Prefekti i Tiranës rrihet për një modele në pub

Për një Helenë ra gjithë Troja. Por, kjo Helena jonë futi në një bela shumë të madhe prefektin e Tiranës. Djaloshin 32-vjeçar që administron Tiranën deri në Kavajë, e që e ka emrin Kletis Kruja. Në fakt, deri tani nuk i kemi dëgjuar zërin apo bëmat prefektit tonë të ri. Kemi dëgjuar ne të “Bluetooth” se ai është shoku i ngushtë i Shkëlzen Berishës, dhe për këtë arsye ngjiti dalëngadalë shkallët e administratës së shtetit. Po që prefekti ynë, pavarësisht në moshë të re, të zihej si “ordiner” në pubet e Tiranës, këtë s’do ta kishim besuar. Sepse, emri i prefektit është i madh.
Epo Qazim Mulleti ishte ç’ishte!, ndërsa ky i sotmi hedh gurin e fsheh dorën… Njeriut që administron Tiranën deri në Kavajë i ka mbetur ora tek letrat e dashurisë… pas tyre ca veprime të pahijshme, të cilat kanë përfunduar në një sherr që si protagonist kanë prefektin e Tiranës, Kletis Kruja. Por, këto ditët e fundit po dëgjojmë shumë gjëra. Dhe, ja ku jemi nga thashethemet e fundit që na vijnë nga një pub nate në qendër të Tiranës, “Living Room”. Prefekti jo vetëm ngacmon femra, por ka rrahur edhe një gazetar. Por, ndryshe nga Mero, çështja e të cilit u ndërkombëtarizua, gazetari i atakuar nga prefekti dhe shokët e tij të tryezës, me inicialet A.K., e ka çuar çështjen vetëm në informimin e Berishës për ngjarjen skandaloze.
E pra, kështu të nderuar lexues të “Bluetooth”, stafi ynë e mori vesh ngjarjen me prefektin, i cili po ngacmonte disa vajza që gjendeshin në tavolinën bri tij në një pub. Tani kur ka filluar sherri nuk e kemi te qarte se të gjithëve u ka ikur memoria: Kush ka qëlluar se pari pas ngacmimit të femres: grupi i pushtetarëve, apo grupi ku gjendeshin vajzat???
Prefekti çuditërisht nuk mban mend asgjë çfarë i ka ndodhur. Kaq shumë të ketë pirë Kletisi atë natë në ‘Living Room’? Apo i vjen turp djaloshit beqar 32-vjeçar nga ajo që ka ndodhur në pub?!
Ngjarja
Një grindje banale të premten e kaluar pas mesnatës ka prishur festën në ‘Living Room’. Ngjarja do të kalonte në heshtje nëse autorët e saj do të ishin anonimë. Por, situata është bërë shumë e ndjeshme kur personazhe të saj ka pasur pikërisht prefektin e Tiranës, Kletis Krujën dhe Gent Minarollin, zëvendësdrejtor të përgjithshëm të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor. Ata së bashku me një grup djemsh të tjerë, si dhe një deputet të PD, jo vetëm që kanë prishur qetësinë e festës, por kanë degjeneruar në një sherr ordiner. Motivi i grindjes ka qenë ngacmimi që ata u kanë bërë disa vajzave të ulura pranë tyre. Vajzat modele kishin shkuar për të festuar në pub me miqtë e tyre, mes të cilëve edhe gazetari A.K. Prefekti Kletis Kruja dhe Gent Minarolli kanë ngacmuar kohë pas kohe vajzat, duke i shqetësuar gjatë gjithë mbrëmjes ato e duke shkruar edhe pusulla dashurie në drejtim të tyre. Vajzat kanë refuzuar komunikimin me prefektin, duke i kërkuar këtij të fundit që të liheshin të qeta në pub. E kur gazetari e pa se prefekti nuk epej nga dëshira e tij, ndërhyri vetë. “Po boll more njerëz, nuk e shikoni që vajzat nuk duan?” - ka reaguar gazetari A.K. Kaq është dashur, dhe djemtë e tavolinës “me pushtet”, në gjendje të dehur kanë goditur gazetarin A.K. me grushte në fytyrë dhe kokë duke i lënë shenja dhe gjakosur në fytyrë atë. (Për dijeninë e lexuesit tonë, gazetari ka kohë që nuk shihet në “xhiro” në kryeqytet, për shkak të dëmtimeve në fytyr&eumlsmiley. Nuk ka mbaruar me kaq, nën efektin e alkoolit ata kanë kthyer tavolinat e lokalit përmbys, nuk janë ndalur as para ndërhyrjes së truprojave dhe kamarierëve të lokalit duke kthyer kështu në një gjendje kaosi festën, çka ka bërë që të gjithë njerëzit të largohen nga pubi. Zhurma e krijuar ka sjellë në lokal edhe policinë, por ata pasi kanë mësuar kush ishin autorët, janë larguar sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Nga ana tjetër, ngjarjen e ka konfirmuar edhe një nga vajzat që ka qenë e pranishme në tavolinë. Në fakt, nuk është rasti i parë që njerëz të veshur me pushtet të sillen si njerëz ordinerë, qoftë edhe në ambiente publike, në prani të dhjetëra njerëzve.
Prefekti Kletis Kruja: Nuk jam zënë me njeri
Ne në fakt, nuk hezituam që të pyesim poshtë e përpjetë për ngjarjen. E padyshim, do të pyesnim edhe prefektin 32-vjeçar. I pyetur nga “Bluetooth”, prefekti i Tiranës, Kletis Kruja e ka mohuar të ketë qenë pjesë e ndonjë sherri në pub.
Zoti prefekt, ditën e premte ju jeni bërë pjesë e një sherri banal të ndodhur në një nga pubet e Tiranës.
Nuk është e vërtetë. Unë kam qenë tek “Living Room”, por nuk di të ketë ndodhur ndonjë sherr. Unë dhe miqtë e mi në tavolinë nuk jemi konfliktuar me njeri.
Asnjë prej jush nuk është konfliktuar me njeri?
Unë nuk di gjë, kemi qenë 100 veta atje.
100 veta në një tavolinë?
Jo, në pub. Unë nuk di kush ka bërë sherr, por unë nuk kam lidhje me këtë histori.
Nuk është e vërtetë që keni ngacmuar vajza në tavolinën përballë jush?
Jo, s’është aspak e vërtetë.
Personi i dhunuar ka pohuar se ju e keni rrahur, dhe këtë e kanë konfirmuar dhe të tjerët që kanë qenë në tavolinë me të? E madje, kjo situatë ka prishur gjithë atmosferën në pub, madje keni hedhur dhe tavolinat përdhe....
Unë nuk jam zënë me njeri. Madje, i kam dërguar edhe atij djalit haber (djalit të rrahur, gazetarit)…
Për ç’motiv i keni dërguar haber, kur ju nuk jeni konfliktuar me të?
Po… Dëgjo, unë asnjëherë nuk jam përfshirë në ndonjë sherr dhe kurrë nuk do të përfshihesha në konflikte të tilla.
***
Kjo është përgjigja që na ka dhënë prefekti Kruja. Në fakt, gazetari A.K. na e konfirmon faktin se gjithçka është dashur të sqarohet me mirëkuptim. Ka disa rrethana familjare për të cilat gazetari nuk do të bëjë publike çështjen në fjalë, dhe një ndër to është për të mos shqetësuar familjen e tij, dhe ne kur folëm me të pranuam t’i ruajmë anonimatin. Madje, këtë çështje na e konfirmon edhe vajza modele që ishte prezent në tryezë dhe e cila u bë shkak i konfliktit.
Sigurisht, meqë tashmë u mësuam, ne të “Bluetooth” sërish do presim reagime nga zotërinjtë e përmendur më lart. Megjithatë, çështjen do ta vazhdojmë, duke qenë se janë skandale rozë, edhe në numrin e ardhshëm pas reagimeve.

99 Komente

Mjere ne qe jemi ne dore te halabakeve pijanece...Si nuk kane turp qe rrine ne postet e tyre? Imagjinoni sikur Obama apo Guvernatori i Nju Jorkut te rrije pubeve e te rrihet si rrugac! Si mund te flasesh me keta palaco pusht'etare qe as intelektin e nje adoleshenti nuk e kane?Mendja e tyre e vogel me komplekse as femra nuk di si te afroje, e keta palaco do te na e perparojne Shqiperine..

 

ncncn

i paskan dhene nje vote smiley

Peshq të nderçëm të Albanisë, para se me thon naj gjo, si psh "turqeta Mono", ose "Qaz Mulletja, mos vdeksh kurr" etj etj... (s)a duhet ta besojm kët histori skandaloze?

E tha dhe Anila Basha ate nate te emisioni Fevziut per rastin e Patozit :

"Ne kemi marre licence ne gjykate per te rrejt "

Lene Anilen, prestigji1, se Anila eshte si padija (ne kuptim te injorances, jo gjyqsore): Anila nuk esht argument. A e ka bo Qazo ket hyner apo jo? ket na thuj si i atjeshem po dite gjo.

Kete po them.Mos e besoni Gazeten Shqiptare.

Shkroi ne gazete qe Patozi ka lene gruan dhe po martohet me nje gazetare.

Ne emision deklaroi se ka marre licence ne gjykate per te botuar histori te rreme ne formen e thashethemeve.

Prandaj mos beso keto lloj gazetash.

me intrigon shume kjo dhenia e votave ne temat e grushtave smiley

eshte si pune tifozlleku i tipit: "bjeri qenit"

gjtihashtu dhe te ndihmon per t'u bere nje profil psikologjik votuesve

nga mburime relativisht te mbesueshme te jetesnates marr pergjigjen qe qenkeshin nxjerre qytat.

ekuipazhi te lidhet, pastaj te braktiset anija.

prestigj, po si nuk na the ndonje lajm te fresket (ne lidhje me temen kuptohet) nga memedheu, po vec mohon, mohon.

e para, GSH po raporton cfare ka degjuar. Ne shkrim e thote hapur kete gje, dhe pas bisedes me prefektin e le lexuesin te nxjerre vete konkluzionet.

per votat, ne keto tema eshte pak e ngaterruar. A votojme per artikullin si eshte shkruar, apo votojme per veprimin e personazhit te artikullit?

Keshtu nga emri shume sexy duket prefekti.  Gjynah qe nuk ka dhe ndonje foto.

Keshtu nga emri shume sexy duket prefekti

Ani, si mund te rezistoj une pas kti komenti, pa e ri-copy-paste nje fragment nga pjesa Gulf Shores, si vijon smiley

...më kujton kërshërinë e djemve të gjimnazit kur dëgjuan se do u vinte një gocë e re në klasë me emrin drithërues Dezi, e cila kur u shfaq, solli plot emra të tjerë ndër mend, si Ishe apo Shaje, por asgjë nga Dezi. Dhe njëri tha, “derr p… ishte nga emri”!

Gjynaf alamet emri paska shkuar kot. " src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/tongue.gif" />

Posi jo, kane pase dale ne Shqiperi ne mode emrat me prapashtesat -is, -isa, -ida, -ina, -sida,... Prinderit jane pasuri e madhe, sidomos kur vjen puna tek zgjedhja e duhur e emrit dhe qendrimit larg trendeve fshatunare.

lexova modele ne titull dhe ma mori mendja se do ishte shkrin i shpifur. lexova deri ketu te kjo fjalia ....gazetari i atakuar nga prefekti. E lashe pa lexuar

E para eshte marre e eshte sjelle nga blutooth, dmth sipas vete Aniles ajo qe eshte e shkruar nuk do te thote se eshte e vertete, pra eshte thashethem.

E dyta, karagjozi qe e ka shkruar(jo ai qe e ka bere copy-paste), "ka harruar" te vendosi emrin e modeles se i prishet imazhi a karriera( ndersa prefektit dhe shokut te tij, jo). Dhe gjithashtu vendos dy iniciale te nje emri gazetari qe ka frike se ia merr vesh graja apo mamaja se ka qene ne pub me dashnoren e kjo gje mund ta coje ne divorc.

"Me mire ta shijoje drurin sesa te shkoje ne gjykate per moral".

"Shendet iu befte!"

A nuk e kuptoni se sa poshte ka rene niveli i peshkut prej shkrimeve te tilla?

Fundja, kjo eshte ceshtje qe u takon atyre qe e ngriten dhe po e mbajne kete faqe. Nese duan te mbajne njefare niveli, apo ta kthejne edhe kete faqe ne nje qenef virtual.

Po te doja te lexoja shkrime te tilla, shkoja e lexoja vete GSH. Por ngaqe nuk kam deshire ti kushtoj sadopak vemendje GSH, atehere vij ketu. Po te doja qe ti mbaja ere ndonje qenefi, nuk do te shkoja ne ndonje parfumeri, por do ti fusja hundet ne nje kloake.

Me duket paksa hipokrizi nga ana e Blendit, kur nga njera ane shkruan goxha artikuj te vlefshem rreth gjendjes se mjerueshme te shtypit shqiptar, dhe nga ana tjeter lejon nepermjet faqes se tij (me dashje apo pa dashje) qe te behet amplifikator i pacavureve te shtypura.

Me vjen mire ju njerez qe gjithsesi, gjithmone e gjithmone i ktheheni debatit dhe ceshtjes GSH, e pas kesaj emrit Anila. Ndoshta duhet te falenderoj Bledin per kete se ben edhe reklame nderkombetare qe kur gazeta eshte bere me para ne internet. Lajmi i prefektit si cdo lajm tjeter i botuar ne GSh eshte i vertete. Dhe tjetra, eshte i botuar ne suplementin Bluetooth, qe ne fakt eshte "Gossip". Dhe Gossip, ka gjithe boten, me gossip hapet dhe "the sun" per ata qe shofin paksa shtypin nderkombetar.

Apo te vertetat e qeveritareve te rinj nuk ju pelqejne peshqeve???? Tani s'kemi c'bejme pse prefekti Kruja, edhe pse eshte i tiranes, eshte vetem 32 vjec dhe dergon ende pusulla dashurie per femrat, madje edhe rreh gazetaret. Sa per dijeni, gazetari nuk eshte i martuar per te gjithe ata qe kane aluduar. !!!!!

Ndoshta duhet te falenderoj Bledin per kete se ben edhe reklame nderkombetare qe kur gazeta eshte bere me para ne internet.

???

gjithmone e gjithmone i ktheheni debatit dhe ceshtjes GSH, e pas kesaj emrit Anila

Si ka qene ajo "Kur thua Partia ke thene Lenini, kur thua Lenini ke thene Partia" dhe pernjehere nuk e di pse me shkon mendja te betimi i marteses ne kishe "in joy and in sorrow; in sickness and in health; as long as we both shall live" dhe me tej them me vete "do zoti shef dhe lexuesi dhe ndonje dite te mire gjate bashkejeteses Anila-GSH"

Dhe Gossip, ka gjithe boten, me gossip hapet dhe "the sun" per ata qe shofin paksa shtypin nderkombetar.

Anila, komplet pa lidhje me sherrin dhe pusullat e dashurise (prefekti po merr leksione hurbinekiane? smiley).  Shtypin nderkombetar coku e lexojme.  Edhe tjetra, mos tingellon si me e shkalles se larte "Gossip" nga "Thashetheme"?  Per kete te fundit, mbase s'ke gje ne dore ti, por thuaji ndonje llaf te zoterve te punes.  Ka nje teme diku te peshku per fjalet e huaja qe perdorin media dhe politikanet shqiptare.  Dmth eshte dukuri qe e vuajme. 

Miqesisht

"The Sun" nuk eshte shembulli ideal i nje gazete.

Gazeta duhet te mbledhe mendjen se cfare rruge deshiron te rrahe, nese do te behet nje tabloid si "The Sun" apo "Bild", ku sensacionet dhe shpifjet jane leitmotivi i saj, apo kerkon te behet nje gazete serioze normale, ku lajmi i hetuar mire eshte perberja e saj. A m´kuptoveee?

Ose mish, ose peshk. As mish, as peshk ose edhe mish edhe peshk nuk ka.

Kjo puna e rrahjes së gazetarëve, është bërë si me dalë për gjah. lol.

E mo sa te madhe e beni dhe ju.  Ne te gjithe boten keshtu rahen njerzit.

Monda, thashetheme eshte, dhe nuk i prish seriozitetin gazetes sepse del vetem nje here ne jave e cdo te shtune

Pedro, nuk besoj se je ti ai qe vlereson seriozitetin e gazetave The Sun apo Bild. Eshte e guximshme qe ne shqiptaret u japim vend komenteve duke gjykuar dhe media ne vende qe jane mijera e mijera vite drite larg shqiperise.

J, sa per rrahjet, aq me teper ndaj gazetareve qe jane percues te informacionit (por po dhe aq qytetareve) eshte turpi i shoqerise shqiptare, provinciale deri ne thelb.

a.

Gjetiu e kisha llafin une, por meqe po na terhiqet veshi, po e le me kaq. 

@ gre, te ishte per qejfllek do kisha komentuar ndryshe. 

"Pedro, nuk besoj se je ti ai qe vlereson seriozitetin e gazetave The Sun apo Bild. Eshte e guximshme qe ne shqiptaret u japim vend komenteve duke gjykuar dhe media ne vende qe jane mijera e mijera vite drite larg shqiperise."

Epo domosdo. Ja Pedro mavria, ja dhe perendia. Ja dhe, profetja Anila a.s. i te madherishmit, te gjithpushtetshmit dhe mireberesit Murdoch.

Pedro, mos guxo se je shqiptar, dhe mijera dhe mijera vite drite larg njerezimit, majmun ndoshta me bisht, por jo njeri, shkurt, shqiptar. Mos guxo. 

Lulian, rri pra se po shkruajme per qejf.  Mos keshtu.

Po mi Monda, edhe une per qejf po shkruaj. Shiko, psh:

"sa per rrahjet, aq me teper ndaj gazetareve qe jane percues te informacionit (por po dhe aq qytetareve) eshte turpi i shoqerise shqiptare, provinciale deri ne thelb."

Gazetaret qe perhapin thashetheme te tilla provinciale, dhe qe thashetheme te tilla provinciale i konsiderojne aq te qyteteruara sa qe jane mijera vite drite larg provincializmit shqiptar, po t'a marresh hakshe hakshe, nuk jane pjese e kesaj shoqerie. Ose ne fakt, ata jane, por i jane vene perballe provincializmit shqiptar, per t'a shkaterruar nga perbrenda me provincializem. Teze e qendrueshme, pse jo, ne dac per qejf, ne dac seriozisht.

Po, moj Anila, per veten time, jam une personi qe vlereson seriozitetin e nje gazete. Dhe nuk me duket aspak e guximshme kjo gje, me habit paksa ndjenja jote e inferioritetit.

Megjithate, ti ia arrite qellimit tend. Une humba disa minuta te vlefshme me nje artikull jo dhe aq te tille.

Ah se harrova, mos dilni nga tema qe zoti Prefekt, rrihet per nje femer ne pub...

O Anila, mos na e bej mendjen kaq corap, se helbet peshq jina, dhe te vogel e kemi. Ky eshte thashethem, apo e vertete? Se te dyja bashke nuk mund te jete. Po qe e vertete, jep burimet. Po qe se eshte thashethem, mos thuaj qe eshte e vertete. Eshte e thjeshte kjo kerkesa. Eshte si me thene une tashti, qe Anila, ka nje femije qe e ka dhene per adoptim. Kuptohet qe per arsyje private, B.C., femija nuk do te deklarohet, por ka dhe deshmimtare te tjere dhe stafi i "Redhair," agjenci investigative ku une bej pjese, i ka mbldhur keta deshmimtare. Ti do thuash ky eshte thashethem. Dakord te them une, thashethem eshte, por ti mos u merr me thashethemin, merru me faktin qe Anila ka nje femije.

Thashethemet e verteta me pare kalojne nga GSH!

Dhe "thashetheme te verteta" nuk eshte aspak paradoks sic kujton zotrote, mbase prapadoks, po gjithsesi jo para, doks dmth. Eshte koncept i ri, po juve emigrantet qe iket para keni mbetur prapa me gjerat qe kane ecur para me pas, si p.sh. prapadokset.

Anila, mos u merzit me keta qe s'i kapin dot keto gjera. Sic ka thene populli, peshqit le te peshkerojne, mediat te notojne. smiley

Anila, sa do ta thoja. Pse hyn ne muhabet dhe lejon keta qejflinjte te dalin nga tema. Megjithe zellin qe kam patur dhe vazhdoj te kem per shkrimet pa vlere te gazetarise shqiptare, ky eshte nje shkrim per PERFEKTIN DHE SJELLJEN E TIJ NE AMBIENT PUBLIK. 

Biles pyetja qe kam une eshte se pse ne Bluetooth dhe jo si lajm normal.

Ja nje pjese nga artikulli qe shume me takt e le t'i nxjerresh vete perfundimet.

Nuk është e vërtetë. Unë kam qenë tek “Living Room”, por nuk di të ketë ndodhur ndonjë sherr. Unë dhe miqtë e mi në tavolinë nuk jemi konfliktuar me njeri.
Asnjë prej jush nuk është konfliktuar me njeri?
Unë nuk di gjë, kemi qenë 100 veta atje.
100 veta në një tavolinë?
Jo, në pub. Unë nuk di kush ka bërë sherr, por unë nuk kam lidhje me këtë histori.
Nuk është e vërtetë që keni ngacmuar vajza në tavolinën përballë jush?
Jo, s’është aspak e vërtetë.
Personi i dhunuar ka pohuar se ju e keni rrahur, dhe këtë e kanë konfirmuar dhe të tjerët që kanë qenë në tavolinë me të? E madje, kjo situatë ka prishur gjithë atmosferën në pub, madje keni hedhur dhe tavolinat përdhe....
Unë nuk jam zënë me njeri. Madje, i kam dërguar edhe atij djalit haber (djalit të rrahur, gazetarit)…
Për ç’motiv i keni dërguar haber, kur ju nuk jeni konfliktuar me të?
Po… Dëgjo, unë asnjëherë nuk jam përfshirë në ndonjë sherr dhe kurrë nuk do të përfshihesha në konflikte të tilla.

Nuk dua te futem ne gjykimin e temes apo te Gazetes Shqiptare, por mua personalisht me duket dicka shume e bukur dhe per t'u vleresuar qe nje gazetare e mirenjohur si Anila Basha, merr mundimin qe te sqaroje jo vetem lexuesit e gazetes se saj, por edhe te Peshkut pa uje rreth shkrimeve qe boton. Dhe kjo nuk eshte hera e pare.

Vleresoj gjithashtu qe te gjithe kete e ben pa u fshehur neper "nick"-e te cuditshme, por me emrin e saj te vertete.

Nuk e di nese kjo ndodh ngaqe eshte nje gazetare e talentuar apo ngaqe eshte nje gazetare femer e talentuar.

Nuk ka rendesi! Shpresojme qe te njejten pergjegjshmeri qe ka Anila ne dhenien e lajmeve dhe ndaj lexuesit, ta kene edhe gazetare te tjere shqiptare.

Ju falenderoj nga ana ime dhe nga ana e te gjithe peshqeve te tjere qe vleresojne keto kontributet tuaja. Uroj qe shembulli juaj te ndiqet edhe nga shume kolege tuaj qe shpesh here shkruajne ne kete blog kolektiv nen masken e nick-ut.

 

smiley

smiley

Nese dikush do te bej nje thashethem te pavertete per mua, sdo tia dija fare, sepse nuk jam person publik

Tjetra qe kam per sqarim eshte: nuk e kemi bere ne faqet e gazetes por te thashethemit, meqenese gazetari A.K, i cili drejton dhe nje reviste, nuk donte qe te bente denoncimin ne polici. Keshut qe ky mbeti thjesht nje sherr banal i prefektit, pavaresisht se gazetari ka dy jave qe sdel nga shtepia.

Nderkohe, une asnjehere nuk fshihem me nick name dhe kjo eshte e vertete edhe per faktin sepse une jam perdite mes lexuesve te Gazeta Shqiptare per te dhene informacione. Dhe duhet te pyes veten pastaj: po me ju pse duhet te fshihem? nga se kam frike?

Ju nderkaq, mund te komentoni. si keqkuptoj ata qe shajne, sepse kam degjuar edhe kryeministrin e shqiperise qe dikur tha ne mes te parlamentit moldave per kryeredaktoren e GSH. E pas kesaj, hah, ministria e jashtme e moldavise beri note proteste per korrotacionin negativ te fjales se perdorur nga kryeministri smiley

flm peshq

anila,

kryeministri ka dashur te te beje kompliment, por e ke keqkuptuar smiley

Ols, avash o robo se duke lexu ket postin tat duket sikur Jezu Krishti vete e ka fisku shikimin te ty dhe t'ka percu shpirtin e shenjte...

Po pra! smiley

Nila,

Pse kshu?

 

Ketu ne akuarium peshqit vujne per uje jo per ushqim.. qetsohu se ste ha njeri. Nese je perdite mes lexuesve kjo do te thote se minimalisht do te nxjerresh dicka nga ta. Ne ket rast shpresoj qe te kesh marr minimalen.

Ps: Minimalja= deshira e lexuesve per artikuj faktiv qe nuk lene vend per interpretime.

 

O gazetare, pse nuk thua se ne te GSH e kemi fetyren sholle dhe nuk na ben pershtypje asgje, mjafton fitimi.

 o lumo po per prefektin cmendon?

Chene

Pse u dashka te mendoj per te gjithe une?

Mendoje ti, je i lire!

O bredharak, dhe ti dhe une jemi pjese e shoqerise se tranzicionit shqiptar.

Ndersa mendoj seriozisht se ju nuk duhet te merreni me mediat. Mediat i gjejne skandalet. ne nje vend ku demokracia dhe shteti ligjor funksionon perfekt, institucionet i hetojne.

ju si lexues keni fajet tuaja. ne i pranojme tonat.

Anila vazhdo punen ti..

Po "fajin" qe i kerkon opozites te kthehet ne parlament do e pranosh? Jo per gje, por meqe une ju besoj "thashethemeve" te kafeneve shqiptare (burimin ku merr ti info) me ben te dyshoj seriozisht tek aftesia mediatike juaj.

 

 

 

 ‘Living Room,’ Blutooth??? Kjo tregon qe shqiptaret i dun shum gjuhet e huja? ?

Kjo me ben me shume pershtypje sa rremuja me prefektin e Tirones, Qazim Mulletja,qe i morte te keqen ishalla!

Une nuk pranoj asnje faj. Une vazhdoj ti kerkoj publikisht opozites te kthehet ne kuvend, sepse shume gjera nuk do te ndodhin. Sa per rastin Patozi, qe e permendi ketu nje nga parafolesit, u morem me te dy numra te suplementit te Gazeta Shqiptare. Dhe duket se zoti Patozi, nuk eshte aq i shqetesuar sa c'jeni ju qe e mbeshtesni. Ose me sakte qe nuk i besoni thashethemet qe ekzistojne per zotin Patozi, dhe shume Patoze te tjere te politikes shqiptare qe ne do te vazhdojme ti themi dhe ti shkruajme. Sepse me moralin e politikaneve shqiptare, varet dhe drejtimi i moralshem te shtetit tone.

Zoti Patozi, pikerisht e ka cuar ceshtjen ne institucione dhe shume mire ka bere. Do te jete ai vendi ku do te thote nese ka apo nuk ka te dashur. Dhe nese nuk ka te dashur, cfare ben zoti Patozi sot meqe eshte dhe beqar? Ndaj mos u merzisni peshq, e vertata vonon, por nuk harron asnjehere smiley

Zoti Patozi, pikerisht e ka cuar ceshtjen ne institucione dhe shume mire ka bere. Do te jete ai vendi ku do te thote nese ka apo nuk ka te dashur. Dhe nese nuk ka te dashur, cfare ben zoti Patozi sot meqe eshte dhe beqar.

Kjo thenia ketu me lart eshte exemplar... Le te shpjegohem. Me kujtohet nje keshille qe me ka dhene njehere nje mjeshter shahu, "Kur luan me kundershtare qe ne dukje "njohin thelle literaturen" mundohu te jesh i duruar. Do te shohesh se nuk do te vonoje shume perpara se "budallai" do ta gjeje vete rrugen e humbjes." 

Anila, po c'ka te beje fakti ka apo jo te dashur Patozi, nje djale beqar me moralin e "udheheqsve"? Pse je kaq e shqetesuar ti per kete fakt? Ku e sheh ti pamoralin ne te paturin e nje te dashure prej nje djali beqar? Meqe jemi tek morali, ti dhe nje shpure si puna jote na u munduat te na shisni per progress nudizmat e Rames neper plazhe me kalamaj dhe tani na qenka amorale kjo e Patozit? 

Ndaj mos u merzisni peshq, e vertata vonon, por nuk harron asnjehere

Si jo, sidomos kur e thua ti... Mbaj mend njehere kur nxorre ca lajme per  Bushin pak perpara zgjedhjeve te 2008-s se do te ndahej nga Laura lajm i sigurt, vec se Laura e kishte lene pasi te mbaronin zgjedhjet. Zgjedhjet u bene nje vit qe mbaruan, por Laura duket sikur s'ka ndermend ta ndaje te shoqin megjithe perbetimet e tua. Me kujtohen po ashtu raste te tjera kur ke perdorur te njejten shprehje por e verteta asnjehere s'ka dale sic ke premtuar. Vertet kerkon nga ne qe te te marrim seriozisht? smiley  Lum si gazeta qe te ka...

Anila, po c'ka te beje fakti ka apo jo te dashur Patozi, nje djale beqar me moralin e "udheheqsve"? Pse je kaq e shqetesuar ti per kete fakt? Ku e sheh ti pamoralin ne te paturin e nje te dashure prej nje djali beqar?

Te jesh beqar/-e nuk do thote te besh qenin e zorreve neper pube, duke ngacmuar femra(per rastin konkret te Krujes). Posti qe ai mbulon eshte i supozuar te mbroje interesat e qytetareve dhe jo te abuzoje, poashtu jane figura qe duhet te mundohen te modelojne sjelljen e mire, poste te cilave iu lidhet nje doze autoriteti qe s'mund te manifestohet ne kete forme. Ne momentin qe pranon pozita te tilla, ti s'je me mashkull, s'je beqar,...je njeri qe ofron sherbime te caktuara. Njeri qe per te mbrojtur autoritetin e funksionit te tije jeten personale e ve ne hije.

Tani kthehemi tek Patushi(Patozi). Ai djale? Ai eshte burre i stazhionuar qe ndjek tundjet-shkundjet e fundeve PD-iste.

La_rosee,

Ceshtja qe une kam me Anilen, ndoshta dhe me postimin tend, eshte perdorimi i double-standartit kur vjen puna e te vleresuarit moral te nje figure publike. Jo nuk eshte normale qe nje deputet, qofte edhe beqar, te ngacmoje femra me vend e pa vend. Por si eshte e mundur qe nuk zihen ne goje per moralin e tyre trimat nga ana tjeter. Merr p.sh. Andis Harasanin, burre i martuar me femije. Jo vetem qe ngacmon femra me vend e pa vend (shume me keq se Pango e Patozi marre se bashku) por edhe ka patur skandale ne lidhje me to (sherre e kercenime pa teklif fare), qe GSH ose i anashkalon, ose i trajton si "thashethem" dhe nuk i permend fare. Do te mbash veten si gazetare qe pasqyron te verteten dhe lajme (packa se mund te jene dhe te paverteta), beje te pakten me paanshmeri. Nuk mjafton zhurma e kote qe ajo ben per kesi gjerash duke mos kontrolluar burimin e lajmit (ashtu si cdo gazetar profesionist do te bente), por duhet te durojme dhe "tymin" qe per cudi anon vetem nga njera ane...

"Dhe nese nuk ka te dashur,cfare ben zoti Patozi sot meqe eshte beqar"?

Cfaredo qe te beje zoti Patozi Anila,ate qe bere ti nuk besoj se do ta beje.

A nuk ishe ti qe shoqes tende te ngushte i more te dashurin nga duart?

ps: me falni per gabimet se une shkruaj me 11 gishta.

Zoti Patozi, pikerisht e ka cuar ceshtjen ne institucione dhe shume mire ka bere. Do te jete ai vendi ku do te thote nese ka apo nuk ka te dashur. Dhe nese nuk ka te dashur, cfare ben zoti Patozi sot meqe eshte dhe beqar? Ndaj mos u merzisni peshq, e vertata vonon, por nuk harron asnjehere

Nuk e di fare si eshte puna z. Patosit, por nisur vetem nga ky mini-paragraf, e paska marre ferra uraten ... (Shenim, ferra dhe urata s'kane lidhje me "ceshtjen Patozi".)

uu qenka jap llafi qe u rraf dhe alqi i revistes klan... une mendova se meqe klani ha buke djathtas nuk do i dilte llafi smiley

po ky prefekti nuk qenka aq cun perfekt sac thoshte babi xenit

u rikthye dhe nje here diktatura e lumpenproletareve...

Ho mer Sol mo ku ishe se u hutum ketu tu u mor me i gjo qe nuk oshte nje gjo. Thuj mo vlla kesaj Aniles, se te nigjojne femnat ty, qe ne qofte se kerkon pergjegjesi prej politikaneve duhet t'iu boj atyre pyetje te pergjegjshme publike, dhe se tek rubrika e thashethemeve jo vetem qe nuk vihet ne vend pergjegjesia e kesaj shoqerie provinciale, por papergjegjesia ushqehet ne te njejtin proporcion me thashethemin.

 Lulian, a ka mundesi me na e shpjegu ne budallenjve kete se nuk e kuptova...

Sinqerisht e kam, pa ironi smiley

Po si jo, qe t'a them me fjalet e tua:

"pse ai gazetari nuk e denoncoi? Te flasim per faktin qe nuk e denoncoi dhe po ta kishte denoncuar, sa i fuqishem do ishte per conviction?"

Tashti kete denoncimin, mund t'a bente edhe GSH, por jo ne format thashethemi, pasi vetem denoncim nuk mund te quhet thashethemi, perkundrazi, ne vend qe te denoncoje rrahjen, denoncon vetveten si thashethem, dhe duke denoncuar vetveten si thashethem, nuk ka asnje fuqi per conviction.

Nuk eshte aq e thjeshte kjo puna e "denoncimit". Shpesh "thashethemi" ne shoqerite perendimore eshte menyre me e sinqerte e te informuarit, keshtu qe shyqyr qe eshte si hapesire (eshte me e lire se sa artikujt investigative).

Qe thua ti denoncim sic e do ti nuk ben dot as ne media, as ne gjykate, sepse shpeshhere shume gjera te cilat ti i di nuk mund t'i faktosh apo te sjellesh referenca si ato qe kerkon procedura korrekte. Korrupsioni, nepotizmi, klanizmi, jane te tilla psh. Une e di qe filani merr para per nje sherbim publik apo tender, dhe e di dhe sa merr e si i merr, ceshtja eshte qe une nuk kam asnje "fakt" per te paraqitur... sigurimi i fakteve (sic i duan ata) sot eshte thuajse ekskluzivitet i atyre, jo i joni.

Dhe mos u shqetesoni me kaq shume per median, ne esfel vafte, nuk eshte as e sinqerte, as e lire, as e ndershme, as informuese, as investiguese. Eshte thjesht mjet kercenimi mes pushtetaresh.

O Sol, denoncimi nuk eshte ose ai procedurali i prokurorise, ose rashe e vdiqa. Ne mungese te llojit te pare te denoncimit, ka menyra te tjera gazetareske qe kane force denoncuese me te madhe se thashethemi. Ti mund te kesh arsyet e tua, por une nuk e pranoj qe thashethemi qenka "menyre me e sinqerte e te informuarit," thjesht per faktin se eshte thashethem dhe rrjedhimisht sinqeriteti nuk mund t'i provohet. Dhe kur thua mos u shqetesoni per mediat, eshte "mjet kercenimi mes pushtetaresh," nuk te kuptoj, pasi pikerisht pse eshte mjet u duhet shqetesuar, dhe jo e anasjellta. Keshtu ne forme thashethemi mbetet mjet mes pushtetaresh: edhe ne qofte i sinqerte bluetooth dhe jo vegel direkte e ndonje pushtetari, mbetet sidoqofte vegel indirekte e tyre qe sherben per trashjen e publikut.

Po i permbys te gjitha fjalite e mia smiley

 

Thashethemi patjeter qe eshte menyre me e sinqerte se "lajmi". Sepse thashethemi qe ne emer te tregon qe mund te mos jete i vertete. Ndersa "lajmi" te shitet si informacion serioz e i rendesishem, dhe pse jeta na meson qe jane me shpesh te genjeshterta se sa thashethemnajat.

Sa i perket denoncimit, besoj se e ke fjalen per denoncim me emer e me mbiemer, me date e me vendngjarje, e me rrethana. Qe ta dish, keto denoncime nese i ben gazetari i mjere duhet a) te jete i sigurt qe nuk ha ndonje leve kokes, apo pushim nga puna dhe b) te kete "fakte" qe te perballoje dhe procedurat e prokurorise, se mund te haje ndonje gjyq per shpifje edhe pse thote te verteten, dhe mund te shkoje ne esfel te gomereve. Nuk denoncohet dot aq lehte... Prandaj merr vlera Mero Baze (i cili me sa duket si kunderpeshe ofron ruajtjen e sekretit per ca gjera di, gje qe i mundeson mbetjen gjalle). Harroje situaten e gazetarit te thjeshte qe zbulon nje te vertete (qofte dhe ne mes te dhomes, apo ne mes te qytetit), dhe e boton.

Filtrat jane te shumte, e para fare eshte frika (vetecensurimi), e dyta eshte pamundesia per te provuar me fakte qe elefanti eshte ne mes te dhomes (sepse faktet qe merren parasysh nga sistemi juridik jane te nje natyre te tille efemere dhe veshtullore qe psh po nxjerrin te pafajshem edhe serial killerat qe vrane 26 veta ne gerdec). Filter tjeter eshte kryeredaktori, e me pas pronari, apo politikani qe fshihet pas pronarit.

Mainstream media is no free space! Por ka lajme te mira, sot mora vesh qe nje pjese e mire qenkan prane falimentimit! Eshte me se e dukshme qe mediat e sistemit ne shqiperi, si gjetiu jane vecse manifaktore te bindjes, prandaj te thashe mos u shqeteso. Informimi i sakte nuk vjen por gjendet. Tjeterkund

 Lul, e kuptoj ate qe thua por dua qe te me kuptosh pyetjen time.

Kur une them denoncim, nenkuptoj qe tipi qe u rrah te shkoje tek gjykata e te beje nje denoncim a ca quhet, press charges dmth. 

Dhe ajo gazetarja e tha vete qe fakti qe se morem me seriozisht dhe qe u desh ta vendosnim tek thashement eshte qe ai tipi nuk e denoncoi dhe ngaqe mungojne faktet ligjore, atehere keta bejne vetem supozime.

Por, nqs ngjarja ka ndodhur me te vertete dhe shtypi ska se si te kape fakte, atehere shtypi per te informuar shtetasit thote qe eshte thashethem dhe keto jane gjerat qe tha personi i akuzuar mbi kete ceshtje, ju vendosni vete cfare mendoni.

Plus, sbesoj te jete thashethem se cfare i duhet gazetes te beje armik Prefektorin e Tiranes?

Une personalisht jam e interesuar te di mbi gjendjen sociale te shqiptareve. Si psh, gjate kohes qe po lexoja artikullin me erdhen ne mendje disa pyetje.

Nqs te ishte e vertete ngjarja, si ka mundesi qe nje njeri i shtetit, te kete ftyre te mohoje ngjaren kur dhjetra te tjere e kane pare? Eshte e mundur kjo ne shoqerine shqiptare qe te mohohen vetmite e njerezve te pranishem por pa pushtet?

Plus, si ka mundesi qe nuk u denoncua ky tipi? Nqs po, atehere sa e fuqishme do ishte kushtetua to judge prefektorin?

 

Tekacift. Nese ky lajm vendosej ne faqe te pare te gazetes, dhe jo ne rubriken e thashethemeve, denoncimi qytetar serish nuk do te ishte ne nivelin e denoncimit penal, sidoqofte nuk do ishte karamele e lexuar ne rubriken e thashethemeve, e harrueshme po aq sa dhe artikulli ngjitur qe flet per atesine e femijeve te Michael Jacskon, daljen me bikini te Ciljetes, apo aromen e fundit te kondomave "Pallaveshja."

 Nuk e kam idene se ku ndodhet lajmi, Lulian. Mendoj se jemi te njejtit mendim por ndoshta po diskutojme per dy gjera te ndryshme. 

Doja te pyesja, a eshte e mundshme te behet nje denoncim qytetar i atij lloji qe ti po thua? Dmth, sa e mundshme eshte te vendosesh nje lajm ne formin denoncim qytetar kur nuk ke fakte? Pyetje e sinqerte...

P.S. Ato prezervativet duhet te jene shume te famshem e prezent tek faqet roze smiley

Monda nese ke ndonje koment konkret thuaje pa druaje mos hidh e prit fjale pa lidhje sikur te jesh nga maja e olimpit.

Sa per lajmin tani...shume lajm i dobet, pa detaje, me titull te genjeshtert (nuk e kuptojme nga shkrimi se kush paska qene modelja apo nese ka patur modele apo jo), pra gazetari e mjere.

 Se per ca po zihen njerezit se kuptoj. Kush ka qejf me dit thashetheme rreth "vipave" te Shqiperise, te rrije ketu. Te tjeret qe duan shkrime akademike apo polemika serioze, te ikin tek seksionet qe jane serioze.

E keni ekzagjeruar kete idene qe po vendosem shkrim mbi thashetheme ose dicka tjeter qe ska te beje me vrasje, ekonomi, politike atehere peshku ka ik per lesh.

Anila, pse ai gazetari nuk e denoncoi? Te flasim per faktin qe nuk e denoncoi dhe po ta kishte denoncuar, sa i fuqishem do ishte per conviction?

Ku ka tym, do kete zjarr se sben.

 Se per ca po zihen njerezit se kuptoj. Kush ka qejf me dit thashetheme rreth "vipave" te Shqiperise, te rrije ketu. Te tjeret qe duan shkrime akademike apo polemika serioze, te ikin tek seksionet qe jane serioze.

Seksioni ku jemi quhet shtypi, jo gossipi (dmth thashethemi i anglishtezuar pa nevoje por me qellim anti-thashethemizues te thashethemit dhe adoptim te tij nga e verteta tek gazeta).

Keto akademiket s'e di ku ndodhen ne Peshk. Na prij tij se ne te vijme pas. smiley

 Po te isha per akademike, sdo isha ketu xhib. Akademite ua le te zgjuarve, une merrem me thashetheme. Psh, me pelqen te di pse qenka rraf vetem ky gazetari dhe asnje nga ata cunat e tjere tek grupi. Sa goca ishin e ca po bojshin? Pse ky gazetari qe u rraf ka turp te dali me sy te vrenjtur? Apo eshte me serioz demtimi? Kshu punesh xhib....

Sa per gossip, am well aware of the English definition myself, por jam paksa e humbur tek ai shqip. Mendoj se autorja ka perdorur termin thashethem pasi nuk ka asnje fakt per ta vertetuar tek te tjeret dhe si te tille, ajo e trajton problemin qe ndoshta ne realitet eshte i vertete, por ne pamundesi per tu vertetuar, mbetet thashethem.

Kshu puna smiley

P.S. As se vura re fare seksionin, u pergjigja impulsivisht smiley

Sa goca ishin e ca po bojshin?

Ishin shume, benin gjera impulsivisht dhe ato, si puna e pergjigjes tende. smiley

P.S. Meqe me lart jane permendur votat ne kete artikell, une votova 5 jo se eshte artikull qe duhet vleresuar, po se eshte kaq vl sa ja vlen ta lexojne te gjithe, qe te shikojne qe thashethemet dhe niveli i gazetarise se Mero Bazes s'jane asgje para ketyre thashethemeve te mediave kryesore.  smiley

 

 O xhib, e fut nga nje buzeqeshje me dhom te medhaja ti po ashtu ashtu ma fut nga mrapa mu. Mgjth, vazhdo, ti i bie menjes tate ashtu sic do, une i bie times ashtu si di ti bie. Une u tregova teper e sinqerte, kurse ti me kunja. Ska problem, keto gjera jane normale midis shqiptareve, fatkeqesisht.

Sa per gazetat shqipo, as qe ia kam idene se si jane se nuk i lexoj kurre. Une po diskutoj per artikullin dhe po e marr si nje argument me vete dhe e analizova si argument, ashtu sic ishte shkruar. Nuk analizova shkrimin, gramatiken, etc. I find it petty to focus on those when you can focus on the meaning of it. Mgjth, sic e thashe me perpare, une thashe timen dhe ti patjeter do thuash tenden ene gjithsecili ne pune te vet smiley

Sinqerisht qe s'kisha qellim futje, aq me pak nga mprapa. Ishte thjesht shaka, pasi ca tjeter mund te bejme ne nje gallate-artikull si ky? Po ti kesh ndjekur mediat shqiptare, sidomos gazetat, keto diku 80-90% te lajmeve i kane pjeserisht ose plotesisht thashetheme, po i paraqesin si lajme. Keto rastet kur "lajmi" klasifikohet thashethem dhe per keto gazeta, po gjithsesi shkruhet dhe promovohet nga ato, bile dhe me fraza te cilat do tja kishin zili dhe plakat qe thashethemosin tek stolat para shtepive, jane raste qe vertet duhen votuar dhe promovuar, me apo pa qitje dhembesh, pasi jane gallate e mirfillte.

Per ata qe i marrin seriozisht keto kjo gje eshte per te qare dhe jo qeshur (si dhe ne pergjithesi niveli i gazetarise ne Shqiperi), po ca ti bejme, keto palomedia dhe palogazetare kemi, keshtu qe dhe do qisim dhembet ndonjehere. smiley

 Well, am glad qe une isha gabim ne pikepamjen time ndaj teje. Sa per gazetat, sinqerisht nuk di cfare te them. Me verte aq keq te jete? Ne kemi gjithe keta veta qe shkruajne kaq bukur ketu, si ka mundesi qe te mos kete nje gazetar persmari? Nejse, kur vjen puna per Albanian affairs, jam teper injorante. Pikerisht per kete, vij ketu... smiley

32 vjeç dhe shkon ne pub pa femer???? Apo kane hec me idene, "hajt mos kapim ndonjegjekafshe andej nga Living"Kristi qenka vertet per t'i qare hallin. Ky rasti Kristit, me kujton kohen e 96. Maloket me xhupa lekure, pa rruar dhe te palare hynin neper disko, ja lypnin ndonjeres dhe pastaj kerciste grushti. 

ha ha Berti... edhe mua me kujtoi pak ate kohe. Cubat qe bejne rrumpalle. Kuptohet tani kane ndryshuar gjerat dhe kur u del pija i mohojne ato qe bene ne mes te qytetit.

Une mendoj se ky "artikull/thashethem" ka shume rendesi sepse ndihmon ne krijimin e imazhit te drejtuesve tane, sidomos ata te lidhur sadopak me kryetarin.

per denoncimin (kujtoni denoncimin per kufijte)

gazetari shkon ne prokurori dhe thote: "me rrahen"

"Perse te rrahen", pyet prokurori

"Sepse nderhyra ne mbrojtje te shoqes sime modele", pergjigjet trimerisht gazetari.

"Ne ate rast", vazhdon prokurori, "qe te kryesh denoncimin duhet te jesh person juridik dhe te kesh ne statut mbrojtjen e femrave"

Gazetari iu drejtua Aniles, e cila pasi pa statutin e gazetes doli ne perfundimin se gjykata kushtetuese do ta kthente mbrapsh padine edhe sikur te behej nga gazeta. Atehere, ajo vendosi ta perfshinte ne seksionin e thashethemeve dhe te gjithe jane te lumtur.

eeeeee, sa thashetheme paskeni bere gjithe kete kohe. me pelqen vertet. jeni te paimagjinueshem.

Ju pershendes te gjitheve.

 

O Anila, a do i thuash nje cike vllajit tat ti cfare ke dash me thone me kete fjaline me poshte?

Ma ckoqit nje cike ate fjalen me germa me te zeza!

E pas kesaj, hah, ministria e jashtme e moldavise beri note proteste per korrotacionin negativ te fjales se perdorur nga kryeministri

 

Ta them une mroklle. Nila e ka pa ket fjalen te shkrujtme me germa dore dhe noiher ngatrrohet n me rr sidomos kur shkruhen me shkrim doktori. Nila e ka kopju ket fjalen shpejt e shpejt dhe ngaqe  i pelqen ca si shume, e perdor.

Por hej, nese konotacioni eshte e verteta dhe korrotacioni eshte thashethemi apo "gossip", kush dreqin jemi ne, qe ta vleresojme "mendjedritesine" e Niles qe po na iken me shpejtesi mijera vjet drite prej shalesh.

Ke nonji "gossip" ti per te tregu?

pedro, propozoj te mos perdorim fjalen "gossip".  Ene aristokracia angleze e ka pas si shume inat ket fjale.  Perdornin "on-dits".

Mrroklle, sipas latest on-dits sikur e kishe da menjen vetem me lexu on-dits te Berti smiley.  Rrofsh qe e ndrove, mendjen that is smiley.

Beri, pa "t"! smiley

Jo, me vallaj, e kisha da mendjen, po pastaj pashe qe Administrata filloi t'i binte pak me fort ketyre lamasheve destruktive qe vijne dhe vetem e bejne vendim me te pegera, dhe thashe hajt, po i jap edhe nje mundesi tjeter Peshkut!

 P.S.

Ke Beri msush i gjo t're:

Parsipasneser ne Anglisht u thonka: The next day but one!!

Nuk e dijsha, nuk e dijsha!

Me i llaf e ka pa "n", ka kujtu se eshte gegnisht (rana) dhe i ka thone vehtes: me siguri duhet te vehet "r" ne gjuhe letrare, po une po i fus edhe nje "r" tjeter qe te jem brenda? smiley

Bo vaki!

 

Gossip?

Po me! smiley

Dash Shehu, kur vjen ne Amerike, pi duhan ne hale te Catering Hall, njit me lavamonin (lavamarrin, po t'besojme supra), dhe mazallah se e lu bythen kur i thu m'fal se du me la i cike duret! smiley

Dash Shehu, kur vjen ne Amerike, pi duhan ne hale te Catering Hall, njit me lavamonin (lavamarrin, po t'besojme supra), dhe mazallah se e lu bythen kur i thu m'fal se du me la i cike duret!

i modh; kam qesh me lot kur kam perfytyru D. Shehin

Dy gjera me bene pershtypje tek Anila/GSH.

E para, nuk e botoi menjehere ose te jemi korrekt e botoi vone lajmin e rrafjes se Bazes. Pra i kishte ikur lajmi pa kapur ne qender te Tiranes, ndersa ajo/BW/GSH, e kap ne ajer kur do.

E dyta, ndersa nisi nje kunder goditje ndaj Bazes, per ta quajtur ate shpifes ose per ti anashkaluar thelbit te korrupsinit si pune investigative e tij, qe dha dhe shkak dhunen gazetareske, ajo/BW/GSH boton ne thashetheme "skandalin" e prefektit qe eshte beqar, qe nuk ka dashnore e gjuan ne klube nate, qe ka frike nga mami se mos e marri vesh, qe......i shkruajti pusulle dashurie nje modeleje qe nuk i dihet emri, pastaj kalorsi shpetimtar , gazetari me iniciale qe i di vetem ajo/gazeta, rri ne shtepi i mbyllur, sepse nuk dihet nese ka marre goditje ne vend te keq, apo i kane filluar mania e persekutimit prej prefektit te dhunshem....

Anila te me fali per llogjiken e cunguar, por mendja qe eshte e shtrember por edhe fleksibel (jo si syri qe ka nje shkalle te percaktuar kendore shikimi) te shkon tek Tac-milioner-mafiozi, qe paguan aq shume para ne gazeten e Aniles, dhe Anila ne shkrimet e mesiperme thote qe gazeta do te mbahet, te fitoje, te mbijetoje edhe me "lajmin e drejte dhe te sakte ne pjesen serioze te saj", por duhet te nxjerri para edhe nga pjesa jo serioze e saj qe, e quan thashathemnaje pa censure/Gosip/bloetooth.

Se kuptoj pse e shani gazeten shqiptare. Per mua eshte gazeta me e mire ne shqiperi. Ka lezet shpirti kur e ble gazeten shqiptare dhe lexon aty mbi 30 skandale te reja ne dite te cilat nuk i kishte zbuluar njeri tjeter pervec Aniles dhe ndjehesh i lumtur qe nuk te kane ikur leket kot. Hallall Anila qe ja ke arrit dites te fitosh leke nga shitja e fantazive smiley

   smiley   E pash pardje ket ke tvshack  smiley  Kuegmair tu u stervit per te bo mundje dore me Stalonen..

iiiiiiiiiii, cfare mashtruesi ky "keiendi".

Si more nuk eshte bere qe ne momentin qe ndodhi lajmi i rrafjes se mero bazes. Me vjen keq te te kujtoj se duhet te hapesh gazeten dhe e ke direkt ne faqe te pare. Mduket se edhe news e nxorri vetem 15 min a 20 min sa ndodhi rrafja.

Keshtu qe pretendimi yt nuk qendron. duhet patjeter me u abonu ninternet me pa gsh

 

njeres, mos u merrni me gabimet se ikin ngaqe shtyp ne tastier me 10 gishta. Se nuk kam shume kohe jo per gje. Kemi dy korrektore ne pune qe te mos bejme gabime ne gazete.

Shendet. me pelqen, vazhdoni te komentoni. GSH ekziston per ju te gjithe. Ju jeni opinioni. Ne i vleresojm komentet tuaja

njeres, mos u merrni me gabimet se ikin ngaqe shtyp ne tastier me 10 gishta.

Vertet me 10 gishta shkruan? :o Bravo. Po ca dreq tastiere ju ka blere pronari xhanem qe paska germen n ngjitur me germen r, qe e bere gabim fjalen konotacon ne korrotacion?

Pastaj konotacion s'eshte fjale shqip gjithsesi, ose me sakte s'eshte fjale fare. Connotation po, eshte fjale ne anglisht, konotacion s'eshte fjale.

Nga te gjitha thirrjet qe jane bere tek Peshku per donacione bamiresie ne Shqiperi, nqs do kishte nje per t'i mesuar gazetareve te flasin shqip, do beja kontribut maksimal.

Megjithese thashethemin e botuar me siper me shume se cdo shqipinglizme dhe gabim gjuhesor e demton fakti qe eshte thashethem.

P.S. Mos e merr me konotacion te keq kete. smiley

Zj. Anila,

Duke qene se Gazeta Shqiptare eshte ne faqe te pare te website-it Balkanweb.com, kam arsye te mendoj se redaksia juaj eshte e lidhur me Balkanweb.com. Ju lutem, me shpjegoni si ka mundesi qe ne faqe te pare te ketij website-i vazhdon te qendroje reklama e Taçi Oil. Nuk mendoni se heqja e nje reklame te tille eshte detyrim minimal, ne shenje proteste ndaj dhunes te ushtruar nga Taçi dora vete? Madje, te isha ne vendin tuaj do merrja nje iniciative per te mbledhur nje tufe gazetaresh e redaksish dhe qendisur nje leter per menaxherin/presidentin e Realit te Madridit qe te mos pranonte te vinte ne Shqiperi i sponsorizuar nga Taçi Oil. Apo grushti me para eshte me i forte se grushti ndaj medias?

P.s. kam pershtypjen te gjithe "opinionistet" e ketij blogu me 10 gishta shkruajne smiley

Pershendetje Anila,

Duke ju falenderuar e vleresuar edhe nje here per shfaqjen tuaj publike ketu tek Peshku, pa velo dhe pa nick-e, dhe pa dashur nga ana ime qe te futem ne temen e diskutimit, shfrytezoj rastin qe t'ju pyes duke marre shkas nga nje pergjigjia juaj ketu.

Mendoni se pohime si i meposhtmi mund te cenojne ne ndonje fare menyre identitetin e te lenduarit i cili, sic edhe ju pohoni, kerkonte te qendronte ne anonimat?

 

meqenese gazetari A.K, i cili drejton dhe nje reviste, nuk donte qe te bente denoncimin ne polici.

Falenderoj paraprakisht,

Nje lexues! smiley

arjani paskesh qene gjoja-gazetari moooooo  ???

smiley

smiley

po sja vleka fare me i hy historise, pa le po paskeni munduar dhe Anilen kot me kot smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).