Olldashi: Tuneli i Thirrës është nën kontroll

Situata në tunelin e Thirrës tashmë është nën kontroll të plotë dhe çdo gjë po shkon drejt stabilitetit. Kështu ka deklaruar dje në një dalje publike ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ridvan Bode. Ministri Olldashi ka informuar publikun se në sajë të masave emergjente të marra, në respekt të udhëzimeve të ekspertëve, galeria e veriut është siguruar në gjendje të qëndrueshme dhe ajo e jugut (ku ndodhi rrëshqitja) ka një përmirësim të ndjeshëm.

Olldashi sqaroi se kontraktori së shpejti do të fillojë implementimin e projektit të ri për stabilizimin dhe zgjidhjen definitive të galerisë jugore në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të pavarur të angazhuar për zgjidhjen e situatës. “Më duhet të ripërsëris faktin që fenomeni gjeologjik i tunelit të Thirrës ka qenë i paparashikueshëm, por jo i panjohur për ne. Për t’i dhënë zgjidhje problemit shumë më parë se të ndodhte rrëshqitja, kemi angazhuar ekspertët më të mirë e më të spikatur të inxhinierisë botërore si dr. Sauer Bureau nga Austria dhe Muller dhe Hereth nga Gjermania. Në bazë të rekomandimeve të grupit të ekspertëve, të supervizorit kroat IGH, menaxherit britanik të projektit, Roughton dhe ekspertizës së pavarur, ne vendosëm mbylljen e tunelit, një muaj përpara shembjes në galerinë jugore”, - theksoi Olldashi.

Sipas tij, kjo u bë për të pasur sigurimin e domosdoshëm dhe të menjëhershëm të hyrjeve të tunelit, për të mos lejuar asnjë person (përveç ekspertëve të specializuar) të afrohet pranë zonës së riskut deri në stabilizimin e rishpërndarjes së sforcimeve dhe të plasaritjeve të shkëmbit. Më pas specialistët kanë përforcuar paretet në 250 metra të galerisë veriore, për të evituar efektet e mundshme që mund të shkaktonte në të galeria paralele; u përforcuan zonat e riskut me fasho betoni të projektuar mbi fibra metalike. Ai sqaroi se duhet mbajtur parasysh se zona problematike është vetëm 50 metra, në një gjatësi prej gati 12 mijë metrash që është totali i tunelit, ose e shprehur në përqindje në vetëm 0.4 për qind të tunelit. Ministri Olldashi i pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e Partisë Socialiste në lidhje me afatet e vendosura për hapjen e tunelit se afati për hapjen e tunelit ishte parashikuar në verën 2010, ndërkohë, ai u hap në qershor të 2009, tha se ajo që thotë Partia Socialiste është një gënjeshtër. Ministri sqaroi për gazetarët se afati i përcaktuar për hapjen e tunelit, në verën e vitit 2010, është një shtesë kontrate, ajo nuk është kontrata bazë. Kontrata bazë ka qenë për në qershor të vitit 2009. “Duke pasur fenomene në galerinë e jugut të njohura nga ne, por të paparashikueshme për Institutin e Bolonjës, bëhej fjalë për një shtresë gjeologjike që ka defekte milionavjeçare të ndodhura për gjatë gjithë historisë së vet, ne parashikuam një shtesë kontrate për punime suplementare për në tunelin e jugut. Ndërkohë në tunelin e veriut ky fenomen nuk ka ekzistuar, ose ka ekzistuar përkujdesja jonë që të mbahej në monitorim se mos fenomeni që ndodhte në galerinë jugore mund të afektonte edhe galerinë paralele”, - sqaroi ministri Olldashi.

Ai tha se është mbajtur gjithmonë nën monitorim dhe në kontroll të vazhdueshëm dhe për asnjë sekondë nuk ka pasur shqetësime. Ndërkohë që theksoi se galeria jugore nuk ka qenë e hapur as edhe një ditë të vetme për publikun. Ai theksoi edhe një herë se afati i vendosur në verën e 2010-s është një afat që është përcaktuar me shtesën e kontratës dhe jo me kontratën fillestare. Ndërsa i pyetur nëse ka pasur raste të reja shembjeje në tunel, ministri Olldashi sqaroi se nuk ka pasur shembje të reja. “Nuk ka shembje të reja. Pavarësisht dëshirës së flaktë të eksponentëve të Partisë Socialiste për të dëgjuar për shembje të reja, shpresoj që nuk do ta kenë më këtë fat. Dhe unë do t’ju ftoja ju që t’i thoni zotit Rama që të dalë një herë në emisionin e Enkel Demit për të hapur atje një kuti, pasi një herë do t’i dalë Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Erion Braçe dhe një herë Ed Shalsi. Dhe mbasi t’i hapë të gjitha, le të zërë mend se tuneli nuk prishet me fjalë”, - ka ironizuar Olldashi. 

4 Komente

O shoku Olldashi qe do te kete punime shtese dhe zgjatje ne kohe kete e kuptuam, po fonde shtese a do te kete? Dhe nese po sa do te jene ato ne vlere absolute? Sa perqind te vleres totale te rruges do te zene keto fonde shtese?

Ndoshta i pergjigjet budallai ketyre pyetjeve, se keshtu marrim vesh edhe sa do te na kushtoje gjithsej rruga e kombit!

Thone qe tuneli te mbaroje dhe te mos kete me probleme, duhet te cimentojne nje njeri. Thone gjithashtu qe ka dale Saliu vullnetar per tu cimentuar bash ne hyrjen veriore te tunelit, me kusht qe njeren dore me dy gishtat lart tia lene jashte betonit.

mund te fusesh tek fatkeqesite natyrore dhe leket ti paguajne axhensia e sigurimit..

Situata në tunelin e Thirrës tashmë është nën kontroll të plotë dhe çdo gjë po shkon drejt stabilitetit. Kështu ka deklaruar dje në një dalje publike ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ridvan Bode. Ministri Olldashi ka informuar publikun se në sajë të masave emergjente të marra, në respekt të udhëzimeve të ekspertëve, galeria e veriut është siguruar në gjendje të qëndrueshme dhe ajo e jugut (ku ndodhi rrëshqitja) ka një përmirësim të ndjeshëm.

??????????????????????????????????

A e dine keta koqet se ke dhe ku e kane ne qeveri?

Deshiroja te nenvizoja dicka nga intervista qe ish zv.ministri i energjise dhe ekonomise P. Bello dha per News 24 me date 2 dhjetor 09. Ashtu sic kane thene edhe shume eksperte te tjere me pare, z. Bello tha se nuk ka pasur nje projekt per rrugen Durres - Kukes por eshte punuar sipas motos: nderto dhe projekto. Vetem per mirembajtjen e tunelit qe eshte 5 km i gjate do miliona Euro ne vit. Ketu flitet per nje marrezi te madhe edhe ligjore edhe teknike. Jane shkelur ligjet e natyres dhe ajo s'te fal, tuneli ra. Natyra nuk pyeti per kostumin e Berishes, te Erdoganit dhe te Thacit. Riparimi i shembjes ne tunel do te jete nje kosto jo e vogel, rreth nje e pesta e kostos totale. Nje inxhinier francez ka braktisur punen vetem se s'ishte dakord per menyren se si punohej aty - tha Bello. 

Duket se nxitimi per perfundimin e tunelit nuk ka qene zgjidhja e duhur teknike, por vetem deshira per te prere shiritin kryeministri yne ne prag te zgjedhjeve te qershorit... 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).