Nata e Bardhe i jep gjalleri Tiranes

Rruget e Tiranes kane qene te tejmbushura mbremjen e djeshme, nderkohe qe dhjetera tinguj muzikore kane ofshetire ne sheshet kryesore te Tiranes, dhe kjo pikerisht per te festuar Naten e Bardhe. Te gjitha ta qe kane dale per te festuar nuk jane ndalur as nga hallet e perditshme dhe as kuleta bosh nuk i ka penguar femijet dhe te rinjte te dalin ne rruget e Tiranes dhe t'i thone "jo" stresit te perditshem, te pakten per nje nate. Tabloja e kryeqytetit tone eshte ndoshta jo aq e gjalle sa pritej, por gjithsesi, rruget e tij jane mbushur plot. Me se shumti, te rinj e te reja kane vrapuar drejt koncerteve festive, lokaleve e pub-eve per te shijuar nje nate qe i ngjan cdo dite tjeter per nga aktivitetet. Bizneset e kane ne xhep lejen qe te qendrojne hapur ne sherbim te qytetareve, por edhe linjat e transportit publike nuk i kane "braktisur" qytetaret, duke i transportuar drejt zonave me te nxehta te festimeve.

Liridalje

Nese i pyesje te rinjte se si u duken festimet, ata nen ze pohonin se Nata e Bardhe eshte nje dite e shenuar, pasi pothuaj per te gjashtin vit radhazi, ata nuk kane pse te perdorin metoda bindese per prinderit e tyre. Ata ua kane dhene lejen, shoqeruar me nje sere keshillash qe lidhen me pijen, sherret e mundshme, apo me se shumti, per kujdesin gjate kthimit ne shtepi. Keshtu, te rinjte pohojne se, me shume sesa te ndjekin kalendarin e aktiviteteve, ata jane te lumtur se me ne fund po dalin pa kufizime. Keshtu, pasi e kane pritur per dite e dite me radhe, te rinjte e qytetit te Tiranes dhe periferise jane veshur e stolisur dhe kane rendur rrugeve te kryeqytetit, pa e vrare mendjen nga i ftohti. Ajo qe binte me shume ne sy eshte dalja ne mase kolektive e te rinjve te periferise sidomos, te cilet jane shoqeruar per disa ore edhe nga te rriturit. Ne kete menyre, per ta liridalja ka qene disi e kufizuar.

Aktivitetet

Duke filluar qe nga ora 18:00 e pasdites se djeshme e deri ne mengjes, rruget dhe sheshet e Tiranes ishin ne feste. Programi kishte kenge partizane, filma me teme patriotike dhe shume koncerte muzikore. Te gjitha dritat ishin ndezur dhe Bashkia e Tiranes per kete mbremje organizoi nje sere aktivitetesh maratone, te cilat beren te mundur aktivizimin e grupmoshave te ndryshme. Ky aktivitet masiv pervec argetimit ka per qellim nxitjen e jetes social-kulturore ne vend. Siparin e kesaj feste gjigante e hapi Banda e qytetit, e cila luajti muzike karakteristike gjate gjithe rruges qe pershkoi, duke nisur nga bulevardi "Zogu i Pare", ne sheshin "Skenderbej", pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit" e deri ne sheshin "Nene Tereza". Me pas banda e qytetit u la stafeten koncerteve dhe aktiviteteve te tjera shume te rendesishme, te cilat u vendosen ne sheshet dhe lulishtet me kryesore te kryeqytetit grupmosha nga me te ndryshmet, duke nisur nga femijet e vegjel deri te moshat e treta. Nderkohe, Ansambli Tirana dhe Cirku si gjithmone aktive neper sheshe te ndryshme, por ne oren 19:00 ata u vendosen te ura e madhe e Lanes. Bashkia hapi dyert ne oren 20:00, per te pritur te gjithe ata qytetare ne zyren e kryebashkiakut Rama. Por ne kete dite per festen e Clirimit nuk mund te mungoje Shoqata e Veteraneve, te cilet sollen atmosferen e kengeve partizane te Parku "Rinia" dhe po aty gjendje nje kinema e hapur, ku u shfaqen filma me permbajtje patriotike.

Jeta e nates

Ne oren 21:00 nisi koncerti kryesor festiv te sheshi "Skenderbej", i cili do te zgjati me teper se 4 ore. Pjesemarres ne te ishin emra te njohur te skenes se muzikes shqiptare. Ndersa ne oren 22:00, ne rrugen "Deshmoret e 4 Shkurtit", u organizua nje tjeter koncert, me grupe shqiptare te muzikes alternative. Per kete nate, Bashkia cdo vit parashikon nje bashkepunim te ngushte me njesite tregtare te te gjitha llojeve, nderkohe qe qarkullimi rrugor ka qene i bllokuar ne qender dhe ne rruget kryesore.

Femijet

Femijet kane pasur mbreme hapesiren e tyre te argetimit per Naten e Bardhe. Keshtu, ata jane bere protagoniste nga personazhet me te dashura kukulla, dhe ashtu si ne perralla, qielli u mbush me flluska e tullumbace. Gjithashtu, per ta kishte edhe kende lojerash te instaluara.

Te moshuarit

Edhe per kete kategori, bashkia ka menduar qe t'i jape hapesiren e nevojshme. Keshtu, te moshuarit nuk kane ngurruar te marrin pjese ne koncertin madheshtor qe u zhvillua ne qender te Tiranes, ndersa kane kenduar edhe kenge partizane, me rastin e dites se clirimit.

Gjeografia e festimeve:

Ora 18:00, nen tingujt e Bandes se Bashkise se Tiranes u cel sipari i eventit masiv me te dashur per kryeqytetin, prej 6 vitesh tashme.

Ora 18:30 kengetaret dhe balerinet e vegjel mbushen lulishten e "Skenderbeut". Me pas, animatoret zhvilluan projektin interaktiv "Te lindur per te lexuar". Tollumbace e libra u dhuruan per femijet pjesemarres ne feste.

Galeria e Arteve mirepriti nje skene gjigante, ku ne maratone i lane stafeten njeri - tjetrit, grupe e stoliste nga zhanre te ndryshme te muzikes.

Ne oret e vona te mbremjes, skena e Galerise se Arteve kaloi ne duart e grupeve, me kengetare te rinj por te mirenjohur, grupe rock e hip - hop.

Ne Uren e Re, ne hyrje te bllokut, 50 instrumentiste i dhuruan te apasionuarve te muzikes klasike, momente te paharrueshme, nga pjese te njohura te kompozitoreve boterore. Zjarret ishin pjese e atmosferes romantike, qe grupi i muzikanteve kerkoi te percjelle.

Rreth ores 20:30, Ura e Re u perfshi nga nje vale ndryshe, entuziazmi dhe hareje, nga pjesetaret e Cirkut te Tiranes.

Veteranet edhe kete vit, nostalgjine e tyre ne diten e 65 - vjetorit te Clirimit e strehuan ne Lulishten e Vellezerve "Frasheri". Pervec kengeve dhe zjarreve partizane, vizitoret aty gjeten nje ekspozite te shkelqyer, nga artistet kinematografike shqiptare nder vite.

Ura e Madhe ishte qendra e argetimit per Naten e Bardhe 2009. Kompania AMC, ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes organizoi nje koncert gjigant, me grupe muzikantesh e balerinesh latine, te cilet ndezen atmosferen per disa ore me rradhe.

3 Komente

me gripin sheshit? Ne mes te dimrit? Te forte jane. Bravo ju qofte.

po kjo nata e bardhe eshte feste e clirimit apo eshte feste me origjine pagane?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).