Nis protesta tre-ditore e opozitës

Opozita në Shqipëri po zhvillon protestën e paralajmëruar me kërkesë kryesore hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit që ajo i konsideron si të manipuluara.

Të mbledhur fillmisht në Sheshin Skënderbej mbështetësit e opozitës më pas kanë marshuar të prirë nga kryetari i Partisë Socialsite Edi Rama dhe drejtues të lartë opozitarë, drejt sheshit para selisë së qeverisë, ku dhe do të jetë vendi i protestës së parashikuar të zgjasë tre ditë.

Nga shtabi socialist i organizmit të protestës mësohet se edhe nga rrethet kanë mbërritur mjaft protestues për t'u bashkuar me protestuesit e kryeqytetit. 

Shtabi organizues i protestës thotë se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.

Zoti Rama ka paralajmëruar se kjo do jetë protesta më e madhe në kërkim të votës së lirë.

Ai thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që të hapen kutitë e 28 qershorit dhe të numërohet vota e popullit që, sipas tij, është manipuluar nga qeveria.

Më parë dhe kryeministri Sali Berisha ka dalë në dritaren e zyrës kryeministrore dhe ka përshëndetur me dorë masën e protestuesve. 

Zoti Berisha këmbëngul kundër hapjes së kutive të votimit. Ai i ka konsideruar protestat si pengesë për integrimin në BE.

Sipas tij zgjedhjet kanë qenë më të mirat të mbajtuara ndonjëherë në Shqipëri.

Udhëheqësi socialist Rama ka deklaruar se kjo protestë nuk është kundër integrimit të vendit.

Policia e shtetit thotë se ka marrë gjitha masat për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë protestave.

Foto marrë nga Shekulli. 

165 Komente

E mori pushtetin Rama po i vuri ne jete ato 2-3 fjali te hajrit qe tha smiley 

A thu kto jon t'gjith revolutum apo simply tagged along for the ride..

Ju duhej te "taggning along for the ride", ose ju fluturonte puna qe kishin ne administratat lokale qe jane ne dore te PS-se...nje pjese te madhe, pastaj sigurisht ke dhe militantet dhe pjesen e bagetive qe mendon se njera bande eshte me e mire se banda tjeter...Nje gje i bashkon te gjithe:  Jane te semure me sindromen e Stockholmit...

Me ate egersi qe kam pare Ruçin dhe Majkon sot une, allahu na ruajt, po 1 gjo e modhe pritet te plasi smiley 

Edhe pas 3 ditesh ça do behet?

Gjigande! Po dhe Skenderbeu me Ramen qenka mer???

Don zoti nuk i mer shpaten se pastaj..............................

Berisha thote:

Cudia ma e madhe, tri dit zgjat!

Si do tja bejne per WC apo mjere tiranasit kur te mbaroje protesta!

Do tu duhet 2 muaj qe te ike era e keqe nga sheshi!

Une isha i vendosur prane piramides, dheaty ne sheshinperreth numurova nja nje dyzine me WC portative. Me siguri duhet te kishte dhe te tjera nga krahu tjeter i bulevardit, por qe dendesia e madhe e njerezve nuk me lejonte te shikoja matane. Andej afer kryeministrise nuk e di nese kishte apo jo. Po edhe nese nuk kishte, njerzit do te shuronin prane kryeministrise. Ne fund te fundit edhe shuren do te benin edhe dufin do te nxirnin.

iris do behet nje kopil i madh me m te madhe smiley nuk thone kot qe cudia me e madhe zgjat pas 3 diteve. upsssss eshte qe zgjat 3 dite smiley

paskam pase nje mendje me peshqit siper smiley

duhet ta kishit postuar tek kategoria 24karat e jo politike

si thu kunderparull do han njerez ata???  ka perenduar ai diell trima. rremuja alla97 ska per te pasur me

Kur dogji Berisha kryeministrine e Nanos ne 2001 me Pjeter Arbnorin ne krye te turmes, pse s'po e benka Rama qe i jane bashkuar dhe parti te djathta?

Pastaj ne vete kemi rene dakort qe 1997 ka qene rebelim komunist nga ish sigurimsat dhe ish ushtaraket qe tani jane te papune dhe ne PS smiley 

Cuna jena n'vitin 1909. Germoni kalendaret e historise te shifni crrumpalle ishte Pashalliku jon n'ate kohe!

E duam shqipèrinè si gjithè evropa!!! bashkohem me protestèn ...tè hapen kutitè!!

Policia dhe hajdutet kane me shume pune ne keto situata.

"Fillimi i mbare gjysma e punes"..gjysma tjeter pa problem,do kryet!Qeveria do ti hapi kutite, ose do te shqyej kembet!

Te hapen kutite.

Ishalla ka brenda ndonje batanije se ngrime fare.(As rakia sboka pune)

B....isha pershendet protesten e opozites nga dritarja.

Me thone te drejten ne kete foto duket sikur po lutet me duar te shtrira

" Po cu kam bere xhanem qe s'me lini te qeveris. Votat Ju kam vjedhur, parate Ju kam vjedhur, pra gjera abstrakte te pa numeruara. Pse per keto duhet te ndeshkohem une ?  Po jam burre me prestigj more , nuk jam halabak  airi! "

Eeeeej, me respekt per teton!!! Kerkoi te falur tetos, KERKOI TE FALUR TETOS TE THASHE!

Ai po bekon popullin si Papa mer kulak, po ca t'i boje ai qe nuk e zhvilluan protesten ne gusht keta vampirat e kuq, kur ishte ngrohte, kur ishte vere, kur mund te hapte dritaren, te sakrifikonte ajrin e kondicionuar per te pershendetur turmen, ose per t'u hedhur mbi turme si (f)rrok star ne gjendje trans?

Njish me turmen do ish bere!

 

Hahahaha, po shikoj foto ta marra nga lart te protestes dhe e shumta mund te jene 2 - 3 mije vete pjesemarres. Edhe keta per t'u dukur me shume jane shprendare grumbuj-grumbuj sikur t'iu kene gjuajtur ne cifte.

 Ka dhe nje foto te google o cuna dhe nje qe e kane bere nga hena me satelit. Te ajo e satelitit njehere, jo bulevardi, po edhe ne gjithe Shqiperine nuk duket kom njeriu! 

E shof qe do kenaqemi keto tre dite! smiley

smileysmiley) :laugh: smiley

i qenkan afruar kapoministrise me muziken e "piratet e karaibeve"!!!! (minuta 5:25)

gjeniale!!!

smileysmiley) :laugh: smiley

Mos punon ne M. Brendeshme ky Alketi ? Nga e gjeti helikopterin? Po Tellallin si e lajmeroi per fotot ?

E mer Tellall c'te ka gjete. Si gjithnji "do me i vu vetlla qeverise dhe i nxjerr syte" . Mylle or fanua per sot . Pas tre diteve fol se i nxorre bojen edhe atij "fotografit te pavarur ". I llive mu ne shijet artistike te paporositura smiley

Nis protesta tre-ditore e opozitës

ose

Nis rrumpalla tre-ditore tek Peshku.

 

Let the flame war begin smiley

 

O Stanço me ke shkri fare! Ueeee sa e modhe! Fiks per sherret m'Peshk!

Una do ta boj si te ajo barcaleta : "Ku e ka shpine Maria?" (po supozojme qe ato te dyja ne fillim ishin Maria) hahahaha

po aq janè...e tha edhe ministri i brendshèmsmileyipas meje janè nga 2500-3500 persona por unè po i referohem mediave ndèrkombètare tè cilat thanè 3000 persona!! i duhet besuar ministrit...ja shikoni foton qè kanè vendosur kètu tek peshku..mos tu gènjej mendja se duken shumè aty,por ai bulevard plot nuk mban mè shumè se 2000-3000 persona!!!bulevard koti...smileysmileysmiley nuk dinè se çfarè peshku tè kapin...thotè njè fjalè e urtè kètej nga italia!!!

 Do ket hy ne uje bulevardi, pra, se ne kohe te Berishes mbante deri ne 120,000 protestues!

...dhe nuk mund tè akuzohet qeveria se ka blerè mediat ndèrkombètare-shtoi ministri ...hahahahhahaha pastaj e pyesnin ata gazetarèt se pse ja preu llafin topalli nè parlament??

E hengri Ilir Beqja.Tha te Ora News qe ishin 50 mije pjesmarres.

Te gjithe te tjeret ,Erjoni,Gramozi,Eduard Shalsi,etj. thone 100 mije.

Ike Iliro.Te hoqi Edi nga lista.

Iliri tha 50 mije per pjesen nga Lana e deri tek Skenderbeu. Sepse ai ne kete zone po rrinte. %0 mije te tjere ishin nga Lana deri tek kryeministria. Keshtu qe bejne 100 mije vete.

 Keto te PD-se jane maloke dhe s'kane sens humori, po po te kisha qene une aty, do kisha nxjerre para kryeministrise nja 40-50 kalamaj te vegjel, vesh me bluzat e PD qe t'u dhuronin demostruesve pako te vogla te mbeshtjella dhe me fjongo qe te kishin brenda si dhurate nga nje Jack in the box, a si i thone ne shqip atyre kutive qe kur i hap del nje palaco me suste. Edhe dy tre kameramane qe ti filmonin, dhe me vrafshin po mos e kishte marre lajmin BBC.

Eh, per the right amount of money kushedi sa ide te tilla do kishin dale keto tre dit!!! smiley

PF e njef Gramoz Ruçin ti? rri pash Zotin se kishte per te na dale nami edhe per kanibale qe hane femije!

 Berbero si e ka menu PS kete pune. Ja ku u bon 3 dite protesta, 50, 100, 200 mije veta ska rendesi. Rendesi ka ca vjen me mbrapa. Sigurisht qe Sali Pash Toptani do luj me kohen .....

Kur degjon keshtu 100 mije vete te vjen cudi. Une kalova andej nga ora 6 (isha ne kafe ne bllok) po fliste Edi Rama  dhe ishin a s'ishin 10 mij veta, kush thote me shume s'ia ka idene fare.  Nga rruga anes Lanes (krahu djathas kur nisesh drejt Piramides) e deri te busti i Skenderbeut s'kishte fare njerez, mund te ishin nja 2 mij veta qe rrinin grumbuj grumbuj, edhe nja 6-7 mije do kene qene nga rruga anes Lanes deri te Tribuna. 100 mij veta sbehet fjale, as 20 mij jo.

Kush po e ndjek Zonen e Lire? Ishin te ftuar ca analiste ne studio dhe u lidhen me sheshin ku u mor ne interviste Erion Veliaj (me nje grumbull njerezish nga pas), nje nga te ftuarit pyeti: se si do ta rrezoni Berishen pas te dieles (kur mbaron tre ditshi),  ndersa po behej gati te pergjigjej, uleriti turma mbrapa: me lufte, me lufte!

Cfare do te ndodhe pas 3 ditesh?

AS I  GjO !!!!!

Pas tre diteve Rama do te dale e do te thote

Ja u lerum nonat atyne te PDse, tani ash koha me hy ne Parlament . Shkoni cuna na e bom punen tone.

Dhe jeta vazhdon normalisht deri ne zgjedhjet lokale.

E keni pa si rrotullohet rrota?. Lart e poshte e lart e poshte.

smiley ju paska hy frika ketyne PD-istave smiley
Me bohet qejfi se kishit fut prasin ene ec e t'ju majshe.Rrini meruni tani jo 2 po 10, jo 50 po 100

Azgjo ska ndryshu nga koha e Enverit Se Enverin e kena midis nesh te gjithe E kena ne koke, jo ne zemer

Ata qe flasin me shume kunder Enverit jane Enveri vete.

Ata qe heshtin, nenqeshin nen buze, dhe tundin koken me ironi sikur duan te thone "Ehe futja por..dhes", ata jane pakica

Ata jane pakica qe kur vdiq Enveri ata diten e varimit pinin raki, uronin "hajt per hajer na qofte" dhe benin gallate me Birone Politke qe qante. Ndersa keta qe sot theresn "poshte komunizmi" atehere ne shkollen  fillore shkruanin vjersha e i lexonin para klases per diten e zese qe na gjeti me vdekjen e dulles

Ata jane ajo pakice qe kur u rezua muri i Berlinit ata enderonin se a do te vinte vertet nje dite qe edhe shqiptaret te gezonin ashtu si gjermanet, ndersa keta qe sot thresin "poshte komunizmi"  ne ate kohe ishin te pakenaqur se sinjali i kanoces nuk jepte figure te mire te filmave porno dhe benin plane nga mund te ishte me lehte per tu aratisur nga Greqia apo Jugosllavia? dhe cili nga keto shtete jep filma porno me shume

Kur u rezua busti i dulles keta pakica ishin ata qe terhoqen bustin zvare neper qytete ndersa keta "Antikomunistet" fshiheshin pas fustanit te mamase dhe prisnin me ankth the mesonin nese plumbat e policise ishin plumba prej verteti apo fisheke qorre.

Kur keta pakica vrisnin mendjen se cfare fenomeni ka ndodhur ne trurin e Berishes qe nga ish sekretar partie i Fak. Mejkise qe perjashtonte nga shkolla studentet per nje cm baseta me te gjata apo pantallona me te gjera se sa lejonte norma komuniste u kthye ne antikomunist, keta qe sot ulurijne "poshte komunizmi" bridhin dyerve te shoqatave nderkomebtare per ndonje burse jashte shtetit

Dhe kur deti i demokracise u be kos keta antikomunistet e sotem futen nga nje luge ne brez dhe ju sulen asaj pakice qe lufotuan per kete dite  duke i shnderuar, masakruar e bere te ikin nga syte kembet dhe mbajten tere kosin per vete.

Tani keta theresin "Poshte komunizmi" ndersa ata qe vertet e vune komunizmin poshte jane .... ku jane ... ku ju rahin kockat.... Zoti e di

Histori e njejte kjo per 500 vjet ne shqiperi, perfshi edhe 45 vjetet e Enverit.

Enveri ka 500 vjet midis nesh Ne ja pame hajrin tamam vetem ne 50 vjete e fundit.

 

 

“Berisha ik!”, më i madh se “Nano ik!”


 


 editorial:Një fotografi që ndryshon ShqipërinëNga Mero Baze

Rreth njëqind mijë vetë që bllokuan dje Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në një protestë që thyen rekordin historik të pjesëmarrjes së qytetarëve për zgjedhjet në Shqipëri, kanë ndryshuar tashmë shumë gjëra në këtë vend. Sot Shqipëria zgjohet e ndryshuar, për disa arsye.

Arsyeja e parë është se sot opozita e majtë dhe e djathtë, e bashkuar në shesh për standarde të reja zgjedhjesh në Shqipëri, ka ndryshuar veten. Asnjëherë më parë në këtë vend, një kauzë e tillë siç janë standardet e zgjedhjeve, nuk ka bashkuar kaq shumë vetë. Asnjëherë një gjë kaq madhore, por shpesh dhe kaq e largët për mentalitetin e shoqërisë sonë, nuk ka marrë një mbështetje të tillë morale dhe politike. Protesta e djeshme ndryshoi opozitën pasi i legjitimoi asaj kauzën, për të cilën ka 4 muaj që lufton në çdo qytet të Shqipërisë dhe jashtë parlamentit. Dhe kur një opozitë legjitimon kauzën e saj me mbështetje popullore, është kryer gjysma e punës.

Kjo protestë ndryshoi dje dhe qeverinë. Edhe pse Sali Berisha kishte ulur grilat, edhe pse besnikët e tij ishin strukur, dhe pse provokatorët e tij shëtisnin mes protestuesve me shpresë të prodhonin incidente, ata patën shansin të preknin fuqinë e një kauze që shkon kundër meskinitetit të tyre për të bërë sikur nuk e shikojnë që bashkëjetojnë me krizën. Qeveria dje ka ndryshuar. Unë nuk mund të them nëse ka ndryshuar për mirë apo për keq, por dje shumë mbështetës, dhe nga ata të sinqertët e saj, e kanë kuptuar se është koha për të marrë një vendim, për luftë ose paqe me kët protestues. Të dy opsionet janë në lojë dhe Sali Berisha dihet që parapëlqen luftën, mjetin e vetëm që e mban në lojë në kriza të tilla. Sidoqoftë dhe ky është një ndryshim ose shkuarje drejt heqjes së maskës. E sigurt është se të shtunën qeveria nuk do gdhihet si të premten.

Kjo protestë ndryshoi po ashtu dhe rrethimin që media shqiptare i kishte bërë kësaj kauze. E gjendur nën presion direkt të qeverisë për ta mbajtur nën kontroll, media shqiptare, e venitur nga ndëshkimet dhe shpërblimet e Sali Berishës, po injoron për muaj të tërë kauzën që nxori dje rreth 100 mijë njerëz në shesh. Prej dje, ajo e ka më të lehtë të ndryshojë, pasi fotografia që ka para syve, nuk e lejon të bëjë më sikur nuk shikon dhe nuk dëgjon. Gazetarët shqiptarë janë ndjerë dje më të lirë ndaj censorëve që vijnë nga zyra e Sali Berishës, për të dëshmuar se ka një Shqipëri tjetër që nuk i ngjan asaj që inskenon Sali Berisha.

Por dje dukej qartë se kishte ndryshuar dhe perëndimi dhe faktori ndërkombëtar në Shqipëri. Ne pamë dje një deklaratë historike të ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila ngjante si një paralajmërim për të gjithë ata që donin të sabotonin atë protestë ose donin ta keqpërdornin atë duke e degraduar në dhunë. Prej dje diplomatët perëndimorë dhe Brukseli kanë në tavolinë një fotografi, diçiturën e së cilës nuk e vendos dot vetëm një njeri: Sali Berisha. Ai s’mund të thotë për ata 100 mijë njerëz që janë klane të Edi Ramës apo njerëz që kërkojnë leje ndërtimi. Ai s’mund të thotë se ata 100 mijë njerëz i ka nxjerrë Edi Rama për interesa të tij personale. Ai nuk gjen dot asnjë diçiturë për fotografinë e krizës që ka prodhuar vetë. Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se falë kësaj proteste ne sot jemi gdhirë një vend më evropian, më demokratik, më me shpresë dhe më afër Evropës se kurrë, pasi së paku kemi thyer inkubatorin që tentonte të fabrikonte një Shqipëri jodinjitoze, një Shqipëri të poshtëruar nga mafia, korrupsioni dhe varfëria. Mjafton kaq për të kuptuar se ne sot jemi gdhirë më dinjitozë dhe më perëndimorë, dhe kjo do na çojë natyrshëm në Perëndim. Dinjiteti i këtij vendi nuk vjen nga liria për të lëvizur në Evropë dhe për të mos u kthyer më këtu, por vjen nga një atdhe që kur vizat të na hiqen për të shkuar drejt Evropës, ne ta përdorim këtë liri për të jetuar në shtëpitë tona, ku mund të jetohet njësoj si në Evropë. Dje dhamë shenjën e parë se e duam Shqipërinë dinjitoze.

Eshte tregues cilesie fakti qe ketu s'ka pasur me shume se kater pese vete qe kane folur per hapjen e kutive. Dhe se kam me keta te shpures se te shkretet per buken e gojes e kane, por keta te mencmit e tjere qe jo vetem se kane ndjekur e promovuar po jane mare me idiotlliqet nga me te ndryshmet.

Nderkohe qe po vendosej guri i themelit i nje diktature te re. Nese s'hapen kutite ne zgjedhjet e ardhshme asnje s'do e ndaloje salen qe asaj rradhe jo ti bleje si kesaj here komisioneret po thjesht me nje te shkelme syri te beje tu dridhen vezoret te gjitheve. Qe tani sa kam degjuar qe thone s'dal ne proteste se s'du telashe. Dhe pastaj te jetojne 50 vjet me telashin mren. Posht dulla

Tani e pash live dhe jan ngritur tenda per 2000 njerz dhe keta do nderrohen me intervale per te marr sherbimin grupi tjeter smiley

Kam hall se do ftofen ne mythe mo keq se cjan ftof duke net gjithe noten jashte. Takohemi mbas 4 vjetesh.Noten.

asnje s'do e ndaloje Salen qe asaj rradhe jo ti bleje si kesaj here komisioneret po thjesht me nje te shkelme syri te beje tu dridhen vezoret te gjitheve.

 

Genc, ke thene thelbin e muhabetit. Krimi i vertete i zgjedhjeve te fundit ka qene blerja e komisionereve.

Une e di qe, ata te shpures, apo ata nuk dine se ç'thone (siç i quan ti me te drejte), do më pergjigjen : "Po socialistë bleu Sala, faji i tyre eshte! Pse u shitën ?!".

Te mjeret : harrojne se ata vertet mund te kene qene socialiste, por para se gjithash kane qene e jane shqiptare. Dhe po te vazhdohej me kete zanat, do te fillonte perfundimisht çimentimi i nje diktature te re, asaj te se shkelmes se syut.

Me ty jam : ashtu siç kam qit rrylat ne '90 duke bertit "Poshte Dulla", po aq do bertisja sot po te isha dhe atje, "TE HAPEN KUTITE". 

E prap do bertas neser nese duhet. 

Poshte Dulla forever !

Shume dakord o Genco...

Por, i takon Rames dhe PS-se te flasin per hapje kutish. I takon te gjitheve te flasin per hapje kutish... I takon PS-se dhe Rames te flasin kunder Berishes, amma;

Kur Rama del ne podium, i shoqeruar nga kalbesira politike si skizofreni lunatik Spartak Ngjela; qe i eshte lepire Berishes sa ka patur mundesi; kur Spartak Ngjela, merr fjalen, dhe me paturpesine me te madhe, deklaron publikisht per nje "njeri qe ka 20 vjet qe ben mashtrime dhe pislleqe", duke nenkuptuar Sali Berishen, me te cilin ky njeri, ka kaluar qe te gjitha keto "20" vjet, pervec ketij vitit te fundit; atehere une Ramen nuk e marr dot seriozisht!!!

Kur ne nje podium me Ramen, dalin figura te tjera langaraqe, si Paskal Milo dhe duan te bejne deklarata te bujshme, me demek se e paskan kuptuar diplomacine, se e paskan kuptuar demokracine, me demek se qenkan bere politikane profesioniste; figura te ketilla si Paskal Milo, nje kalbesire qe edhe ne PSD nuk rrinte dot por duhej te sajonte nje shpure tjeter "politike", edhe me te parendesishme se rriqnat e nje qeni zgjebarak, me emra te bizhuterisur si "Demokracia Sociale" (PDS); atehere une Ramen nuk e marr dot seriozisht. Dhe kjo eshte nje lloj fatkeqesie, sepse kauza eshte e drejte; jo thjesht per Ramen, Milon apo Ngjelen; por edhe per cdo shqiptar (dhe "shqiptare&quotsmiley qe shpreson dhe aspiron te votoje ndonjehere ne ate vend.

Kauza e drejte nuk mund te mbrohet me cdo kusht! 50% e kushteve jane nga ato qe kthejne cdo lloj kauze te drejte ne padrejtesi dhe fatkeqesi.

Dhe per mendimin tim, Spartak Ngjela, Paskal Milo, dhe ca te tjere, duke perfshire te famshmin Erion Veliaj, bejne pjese ne kete 50% qe shtremberojne cdo lloj kauze dhe cdo lloj drejtesie.

PSSH, eshte pa me te voglin dyshim, forca me e madhe politike ne vend. dhe eshte nje dobesi e madhe e saj, qe njerez  dhe forca te tilla "politike", te dalin ne nje podium me PS. Mblidhe te gjithe elektoratin e te gjitha forcave te tjera politike qe i erdhen nga mbrapa PS-se ne miting. Nuk nxjerr dot as 5 mandate halli. Cdo vote ka rendesi, dhe kjo eshte e vertete... por nuk mund te kete te njejten peshe zeri i PS-se me zerat e gjithe ketyre individeve te bere se bashku.

PS-ja duhet te kish thirrur edhe elektoratin "demokrat"(PD-ne) ne shesh!

PS-ja duhet t'i kish bere, ne rradhe te pare APEL MORAL kapoministrit. Te tregohej burre dhe te dilte te priste popullin e tij apo te merrte ankesen e tij. Dhe ketu Berisha do kish marre zyrtarisht stafeten morale.

Per mua, protesta popullore paste sukses, per te miren e popullit; qe dhe kur te votojne Berishen ne zgjedhjet e tjera, vota te mos vidhet me kurre.

Do kalojne keto tre dite, do behen negociatat me telefona, do dale dhe Topi, ai shurdhi, ai i verbri, ai memeci, - presidenti, e do mundohet te gjejne kompromisin... Berisha do kerkoje me ngulm te veten, - qe e ka bere gjithmone, qe kutite te mos hapen; sepse vjedhja eshte brenda, dhe vjedhja eshte e te dyja partive, ne dem te forcave te vogla, ketyre te parendesishmeve, dhe pulla pulla, e topa te kuqi me pika blui, edhe ne dem te njera tjetres. Prandaj; edhe pse jam i bindur se te pakten 20% e votave nuk ka shkuar kurre aty per ku eshte nisur; Shqiperia humb gjithsesi kredibilitet, humb pike, edhe pse ajo qe fitohet eshte zgjedhje te ardhshme "te ndershme"...

Pula pa koke do kerceje sa do kerceje... po nuk do jete larg koha kur perfundon ne tenxhere.

 O cuna te Shqypnise! Na sillni ndonje fotografi. Jam shume kurioz sidomos per cadrat. Nuk e di sepse me erdhi ndermend "Keshtjella" e Kadarese dhe cadrat e turqve. Po noi cader per haremin e deputeteve a ka?! Une them qe ky te quhet "Rrethimi I i Kryeministrise". Survejoni se me siguri ne njeren prej cadrave po germojne nje llagem te nendheshem qe te dalin brenda ne kryeministri. smiley Diten e trete te rrethimit, Sala do hudhi Tacin nga taraca e kryeministrise, per te treguar qe nuk e rrujne per leke.

 Megjithate une mendoj se Vithersi, ambasadori i Venedikut, do te perpiqet t'i jape zgjidhje problemit ne menyre paqesore.

 Andrea Stefani, i njohur me pseudonimin "Ndriu"! (Se e du fort, mos ma marri per ters)

Tuj pa foton dhe menu per gripin e derit, gjithe ata njeres njit e njit me njoni tjterin Ka me ra epidemia dhe ka me maru PS me gjithsej. smiley

 Epo rrethimet e medha keshtu jane o Toko. Me epidemira, ushqime te helmuara, uje ne gjurme te kalit dhe tradhetira te papritura. Me siguri qe deri ne fund te rrethimit, ndonje deputet do ta tradhetoje Edin dhe do shitet per 3 meleone Euro tek Berisha.

E gjeta dhe minin!!! Mero Baze në Bovillë! Të helmonet gjithë qyteti.

:laugh:

Jo Toko jo! Se emri i ka ngel atij te shkretit (gripit) po derrat nuk i ze ai jo!

Sipas kronikes xherahu i qytetit eshte degjuar te thote:

Ministri Vasili ka kërkuar nga pacientët që të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me mjekët, për të evituar rrezikun dhe për të mbajtur situatën nën kontroll. Ai u kërkoi institucioneve shëndetësore të jenë në një shkallë gatishmërie të lartë. Ministri këshilloi vaksinimin me vaksinën normale të gripit, pasi siç theksoi ai, "kështu krijohet një barrierë ndaj gripit të derrit". "Do të kërkonim që të evitoheshin grumbullimet e mëdha të njerëzve dhe këtë fillimisht e kërkojmë nga institucionet", - u shpreh Vasili, sipas të cilit laboratorët do të qëndrojnë hapur gjatë gjithë kohës.

"Shfaqje madheshtore e pasionit politik" -

fjalet e Edit jo te miat

Bo-bo c'po ndodh me Shqiperine valle?! A mos jane dehur shqipetaret serish nga ngrohtesia e urimeve qe premtojne gjithcka nga njerezit qe s'ofrojne asgje?

 

Kjo me duket jashte mode, jo ne interesin e vendit dhe qytetareve te saj dhe me pasoja te renda. "Koha per ndryshim"-duhet te jemi me specifik se c'fare ndryshimi se rruga per ndryshim qe po ndiqet me veprime te tilla me ngjan te jete nje fatkeqesi regresi politik.

populli eshte bageti

kjo fotoja (dhe cfare pashe e kam pare ne tubime politike) me demoralizon

 

rames nuk i do byth@ te pranoje humbjen dhe ja mbush mendjen popullit te dale ne shesh (sic bente sala dikur)

 

s'kemi per t'u bo rob edhe per disa dekada

 

 

 

rames nuk i do byth@ te pranoje humbjen dhe ja mbush mendjen popullit te dale ne shesh (sic bente sala dikur)

Le t'i hapë mer kutitë ai, tia tregojë humbjen. Urdhëro t'i thotë; ke humb zotëri.

Ça i kushton Berishës të hapë kutitë?

Nuk e di nëse ka ndonjë të ndershëm këtu rrotull që na bind se nuk janë bërë pislliqe me votën. Aty u vonuan një javë rresht të dilnin rezultatet...!! Në Afrikë dalin më parë.

... deri edhe demokratët e ndershëm thonë gjetëm pa vodhëm.

realitetin e dime te gjithe.

une kam qene ketu ne shqiperi kur u vodhen votat (sic behet gjithmone)

kush vodhi?

te gjithe.

kush vodhi me shume?

s'e di.

 

kutite nuk do hapen dhe rama e di mire kete. sa prej natyres se sales, sa per arsye te tjera.

rama thjeshte po perpiqet ta meremetoje imazhin e humbesit, per te pase shanse ne politike edhe ne te ardhmen, kaq.

prej gjithe ksaj, do e haje populli i thjeshte, sic e ha gjithmone.

Mirë. Juve qofshi mer çuna që e thoni hapt... HALLALL.

Se po kërkonin Enverin si "produkt i joni" në një temë tjatër e spo e gjenin. Ja ku është mer... E gjeta Vangjel tha.

Vjedhjet jane te dokumentuara Ujko. Nuk po kerkohet ndonje gje e madhe apo e pamundur. Nuk eshte se po behet demonstrate mbi trille apo fiksime.

Ka prova te mjaftueshme filmike, i disponon edhe PS, edhe PDK. Jane te studiuara mire. PDK ka bere deponim zyrtar ne prokurori. Ende s'ka filluar hetimi; se me cfare eshte kaq e zene me pune prokuroria, nuk e marr vesh. A thua se vjedhja e votes nuk perben ndonje krim dhe hyn ne ceshtjet qe nuk meritojne asnje lloj urgjence... Eshte jashtezakonisht urgjente ne fakt, nderkohe qe me mandatet e humbura po qeveris dikush tjeter; i paautorizuar nga populli. Ky, me fjale te tjera, quhet uzurpim, pushtim.

Eshte tragjedi, nuk eshte aspak komike, aspak per te qeshur, eshte ceshtje jetike per te ardhmen e Shqiperise; jo per hyrjen ne BE, se nuk na plasi shume per ta, por per ne personalisht. Qe vota jone te shkoje aty per ku eshte taksur; qe vota jote t'i shkoje pikerisht kandidatit per te cilin e ke hedhur. Per te mos te ta vjedhur me kurre voten. Aq pushtet te vogel ke ti, aq te parendesishem; dhe edhe ate pak duan te ta vjedhin.

Nga ana tjeter, KQZ ka marre vendim antikushtetues kur nuk denjoi t'i hape kutite e kontestuara, edhe pse pati propozimin nga 2 anetare te tij. Edhe gjykata ka marre vendim antikushtetues qe nuk e ka perfillur fare kundershtine e ketyre 2 anetareve.

Te vendoset tani, duhet respektuar ligji, apo jo. Nese jo, hajt te bejme nje ligj tjeter, ta ndryshojme ligjin e vjeter, dhe te nxjerrim nje te ri qe te mbushe vrimat e ketij te parit, qe te jete i respektueshem automatikisht; si te doje pozita, apo kushdo tjeter qe ka mundesi ta ndryshoje.

Nese te gjithe bertasin qe duhet respektuar ligji, atehere duhet pranuar qe ligji nuk eshte respektuar.

PS:

nuk eshte dashje apo mosdashje b*the nga njera apo tjetra pale...

Shihe kete. Te verteton qe ke te besh me nje parti politike, me nje force politike, qe me apo pa vjedhje, ka te pakten 10 000 vota me shume se partia ne pushtet!

Hajde, hajde, ja kishin kaluar mire ramistat mbreme. Raki e birra me domate e qepe kishin pasur me bollek. Dukeshin si partizanet ne male.

Zakonisht keshtu protestash ne perendim bejne ambientalistet por kur shikon opoziten politike se ku eshte katandisur, ndjen keqardhje per te. Si ka mundesi qe i shkojne prapa ata njerez Rames ne nje dicka krejtesisht per interesa personale te tij?!

Padyshim qe ne proteste duhet te kete patur edhe komisionere te zgjedhjeve te PS-se. Keta firmat e tyre i kane vene ne procesverbale dhe nuk kane folur per asnje parregullsi, per cfare kane protestuar do te isha kurioz te dija?

Kutite nuk i hap dot Berisha edhe sikur te doje, asnje kryeminister dhe shumice parlamentare nuk mund te dale mbi vendimet e gjykatave. Nese behej kjo do te ishte vdekje klinike e demokracise, pasi do te tregonte qe ketu nuk respektohet kushtetuta dhe ndarja e pushteteve qe kane tagrin kushtetues per te vendosur per ceshtje te tilla. Do te kthehej Partia e Punes qe ishte vete gjykate, prokurori, parlament, qeveri dhe cdo gje.

Ne fakt nje gje tjeter eshte se keto zgjedhje jane certifikuar si te lira dhe te ndershme, jo vetem nga ana ligjore nga institucionet e Shqiperise, por edhe nga vezhguesit dhe faktoret nderkombetare dhe kjo per PD-ne dhe Berishen perben arritje, Rama kerkon ta njollose kete.

Do te doja te dija nese Ngjela e ka pyetur Ramen mbreme se pse ne vitin 2003 kur Ngjela tha se i kishte vjedhur votat Rama dhe kerkoi hapjen e kutive, ky i fundit nuk ja hapi ...kutite?

Pse PS nuk shkon ne parlament dhe te ngreje nje komision hetimor per ceshtje qe ka pasur ankesa si perdorimi i administates ne zgjedhje etj?

Pse PS nuk i drejtohet Gjykates Kushtetuese per te shqyrtuar kerkesen e saj nese eshte kushtetuese apo jo?

E gjitha kjo eshte mjet qe po perdor Rama per te mos pranuar humbjen dhe qe ne fakt do te ishte mbyllje e karrieres se tij politike, pasi zgjedhjet Rama i humbi ne menyre te drejte, e ka te konfirmuar kete me firmat e komisionereve te tij, gjykatave dhe vezhguesve vendore dhe nderkombetare. Por eshte edhe nje menyre per te mbajtur te karikuar elektoratin e majte, pasi nese do te pranohej humbja, do te ishte nje goditje e rende ne psikologjine e masave te PS dhe do te ishte e zorshme per t'iu ngjallur shpresat ne zgjedhjet e ardhshme pasi keta do te kishin humbur besimin se do te fitonin ndonjehere.

Maj Gaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaad! Dhis is hillærjës!!!

Berisha: Nuk hapen kutite, s'dal mbi gjykatat
21/11/2009 13:55

 Nuk hapen kutite, s'dal mbi gjykatat Kryeministri Sali Berisha nuk ka lene asnje shteg te hapur per kerkesen kryesore te opozites, rinumerimin e fleteve te votimit.

Duke folur nga Kruja, kryeministri ftoi Partine Socialiste qe te mos bojkotoje parlamentin duke kerkuar hapjen e kutive, kur tashme ka nje vendim nga gjykata.

"Une jam i hapur per bashkepunim, i bej thirrje Rames te vije ne parlament, por une nuk mund te dal kunder vendimit te gjykates. Edhe Enver Hoxha te ngrihet nga varri nuk mund te dale mbi gjykatat", mesohet te kete deklaruar Berisha.

Kryeministri e dha kete reagim gjate ceremonise inauguruese te rruges se re Kruje-Sarisalltek, e cila sipas Berishes do t'i jape gjalleri zones dhe zhvillim te metejshem te saj.

Top channel!

Attërlli Hillærjës!!!

PS:

http://photos-h.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc3/hs022.snc3/10934_1260300223656_1114193952_30826015_6456559_n.jpg

Zotrules,

Me ate fotografine e tesres se Sales me kujtove vite me pare ne fillimet e demokracise ( 91shi me duket). Sala , Gramozi, Imami, etj ishin ne Korce ne nje miting te demokracise. Pas mitingut u mblodhem tek hotel turizmi per te ngrene darke. Me ne ishte dhe nje doktor Korcar , ish student i mjekisise kur Sala ishte Sek. Partie i Fak te Mjekesise. DH.F.

Gjate darkes doktori DH.F. i thote Sales

Doktor te kujtohet kur ke dashur te me perjashtoje nga shkolle se mbaja floke te gjata?

Eh mor ti - i thote Sala- Ato kohe ishin atehere- dhe kthehet nga nje prej drejtusve te PD Korce- Mitingu shkoj mire apo jo? Keni bo i pune te mire sot....

Dhe muhabeti shkoj ne politike, BBCja, komunistet etj etj etj.........

Pyetja qe i kam bere gjithmon vetes eshte se cfare reaksioi kimik ka ndodhur ne trurin e Sales qe i beri ate nga komunist te devotshem ne antikomunist te flakte.  Jam i sigurt se po te zgjidh kete problem do te kem munidesi ti jap pergjigje dhe pyetjes se cfare reaksioni kimik ka ndodhur ne trurin e Rames qe kaloj nga antikomunist anarkist ne kryetar te nje partie te majte qe ai ka quajtur te jashte ligjshme. Do te jem ne gjendje ti jap pergjigje se cfare reaksioni ka ndodhur ne turin e Rames kur ai nga ekstremi qe donte te varte tere veteranet e LNCL ndryshoj qe bashkerisht me veteranet  te vendose lule tek varezat e deshmoreve qe ai dikur i ka piketuar si vende kur duhet perdorur vetem per urinim.

 

 

 sala as nuk ka qene komunist e as nuk eshte demokrat.  ai vetem do me bo diçka, do te lej nje gje, te mos vdese anonim. 

dhe enveri nuk ish gje komunist, se ishte me origjine borgjeze (familje e pasur). u be komunist sepse pa qe vetem komunizmi mund ta hypte ne fronin shqiptar.

dhe nuk jane vetem keta keshtu, po shumica e shqiptareve. 

njehere me italianin, pastaj me rusin, njehere me kinezin, tashti me amerikanin. gjithnje andej nga fryn era dmth. 

 

Përllogaritja, nëse ka qenë plot me njerëz nga Skënderbeu deri tek Kryeministria i bie të kenë qenë rreth 50.000 (0.6m x 0.6m=0.36m2/njeri, 650m x 30m = 19500m2 sipërfaqja => 19500 / 0.36 = 54000 njerëz), nëse e quan më pak të tendur (dmth rreth 0.64m2/njeri) i bie tek 30.000 njerëz.

 

tashi ja po thena 10000, po e ulim i cike, nuk jon pak. trajnimin trajnimin se kon sic duhet. ti kishin stevit i cike me zbore e kshu gjonash, thyrje muri tulle me kaptine gelltitje zjarri dhe pastjaj gjuajtje zjarri mrapc, do kishin arrit mo shume rezultate. po pse mer qeros e vrave kucedren se na duhej per ket dite. pun e modhe se i kishte zone ujin katunit. ta kishin bo i cope rruge n kome katunaret, nja dy a tre katune mo anej, si me thone, nga farka m bashkashesh.

Si po shkon tregetia e barit andej nga cadrat?

yhy, yll bote lale. i kena pre gjith rroj'et m lazarat, m kukes, m fush kruje, gjithanej. jena bashku pertej se majtes dhe te djathtes n mejdon aty, ene i njisim faqet e gazetes me njona tjetren ene i dredhim ato cinaret sa i piramide.

ka shonce qe ene ta harrojm per ca kena ardh ktu n miting... sa t bukra kto piiiishat ereee

Si ka mundesi te jete kryeministri, "i djathte,"dhe te jete kryetar i perjeteshem i nje partie te djathte demokratike,kur dihet se Berisha eshte nga nje fshat, i Tropojes,dhe nuk e di qe te kete qene nga ndonje familje latifondistesh?Shtepija e tij ka qene e madhe,dhe e varfer,poshte flinin bagetia dhe siper njerzit,bursen e shkolles dhe studimet i mori falas,nuk pagoi as edhe nje lek,as edhe nje qindarke!Babai i tij nuk kishte leke te shkollonte Berishen,dhe ta benete doktor!

Keshtu qe po ti bejme mire llogarite,ai nuk ka shpenzuar as edhe nje koker leku,nga shtepia e babait,te gjitha ja pagoi Enver Hoxha,prandaj edhe u shperblye,me bursa dhe poste partiake!

Dhe nje njeri  qe nuk ka paguar,as edhe nje lek per edukimin e tij,nuk duhet te jete i ndershem,sepse ashtu eshte mesuar,te xhvase nga shteti,dhe nga djersa e taksapaguesve,dhe Berisha nuk eshte i ndershem dhe nuk kishte si te mos ndodhte ndryshe,qe ai te perflitet per abuzime me pushtetin,dhe qenien e tij ne politike per gati 20 vjet!

Fundi i Berishes ne karieren e tij duhet te ishte 1997! Qe prej atij viti ndeshmerisht ai nuk duhet te kishte dale me ne skenen politike.

U shua shqiperia per nje lider te djathte?!!?Me Berishen jemi 10 vjet mbrapa,edhe 1 vit tjeter nuk durohet me !

Bravo shqiptareve q e po marin pjese ne Proteste,dhe po e diskretitojne deri edhe ne cipen e fundit!

Po kjo c'ishte more?

Qenka e ndaluar te jesh i varfer? Apo kush vika nga nje familje e varfer nuk mund te jete i ndershem? Kush vjen nga nje familje e varfer nuk mund te drejtoka nje vend? kush vjen nga nje familje e varfer u dashka tallur per kete gje? Nuk mund te kishe thene gje me te keqe.

E shumta qe mund te arrije, dhe qe e prisja deri ne fund te komentit, mund te ishte qe ai shtet e mori nga varferia apo skamja dhe i dha shkolle dhe mundesi te tjera, dhe per kete Berisha duhej te tregonte mirenjohje; por kurresesi ato gjerat qe ke thene me siper... Shaje nga cfare te duash, qe eshte i pandershem, qe nuk ka burreri, qe mashtron, e cfare te duash ti... por qe ka qene i varfer???

Gjerat me te mira kesaj bote i kane ardhur nga njerezit e varfer!

Krishti vete ka qene njeri qe nuk kish buke per te ngrene, leckaman dhe i uritur...

terhiqi mbrapsht ato qe ke thene, se na turperove te gjitheve, qe e kemi varferine dhe skamjen historike.

Ka pas thone Qazim Mulleti i shkrete: pa sa fare e keqe kjo partia komuniste.... mor po i ka cu te gjith ne kome, me te mdhoj e me te vogjel.

si ka munsi qe partia socjaliste thjesht ndrro emrin, m'a po po t njejtet persona m pushtet, qe kon knu konge per enverin, qe jon rrit me buken e enverit, del ene sha enverin publikisht po ne te njejten kohe disa persona, po te ksaj partie perpiqen me rehabilitu figuren e tij neper media?

ja kshu ene sala, dorzo teseren e partise kumuniste, hap parti demokratike, fut n parti i tuf me kriminela kumunista qe dredhin bishtin kur ndrro sistemi, ene t heq ka puna po s bone t njejten gjo. masanej flet per hapje dosjesh.

 foli kryeministri: edhe enver hoxha tè ngrihet nga vari kutitè nuk hapen!!..kujt i flet pèr enver hoxhèn kryeministri? spartak ngjelès?!?!

Të dyzetat e Edi Ramës» Vendosur: 21/11/2009 - 12:40    • Besjan Pesha 

Ç’të bëjmë, nëse nuk vin
    im na heqin nga puna, tani na gjeti belaja se drejtori thotë që duhet dhe të rrimë gjithë natën këtu, përndryshe s’ka më bukë për fëmijët”. Kështu po qahej dje Blerimi (mbiemrin nuk po e përmend që të mos penalizohet), një nga punonjësit e një prej ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës.
Firmosa një herë kur hipa në autobus në Berat, por tani na kanë kërkuar që të firmosim prapë, e zeza po nuk e gjeta drejtorin, më hoqën nga puna”, po tregonte gati në dëshpërim Bruna, një punonjëse e Bashkisë së Beratit.
Ky nuk është aspak fiction dhe unë marr përgjegjësi të plotë për çdo fakt të hedhur në këtë shkrim. Protesta e djeshme e opozitës, përveçse i ngjante një mitingu mortor, ku njerëzit vijnë nga halli e jo nga qejfi, ishte dhe treguesi i radhës i dëshpërimit që ka kapur Partinë Socialiste dhe sidomos drejtuesin e saj. Dje mbusheshin plot dyzet ditë që nga humbja dhe vdekja politike e Edi Ramës në zgjedhjet e 28 qershorit dhe njeriu i pakallur me forcën e pushtetit që administron në bashkitë e qeverisura prej PS detyroi mijëra punonjës që të linin punët, familjet dhe hallet e përditshme e të vinin në ksollin opozitar. Të ndarë në ngastra, sipas qyteteve nga të cilat vinin, punonjësit drejtoheshin nga kryetarët e Bashkive dhe drejtorët përkatës, të cilët gjatë gjithë kohës shëtisnin sa lart e poshtë me një listë prezencë në dorë, duke kërcënuar cilindo që tentonte të largohej.
Midis parullave të prodhuara nga zyra e propagandës binte në sy edhe njëra shumë domethënëse, “Vota është e shenjtë”. Kjo parullë u përdor gjatë grevës së urisë të deputetëve, të drejtuar nga Ilir Meta, dhe ajo parullë atëherë realisht simbolizonte shqetësimin e madh që ne ngritëm për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve, për shkak të hartimit të një Kodi Zgjedhor që ju hiqte mundësinë partive të tjera, veç PS e PD, që të përfaqësoheshin në komisionet e numërimit të votave me përfaqësuesit e tyre. Në atë kohë Edi Rama qesëndiste duke injoruar të gjitha aksionet e organizuara nga LSI dhe vota për të në ato momente nuk ishte aspak e shenjtë, të paktën jo ajo e LSI. Nuk humbi asnjë rast Edi Rama në ato ditë përpara një viti që të nxirrte baltëhedhësit e tij për të përbaltur atë kauzë që arriti të mobilizonte me mijëra qytetarë, të cilët ishin realisht të shqetësuar mbi kodin e ri dhe farsën elektorale që rrezikohej të përgatitej. Kjo është arsyeja se përse dje në shesh nuk pati as edhe një qytetar të vetëm të lirë dhe të pavarur financiarisht nga Partia Socialiste. Kjo është arsyeja se përse dje PS e braktisën të gjithë miqtë dhe simpatizantët dhe se përse dje sheshi ishte mbushur me mercenarë të detyruar që mezi pritën të largoheshin.  Dje nuk ishin vetëm të dyzetat e Edi Ramës, dje filloi dhe vdekja e një Partie dikur të madhe, asaj Socialiste. Jam i bindur se askush nuk do t’ia harrojë kërcënimet me bukën e gojës drejtuesve të bashkive dhe jam i sigurt se votat realisht të shenjta të qytetarëve shqiptarë nuk do të shkojnë më dëm për demagogë që nuk besojnë në asgjë, por janë të gatshëm të thonë çdo gjë për të ardhur në pushtet.
Dje në miting gjithashtu kishin ardhur edhe të gjithë ata që ndejtën pa gjumë e pa bukë për ditë të tëra që të numëronin e mbronin votat e Partisë Socialiste. Por në vend që të respektoheshin nga partia e vet për sakrificën dhe mundin e bërë ata të gjithë janë kthyer në bashkëfajtorët e një faji që nuk është kryer. Ata janë bërë shtrigat e radhës të një gjuetie që nuk dihet se si nisi e kur do të mbarojë. Por një gjë është e sigurt, asnjë prej tyre nuk do e ribëjë atë sakrificë për këtë parti mosmirënjohëse. Dje në shpirtin e tyre u këput dhe lidhja e fundit me atë parti.
Dje në miting nuk pati entuziazëm, sepse në mort nuk ka emocione ngazëlluese. Nuk pati as thirrje e brohorima plot ovacion. Nuk pati asnjë qytetar të lirë në atë protestë të vakët dhe pa shpirt. Askush nuk i dëgjoi oratorët e varfër që ligjëronin atë që as vetë nuk e besonin. Dje në miting të gjithë ishin të dëshpëruar sepse edhe pse ende jo të vetëdijshëm, brenda zemrës të gjithë e ndien se Partia Socialiste vdiq pikërisht në të dyzetat e Edi Ramës.
 

Ku eshte vota ime....... Muzike, raki e kallabllek…e ku ka me mire. Edhe nga nje cigare hashashi me pas dhe cdo gje duket roze!

Rrumpalle me paret e taksapaguesve te Tiranes.

Eshte e vertete kjo qe thote Pesha per greven e urise te bere nga LSI dhe disa parti te tjera ne lidhje me kodin zgjedhor qe ishte perjashtues dhe arbitrar per keto parti. Ne atekohe Rama me mediat e tij, njerezit e tij dhe perkerahesit e tij edhe ketu ne peshk, ironizonin dhe nuk linin rast pa share ata qe hyne ne greve per ate qe ata e quanin mbrojtje te votes se qytetareve.

Axhustatorin Nard Ndoka e shane dhe nuk lane gje pa thene, sot e brohorasin kur del e flet para socialisteve. Tom Doshin e akuzuan jo vetem si njeri me pasuri te vene ne menyre kriminale por edhe si injorant, sot Rama e ka bere deputet dhe po i njejti person shpenzon para per te sjelle protestues ne Tirane etj.

A ka moral kjo? Absolutisht jo.

Me qene se Berisha thote qe eshte ne kundershtim me kushtetuten mosrespektimi vendimeve te gjykatave dhe Edi thote qe me hapja kutive eshte kushtetuese,atehere le ti drejtohet Gjykates Kushtetuese e te prese vendimin e saj.

Por ai e di shume mire qe Gjykata Kushtetuese nuk do ti jape te drejte per hapjen e kutive prandaj meret me retorike.

po u ndryshu rrezultati irlonde france hapen ene kutite

Axhustatorin Nard Ndoka e shane dhe nuk lane gje pa thene, sot e brohorasin kur del e flet para socialisteve. Tom Doshin e akuzuan jo vetem si njeri me pasuri te vene ne menyre kriminale por edhe si injorant, sot Rama e ka bere deputet dhe po i njejti person shpenzon para per te sjelle protestues ne Tirane etj.

A ka moral kjo? Absolutisht jo.

Rama e ka deklaruar vete te TOP-i kur e pyeten per Nanon,Meten e te tjere qe e ndihmuan te ngrihen e qe ai i ka flakur tej.

Ai tha :"Ne politike nuk ka moral"

Kjo proteste e ka nje te mire.Mbreme u zbulua se kush i kishte shitur votat ne Shkoder.

Ne biseden e Ilir Beqes ne studion e Ora News ,kur gazetari e pyeti ne se do te rezistonte dot 3 dite ne proteste ,Iliri u pergjigj : "Une durova 72 ore gjate numurimit te votave ne Shkoder e jo me tani".

Pra ka qene prezent gjate gjithe kohes se numurimit te votave dhe si perfaqsues fuqiplote i PS per zgjedhjet ne ate qark ,kishte te drejte te zevendesonte komisioneret,ne se ata po shisnin apo devijonin votat ,te kundershtonte rezultatet dhe ti urdheronte komisioneret e tij te shenonin verejtjet ne proces-verbalet e numurimit.

Ne fakt ka ndodhur e kunderta.Ai i ka lejuar komisioneret e tij te firmosin rezultatet pa verejtje (dihet qe komisioneret nuk firmosin pa u dhene urdher te derguarit e partise).

Me qene se Shkodra eshte nje nga qarqet ku PS kerkon hapje te kutive dhe rinumurim sepse ka vjedhje e devijim te votes (Nard Ndoka thote e kam vertetuar nga disqet filmike te numurimit te votave) del nje konkluzion i thjeshte e i qarte per ate qe ka shitur apo devijuar votat :

Ai eshte Ilir Beqja ,miku e shoku i ngushte i Edi Rames i cili per 72 oret e numurimit i ka lejuar keto vjedhje apo devijime te votes.

Me vjen keq qe gazetari ne studio nuk e kapi kete fakt.

...ka shume mundesi qe Sala lexon direkt peshkun pa uje,ndaj e permendi edhe enverin sonte, smiley  bile ka rezik te kete shkruar?

dreq sa njerez kan pas. popull me pa pun se shqiptaret ne bote nuk gjendet. heuu. degjova se kan lujt futboll mrom dhe ka kendu labce! sonte i bie qe te bejn patinazh dhe te nisin kendet me "kallashnikov" (kenga me e famshme e ktij kengetari) te bregovicit. kta kan dal per piknik mo!

kush do 1 te forte, vetem te shofi skenen pasi rama mbaron fjalimin dhe hnyn te pushoje ne makinen e tija. nuk duket shum, po esht skena me e papame qe kam pa!

 

ja edhe 1 text plotesues nga tirana observer per ke ka kureshtje:

 

Berisha largohet nga kryeministria 30 minuta pas fillimit të protestës

Prapaskenat e mitingut

SPECIALE/ Mitingu nisi në orën 16:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe pas 30 minutash ishin para godinës së kryeministrisë. Populli opozitar drejtohej nga Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e partive aleate.
Para fillimit të mitingut, kryeministri Berisha nga dritarja e zyrës së tij në kryeministri, shikoi për disa minuta me një buzëqeshje ironike vendosjen e podiumit nga organizatorët.Por fiks 30 minuta nga fillimi i mitingut, ai u largua nga kryeministria dhe shkoi në drejtim të shtëpisë së tij. Mësohet se kryeministri Berisha e ka ndjekur mitingun e PS-së nga ekrani i televizorit.Mitingu u hap nga Gramoz Ruçi dhe u mbyll nga Edi Rama. Gjatë mbrëmjes, para kryeministrisë qëndruan të gjithë deputetët socialistë, së bashku me Edi Ramën dhe dy mijë protestues.Pas fjalimit të tij, Ruçi, u përgëzua nga Gjinushi, Milo dhe Dule si shef i shtabit për pjesëmarrjen e lartë dhe organizmin perfekt të protestës. Gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjitha detajet e veçanta të protestës maratonë të opozitës.

Çfarë thanë Ruçi, Majko, Leskaj, Veliaj, Milo, Ngjela e deri tek Veliaj

Ora 16:00, nis protesta maratonë e opozitës

Kur akrepat e orës kanë shkruar 16:00 dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet ishte mbushur tejpërtej me simpatizantë të PS-së, ka startuar protesta maratonë e opozitës. Krerët e partive aleate të Partisë Socialiste si edhe deputetë të majtë kanë mbajtur fjalimet e tyre adresuar kryeministrit Sali Berisha, nën logon “hapni kutitë”. Nëpërmjet akuzave të shumta dhe vendosmërisë për ti shkuar deri në fund kësaj çështje, opozita i ka kërkuar shefit të qeverisë të hapë kutitë dhe të largohet nga pushteti.
Të majtët
Deputetët socialistë të cilët ishin radhitur përkrah kreut të opozitës, Edi Rama kanë kërkuar hapjen e kutive në rrugë paqësore, për të mos e rënduar më shumë këtë çështje. I pari që ka hapur protestën, ka qenë deputeti socialist, Gramoz Ruçi i cili i ka dhënë një mesazh të qartë shefit të ekzekutivit. “Hap kutitë e votimit dhe mos guxo të luash si klloun i vetmuar në Kuvendin e delegjitimuar. Bëje sot, hapi kutitë sepse nesër do të jetë vonë”, u shpreh Ruçi.  Me të njëjtën gjuhë është shprehur edhe deputetja Valentina Leskaj, e cila ka deklaruar se opozita nuk do të futet kurrë në kuvend nëse nuk do të plotësohet kërkesa e tyre. “Vjedhja e votës të mos shërbejë si jorgan për familjen,
të mos shërbej si mburojë për abuzimet me taksat dhe pronat e shqiptarëve”, u shpreh Leskaj. Deputeti tjetër i PS-së, Pandeli Majko theksoi se “Ne këtu sot jemi mbledhur e nuk do të lëvizim derisa të hapim kutitë, nga ky pushtet që e ka bërë këtë  në pazar për ndarje kolltuqesh, e jo në ndarje të majtë e të djathtë”.
Të djathtët
Përveç deputetëve të majtë, fjalim e deputetëve që vijnë nga struktura të djathta kanë qenë edhe më të rënda. Ish deputeti demokrat Spartak Ngjela ka thënë se do të ndeshet deri në fund me Sali Berishën derisa të bëhet transparenca e votës së lirë. “Nuk është pak ti themi se sot në këtë shesh ne jo vetëm do të ndeshemi me një njeri dosido, por me një barbari, një barbari qeverisëse, që është ajo fantazma e fatit tonë që brodhi rrugëve, por është fakt historik që në këtë shesh me këta mijëra njerëz do ta marrim fatin tonë. Një kryeministër që erdhi në pushtet me logon kundër korrupsionit, por e zhyti vendin në korrupsion” u shpreh Ngjela. Po ashtu, edhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka u shpreh se “ne kërkojmë transparencën e zgjedhjeve, hapni kutitë e votimit, ne nuk do të tërhiqemi, e nuk do të lejojmë që demokracia jonë të vidhet nga S. Berisha, të vjedh prokurorinë, gjykatat, pushtetin lokal, bregdetin. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të zgjedhim drejtuesit e ligjshëm të vendit”. Në fjalim folën edhe figura të tjera si, Vangjel Dule, Sabit Brokaj,  Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Erjon Veliaj etj.

Gramoz Ruçi
“Shqipëria nuk e ka merituar asnjëherë Sali Berishën. Për këtë arsye ai sot është i tmerruar nga kërkesa jonë e pandryshuar: ne i themi, hap kutitë e votimit dhe mos guxo të luash si klloun i vetmuar në Kuvendin e delegjitimuar. Bëje sot, hapi kutitë sepse nesër do të jetë vonë”!

Pandeli Majko
“Ne jemi këtu për ti thënë Sali babit se ti nuk mund të na ndryshosh. Ne këtu sot jemi mbledhur e nuk do të lëvizim derisa të hapim kutitë, nga ky pushtet që e ka bërë këtë  në pazar për ndarje kolltuqesh, e jo në ndarje të majtë e të djathtë. Të gjithë sot jeni shqiptar që kërkojnë votën e tyre, e vota është e drejtë.

Valentina Leskaj
“Ne jemi të vendosur për të vërtetën, që vjedhja e  votës të mos shërbejë më si mburojë e strehë për ministra që duhet të ishin sot përpara drejtësisë, të mos shërbejë si jorgan për familjen,
të mos shërbej si mburojë për abuzimet me taksat dhe pronat e shqiptarëve”.

Spartak Ngjela
“Nuk është pak ti themi se sot në këtë shesh ne jo vetëm do të ndeshemi me një njeri dosido, por me një barbari, një barbari qeverisëse, që është ajo fantazma e fatit tonë që brodhi rrugëve, por është fakt historik që në këtë shesh me këta mijëra njerëz do ta marrim fatin tonë. Një kryeministër që erdhi në pushtet me logon kundër korrupsionit, por e zhyti vendin në korrupsion”

Skënder Gjinushi
“Kësaj qeverie po i mbarojnë bateritë. Ne prandaj jemi këtu, si
përfaqësues të gjithë Shqipërisë për t’i thënë Berishës hap kutitë e largohu se populli ka votuar për largimin e tij dhe qeverisë së tij të korruptuar. Kriza jonë nuk është mungesa e opozitës, po pushtimi i Kuvendit nga një shumicë e paligjshme”.

Vangjel Dule
“Kjo është thirrja që vjen nga çdo cep i vendit sot, ky është mesazhi ndaj qeverisë: hapini rrugë vullnetit të popullit, demokracisë së vendit për të shkuar drejt BE! Nëse nuk jeni të gatshëm të bëni këtë kompromis hapini rrugë popullit përmes zgjedhjeve të parakohshme”.

Erjon Veliaj
“Kur po montonim skenën, doktori i çmendur dilte në dritare nga zyra e shikonte punëtorët e skenës. Unë i them: dil tani e shiko 100 mijë shqiptarë! Por ai nuk do dalë, sepse një gjë që kemi mësuar gjithë këto vjet është se Saliu është frikacak. Ndaj nuk i hap kutitë”!

Paskal Milo
“Unë ju them përsëri se kauza jonë nuk është thjesht hapja e disa kutive ku fshihet e vërteta e votës. Unë ju them përsëri se kauza jonë nuk është thjesht hapja e disa kutive ku fshihet e vërteta e votës. Drejtësia është sot e pafuqishme të kryejë misionin e saj, ka nevojë për një reformë të thellë që s’dihet kur do fillojë e kush do ta bëjë”.

Sabit Brokaj
Nëse vota s’do jetë e lirë, transparente e nëse nuk hapen kutitë, s’do ketë kurrë shtet demokratik. Kjo parullë që ka vetëm dy fjalë: hapni kutitë, është shumë domethënëse, kjo ndan krimin nga të ndershmit që duan të bëjnë Shqipërinë, ndan ata që veprojnë kundër interesave me ata që e duan këtë vend.

Namik Dokle
“Prandaj ne jemi këtu, që t’i japim fund sundimit të Zhaverr Berishës....Ne jemi këtu që t’u japim fund prangave për lirinë e fjalës. Që t’i japim fund kutive të mbyllura për të drejtën e votës! Që ti japim fund mashtrimit dhe korrupsionit të pushtetarëve”.

Nard Ndoka
“Ne kërkojmë transparencën e zgjedhjeve, hapni kutitë e votimit, ne nuk do të tërhiqemi, e nuk do të lejojmë që demokracia jonë të vidhet nga S. Berisha, të vjedh prokurorinë, gjykatat, pushtetin lokal, bregdetin. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të zgjedhim drejtuesit e ligjshëm të vendit. Kjo është kauza jonë dhe nuk do të tërhiqemi”.
****************************************************************************

Kryeministri Berisha ndjek nga zyra montimin e skenës

Çfarë ndodhi në protestën maratonë të opozitës

Protesta maratonë e nisur ditën e djeshme nga ana e opozitës shqiptare, ka pasur dhe një sy të veçantë kureshtar. Kryeministri Berisha ka dalë nga dritarja e zyrës së tij për të vëzhguar skenën që po montonin organizatorët e protestës. Përveç kësaj, nisjen e protestës kryeministri Berisha e ka pritur në zyrën e tij, dhe pas 40 minutave që kishte nisur tubimi i opozitës, shefi i qeverisë vendosi të linte zyrën e tij. Takimin e parë protestuesit e patën në sheshin “Skënderbej” dhe menjëherë janë nisur në drejtim të sheshit përpara kryeministrisë. Vargu i protestuesve niste para zyrës së qeverisë, dhe fundin e kishte rreth sheshit “Skënderbej”. Fjalën e hapjes së mitingut e bëri kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe shefi i shtabit të organizimit të protestës Gramoz Ruçi. Më pas kanë folur me radhë kryetarët e partive aleate të majta dhe të djathta.
Organizimi i protestës
Përpara montimit të skenës, kryeministri Berisha doli në dritare të zyrës për të parë ç’po ndodhte pikërisht me protestën e opozitës. Me një buzëqeshje ironike, kryeministri pas pak sekondash është larguar nga dritarja, për të vazhduar punën normalisht. Pas fillimit të protestës, kryeministri ka qenë sërish në zyrë dhe ka ndenjur aty për 40 minuta, për të ikur më vonë në drejtim të banesës së tij, ku ka ndjekur në ekran zhvillimin e protestës. Protesta është organizuar nga të gjithë deputetët socialistë, të cilët ishin ndarë sipas qarqeve dhe kishin sjellë një numër të konsiderueshëm qytetarësh. Në fjalën e tyre, të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur kryefjalë, hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit. Për shkak të pjesëmarrjes mjaft të lartë, disa nga kryetarët e partive aleate por dhe deputetët e PS-së, kanë falënderuar Gramoz Ruçin si drejtues i shtabit të organizimit të protestës. Protesta u mbyll me fjalën e kryetarit Rama, i cili mbajti një qëndrim shumë të ashpër me qeverinë, duke i kujtuar se nëse nuk do të plotësoheshin kushtet e vendosura prej opozitës, do të arrihej në përdorimin e forcës, duke kaluar në mosbindje civile.
Vazhdimi i protestës
Duke filluar nga dje, protestuesit e opozitës do të qëndrojnë në sheshin përpara kryeministrisë, duke montuar dhe çadra. Protesta vazhdon sot dhe do të mbyllet ditën e nesërme pas dreke. Gjatë natës së mbrëmshme u montuan rreth 25 çadra, ku do të kalojnë natën 30 deputetë socialistë, së bashku me 2000 protestues. Në krye të tyre do të jetë kreu i PS-së së bashku me kryetarë të partive aleate. Sot në orën 8 të mëngjesit, përfundon turni i parë dhe do të vijë grupi tjetër, i cili do të vijojë protestën në vijim. Rama u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të mos heqin sytë nga sheshi para kryeministrisë dhe të jenë të gatshëm për një përshkallëzim të aksionit të tyre opozitar.

Berisha në dritare
Gjatë montimit të skenës nga ana e organizatorëve, kryeministri Berisha doli në dritaren e kryeministrisë duke buzëqeshur ironikisht. Berisha qëndroi për disa sekonda dhe më pas shkoi sërish në tryezën e punës.

Largimi i kryeministrit
Kryeministri Berisha u largua nga kryeministria në orën 17:10, ndërkohë që mitingu kishte 40 min që kishte filluar. Në momentin e largimit, shefi i qeverisë nuk është vënë re nga protestuesit pasi ka dal nga pjesa e pasme e kryeministrisë.

Fjalimet e protestës
Fjalën e hapjes e mbajti Gramoz Ruçi, i cili në këtë protestë ka pasur rolin e shefit të shtabit të organizimit të protestës. Pas Ruçit kanë folur me radhë Vangjel Dule, Paskal Milo, Nard Ndoka, Sabit Brokaj, Skënder Gjinushi, Spratak Ngjela dhe deri tek i fundit që foli, kryesocialisti Edi Rama.

Ikja e energjisë elektrike
Gjatë zhvillimit të protestës u ndërpre energjia elektrike. Pikërisht përpara se të fliste kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, u ndërpre energjia. Kjo situatë zgjati për pak minuta dhe kur erdhi Gjinushi ironizoi kryeministrin, duke thënë se “Berishës i mbaruan bateritë”.

Qëndrimi në shesh
Gjatë darkës kanë qëndruar të gjithë deputetët socialistë dhe kryetari Edi Rama së bashku me 2 mijë protestues. Rama nuk ka lëvizur për asnjë moment nga sheshi.

Çadrat
Protestuesit që kaluan natën në shesh, montuan çadra për vendqëndrim. Fillimisht u montuan rreth 25 çadra, të cilat do të mbusheshin nga 2 mijë protestuesit dhe deputetët socialistë. Në krye të tyre qëndronte shefi i opozitës, Edi Rama.

Thirrjet
Pankartat më të shumta lexonin “Hapni kutitë” dhe “Dua të shoh votën time”. Ndërkohë, nuk munguan dhe etiketimet ndaj kryeministrit Berisha. Një nga thirrjet e shpeshta të protestuesve ishte: “O Sali o legen prite Edin se po vjen”.

********************************************************************************
Fjala e Kryetarit të opozitës, Edi Rama, në protestë e djeshme

“Plotësoni kërkesat, ndryshe do të përdorim forcën”

Sot jemi në këtë bulevard të Dëshmorëve të Kombit më të shumtë se kurrë. Sepse sot më shumë se kurrë duam të tregojmë që e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Sot më shumë se kurrë duam të provojmë, se liria e votës dhe e drejta për numërimin e ndershëm të saj, janë për ne një liri dhe e drejtë që nuk blihet, nuk shitet, nuk negociohet. Sot më shumë se kurrë duam të refuzojmë vazhdimin e historisë së zgjedhjeve pa standarde europiane në Shqipëri, që zgjasin historinë e qeverisjeve pa standarde europiane për Shqipërinë, që zvarrisin shqiptarët në rrugët e një jete pa standarde europiane brenda Shqipërisë.Kjo nuk është një luftë për pushtet, po një betejë për dinjitet. Një betejë për drejtësi. Një betejë për liri e të drejta njerëzore, që nuk na i jep dhuratë dhe as na i merr dot peng pushteti i rradhës. Një betejë për demokraci në jetën shqiptare që duhet të ketë në qendër qytetarin jo pushtetarin. Sot më shumë se kurrë ne kundërshtojmë që shteti i të gjithëve të jetë mjet përfitimi në duart e disave. Sali Berisha u ankua mbrëmë nga kutia e mbyllur e parlamentit se unë po e shaj, duke shpifur për të e për njerëzit e familjes së tij. E pavërtetë! Kurrë s’më ka shkuar ndërmend të merrem me jetën personale e me njerëzit e familjes së kujtdoqoftë, as të kundërshtarit politik. Këtë Sali Berisha e ka bërë gjithë jetën e tij si një stalinist i pandreqshëm. E ka bërë në kohën e diktaturës komuniste, kur ka arritur deri edhe të persekutojë personalisht e të internojë një familje të pafajshme.
E ka bërë edhe më vonë e deri në ditët tona, kur është marrë me gratë, vajzat, djemtë, motrat, nipërit, mbesat, kushërinjtë e çdo kundërshtari që i ka dalë përpara, i madh apo i vogël. E ka bërë gjithmonë duke e kthyer politikën në një teatër të shpifur sharjesh e fyerjesh pambarim.
Unë vetëm kam thënë dhe e them e do ta them përsëri, me forcën më të madhe, që interesat ekonomike e financiare të familjes së Sali Berishës, po diktojnë qeverisjen e vendit më shumë sesa interesat publike e qytetare të njerëzve të këtij vendi. Duke thënë këtë nuk po merrem me jetën personale të kundërshtarit, po me konfliktin e përbindshëm të interesit, ku e ka futur qeverisjen e vendit njeriu që e drejton qeverinë në rrugën e interesave të familjes së tij. Këtë konflikt interesi shkatërrimar për vendin e tregojnë përditë e më shumë faktet, provat e dëshmitë e kapjes së shtetit e të korrupsionit që po bëhen mal, jo falë fjalëve të mia, po falë bëmave të Sali Berishës. Nuk janë fjalët e mia, po janë këto fakte, prova e dëshmi, që e ulën botërisht Shqipërinë këtë vit në rangjet e vendeve më të korruptuara të botës, nën Ruandën e Ugandën.
T’i vijë turp Sali Berishës që na akuzon se nuk duam Europën, nuk duam vizat, nuk duam integrimin. Ai që deri në moshën time ka qenë një armik i betuar i botës perëndimore, sekretar servil i partisë së diktatorit komunist, nuk mund të hiqet sot sikur ka monopolin e dashurisë për Europën. Sali Berisha nuk është përshpejtuesi, po përgjegjësi kryesor për vonesën historike të Shqipërisë në rrugën drejt Natos e Bashkimit Europian. Ishte pikërisht Sali Berisha që e çoi këtë vend në humnerën e piramidave, duke e nxjerrë totalisht Shqipërinë nga binarët e integrimit drejt Natos e BE. Eshtë përsëri Sali Berisha përgjegjësi kryesor edhe për vonesën e pajustifikueshme të Shqipërisë sot, që kemi mbetur të fundit në Europë, qoftë për heqjen e vizave, ku na e kaloi edhe Serbia, qoftë për aplikimin për t’u bërë vend kandidat për BE, ku kemi mbetur bashkë me Serbinë – sepse Serbia ka kriminelë lufte të padorëzuar, kurse ne kemi Saliun në krye të një qeverie të kthyer në kompani fitimprurëse për familjen e vet e për oborrin e shërbëtorëve të saj. Integrimin nuk e pengon bojkoti ynë, por e pengojnë pikërisht arsyet të cilat na shtynë ne ta ndërmarrim këtë rrugë të vetme që na la ky regjim i korruptuar, për të shtruar për zgjidhje, njëherë e mirë, një problem të rëndë shqiptar si zgjedhjet e deformuara. Historia na ka mësuar se nga cënimi i zgjedhjeve fillon cënimi i të gjitha lirive e të drejtave të tjera. Hapen kutitë në Afganistan për rinumërim votash, sepse e kërkon opozita, dhe nuk hapen kutitë e votave në Shqipëri ku opozita kërkon jo rinumërim për efekt mandatesh, po transparencë për të garantuar njëherë e mirë rendin zgjedhor në këtë vend. Turp!
Nuk ka më turp! Por këtë turp le ta mbajë ai, Sali Berisha, i cili e ka urdhëruar e orkestruar turpin e grabitjes së zgjedhjeve, turpin e manipulimit të procesverbaleve e të listave të votuesve në ditën e votimit, turpin e korruptimit të komisionerëve përmes parasë së zezë dhe të nxjerrjes së vrasësve e të trafikantëve nga burgjet për të dekurajuar daljen në votim të njerëzve të opozitës, turpin e kthimit me pahir në kope mitingjesh të nxënësve e mësuesve edhe në ditë pushimi, turpin e përdorimit të ndihmës ekonomike si ndihmë skllavëruese për varfanjakët e detyruar të votojnë pushtetin, turpin e zbrazjes së arkës së shtetit e të zhytjes në borxh të të gjithë shqiptarëve për të përballuar shpenzimet elektorale të familjes në pushtet, turpin e hapjes së gënjeshtërt të tunelit të Rrugës së Kombit për të fituar zgjedhjet duke u faturuar shqiptarëve disa qindra miliona euro shtesë nga shembja e tunelit për shkak të marrëzisë së inaugurimit jashtë çdo logjike teknike dhe jahstë çdo leje nga vetë ekspertët.
Ne jetojmë në mes të Europës dhe duam që të jetojmë si në Europë, ku asnjë qeveri nuk do të guxonte të parafytyronte turpe të tilla dhe asnjë qytetar nuk do të rrinte duarkryq përpara një pushteti të tillë. Më pyesin shpesh njerëzit pse miqtë e partnerët tanë europianë i tolerojnë këto gjëra që kurrë nuk do t’i pranonin në vendet e tyre? Miqtë e partnerët tanë europianë nuk kanë për detyrë të zgjidhin problemet tona, nuk janë këtu as për të qeverisur Shqipërinë as për t’i bërë opozitë qeverisë. Ata e kanë ndihmuar e do ta ndihmojnë Shqipërinë pavarësisht se kush është në pushtet dhe kush në opozitë. Por ne kurrë s’do të kemi një Shqipëri Europiane këtu, në atdheun tonë, në rrugët, shkollat, spitalet e vendit tonë, në gjykatat e në institucionet tona, në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë, nëqoftëse nuk e ndërtojmë vetë këtë Shqipëri që duam. Ne nuk do të kemi kurrë po ashtu zgjedhje të lira e të ndershme si një vend europian, nëqoftëse nuk luftojmë vetë për lirinë e ndershmërinë e tyre. Dhe ne do të luftojmë me të gjithë forcën e zemrës, mendjes e trupit tonë, duke u frymëzuar nga shembujt e lavdishëm të betejave për zgjedhje të lira e të ndershme në Europën ku sot, miqtë e partnerët tanë, jetojnë pa ankthin e manipulimit të zgjedhjeve dhe pa barrën e pushteteve të vjedhura, pikërisht se ato beteja i kanë zhvilluar e fituar me kohë. Kutitë e votimit nuk na i mbajnë mbyllur miqtë tanë europianë dhe as nuk do të na i hapin ata. Kutitë e mbyllura të 28 qershorit i mban mbyllur Sali Berisha dhe duhet t’i hapë Sali Berisha. Thirrja jonë për Sali Berishën, thirrja e të gjithë popullit opozitar dhe e çdo qytetari demokrat që nuk druhet nga e vërteta, nga transparenca, nga hetimi ligjor parlamentar, është: Mos u fshih as pas integrimit, as pas ndërkombëtarëve, as pas atij mikut të huaj që të del në ëndërr dhe të thotë, “Sali mos hap kutitë se të ndalon ligji!”, po hapi kutitë përpara sesa populli sovran të të detyrojë të largohesh bashkë me kutitë! Sepse nëqoftëse parlamenti s’ka forcë të bëjë një ligj për të hapur kutitë, atëherë s’ka as pse vetë parlamenti të qëndrojë mbi kutitë e mbyllura. Nëqoftëse qeveria s’ka kurajo të bëjë bashkë me opozitën transparencën e zgjedhjeve, duke hapur kutitë në sytë e publikut për të marrë të gjitha masat ligjore, që çdo shkelës i ligjit në këtë proces zgjedhor të çohet para drejtësisë dhe çdo përmirësim ligjor të bëhet nga parlamenti, atëherë s’ka as arsye që vetë qeveria të qëndrojë mbi kutitë e mbyllura. Shkurt e troç: Nëqoftëse kutitë do të mbahen forcërisht të mbyllura, ne do të kërkojmë me forcë largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Me protesta të pandërprera, kudo, për çdo arsye që lidhet me çdo detyrë të qeverisë, ne do të kërkojmë që qeveria të largohet. Sepse një qeveri që i mohon popullit lirinë e plotë për të zgjedhur me votën e tij, që u shkel qytetarëve të saj të drejtën e barazisë para ligjit të zgjedhjeve dhe që nuk u jep zgjedhësve lirinë e të drejtën, të shohin në dritën e diellit çfarë ka në kutitë e votave të tyre, është një qeveri që populli jo vetëm nuk ka detyrimin ta mbajë në kurriz, po çdo qytetar ka të drejtën ta luftojë për ta hequr nga kurrizi. Demokracia është asgjë më shumë sesa forca e të vërtetave, të cilat konkurrojnë lirisht, për një pushtet që është gjithmonë i përkohshëm dhe që është papushim nën trysninë e konkurrencës së lirë. Ndërsa regjimi i grabitjes së gjithshkaje përmes grabitjes së votës, i shkatërrimit të vlerave të lirisë dhe i poshtërimit të parimeve të demokracisë, që po instalohet fort në Shqipëria dita-ditës, nuk ka të bëjë asgjëkundi me demokracinë dhe me qytetarët, por vetëm me kusarinë e me pushtetarët. Këto regjime që s’duan të dëgjojnë, po vetëm të sundojnë, kanë vetëm një ilaç: Protestën popullore!
Kjo protestë është një e drejtë dhe detyrim që shkon përtej të majtës e të djathtës.
Ashtu siç është vetë Shqipëria përtej të majtës e të djathtës. Ashtu siç janë vetë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut përtej të majtës e të djathtës. Ashtu siç është shteti demokratik përtej të majtës e të djathtës. Të protestojmë me force, të gjithë pa dallim, qytetarë dhe qytetare, sepse Shqipërinë Europiane nuk mund ta bëjnë grabitësit e zgjedhjeve, nuk mund ta bëjnë grabitësit e pronave, nuk mund ta bëjnë grabitësit e arkës së shtetit. Shqipërinë Europiane mund ta bëjë vetëm liria e drejtësia, barazia e të gjithëve përpara ligjit dhe mundësia e barabartë për secilin në hapësirën e lirë të konkurencës.
Nuk ka Shqipëri Europiane pa lirinë e të gjitha lirive që është liria e votës dhe nuk ka drejtësi në Shqipëria pa të drejtën për të votuar lirisht dhe që vota të numërohet lirisht .
Ja pse jemi sot këtu në këtë shesh! Ja pse do të jemi nesër këtu! Ja pse e ardhmja fillon këtu, ashtu siç shkruhet në faqen e parë të Librit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Po vjen ora që populli të rimarrë në dorë fatin e tij. Mirënjohje të gjithëve ju. Mirënjohje çdo burri dhe gruaje që ka ardhur sot në këtë bulevard, që është i jashtëzakonshëm si asnjëherë. Faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje që na ndjek e mbështet nga çdo skaj i Shqipërisë dhe nga jashtë kufijve të saj, aty ku jetojnë e punojnë 1 milion e gjysëm shqipatrë që e mbajnë gjallë, qindra mijëra familje. Mirënjohje të gjithëve dhe faleminderit me gjithë zemër.

 

Prapaskenat e mitingut

Hajde prapaskena hajde.Te gjitha te dhena ne televizor.

Amani more ku i gjeni keta gazetare titujsh !!!!! Ka ndonje shkolle ne Shqiperi per kete lloj gazetari ??????????????

Mos me thuj qe lexove gjithe carcafin?  smiley  

Keto dite e keni grire me politike. Nuk di nga e merrni gjithe kete "mbushje" per t'u zbrazur pastaj.

Dhe me e bukura eshte se ju s'beni as politike. Nuk lexon kurrfare diskutimi ku ne apolitiket te tundohemi pak. Thjesht llomotitni.

Para ca ditesh, ne Tirane kishte nje panair libri. Per çudi, fare pak vete flasin per te. Nuk thone ç'blene, ç'lexuan, ç'pelqyen dhe jo.

Ne Tirane, keto dite ishte nje kohe e shkelqyer. Por askush s'flet per kete. Per kete fundnentori te bute. E qe ia vlente te shetisje gjithe diten e dites.

Po ata jashte vendit, s'kane pare asgje te bukur ne vendet e tyre ? Nje film, nje teater, nje shetitje me biçiklete buze lumit, nje mbremje me miq apo tjeter.

Por jo. Veç llomotitje te panevojshme.

Dhe çudi, se nuk me duket se jemi aq koketrashe. Dhe mund te shkruajme gjera te bukura kur duam. Mire. Mirupafshim. 

Po, po, respekt shume te madh. hahahaha

Sala ja u beri te qarte qe jo shokun Gramoz Ruci ta nxirrni aty si komunist te vendosur, por edhe Enverin, komandantin tuaj legjendar po ta ngjallni, kutite ne kundershtim me kushtetuten e Shqiperise nuk i hapni dot.

Rama eshte pasardhesi i Enverit, dhe kete moment ju jeni ramiste, ashtu sic dje ishte nanoiste, para ketij ramiziste. Emerues te perbashket keni Enverin sigurisht. Ramizin, Nanon apo Ramen i shisni, i keni kalimtare, Enverin jo.

seriozisht, tjetri (kryeminister biri i botes) tha "sikur Enveri te cohet nga varri". Po nuk eshte respekt kjo cfare eshte? Mund te kishte thene psh "sikur qielli dhe toka te bashkohen", apo "sikur dita te behet nate", etj qe i permban fjalori i shqipes. Por jo, vajti e tha sikur Enveri te ringjallet. 

Kthehemi tek Ramist. Ramist nuk eshte sharje, si psh enverist apo komunist. Komunist dhe enverist nuk jane sharje ne vetvete, por nese i drejtohesh njeriu (apo te majteve ne pergjithesi) me ato shprehje nenkupton qe e majta nuk ka evoluar, por ka mbetur ne vend. Ndersa ashtu si i rreshton ti: Ramizist, Nanoist, Ramist, tregon evolim, pra e majta ka ndryshuar, keshtu qe gjithe "argumenti i nenkuptuar" i yti per "istet" bie poshte.

Shiko, Enveri ishte ekstremist dhe mbante rreth vetes gjithe ekstremistet. Ai nuk mund ta lejonte qe ata qe mendonin ndryshe te liheshin te lire dhe me pushtet sepse i trembej humbjes se pushtetit. Dhe ne kete menyre arriti ta mbante per 50 (pa nje cike) vjet. Ramizi dhe Nano, u treguan me liberale. Thone qe eshte mire per shtetin dhe demokracine, por heret ose vone e humben pushtetin. No big deal, nese me pyet mua, por Sala mendon ndryshe. Edhe Edi mendon ndryshe. Ata e dine shume mire se pese Nano e humbi pushtetin, dhe nuk e bejne me ate gabim. Dhe ketu qendron i gjithe problemi. Ne fillim me Salen, pastaj do flasim keshtu edhe per Edin.

citoj ate qe ka thene Berisha: "Jam dhe do të mbetem i hapur në respekt të plotë të rolit jetik, të rëndësishëm të opozitës dhe për bashkëpunim me të. Por, jo vetëm me qen të rrahur dhe me kocka mafioze të tipit Gramoz Ruçi, por edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje se mund të ndryshosh vendimet e gjykatave të këtij vendi të lirë apo mund të shkelmosh shtetin ligjor"

Si thua respekt eshte kjo?

Ramizist, nanoist dhe ramist, ne fakt nuk jane ofendime, jo, tregojne qe elektorati i PPSH/PS nuk ka bosht ideologjik, ka vetem emrin dhe interesin e liderit te rradhes, gjithmone pa u prekur Enveri, pasi ai edhe me diskutimet e fundit ketu mbetet i paprekshem ne ndergjegjen e mbeshtetesve apo ish-mbeshtetesve te PPSH. Pranojne te shajne veten por kurre ate. Keshtu qe s'ka asnje evoluim. Enveri mbetet qendror dhe mit aty, pavaresisht pasuesve te tij.

Nuk eshte problemi vetem tek Enveri, ai ishte nje vrases dhe monster e vertete, ashtu sic ishte edhe Ramizi qe po tregojne vete anetare te byrose per te qe nuk e ka dashur dhe e ka penguar pluralizmin, por tek sistemi i tyre. Ndersa sistemi demokratik, pluripartiak, liberal eshte krejt ndryshe. Rama le te behet sa te doje Enver per partine e tij, mua s'ka c'me ben.

spiker o mendje holle

si nuk tu lodh ajo dore

I patundur ne llogore

c nishan te ka pushka qorre smiley

 

 

per ata qe po diskutonin qe e djathta eshte ne krize per nje lider...

e njejta gje mund te thuhet edhe per te majten. E majta nuk ka nje lider. Rama i beri ditet e tij ne bashki dhe ka ardhur koha qe te dale dikush ta zevendesoje, por nuk ka nje njeri ta beje. Erionin qe deshi ta pergatiste Rama nuk e mblodhi dot por e la te allakatej me 99'at. Te tjeret jane pesha te lehta, dhe ata me me rendesi jane ne shumicen e rasteve mbeturina te Nanos.

Une e shoh te rrezikshme kontrollin e te gjitha pushteteve ne Shqiperi nga te djathtet dhe drejtimin e tyre (qe une do ta pershkruaja me fjalet) gjysem me dhune. E majta nuk ka lider dhe me shume mundesi do humbas dhe bashkine e Tiranes ne zgjedhjet e ardhshme. Gjate 4 viteve, e djathta i nderron dhe shume gjykates e te tjere qe u mbarojne mandatet. Prandaj e shikoj si strategjine me te mire te tyre qe ta marrin seriozisht kete protesten dhe t'i japin nje paraljamerim te mire qeverise.

Do ishte gjithashtu interesante te kishim nje diskutim me te mbledhur per punen e ligjesise se gjithe ketij procesi.

Psh, dy komisionere te PS'se kerkuan ri-numerimin e kutive ne dy apo tre zona. KQZ'ja ne ate kohe e refuzoi. Degjuam qe kjo ishte antikushtetuese. A pati ankimim apo padi? Edhe nese pati, a ishte padi per anetaret e KQZ, apo ishte ankimim i vendimit te KQZ. Me shume mundesi kjo nuk mund te behej. Pra, ankesa ne gjykate nuk do te realizonte hapjen e kutive, thjesht maksimumi do denonte komisioneret.

Ne dite te tilla te zjarrta une i rri perhere larg, lajmeve, tv-se ,radios etj etj.

PPU-se po ashtu smiley  se marrin flake robt.

gjithesesi meqe kam nji ore bosh, a ka pas nai gjo tjeter pervec proteses sot ketu per te lexu, apo te iki direkt smiley

skam lexu asi shkrim e asi koment kto 2 dite.

faleminderit paraprakisht per kedo qe sdo pertoje me mu pergjigj.

 

Ty te te vije tyrp qe s'jeto me situaten smiley

vendi jone, situate ka perhere mer bir, e ne plakemi nderkohe

dikur lodhna edhe ne. dona me pa i cike rehatin e kockave tona.

boll menum per situaten, po per ne, kush do menoje ? smiley

 

Per ty kon menu te paret me kohe mi dreq. Ti sikur ke thon qe te kon lon prona, saraje, gjera plot. Ca do mo ti? smiley
Pultika bedrije, pulitika!!! Ajo t'qit m'selamet sot smileysmiley

kush na i dha mer ato mut pronash.

bile bile edhe ato qi kena marre ka qit sala i ligj te ri qe ti pagujme edhe i here nga e para.

pranej duhet me bubrru nai send per vete.

me pulitike ndakort jam qi bon hajer, por duhet me u marre tamam, me shku me fjet perjashta, e jo me bo lloqe ke PPU smiley

ktu squhet, apo jo ?

apo thu bohen rekrutime dhe nepermjet PPU ?

 

une vetem per respekt te xhibit qe ka nja tre jave qe flet vetem per protesten do e ndjek situaten me interes smiley

Një zgjidhje “kushtetuese” për gjestin e kryeministritNga Mero Baze

Spiralja e krizës shqiptare rrezikon të thellohet më tej për shkak të defaktorizimit të njërit prej aktorëve të saj kryesorë, kryeministrit Sali Berisha. Në kulmin e një proteste të fortë politike, e cila minimalisht duhet marrë seriozisht, dhe pas kërkesave të përsëritura të Bashkimit Evropian, se qeveria duhet të gjejë një zgjidhje për opozitën, kryeministri Berisha ofroi dje një plan të thjeshtë, radikalizimin e krizës. Shfaqja e tij pas xhamit të blinduar të Kryeministrisë me dy gishta i ka brenda të gjitha versionet, që nga ato më ciniket deri tek ato më qesharaket, që nga përpjekja për t’i nxjerrë frikën vetes e deri tek simptomat e ditëve të fundit të Enver Hoxhës, kur përqeshte ushtarët e Gardës në “Bllok”. Por, pavarësisht këtyre simptomave të tij, një gjë shihet fare qartë: Sali Berisha po ndjell opozitën drejt një beteje ekstreme, pse jo dhe të dhunshme e jashtë kontrollit. Kjo është mënyra e vetme që Sali Berisha të faktorizohet dhe të dalë si palë nga kjo histori.

I vendosur të refuzojë gjithë kërkesat e Brukselit për një plan politik për zgjidhjen e krizës, i vendosur të mos bëjë asnjë gjest për uljen e tensionit dhe rritjen e klimës së besimit, i vendosur të provokojë deri në ekstrem protestuesit herë me makina me çimka e herë me gjeste deliranti duke u shfaqur pas xhamave të blinduar, ai thjesht po tenton i vetëm dhe në këtë rast t’i hedhë benzinë zjarrit. Ishte e dhimbshme se si Garda e Republikës dje, e cila komandohet nga roja i djalit të tij, mbante “nën kontroll” dy dalje nga shtëpia e tij, një publike dhe një “sekrete”, se si siguronte hyrjen e pasme të Kryeministrisë dhe si provokonte qytetarët në protestë me makinën përgjuese. Të gjitha këto detaje konspirative në të vërtetë i bënte publikisht për të treguar se “komandantit” nuk keni ç’i bëni, se e ruan Garda. Po ashtu shfaqja e tij pas xhamit të blinduar i ngjante pak a shumë mizanskenës së gardistëve, pasi donte të tregonte se pas 14 shtatorit kryeministrat kanë marrë masa dhe e ruajnë kokën e tyre. Dje në mes të turmës së demonstruesve ishin futur njerëzit më të afërt të Familjes së tij, dhëndurë mbesash dhe truproja që provokonin njerëz, gazetarë dhe shpesh dhe policë. Për fat askush nuk i përfillte. Ata sikur luteshin që dikush t’i kapte për leckash dhe t’i flakte në oborrin e Familjes brenda Kryeministrisë, por askush nuk reagoi. Thjesht i injoruan. Në të vërtetë kjo joshje e Sali Berishës për të hedhur opozitën në luftë edhe fizike kundër tij, është e vetmja mënyrë që ai të dalë i viktimizuar nga kjo betejë, dhe të bëhet palë deri në fund.

Por për fat opozita po përmbahet dhe nuk e ka humbur as qetësinë dhe as humorin. Njerëzit që këndojnë dhe shtyjnë orët para Kryeministrisë, janë më të prirur të tregojnë barsoleta për Familjen Berisha se sa të thurin plane se si duhet qëlluar ai me vezë, kur të dalë nga shtëpia apo zyra e Kryeministrisë.

Dëmi i vetëm i madh që po shkaktohet në këtë spirale krize, është se aktori kryesor i krizës nuk është më një faktor për ta zgjidhur krizën. Ai kërkon ta përdorë krizën për të mbetur ende në politikë. Defaktorizimi i tij i vetëdijshëm, injorimi i thirrjeve perëndimore për të gjetur një zgjidhje për krizën, marrja përsipër e misionit gjysmë qesharak, gjysmëparanojak të provokatorit, janë gjeste të qëllimshme për të mos i kujtuar se duhet biseduar për krizën. Ai përpiqet të jetojë me “parajsën” familjare që ka krijuar, me një Shqipëri joreale, ku s’ka krizë, ku s’ka të papunë, ku s’ka vjedhje votash, ku s’ka banditë, ku s’ka vjedhje pronash etj. Nuk është se nuk e njeh Shqipërinë tjetër, por nuk do ta pranojë, pasi ajo e zgjon nga ëndrra mashtruese që përpiqet të përjetojë pas xhamave të blinduar, pas gardistëve dhe hekurave të Kryeministrisë.

Në këto kushte problem nuk është si t’i përgjigjesh provokimit të Berishës me dhunë. Gjeste të tilla poshtëruese për një shoqëri të lirë, si ajo që ai bëri nga dritarja me xhama të blinduar, në vende të tjera kanë ndjellë luftëra civile. Për fat protestuesit u mjaftuan me disa vezë dhe sharje në adresë të tij. Ajo që kërkon me çdo kusht Berisha, është dhuna. Ai ka nevojë që dikush të ngrejë dorën, dikush t’i kundërpërgjigjet, dikush ta marrë seriozisht si provokator dhe t’i kthejë reston, duke e bllokuar brenda apartamentit të dhuruar nga sekserët e Familjes apo duke e bërë të futet në tunelin nga ku iku kundërshtari i tij i dikurshëm më 14 shtator. Në të vërtetë atë s’po e merr kush seriozisht dhe si provokator dhe kjo e bën që brenda një ore, nga zyra deri në Krujë, të ndryshojë humorin, dhe të humbasë qetësinë.

Problemi është se kjo krizë duhet zgjidhur me kosto sa më të ulët për qytetarët dhe shoqërinë shqiptare. Një aktor i rëndësishëm i kësaj krize, Sali Berisha, po kërkon thellimin e krizës dhe mundësisht përdorimin e dhunës. Shpresoj që protesta të merret në të ardhmen e saj pikërisht me kurimin e këtij problemi, me largimin e këtij aktori të defaktorizuar për zgjidhjen e krizës. Shqipëria e NATO-s dhe aplikante e BE nuk ka luksin të ketë një kryeministër të roitur që del pas xhamave të blinduar dhe përqesh protestuesit e zemëruar. Për ta zgjidhur këtë krizë duhen dy palë dhe meqë një palë është edhe mendërisht jashtë standardeve për zgjidhjen e krizës, beteja duhet bërë për ta zëvendësuar atë me një njeri normal.

Kushtetuta jonë e ka të përshkruar qartë se kur presidenti apo kryeministri mund të shkarkohen, edhe kur janë mendërisht të paaftë. Gjesti i djeshëm i Sali Berishës ishte më i rrezikshëm se kaq, pasi ishte një përpjekje për të përdorur roitjen e tij për gjakderdhje. Prej sot është mirë të kërkohet ikja e tij, pa dhunë, pa hakmarrje dhe pa revansh. Është mirë të ndalemi vetëm te problemet që ka krijuar ai dhe t’i zgjidhim pa hapur të reja. Kështu do të jenë të fituar të gjithë, dhe vetë Familja, që nga makthet e humbjes së pushtetit mund të provokojë gjakderdhje, siç u përpoq boll këto dy ditë.

http://tifozet.com/foto/img/040904greqia/greqia-6.jpg

Stadiumi Q.Stafa ka vende ulur 16.000

Ne ndeshjen me Greqine ne stadium ishin rreth 13000.-14.000 vete.

Ne mbarim te ndeshjes, kishin mbushur  QE TE GJITHE bulevardin "Deshmoret e kombit",  sic duket ne foto.

Sa stadiume/Bulevarde do mbushnin 100.000 veta?

 

Shume e bukur kjo me fotot .Une mendoj se me greket kane qene 300 mije ne stadium.

http://tifozet.com/foto/img/040904greqia/greqia-6.jpg        http://www.shekulli.com.al/2009/11/21/2.jpg

shume e bukur fotoja...

degjo i dashur. Kjo fotoja eshte pas ndeshjes dhe megjithese ne stadium ka patur 15 000, shumefishi i atij numri qe nuk po e ndiqnin ndeshjen ne stadium por nga shtepia apo nga baret e ndryshme dolen neper rruge te shprehnin gezimin. Pjesemarrja e protestes ishte serioze dhe mazhoranca (nenkupto Sala) duhet te mendohet mire se si do te pergjigjet.

Edhe ti me siguri kur ke dale nga bari ku po ndiqje ndeshjen ne amerike ,erdhe ne bulevard.

Sipas kesaj qe thua ti ,100 mije minus 16 mije ne stadium ,rezulton se 84 mije ishin duke pare ndeshjen ne lokalet e bllokut e rreth stadiumit (se vetem keta mund te dilnin ne bulevard njeherazi me tifozet e stadiumit).Me rreth 30 njerez per lokal dalin 3 deri 4 mije lokale te blloku.

Pse sthua qe ne ja kalojme dhe Manhatanit per lokale ne qender.

nga sa degjova, gjithe blloku ishte me njerez duke pare ndeshjen. plus ne Tirane per 5 minuta shkon ne qender.

ketu e shume vite me pare, Flamurtari mundi Partizanin e Beogradit. Ndeshja ishte ne Beograd ne si pallat po e shikonim tek shtepia e nje komshiut tone qe kishte televizor me ngjyra. Pak minuta pas ndeshjes, mijera vete dolen ne rruge per te festuar (fatkeqesisht nuk kishim digital camera ne ate kohe smiley ). Sipas llogjikes tende, i bie qe mijera vete po e shikonin ndeshjen ne apartamentin nje dhome e nje guzhine te gjitonit tim smiley

Ma morre llafin nga gishtat. Aty te fotoja jane te pakten dhe tre cereku i gjindjes qe e pa ndeshjen te klubet e bllokut apo zones rreth piramides.

Megjithat, numri 150 mije qe jep Merua eshte goxha i fryre. Per mu dje kishte aq protestues sa c'ka pasur per protesten e dyte te Gerdecit (jo e para se aty kishte shume me teper)

Q.S. ka 19 600 vende te ulura.

Gjate nje ndeshjeje te tille, numri i njerezve qe kane dale nga stadiumi mund te kete qene edhe 30 000 veta. Plus sa njerez kane dashur te hyjne edhe pasi ka pasur filluar ndeshja, e sa tifoza e kane pare ndeshjen jashte stadiumit, e sa te tjere ne klubet perrreth, e sa te tjere neper plazma apo projektime neper Tirane, e sa te tjere i jane bashkuar turmes qe ka dale nga stadiumi pastaj... as mos t'i duket cudi ndonjerit nese ka patur 100=150 000 tifoza ne bulevard vetem ate dite.

150 000 veta i nxjerr ne bulevard brenda 5 minutash vetem duke zbrazur klubet perreth, jo me me nje miting te tille... (qe njerezit shkojne dhe nga kureshtja se ca po behet, plus shume te tjere aty i therret detyra e 2 gishtave te hajnise, plus sa jane te infiltruar, etj etj etj etj)

Keshtuqe, edhe pse nuk e di sa prostratues protestante ka patur ne proteste, nuk gjej aresye pse te mos e besoj shifren 150 000...

14 mije ishin brenda ne stadium, 140 mije ishin jashte stadiumit, sidomos gjate pjeses se dyte. I gjithe bulevardi ka qene i mbushur ne cdo cep me ekrane te medhenj. Ata qe ishin brenda ne stadium e dolen pas ndeshjes, nuk ishin as 10 perqind e shqiptareve qe festuan ate nate.

 

Kesaj i thone alla-shqiptarce.

Nderkombetaret thane qe keto ishin zgjedhjet me te mira te shqiperise, brenda standardeve. Rama, sillej me pakez dinjitete, dhe sonte do kishim krenarine te thoshnim qe per here te pare patem votime si njerez dhe jo si kafshe.

Po jo bre, behen gjerat kaq lehte ne ate vend. Po, po, parimi eshte te shikohen c'do vote perseri, te bejme auto-kritike etc, etc. Dhe besoj te gjithe e dime qe Berisha i ka gabimet me these. Po ka prapanice Rama te beje kete qe bene kur vet beri kodin zgjedhor, vete shajti e demtojti LSI e c'do parti tjeter te vogel, vete foli per manipulime vetem pasi pa se kishte humbur zgjedhjet, dhe vete nuk tha nje fjale te keqe per zghedhjet e 2007 dhe meqenese nuk kishin standardet e ketyre zgjedhjeve. Po Rama ka vjedhur aq sa Saliu dhe kete e dine te tere, keshtu vete e donte sistemin. Hajde te hapen kutite qe vete komisioneret e mi i pranuan? Po pse nuk thane jo ne ate kohe? Ah, se qendra nuk e kishte kuptuar qe kishte humbur, dhe keshtu nuk e mendojti ta bllokonte situaten qe oren e pare!

Po jo bre, hajde ti hedhim te tera ne ere, se na humbi Ramushi!

neqofte se do te dish me shume per nderkombetaret ktheju pak historise dhe shiko cfare bene ne fillimet e viteve 90. Sidomos ata Europiane. Per reference me te sakte shiko Miranda Vickers me ate bashkeautorin e saj. E vetmja gje qe u interesonte nderkombetareve ishte qe Shqiperia te ishte e qete. Dhe duke e pare Salen si nje lider autoritar, mbyllnin jo nje, por te dy syte per ato qe bente Sala gjate viteve 1992-1996. Nderkombetaret nuk e rruajne shume se kush eshte aty apo si erdhi aty per sa kohe qe vendi nuk behet problem nderkombetar.

Dhe besoj te gjithe e dime qe Berisha i ka gabimet me these. Po ka prapanice Rama te beje kete qe bene kur vet beri kodin zgjedhor, vete shajti e demtojti LSI e c'do parti tjeter te vogel, vete foli per manipulime vetem pasi pa se kishte humbur zgjedhjet, dhe vete nuk tha nje fjale te keqe per zghedhjet e 2007 dhe meqenese nuk kishin standardet e ketyre zgjedhjeve. Po Rama ka vjedhur aq sa Saliu dhe kete e dine te tere, keshtu vete e donte sistemin. Hajde te hapen kutite qe vete komisioneret e mi i pranuan? Po pse nuk thane jo ne ate kohe? Ah, se qendra nuk e kishte kuptuar qe kishte humbur, dhe keshtu nuk e mendojti ta bllokonte situaten qe oren e pare!

Po jo bre, hajde ti hedhim te tera ne ere, se na humbi Ramushi!

100% dakort muhameto, pervec fjalise se fundit. Mos t''i hapim pse do Rama, fundja mos te hapen ato qe do Rama. Le te bejne nje random selection dhe te hapin vetem ato. Bie fjala 10-20 kuti per cdo qark. Te plasen brenda ca komisionere, si te PD-se dhe te Ps-se (se te dy kane vjedh, sic thua dhe ti) e ne mileti i painteresuar te bindemi qe nuk do e kene aq kollaj heren tjeter.

Mbaj mend ato ditet mbas zgjedhjeve, te gjitha shkollat e Tiranes ku u zhvilluan votimet, gelonin nga militante qe silleshin verdalle, bertisnin, apo kishin nje vije te balli se mbeshtesnin koken mbas hekrave te shkolles, se duhet te rrinin e te "runin" voten. Me kujtonin te fortet qe vinin me gjujt kur isha ne Gjimnaz po nuk i lete polici me hy mrena. Me vite me plas!!! Po BOLL mer se na moren fytyren. Une s'i menyre te vetme me u shkeput nga keto primitivizma sot shoh hapjen e kutive. Jo per te sjelle Ramen ne pushtet. Prite Zot!!! Po duhen hap qe te vene mend disa, perfshi edhe keta zarbot e PS-se.

Por numurimin po PD e PS do ta bejne,mos kujto se do ti numurosh ti ????

Te dale nje pale e trete mer. Partite e vogla psh. LE t'i numeroje Shpetim Idrizi psh smiley  

Nuk ngel problemi aty. Le te transmetoje live TV 24 ore numerimin e 200 apo me pak kutive se nuk u bo nami. Ne kina 2 dite qe po shohim 24/24 sesi kercejne e gjyjne me veze protestusit, si i pershnet Sula, si dhe kur shkojne ne hale deputetet. Pse qeka kaq e veshtire me transmetu numerimin?

Ky tironsi i Rames do rinumerim votash. Asnje per be. Keshtu ka vendosur gjykata, keshtu kane vendosur komisioneret e PS qe nuk kane shkruajtur asnje verejtje. Kush eshte ai qe do te dale mbi vendimin e gjykatave? Kush eshte ai qe do te luaje me proceset zgjedhore ne Shqiperi qe jane certifikuar nga nderkombetaret si zgjedhje pa manipulime dhe qe plotesuan standardet? Pse kerkoni te jnjollosni Shqiperine?

Pranoni humbjen kete beni dhe mos u mashtroni nga Rama.

Pse Rama nuk e kontestoi rezultatin pas mbylljes se kutive, dy-tre ditet e para por vetem kur e pa se po humbiste filloi te fliste per parregullsi.

Te gjitha votat jane numeruar sakte nga komisioneret e PD dhe PS, ata qe mund te ankohen jane partite e vogla, por jo PS dhe as PD.

Po po ankohen partite e vogla mer laskar, po t'i s'ke vesh me nigju se ne kaptine te kumbon vec zeri i Sules.

Le te mos numerohen kutite e zonave ku ka vendim gjykate (megjithese kjo pune e vendimit te gjykates eshte justifikim i shpifur se s'ka lidhje me res judicata/gjene e gjykuar hapja e kutive, po hajt mo). Te numerohen ca kuti te tjera po thomi.

Po mire o Tironso, dhe nje pyetje tjeter. Me te vertete ti mendon se Rama do te behet ky ri-numerim, dhe a fiton gje Rama nga ky ri-numerim. Kam friken se do dali qe Rama ka vjedhur shume nga LSI dhe te tjere, si dhe Sala nga PDK-ja mbase (kam frike se Rama do humbasi ne Fier nje mandate, se atje eshte me ngushte nga kudo dhe atje kishte rremuje). Dhe kur te dalin keto dy fakte, humbasim te tere, jo vetem Sala dhe Rama, se ata e kane cipen te trashe dhe nuk ju vjen turp. Perseri pushtet kerokjne dhe kur kapen me duar ne preshe.Po ne c'do bejme kur integrimi te shtyhet dhe dhjete vjet.

Apo do nxjerim politikane te rri nga 99. Ata jane gjyrmaket e amerikes qe nuk dine 2+2=4.

nuk mendon se do ishte mire te mos e kishe bere kete shkrim? e kam fjalen, meqenese eshte nje rast ekstrem percarttesie, nuk mendon se do ishte me mire... you know.

Me transmetim u be numurimi ne keto zgjedhje e ku jemi.

Sali Berisha: por edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje...

Ca do me o Speaker. Nuk eshte fundi i botes te pranosh qe Sala ndonjehere edhe ia fut kot.

Tani per boshtin ideologjik. Nuk eshte problem vetem i Shqiperise, por i gjithe te majtes ndoshta ne gjithe boten, edhe ne disa vende qe nuk kane qene komuniste. Ishte nje artikull i economist me rastin e 20 vjetorit te murit te Berlinit qe shpjegonte se si pas renies se komunizmit ishte me e lehte per partite e djathta qe ta gjenin ideologjine ndersa partite e majta e kane patur me te veshtire. Edhe ne nje vend me normal se ai yne eshte shume e veshtire te gjesh se ku eshte vendi i partive te majta ne spektrin ideologjik.

Nga Kosova:

 

ZGJEDHJET E TË PËRZGJEDHURVE

 

image

 

/* Style Definitions */

table.MsoNormalTable

{mso-style-name:"Table Normal";

mso-tstyle-rowband-size:0;

mso-tstyle-colband-size:0;

mso-style-noshow:yes;

mso-style-parent:"";

mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;

mso-para-margin:0in;

mso-para-margin-bottom:.0001pt;

mso-pagination:widow-orphan;

font-size:10.0pt;

font-family:"Times New Roman";

mso-ansi-language:#0400;

mso-fareast-language:#0400;

mso-bidi-language:#0400;}

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij, jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhelë me fletëvotim

 

Të gjithë e kemi ditur se do të vjedhin vota. Njerëzit më shumë po befasohen me të befasuarit. Duke e duruar hajninë dhe plaçkitjet për dhjetë vjet me radhë, pragu i imunitetit ndaj vjedhjes është bërë i lartë. Njerëzit nuk shokohen nga pamjet televizive ku duket qartë vjedhja. Ata e kanë ditur. Ashtu siç e kanë ditur bërllokun në tokë e ndërtimet pa leje në qiell. Më shumë ka të atillë që qeshin ndër hundë me ata që ankohen për vjedhje votash, sesa aso që shqetësohen dhe mendojnë se duhet bërë diçka. Njerëzit e kanë ditur se do të ketë vjedhje më 15 nëntor 2009. Jo vetëm në Gjakovë, por anekënd Kosovës. Sepse vjedhje kishte secilën ditë të lume para saj.

Njerëzve që ua kanë vjedhur ujin, dritat, vendin e punës, arsimin, përkujdesjen shëndetësore, ndërmarrjet publike e shoqërore, pasuritë tokësore e nëntokësore, flamurin e himnin, hapësirën urbane e rurale, mirëqenien e dinjitetin, vuajtjet dhe ëndrrat, njerëzve që në përgjithësi ua kanë vjedhur të kaluarën e të ardhmen, t’iu thuash tash se ua vodhën edhe votën, është një lloj i çuditshëm ofendimi për ta.  

Ata që s’lanë gjë pa i vjedhur qytetarit, pse do të hezitonin të vidhnin kur vjen puna te vota e qytetarit? Sepse vota na qenka e shenjtë? Po, a nuk ishte kjo shenjtëria tipar i rezervuar për pronën private? Në fakt, kur thuhet se diçka është e shenjtë, kjo bëhet vetëm për ta mbrojtur atë gjë në brishtësinë e saj. Nëse diçka do të ishte njëmend shenjtërisht e pacenueshme, ajo nuk do të kishte nevojë për fjalët mbrojtëse të askujt.

Disa komisionerë në zgjedhjet lokale të së dielës kishin fotografuar kolegët e tyre meqë s’kishin pasur se çfarë të bëjnë tjetër. Të ngujuar në pozitën e spektatorit para vjedhjes së votave, ata e ndanë me të gjithë të tjerët ulësen e tyre, duke na bërë spektatorë edhe neve. Kërcënimi klasik “Paratë ose jetën?” i kaubojve ndaj udhëtarëve të trenit të rrëmbyer, në Kosovë komisionerëve u ishte shndërruar në kërcënimin “Votën ose jetën?”, e që sërish është e njëjta gjë.

Mbase tash e kemi kuptuar më së miri pse nuk pati kamera në vendvotime. Patën qenë ambasadorët e Quintit (SHBA, Francë, Gjermani, Britani e Madhe dhe Itali), ata që muaj më parë e vulosën debatin për ose kundër kamerave. Me vetë faktin që kishim një debat të tillë të nxehtë, kamerat duheshin lejuar. Moslejimi i kamerave pas debatit për to, natyrshëm u shndërrua në inkurajim të asaj që do ta parandalonin kamerat: vjedhjen e votave. Vota e fshehtë e qytetarëve u vodh fshehtas qytetarëve mandej.

Si bëhet që ambasadorët e Quintit u përzien në një çështje si kamerat në vendvotime? A nuk do të duhej që ata të merreshin me çështjet e bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe vendeve të tyre? Po mirë, edhe atëherë kur nuk janë vetëm ambasadorë, pse ata rregullisht përzihen në hollësira në të gjithë aspektet e jetës sonë politike, ekonomike dhe institucionale? Mikromenaxhimi që praktikon Quinti në Kosovë është dëshmi se sa i brishtë është sistemi në Kosovë me në krye Thaçin e Sejdiun, sistem ky që më shumë është sistem i Quintit (shto këtu edhe Pieter Feithin e shefin e EULEX-it, Yves de Kermabonin), sesa i qytetarëve të këtij vendi. Ata e dinë shumë mirë se çfarë kulle prej letre është sistemi politik në Kosovë, ndaj ndërhyjnë gjithandej, duke observuar me mikroskop. Dështimi në një detaj të sistemit mund t’i kushtojë fatalisht tërë sistemit.

Pasditen e këtyre zgjedhjeve, të njëjtit diplomatë nxituan t’i shpallin ato shumë të suksesshme, edhe pse gjithnjë e më shumë flitej për parregullsi dhe përkundër faktit që shumica nuk kishin votuar fare. Na dhanë nota të larta, sikurse arsimtari nxënësit, duke e konfirmuar nevojën e tyre që Kosova e varfër dhe e ndarë përbrenda, pa zhvillim ekonomik, demokraci e drejtësi, me çdo kusht të portretizohet si një rrëfim i suksesshëm. Një mik imi thotë që Kosova është e privuar nga e drejta për të dështuar. Thjesht s’na lejojnë të dështojmë. Neve na e kanë përcaktuar fatin: duhet të jemi rrëfim i suksesshëm edhe kur s’jemi të suksesshëm. Rrëfimi ynë s’është rrëfim yni. Kosova është rrëfim i kidnapuar. Burokratët ndërkombëtarë e kanë përzgjedhur elitën tonë, e cila organizon zgjedhje.

Kjo është arsyeja pse tamam atëherë kur nis të krijohet një valë e kritikës kundër elitës sonë, na vijnë personazhe të famshme të politikës botërore, si Biden, Ahtisari, Clinton, Solana etj., të cilët i lavdërojnë politikanët tanë, ua rrahin krahët atyre dhe e dekurajojnë popullin që t’i kundërshtojë ata. I ushqejnë popullatës vendase inferioritetin: kush jam unë t’i kundërshtoj këta politikanët tanë që, ndonëse aq të korruptuar e të paaftë, megjithatë janë miq me politikanët më të fuqishëm në botë!

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhel me fletëvotim. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë. Ashtu sikurse që e dinte edhe kryetari i Ukrainës, Viktor Yushchenko. I bindur se Leonid Kuchma dhe Viktor Yanukovych do t’ia vjedhin votat në zgjedhje, Yushchenko përgjatë fjalimit të tij një javë para zgjedhjeve të 31 tetorit 2004, do ta citojë - s’mund ta merrni me mend kë - Stalinin: “Në vitin 1936, Josif Stalin, ka thënë që nuk ka rëndësi sesi voton, por rëndësi ka sesi numërohen votat”.

Zgjedhjet në Kosovë ta kujtojnë Yushchenkon teksa kujton Stalinin.

 

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij, jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhelë me fletëvotim

 

o vlla ca dreqi je duke thene? ca vendtakimesh e ke llafin? se ka vende ku njerezit takohen aksidentaisht, si psh ne sheshpushim ose ne shkalle, ne ashensor, ose ne jacuzi... apo ne pishine? apo nen uje? por si flasin? mos valle me sonar? delfine apo balena? ndoshta delfine edhe balenat bashke... eh cben gjuha... cfare ke dash me thene ti e cfare kuptova une.

mos na thuaj se e ke emrin Besnik.

E shtune 4 korrik 2009

Paskal Milo

"Ne jemi shume te zhgenjyer nga menyra se si u soll Partia Socialiste ndaj nesh. Jo vetem qe nuk krijoi nje koalicion real, por ishte fiktiv, sepse nuk pati fryme bashkepunimi nga ana e saj me ne, gjate gjithe fushates elektorale", kritikoi qendrimin e selise roze, lideri i PDS-se. Por perkundrazi, sipas tij, pati sulme te hapura, politika te hapura, presione te hapura, per te ndikuar dhe ndikoi ne elektoratin e tyre, e trembi elektoratin e tyre. Por mbi te gjitha, theksoi ai, pati perpjekje per t'u marre vota ne procesin e numerimit. Per kete, Milo sqaron se kane fakte te padiskutueshme dhe te pakundershtueshme qe Partia Socialiste e ka bere nje gje tille.

Tani del ne proteste perkrah Edi Rames dhe thote "Votat mi ka vjedhur Berisha"

E enjte 9 korrik 2009

Skender Gjinushi

PS e riperdori ne 2009, madje duke kaluar edhe ne mashtrim elektoral qe vota per PSD vote per Berishen, vote per PSD shkon dem.Partia Socialiste vodhi votat tona.

Tani del ne proteste perkrah Edi Rames dhe thote qe "votat mi vodhi Berisha."

Premte 10 korrik 2009

Vangjel Dule

PS vodhi votat tona ne komisionet e numurimit.

Tani del ne proteste perkrah Edi Rames dhe thote qe "votat mi vodhi Berisha"

 

A mund ti besohet ketyre politikaneve?????

Cfare i ka ofruar Edi qe e drodhen.

Mbase ju duket si e pabesueshme por me te mire apo me te keq une po shikoj fundin e mbreterimit te Sales.

Oh asmont e lales!

  • Gjykata e Larte praktikon ate perversion te drejtesis qe Max Weber e quan 'kadijustiz' (drejtesi e 'kadijve')
  • SaleEdRam Berishoviq: 'chorbaxhi bashinj' jeniceresh
  • "Familja Berisha" Orta nr 1 (brigada e pare jenicereve)
  • "Familja Socialiste" Orta nr 2 (brigada e dyte e jenicereve)
  • Ne fotografi : 100,000 raja
  • Ne ushtri: 10,000 shpellare klanore veriore
  • Nderkohe Delinjte: Jorgji, ThaQi bejne kerdine

Do zoti u futna ne nji perandori me te madhe e me sulltan-kalif te forte, se mrena atij qerthulli qe na rretho do hajm njoni-tjetrin.

 Ajo tabela qe Zotrulez e kish sjell ketu, tabela rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve, tregonte dhe nje here se sa miop ishte Rama, i cili firmosi se bashku me Berishen ligjin mbi zgjedhjet, ne dem te partive te vogla, por qe ne fund ju kthye ne te kunderten e vet, pra ne bumerang. Te jete tjetri kaq pallosh. 

Ajo tregon se nga kush qeveriset populli, o z. Pjer!

Sado pallosh te jete Rama, nese do te ishim ne nje sistem demokratik, dhe nese do qeveriseshim nga njerez te ndershem, qe mbi cdo gje, kane si yll polar deshiren e popullit dhe te miren e popullit, qe t'i sigurojne popullit sovranitet mbi te tashmen dhe te ardhmen e vet, atehere, gjithkush do e kish pare, qe edhe pse me 10 000 vota me shume (duke supozuar numerim te ndershem) dhe te kete 3 mandate me shume, atehere eshte tragjedi. Ne qeverisemi nga pakica. Ky eshte aparteidi me i fundit ne Evrope.

Sipas tabeles aty o Pjero:

kemi

1 520 000 vota,  =  140 mandate. (prej nga...)

1 mandat            =  10 800 vota.  Prej nga...

PD = 68 mandate, x 10800 vota = 738 000 vota.

738 000 vota - 610 000(qe ka realisht) = 128 000 vota.

PSja tani, me te njejtin rregull...

65 mandate, x 10 800 vota = 703 000 vota, - 620 000 = 83 000 vota teper.

nese do e pranonim si skeme, duke u qepur zorren partive te vogla; por nese do te krahasonim PD-PS si dy forcat e medha dhe absolute te mejdanit politik shqiptar, atehere do te kishim nje skenar te tille:

620 000 PS, 65 mandate.

610 000 PD, 68 mandate.

Per te zgjedhur nje deputet socialist duhen 9538 shqiptare.

Per te zgjedhur nje deputet "demokrat" duhen 8970 shqiptare.

E sa skenare te tille mund te nxjerresh!!!

mua me pelqen ky ketu:

1 520 000 votues, 140 mandate.

1 mandat = 10800 vota.

PS+PD=620+610=1 230 000 vota.

Te tjerat: 290 000 vota / 10800 = 26 mandate te plota! pra plot 19% te parlamentit!

..................................................

Te honksha shpyrtin o popull budalla qe te terheqin per hunde.

 smiley

Ti me te vertete qenke e mudhe fare. Po mire, bre, sistemin kush e beri keshtu? RAMA.

Dhe sipas teje, Amerika ka nje nga dikaturat me te egra, dhe duhet te marri shembull nga shqiperia. Arsyeja, se ne amerike mund te humbasesh komplet voten e popullit dhe te behesh president (si Bushi ne 2000). Ne fakt, ne amerike mund te fitoshe 15 shtetet me te medhaja me nje vote me teper, 1 vote pra, dhe te humbasesh 35+ shtetet e tjera duke patur 0 vota ne anen tende, dhe perseri behesh president!

 

Rregulli nje i politikes dhe i zgjedhjeve:  ka nje kode zgjedhor. Fakti nje i ketyre zgjedhjeve: Kastriot Islami, ish-shoke i RAMES, e krijojti kete kode!

Une nje gje nuk kuptoje? Perpara se te shaje Berishen Rama pse nuk shane komisioneret e tij dhe Islamin, minimalja qe mund te beje se po te kishte dhe nje gram moral, te parin qe do shante do qe vetja e tije.

Mandatet e deputeteve jane ndare ne baze te koalicionit dhe jo ate vetem te PD dhe PS, pasi keto parti kane hyre me koalicion dhe llogaritja e mandateve ka formule tjeter ne baze te kodit zgjedhor. Lufta per vota eshte bere ne baze koalicioni.

Koalicioni i PD ka marre 712.745 vota ose 46.92% dhe 70 mandate.

Koalicioni i PS ka marre 688.748 vota ose 45.34% dhe 66 mandate.

Pra PD-ja dhe aleatet kane fituar si ne vote popullore ashtu edhe ne mandate, pa llogaritur ketu edhe votat qe ka marre LSI dhe tani eshte ne koalicionin qeverises.

Kete formule e shpike ti tani.

Rama shpiku formulen e humbjes (formulen e ndarjes se mandateve e imponoi PS) dhe prandaj humbi.

Ti vazhdo te besh llogari e te shpikesh formula pas pilafi.

Une s'kam qene kurre dakord me kete formule. Mos filloni te fantazoni kot.

Kurren e kurres nuk jam dakord me formula te tilla "nje njeri - nje vote" dhe qe sistemi te funksionoje si ajo qe kam shpjeguar me siper.

Per mua, "nje njeri - nje vote" dmth vetem nje gje: 1 NJERI=1 VOTE, as me shume, as me pak. Nje vote PD=1vote PS-je, Lsije, Omonie apo gorane. Keshtu eshte demokracia per mua. E ka bere lemshin Rama me Berishen, apo vetem Rama, apo vetem Islami, apo vetem Leshi me te bir, nuk me intereson fare.

Qe ne 28 qershor, populli kerkon te shohe voten. Nje pjese e popullit, po popull eshte ama; kerkon te shohe voten! Le ta kete bere Rama te zezen, nuk me intereson fare; popullit t'i jepet pushteti ne dore! Nuk po kerkon gjak, nuk po kerkon te vetevritet, nuk po kerkon te shitet, po kerkon thjesht voten e vet! Duhet, me urgjencen me te madhe qe ai qe e ka ne dore, t'i plotesoje deshiren, tekun, apo trillin popullit.

Nuk me rruhet fare per gjykata, qeveri, shtet apo ushtri! Ne demokraci, pushteti eshte i popullit, dhe populli vendos. Gjykaten nuk e pjerdh kush kur populli mendon ndryshe! Perndryshe, quhet uzurpim, pushtim dhe skllaveri! Perndryshe, populli te ve flaken, dhe nuk te paguan njeri!

Edhe ju, thirrini mendjes, se me duket se po tregoheni shume militante ne qendrime. Nuk po shoh asnje fije llogjike nga asnjeri, asnjeri nuk po tregon "bon sensin" e duhur te kuptoje ne themel dhe koncept sistemin ku pretendohet te jete Shqiperia!

Te hapen kutite dhe te mbyllet ai muhabet aty sa pa u rrembyer armet, se behet shoshe gjer ne rreze Shqiperia prape! Mos lini nam, se nami ka per t'u bere... Nuk eshte dore shqiptare kjo qe po leviz ketu, dhe thirrini mendjes mire!

 Ajo qe ndryshon ne ciklin kohor 19 vjecar te sistemit te ri demokratik ne Shqiperi eshte se kete radhe protesta e madhe e Tiranes nuk ka vetem ngjyren roze te socialisteve, por nje spekter shume me te gjere nga e majta ne te djathte duke konfirmuar ne kete menyre karakterin thellesisht popullor te protestes. Per kete arsye, Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet ta shohin me realizem dhe te reflektojne dhe jo te mundohen te zvogelojne permasat e saj, perndryshe do te mbeten perseri te pabesueshem, pavaresisht fjaleve te zgjedhura me kujdes qe perdorin per t'ju mbushur mendjen Europes dhe Amerikes se regjimi i Sali Berishes eshte thellesisht demokratik dhe respekton ligjin dhe vetem ligjin. 

 

 

 

Ne fakt shume e vertete?

Me lidere perteje se djathtes dhe te majtes, si Gramoz Ruci (no comment), Nard Ndoka (ish-minister i PDse qe Sala i morri votat), Paskal Milo (qe deri dje thoshte Rama me kishte mare votat), Skender Gjinushi (deri dje Rama me kishte marre votat), Dashamir Shehu, Vangjel Dule, Spartka Ngjela (skizofren dhe matane skozifrenit) si dhe artistin demokratik dhe delikat, world mayor of 2004, Edi Rama, shqiperia vetem perpara mund te veje.

Duke patur historine e ketyre njerezeve, si afat-gjaten dhe aten te vitit te kaluar (pra duke patur parasysh se c'fare secili ka thene dhe ka bere para dhe pas zgjedhjeve, qe nga akuzat e luftrat me partite e vogela), duket qarte se nuk jane te bashkuar nga motive personale dhe fitim-prurese, por jo jane bashkuar nga idealet e tyre atdhe-dashese dhe per kete atdhe jane gati te marrin Oborrin e Berishes me fjalime dhe me dhune. Me jepni sinjalin o djema, se si ata vullnetaret e 99 do vi dhe une, te clirojme shqiperine si c'liruam Kosoven nga serbet e vidicolit.

 

21 Nën 2009 - 2:27pm
."Sipas ligjeve të Hamurabit, derri do plumb, ujku do helm, por për këtë -sherifin e Beogradit- çfarë do të na kumtonin ligjet e Ferrit që krijoi ky rrugaç i trimëruar nga miqësitë me serbo Fazlliçët?

Mbase kjo protestë e paparë do të jetë parathënia e demokracisë së vërtetë ne Dheun Tonë të Shenjtë
 

Ketu ju lashe e ketu ju gjeta. C'paskeni qene dhe ju, ju pelcisni dhe gomeret, se njeriun po e po.

Mire. Mirupafshim perseri.

bjutifull kepcer.

Jo vetëm që e paska nxjerrë në fotografi, por i paska futur dhe një damkë kokës (siç mund të vihet re dhe nga tymi).

P.S. Kjo qenka për te diçitura

 Po t'i hedhesh nje sy shpejt e shpejt ketyre 150 apo 160 komenteve te bera deri mengjesin e 23 nentorit 2009 per protesten, kupton lehte se rreth 10 % e komentuesve jane ne krahun e Sales dhe rreth 90 % jane me Edin. (Ka edhe pak neutrale). 

 

 

Adminet jane neutrale. smiley

Nuk arrij te kuptoj sesi njerez qe llapin dite e nate per popullin dalin sot pas protestes më masive dhe më qytetare te organizuar nga shqiptaret duke u mare me individin. Eshte e trishtueshme se si nje pjese e shqiptareve edhe pas 20 vitesh tentative ringjalljeje te vlerave njerezore brenda ketij vendi te quajtur Shqiperi, vazhdojne te jene pre e genjeshtres, vjedhjes, urrejtjes, cinizmit, manipulimit, papergjejgshmerise qytetare, frikes, kurverise, etj. Lexova disa komentues mjerane, te cilet nje zot i madh e di pse nuk dalin dot me teper nga fjalori i perdorur ne mbledhjet e seksioneve te PD-se. Per disa eshte e habitshme se si mund te protestosh duke kenduar, kercyer apo edhe duke luajtur futboll ne shesh.
Nje miku im PD-ist me kerkoi te pija nje kafe dje. Nuk arrija te kuptoja pse ishte aq nervoz nga kerkesa e riperseritur ne proteste per hapjen e kutive???!!! Me foli gjithe kohen vetem per Ed Ramen dhe Gramoz Rucin. Si mund te funksionoje llogjika e nje njeriu ne kete forme!!!??? Nje pyetje i bera mikut tim... Çfare ndodh me PD-ne dhe Shqiperine kur te vdese Sali Berisha...Nga pergjigja pashe qe kishte pjerdhur... Me tha se do "merrte lumi" PD-ne dhe Shqiperine bashke. Po te shohesh ne PD ekzitojne dy grupe mbeshtetesish. Grupi i pare eshte ai qe jeton dhe punon nen "RRETHIM" dhe qe dita dites stervitet dhe rri vigjilent per t'u mbrojtur nga armiqte e Jashtem, por gjithashtu edhe nga ata te "BRENDSHEM", qe jane dhe me te rezikshmit dhe grupi i dyte jane gjithe ata viktima qe "shiten shpirtin" per dy groshe. Te pareve u them te "Çajne RRETHIMIN", te dyteve u them se kane kohe qe t'a riblejne shpirtin edhe pse me shtrenjte nga çe shiten.

 

 

 

 

 

 

Sipas një anketimi të radios Zëri i Amerikës, treçereku i vendit nuk mbështet politikat e bojkotit

 

Sondazhi: 76% e shqiptarëve kundër protestave të Ramës

 

Mediat prestigjioze ndërkombëtare e shohin protestën e opozitës si një politikë pa krye, duke evidentuar faktin se me anë të këtyre qëndrimeve pakica e majtë nuk do të arrijë të realizojë synimet e saj për hapjen e kutive të votimit, gjë që nënkupton shkeljen e vendimeve të gjykatave. Në një sondazh të publikuar në faqen zyrtare të internetit të radios prestigjioze të lajmeve "Zëri i Amerikës", pyetjes se "A mendoni se me bojkotin e Parlamentit dhe protestat, opozita do t'i realizojë synimet e saj", mbi 76% e pjesëmarrësve i janë përgjigjur negativisht, ndërkohë që vetëm 22% kanë dhënë një përgjigje pozitive, ndërsa 2% shprehen se nuk mund të japin një mendim lidhur me këtë çështje. Shqiptarët shprehen njëzëri kundër protestës së Ramës edhe në një anketë të zhvilluar nga Top Channel ku mbi 53 % e 2356 pjesëmarrësve e konsiderojnë atë si një iniciativë të pavlerë dhe që nuk do të ketë asnjë ndikim. Vetëm 25 % e pjesëmarrësve mendojnë se kjo protestë do të ndikojë tek shumica, ndërsa pjesa tjetër e shohin vetëm në këndvështrimin e formatit të organizimit të protestës në formë kampingu. Rezultati i thellë i këtij sondazhi i zhvilluar nga një agjenci kaq prestigjioze dhe e paanshme dëshmon për perceptimin me të cilin e shohin qytetarët protestën e opozitës, gjë që e dëshmuan edhe dy ditë më parë me braktisjen totale që i bënë Ramës në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Më shumë se 90% e shqiptarëve i thanë "jo" dy ditë më parë politikës refraktare e obstruktive të Edi Ramës. Mediat ndërkombëtare pasqyruan protestën e opozitës në Tiranë, duke nënvizuar se pjesëmarrja nuk kalonte më shumë se 3 mijë veta. "Rreth 3 mijë mbështetës të opozitës shqiptare u mblodhën të premten jashtë selisë së Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në qershor. Partia e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha fitoi zgjedhjet e 28 qershorit dhe ka 75 vende në Parlamentin me 140 vende", njoftonte agjencia amerikane e lajmeve "Earth Time", duke iu referuar tubimit të dështuar të Ramës. Me qëndrimin kundër protestës së opozitës, shqiptarët dëshmuan për herë të dytë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, se mbështesin integrimin europian, liberalizimin e vizave dhe zhvillimin e vendit, kundrejt alternativës së destabilizimit, anarkisë dhe dhunës që ofron kryetari socialist. Protesta e dy ditëve më parë, e trumbetuar prej afro dy muajsh si më e madhja që do të mbahej nga opozita e majtë, ka rezultuar në një miting qesharak dhe dështim të pashmangshëm për vetë kryetarin e PS-së. Skenari i kësaj proteste ishte masivizimi artificial i turmës së pranishme. Organizatorët ishin kujdesur për çdo detaj në mënyrë që pjesëmarrja të prezantohej nëpërmjet kamerave si masive. Të ndarë sipas qarqeve dhe njësive bashkiake, stafi organizator u mundua të zgjaste në mënyrë artificiale kordonin e të pranishmëve, të cilët me sy të lirë dalloheshin qartë se nuk ishin më shumë se 2-3 mijë veta.

 A ka mundesi, ta vendosim ne kornize komentin e bertit 12:17

bashkohem! smiley

Nuk ju duket e dicka jo e rastesishme,tani qe mazhorance do te miratoje ligjin anti-mafia,opozita po kercenon te rrezoje mazhorancen me forcen e armeve?

Solidarnosc, per Sali Berishen nuk vlen t'a harxhosh plumbin, se ndonjehere eshte nder i madh te te kepusin i koqe plumbi. Ate do t'a largojme thjesht duke peshtytur para deres se Kryeministrise.  Solidarnosc "Çaje RRETHIMIN", çlirohu...

Berisha pergatit “antimitingun”
23/11/2009 16:10

Berisha pergatit “antimitingun”

Kryeministri Sali Berisha ka shmangur reagimet direkte per kerkesat e opozites, pasi dy dite me radhe deklaroi se hapja e kutive te votimit eshte antikushtetuese.
Per te treguar se ka nje axhende krejt tjeter nga protestat e opozites, kryeministri Berisha shpalli ne mbledhjen e grupit parlamentar nisjen e pergatitjeve per festimin madheshtor te pervjetorit e 19-te te dites, kur studentet u ngriten kunder  sistemit komunist.

Kjo do te thote se festa e demokrateve, me 8 dhjetor, do te zhvillohet vetem 3 dite pas protestes se ardhshme te opozites.

“8 dhjetori do te jete festa e shembjes se murit te Berlinit ne Tirane, do te jete nje feste e madhe, ku do te marre pjese e gjithe Shqiperia. Feste per Europen, per aspiraten tone europiane, qe me 16 nentor mori firmen e te gjitha vendeve anetare te BE. Festojme me krenari si vend anetar i NATO-s. Ne qe shembem murin e Berlinit, historia na dha mundesi qe te shnderroje ne realitet kete enderr te madhe”, u shpreh Berisha.

Ne mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri Berisha foli dhe per miratimin se shpejti te ligjit antimafia, si nje nga kushtet kryesore per heqjen e vizave. Nje prioritet, qe sic tha ai, duke nenkuptuar protestat e opozites, nuk mund te pengohet nga askush.

“Dua te siguroj qyteraret shqiptare se te gjitha perpjekjet per ta bllokuar kete proces perfunduan ne lane. Procesi po shkon ne menyre te shkelqyer”, u shpreh Berisha.

Me festimin e 8 dhjetorit, kryeministri Berisha i dha edhe nje mesazh tjeter indirekt opozites dhe synimit te saj per zgjedhje te parakohshme.

“Ndaj dhe do te jete nje feste e madhe, e cila synon jo vetem nderimin per ate qe eshte bere dhe arritur, por me shume ftese per horizontin e  ri deri me 28 qershor te vitit 2013, ne te cilin shqiptaret do te votojne mesa duket edhe nje here per kete mazhorance”, u shpreh Berisha.

 

Ky o numer njish per ner!!!

Poshte Agron Llakaj!!!!!!!!!

Perse ke problem ti zotrulers,kur manifeston gjysma tjeter e shqiptareve?

Absolutisht nuk kam problem. Ti ke problem. Aty ka per te qene edhe Majko, edhe Meta, edhe shume te tjere... nuk do mbese njeri pa vajtur, se te gjithe qe kane qene studente asokohe, kane poaq merita. Plus qe Majkos ja ka dhene vete Berisha dekoraten e pishtarit te demokracise pikerisht per ate dite.

Ama ti e ke problem manifestimin. U corre sa u ngjire ketu qe manifestimi eshte shperdorim fondesh... Berisha ka per ta bere me fara luledielli manifestimin... 2 minuta heshtje, nje gote lule, dhe shperndahuni se boll humbi ekonomia.

 Trinomi i ri Berisha - Meta - Topalli me daljet e fundit te shpeshta ne media pas protestes masive ne Tirane per hapjen e kutive, duket se po mundohet te riorganizohet dhe te kunderpergjigjet fort per te goditur ne shenje perpjekjet per protesten e paralajmeruar te 5 dhjetorit. 

 

 Trinomi i ri Berisha - Meta - Topalli

Aj bëlliiv dhej koll it "thriisam", a.k.a. threesome (disambiguation)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).