Pengmarrja e botës akademike

Si një prej investitorëve më të mëdhenj në botën e arsimit të lartë privat në Shqipëri, dhe iniciues i debateve publike mbi këtë çështje, nuk kisha se si të rrija pa reaguar ndaj një prej lajmeve më të fundit të rektorit Kule.
Pengmarrja e botës akademike, kërcënimi ndaj angazhimit të pedagogëve në institucionet private të arsimit të lartë, përbën një nga antireformat më të mëdha në arsimin e lartë e frymëzuar pikërisht nga ata individë që duhet të ishin shembull për botën e dijes dhe zgjerimin e saj.

Këta individë kanë zgjedhur që nën petkun e administratorit (duke e ngatërruar veten shpesh me administratorët e universiteteve private) të një prone publike të frenojnë zhvillimin policentrik të stilit perëndimor në vendin tonë. Janë pikërisht të tillë figura që po bëhen antireformatorët mbi zhvillimet që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në arsimin e lartë shqiptar. Këto ide dhe vendime shkojnë ndesh edhe me atë politikë që arsimi ynë ka përqafuar prej vitesh (që në firmosjen e marrëveshjes në 2003) dhe pikërisht me Marrëveshjen e Bolonjës, e cila në thelb të saj ka mobilitetin e studentëve dhe stafeve akademike.

Qarkullimi i lirë dhe lëvizshmëria e elitave akademike, specializimet e kuadrove dhe studentëve, transferimi dhe shkëmbimet e kompetencës së specializuar ndërinstitucionale përbëjnë motorin e zhvillimit edukativ global. Përgjatë dy dekadave falë këtij modeli liberal, Shqipëria përfitoi një thesar të çmuar, atë të kapitalit intelektual.

Por sigurisht rektori Kule si një akademik i vjetër duhet të dijë që me lindjen e dijes ka lindur dhe përhapja e saj. Që në Mesjetë ekzistonte një proces shumë i njohur që është pikërisht ai i mobilitetit të stafeve akademike dhe studentëve nga një anë e botës në anën tjetër, të etur për dije dhe edukim. Në shekullin e fundit ne jemi dëshmitarë të dhjetëra projekteve si ERASMUS, DELTA, PETRA, LINGUA, TEMPUS që i kanë mundësuar studentëve dhe akademikëve të shkojnë të edukohen dhe të japin dijet e tyre në të gjithë botën.

Është qesharake të ngrihet një debat i tillë sot, i cili na çon në një periudhë tashmë të kaluar, atë të komunizmit, kur profesorët të detyruar prej sistemit politik nuk mund të jepnin mësim dhe të angazhoheshin në aktivitete të tjera akademike veçse atyre që diktonte universiteti publik dhe aq më pak të mendonin për mobilitetin e tyre në universitete të tjera në rajon apo në botë.

Zoti rektor, ne të gjithë ishim dëshmitarë që periudha e centralizimit të mendimit e dijes, nuk na solli gjë tjetër vetëm se të ishim një nga vendet e vetëm të Europës me zhvillimin më të vonuar ekonomik ne fillimet e viteve ‘90-të.

Sot studentët shqiptarë, pa diskriminim meritojnë të përfitojnë nga eksperienca akademike universitarëve shqiptarë dhe të huaj.

Zoti rektor, ju keni qenë gjithmonë kundër hapjes së universiteteve private në Shqipëri, sepse fatkeqësisht e keni ndjerë veten gjithmonë pronarë të institucioneve publike, duke patur besimin e plotë që ju keni autorësinë për të shpërndarë arsim dhe dije. Dhe po sot, me një vendim të tillë ju po tregoni shenja feudalizmi duke dashur të centralizoni atë që nuk është e juaja, por është pronë e atyre individëve dhe profesorëve të nderuar që me mund dhe sakrificë e tyre dhe jo tuajën kanë arritur aty ku janë sot.

Askush në botën e sotme nuk duhet ta ndjejë veten pronar të dijeve të të tjerëve apo të frenojë nevojën intelektuale të atyre studentëve që kërkojnë t’i marrin ato.

Ne jemi të sigurt që orvatjet monopolizuese mbi kapitalin intelektual dhe frenimi abuziv i elitave në misionin e përhapjen e dijes do të dështojnë.

Fryma universale arsimore na sugjeron bashkëpunimin organik dhe jo përjashtimin, hapjen dhe jo izolimin, qarkullimin e jo paralizimin, respektimin e parimeve bashkëkohore dhe jo ringjalljen e shpirtit të shëmtuar komunist.

Investuam me idealizëm në formimin elitar për modernizimin, dhe do vazhdojmë të luftojmë me përkushtim për të eliminuar feudalizmin në arsimin e lartë shqiptar.

*Presidenti i U.F.O University

10 Komente

Si një prej investitorëve më të mëdhenj në botën e arsimit të lartë privat në Shqipëri,

bote e cfare bote smiley

Këta individë kanë zgjedhur që nën petkun e administratorit (duke e ngatërruar veten shpesh me administratorët e universiteteve private) të një prone publike të frenojnë zhvillimin policentrik të stilit perëndimor në vendin tonë.

a dmth po te ishin private do ishin ne rregull me stilin e frenimit  e ? smiley

Qarkullimi i lirë dhe lëvizshmëria e elitave akademike, specializimet e kuadrove dhe studentëve, transferimi dhe shkëmbimet e kompetencës së specializuar ndërinstitucionale përbëjnë motorin e zhvillimit edukativ global

qysh eshte ky globali ? qe ne ora 8 je ke universiteti nr1 dhe ne ora 9 ke nr 2 ?  apo qe ja var atij publikut se te ka shku ora per te shku ne mesim ke privati ? A nuk behet me marreveshje midis institucioneve qarkullimi , apo ku dhe sa ti ngrefet gjithesecilit pedagog ?

Zoti rektor, ne të gjithë ishim dëshmitarë që periudha e centralizimit të mendimit e dijes, nuk na solli gjë tjetër vetëm se të ishim një nga vendet e vetëm të Europës

pse po erdhen ke ufo decentralizohet ?  Pse sqenke ti i zoti te gjesh pedagoge per hesapin tend ?  Apo thelle thelle po pranon qe shqiperia nuk ka aq kapacitete mesimdhenese sa te plotesoje gjithe kerkesat e kaq shume universiteteve qe jane hapur, por duhet ti bejne me radhe , here ke njeri e here ke tjetri ee ?  Po ske faj vertete, se une njof pedagoge tute qe kane ngelur ne klase ne universitet per vete, biles nga ato pedagoge qe pergatisin dentiste.

Askush në botën e sotme nuk duhet ta ndjejë veten pronar të dijeve të të tjerëve apo të frenojë nevojën intelektuale të atyre studentëve që kërkojnë t’i marrin ato.

Mos more, e ka bo dhe ket zullum Dhori ee ?  Po shume i rendesishem paskesh  qene dhe Dhori per zotin smiley

Ne jemi të sigurt që orvatjet monopolizuese mbi kapitalin intelektual dhe frenimi abuziv i elitave në misionin e përhapjen e dijes do të dështojnë.

smiley

o zot, ju lutem, boll se na cate minderin me keto 'elitat'

Fryma universale arsimore na sugjeron bashkëpunimin organik dhe jo përjashtimin, hapjen dhe jo izolimin, qarkullimin e jo paralizimin, respektimin e parimeve bashkëkohore dhe jo ringjalljen e shpirtit të shëmtuar komunist.

Parrulle komuniste smiley   Po ti vare portretin e Mediut more dittezi sa gjithe fasada e universitetit tend smiley

Investuam me idealizëm në formimin elitar për modernizimin, dhe do vazhdojmë të luftojmë me përkushtim për të eliminuar feudalizmin në arsimin e lartë shqiptar.

Me gjithe respektin per investimin tend, keto fjali dhe gjithe shkrimi jane per te marre vrapin.

Dhe si shpirtzeze qe jam, gezohem shume, sepse as mua sme le AI QE ME JEP RROGEN DHE ZYREN  te punoj tjeterkund, as per 5 minuta e as per bamiresi smiley

 Cfare artikulli!

"o zot, ju lutem, boll se na cate minderin me keto 'elitat'"

Hakçe hakçe kjo mund te ishte dhe shprehja e dites sikur bedrija te mos refuzonte smiley

"o zot, ju lutem, boll se na cate minderin me keto 'elitat'"

Perse?!

"Elitat" eshte shume fjale e bukur! Pastaj "Elite" eshte edhe emri i nje prej agjensive me te njohura te modes!

smiley Si me porosi!  Shprehja (n'fakt mallkimi) me e re qe kam degjuar "Te shkofte goca te UFO ishalla!"

Cfare linje mendimi duhet te kesh per te barazuar 'boten akademike' me 'arsimin e larte privat'  ne Shqiperi?!

Ore investitori me i madh i botes se arsimit te larte privat, mos fol gjepura. Ik e bej nje kontrate me trupin menaxhues me te madh te botes se arsimit publik, ata caktojne cmimet per ore per lektoret e vet, bini dakord per termat, ti paguan, ata vijne, studentet e tu marrin dijet, universiteti publik merr leket e veta, lektoret i paguan universiteti publik dhe tutti felici e contenti.

Edhe leji perrllat me Erasmus dhe emra te tjere grek. 

Ne fakt qe ka vend per debat ka,por qe ky debat per arsimin e larte, te kete per protagoniste te indinjuar, ish taksiste ,kjo eshte fyerje per inteligjencen time.O zot i madh...te dale te jape mendje pronari ufo-s per pedagoget e UNI-T...Cfare koherash po jetojme... 

me fal najti, jo taksist,por lekurepunues, me shajake eshte marre ne berat dhe  autobusat e ufos per fushate te mbushur plot me ufo, pupupuuuu flet ky...aman o zot me mbaj gojen se nuk di nga ta filloj....

 

Hajt se po e toleronim po qe se do kishte qene taksist a lekurpunues para shume e shume vjetesh...

Thone se Askush (me perjashtim te Odisese),nuk eshte aq i pasur sa te bleje te kaluaren e tij.Une jam totalisht kunder ketij algoritmi,por kam idene se personi ne fjale akoma nuk ka bere mjaftueshem aq para sa te perfshihet ne kundershtite e mia...

"Përgjatë dy dekadave falë këtij modeli liberal, Shqipëria përfitoi një thesar të çmuar, atë të kapitalit intelektual."????

Nuk mund te qendroj pa komentuar. Investori ne fjale mund te kete fituar nje kapital financiar po Shqiperia perfundimisht ka humbur cfare i kishte mbetur nga kapitali intelektual.

Diploma universitare tanime nuk ka asnjelloj vlere. Njerezit bejne greva urie per te mare nje cope letre; jo per te mare kapital intelektual. Sepse kapitali intelektual nuk matet me per te vleresuar njerezit, vetem titujt pa vlere qe jep sistemi jone liberal i arsimit te larte.

Fale llojit te njerezve te cilit i perket zoteria ne fjale, Shqiperia eshte bere vetem nje treg ku blihen diploma jo ku fitohet "kapital intelektual". Kete lloj kapitalizmi intelektual doni te mbroni, asgje tjeter.

Te pakten kini miresine mos te ndotni me tej mjedisin mendor me shkrime dhe deklarime te tilla.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).