Pjerin Ndreu: Më dhanë 2 mln euro për mikun deputet të PS

Pjerin Ndreu*

Dikush mu afrua një ditë dhe më thotë që ti ke mik filan deputet. Po, i them. - A mund të bisedojmë me të, do jetë mirë dhe për ty nëse realizohet”. Po mirë, ma thuaj si është puna, - i them. - Janë 2 milionë euro në dispozicion nëse ai pranon të ikë nga PS-ja. Ku të shkojë, - i them? - Po tek PD-ja, LSI-ja apo te grupi i kundërshtarëve të Ramës. E pashë me habi. E kam shok, në fakt. Po pse më ke zgjedhur mua për këtë ti, - e pyes. - Po se ti mund ta thyesh atë. Kurrë nuk kam për ta bërë, - i them. Dhe, nëse ai do ta bëjë këtë nuk do jetë më shoku im. Po ku i gjeni ju gjithë këta lekë dhe këtë kurajë që të bëni biznes të pistë me mandate deputetësh? Ehu, - më thotë, - me këto mend që ke ti nuk ecet. Ne u ndamë, pa bërë asnjë kompromis.

Në fakt, është një histori e jetuar, por që e kam dëgjuar dhe nga vetë deputetët e PS. Është vënë në lëvizje një mekanizëm kriminal që mund të quhet pa frikë, mafia, e cila ka zgjatur duart deri te deputetët. Në fakt, ky fenomen nuk është i pari. Por, ajo që të bën përshtypje është se po merr rrugë e formatohet një skemë mafioze e manipulimit dhe blerjes së vullnetit të lirë të popullit, që fillon që tek vota dhe deri te tjetërsimi i mandateve nën pushtetin e parasë së pisët dhe influencës së grupeve të fuqishme politiko-ekonomike. Është koha për të vënë alarmin. Simptomat mafioze kanë filluar të shfaqen dukshëm dhe lirshëm. Dhe, kanë mbytur atë që është më e shtrenjtë në një demokraci, vota. Në Shqipërinë time të 2009 dëgjohen si bëma trimash, mënyra se si aty apo këtu dikush vodhi votën, dikush bleu komisionerin, dikush i gjeti një vend pune këtij apo atij në këmbim të votës, dikush e bleu varfërinë e dikujt me pak lekë e deri me një shishe birrë dhe dikush tjetër hoqi nga puna, i shkatërroi biznesin atij që nuk ju bind kërkesës për të tjetërsuar votën, e sa e sa historira të tjera. Kjo është forma më e konsoliduar e organizatave mafioze në gjithë botën, të cilat padyshim që një ndër objektivat kanë ndikimin në tjetërsimin e votës për t’i hapur rrugë aktivitetit të tyre nëpërmjet përfaqësuesve të vet në pushtet.

Dëgjova ministrin e Brendshëm në një takim me kryepolicët, i cili nga njeriu që qesh na ishte kthyer në njeriun e fytyrës së vrerosur, dhe ishte shumë i “shqetësuar” për krimin e organizuar dhe luftën kundër tij. Po mirë, ky ministri ynë që përbetohet se do bëjë namin kundër krimit të organizuar, këto ofertat marramendëse për blerje deputetësh që bën kryeministri i tij, ai vetë nëpërmjet sejmenëve të tyre, çfarë i quan? A ka ndonjë ngjashmëri me krimin e organizuar të tipit mafia ky veprim? Nëse po, atëherë i bie që ky ministri ynë i brendshëm të luftojë vetveten. Se unë kam të drejtë të dyshoj që disa nga paratë që qarkullojnë për blerje deputetësh janë vjedhur te rruga e kombit Durrës-Kukës, ku ministri ynë është i akuzuar. Pra, i bie që hajduti të thërrasë, kapeni hajdutin. Por, si është e mundur që njerëz të deleguar në terren nga pushteti i sotëm e bëjnë ofertën e blerjes së deputetit si pa gjë të keq, dhe nëse i kundërshton të marrin për budalla? Sepse, krimi ka hyrë thellë në ingranazhet politiko-ekonomike të pushtetit. Sepse, politika ka mbytur frymën investiguese dhe ndëshkuese të agjencive ligjzbatuese. Sepse, krimi i organizuar po merr formën e pushtetshme ku askush nuk mund të flasë apo të veprojë se gjendet në rrugë i papunë dhe i akuzuar. Sepse, biznesmenë të dyshimtë të lindur nga maternitetet e drogës, trafikut të qenieve njerëzore, trafikut të armëve, të prostitucionit, të evazionit fiskal, kontrabandës, etj., në martesë me politikanë të zhytur në llumin e krimit kanë okupuar segmente fitimprurëse të jetës së vendit. Prandaj, krimi ka zgjatur duart deri te kompozimi i maxhorancave qeverisëse. Ky është një realitet tashmë, dhe fatkeqësisht jo i fshehur, por hapur, pa frikë, ditën për diell. Thonë se duhen edhe 10 deputetë që të qetësohet maxhoranca në pushtet. Ofertat janë në rritje. Ankandi është i hapur. Krimi është i qetë, pavarësisht nga vrerosja e ministrit në luftë kundër krimit të organizuar. Në fakt, thonë se një betejë të tillë kjo maxhorancë e ka fituar dy vjet më parë. Le të shohim çfarë do të ndodhë kësaj radhe. Gjithsesi, ne aspirojmë për në BE sapo të realizojmë pazarin e radhës, pavarësisht se unë kam votuar për PS-në dhe vota më është numëruar për PD-në. Pavarësisht se unë kam zgjedhur këtë deputet për PS-në ai blihet dhe voton pro PD-së. Unë dua të shoh çfarë ka në kuti, pushteti nuk do, sepse aty është prova e pakontestueshme e këtij krimi. Dhe, jo vetëm që kutia nuk hapet, por historia vazhdon me oferta marramendëse për blerje deputetësh. Me sa di unë nga ato që kam lexuar dhe mësuar, kjo quhet mafia. Nëse dikush tjetër di ndonjë përkufizim të kundërt, të na e thotë.

*Ish-zv/drejtor i përgjithshëm i Policisë

27 Komente

Sa eshte paguar P Ndreu nga gazeta shqiptare per te vazhduar serine e mashtrimeve.Pse nuk e denancon ky zoti polic ate ndermjetes qe i paska ofruar para por vjen e hedh shashka ne gazete qe askush nuk e beson.

hajde genjeshter hajde,nuk kisha degjuar kurre me pare paqavure te ketij lloji . me 2 milion euro pd do kishte investuar ne zgjedhje me mire e do i kishte marre jo nje deputet por 10 deputete e me duket se pjerin ndreu ka mbetur pa pare e anila basha e ka te dashur e nxjerr kete shpifje

2 miljone euro? Dhe ky i paska thene jo?

1 miljon euro ishin kursimet e 5 viteve pune te Argita Malltezit dhe te shoqit ne Kosove; - sic thone ata, duke kursyer gjithshka e duke mos paguar per asgje... dhe ky na i paska thene JO? I paska thene JO 10 vjeteve kursime pune te vajzes dhe dhenderrit te Kryeministrit dora-vete???

Ore, tani dhe mund te jete e vertete, po na duhet te gjejme budallenjte qe e hane ne rradhe te pare...

Me 2 miljon euro, cfare nuk blen ne Shqiperi, dhe jo nje, po te gjithe deputetet do ja kish marre Saliu PSse... dhe jo se nuk ka Saliu 2 miljon euro per te fshire sumen, po se nuk i hyjne ne pune fare 60 deputete te PS-se.

Ate post Saliu e ka marre nga vete dora e allahit dhe nuk ka PS e pare qe e zdryp poshte.

Ne fakt, cfare s'degjon mer jahuu andej...

hahaha

njerez te deshperuar shkruajne artikuj te deshperuar ! 

"Janë 2 milionë euro në dispozicion nëse ai pranon të ikë nga PS-ja", tha Ndreu. Me pas rrembeu tenxheren nga tavolina, e vuri mbi koke, mori dhe garuzhden ne dore dhe tha: "Tani me duhet te iki se turqit kane rrethuar kalane e Krujes. C'me bere more Hamza i pabese!"

VERBERI. Po, po, VERBERI. Ne nje vend si ky i yni, ku sheh  padrejtesi te medha e te vogla ne cdo hap, ku paradokset na kane mpire trurin e qe me shume na bejne te qeshim sesa te inatosemi e protestojme..., ju o njerez me habisni ! Ose nuk banoni ne Shqiperi.

Shkruan dikush  :  Ate post Saliu e ka marre nga vete dora e allahit dhe nuk ka PS e pare qe e zdryp poshte

Ka qene nje personazh ne fillim viteve 90, qe ka thene ne kamera se " kur hyp malesori n' kale, vetem plumbi e ban me zbrit ". Ishte ai, malesor  vete.

Mos duhet nje 97' qe ai te lejoje te lexohen votat e vjedhura ? Nuk ka per ti ecur kesaj rradhe.

 

 

 

 

blerje deputeti he?! ne 2009-n?? Ne qe pretendojme te hyjme ne familjen europiane dhe te jemi krah per krah me francezin dhe gjermanin apo qofte dhe me bullgarin?! jane lajme te tilla dhe eshte ky SISTEM i korruptuar ne cdo qelize (per te cilin jemi fajtore te gjithe NE) qe akoma nuk e meritojme te konsiderohemi te barabarte qofte edhe me serbin e genocideve.

nuk na e kane fajin te TJERET qe ndihemi te izoluar ne mes te evropes. na e kane "friken" kur shohin sa shume do shqiptari ta braktise vendin e tij. nuk na e kane fajin te tjeret qe ne sot konsiderohemi si "dele e zeze" dhe kryesojme listen nga fundi ne cfaredo lloj klasifikimi vlerash ne nje shoqeri demokratike. eshte SISTEMI yne politiko-social i ndikuar totalisht nga LIDERSHIPI qe jemi ne vend numero qe ne nje fare menyre me te drejte na "izolojne'. jane lajme te tilla dhe realititeti tone qe dhe nqs fshihet ndonje arsye ose teori tjeter dashakeqe pas ketij "izolimi diskriminues" ndaj nesh qe na e mbyll ne gojen dhe na ben me te drejte te besojme qe fajin s'na e ka bota.

persa i perket kesaj akuze te rende per shitje mandati, jam i sigurte qe kjo s'eshte as sajese as e pamundur.  pse? si? sepse ky sistem e ka provuar me fakte qe eshte i ndertuar mbi politiken e kulisave, pazareve dhe intrigave, e jo mbi aspirimin e vlerave dhe vullnetit te nje shoqerie demokratike. sepse ky sistem me menyren si ushtron pushtetin nuk sjell qofte dhe nje grimce te vogel prove qe ky lajm te jete nje karte bllofe e perdorur nga opozita.
eshte shume e rende kjo akuze, por me e renda ketu nuk eshte "blerja e nje deputeti" sado dritheruese te jete kjo hipoteze. me i rende dhe me dritherues eshte fakti qe nje pjese e shoqerise tone nuk habitet fare nga nje lajm i tille sepse ja dine limitet SALI BERISHES dhe c'eshte ne gjendje te beje ai per te mbajtur pushtetin: E di qe ai nuk ka limite.

me tha mire nje mik aty; "ketu vetem te vdekurin nuk ngjall dot me lek", por s'desha ta besoja, megjithese ne nje fare menyre e dija qe kishte te drejte.
Eshte shume e frikshme dhe prape s'dua ta besoj, por realiteti ma mposht deshiren.

Refimi i Pjerinit me ngrohu pak dhe me beri te besoj se ne kete vend ka akoma njerez te ndershem dhe te gatshem per te luftuar ndaj mafias shqiptare. Kjo do te jete nje lufte e ashper me jete njerezish, por nese fitohet do te jete historike per brezat e ardhshem qe do te vazhdojne ta popullojne kete vend.  

Nje gje me bene pershtypje, c'fare integriteti keta deputetet e PS kane bre.

Sala si blen dote me 2 milion euro, dhe kaqe di Pjeri, por mbase Sala i ka ofruar te tjereve dhe 3 ose 4 milion euro.

Ketu, ne Amerike, kur ai i Chicagos do shiste vendin e Obames, qe i kenaqur me 1 milion dollar (as 700.000 euro tani). Si ka mundesi, c'politikane heroik qe kemi.

Biles, te theme te verteten, problem me Ramen dhe arsyeja pse i humbi zgjedhjet eshte se Rama eshte shume demokratik. Me demokratik nga aq sa duhet. Nuk e ka  kuptuar qe kurre luftone kafshe malesie, duhet te egersohesh vete. Por Rama jo, se bene dote akoma kete gje, sepse ka dinjitetin, demokracine, dashurine per populline, te verteten qe i valon ne gjake. Eshte akoma zoteri dhe artist, njeri i perpunuar dhe delikat.

 

Rama jemi me ti!

Hapni kutite!

 

Ketu, ne Amerike, kur ai i Chicagos do shiste vendin e Obames, qe i kenaqur me 1 milion dollar (as 700.000 euro tani). Si ka mundesi, c'politikane heroik qe kemi.

Sic duket Familja 1 i ka vene detyre vetes te shkaterroje Familjen 2. Per mbijetese 2 milione euro jane pak.

Po te mendosh si eunuk them se nuk ka snje gje te keqe qe te shesesh e te blesh Deputet . Rendesi ka qe Deputeti pas mandatit te dije te vleresoje punen e te "tredhurve" per ti vene ne vendin e duhur  dhe te mos ngateroje lloin e sasine e monedhave qe i ofrohen !

Ehu, - më thotë, - me këto mend që ke ti nuk ecet.... smiley

Eshte rrit pazari. Bamiri i bleu deputetet me nga 200 000 evro me u zgjedhur president kurse tani qe kane vjedhur mire e mire se kane problem 2 milionshin. Aj se ka lek shume rruga durres-kukes.

Nje i njohuri im nga elbasani (bejme te njejten pune dhe takohemi ne Tr) me pat thene se ketij ministrit te brendshem i vinin njerezi te zyra e tij elktorale dhe i pyste, cfar halli keni. po kemi dy vjet pa pagu dritat,s'kemi me se,thoshin kta dhe hop me celular urdherohej zerimi.

Tash po u them nje te forte te doktorit. Therret kryetarin e pd se Elbasanit doktori ne zyre dhe e pyet se si eshte gjendja ne Elbasan. Ou doktor,i kemi te sigurte 9 deputet,ithote ky. Ashtu, at'here ti do jeshe i teti ne liste.

Ketu, ne Amerike, kur ai i Chicagos do shiste vendin e Obames, qe i kenaqur me 1 milion dollar (as 700.000 euro tani). Si ka mundesi, c'politikane heroik qe kemi.

po pse ore muhamet ngaterrohesh . ketu nuk shtrohet ceshtja e pazarit por e gjestit, gjitmone nqs eshte e vertete. 

nuk eshte ndonje cudi e madhe  keshtu si ehte katandisur ps cdo gje ben vaki.   pastaj deputetet njerez jane , vajten 4 muaj pa rroge,

 

Rama eshte shume demokratik. Me demokratik nga aq sa duhet. Nuk e ka  kuptuar qe kurre luftone kafshe malesie, duhet te egersohesh vete. Por Rama jo, se bene dote akoma kete gje, sepse ka dinjitetin, demokracine, dashurine per populline, te verteten qe i valon ne gjake. Eshte akoma zoteri dhe artist, njeri i perpunuar dhe delikat.

tani ja fute kot , mos e ngaterro me ndonje tjeter se ky qe njohim ne ne shqiperi nuk eshte taman keshtu , shiko se mos e ngaterron me ndonje tjeter. 

sa per termin kafshe malsie me duket shume idiot dhe pa vend.
ne natyre kafshet jane te egra ose te buta nuk ka redesi se ku banojne ne tirane  tropoje vlore apo usa.....ok

Avash, avash se nuk e kisha me ter mend. Besoj se shumica e dine mire se kushte eshte Rama e Ruci. Por ja, kemi disa akoma qe "besojne," dhe jane katandisur si ato kultet e Karabise, ku shpetimptari vjen me vapor, gati te bejne revolucion ose vetevrasje per liderin. C'do p$rdhe qe del ne gazete e besojne.

 Ore Gazeta Shqiptare si gazete qe eshte shume prane PS, meqe edhe Anila thote qe kam takuar shume nga deputet e PS ne kafene, si nuk beri nje artikull per te thene sa paguan ata njerez per te hyre ne listat e PS. Nga dolen dhjetera emra qe nuk i kishte degjuar me pare njeri dhe kapen vendet e pare ne lista? Si eshte e mundur qe lista e Lezhes eshte e mbushur me njerez qe kane qene ne krye te forumit rinor te PD deri para disa vitesh? Si eshte e mundur qe ne Durres ka pasur njerez me precedent penal? Si eshte e mundur qe e dashura e njerit prej biznesmeneve me te medhenj te Tiranes eshte ne krye te listes se Beratit????

Po mo po, luhet lek i madh per nje mandat deputeti ne Tirane. Mafie e gjalle eshte. Po nqs keta blihen nje dite, do blihen se e kane blere te drejten per tu blere. Kane dhene miljona vete jo qe te rrine jashte parlamentit, dhe presin qe ta beje dikush hapin e pare dhe te prishi bojkotin keshtu qe mund te hyne dhe ata me vone. 

O shoku Admin po edhe ato pak komente qe me keni lene i fshini?

Po ca thashe une i shkreti.Thashe qe ky Pjerin Ndreu ka qene komandant i grupit ne PS per mbrojtjen e votes se 28 qershorit.

I mbrojti votat? jo i bie se Rama thote i vodhen votat.

Ku qendron e keqja e ketij komenti qe e fshini? Ahh ne qoftese ke qene i zene me ndonje portugeze cokollate dhe se ke pas menjen, Hallall fshiji dhe ato te balkanweb-it se nuk ka per te te thene gjo njeri.

E mer trim si keshtu ? Te tha njani qe bejme ka i lek eee. Po mir mer pse nuk erdh ke une ai po i shkoi menia se ishe ti adapt per at pune?

Cer ke kete pacavure mer mirditor i beses !?  Po pse mer bir njeriu, keshtu flasin burrat e kanunit ? Pse e degjove deri ne fund o njeri apo te duheshin fakte per kete romanin qe shkrove ?

Ce ke kete delir ti mer , erdh ke ty qe i ke deputetet e PS ne rrjesht ene po zgjidhje si bagtia, cin t`i japesh . Me dy menie e kishe mer?

Tani nigjo mu : rri mire se mos u shkon ne mendje atyre te PS qe jo u kan vjedh votat , por ja u kan shit votat. Se ti e di qe ka dhe bleres por ka dhe shites. Mbase pazari ka qene me i vogel se 2 milion, por cer nuk ben vaki ne ket rast.

Tani kot me te pyt kujt je duke i ba shantazh me kete shkrim a ma thu dot , keshtu tulle pa than fare : ai njani erdh ke mu; mezi te gjeti se nanim e ke te mire si rob me bosht kurrizor ti xhanem.

Ndreu ja lala i mesim per ty : namin e ka ujku , kerdine e ben çakalli. Po nuk e kuptove keshtu bej ndonje shkrim tjeter kur te thuash se si e mesoi PD-ja skemen e ruajtjes se votave te PS-se para zgjedhjeve.

hahah, namin ka ujku ,kerdine ben cakalli, je figure plako

 Pavarsisht seç thone komentatoret ketu, veprimi i Pjerinit eshte per lavderuar, biles do te shtoja eshte nje nga ato veprimet e rralla qe shohim ne kohen e sotme. Kjo eshte inkurajim per pjesen tjeter te shoqerise qe nuk eshte prekur akoma nga virusi i korrupsionit. 

Vec me ja fut kot o Pjer qyqari. Pjerin ndreu ish pjes e mafies shqiptaro bullgare nuk i ka lare akoma duart nga parate e grabitura nga bashkeshkollaret e tij te shkolles se sigurimit qe grabisnin shqiptaret ne Bullgari. Tip shkerdhate ky pjerin ndreu.

 bardhikoka; "....Pjerin ndreu ish pjes e mafies shqiptaro bullgare nuk i ka lare akoma duart nga parate e grabitura nga bashkeshkollaret e tij te shkolles se sigurimit qe grabisnin shqiptaret ne Bullgari...." 

 

A mund te shprehesh me qarte Bardhi, ç'eshte kjo mafje shqiptaro-bullgare, dhe ke shqiptare paskan grabitur. Nese media/shtypi shqiptar nuk ka folur per kete problem, kjo me duket se nuk eshte faji i im dhe i mijrave shqiptarve qe nuk dine gje per kete çeshtje. Ti nese ke fakte (jo muhabete kafenesh) do te ishte mire ti sillje ketu , e le te sherbente kjo per nje sensibilim te shoqerise dhe institucioneve shqiptare. 

Kur e solla kete artikull ketu te peshku, nuk doja qe ti hapja rruge thashethemeve dhe hamendjeve, por perkundrazi.

Shih se cndodh: Nje ish eksponent i larte i shtetit shqiptar, deklarohet me emer dhe mbiemer dhe akuzon haptas shtetin per tentative blerje deputetesh.

Akuza eshte shume e rende. A nuk duhet qe shteti shqiptar ti pergjigjet ligjerisht ketyre akuzave dhe ta ndaje "shapin nga sheqeri"? Perndryshe cndokush mund te mendoje per te kunderten, bile te shkoje edhe me tej duke menduar se shteti ka ble gjygjsorin, prokurorine etj. 

Nje ish eksponent i larte i shtetit shqiptar, deklarohet me emer dhe mbiemer dhe akuzon haptas shtetin per tentative blerje deputetesh

Jo Patriot!

Krejt e kunderta eshte e vertete!

Ky ish eksponent i larte, NUK po deklaron gje me emer dhe mbiemer! Ky po thote nje person (pa emer) me tha qe i kemi taks ca pare per nje person tjeter (pa emer)!

Kjo eshte, ne rastin me te mire, budallallek, dhe ne rastin me te keq shantazh "by the book"!

Nje person si Ndreu, nqs kjo eshte  e vertete, duhet me e thone me emer dhe mbiemer personin qe ofroi leke!

Jo keshtu gili-vili neper gazeta!

Emri dhe mbiemri i vete akuzuesit, nuk ngre asnje peshe nqs akuza e tij nuk ka qofte edhe nje indikator se kush, ne fakt, po akuzohet!

Keto "signaling games" i sherbejne Ndresut per te ngritur profilin e tij ne syte e publikut, por nuk sjellin asnje gje te dobishme ne zbulimin (e metejshem) te skemave mafioze te PD-se!

Kjo eshte si me thone: PD-ja eshte gje e keqe!

No shit Sherlock! smiley

Janë 2 milionë euro në dispozicion nëse ai pranon të ikë nga PS-ja. Ku të shkojë, - i them? - Po tek PD-ja, LSI-ja apo te grupi i kundërshtarëve të Ramës. 

Kjo fjali fakton oferten. Nese z. Ndreu do vihej nen betim para trupit gjykues, atij do i duhej ti vertetonte keto thenie apo jo? Ne te kunderten ta "haje" per shpifje dhe spiralja e shpifjeve neper gazeta te marre fund. Ose te pakten te sherbente si shembull per ata qe perpiqen te ngrene ne kete forme profilin politik.

Nese z. Ndreu do vihej nen betim para trupit gjykues,

Ah, ok!

Po nqs nuk do vihej "nen betim", atehere une dhe ti do ngelemi prape qorra!

Pjerini nuk do thote emra, ai person qe ofron cash per te ble karrige (Blagoyevich anyone? ) as nuk dekonspirohet, as nuk hetohet, as nuk ndershkohet!

Asnje gjykate serioze nuk fillon procese pa me te voglin indikator qe kjo apo ajo gje eshte e vertete!

Keshtu qe Pjerini should either shit, or get the fuck off the potty! smiley

Llafe pazari me skenare fantastike ka... well, pazari sa t'dushe!

As i' pike! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).