Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja rreh gazetarin Arjan Konomi


Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, dhunon fizikisht gazetarin Arian Konomi. Historia e një skandali, që tenton të mbahet në heshtje, ka ndodhur në një nga lokalet më të njohur të Tiranës. Gazetari tenton të mbrojë një vajzë nga ngacmimet seksuale të prefektit, dhe si kundërpërgjigje, goditet barbarisht nga zyrtari i lartë. Të gjitha dëshmitë e një skandali të turpshëm, të mikut të djalit të kryeministrit

"Po, unë e kam parë të gjithë skandalin e turpshëm. Ishte një dhunë e frikshme. I njoh agresorët, dy nga ta ishin prefekti i Tiranës Keltis Kruja dhe Gent Minarolli, funksionar i lartë drejtues në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Me ta, ishin dhe tre djem të tjerë, dhe të pestë së bashku, në të njëjtën kohë, dhunuan në mënyrë shtazarake gazetarin Arian Konomi. Nuk mund të them se ishin dy palë që bënë sherr, sepse gazetari u godit ashpër dhe befasisht, aq sa dhe nuk kishte mundësi të vetëmbrohej".
Një dëshmitar okular, zbardh një ngjarje tejet të rëndë, kur persona të veshur me pushtet, dhunuan gazetarin e njohur shqiptar, korrespondent edhe i revistës Limes, në Itali. Incidenti ka ndodhur në të gdhirë të datës 1 nëntor, në një nga lokalet më të njohur të Tiranës. Sipas tij, dëshmitar tjetër i ngjarjes, ishte dhe deputeti i partisë demokratike Gert Bogdani, por krejt i papërfshirë në sherr. Madje, edhe e kishte dënuar atë më pas.
"Nuk e di se deri ku mund të shkojnë "këta", edhe unë që isha pranë atij shpërthimi të egër dhune, pata frikë. Frikë kam dhe tani", thotë, - D. B. 29 vjeç, që natën e dhunës ndodhej në të njëjtin lokal me të fejuarën e tij.
Lajmi, për atë çfarë kishte ndodhur, u shfaq edhe në suplementin e të shtunës, datë 7 nëntor, në GSH, por nuk përmendej emrii i gazetarit të dhunuar. Ai është Arian Konomi. Revista MAPO, kontaktoi direkt me gazetarin Konomi, kërkoi të dhëna në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në Prokurorinë e Rrethit, dhe konfirmoi plotësisht ngjarjen.

Gazetari i dhunuar
Vetë Konomi refuzon të flasë. Ai nuk mohon ngjarjen, por në fakt e ka të pamundur ta mohojë atë. Tre të çjerra paralele në qafë, të shkaktuara nga thonj, në anën djathtë të saj, "përgënjeshtrojnë" fort "no coment-in" e tij. Edhe pse, kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, në fytyrën e tij dallohen ende gjurmët e dhunës. Nuk ka ende një denoncim penal të ngjarjes. Burime të rezervuara nga policia pohojnë se në datën 1 nëntor Konomi ka shkuar të bëjë kallëzimin penal, por nuk e kanë pranuar, dhe e kanë adresuar në prokurori. Edhe në prokurori, në momentin e parë, kallëzimi i Konomit nuk është marrë për shkak të mungesës së prokurorit të gatshëm dhe më pas, gazetari, në rrethana të paqarta, nuk ka tentuar më tej. Megjithatë, miq të afërt të tij, saktësojnë se për ditë e ditë me rradhë, vetë Prefekti i Tiranës, Kruja, dhe individë të tjerë, i kanë kërkuar me ngulm Konomit, që ngjarja tejet e rëndë të zgjidhet me pajtim. Konomi, as nuk e pranon dhe as nuk e mohon një gjë tillë, por miqtë e tij këmbëngulin fort: kështu ka ndodhur! E kanë goditur barbarisht dhe krejt pa asnjë arsye!

Si ndodhi ngjarja?
Kishte kaluar mesnata e të premtes, dhe rreth orës 03.30 të mëngjezit, situata në tavolinën ku ndodhej Kruja, Minarolli dhe tre të rinj të tjerë, ishte ndezur. Alkooli në gjak dhe epshi, kishte kaluar kufinjtë normalë. Në tavolinën ngjitur me ta, ndodhej gazetari Arian Konomi me dy miq të tij, të shoqëruar edhe nga katër vajza të reja. Prefekti Kruja, tentoi disa herë të ndërhynte në bisedën e tavolinës së tyre. Shkruante në pusulla të vogla letre, emrin e tij, funksionin, dhe numrin e celularit dhe ja dërgonte 21 vjeçares V. D. studente, që ndodhej në tryezë me Konomin. Po aq aktiv, ishte dhe miku i tij Minarolli, që i bënte vajzës "oferta" të hapura për miqësi me prefektin.
Refuzimit të saj të ftohtë, i përgjigjej një monedhë edhe shumë më vulgare. Prefekti Kruja, ngrihej nga tavolina e tij dhe duke u ngjeshur pas vajzës, (lokali ishte i mbushur plot me klient&eumlsmiley, e ngacmonte me duar në pjesët e saj intime. Jo vetëm njëherë! Vajza protestoi disa herë, edhe miqtë e saj që ndodheshin me të, bënë të njëjtën gjë. Por, babëzia e djaloshit të veshur me pushtet, ishte e pandalshme. Kjo, deri në momentin kur gazetari Konomi reagon: "Ju lutem, mjaft! Nuk e shikoni që vajza nuk e do shoqërinë me ju!".
Kaq do të mjaftonte, që prefekti i Tiranës Keltis Kruja, drejtori Minarolli, dhe tre shoqëruesit e tyre, të rrëzonin përdhe tavolinën e tyre, të godisnin fillimisht gazetarin Konomi me shishet e birrës, e pastaj ta vinin nën vete dhe të vazhdonin ta godisnin ku të mundnin. Në sy të të gjithë klientëve të tjerë të lokalit, që të shokuar nga ngjarja nuk arritën të ndërhyjnë.
"Kjo ishte skena më e tmershme. E pashë si i vunë shkelmin në shpinë gazetarit dhe Minarolli madje, të bënte të pabesueshmen: tentonte t´i fuste gazetarit gishtin në sy"!, - tregon dëshmitari ynë okular i tmerruar. "Vetëm vagabondë dhe kriminelë rruge mund ta bëjnë një gjë të tillë", - thotë ai. Vetë gazetari Konomi, i pyetur për këtë detaj të frikshëm, të egërsisë së zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, preferon sërish të heshtë. Por në syrin e tij të majtë, dallohet ende qartë një shenjë e mavijosur. Të njëjtën dinamikë të ngjarjes e pohojnë dhe pothuaj të gjithë miqtë e tij, djem e vajza të ndodhur me të në të njëjtën tryezë, emrat e të cilëve MAPO, për arsye etike nuk i publikon.
Festa u prish, dhe të gjithë klientët e tjerë, nxituan të dalin nga lokali në rrëmujë e sipër. Por, nuk ishte e thënë të mbaronte këtu. Sepse, grupi me sjellje huliganësh, e ndoqi Konomin edhe jashtë lokalit.
Dëshmitari ynë thotë se deputeti Bogdani, në momentin e parë i ishte afruar tryezës së sherrit, dhe sapo ishin ndarë "palët", kishte dënuar dhunën, por kishte qenë i pafuqishëm për ta parandaluar atë. Pak minuta pas ngjarjes, Pub-in e njohur, e ka vizituar dhe policia. Por, agjentët e saj kanë qëndruar vetëm pak minuta në lokal, sepse sapo kanë marrë vesh, se cilët ishin protagonistët e saj, janë larguar, pa bërë asnjë veprim.

Ngjarja, është munduar të mbahet e fshehtë, por të shtunën e kaluar, një suplement fundjave mundi të zbardhë atë që kishte ndodhur. Kishte mundur të kontaktonte dhe me prefektin e Tiranës, i cili kishte refuzuar të kishte qenë pjesë e një sherri të tillë. "Nuk jam zënë me njeri", citohet Kruja, i cili gjithashtu vetë, pohon se në natën e ngjarjes ndodhej në lokal. Për ngjarjen e rëndë dhe skandaloze, ka marrë njoftim edhe kryeministri i vendit. Deri tani z.Berisha nuk ka reaguar zyrtarisht.

Kruja: Dua pajtim!
Vetëm të nesërmen, i njoftuar se Konomi kishte nisur të bënte hapa legalë për të ndëshkuar agresorët e tij, prefekti Kruja kuptoi përmasën e rëndë të aktit barbar që kishte kryer. Ai kërkon të takohet me Konomin, në të njëjtën kohë që, tek gazetari mbërrinin bashkë me dhjetra telefonata solidariteti miqsh, edhe kërkesa për t´u takuar me prefektin dhe për të mbyllur me paqe historinë e dhunës. Kruja citohet të ketë thënë se: "... i kam dërguar haber atij djalit...", duke vërtetuar në këtë mënyrë, indirekt, lidhjen e tij me ngjarjen.
Vetë, gazetari Konomi, pranon se ditë më pas është takuar me prefektin Kruja, por nuk dëshiron të tregojë detaje të bisedës. "Nuk dua të jem pjesë e kësaj historie", - thotë ai. "Takimi ka ndodhur", ngulmojnë miq të gazetarit, sipas të cilëve, prefekti i ka kërkuar me ngulm gazetarit të mos bëjë denoncim.

Si kaloi ngjarja në heshtje

Goditja e gazetarit Mero Baze të hënën pasardhëse, nga biznesmeni i afërt me pushtetin Rezart Taçi, dhe skandali që shpërtheu më pas, ka qenë një nga arsyet që kjo histori kaloi pothuaj në heshtje. Ndonëse, po aq e rëndë sa e para dhe me siguri, shumë më e egër, për nga lloji i dhunës së ushtruar, dhe sidomos, për shkak të faktit se agresor kësaj rradhe është direkt një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, prefekti i Tiranës, Kruja, i njohur më së shumti, si mik i ngushtë i të birit të kryeministrit Sali Berisha. Keltis Kruja, jurist me profesion, vetëm 32 vjeç, ka mbajtur më parë detyrën e Drejtorit të Inspektimit në Ministrinë e Brendshme, dhe në 20 gusht të këtij viti, është prezantuar si prefekt i Tiranës. Në atë kohë, media, ose e kaloi me një njoftim të thatë këtë fakt, ose e konsideroi një emërim tipik klientelist, të ndodhur për meritën e vetme, se Kruja është miku i ngushtë i të birit të kryeministrit.
Është padyshim, një nga ngjarjet më të rënda, dhe një nga skandalet më të ulët të ndodhur në këtë periudhë. Dy zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, një nga ta, prefekti Tiranës, sulmojnë pa asnjë motiv, në gjendje të rënduar, nga alkooli dhe epshi, një gazetar të njohur shqiptar. Autoritetet përgjegjëse, duhet të hetojnë mbi këtë ngjarje, por edhe nëse kjo gjë nuk ndodh, protagonisti i saj kryesor, i katapultuar në majat e administratës shtetërore në mënyrë të dyshimtë, duhet të tregohet me gisht, si autor i një vepre që do të turpëronte dhe vetë turpin. Është goditur dhe një gazetar tjetër, përveç Bazes. Heshtja mbi këtë të vërtetë, nuk e bën skandalin më të vogël, përkundrazi, e bën atë më uluritës

27 Komente

Arjan Konomi qenka korrespondent i LIMES 'taljone? Hallall e paska drunin. Qe ne hapat e pare te shtetit shqiptar e kemi pas zakon te rrahim cdo kurrespondent taljon (lexo Eqrem bej Vloren per kete). Konomi skishte pse te bente perjashtim.

Sot qe tere jane bere gazetare/ana-iste cdo rahje ne shqiperi do e quhet "dhunim i shtypit" Edhe une jam gazetar Ja shkruaj tek peshku ha ha ha smiley se mos guxoj njeri te me rahe se drejt e ne OSBEOKBBEKELDNJPE do te shoj e do tju kallxoj.

Po ndryshe të rrafi Myfit Libohova e ndryshe Kledis Kruja mo Qafo.

Gazetari rrihet ,revistes MAPO i dhemb.

Refuzimit të saj të ftohtë

Ec aty Mother Teresa! Po ska pas faj ka qene e vogel, ose si thote konga popullore "As e vogel moj as a madhe, qenke cupe moj namuzqare".

Heu bre! Genjeshtra e rradhes. Eshte e tille, pra nje shpifje e ulet deri kur per kete ngjarje nuk flet vete Arian Konomi.

Njehere nga gropa e shpifjeve GSH u tha qe u rrah nje gazetar i Klan-it me inicialet A. Xh., tani revista e Veliajt thote qe qenka rrahur Arian Konomi dhe ky i fundit nuk e konfirmon kete, edhe Living Room e ka pergenjeshtruar perzierjen e Keltis Krujes, atehere cfare emri tjeter pervec shpifje t'i veme?

Regjim i kerbacit! Hajt, se te gjithe, gazetare apo jo, ne mos sot neser do te keni te beni me Keltiset e me Tacet. Ne mos ju motrat, apo vellezerit tuaj.

Gazetari i dhunuar
Vetë Konomi refuzon të flasë. Ai nuk mohon ngjarjen, por në fakt e ka të pamundur ta mohojë atë. Tre të çjerra paralele në qafë, të shkaktuara nga thonj, në anën djathtë të saj, "përgënjeshtrojnë" fort "no coment-in" e tij.

Hajde investigim hajde qe ke bere o Lorenc.Njelloj si investigimet e tjera tuat.

"Edhe une te pashe ty me tre te cjerra thojsh ne fytyre qe ti kishte bere e dashura,por ti refuzove te flasesh.Tre te cjerrat ne fytyre "pergenjeshtrojne" fort "no coment-in tend"

Ketij i them investigim une dhe jo atij tendit.

Akoma eshte prefekt ky kanibali? Vetem burgu e zgjidh kete pune.

Pse mor romak ca ka bo prefekti?

Prefektin e pyesin a e ke rrah? po thote ai kerkoj falje.

Pyesin gazetarin a te ka rrah? Jooo me cne thote gazetari nuk me ka rrah njeri.

Hajde gjeje ti tani kujt ti besojme ne.

Normale qe ashtu do thote ai prefekti, gazetarit i kane bere presion qe te mos denoncoje se do ta haje me keq, ja ky eshte shteti i dhunes, duhen pasur ca hetues kurajoze qe ti vene der ne fund punes pa frike dhe ti kalbin keta  prapa hekurave.

Kaq keq qenka shokuar ai gazetari, sa s'guxon te shprehet. Boh, ku ka arritur gjendja. Po ky Sali Protopapa, ç'i ka mbledhur ter elementet negative rreth vetes.  

Nuk kane gjete menyren me te mire per te mbledhur njerez me 20 Nentor.

Me keto artikuj nuk "zgjohet vegjelia", sepse si ushqehet sot "vegjelia" me gjitha ato kalori qe merr, truri ka filluar edhe te "mendoje", jo si ne kohe te diktatorit qe truri i "vegjelis" pa kalori me ate ushqim te keq, vetem urdherohej, dhe nuk kishte force te mendonte.

E vetmja menyre per te mbledhur "vegjelin" ne shesh, eshte te bejne greven e uris, te vetushqehen keq, te stimulojne rradha te gjata , te veshin kepuce me gjysma, te shohin vetem V+, te lexojne veprat e diktatorit, te imagjinojne sikur po internohet komshiu, te kendojne per muaj me rradhe internacionalen, te lexojne gazeten ZP, po, ateher ka mundesi se do mblidhen me 20 Nentor.

Ajo "vegjeli" qe pret Edvini se do ngrihet per te rrezuar pushtetin me dhune, eshte "borgjezuar", nuk ka kohe ti shkoje prapa kryetarit, "vegjelia" sot mendon para se te veproje, nuk urdherohet me si dikur, sepse truri sot ushqehet .

C'lidhje kane keto qe thua me sjellen kafsherore qe pershkruhet ne shkrim mor lumidrin?

Po boll mor se na cate k*rin me politizimin e cdo teme!!!

Ketu nje tufe me HALE te pire a te droguar kane poshteruar e rrahur nje qytetar te Tiranes, ca lidhje ka kjo me ato qe shkruan ti!?

Pse nuk fillon ta denosh njehere ngjarjen e pastaj, kismet, shikojme mos ka ndonje prapaskene!?

Ky shkrim do te ishte me mbreselenes nese ne vend te "gazetarit" Arjan Konomi, te ishte shkruar "qytetari" Arjan Konpomi. Kjo per aresyen se ai u godit jo ne cilesine e gazetarit, por ne cilesine e nje klienti te rendomte ne pub! Kjo gje mund te me kishte bere vaki edhe mua, qytetar i rendomte. A do te kishte shkruar valle revista Mapo ne kete rast? Besoj se po, pasi strumbullari i ngjarjes eshte pushtetari, sjellja e tij prej uligani dhe jo viktima, qofte ai gazetar, peshkatar, apo berber. Biles, biles, viktime ka qene edhe vajza e ngacmuar seksualisht. Per mua, ajo duhet te shkonte dhe te kryente denoncimin, nese me te vertete e kishte shok qytetarin Arjan Konomi. Ah nese qytetari Arjan ishte thjesht nje klient i saj, atehere tjeter mesele. Duhen hapur urgjent bordellot publike. Hamshoret si ky Prefekti, por edhe shume te tjere, kane shume energji. Megjithese nje pjese te energjive i harxhijne duke punuar per popullin, prape i teprojne dhe duhet ti zbrazin. Prandaj Prefekto, merr nje inisiative ligjore, quaje "ligji Keltis"per hapjen dhe licensimin e bordellove publike. 

Ore kot me ju pyte, kush ka nai menie me vone bast per numrin e diteve qe ky Prefekti ka kalu ne fakultet.

Rregulli i bastit o ky, ti ve bast aq se sa dite meno se ky ka shku m'fakultet. Dmth 0 per 0 dite, 1 per 1 dite e kshu me rradhe. (nuk lejohet me vone bast per minus dite)

Hajd po tregohem i mire ene po ju jap nje ndihme. Ky çuni nuk e di se si o dera e fakultetit.

Tani t'i kthehem artikullit. O i shame ai qe sha tani e tutje Lorencin. Per mu Lorenci o çun i zgjute fort. E ka kuptu shume mire se sa o mosha mesatare (15-16 vje&ccedilsmiley dhe I.Q. (prape minusi o i nalume) i atyne qe lexojne MAPO-n, ndaj ai i adapton shkrimet sipas "kerkesave te lexuesve". Nryshe nuk ka si shpjegohet kjo :

"Kjo ishte skena më e tmershme. E pashë si i vunë shkelmin në shpinë gazetarit dhe Minarolli madje, të bënte të pabesueshmen: tentonte t´i fuste gazetarit gishtin në sy"

Per t'i fut gishtin ne sy robit e dine te gjithe qe duhet me e kthy permys dhe me i vone shkelmin ne kurriz.

Ah i shkreti una! Mire paret e shpise, po duhet me bo ene paret per nje bot me napalm qe ta shperndaj falas per keta palaçot e te gjitha llojeve.

Te dashur miq dhe komentues te Peshkut pa Uje!

Ju lutem dhe ju ftoj ta komentoni me shume seriozitet kete artikull.

Une vete, si qytetar, nuk isha ne dijeni te ngjarjes (nuk eshte se i lexoj dot perdite te gjitha sa shkruhen neper media).

Leximi, sot, i ketij shkrimi, me trazon dhe me revolton jashtezakonisht shume. 

Sinqerisht, fakti qe njera pale jane prefekti dhe qeveritare te tjere, kurse tjetra nje gazetar, me le krejtesisht indiferent.

Nga ajo qe lexova, une identifikoj dy pale ne kete ngjarje te hidhur e tejet te shemtuar.

Njera pale perfaqesohet nga qytetari Arjan Konomi, nje djale i Tiranes si edhe une, qe defrehet me miqte e tij, ne oret e vona te nates, ne nje kontekst mese normal (nuk behet fjale per ndonje "feste" droge, apo tjeter mjedis jo korrekt). Ajo perfaqeson qytetaret e civilizuar.

Pala tjeter perfaqesohet nga nje grup djemsh mes te cileve edhe Keltis Kruja, te cilet, sipas shkrimit me lart, jane sjelle ne menyren me te felliqur e me barbare te mundshme. Ata kane fyer e poshteruar publikisht nje grup te tere personash per nje kohe relativisht te gjate, dhe me pas, duke perfituar paburrerisht nga sjellja civile e tyre, kane kaluar ne dhune te hapur. Keta njerez perfaqesojne KAFSHET BARBARE TE KOHEVE TONA!

Une ju ftoj nxehtesisht te rreshtoheni hapur dhe pa rezerva ne krah te atyre qe ne kete mesele te shemtuar kriminale perfaqesojne QYTETARINE dhe po aq haptazi kundra atyre qe perfaqesojne DHUNEN SHTAZARAKE!

Miq te dashur, ne cdo vend te botes se qyteteruar zoterinjte protagoniste te kesaj ngjarjeje do te ishin sot nen hekura, te akuzuar deri per tentative vrasjeje per motive te dobta dhe do te denoheshin me vite te tera burgimi... .

 

 

 

 

 

 

 

Seriozisht e do ti? Po seriozisht,e ka rrah shume pak,ta kishte mbyt fare,pse do thuash ti,po si ore ti me te dashuren ne krah dhe vjen ta ngacmon nje tjeter,cfare rendesie ka se kush eshte, prefekt,deputet apo me brina qofte dhe mire qe te ngacmon te dashuren por te fut dhe dru.

Me fal ti zoti student por kjo nuk ka b...th ku te rrije,kur nuk je i zoti te mbrosh te dashuren tende me mire rri ne shpi e ha grosh se sa del neper disko dhe me e keqja qe ha dhe dru.

U pa puna, duheshka me qene Herkul me dal nga shtepia ne Tirane se perndryshe kot qe jeton.

O pika qe s'ju bie ju manjakeve te Sales, po pse ore ca te keqe ka sikur te thoni qe ka bo budallik prefekti dhe te hiqet menjehere nga puna. Vetem nder ju ben.

tashi e ka rraf apo se ka rraf se su mor vesh???

Edhe në prokurori, në momentin e parë, kallëzimi i Konomit nuk është marrë për shkak të mungesës së prokurorit të gatshëm dhe më pas, gazetari, në rrethana të paqarta, nuk ka tentuar më tej. Megjithatë, miq të afërt të tij, saktësojnë se për ditë e ditë me rradhë, vetë Prefekti i Tiranës, Kruja, dhe individë të tjerë, i kanë kërkuar me ngulm Konomit, që ngjarja tejet e rëndë të zgjidhet me pajtim.

C'pajtim zeza! Do ta kene kercenuar te ziun, "o mbyll gojen ose do hash ndonje dru tjeter, ne mos po te fluturon koka keshtu si padashje!"

Hajde behu trim me lamashet, pastaj!

Prandaj me mire eshte qe cdo fund jave tja rrasesh nga Qafa e Llogarase.

Miq e shoke e dashamire, ky "lajm" dhe te tjera jane thjesht propagande e Edi Kutise per te sulmuar qeverine pasi nuk ka gje te vertete ne te. Mungojne faktet.

Nese Keltis Kruja me te vertete ka sulmuar fizikisht nje person tjeter, une i pari do te kerkoja shkarkimin e tij pastaj te merrej edhe drejtesia me te, por problemi eshte qe individi i demtuar A. Konomi (respekte per te se eshte cun zotni), NUK KA BERE AS DENONCIM NE PROKURORI DHE AS DENONCIM PUBLIK dhe nuk e konfirmon ngjarjen me protagoniste K. Krujen.

Atehere me cfare te drejte ne sulmojme nje cun te ri qe eshte Prefekt i Tiranes dhe po te ja tregon sinoret kryetarit te bashkise Tirane Edi Rama?!

Nese K. Kruja & friends ka goditur A. Konomin dhe ky nuk flet, at'here mire ja paskan bere se ky e meritoka pasi qenka nje skllav qe nuk meriton asnje respekt.

Nese K. Kruja & friends ka goditur A. Konomin dhe ky nuk flet, at'here mire ja paskan bere
 

Ec aty, Loku i lales!smiley

O Brad..sipas logjikes tende duhet te jesh bodybuilder qe te kesh mundesi te dalesh e? Po njeriu nuk del me mendimin se do te konfrontohet me njeri, njeriu nuk del me friken e vetembrojtjes, njeriu normal del me deshiren per te kaluar mire e per tu sjelle si NJERI.

 

Lumdrin, po si o burre ne gjithe kete mesele te zymte nuk gjete asnje fjale njerezore per te denuar agresionin po prape e ktheve ceshtjen ne politike? Kaq shpirtzinj e te verber jeni ju karvanet e mamurras/bathores?

Prefekti Kruja, tentoi disa herë të ndërhynte në bisedën e tavolinës së tyre. Shkruante në pusulla të vogla letre, emrin e tij, funksionin, dhe numrin e celularit dhe ja dërgonte 21 vjeçares V. D. studente, që ndodhej në tryezë me Konomin. Po aq aktiv, ishte dhe miku i tij Minarolli, që i bënte vajzës "oferta" të hapura për miqësi me prefektin.

Ky s'dika as te gjuaje, qoska. smiley

Peshku i ka plotsu kushtet per te ftu Mike Rowe-in.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).