindi im, as asgje.

Fjalen e kam qe per opozitare si puna juaj, ai nuk e çan menderen fare. Dhe me te drejte. E pse te merzitet ai kur ju s'keni bere kurrfare opozite prej vitesh e vitesh por e shtyni politiken si me qene ne epoken e gurit ?

Por edhe nga krahu tjeter, njelloj. E pse rri Rama juaj ne krye te nje partie opozitare, me te madhes ? Rri sepse sa here qe leh ndonje i djathte mbi Edvin pallen, ju beheni grusht bashkuar rreth tij dhe s'e leshoni nga cepat e fustanelles. Ja keshtu eshte kjo pune, me mba te te mbaj.

Se te benit opozite ju, ashtu siç e ben nje njeri me mend ne koke, nuk do ishit katandisur ku jeni katandisur me Gramoz Ruça dhe Erion Braçe ne krye, por sot do te ishit duke qeverisur per te miren e atij vendi. Por kete te fundit, ju as e çani menderen : e ç'na qenka kjo "e mira e vendit", nga na doli kjo ?

Fitorja juaj madheshtore eshte thjesht te pellisni neper gazeta dhe pasdite te merrni shoket dhe shoqet tuaja ne telefon dhe t'i thoni qe ia çorret masken pushtetit. Ja kjo eshte lavdia juaj. 

Mire. 

Po se mos më the ndonjë gjë që nuk e di...

I vetmi ngërç që kam, është një lloj kënaqësie e fshehur nga ju, që kemi në krye Sali. Nuk është qëllimi i jetës time të shkruaj në blog apo më shumë akoma, t'i bëj opozitë Saliut, kështu që nuk ma ndjen shumë. Keq më vjen veç për katandisjen. Të citosh çka ka thënë V-ja, është si të shkosh te vrimë e halesë e të thuash që mban erë. Po V-ja nuk është opozitë. Është një nick që shkruan në blog. Nuk krahasohet me një kryeministër... megjithëse dhe këtij i mban erë hale goja. Është në mosbarazim ekuacioni veç...

Nuk gjen ASNJË politikan tjetër të katandiset në këtë farë feje që të shajë e të ngërthasë si Sali. As edhe një për be. Asnjë tjetër nuk përmend nënat e motrat. Asnjë tjetri nuk i zgurdullohen sytë si lugat kur i flet kundërshtarit politik për "tredhje" duke mbajt fëmijë produkte demokracie para tribunës. Asnjë tjetër nuk ka kaq gjynahe sa ai. Është emëruesi i përbashkët i çdo krize këto plot 20 vjet tranzicioni. Saliu është fytyra e tranzicionit.

 

Nejse, hajt të shkume.

Mbani fort pashaportat e huaja o njerëz, dhe i marrçi sa më shpejt ju që si keni.

Or ti socialist i nerum !

Ndigjo mue qetash se i kam do mend :

Partia Socialiste, keshtu siç eshte sot, e siç e pashe une atje, eshte nje parti e MBARUAR, e vdekur, e vjetersuar, e sakatuar, dhe rreshto ketu dhe nja 53 mbiemra te tjere.

I vetmi shpetim per kete parti, dhe qe ndoshta mund te sjelle njefare funksionimi te rregullt te demokracise shqiptare, eshte si me poshte :

- zhdukni nje ore e me pare Edvin Ramen. Nuk do t'ia shihni kurre hajrin, as ju, e as ne bashke me ju.

- shkrijeni partine, rithemeloni nje te re. Te shkruhet ne nenin numer 1 te statutit tuaj : ne distancohemi pa asnje rezerve nga epoka komuniste, dhe e cilesojme komunizmin si nje gjeme kombetare.

- rifilloni regjistrimet e reja, spastrimet e ish-komunisteve te ZELLSHEM, nuk ka me jete politike per keta komuniste te zellshem. Te pazellshmit, po, sepse fundja, megjithese karakteri i tyre çalonte diku, ata nuk jane as armiq, as per t'u hedhur tutje.

- shporrni kryesine qe keni sot, Ruça, Braçe, Shalsa, shporrni edhe Bushatlinjte e Sules, se me ate gjuhe qe flasin keta pinjollet e rinj, nuk behet. Une jam dakort qe i biri eshte i biri dhe i ati eshte i ati. Por vallahi, nuk ka bir nene qe me mbush mendjen se i biri i nje sekretari te pare te Komitetit te partise se nje rrethi mund ta nxjerre Shqiperine nga llumi. Kete hiqeni mendsh.

- Nderroni programin, cilesoni mire mjetet, thuajeni aty me germa te trasha : NUK KA NDERRIME PUSHTETI ME DHUNE, NE ASNJE RAST.

- gjeni figurat tuaja te socializmit europian, referencat tuaja, ikni nga budalliqet e Fidel Kastrove apo mjekrosheve te Argjentines, kapni socialistet europiane, Tony Blair, Jacques Delors, merrini dhe lexojini keta, shkoni dhe takojini, lexoni literature politike bashkekohore.

- thirrni socialistet e rinj, njerez qe edhe pse kane pasur nje baba apo nene qe bente be per Enverin, kane aq mend sa te ndahen nga rruga e prinderve te tyre, merrni djem dhe vajza te rinj qe nuk mungojne aspak, e qe kane ideale  europiane, qe besojne ne socializmin europian, qe iu dhimbset tjetri, vendi i vet.

- filloni ta shikoni politiken si ARTI I SE MUNDSHMES, dhe jo si ARTI I SE PAMUNDSHMES, siç behet sot. Filloni te shikoni ne kundershtaret tuaj ca shoke qe thjesht mendojne pakez ndryshe nga ju, e luften bejeni ne fushen e ideve, shikojini ata si pasqyra e vetes suaj, debatoni, miresjellshem, per gjithçka.

____________

Kur t'i beni keto o J., atehere e shihni ju sesi populli ju nderon dhe respekton, sepse populli nuk eshte aq gomar sa ç'e kujton Rama juaj apo Berisha, perseri i juaj.

Por ju nuk i beni keto, ju pelqeni ta ktheni Tiranen ne nje han pleshtash, me buke peshku poshte brinjeve dhe me supe makaronash neper tasa. Pelqeni te pellisni neper altoparlante, pelqeni te mrekulloheni nga jehona e zerit tuaj, turma ju ben me krahe, turma ju brohoret, ju pershendet, dhe ju pastaj mendoni per turmen qe çfare koqe kandaresh qe jane, si ka mundesi qe me brohorasin kaq shume.

Shkurt, thirrini kaplloqes se me duket me shume pune keni aty. Rregulloni njehere trute e kokes, trute e pergjithshme, e pastaj futjuni politikes.

Kaq.

Miku im,nese qeni te kafshon kamen nuk eshte e then, qe dhe ti ti besh te njejten gje qenit...dhe kjo qe  shkrun ti,  shume e poshter

Po kush te flase ne KLAN - Fevziu ? ...Qe pasi i mori tere pronat , sa te vetat sa te te tjereve, e ka mbyllur gojen njehere e mire... Apo frangaj ? - qe per cdo  transmetim spoti te PD , arketon miliona ...drejt e nga BUXHETI qeveritar . per te mos folur per pallatet qe po ngre...

Mendoni ju se poi bejne fresk Berishes per parime demokratike.......keta burrecer...

mjere ky vend!

 

E verteta qendron ketu. Sa here qe Sali Berisha ndihet ne pozita te dobta, ai i sulmon kundershtaret me goditje poshte brezit, duke i share nga famlija e nga te mundet, kjo tregon se kete radhe Berisha ndihet vertet i rrezikuar nga humbja e pushtetit dhe nga kembengulja e Edi Rames per hapjen e kutive.

 C'te flasesh pas atij fjalimi famekeq te kryeministrit Berisha kunder Edi Rames dhe opozites ne Shqiperi? Nuk eshte hera e pare qe ai perdor nje fjalor te tille te ulet ne parlament. Pasi ka triumfuar perfundimisht mbi Fatos Nanon me 2005-n, duket se enderron te njejten gje me Edi Ramen, ta shohe te rrezuar politikisht (a ka mundesi ne burg?) duke perdorur cdo mjet me nje urrejtje patologjike. Atehere lavdia do kishte vetem nje emer, Berisha dhe vetem Berisha, asnje tjeter! Si ne tekstin Historia 12. 

 

 

 

  

Ceshtja qendron se pse pikerisht tani gjithe keto akuza te tilla, jo vetem korrupsioni po dhe personale ndaj Rames?

A eshte Rama dhe mediat e tij duke i bere gati ndonje skandal Berishes dhe ai po i paraprin, sic i parapriu Gerdecit me fshirje boothe te New York Times?

A eshte Rama, Ruci & Co vertet duke pergatitur dicka te dhunshme dhe Berisha po ben gati militantet per lufte, dhe me ate rast theksoi dje se cdo gje qe te ndodhe fajin e ka Rama (ca mund te ndodhe)?

A eshte Berisha dhe te vetet duke i bere gati ndonje skandal Rames, dhe i beri parantezen (po prap c'ne akuzat personale)?

Apo dicka tjeter?

S'ma ha mendja se koha eshte e rastesishme, ndaj dhe shtrova pyetjen. Aq me teper qe kjo ishte dicka e paramenduar, ishte fjalim ne parlament, nuk eshte se ata ishin duke bere debat ne televizion dhe ne inat shkembyen llafe. 

 

Solidaritet, se si sillet Rama me familjen e tj, apo nese fle me Dash Pezen dhe deshinjte apo me cjepet, as nuk i ngre as nuk i shton gje popullit ne funksionin qe ai kryen si kryetar Bashkie, apo si kryeminister qe pretendon.

Ajo puna e skizofrenise po qe eshte signifikante, po dhe ate nuk i shkon ta beje Berisha nga foltorja e Parlamentit, se po ben njesoj si Mero Baze qe i qit dobesi personale ne shtyp armiqve politike.

Kurse persa i perket kapjeve korruptive te Rames (apo te Berishes me te vetet), eshte tjeter gje. Ne kete pike ku ma gjen qe te nise nje stad i ri lufte dhe t'i qisin syte njeri-tjetrit duke demaskuar aferat korruptive dhe kokave te mafies shqiptare.

Bravo shoku. Te pelqejne shume teorite kospiracioniste. Je djal me fantazi. Per mendimin tim modest veshtire se kjo logjike mund te verifikohet. Me shume mundesi ajo ishte nje lajthitje e vogel e Sales i cili duket shume i frustruar nga qendrimet e fundit te opozites perfshi akuzat ndaj familjes se tij per dallavere dhe mitingun tre ditor te Ps.

hej mos harro se 1 nga kushtet per te qen kryeminister esht te kesh gjendje mendore ok. as rama, as berisha se permbushin kete kusht!

 

 

Bir Selman i nenes ke te qaj me pare...

ose si nnuk kam nje grusht te fuqishem ti bie malit qe nuk bezan...

Te udheheqesh nje shoqeri me komplekse, patjeter duhet te jesh njeri me nje konfiguracion te jashtezakonshem mendor.Dhe per te arritur kete, patjeter duhet te marresh medikamente te renda mentale. Per mendimin tim, nuk eshte faji i individit, i cili akton ne kete menyre, por eshte faji kolektiv i nje shoqerie te semure mendore, qe prodhoi me koshience nje 48.8%+manipulimet, duke na  dhene nje produkt te papare ne skenat e demokracise. Ky produkt te ben nenen, gruan apo motren  "me fjale", nepermjet foltores se tij institucionale, jo se ai eshte i semure mendor, por duhet te mjekohet si i tille.Ndryshe nuk mund te udhehiqet turma e 48.8% qe vuan nga siptoma te papara morale...dhe kerkon medoemos te udhehiqet drejt "moralitetit te vertete".

E vetmja gje qe mund te beje "shoqeria civile" ne Shqiperi, eshte te luftoje per heqjen e doganave mbi ilacet farmaceutike dhe verifikimin e skadences ne menyre absolute te tyre.

Zoti ju ruajte ne kete dite Bajrami, juve, te gjithe si bashkefajtore qe jeni, duke besuar parate, qe keni derguar neper banka,pronat qe keni blere,apartamentet pambarim qe keni blere atje. Te gjitha keto manaxhohen nga nje ...nuk me shkon nder mend se si mund ta quaj ...

Oh, si nuk kam nje grusht ti bie malit qe nuk bezan....

Fjalor i ulet, perversitet i qarkulluar me dhjetra here ne Tirane. Per katundaret e porsa-zbritur dhe porsa-ikur perben lajm dhe me pas diskutim te zjarrte. 

Malesori (maloku i qyteteruar vone) u prek prej goditjes se familjes, si nderi i tij principal dhe i shenjte, dhe shau jo si malesoret, por si rrugacet e Tiranes. Pa goditje spondesh, por me hakerrim. Perdori armikun e tij Baze per te care koalicionin gazetaresk-opzicion-mafje.

Goditje e persosur e nje sanguini ne ekstaze zemerimi. Kete nga tribuna e parlamentit ku me ligj nuk mban pergjegjesi. Per kundershtarin e di se e ka deficencen e te perdorurit te saj. Ketu eshte edhe dhembi i pare. Neser eshte pishman dhe do ta shofim te lepije te gjitha pasi i ka ngrene te gjitha. A mendohet?!

Ndryshe?

Lufte e pashmangeshme? Ku e di mire se do ta nxjerrin jashte loje. Ai e ka marre kartonin e verdhe para 13 vjetesh, dhe dikush ka gati te dytin per tia nxjerre, ka frike se del i kuqi. Prandaj dhe e godasin ne ije dhe mbrapa koke.

Pamevaresisht se do ta marri edhe Ramen me vehte. Plagosjen do tia beje atij aq te dhimbeshme sa ta nxjerri jashte kontrolli psiqik.

Sot e gjithe "partia"o merret me kryetarin per ta qetesuar. Qente e tjere lehin pasi degjojne dy te paret. Zakon qensh. Plaga eshte e thelle.

Mos valle dy te cmendur nuk kane marre mjekimet e duhura, apo nuk u bejne me efekt ato, e si rregull primar mjekesor duhet nderruar terapia?

Un kam 1 propozim te thjeshte per ata qe mendojne qe dicka thelbesore nuk shkon mire,, mundohuni te hikni sa me pare nga Shqiperia.

Krist Maloki (c.a. 1934)

ndjenjat kolektive, të cilat janë lidhun gjithmonë me njëfarë ideali, na janë shue vetem në këtë Shqipninë e lirë.

Et tu xhibus?  :o

"Cfare" me apostrof??!!

Per fshehjen, s'di gjo.  Nuk pashe te fshihej gje.  Si cullak m'u duk figura e politikanit (km-se) as me gjethe fiku mbuluar.  Edhe jo, s'e kisha llafin te fotot.

Monde, e tu s'ke asnje teori pse po behen keto gjyrylldi dhe per ke e ca bien keto kambana? :think:

Ne kemi familjet andej dhe thjesht nuk duam trazira, pa keta koken te hane me njer-tjetrin. Po i ngelem qe koha s'me duket rastesi. Shpresoj te mos kete gjurrulldi, se te dy palet po provokojne rende palen tjeter; tashme duket se ka dale nga niveli Rama-Berisha (provokimi, acarimi) dhe po perfshin te majte vs te djathte, bij komunistesh vs bij te persekutuarish, etj lloj retorikash qe bombardohen keto dite. (Ironia eshte qe keto dite Topalli & Co paragjykojne bijte e bllokmeneve jo per c'ka kane bere po per biografine, Enver Hoxha style smiley)

 

Malesori (maloku i qyteteruar vone) u prek prej goditjes se familjes, si nderi i tij principal dhe i shenjte, dhe shau jo si malesoret, por si rrugacet e Tiranes. Pa goditje spondesh, por me hakerrim.

Edhe kjo eshte nje ceshtje qe ne fakt kastile s'e ngrita, se duket sikur sadopak ja ul fajin Berishes per retoriken rrugace te djeshme. Por, dhe Rama ka fajet e tij qe ka disa muaj kryefjalen per akuzat politike e ka bere familja. Nuk mendoj se ka nevoje per ironizime malokezimesh, familjen te gjithe e kane pike te dobet. Pastaj me origjine rrezik te gjithe e kane nga nje malok ne familje, dhe cuditerisht te gjithe shajne njeri-tjetrin malok. 

Tani akuzat e Rames s'kane te krahasuar me retoriken e Berishes, plus qe historite e "shumengjyrshme" te Rames i japin akoma me shume material Bishes.

Por dhe kjo pike ne pergjithesi ngelet; c'moot pune kane me familjet e te tjereve, si politikanet me njeri-tjetrin si palogazetarucet tip Mero Baze me "antena" brenda familjeve dhe shaleve te grave te te tjereve? Nuk mjafton te akuzosh, dhe ne shumicen e rasteve te shpifesh, per personin vete, sic bejne pothuajse te gjithe politikanet, po duhet te perziesh dhe familjet?

Xhibke, po analizon sharjet dhe kundersharjet orgazmike te Berishes me Ramen sikur te ishin ndonje beteje e Montgomeryt me Rommelin.  Nuk ma do mendja te jene strateg te atij rankut keta te dy qe perdorin sharjet si arme taktike ne nje beteje te madhe strategjike.  S'eshte as here e pare e as fundit qe keto gjera ndodhin, si midis Rames dhe Berishes, si midis larove te tyre, si midis politikaneve ne Shqiperi, apo gazetareve, apo biznesmeneve apo dhe te tere njerezve te tjere publik.

Si ti, dhe si te tjeret ketu perqendrohen ne detajet e akuzave e kunderakuzave po me duket se deshtojne te kapin thelbin e ketyre shperthimeve rrugacerore.   Si kete here, si heret e tjera (midis kujtdo qofshin sharjet), nuk kam pare asnjehere as njeren nga palet ti pergjigjet akuzave me nje mbrojte te mirefillte te tipit "Nuk eshte e vertete qe une jam kuruar per skicofreni, sepse...." ose "Eshte nje genjeshter e madhe qe familja ime eshte e perfshire ne afera korruptive, sepse".  Cdo here eshte i njejti refren i tipit te nje kenge banale, ku cdo akuze i kunderpergjigjet me nje akuze tjeter.  Ku qendron e verteta? Aty diku midis akuzave te tyre tere hakerrim e tere urrejtje...

Cfare fshihet pas replikave te ashpra te Berishes me Ramen?

Asigjo nuk fshihet. Rama nuk joshet nga ofertat e Sales, perkundrazi e akuzon  (me te drejte) familjen e tij per korrupsion. Sales i ik petlla dhe fillo i kercenohet Rames si jevgu grues. Parlamenti bo sehir. 

Akuzat e Berishes se Rama eshte mjekuar per skizofreni nuk jane te verteta. Nese do ishte mjekuar do ishte sheruar.

smiley

Ok kjo ishte per pak pushim nga serioziteti, fatkeqsisht s'eshte e imja si gjetje. lol

 Ceshtja qendron se pse pikerisht tani gjithe keto akuza te tilla, jo vetem korrupsioni po dhe personale ndaj Rames?

kjo ka lidhje me europen (ose ameriken, pra ai qe e ka shqiperine nen yqem), mendoj. sala ka marre informim qe ata ja ka vene vizen edit per gjithnje. dhe u mundua ti jape goditjen e fundit, per ti treguar socialistit te radhes qe kujdes me mu, se po hapa defterin dhe ti shkon per lesh.

Sa popull kellqe kemi ne,kush beson se Berisha akuzon Ramen apo rama berishen eshte poor intellect...ate tjetrin e futi ne burg dhe ne fund dolen me nje menje...>>

puna eshte si ta haje poplli, ka thene skenaristi vath koreshi...ndryshe nuk shiten biletat e kinemase...>>

" src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/shh.gif" />

u mprefet ju plasi ne Kucove nje m te madhe plasi Laughing

La Vita Va Avanti...ne forma te tjera me te sofistikuara.

Ne janar rritet energjia...une po iki ne Niagara ti fus nje dore poker se eshte Friday dhe e kam dite shansi- ju beni c'fare te doni, mos i leni gje moralit te politikes shqiptare...prit ...se mos m'morin me syshLaughing

 pse u acarua aq shumè kryeminstri dhe ministrat e tij pikèrisht tani?ndoshta sepse di se çfarè ka brenda kutive... ndoshta sepse sè shpejti rritet energjia elektrike nè shqipèri...ndoshta sepse nuk ka lek pèr tè paguar ata qè i bèn rrugèt gjatè fushatès...ndoshta sepse opozita mbushi bulevardin...ndoshta sepse deputetèt qè i premtuan se do tè futeshin nè parlament nuk po futen...ndoshta sepse dikush andej nga evropi i tha se duhet tè gjej zgjidhje..ndoshta sepse pèrgjoi telefonatat e organizatorve tè protestès dhe kush e di se çfarè i kanè thènè...por ndoshta nuk èshtè gjè...thjesht kèshtu e kupton politikèn,ka thènè edhe mè keq pèr nanon e metèn!!!

ka thènè edhe mè keq pèr nanon e metèn!!!

Ne fakt i ka te dy si sherbetore pas bythe tani, do te thuash se edhe ram-suhin do e shikojme si skllav te birishes?

Meqe deri ne 2001-shin kam punu ne telekom, Berisha me fjalen e tij me kujtoi centralistet tona, qe i benin gjygjin gjith qytetit.

Gjeja me e peshtirosur qe na ben te fyhemi dhe ne, eshte argumenti qe na servir K/ministri se reagimi i tij eshte kunderpergjigje per pergojimet e familjes se tij. Te gjitha ato ndyrsirlliqe Berisha i ka artikuluar dhe kur ky ka qene ne opozite dhe Ed Rama kurre s'eshte marre me familjen e tij,as me djalin,as me vajzen dhe jo e jo me te shoqen.

Tani qe Berisha eshte ne pushtet dhe kalamajte e babit po bejne pare nen hyqymetin e te jatit, cfare duhet te beje opozita,te heshte. Per asnje moment nuk eshte marre kush me jeten personale te familjes kryeministrit 

Vertete e dhimshme te shohim k/ministrin tone ne nivelin e grave te liga

Pjeter, ai nuk eshte me kryeministri yne. Ai eshte thjesht nje vegel e mafjes nderkombetare!

Ai eshte thjesht nje vegel e mafjes nderkombetare!

Sikur ta dija qe keshtu do ishte! E kane fajin ata te poshtrit e Evropes dhe Amerikes qe e kane bere kryeminister me qellim qe te shkaterroje vendin, dhe pastaj ata te vijne te na pushtojne, si dikur. Por harrojne ata qe nese ata na kane ne sy te pushkes, ne i kemi ne gryke te topit! smileymug:

Cfare fshihet pas replikave te ashpra te Berishes me Ramen?

Aty fshihet fytyra e vertete e shoqerise shqiptare. Eshte pasqyra e zhvillimeve politike ne Shqiperi gjate shekujve.

Kjo ishte faza e pare, ku te paret e politikes shahen me njeri-tjetrin.

Faza e dyte eshte kur te dytet e politikes, Osman Bali ne njerin krah dhe Avni Rustemi ne krahun tjeter ngrehin pushket.

Faza e trete eshte kur te tretet e politikes, populli, shperthen depot e armeve (ose rremben armet qe i ka marre gjate shperthimit te meparshem te depove) dhe ngrehen "komitetet e shpetimit"

Faza tjeter eshte kur nderkombetaret sjellin ushtrite e tyre, qe te na carmatosin.

Dhe pastaj fillon cdo gje nga e para. E thone pastaj, qe historia nuk perseritet.

Faza e dyte dhe trete jane konsumuar shume shpejt. Duhet te kalojne ca vite. Ajo "faza tjeter" tashme nuk ka rendesi sepse ata i kane ushtrite dhe shefat ne drejtim, dhe nuk duhen me ato emergjentet.

Problemi eshte se dy grupe mafioze kane prishur qetesine e njeri tjetrit, pasi kishin rene dakort paraprakisht. Kur ato dergojne mesazhe kercenimi publik ( jo te meshefta, sespe ato kane ngjyre tjeter, ate te gjakut), tregon qe nuk duan ta tejkalojne disakordin.

Pas pak kohesh do ta shikosh qe kane rene dakort, vetem ne te kunderten; u kan thene qe dikush duhet te zevendesohet.

Pra kerkesa e Rames eshte per koken e Jozefines. Me marrjen ne parlament te kreut, qe nuk eshte vetem spiker, kopuku socialist fiton sigurine zgjedhjeve te ardheshme, pas nje viti. Nese nuk i merr ato ai shkon per lesh prej te tijeve, te cilet ja falen nje here. Ankth i madh.

I dyti nuk mund ta leshoje Jo-ne sepse pasardhesi i tij Lul, ka humbur kredite dhe nuk eshte gati akoma per drejtim. Gjithashtu akoma Shqiperia nuk e shte e gateshme te pranoje nje klonim. Ndersa ikja e saj me akord, gjithashtu do t`i prishi radhet brenda partise. Ajo nuk eshte Biberaj qe flaket si lecke e nuk ndihet. Shkodra po i jep aq kredite asaj sa edhe Rames ne Tirane, me nje ndryshim se ajo nuk eshte share e lakuar aq shum per korrupsion e degjenerim familiar si Rama, Berisha, Luli apo edhe .....

Replikat e Rames me Berishes jane "komplimentet" e fatkeqesise qe ka mberthyer shqiperine. Megjithse sado i piste te na duket fjalori i tyre ato asesi nuk arrijne te pershkruajne demin qe po i bejne vendit dhe veprat e tyre.

E shikon pra qe "nena" Shqiperi eshte gati te kaloje menstruacionin tjeter?

Çfarë po shkruhet këtu këto ditë, është një shembull i mirëfilltë sesi qelbet gjithë shoqëria, mjafton që Salën ta zërë diarreja mendore:

 

http://ndrutan.com/wp-content/uploads/2009/11/ATT03059.jpg

 

p.s më bëjnë përshtypje kriptosalistët e zellshëm që sa herë ka diarre padroni i vet, marrin nga një lopatë e duan t'i lyejnë me mt që të gjithë.

E persosur!

http://z.about.com/d/animatedtv/1/0/4/E/simp16pres.jpg

yaaaaaaaaaaaay! me bukur nuk ka ku vete i nderuari J!

Bashkia e Tiranës padit Berishën, Olldashin dhe PD

Bashkia e Tiranës ka dorëzuar sot pranë Gjykatës së Tiranës 3 padi ndaj kryeministrit Sali Berisha, Ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi dhe ndaj Partisë Demokratike.
Padia është bërë nga përfaqësuesja juridike e bashkisë së kryeqytetit, Migena Vishko, e cila ka bërë të ditur padinë civile. Vishko ka shtuar se këto padi janë bërë nga Bashkia e Tiranës, e cila kërkon nga këto tre subjekte përgënjeshtrim ndaj shpifjeve që i janë drejtuar këtij institucioni.
Gjithashtu, Bashkia e Tiranës kërkon zhdëmtim për cenimin e dinjitetit.
Ajo ka paralajmëruar se do të bëjnë edhe padi penale ndaj Berishës dhe Olldashit, për akuza të pa vërteta sipas saj për korrupsion.
“Paditë sot ishin kallzim civil, por jemi gati për kallzim penal”, tha Vishko.

Si kompensim përveç përgënjeshtrimit, Bashkia e Tiranës ka kërkuar 1250 pemë dëmshpërblim nga palët e paditura.

http://bw.balkanweb.com/homepage/bashkia...

smiley

E hodhen nje shashke dhe keta. Po Berisha s'e shau nga bashkia Ramen, e perfoli nga familja. Pse s'e padit vete ky per akuzat? smiley

Dhe pse pikerisht 1250 peme dhe jo 1260, fjala vjen, ose 1250 peme + 1000 kuti? smiley

Pse kush eshte me e shenjte familja apo bashkia.

Bosch: Dialog ne kuvend

Ambasadori i OSBE ne Tirane Robert Bosh gjate nje deklarate te shkurter per mediat tha se ka ardhur koha per dialog te qendrueshem nga te dyja palet.

“Dialogu duhet te filloje ne Kuvend”, theksoi Bosch.

Ndersa ne lidhje me akuzat qe po shkembejne me njeri tjetrin kryeministri Sali Berisha dhe kryetari socialist Edi Rama ambasadori i OSBE sugjeroi se palet qe si qeveria dhe opozita duhet te perdorin nje gjuhe me te bute.

“Nuk mund te them shume ne kete moment, por ka ardhur koha qe te shohim nje dialog politik te qendrueshem. Normalisht ne parlament. Dhe ka ardhur koha qe te dyja palet te afrohen  me njera –tjetren, duke perdorur nje gjuhe me te bute”, tha Bosch.

Top Channel

o te dashur njerez, qe te sqaroj dicka. nuk ka then edi rama "e ka me tim ate". ka thene "nuk esht imi se gjat kohes kur ka mbet me barr matilda, un skam qene me te (ne pushime ne kte rast)" e then shqip, matilda e ka me naj dashnor. per me teper, kristaqi ka pas nja 60 vjet ateher, kshu qe kjo hipoteze bie. gjithashtu versioni i rames bie, se gregu, cuni tij esht kopy-paste i tij. kshu qe edhe ai kot e ka, po se kam mbajt dot pergjegjesin dhe ja ka fut kshu, qe te ikte rehat. ndaj matildes te dashur njerez esht ushtruar "dhune e tmerrshme verbale" sipas rd, po nuk permendet dhuna fizike as ne RD.

 

sa per historit e rrafmeve tgrave, mos harroni se edhe saliun e ka akuzu se rref lirien. per mendimin tim ky esht problemi nqs esht i vertet qoft dhe vetem per njerin, e jo akuzat idiote "fle me dashin". esht e drejta e rames te fleje me ke te doje, qoft edhe me dash pezen dhe esht budallallek te merresh me carcafet e tjetrit. mendoni se rama ska moral? mos u martoni me te, as mos u miqesoni. un sdu mu martu me ramen, as me berishen, kshu qe nuk i hy fare debatit se me ke flejn, e ca te brendshmesh veshin, dhe a i veshin a jo smiley. mua me duhet ca bejn si kryeministra

 

prandaj mos u merrni as me dashnoret e argites, as te shkelzenit dhe askujt tjetr. problem esht nqs esht e vertet historia e rrahjes se liries, rudines, matildes, ose djegia e argites. tjerat lejuani plakave

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).