Nje promovim i keq per Kadarene!

Një universitet privat mundëson më në fund praninë e shkrimtarit të madh në një promovim të veprës së tij, teksa studentët shtyhen në rradhë pas derës për të marrë pjesë në këtë event, por lihen jashtë! Kadare befasohet dhe konfuzohet nga pyetjet e çuditshme të gazetarëve… “Onufri” publikon kolanën e plotë të veprave të Kadaresë, që përmban edhe vepra të pabotuara më parë. Kadare replikon me kritikët: “Unë nuk jam në kulmin e krijimtarisë simë”…>smiley>

smiley>

Shkruan Kristi Pinderi
(...pasi ne asnje media nuk u pasqyruan detajet qe thone shume, te ketij promovimi jo per hir te vlerave, po per hir te PR te nje biznesi privat!)

smiley>

Në hyrje të Universitetit Europian të Tiranës, Jona, një 20 vjeçare nga Tirana që studion në këtë institucion, i lutej rojes që ta lejonte të hynte në sallën ku po promovohej vepra e plotë e shkrimtarit Ismail Kadare, botuar nga shtëpia botuese “Onufri”.

smiley>

Jona, lexuese e rregullt e Kadaresë kishte dëshirë t’i bënte nja dy pyetje shkrimtarit të saj të preferuar.

smiley>

“Je studente?”, e pyeti roja. “lace wsmileyt="on">Posmileylace>”, iu përgjigj Jona. “Atëherë”, vazhdoi roja pa një çadër në atë pasdite me shi, “sot hyr në shkollë nga dera mbrapa se po zhvillohet një aktivitet me Kadarenë këtu dhe nuk lejohen studentët!”

smiley>

lace wsmileyt="on">Posmileylace> unë kam ardhur pikërisht për atë aktivitet”, iu ankua vajza energjike!

smiley>

“Kam urdhër të lejoj të futen vetëm studentët që janë pjesë e qeverisë studentore, të tjerët jo, se bëhet kaos i madh pastaj, ngaqë ka shumë të ftuar dhe s’ka vend për të gjithë”, iu përgjigj roja autoritar, rreth të dyzetave, i veshur hollë, në një mënyrë shumë modeste!

smiley>

Salla ku do të promovohej kolana e plotë e veprave të Kadaresë, e cila përmban edhe një roman të tërë të pabotuar më parë, si edhe një vepër që vetë Kadare e quajti “eksperimentale”, shumë afër një skenari filmi e që e titulloi “Për një art tjetër”, u mbush befas me shumë operatorë! Ngjitur me trekëmbëshat e kamerave qëndronin edhe shumë gazetarë të kulturës.

smiley>

Më tej, dukeshin disa të rinj, që duhet të ishin përfaqësues të qeverisë studentore. Ndërsa nuk mund të mos dalloje edhe disa nga emrat më të njohur të kulturës e të jetës publike shqiptare të cilët qëndruan gjatë gjithë kohës në fundin e sallës.

smiley>

Një prej drejtuesve të universitetit, dukej gjithë kohën i shqetësuar dhe i vëmendshëm për të parë orën. Dilte jashtë dhe u tregonte studentëve derën tjetër. “lace wsmileyt="on">Kushsmileylace> ka ardhur për leksionin me profesor Artan Fugën të kalojë nga dera tjetër e të shkojë në sallën 409. Librat e Kadaresë do t’i keni që nesër në librarinë e shkollës. Tani hapeni rrugën që të futen të ftuarit…!”.

smiley>

Jona u dorëzua, dhe preferoi që të nesërmen ta blejë librin e fundit të Kadaresë, “lace wsmileyt="on">E Penguarasmileylace>” e ndërkohë të ndiqte leksionin e profesor Artan Fugës në sallën me numër 409…

smiley>

Mark Marku: Kadare, ne kulmin e krijimtarisë. Vetë Kadare: Nuk është e vërtetë!>smiley>

smiley>

Ismail Kadareja u konfuzua teksa hyri në sallën kryesore të këtij universiteti, e nuk gjeti profesorët dhe studentët, siç me siguri ishte njoftuar, por gjeti një pothuajse-turmë njerëzish të njohur nga ekrani dhe të lagur nga shiu, të cilët pengoheshin nga një armatë operatorësh e gazetarësh të rinj në rreshtin e parë!

smiley>

Asgjë përreth asaj salle dhe as edhe një detaj tjetër nuk mund të përmbushte dëshirën dhe ambicien e një shkrimtari botërisht të njohur, të vlerësuar e të përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës, për të patur një promovim unikal në jetën e tij profesionale: atë të kolanës së plotë, luksoze, të veprës së vet!

smiley>

Ajo që po ndodhte në atë sallë, të ngjante me një rrëmujë të kontrolluar po as edhe pak me atë që duhet të ishte promovimi i veprave të shkrimtarit më të njohur shqiptar!

smiley>

Ky tension i menaxhuar më së miri me studentët në hyrje të universitetit dhe madje gjithë pengu i atyre që nuk u lejuan të hynin në atë event, nuk ishte asgjë, para mediokritetit që u krijua në sallë, menjëherë sapo u ndez mikrofoni dhe sapo shkrimtari që pak kohë më parë u nderua si “Princ i Asturias” para familjes mbretërore spanjolle, u detyrua të shkonte shpejt e shpejt para mikrofonit! Rrugës, Kadare hoqi pardesynë dhe shallin dhe nuk po gjente dot një vend ku t’i vendoste, kur befas katër apo pesë njerëz të panjohur nga salla u sulën dhe me përulje i morën dhe i vendosën në një karrige aty ngjitur me podiumin!

smiley>

Fillimisht foli administratori I UET, Henri Cili, i cili tha se “Shumë breza janë rritur dhe do të rriten me emrin dhe librat e Ismail Kadaresë, sepse është në fakt një emër i madh që i bën nder shqiptarëve”.  Fill pas tij, foli botuesi Bujar Hudhri, i cili diçka tha (të zakonshme falenderime në të tilla raste) në lidhje me sa i nderuar ndihet për këtë bashkëpunim tashmë 15 vjeçar të shtëpisë së tij botuese me shkrimtarin Ismail Kadare...! Por nuk e zgjati dhe fjalën e mori pas tij, po shpejt e shpejt, kritiku Mark Marku, që ka bërë edhe parathënien e kolanës së veprës së plotë të Kadaresë. >smiley>

smiley>

Marku, pasi theksoi se kurrë gjuha shqipe nuk ka qenë kaq e çmuar sa tek vepra e Ismail Kadaresë” dhe se “ai (Kadare) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore. Është klasik i gjallë i letërsisë europiane dhe asaj botërore”, nuk vonoi të ndërhynte më tej: “Ismail Kadare, është jo vetëm shkrimtari ynë më i madh, por është njëkohësisht fat i madh për ne që ai është në kulmin e prodhimtarisë së tij”!>smiley>

smiley>

Këtu e mori fjalën vetë Ismail Kadare, i cili, me siguri kurrë nuk do ta kishte menduar dot se promovimi i librit të tij më të fundit e bashkë me të edhe i kolanës së plotë të veprave të tij do të zhvillohej në atë formë, në atë trysni të tipit “shpejt e shpejt, se rëndësi ka të jetë Kadareja në sallë, asgjë tjetër nuk vlen para tij”. >smiley>

smiley>

“Unë nuk jam në kulmin e krijimtarisë sime”, saktësoi shkrimtari, duke iu referuar asaj që para tij tha kritiku Mark marku, i sapozgjedhur deputet, “unë e kam thënë dhe herë të tjera një gjë të tillë, e fakti se po botoj libra të rinj nuk tregon se unë jam në kulmin e krijimtarisë sime”! “Kjo është thjesht rastësi”, shtoi ai me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.>smiley>

smiley>

“Unë nuk para kam qenë i pranishëm në promovimet e librave të mi në Shqipëri, këto vitet e fundit, dhe nuk e kam idenë se si zhvillohen këto promovime, po nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem ma bëni dhe unë do isha i lumtur t’u përgjigjesha deri në fund”, e mbylli pa e filluar mirë fjalën e tij Kadare! >smiley>

smiley>

Në këtë moment, ndërhyri administratori i UET dhe ftoi gazetarët të bënin pyetjet e tyre. Pyetje, që në fakt, treguan edhe njëherë se në çfarë niveli mediokër vazhdon të notojnë faqet kulturore të gazetave shqiptare si dhe hapësirat kulturore të medias vizive...


>smiley>

Libri i fundit i Kadaresë, për Drita Comon apo për të gjitha femrat e internuara? >smiley>


”Ju keni shumë botues... si ndiheni për këtë gjë”, e pyeti e para një gazetare televizioni Kadarenë, i cili i kërkoi të sqarohej më shumë duke i thënë: “Po, kam shumë botues, në çdo vend ku botohen veprat e mia, e kam një botues. Cfarë doni të dini konkretisht?”>smiley>

smiley>

“Jo”, e ndërpreu gazetarja dhe filloi të belbëzonte... “doja të dija si e keni marrëdhënien me lexuesit e rinj...”!>smiley>

smiley>

Pas kësaj, nuk pati asnjë pyetje dhe ngaqë shkrimtari i madh ishte aty, i pranishëm, më në fund, administratori i UET nisi dhe i ftoi gazetarët e pranishëm emër pas emri që t’i bënin pyetje! E nisi duke shqiptuar emrin e një gazetareje të njohur në një televizion të rëndësishëm. Por gazetarja u përgjigj: “Jo, jo, s’kam pyetje, unë e kam intervistuar dje Kadarenë, po meqë nuk është kuptuar mirë ndoshta do të ishte me vend të na sqaronte se libri i tij i fundit nuk ka lidhje konkrete me Drita Comon, vajzën e Liri Belishovës. Eshtë e vërtetë zoti Kadare?”>smiley>

smiley>

“Libri im i fundit flet, ashtu siç mund të kuptohet edhe nga titulli, për një vajzë të penguar. Në traditën e letërsisë botërore, E Penguara është e lidhur me fatin, ndërsa në librin tim unë flas për një tjetër pengesë, për një pengesë që vjen nga shteti!”>smiley>

smiley>

“Pse zgjodhët pikërisht vajzat e internuara për të bërë librin tuaj të fundit”, ndërhyn, një tjetër gazetar. “Kjo është një pyetje që nuk mund t’i bëhet një shkrimtari”, thotë Kadare, “unë kam patur gjithmonë të njëjtën ndjeshmëri ndaj popullit, por kaam zgjedhur këtë temë pasi më kanë prekur brengat e vajzave shqiptare nën diktaturë. Këtu e 30 vjet më parë unë kam bërë dhe një poezi që u diskutua shumë atëherë, me titull “Mësueset e fshatit”, pasi shprehja me të ndjeshmërinë ndaj femrave shqiptare që jetonin shtypjen e diktaturës. Patjetër të gjithë kanë vuajtur, por mendoj se femrat shqiptare e kanë thithur më shumë brengën shqiptare të atyre viteve. Dhe ato që ishin të inernuara, edhe më shumë pasi kanë jetuar tragjedi të vërteta”. “Libri im i fundit i cili është një fiction”, saktësoi shkrimtari, “nuk lidhet me emrin e përveçëm të një njeriu, por me fatin e të gjithë femrave shqiptare të internuara”.>smiley>

smiley>

Me kaq mbaroi ky promovim! Teksa Kadare përgjigjej atyre pyetjeve mediokre, njerëzit në atë sallë shtyheshin, ndërkohë që një kamarier tentonte të ruante gotat me verë në tabaka. Ai ishte i pari që iu afrua shkrimtarit, pasi administratori i universitetit e njoftoi të mbyllur seancën “pyetje-përgjigje” me Kadarenë, dhe i ftoi të pranishmit në një kokteil...>smiley>

smiley>

Ndërsa Jona, dhe gjithë studentët e tjerë jo më të mëdhenj në moshë se 20 vjeç, nuk mundën ta takonin shkrimtarin e tyre të preferuar...>smiley>>
smiley>

34 Komente

Po mire mo, ti pse s'e bere pyetjen tende, qe te kishe shpetuar kadarene, cilin, jonen, dhe faren e gazetareve?

Po ti ça pyetje i bere Kristi?

Shkova me mendimin se do shikoja nje promovim te denje, ku Kadareja do kishte kohen e mjaftueshme per te folur me te rinjte, me studentet (meqe atje, ne universitet po e bente promovimin, e meqe ashtu ishte njoftuar). Po kur ne nje salle me njerez qe shtyhen, e me organizatore qe duan te dale ne TV jo Kadare apo promovimi po universiteti i tyre, atehere rri ne heshtje dhe shikoj te tjeret kur bejne ato pyetje qe bene! E pastaj ulem dhe pershkruaj te gjithe ate situate, qe pastaj dhe ju te keni mundesi ta lexoni.

 

Krist, jo keq shkrimi. Ai kamarieri  që ndërkohë tentonte të ruante gotat me verë në tabaka mu shfaq si ca kineze cirku qe mbanin shume gota me i dore pa ra ne toke. Dmth ja forca e detajit/ pershkrimit te duhur ne vend te duhur. Ne te kundert, fakti qe roja ishte vesh holle psh nuk te sjell asgje ne tru.

Servilizmi ndaj Kadarese te ngjiste ne lekure smiley Doje me la duret, me i llaf, kur e lexoje.

Ne total, FLM!

 

Asgje nuk ngjason te kete shkuar ashtu sic duhej duke filluar qe nga organizimi dhe duke perfunduar tek pyetjet dhe permbajtja. Organizimi eshte i atij niveli qe Kadare ka bere 30 vite me pare, me nivel te kufizuar pjesemarrjeje, me pytje te kufizuara, me pergjigje ironike dhe aspak te nje niveli shkrimtari qe Kadareja pretendon te mbarte ne vete. Me ben cudi sesi nuk lejoheshin studentet, a mos eshte kjo veper per lexuesit?!

 

Permbajtja eshte nje lajthitje e madhe. Komentet e Cilit dhe Markut ngjasojne si teper emocionale dhe te papergaditura. Sidomos kjo; "pasi theksoi se kurrë gjuha shqipe nuk ka qenë kaq e çmuar sa tek vepra e Ismail Kadaresë”- kjo eshte nje genjeshter teper e madhe qe shqiptaret e vertete s'do te mund ta besojne kurre. Shqipja e Kadarese eshte shqipja e sistemit gjuhesor te vendosur ne vend nga komunizmi. Gjuha shqipe ne ditet tona te le shume per te deshiruar, sidomos ne krijimin e fjalorit te ri teknologjik apo te materialeve te krijuara vitet e fundit. Fjalori i huaj po e mbyte shqipen, gje e cila nuk kalon pa u vene re edhe ne veprat e Kadarese. Nga ana tjeter gjuha e autorit eshte e pershtatshme vetem per nje grup te caktuar lexuesish. Shqipja perfiton nga fama boterore e Kadarese sepse permendet vazhdimisht, por shqipja e shkruar dhe e folur perfiton shume pak konkretisht nga Kadare. Ai padyshim jep kontributin e tij, por te krahasohet ai me Budin, Bardhin apo Fishten, eshte nje argument qesharak dhe i papranueshem. Gjuha shqipe eshet e cmuar ne ate nivel vetem atehere kur ajo mund te lidhet me te gjithe lexuesit, kur mbart mesazhe qe kane kuptim dhe identifikojne grupe te ndryshme shoqerore sic eshte padyshim Lahuta e Malcise. Vepra si kjo jane vepra kombetare, por jo "E Penguara" per te arritur nje vleresim te tille.

 

Kadare eshte shume i mire, i ben nder shqiperise me emrin e tij, por eshte nje personazh i komplikuar, me pak vlera dhe jo ai i publicitetit nese permendet historia apo e shkuara e tij. Vepra nese ka te beje konkretisht me qellime per te lehtesuar argumentat kunder tij, do e cilesoja si veper te dobet me qellime jo te ndershme te nje poeti me nivel boterore. E shkuara nuk ndryshohet. Illustrimi i saj eshte i motivuar nga qellime te pahijeshme.

"Gjuha shqipe eshet e cmuar ne ate nivel vetem atehere kur ajo mund te lidhet me te gjithe lexuesit, kur mbart mesazhe qe kane kuptim dhe identifikojne grupe te ndryshme shoqerore sic eshte padyshim Lahuta e Malcise. Vepra si kjo jane vepra kombetare, por jo "E Penguara" per te arritur nje vleresim te tille."

Ti qe jep nje gjykim kaq te sakte e ke lexuar Te Penguaren, me siguri.

Nuk kam patur ku ta lexoj kur sic po e shihni eshte promovuar vetem dje. Por autori e ben te qarte se kujt i drejtohet vepra apo me sakte cila eshte tema te cilen trajton. Sikur te lexoni artikullin me vemendje e keni te shpjeguar kete.

Me pak fjale vepra i drejtohet femres, nje kategorie te caktuar te tyre. Konkretisht femrave te penguara nga sistemi per te qene ato qe duan te jene; “Libri im i fundit flet, ashtu siç mund të kuptohet edhe nga titulli, për një vajzë të penguar."

 

Une e besoj plotesisht kete qe eshte shkruar me lart. Para disa ditesh m'u desh te gjendesha dhe une ne nje veprimtari te tille te ngjashme, dhe te them te drejten me erdhi shume turp qe mora pjese... por mos prisni qe gjerat te funksionojne ndryshe per sa i perket ketij drejtimi, edhe ne letersi ato do funksionojne se prapthi, siç cdo gje ne Shqiperi...

p.s

sidoqofte, mendoj se kadareja nuk ka nevoje fare per promovim

E pashe dhe une, ne TV, aktorin me fame nderkombetare, Ismail Kadare, tek pozonte krenarisht per blicet e paparaceve. Aktori i shquar shqiptar kishte ardhur ne Tirane te promovonte filmin e tij te fundit "E penguara". Filmi flet per nje te penguar. Ne film, me sa pashe ne "trailer", nuk kishte pengues por vetem te penguar. Nejse.

________

Ka ca vite qe Kadare me habit, shastis, shushat dhe çorodit. Sidoqofte, do t'i them nja dy fjale mbi nje term fare pak te njohur nder vise shqiptare, e qe eshte fjale e huaj ngaqe s'kemi mundur ta percjellim ndryshe perveçse me shprehje. E kam fjalen per termin "skrupull".

"Skrupull" eshte nje term me rrenje latine dhe do te thote : veshtiresi apo pengese e rendit moral qe na frenon per te vepruar apo mosvepruar ne nje gjendje te dhene.

Me shkoqur : skrupulli eshte njelloj gjembaçi i ndergjegjes i cili nuk e le kete te fundit te kaloje siç ia do kanda. Psh : ndergjegja ime me thote qe futja nje te share, psh Lulianit apo flose ketu me lart, por eshte gjembaçi (skrupulli) ai qe me ndal dhe me thote : jo, ti nuk do ta besh kete, sepse nuk behet.

Po te mundohemi te gjejme ne natyre diçka qe i perngjason skrupullit, une do te thosha IRIQI. Iriqi ka gjemba sa te duash. Te mprehte dhe te forte, gati si floke Shvarcenegeri. Atehere perfytyroni tani te gjithe nga nje iriq ne tru. Nje iriq qe te rizgjohet sa here qe te na linde nje mendim. Nje iriq qe na e nxin jeten duke na ndaluar per kete apo ate. Nje iriq qe fle gjume kur atij i duket se mendimi yne i shkon pershtat dhe atij, dmth kur nuk bejme keq.

Te vijme tek "E penguara". Kam ngelur i shastisur nga tema e romanit te fundit te Kadarese. Perfundimisht, Kadare eshte nje njeri pa iriq ne koke. Arsyet qe me çojne ne kete mendim goxha te iriqte jane tashme te ditura dhe besoj se te gjithe njerezit me iriq ne koke i njohin po aq mire sa une.

Meqe jua permenda ate shprehjen shqiptare ne vend te skrupullit, ajo eshte : "te mos kesh uje ne sy". Shprehje e bukur, sidoqofte.

Mire, ne pergjithesi mire, po ju ?

 

Po sic duket, ne vend te iriqit ai ka nje bulkth ( si tek Pinoku), dhe ia mbyll gojen, ( nje cope bulkth, eshte tek e fundit, s'ka c'i ben, se iriqi dhe do t'i fuste ndonje te cpuar) sa here ia ka anda! smiley

pa he na trego njehere mire po shkon panairi, a te mori ndonje interviste 55 ? smiley

Po pertoj tani te gjej ate temen e Albert Camus, ku flisnim per perkthimin, por meqe kam ne dore Murtajen e famshme, ja ç'thuhet ne faqen 6, ne fund te paragrafit te pare (made in Vladimir B.) :

Deshirat e rinise jane te vrullshme dhe kalimtare, ndersa veset e me te pjekurve jane te kufizuara gati gjithnje ne nje mbremje qejfi mes shokesh, ne nje grup qe sillet me shpoti, ne nje rreth kumarxhinjsh, ku shuma goxha te medha vertiten ne loje sipas fatit qe percaktojne kartat.

___

Ja origjinali (made in Albert C.) :

Les désirs des plus jeunes sont violents et brefs, tandis que les vices des plus âgés ne dépassent pas les associations de boulomanes, les banquets des amicales et les cercles où l'on joue gros jeu sur le hasard des cartes.

___

Ja perkthimi i ri (made in H.) :

Deshirat e me te rinjve jane te vrullshme dhe te shkurtra, ndersa veset e me te moshuarve nuk i tejkalojne shoqatat e lojtareve te petankës, gostite e ndeshjeve miqesore dhe mjediset ku vihen baste te medha mbi trillin e kartave.

_______

Tani krahasoni perkthimin VB me ate H., shikoni dhe origjinalin AC, dhe pastaj kush me ndriçon per ca gjera, ka nje embelsire te mire ne qender te Tiranes :

1. ç'do te thote "mbremje qejfi" mes shokesh ? Fundja, çfare dime ne per qejfet e atyre pleqve ?

2. Nga djallin na doli kjo puna e "grupit qe sillet me shpoti" ?

Per VB :

Zoteri, nese ke shkelur ndonjehere ne France, fjala "boule" lidhet fillimisht me "boule de pétanque" (per ata qe s'e dine : loje shume e bukur me tre sfera çeliku dhe nje gogel te vogel prej llastiku - nje loje tradicionale e Jugut te Frances ; kam lozur ca here dhe nuk isha aspak i keq, nejse). Pastaj, zoti VB, "boule" mund ta perdoresh si te duash, ashtu si dhe ne shqip, apo anglisht, apo dhe ne te gjithe boten.

____________________

Flo, pershtypjet me vone, s'e kam vrare ende ariun qe t'ia shes lekuren, siç thote frengu.

Ana, jam pothuaj zero ne referencat e filmave te animuar. Zero. Mbaj mend qe asokohe, ne moshen e ketyre, perendia ime quhej TOP FUTBOLLI. smiley 

 Yrnek,

Les amicales nuk jane ndeshje miqesore, por shoqata, si p.sh. : 

Les amicales des anciens élèves, Amicale des anciens de la Légion Etranger, les amicales de locataires, etj, etj.

LE ROBERT thote : AMICALE - association de personne ayant une même profession, une même activité.

Dhe Albert C-ja e ka fjalen per keto lloj banketesh. Sepse amicales ne kete rst eshte perdorur si emer dhe jo si mbiemer. Mesa duket ke qene duke luajtur futboll dhe nuk ke asistuar ndonjehere ne kete lloj aktivitetesh.

Perseri i zhgenjyer.

Megjithate, me pelqen se si gjen shkaqe per te kaluar kohen.

 lol smiley

Edhe kendej e respketojne shume Kadarene. Lexohet jashtezakonisht shume. Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale. E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori.

Dje ne darke me thane ne mes te shiut e kishin pare me nje cader ne dore te endeshe ne qender. Nje mik qe i donte te miren e kishte ndjekur dhe fotografuar (ndiqni Fiks Fare neser ne darke po u dha!!!). Kishte ndalur tek skulptorja e Skenderbeut. E kishin pare te mblidhte cadren dhe ta fuste dhe nxirrte nga xhepi i pardesyse si shpate. Pastaj per 5 min e kishin pare ti kunderviheshe Skenderbeut. Jo ti je kshu e jo po ashtu. Jo po ca ke ti me shume se mua. Ne fund fare kishte nxjerre nje meter dhe kishte filluar te maste ... Per hir te nderit te kombit thuhet qe po behet jashtezakonisht presion qe keto dokumenta te ruhen ne kasafortat e Fiksit. 

S'ka me "mire" se ta bej promovimin Henry Cili? me Mark Markun!!!
T'ja mbathesh me vrap...

"E kishin pare te mblidhte cadren dhe ta fuste dhe nxirrte nga xhepi i pardesyse si shpate. Pastaj per 5 min e kishin pare ti kunderviheshe Skenderbeut. Jo ti je kshu e jo po ashtu. Jo po ca ke ti me shume se mua. Ne fund fare kishte nxjerre nje meter dhe kishte filluar te maste ..."

Arjan Cani ka ca te ftuar special disa njerz te iluminuar, qe per fat te keq ky milet i trashe nuk i kupton smiley

Une ne se do te isha ne ate takim do ta pyesja Kadarene,a do te shkruaj ndonje roman per dashurine e vajzes se tij me djalin e nje shitesje te thjeshte, dashuri qe  vete Kadare e vrau pa meshire ne emer te nenes parti.

ismailo kush ta preu lafshen qe ju thaft brisku.

jabonxhio... e di qe po t kishe i pistolet m kishe vra tashi kshu qe po ja fus vrapit vete anej ka katuni xhikes (haxhi qomilit e kom llafin ky i funit ishte presjon psikollogjik).

po mos mer, mos... se sa u cush smiley s'm'ka thon kerrkush 'mjes hala, as filxhoni kafes jo. M'ka morr molli per Sharren. Po ngjo mono, m'ke kujtu i muhabet me ket punen e kamikacllikut tim ti mu. Jon ca shprehje ktuna per me pershkru kur "ia fut vetes", po me e forta eshte kjo: "to step on your dick". E bom muhabet i her me i venalije, lene lene tha, se osht shume grafike si shprehje, e perfytyroj tha... ene u drodh tjetra pri perfytyrimit, shyqyr Zotit tha qe jom gru ene s'kom asi sen' me shkel... po prap tha, se c'ka i dicka prej elefanti kjo, me at hunen e zgjatme qe cakit ne toke, nji hap i gabum, ene ouch... smiley kadal mer se na caperlove, do thot "hun'i". Kshu ne puna jon, qe ja fusim vetes ... vrafsh veten n'gjum qe thon. E mir, per ta myll, kjo m'kujto i muhabet qe bote i shoku im minoritar (me origjin, se kshu le e rrit n'tiron te stadiumi dinamo, mo tirons se gjith tjeret) pershkrute ky si u ngacmojte i kaurr me i myslimon (tu u tall e me shaka gjithnji), jo kush o mo i mir, jo "ne kaurret" kshu, jo "ju" kshu... ene iu kthy ky myslimoni - per me e lidh i cik me ate "step on ur dick" - ene i tha tjetrit qe s'u bonte synet, ty tha ka per tu rrit e ka per tu var e ke per ta terheq zvarr ene ke per ta shkel me kom... ene imitonte shkeljen tu aktru.. smiley nje kshu ke per ta shkel i tha... eh me Mon. Merhaba i her!

pse nuk i shkruni te gjithe juve pyetjet dhe meraqet qe ju brejne kaq shume, e per nje kohe kaq te gjate, dhe te botojme nje manual me pyetje-shqetesime-opinione-sharje-lavdrime per kadarene. 

ne fund ja dorezojme dhe atij vete.

besoj do ti behej qejfi.

do kishim vetem problem me koston se kushedi sa qindra faqe apo volume do kishte manuali smiley

Por leket sdo ti marrim me vete ne varr kshu qe ja vlen me i harxhu smiley

smiley

Po cmund te presesh nga gomari i Cilit dhe nga belbezani Marku. Sherbetore te urryer dhe sahanlepires te cdo regjimit. Te jesh student ne vendin tone do te thote te jesh bishti i kavallit dhe pa asnje te drejte e dinjitet dhe qe fyen rendome nga nje roje e shkolles ku paguajne mjaft pare te preinderve. Per te tilla gjera duhet te ngrihen studentet jo per te marre shkollen me mesatare 5.

neser thom te kaloj nadej nga panairi, mbase e njoh me ne fund ate qe me ben te lumtur te plepi poetik.

Krist,

meqe ne te peshkut kemi Fahr` Balliun  tone, andej nga UET ishte gje origjinali ?

Ene ky i joni a ne me keq se a ne sumshpum. smiley

 

 Sa me pelqejne shkrimet pa dorashka, ky ketu ben pjese. Faleminderit dhe mire te lexofsha serish !

Number one:

As Kadarese, as botuesit te tij e as UET - subjektet drejteperdrejte te interesuara ne ngjarjen ne fjale, - nuk ju ka krijuar as me te voglin shqetesim fakti qe ngjarja u zhvillua ashtu si u zhvillua.

Kadarese jo, sepse, (jam i bindur) do te jete paguar mire, ose gjithesesi aq sa ka dashur, nga UET per te marre pjese ne ngjarje.

Botuesit nga ana e tij, - ashtu si as vete shkrimtarit, - nuk i rruhet fare nese ngjarja ne UET u zhvillua ashtu si u zhvillua.

Botuesi e njeh mire tregun ne Shqiperi dhe e di fare mire se shitjet e Kadarese as nuk i ngrene e as nuk i ulin dot nje, apo dy, apo tre ngjarje mediatike si kjo ne UET. Kjo per faktin se Kadareja eshte vetvetiu i kudo e kurdondodhur ne mediat shqiptare, te shtypura dhe elektronike.

Pra botuesi, ne rastin me te keq del barazim (as jep e as merr gje nga kjo veprimtari), por edhe keshtu nje motiv e ka, se nderkaq i ben qejfin Kadarese (qe merr paret per tu shfaqur ne UET).

UET-ja nuk do tja dije pasi qellimi i UET-se ishte reklama dhe xhirimi i pamjeve te Kadarese ne mjediset e Univesitetit (qe ata, nuk kam as me te voglin dyshim, do ti perdorin mjeshterisht si reklame ne rastin me te pare).

Number two:

Per te njohur nivelin e profesionalizmit dhe te kultures se gazetareve (dhe deputeteve) tane nuk besoj se kishim nevoje per kete ngjarje (dhe kete shkrim).

Number three:

Pinderi eshte mese i vetedijshem persa u tha me lart dhe ne nje vend dhe/apo kohe tjeter nuk do ta kishte marre mundimin as te mendonte, jo me te shkruante gjera te tilla.

Po Pinderi ka edhe ai axhenden e vet dhe, - me te drejten e zotit, - shkruan ne sherbim te kesaj axhende.

Axhenda e Pinderit parashikon kritika ndaj Cilit, M.Markut e personazheve te tjera te UET-se (qe, fare rastesisht, jane edhe te rreshtuar ne krah te ndryshem nga Pinderi).

Number four (si konluzion):

Jones (dhe lexuesve te Kadarese qe mund te jene indinjuar qe atij nuk ju promovua opera omnia sic duhet), si perfundim, do tu thoja te mos emocionohen nga patronazhi i Pinderit, sepse as atij (ashtu si as Cilit, vete Kadarese, etj) nuk i rruhet fare qe Jona nuk hyri dot ne takim, etj., etj.

 

 

 

  

 

 

 

 

 dhe ti kujton se keto qe numerove nuk diheshin ? po qe vete mona eshte trillim, te ka shkuar ne mendje ?

dmth as asaj nuk i rruhet fort per kadarene. 

them se me shume i rruhet kristit, qe si gazetar qe eshte nuk e kane qasur ne kete eveniment te universitetit. ai eshte mona dora vete, dhe qan hallin e tij ne fakt. 

Pinderi po flet si anetar i G99 dhe propagandist i nivelit te ulet i revistes personale te Veliajt. Studentja Jona eshte trillim. Edhe pershkrimi i aspekteve te tjera eshte deformuar me qellim qe te sulmohet i gjithe ky institucion arsmi dhe dije dhe vecanerisht deputeti dhe kritiku Mark Marku qe eshte tmerri i Veliajt ne debatet televizive.

Cfare kerkohej me shume nga ky promovim une nuk e kuptoj. Kadare ka shkuar thjesht qe t'i jape rendesi promovimit te vepres se tij, nuk ka shkuar qe te mbaje ndonje leksion apo ligjerate per studentet e ketij universiteti qe ata duhet te ishin ta pranishem se s'ben. Mediokriteti i gazetareve te kultures nuk eshte pergjegjesi e universitetit dhe ne kete mediokritet futet edhe Pinderi.

Studentja Jona eshte trillim

hell no! I can even imagine her bOObs. ... medium sized and solid.

 

 

 Pra Hurbinek, libri me dy heroinat qe permend Kadareja qenka "E penguara", siç thua, apo eshte ndonje liber tjeter. 

Pse lodheni.E bone promovimin Henri i .... Çileve dhe dora vete Marku...i....lene.Varja!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).