Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?

http://www.gazetastart.com/fotolajm/anne_ve_be1.jpgFoshnjat qajnë në një mënyrë të përshtatshme me gjuhën e nënave të tyre, theksohet në një studim të bërë në Gjermani.

Gazeta gjermane "Die Welt" i referohet Kathleen Wermke, drejtuese e qendrës ""Zhvillimi i gjuhës para të folurit dhe problemet e zhvillimit" në klinikën e universitetit Würzburg, dhe ekipit të saj. Ata vërtetuan se kur embrioni është në barkun e nënës regjistron në kujtesën e tij thekset e ndryshme të gjuhës së saj, dhe pasi lind, gjatë të qarit përdor “atë shembull melodie” të nënës.

Pas botimit të rezultateve të studimit në revistën "Current Biology", Wermke thekson se janë analizuar 60 foshnje 3-5 ditëshe franceze dhe gjermane, dhe nga spektri i frekuencave i përgatitur gjatë kohës që qanin u përftuan thekse të ndryshme.

Duke parë se në gjuhën gjermane theksi i fjalëve dobësohet në rrokjet e fundit, ndërsa në gjuhën franceze theksohet më tepër, Wermke deklaroi se foshnjat gjermane fillonin të qarin me tone të larta pastaj e ngadalësonin. Ndërsa tek foshnjat franceze ndodhte e kundërta, ato fillonin të qanin lehtë dhe më vonë e ngrinin më shumë zërin.

9 Komente

Hëm... dilemë... ta marrësh gruan këngëtare, apo memece?

 

Duke parë se në gjuhën gjermane theksi i fjalëve dobësohet në rrokjet e fundit, ndërsa në gjuhën franceze theksohet më tepër, Wermke deklaroi se foshnjat gjermane fillonin të qarin me tone të larta pastaj e ngadalësonin. Ndërsa tek foshnjat franceze ndodhte e kundërta, ato fillonin të qanin lehtë dhe më vonë e ngrinin më shumë zërin.

Nderkohe qe foshnjat shqiptare qarjen e fillojne me duartrokitje per partine qe simpatizojne prinderit, pastaj vazhdojne me poshte ky, rrofte ai, duam viza, dhe perfundojne me sa qenka shtrenjtuar mishi.

Studim interesant ne fakt. Do ishte mire te kishin bere krahasime dhe me kombesi te tjera me kultura/tradita me te ndryshme sesa gjermanofrancezet, qe te shikonin si (nese) faktorizohet tradita dhe kultura e trasheguar. Ne do ishim perfekt per krahasim, ngaqe cdo shprehje emocioni e kemi me ton me te larte se perendimoret, sidomos diskutimet dhe vajtimet. smiley

"The scientist in the crib"

Gopnik A., Meltzoff A., and Kuhl P

E qara nuk eshte gjuhe, o njerez idjote, o gazetaruce palaco!

zotrules, po mbase e ka patur ne kuptimin metaforik gazetarja smiley

Ne fakt, here pas here une i flas italisht nipit tim 4 muajsh, sidomos kur qan dhe do ti qe ai pushon sa here me degjon zerin? Po sepse kam pershtypjen se thote me vete: "Oh, Zot cfare kam bere per te merituar nje teze kaq te cmendur" smiley  se me shikon me ca sy te cuditur, pastaj gugat ne gjuhen e vet universale, une ia kthej po ne "gjuhen e vet" ose dicka te perafert... ai qesh dhe fsheh koken si i turperuar pa e larguar buzeqeshjen nga buza... them me vete, kushedi c'kuptim kane ne gjuhen e tij ato "fjale" qe i kam thene une.... Po tek e fundit, merremi vesh per bukuri... smiley

Pse nuk thua ti qe duhet te jesh 4 vjec qe te merresh vesht me ty.

Ne fakt, ka kohe qe merrem vesh me mire me te vegjlit, se me ata qe pretendojne se jane te rritur.

po jo , ceshtja eshte se bota fut hall sesi ti kuptoje e ti gdhende njerezit qe ne bark te neses.

Kurse ne kemi halle te tjera, gdhendjen e njeriut e zgjidhim me nai laper surratit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).