A kemi te drejte te kerkojme hapjen e kutive?

 

Neni 138
 
Këqyrja e materialit zgjedhor
 
1. Për nevojat e hetimit administrativ, KQZ-ja kur ka pranuar kërkesën e palëve apo kur ka kërkesë të dy anëtarëve të saj, sipas parashikimeve të nenit 136 pika 3 të këtij Kodi, këqyr dokumentacionin dhe materialin zgjedhor që ndodhet në kutinë e materialeve zgjedhore dhe/ose kutitë e votimit dhe fletët e votimit, si dhe çdo dokumentacion apo material tjetër zgjedhor. Kur materiali zgjedhor ndodhet brenda kutive me vula sigurie, hapja dhe rimbyllja e tyre bëhet sipas procedurave që parashikon ky Kod për hapjen dhe mbylljen e kutive, duke treguar dhe shënuar kodet me të cilat kutitë përkatëse janë mbyllur nga KZAZ-ja, si dhe numrat me të cilat ato mbyllen rishtazi.
2. Këqyrja e materialit zgjedhor bëhet në prani të palëve dhe publikut. Pas këqyrjes së materialit dhe/ose dokumentacionit zgjedhor, palët kanë të drejtë të paraqesin vlerësimet dhe pretendimet e tyre. Provat e gjetura paraqiten në procesverbalin e mbledhjes së KQZ-së.
3. KQZ-ja, me kërkesë të palëve ose kryesisht, kur çmon se për dhënien e vendimit është i nevojshëm rinumërimi dhe/ose rivlerësimi i votave të caktuara, kryen, në praninë e palëve, rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave dhe pasqyron përfundimin në procesverbalin e mbledhjes së KQZ-së dhe vendimin përkatës të saj. Në rast se kërkesa për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara bëhet nga dy anëtarë të KQZ-së, ajo është e detyruar të bëjë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të kërkuara.
4. Në rastin e kutive të votimit, të konstatuara si “KUTI TË PARREGULLTA” nga KZAZ-ja, sipas nenit 115 të këtij Kodi, KQZ-ja është e detyruar të kryejë një hetim administrativ. Hetimi nuk kufizohet vetëm në këqyrjen nga jashtë të kutisë, duke vlerësuar në tërësi faktet dhe rrethanat që kanë çuar në konstatimin e kutisë si “KUTI E PARREGULLT”, por edhe nëse këto parregullsi kanë ndikuar në materialin zgjedhor. Nëse KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të subjektit zgjedhor, shprehet me vendim se janë kuti të rregullta, KQZ-ja kryen numërimin fillestar të votave në këto kuti.
5. Vendimet e KQZ-së, sipas pikave 3 dhe 4 të këtij neni, mund të ankimohen së bashku me vendimin e KQZ-së.
 
 

Te nderuar peshq, mbasi te lexoni paragrafin e mesiperm te shkeputur nga ligji per kodin e ri zgjedhor i perdorur per zgjedhjet parlamentare te Qershorit 2009, do te kuptoni se pikerisht eshte ky paragraf apo regull loje qe nuk eshte perfillur nga maxhoranca e KQZ-se. Pra ligji eshte shkelur!  E sigurisht kur ligji shkelet, apo nuk zbatohet te gjitha veprimet dhe vendimet e mepasme qe merren ne moszbatim te ketij ligji jane Nul. Pra edhe rezultatet e zgjedhjeve jane Nul. Meqenese KQZ me dhune nuk pranoje zbatimin e ligjit dhe konkretisht te nenit 138 te tij, personat e prekur dhe qe aktualisht jane populli opozitar nepermjet protestes paqesore kerkojne te vendosin nje te drejte ligjore te mohuar, pra rinumurim te votave ne kuti te caktuara dhe ne zona te caktuara. Nese kete te drejte ligjore pozita e refuzon, atehere populli opozitar nuk njeh zgjedhjet dhe do te kerkoje riberjen e tyre ne nje afat kohor sa me te shpejt dhe te pershtatshem. Kini parasysh qe ketu nuk kemi te bejme me me nje individ qofte ky edhe kryetar partie si psh Edi Rama, e as me 64 deputet te opozites, por me nje popull opozitar te tere, te cilit i eshte shkelur e drejta themelore, e drejta per te zgjedhur. E kush mund te jete ai grupim politik qofte ky i vendit apo ndekombetar qe te mohoje kete te drejte elementare te nje popullsie?  E kush qeka kjo Doris Pack qe dashka te me mohopje mua qytetarit te thjesht, por edhe shume te tjereve si une, kete te drejte elementare? Mos i duket vetja asaj por edhe shume te tjereve si ajo qe jane Enver Hoxha i ketij populli? E pra, nese ne kohen e Enverit une, por dhe shume te tjere si une kishim kuptuar dhe perkrahur ne heshtje vizionin e demokracive perendimore dhe te te qenurit te lire, sot kur regjimi i mepearshem eshte vetem nje ender e keqe, une i them Doris Packeve  se jeni bere si uji i ndenjur ne nje pellg; pra jeni qelbur nga koka deri ne kembe nese nuk me lejoni mua qytetarit te lire te shpreh bindjen time ashtu sic e mendoj.

12 Komente

Me fal, ma shpjego me nje fjale PSE do t'i hapesh, dhe njehere?

Jo, nuk ke te drejte tani. Kerkesa per hapje kutishe dhe rinumerim votash duhej bere gjate procesit, pa u mbyllur ky proces, pa folur gjykata. Tani qe ka folur gjykata dhe nuk ka pranuar kerkesen per rinumerim votash pasi nuk ka pasur indicje per nje gje te tille, atehere nuk ka asnje mundesi dhe instrument per te hapur kutite dhe rinumeruar votat pa rene ne kundershtim me vendimin e gjykates.

me nje fjale ti se ke lexuar shkrimin me larte! Na mbyten analfabetet ..

Filluat prape, e lagu, s'e lagu...smiley Fundjave te mbare te gjitheve se 'Kutia Re-loaded!' do diskutohet me siguri te henen nen ndonje titull tjeter...

Kur Zamira Subashi (dhe nuk ishte e vetme, ishin DY, siç e kerkon ligji !) perplaste kemben ne KQZ  duke thene "propozoj hapjen e kutive te Beratit", mua më binte goja ketu e thosha : KY ESHTE CELESI I MUHABETIT DHE DO JA DEGJONI ZERIN !

I pafshim hajrin, siç ja pame...

 Or po kutite nuk hapen mo ka vdek ai muhabet. PS do vazhdoje protestat edhe nja nje muaj sa te lodhet komplet e do futet prape ne parlament. Mbas 4 vjetesh do behen zgjedhje e do fitoje PD-ja prape e keshtu do kemi akoma mbas 8 vjetesh Mero Bazen me vetlla te thinjme qe cirret kundra Sales bashke me socialistet e peshkut qe do i kene rene dhembet deri atehere. smiley

Kerkesa per hapje kutishe dhe rinumerim votash eshte cmenduri, idiotesi, poshtersi, te gjitha te keqijat tani qe ka vendosur Kolegji Zgjedhor. Ligji ka frymen e tij e cila duhet kuptuar kur lexohet dhe qe duhet te gjeje vend ne zbatimin e tij te drejte . Kodi Zgjedhor duhet lexuar ne te gjitha nenet qe flasin per ankimimet dhe jo copa te shkeputura te tij. Keshtu kuptohet qe rinumerimi dhe rivleresimi behet kur ka prova dhe jo te perdoret thjesht per efekte bllokuese pa asnje prove. Kolegji Zgjedhor ka rrezuar ankesat e PS, PD dhe disa partive te tjera si te pabazuara ne ligj dhe prova. Sipas konsensusit te arritur ne Kodin Zgjedhor midis PS dhe PD, Kolegji Zgjedhor eshte instanca e fundit e ankimimit dhe vendimet e tij jane te formes se prere. Nese PS vazhdon te mendoje qe Kolegji Zgjedhor ka gjykuar ne kundershtim me ligjin, atehere t'i padise ne prokurori anetaret e Kolegjit, ose t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese. Rruge tjeter kur flet gjykata nuk ka. Cdo gje ne kete pike eshte e mbyllur. Shumekush ka kundershtime per vendime gjykatash, qe nga ato te shkalles se pare dhe deri tek ajo e Larte, por jane te detyruar t'i zbatojne. Pike! Fund!

Sic edhe e kane permendur me lart, rinumerimi dhe rivleresimi mund te behej gjate procesit, tani qe ka folur gjykata, e perseris, cdo gje eshte e mbyllur. Edhe vendet e tjera qe kane pasur rinumerime dhe permenden si shembuj, te gjitha kane ndodhur gjate procesit ose kur kane vendosur instancat e caktuara me ligj, pasi ka folur gjykata, askund ne boten demokratike nuk mund te gjesh nje precedent te tille.

I hedh dorashken cilitdo tjetri ketu qe mendon te kunderten per rinumerimin pasi ka vendosur gjykata.

Europa po ben thirrje qe dalin ne forme rezolutash nga parlamenti europian qe opozita te kthehet ne Kuvend, t'i largohet kesaj aventure. Ai qe ka veshe i degjon keto kembana. I shurdhri jo.

Poshtersi eshte te mbash te fshehte koston e deritanishme te rruges se kombit, poshtersi eshte te besh biznes personal me  pasurine kombetare nepermjet ndermarjes shteterore Meiko, poshtersi eshte te inagurosh vepra qe nuk kane mbaruar, poshtersi eshte te merresh me jeten personale te tjetrit, poshteri eshte te vrasesh ata qe te denoncojne per pislleqet qe ben, poshtersi eshte te shpenzosh  me shume dhe pa efektivitet se sa te ardhura krijon, poshtersi eshte te kercenosh me vdekje apo te blesh komisionere, poshtersi eshte te bliesh nga mafja, dhe se fundi se u lodha poshtersi eshte te jesh i poshter!   

Degjo, se eshte turpi i botes t'a krahasoni Shqiperine me nje mashtrim si ai i Bushit. Eshte turp i Gjykates Supreme Amerikane qe krijoi precedente te tilla ne vendin e vet, precedente qe nuk kane asnje lidhje me Shqiperine. Perderisa fituesi vendoset me gjyq, nga nje trup gjyqesor, dhe vota e popullit nuk numurohet, atehere t'a quajme c'te duam kete sistem, por demokraci, jo. Kjo eshte fryma e ligjit, dhe jo kuterbimi qe vjen nga daret e padizinfektuara te Dentistit.

Llogjikisht po. Nese nuk ka rruge ligjore duhet hapur. Pervec te tjerave eshte dhe nje mundesi per etalonin e bur(r)ave qe te korri edhe nje fitore tjeter mbi djemte e shokeve.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).