Berisha kerkon hapjen e kutive, Rama refuzon

Hape Kutine se t'i hapa trute!Supozojme per nje cast nje variant alternativ post-zgjedhor. Pas zgjedhjeve opozita jone, si cdo opozite ne bote futet ne parlament, por Rama insiston qe Berisha i ka vjedhur votat dhe qe per kete duhet ngritur nje komision parlamentar qe te hetoje zgjedhjet. Berisha i ben kunderakuze, i thote qe juve na keni vjedhur votat ne dhe LSI-se, po megjithate perderisa zgjedhjet u certifikuan nga KQZ me firmat e te dy partive, dhe nga Kolegji Zgjedhor, e u njohen dhe nga nderkombetaret, ne duhet te pranojme rezultatin. Rama iniston dhe thote ose do ngreme komision parlamentar qe te hetoje zgjedhjet ose ne do dalim nga Kuvendi dhe do bejme protesta. Biles po deshet i thote Berishes mbani juve shumicen e komisionit per zgjedhet, po ajo gje duhet bere patjeter.

Atehere Berisha i thote Rames meqe juve insistoni per transparence, le te hapim kutite, te gjitha kutite e zgjedhjeve pa perjashtim, dhe te numerohen nga e para. Rama s'pranon, e akuzon Berishen si sundues, si kryefamiljar, dhe i thote qe kjo gje eshte e paligjshme dhe s'te takon ty apo mua te hapem e te mbyllem kutite sa here te na teket por i takon organeve kompetente. Edhe pse ti je kryeminister i thote kjo gje eshte komplet jashte kompetencave te tua.

Ne kete s'kenar jam i bindur qe njezeri bashke me Ramen, jo vetem kutihapesit e flakte dhe grupet e interesave prane Rames, po dhe shume te tjere do ti jepnin te drejte Rames dhe do ta akuzonin Berishen per antiligjor, per malok qe kerkon te shkele mbi organet ligjjore e kushtetuese dhe qe kerkon te vere veton per cdo gje.

Pra ne fakt c'pune, c'kompetence ka Berisha te rihape kutite, edhe sikur te deshte, qe Rama ja kerkon kete gje me inistim Berishes dhe vetem Berishes? Pse Rama nuk ja kerkon kete gje organeve kompetente, nga ai i rradhes ne hierarki e  deri tek Gjykata Kushtetuese? Pse protesta sot nuk eshte para ketyre organeve po para zyres se Berishes?

Ironia qendron ne faktin se qe te dy, si Rama duke ja kerkuar kete gje Berishes, ashtu dhe Berisha duke u sjelle sikur kjo gje eshte plan pune i kryeministrise dhe sikur eshte qehaja duke thene qe kutite s'hapen sikur perpjete te hidhet Rama, perforcojne idene qe o do behet si thote njeri nga ata, une o s'ka, duke anashkaluar keshtu organet kompetente. Pavaresisht se ne kete rast eshte Rama ai qe ja fut si kau peles per hapjen e kutive, pasi edhe pse s'ka te drejte kushtetuese apo mbeshtetje nga nderkombetaret ne kauzen e tij kutihapese, nese ai vertet do deshte qe te hapeshin kutite dhe jo thjesht te bente zhurme per te justifikuar postin e vet dhe humbjen e zgjedhjeve, ai do ishte futur ne Kuvend me vrap qe ditene pare, per faktin qe jo duke bere bojkot dhe protesta rrugeve, por duke qene ne Parlament me nje numur kaq te madh deputetesh qe ka ai do te kishte ku e ku me shume mundesi te bente presjon per kete ceshtje apo cdo ceshtje qe ti tekej atij. Plus qe s'do ishte bere armik as me nderkombetaret.

10 Komente

Ne fakt dicka te tille thote dhe Artan Hoxha ne kete artikull, packa se nga fund i anon disi argumentit "dypalesh", medemek meqe Rama ka ikur per lesh i takon Berishes te sheroje Ramen nga kriza e kutizmit, duke anashkaluar faktin qe Berisha s'eshte psikiater po kardiolog. Plus qe kutizmi s'ka sherim. smiley

 

Kutitë: Hapen apo s‘hapen?!

Artan Hoxha

1. Ndërsa pritej, në mënyrë të arsyeshme, që zgjedhjet e vitit 2009 të mos kontestoheshin nga humbësi, opozita vendosi të kundërtën. Vendimi i saj për mosnjohjen e legjitimitetit të rezultatit zgjedhor sfidon vendimet e të gjithë sistemit institucional e ligjor të administrimit të zgjedhjeve deri në nivelin gjyqësor, në të cilin sistem, opozita ka gëzuar dhe/ose ka ushtruar të gjitha të drejtat organizative, informative, vëzhguese, vendimmarrëse, ankimuese. Vendimi i opozitës sfidon konkluzionet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare mbi këto zgjedhje. Ky vendim, i pasuar nga aksioni politik i bojkotit të Kuvendit dhe protestat, po sfidon në tërësi sistemin kushtetues.

2. Të bojkotosh është një e drejtë, të protestosh një e drejtë edhe më e lartë. Por ushtrimi i të dy të drejtave, aq më shumë kur me to sfidohet sistemi kushtetues kërkojnë: I ) një arsye madhore; II) përdorim i mjeteve e mënyrave më të përshtatshme, proporcionale e të përshkallëzuara. Aksioni opozitar duhet t‘i shërbejë dobisë neto publike dhe jo dëmit neto publik. Dobisë publike i shërbehet kur harmonizohen mes tyre qëllimi dhe mjeti. E njëjta kërkesë vlen edhe për mazhorancën. Natyrisht, secila palë mendon dhe/ose shpall se qëndrimet dhe veprimet e veta janë në shërbim të dobisë publike dhe ai i palës tjetër është në dëm të interesit publik.

3. Qëndrimet dhe veprimet e palëve janë mpiksur tashmë në mënyrë anektodike apo "të portokalltë" te shprehja "Të hapen apo të mos hapen kutitë e zgjedhjeve". Opozita kërkon hapjen e tyre nga një komision hetimor parlamentar, apo me një ligj të posaçëm. Mazhoranca i përgjigjet se mund të hetojmë për shumë gjëra, por kutitë s‘mund të hapen se cenohet pavarësia e gjykatave. Opozita bojkoton Kuvendin me afat të pacaktuar deri në hapjen e kutive dhe hidhet në protesta. Mazhoranca vazhdon t‘i qëndrojë fort pozicionit të saj. Përsëri shfaqet me forcë qëndrimi ekstremal i palëve që paska vetëm një mënyrë për të trajtuar çështjen. Pra, "o kjo mënyrë o s‘ka tjetër". Këtyre dy qëndrimeve ekstreme u bashkohen si zakonisht edhe të tjerë, grupe a individë, media apo analistë.

4. Në vendimin e saj nr. 8, datë 22.07.2009, Kolegji Zgjedhor arsyeton gjatë, thellë e në mënyrë sistematike çështjen që njihet si "hapja/moshapja e një numri kutish votimi" të kërkuara nga opozita, përfshirë edhe interpretimin e së drejtës se dy anëtarëve të KQZ për të kërkuar "rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara". Në diskutimin politik e mediatik të kësaj çështjeje konstatohet se vendimi në fjalë i gjykatës nuk i është ofruar publikut në masë të mjaftueshme. Në fakt, ka ndodhur e kundërta. Në diskutimin politik e mediatik është hedhur më shumë hije se dritë. Një taktikë e tillë është më se e kuptueshme për palët në konflikt, qoftë për protagonistët respektivë që e kanë lexuar vendimin në fjalë, qoftë për të tjerët protagonistë që hyjnë në debat pa lexuar, gjë kjo që ndodh rëndom. Ajo që të bën përshtypje është se thuajse mungon përpjekja e të tretëve, veçanërisht mediatike dhe/ose profesionale, për t‘i ofruar publikut arsyetimin origjinal të Kolegjit Zgjedhor dhe pra t‘i krijojnë atij lehtësitë për të krijuar vetë një gjykim. Besoj se çdo njeri me formim mesatar dhe i çliruar nga emocionet e ditës do të gjente në arsyetimin e gjykatës përgjigje të mjaft pikëpyetjeve.

5. Duke iu rikthyer hapjes/moshapjes së kutive nga Kuvendi s‘kemi se si të mos shtrojmë çështjen se sa e mundur është kjo. Hapësira e lirisë së Kuvendit, pra dhe kufizimi i të drejtës së tij, gjejnë trajtim në vendimin nr. 18 datë 14.05.2003 të Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për një vendim me natyrë interpretuese të Kushtetues mbi komisionet hetimore parlamentare, i kërkuar nga 32 deputetë të Partisë Socialiste, në pushtet në atë kohë, për më tepër, lidhur me komisionin hetimor i njohur me llagapin "Komisioni hetimor (anti)Rama". Në faqen 7 të këtij vendimi thuhet: Këto parime përjashtojnë çdo formë kontrolli parlamentar mbi aktivitetin juridiksional të gjykatave. Pavarësia e gjykatave nuk vendos embargo ndaj vlerësimeve kritike që mund të vijnë nga qytetarët apo deputetët, por artikulimi i këtyre vlerësimeve nëpërmjet raporteve të komisioneve hetimore parlamentare nuk është në përputhje me parimet kushtetuese".

6. Trajtimet kushtetuese lidhur me pavarësinë e pushteteve dhe hapësirat e lirisë dhe/ose kufizimit të veprimit të Kuvendit apo komisioneve hetimore të tij gjejmë edhe në vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese si p.sh., ato lidhur me shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, qoftë rasti i z. Rakipi, qoftë rasti i z. Sollaku. Ndërsa palëve në konflikt mund të mos u interesojë leximi, shfrytëzimi dhe/ose vënia në dispozicion të publikut të kësaj pasurie juridike është interes dhe detyrim mediatik dhe profesional i palëve të treta për ta bërë, ndërkaq që një përpjekje e tillë mungon njësoj si në rastin e vendimit të sipërcituar të Kolegjit Zgjedhor.

7. Një mënyrë e dobishme e trajtimit të "çështjes së kutive" do të ishte vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese. Neni 134 i Kushtetutës jep disa mundësi. Vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese është një e drejtë e opozitës. Aq më shumë që bëjmë fjalë për këtë gjykatë e cila s‘ka ngurruar që të rrëzojë akte të mazhorancës së radhës, e në veçanti të mazhorancës dhe qeverisë së PD-së në këto katër vitet e fundit. Mosbesimi i opozitës ndaj Gjykatës Kushtetuese, nëse është kjo arsyeja që opozita nuk vë në lëvizje këtë gjykatë, do të ishte i paargumentueshëm, pra një paranojë.

8. Analizat e qeta juridike flasin për ekzistencën e mjaft mundësive të tjera ligjore e procedurale lidhur me çështjen e kutive, shumë më efektive dhe në dobinë neto të publikut krahasuar me bojkotin dhe protestën. Një nga partitë e djathta ka vënë në lëvizje prokurorinë. Kjo është e lavdërueshme. Tek e fundit, prokuroria s‘ka ngurruar të përballet me mazhorancën dhe qeverinë e saj. Një tjetër mundësi do të ishte përdorimi i ligjit për të drejtën e informimit, sipas së cilës, s‘kërkohet as edhe detyrimi që të shpjegosh arsyet e kërkimit të dokumentit zyrtar. Këtë të drejtë universale mund ta ushtrojë drejtpërdrejt opozita apo çdo subjekt tjetër.

9. Palët në konflikt kanë të drejtë të mbajnë gjykimin e tyre mbi zgjedhjet. Por mënyra "rrugore" dhe ultimative nuk është as mënyra e vetme edhe as mënyra e parë mes atyre të mundshmeve për të kërkuar të vërtetën mbi zgjedhjet. Mënyra të tilla nuk justifikohen as edhe nga numrat e njerëzve në sheshe, qofshin pak apo shumë. Kjo nuk është çështje numrash, por parimesh të shtetit ligjor e demokratik. Kapërcimi i radhës së arsyeshme të veprimeve dhe i parimit të proporcionalitetit të veprimit janë veçse kosto dhe risqe mbi interesin publik, janë dëme neto publike. Përpara se sa të zgjidhte bojkotin dhe/ose protestën opozita, ajo socialiste në veçanti, duhej të kishte eksploruar njërën, disa apo secilën nga mundësitë e sipërcituara apo të tjera të mundshme. Në mos më parë bojkotit dhe protestave, qoftë edhe paralelisht me to. Në mos sot, qoftë edhe nesër, por sa më shpejt. Koha po skadon. Po afrohet me shpejtësi momenti kur dëmi i akumuluar publik i bojkotit dhe protestës do të bëhet i konsiderueshëm dhe i pakthyeshëm e natyrisht, e si efekt bumerang, edhe për vetë opozitën. Ndaj më shumë se një e drejtë, përdorimi i mënyrave alternative po bëhet çdo ditë e më shumë, sa mënyra më e dobishme për vetë opozitën po aq, në mos më shumë, edhe një detyrim i saj ndaj publikut.

10. E nëse opozita lajthit? Po nëse gradualisht shfaqen tendencat e anarkisë dhe vetëgjyqësisë? Historia botërore, përfshi ajo shqiptare, njeh plot raste të lajthitjes së liderëve dhe/ose grupeve, plot raste të tjera të devijimeve të rrezikshme, me apo pa paramendim. Pra si i bëhet nëse opozita s‘kupton, s‘mundet apo s‘do të bëhet faktori i zgjidhjes, por mbetet vetë problemi? T‘i kërkosh mazhorancës të gjejë zgjidhjen është si t‘i kërkosh dikujt që pasi ka fituar një garë të lodhshme e të certifikuar nga të gjithë arbitrit e përzgjedhur me konsensus nga garuesit, të vërë vetë në dyshim fitoren e vet. Kjo do të ishte një kërkesë që mazhorancës mund t‘ia bënim në kushte ekstremale. S‘përjashtohet si mundësi gjithsesi.

12. Pas opozitës dhe para mazhorancës, janë palët e tjera, jashtë, mbi apo përtej së majtës e së djathtës që duhet të lëvizin lidhur me çështjen e kutive. Kërkimi i së vërtetës mbi zgjedhjet është e drejtë e të tretëve dhe e publikut tashmë. Ushtrimi i kësaj të drejte, ndërkaq po bëhet një domosdoshmëri. Mundësitë e përshtatshme ligjore dhe institucionale të trajtuara më lart janë të vlefshme edhe për këto. Çdo palë e tretë, shpresoj që, sipas mundësive që ka, të ndërmarrë qëndrimet dhe/ose veprimet e përshtatshme. Aq më shumë që, si jashtë, mbi apo përtej palëve në konflikt, të tretët e tillë, janë edhe më të besueshëm, të paktën për pjesët e arsyeshme të dy palëve në konflikt. Ndryshe do të përfundojmë te varianti me më pak kuptim, do t‘i kërkojmë mazhorancës të iniciojë zgjidhjet alternative të sipërpërmendura, duke i thënë: "Opozita lajthiti, në të përtejmit s‘kemi fuqi a s‘na e mban, ndaj zgjidhe ti, se kështu e patëm kismet". Këto duket ka pasur parasysh edhe Olli Rehn kur i kërkoi zgjidhje qeverisë. Duket edhe gjermanët e kanë ndonjë variant të shprehjes, "s‘ke ç‘bën, hapi të marrit rrugë". Po deri në ç‘masë kjo këshillë e urtë mbetet e tillë?

*Instituti për Studime Bashkëkohore

Gazeta Shqip

Pra ne fakt c'pune, c'kompetence ka Berisha te rihape kutite, edhe sikur te deshte, qe Rama ja kerkon kete gje me inistim Berishes dhe vetem Berishes? Pse Rama nuk ja kerkon kete gje organeve kompetente, nga ai i rradhes ne hierarki e  deri tek Gjykata Kushtetuese? Pse protesta sot nuk eshte para ketyre organeve po para zyres se Berishes?

I hap parlamenti kutitë.

Ja ta thotë vetë Artan Hoxha, që as lexon se çfarë sjell:

Opozita kërkon hapjen e tyre nga një komision hetimor parlamentar, apo me një ligj të posaçëm.

po mir te thote o xhib se le nam.Qe te hapen kutite duhen votat e PD ne parlament chyjne institucionet.Institucionet po te deshironin i kishin hapur se e kishin mundesine.

Pse kane kaq frike te hapen ato mut kuti se mar vesh.Ne fillim edhe e une e shifja me skepticizem kerkesene PS, po ta tani po me mbushet mendja se aty ne kuti ka dicka qe Berisha sdo te merret vesh.Filozofirat e tjera jane te teperta.

 

Kuvendi e paska kopetencen per hapjen e kutive, si, te dale mbi precedentin e gjykatave  bile dhe mbi ate kushtetuese? Pse nuk i proteston Kuvendit dhe Topallit aehere Kutihapesi po kryeministrit?

Po dhe sikur, a nuk ishte Rama qe tha ne Top Story se po na dha Berisha maxhorancen e komisionit hetimor ne futemi qe neser ne kuvend, dhe pastaj te nesermen kur tha Berisha ja japim maxhorancen Rama u pergjigj duke thene qe ky eshte provokim i Berishes? smiley

O xhibo , qenia njerezore ne pergjithesi eshte nje qenie kurioze.Duke lene filozofirat menjane, nuk je pak kurioz te dish njehere ne jeten tende se cbehet valle me voten qe hedh ti ne kuti?Numerohet  apo jo?Se kjo pune eshte si ajo kenga "Ne ato maja rripa rripa , njehere ma hipe njehere ta hipa"

Po mer yahoo, i numerojme prap, zgjat nja 4 muaj te tjere, pastaj thote Berisha jo numerim nga e para se u bene hile, 5 muaj te tjere, pastaj thote Veliaj jo numerim nga e para se une fitova po mi vodhen cudi te mos kem te pakten 5 deputete, pastaj Meta thote si nuk pata une 35 deputete hajt ti numerojme prap, e keshtu tjerrim lesht nja dy vjet. smiley

Nashti Ruci qe thua ti na ishte nje nate para protestes tek Top Story dhe na bente propogande kutihapese sipas te gjitha pikave qe ja kishte recituar Rama, plus me ate rast bente reklame per protesten ne kanalin e Rames, qe dhe me gazetaret e Rames dilte kaq bllof sa s'ka, packa se nuk i la ata te flisnin me teper se 10 minuta total, te gjithe.

Filloi te citonte nderkombetaret. Ju kthyen gazetaret i thane po ata jane te gjithe kundra juve. Po tha, sikur s'kane pune tjeter ata dhe e kane kthyer vemendjen te gjithe nga ne tani! smiley

Kaloi tek vjedhja. Keni prova i thoshin ata. Po ja kshu po ashtu. Po e keni kerkesen e paligjshme i thane. Jo tha po ja te citoj kushtetuten. E ke kushtetuten e vjeter, i tha gazetarja. smiley Jo po nenet jane njesoj, dhe citoi nje nen komplet palidhje qe njerzit kane te drejte te informohen per punet e qeveritareve. Si perkthehet kjo ne kutihapje pertej cdo ligji e precedenti vetem Rama e di.

Po nese del qe Berisha ka vjedhur vota dhe juve keni fituar, ca do beni? Po s'e di tha po une personalisht do kerkoj qe te behen zgjedhje te parakoshme. Me nje llaf i thane si i hap si s'i hap kutite Berisha juve kerkoni anallim loje dhe zgjedhje te parakoshme. Po normal tha se ai eshte sundues. smiley

Prap Teri veri po neni per hapjen e kutive me kerkese te dy perfaqsuesve te KQZ. Po mire mo i thane po c'ne me protesta dhe Berishes, nese eshte keshtu si thoni juve pse nuk i drejtoheni atehere gjykates kushtetuese nese ka shkelje neni? Po teri e veri prap. Duam te hapen kutite se ashtu e kemi nje pune, pastaj sqarohemi per ligjet dhe rregullat.

Pastaj tha ne duam te bejme  nje ligj ne parlament qe garanton hapjen e kutive nga kerkesa e kujtdo, e kemi gati ligjin tha (po e ngrofin menderen me ligjin se ne parlament s'kane hyre ta paraqesin, se si do e bejne ligjin qe nga cadra ata e dine). Do me thene i thane gazetaret ti vete po e pranon qe ligji juve s'ju miraton hapjen e kutive, qe s'ka ligj qe ja u garanton kete se po te kishte s'do ishte nevoja ta benit kete ligjin e ri. smiley

Pra ka ligje or taj, ka rregulla. Jemi shtet, nuk jane tre kalamaj dhe fitoi njeri lojen dhe ky tjetri i thote anallim loje, dhe ne te themi e po mire, anallim e bejme prap, ca te keqe ka, kalamaj jane. Ka dhe nje reagim nderkombetar, po dhe sikur te mos kishte, prap do ishte absurde. I vetmi qe insiston eshte Rama, i cili eshte i vetmi qe eshte pergjegjes per humbjen e PS-se, pasi e personalizoi komplet fushaten, largoi te aftit dhe mori zhvejket dhe seseret me vete. por dhe i vetmi qe humbet me shume nese pranon rezultatin, se i bie te kishte ikur fishek nga partia nese pranonte humbjen, po me gjasa do humbe dhe mandatin e bashkise ne 2011, se si humbes i zgjedhjeve kryesore zor se e votojne me socialistet ne mase.

Keshtu qe Rama tjerr lesht e juve i mbani furken me argumenta te tipit nuk ka pergjegjsi te provoje fajesine ai qe ben akuzen (dhe te veproje gjithsesi brenda ligjit) po mjafton ti teket Rames per dicka dhe vendi duhet te mbetet pezull, ligjet, problemet, integrimi e cdo gje, dhe te kthehet Shqiperia ne Afrike dhe rrumpalle vetem qe te mos ike komandanti juaj nga posti. Ndofta kujtoni se keni te drejte sipas interesave tuaja politike, dmth qe po s'fitoi Rama me cdokusht nuk quhen zgjedhje legjitime, but it doesn't seem like its about to happen any time soon. smiley

Ose fundja, meqe Rama insiston ne absurdin e tij, pertej cdo ligji, precedenti dhe nderkombetareve, pse nuk paraqet disa kushte per te dy palet.

E para qe ka vjedhje nga te dy palet gjate procesit te numerimit kjo s'diskutohet, se kot s'thane nderkombetaret qe u numeruan keq ne 1/3. Por eshte shume mundesi e vogel, per te mos thene nonegzistente, qe te kete vjedhje vetem nga PD-ja dhe aq shume sa te perkthehet ne 5 mandate shtese per PS-ne, pra te permbyse rezultatin.

Po gjithsesi, meqe Rama eshte kaq i sigurt, le te vere kushte dhe per veten. Nese do qe te behet dicka kaq ekstraordinere dhe te paligjshme vetem per tekat e tij, le te thote p.sh. qe se pari PS do hyje menjehere ne parlament diten qe garantohet rinumerimi, dhe te hapen te gjitha kutite pa perjashtim, jo vetem ca do ai, dhe te numerohen nga nderkombetaret, se tonit do ti kontestojne gjithsesi. Dhe nese ka aq mandate sa ta marre pushtetin Rama, le ta marre, te behet ai kryeminister, biles dhe me kusht qe Berisha te ike menjehere dhe pergjithmone nga politika, jo vetem nga posti i kryeministrit.

Ama nese nuk rezulton ashtu Rama te ike menjehere nga politika gjithashtu. Baj baj bashkise e PS-se. Nese ka vjedhje qe ndryshojne vetem nje mandat apo dy, le te axhustohen dhe ato, nuk do bejme zgjedhje dhe anallim loje sa here i teket toci humbesit. Dhe te behen dhe ligje e procedura perkatese qe parandalojne dicka te tille ne te ardhmen.

Po jo, Rama nuk premton asgje, ai do vetem qe Berisha te ike nga pushteti, edhe sikur te hapen kutite apo jo, edhe sikur te kete vjedhje ose jo. Pra ai thjesht ben teatoro kutihapese per te justifikuar humbjen e vet dhe per te ruajtur postin, ndaj dhe s'ka paraqitur asnje zotim apo kusht te tille, se ai e di shume mire qe edhe xhonglere dhe magjistare te ishin komisioneret e Berishes nuk mund te kishin vjedhur aq shume mandate sa te permbyset rezultati, edhe sikur te heqim menjane mandatet e LSI per momentin, prap duhen 5 shtese per PS. Pale qe ben vaki mund te kene vjedhur me shume te PS-se, sidomos deri ne momentin qe Berisha porositi te vetet qe te ruanin votat e Metes, se ata mesa duket i vidhnin partive te vogla, jo njeri-tjetrit, dhe ndaj ka qene loje ne heshtje dhe mbase ndaj u firmosen procedurat nga te dy palet.

Ai qe ben akuzen i takon ta vertetoje. Kete kerkon te beje Rama . Perse Sala nuk i jep provat, por i mba te fshehura dhe i thote

"Ate duhet ta xhajsh ti se une e pava xili e bani pjerdhen"

Edi i ka dhene kushtet e tij per kompromis . Hap Kutite. Topin ne der e e ka Mixha ,. Ka dhe gurin dhe arren . Le te propozoje konkretisht , jo me dengela , cfare kompromisi kerkon . Le te thote do ti hapim te gjitha , ....

"Une te due tye se kompromiset bahen ne Palrlament. Po ti hajde njihere...po mue mos me luej nga karrikja"

Ne fund te fundit sic ka kerkuar disa here nepermjet "shtetit paralel" qe ka ne koke , pa njohur as Ligje e qas Kushtetute, le te propozoje e bjere dakord per te ngritur nje komision dy partiak per te ndertuar draftin e kompromiseve .

Meqe edhe bufi i zgjedhur President nuk do te "nderhyje" , sepse topet jane te renda dhe ai eshte mesuar vetem me nje TOP!

Ka edhe keshtu nga kampi i Sales

Le te flasim per momentin,kush ndihet i dhjere,Berisha apo Rama?

Pse Rama nuk ja kerkon kete gje organeve kompetente, nga ai i rradhes ne hierarki e  deri tek Gjykata Kushtetuese? Pse protesta sot nuk eshte para ketyre organeve po para zyres se Berishes?

Sepse e di shume mire qe pergjigja do te jete :"Kutite nuk hapen" dhe me kete merr fund historia.

Duke ja kerkuar Berishes vazhdon te beje sikur eshte i interesuar te hapen kutite kur ne fakt kerkon gje tjeter...........................

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).