Prifti shpall të pavlefshëm zgjedhjen e Jakës si kryetar i Dhomës së tregtisë

TV Klan

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti pas shqyrtimit të zgjedhjeve në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës e ka cilësuar zgjedhjen e Nikolin Jakës si kreun e këtij intstitucioni të pavlefshme. Nëpërmjet një letre të shpërndarë për mediat, ministri Prifti sqaron se Nikolin Jaka nuk plotëson kriteret kryesore për t’u zgjedhur si Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, pasi nuk ka qenë anëtar i Asamblesë së kësaj dhome. Po ashtu kandidati nuk ka dorëzuar dokumentin e gjendjes gjyqësore siç kërkohet nga ligji dhe statuti. Sipas Priftit, zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara nga kjo dhomë janë në kundërshtim të plotë me statutin. Në këto kushte ministr Prifti ka kërkuar rikthimin për shqyrtim të vendimit të marrë në 24 tetor për zgjedhjen e Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

 

1 Komente

prifti pastron jaken, medemek.

ore, po c`behet me keto mbiemrat e nomenkllatures?! Prifti, Jaka, Burgaj smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).