Muri i Berlinit dhe keqkuptimi qe e rrezoi

Nxitja per te shkruar keto rradhe me erdhi, pasi pashe dy emisione "Opinion" te Blendi Fevziut ne TV Klan, te cilat i kushtoheshin kesaj teme. Me brente krimbi, qe te thoja dicka, per te vene ne dukje se sa pak informacion zoterohet rreth renies se murit te Berlinit. Nuk mund ti vej faj personalisht Blendi Fevziut, per mungesen e informacionit te plote, me teper habitem me te, sepse TV Klan dhe vecanerisht emisioni "Opinion" ka nje staf, i cili duhet te merret me kerkimet paraprake dhe mepas me kerkimet e thella rreth nje teme. E turpshme eshte kur e gjithe dija rrjedh vetem prej HistoryChannel. >smiley>

Renia e Murit te Berlinit ne te vertete nuk eshte fillimi i kapitullimit te komunizmit ne bote. Do te ishte nje padrejtesi ndaj polakeve, cekeve dhe hungarezeve po te pretendosh dicka te tille. Por renia e Murit te Berlinit ka fuqine e simbolikes qe ia jep nepermjet atyre pamjeve rrenqethese dhe imazhit qe kishte ky mur. Ashtu sic edhe ish-Presidenti polak Aleksander Kwasniewski u thote gjermaneve: “.....Neve na u desh ta rrezonim komunizmin ne negociata te mundimshme ne tavoline te rrummbullakte. Neve na ka mbetur vetem nje tavoline e rrumbullakte, ju keni ato pamje te mahnitshme”. Simbolika me e rendesishme ka te beje dhe faktin, qe ne Berlin, ne ndryshim me vendet e tjera te kampit lindor, ndodhej edhe perballja fizike e Perendimit me Lindjen, USA me Bashkimin Sovjetik. >smiley>

Por nese ne disa vende te ish-kampit komunist kishte disa muaj, qe ishin bere ndryshimet politike (ne Poloni dhe ne Hungari ishin zhvilluar zgjedhjet e para demokratike pluripartiake, ku partite komuniste kishin humbur thelle dhe ishin terhequr nga pushteti), Gjermania Lindore, megjithese e prekur nga ndryshimet, akoma nuk ishte pregatitur te bente ndryshimin e madh. SED (Sozialistische Einheitspartei Deutschlands), partia komuniste ne pushtet ne DDR, akoma perpiqej qe te mbante me force pushtetin. Kundervenia e udheheqesit shumevjecar te SED, Erich Honecker, ndaj politikes se Glasnostit dhe Perestrojkes se Gorbacovit ishte e ditur dhe e qarte, gje qe beri, qe Erich Honecker te rrezohej me 18 Tetor 1989 nga ruset. Ne Plauen, Leipzig dhe Dresden zhvilloheshin asokohe demonstrata te fuqishme kunder regjimit te atehershme te DDR. Gjithashtu edhe te arratisurit ne mase nepermjet Hungarise dhe Cekosllovakise e rendonin akoma me teper situaten politike te Gjermanise lindore. >smiley>

Kerkesat e fuqishme te Hungarise dhe Cekosllovakise, qe Gjermania lindore ti jepte nje zgjidhje te menjehereshme problemit te arratisjeve masive te qytetareve gjermanolindore, madje duke kercenuar per mbylljen edhe te kufinjve mes ketyre vendeve, beri qe Komiteti Qendror i SED ti jepte si detyre Ministrise se Brendshme gjermanolindore, qe te perpilonte me urgjence nje projektligj per proceduren e kalimit te kufirut nga ana e qytetareve gjermanolindor drejt Perendimit. Keshtu ndodhi qe mengjesin e 9 Nentorit 1989 ne zyren e Drejtorit te Ceshtjes se Vizave ne Ministrine e Brendshme te DDR, Gerhard Lauter, te mblidhej nje grup pune prej kater personash, i perbere nga Gerhard Lauter, dy oficere madhore te STASI-t si edhe nje gjeneralmajor, drejtor i Drejtorise se Brendshme te Ministrise se Brendshme gjermanolindore. Ne tryeze ata kishin nje projektplan te paravendosur nga mbledhja e nje dite mepare e Komitetit Qendror te SED. Ne kete projektplan percaktohej procedura qe duhej ndjekur me ata qe deshironin te linin DDR. Aty thuhej ne vija te trasha, qe ata, qe deshironin te linin DDR, mund ta benin ate nepermjet kufirit ndergjerman, me kusht, qe ata do te catdhesoheshin dhe nuk do te kishin te drejten qe te ktheheshin me ne DDR. Per Gerhard Lauter ky projektligj dukej i pamjaftueshem per ti dhene zgjidhje perfundimtare problemit te kufirit, sepse ne kete projektligj nuk perfshihej procedura qe duhej ndjekur per ata, qe deshironin te benin vizita private tek te afermit e tyre ne Gjermanine Perendimore (dhe te tille kishte plot), por qe deshironin te riktheheshin ne atdheun e tyre. Gjate konsultimit brenda grupit te punes, Gerhard Lauter hodhi propozimin, qe brenda projektligjit te fusnin edhe nje pasazh, ku thuhej: “Per vizitat private mund te beheshin kerkesa per viza ne organet perkatese, pa patur nevoje per dokumenta shtese qe kerkoheshin deriatehere. Dhenia e vizave duhet te shqyrtohej ne menyre te pershpejtuar. Mosdhenia e vizave duhet te ndodhe vetem per arsye madhore.” Futja e nje pasazhi te tille ne nje projektligj pa direktiven dhe pa u diskutuar mepare ne Komitetin Qendror te SED perbente nje rast te paprecedente per menyren e asokohe te hartimit te nje ligji, dhe hartuesit e tij ne kete moment rrezikonin shume, jo vetem pozicionin e tyre, por ndoshta edhe jeten. Per kete ata ishin te vetedijshem dhe vendosen qe ta dergonin kete projektligj perseri ne KQ te SED per tu diskutuar dhe miratuar separi atje dhe mevone per tu nenshkruar nga te 44 ministrat e asokohe te qeverise se DDR, perndryshe ligji nuk do te kishte vlere. Per kete qellim ne projektligj u fut edhe pasazhi: “Ky ligj hyn ne fuqi me 10 Nentor 1989, ora 04.00 e mengjesit.” Deri ne kete afat do te ishte dhene mundesia, qe te ndermerreshin ndryshimet e duhura, nese do te kishte, dhe qe ligji te kalonte per nenshkrim. Ne mesdite, shoferi i Gerhard Lauter, dergon projektligjin ne Komitetin Qendror te SED, ku sekretari i pare i atehershme, Egon Krenz, kishte mbledhur Byrone Politike dhe sekretaret e KQ te SED, per te diskutuar per masat qe do te ndermerreshin per te zgjidhur krizen politike. Ne kete mbledhje, ne te cilen mungonte Günter Schabowski, njeri nga sekretaret e KQ dhe anetar i Byrose Plotike i ngarkuar per median, pasi po jepte nje konference per shtyp, u lexua edhe projektligji sebashku me pasazhin e famshem te shtuar ne menyre te njeanshme nga Lauter. Ketu regjimi komunist merr mbrapsht monedhen. Duke qene se praktika normale e vendimmarrjes ishte e tille, qe per te menduar, mendonte vetem sekretari i pare, kurse te tjeret vetem miratonin ate qe thoshte sekretari i pare, asnje nga te pranishmit ne salle nuk u merakos per pasojat qe do te sillte ai pasazh i futur ilegalisht. Madje edhe vete Egon Krenz i besoi verberisht mvartesit te tij. Vetem njeri nga te pranishmit beri pyetjen, nese per kete projektligj ishte marre edhe miratimi i udheheqesve rus. Krenz iu pergjigj, qe nje gje e tille ishte biseduar me ambasadorin rus ne Berlinin lindor dhe ishte marre aprovimi i ruseve. Keshtu qe te gjithe e miratuan kete ligj.>smiley>

Ne pushimin mes mbledhjes, Krenz i afrohet Günter Schabowskit dhe i rras ne dore dosjen me projektligjin e sapomiratuar ne mbledhjen e KQ dhe i thote qe ta prezantoje ligjin ne konferencen e ardhshme te shtypit qe pritej te mbahej ne oren 19.00. Ishte ora 16.00 dhe Krenz futet ne nje bisede me Johannes Rau, funksionar i rendesishem i SPD te Gjermanise perendimore dhe asokohe kryeminister i Landit Nordrhein-Westfalen dhe shume vite mevone Presidenti i Republikes Gjermane. Ajo qe atekohe nuk ishte e qarte se cfare u bisedua ne ate takim prej nje ore e gjysem mes Krenz dhe Rau, u zbulua mevone. Dhe pikerisht kishte te bente me ate, qe Gjermania lindore po negocionte me Gjermanine Perendimore per lirimin gradualisht te murit te Berlinit, ne kembim te nje perkrahjeje ekonomike nga ana e Gjermanise perendimore per Gjermanine lindore. Gjermanolindoret kishin madje perfytyrime te sakta se sa do te ishte kosto e kembimit te murit me valute. Ata kerkonin pikerisht 3 miliarde Marka gjermanoperendimore. Gjermanoperendimoret kishin ardhur ne ate takim me propozimin per te marrur persiper shpenzimet e procedurave te kalimit te kufirit nga cdo qytetar gjermanolindor, qe arrinin deri ne 500 milione DM. Negociatat vazhdonin akoma dhe palet nuk kishin arritur ne nje perfundim te perbashket Pas takimit Krenz u fut perseri ne mbledhjen e KQ te SED, e cila do te vazhdonte deri ne mbremjen e vone.>smiley>

Ne oren 19.00, pa e lexuar fare, se cfare shkruhej ne ligj, Schabowski merr rrugen per ne konferencen e shtypit, ku prezenca e gazetareve perendimore fliste per interesimin qe tregonte Perendimi ndaj zhvillimeve ne DDR. Megjithese interesi ishte teper i madh, konferenca e shtypit e Schabowskit po behej teper e merzitshme. Sic tregon edhe Tom Brokaw, gazetari i famshem i rrjetit NBC, i cili ishte prezent ne ate koference shtypi, ate gati po e zinte gjumi prej frazave standarte te Schabowskit. Pas gjysem ore ligjerate te Schabowskit, ai ua jep fjalen gazetareve per pyetjet e rastit. Dhe pyetja e pare i takoi ta bente gazetari i agjensise italiane ANSA, Riccardo Ehrmann. Pak e cuditshme, duke marrur parasysh pozicionin e pafavorshem, qe kishte gazetari italian ne salle. Ai kishte mberritur me vones dhe duke qene se salla ishte e mbushur plot ai ishte ulur galic ne krahun e majte poshte tavolines se konferences se shtypit (Schabowski pothuaj nuk e shihte fare ate). Italiani beri me nje gjermanishte te thyer edhe pyetjen, qe do te sillte mevone te gjithe reaksionin zinxhir te renies se murit te Berlinit: “Zoti Schabowski, ju folet per gabime te bera, a nuk e mendoni, qe ishte gabim i madh, qe nuk na folet per rregullin e ri te kalimit kufitar, qe keni vendosur keto dite?”. Thashethemet thone qe nje funksionar i larte i SED, ish Drejtor i agjensise ADN te lajmeve te DDR dhe anetari i KQ te SED, Günter Pötschke, ishte ai, i cili rreth ores 17.00 kishte telefonuar ne zyren e ANSA ne Gjermanine lindore dhe i ishte lutur Ehrmann, qe te bente Schabowskit ate pyetje. Dhe Schabowski, duke germuar ne dosjen, qe i kishte rrasur ne dore Krenz: “Po, keni te drejte, per pak desh e harrova fare, qeveria ka miratuar nje ligj te ri, per udhetimin e qytetareve gjermanolindore ne drejtim te perendimit”. Dhe duke mos ditur permbajtjen e ketij ligji, ai vendos te lexoje ligjin fjale per fjale dhe fillon me pasazhin e futur ilegalisht ate mengjes prej Gerhard Lauter: ““Per vizitat private mund te behen kerkesa per viza ne organet perkatese, pa patur nevoje per dokumenta shtese qe kerkohen deriatehere. Dhenia e vizave duhet te shqyrtohet ne menyre te pershpejtuar nga organet perkatese. Mosdhenia e vizave ndodh vetem per arsye madhore.” >smiley>

Menjehere salla u rikthye ne jete dhe po reagonte jo e qete. Ne rremuje e siper gazetari i “Bild”, Peter Brinkmann, i cili e ndjen scoop-in pyet Schabowskin: “Kur?”, Schabowski shfleton ne shkresat qe ka perpara dhe duke mos arritur te lexoje ne faqen e fundit qe ligji hynte ne fuqi dhe mund t´iu shperndahej mediave vetem me 10 Nentor ora 04.00 e mengjesit, i pergjigjet: “Qe tani......menjehere...., keshtu shkruhet ketu, menjehere”. Pastaj Brinkmann pyet serish: “Ju thate vetem ne Republiken Federale Gjermane, vlen kjo edhe per Berlinin?” dhe aty Schabowskit i bie ndermend, qe ndoshta ka bere gabimin e jetes, duke pyetur veten nese e gjitha ishte miratuar prej ruseve, pasi fundja Berlini ishte ne dore te ruseve, keshtu qe Schabowski ben sikur nuk e degjon pyetjen. Por Brinkmann eshte penetrant dhe ngulmon ne pyetjen e tij. Atehere Schabowski duke rremuar perseri ne letrat e tij i pergjigjet: “Po kalimi i kufirt mund te behet ne te gjitha pikat e kalimit kufitar te DDR me BRD edhe nepermjet Berlinit Perendimor”.>smiley>

Gazetaret vershojne perjashta per tu transmetuar agjensive te tyre te rejat interesante te konferences se shtypit, nje grup tjeter gazetaresh grumbullohen rreth Schabowskit, per tu sqaruar me mire. Ne mes tyre edhe grupi i gazetareve amerikane rreth Tom Brokaw, te cilet donin te sqaroheshin me mire, pasi mendonin qe kishin te benin me nje gabim te perkthyesit. Schabowski merr rrugen drejt nje dhome te vecante, i jep nje interviste personale gazetarit te NBC Tom Brokaw, i cili e pyet edhe njehere nese gjermanolindoret do te kishin te drejten te kalonin te lire edhe nepermjet murit te Berlinit dhe Schabowski ia konfirmon edhe njehere ate.>smiley>

Konferenca e shtypit e Schabowskit po transmetohej direkt nga televizioni shteteror i Gjermanise Lindore, por asnje nga kreret e udheheqjes se SED nuk kishte mundesi ta shihte ate, pasi te gjithe ishin ne mbledhje.>smiley>

Ne piken e kalimit Bornholmer Straße, komandanti i pikes kufitare, kolonel Harald Jäger, i cili ishte ate nate dezhurn, po ndiqte pa ndonje interes te madh ne kantinen e pikes konferencen e shtypit te Schabowskit, duke lyer nje buke me gjalp. Ne piken kur Schabowski po referonte rreth ligjit te ri te vizave, ai ngrin ne vend, thika i bie nga dora dhe thote: “Cfare dreqin po thote ky?”. Menjehere vrapon ne drejtim te postes dhe merr ne telefon eprorin e vet, ne Ministrine e Brendshme dhe e pyet nese po e shikonte ne televizor konferencen e Schabowskit dhe si qendronte puna. Pergjigja ishte, qe edhe ata nuk po kuptonin gje dhe po mundoheshin te lidheshin me eproret per instruksione te metejshme.>smiley>

Ne oren 20.00 te dy emisionet e lajmeve ne dy Gjermanite, “Tagesschau” ne Gjermanine perendimore dhe “Aktuelle Kamera” ne Gjermanine lindore shperndajne lajmin per zbutjen e regjimit kufitar mes dy Gjermanive duke e ilustruar me te dhenat e konferences se shtypit te Schabowskit. >smiley>

Ora 20.05. kureshtaret e pare afrohen me kujdes dhe me druajtje tek pika e kalimit kufitar ne Bornholmer Straße. Rojeve te kufirit u thone qe duan te kalojne tutje. Rojet i pyesin nese kane viza, ata u pergjigjen qe jo, dhe kur rojet u thone qe pa viza nuk i lejojne te kalojne kufirin, ata u pergjigjen qe kishin degjuar Schabowskin ne televizor, qe mund te kalonin kufirin menjehere pa patur nevoje per vize. Turma sa vjen e behet me e madhe, dhe sa me shume qe grumbullohen, aq me teper penetrante dhe agresive behet turma. Harald Jäger leshon alarmin e heshtur, qe do te thonte, qe 50 kufitareve te pikes se Bornholmer Straße i bashkohen edhe 50 agjente te Stasi-t, por perseri ata jane te pakte ne numer per te perballuar turmen prej mijera personash. Harald Jäger telefonon vazhdimisht eprorin e tij per te marre instruksione te metejshme, por fillimisht asnje nuk e beson ate, qe gjendja te ishte aq kercenueshme ne piken e tij te kufirit. I lene ne dore te fatit nga eproret, ai terhiqet ne nje dhome me oficeret e larte te pikes se kufirit dhe keshillohet me ta se cfare duhet te beje: nese duhet ta lejoje turmen te kaloje, heshtje ne dhome. Apo te qelloje me turmen, te gjithe te lemeritur: “Jo, c´eshte ai llaf”. Atehere Jäger i keshilluar nga eprori i tij, gjenerali Ziegenhorn, vendos te zbatoje te ashtuquajturen “procedure ventil”, qe do te thoshte qe kufitaret do te zgjidhnin nga turma ata qe ishin me te zhurmshem dhe do ti kalonin matane, por meperpara do tu vinin nje vule ne fotografine e leternjoftimit. Ata qe do te kishin vule ne leternjoftim nuk do te lejoheshin me te ktheshin mbrapsht, dmth ata do te catdhesoheshin. Kjo procedure vazhdoi per disa kohe, derisa posta e jashtme mbi ure merr ne telefon Jäger dhe i thote qe tek ai ndodhet nje cift, qe kerkon te futet ne DDR. “Po pastaj?” pyet Jäger. “Kane fotografine te vulosur” i thote roja. “Atehere nuk lejohet te futen perseri” i thote Jäger. “Ate u thashe edhe une, por ata po qajne, sepse kane ne shtepi tre femije te vegje, te cilet i kane lene ne gjume. Si t´ia bejme?” pyet roja. “Leri te futen” i thote Jäger, “e di c´ke, le te futen qe te gjithe ata qe duan te kthehen me vule apo pa vule ne fotografi, as me behet me vone fare”. Eshte ora 23.07. Ky eshte edhe momenti, kur Jäger, i ndjere si i braktisur nga indiferenca e eproreve te vet, jep urdher qe te ngrejne trarin e postoblloqeve dhe te lejojne kalimin e te gjitheve. Rojet hapin postoblloqet dhe terhiqen menjane duke pare ate qe ndodhte ne distance. Turma vershon ne drejtim te Berlinit perendimor.>smiley>

Nderkohe qe tek Porta e Brandenburgut ngjarjet nuk po zhvilloheshin dhe aq paqesisht. Policia dhe kufitaret po u rezistonin turmave duke i zmbrapsur me ujehedhese dhe duke formuar nje mur me trupat e tyre. Ne krahun e Berlinit perendimor ishin grumbulluar tashme nje turme e madhe njerezish qe inkurajonin krahun tjeter qe te kalonin. Me trimat kishin hypur mbi mur dhe u rezistonin ujehedhesve, Dikush madje pati edhe humorin qe te hapte nje cader shiu per tu mbrojtur nga ujehedheset. Pamja me prekese zhvillohej kur nje grua ne moshe po u lutej duke qare policeve indiferente qe ta lenin te kalonte matane duke u premtuar qe do te kthehej perseri. Pas trecerekore lutjesh dhe te qarash, policet thyhen dhe hapin kordonin qe te kaloje gruaja, e cila shoqerohet me broherima nga te dyja krahet. Mepas vershojne turmat nga te dy krahet  dhe policeve nuk u mbetet gje tjeter vecse te veshtrojne. Dhe festa zgjat deri ne oret e para te mengjesit.>smiley>

Gerhard Lauter nuk merr vesh asgje se cfare reaksioni kishte sjelle veprimi i tij. Ai nuk e kishte ndjekur konferencen e shtypit te Schabowskit, bashke me te shoqen ai kishte vajtur ate mbremje ne teater. Kur kthehet ne shtepi e pret i biri me fjalet: “Ketu ka qene ferri vete, ministri yt ka marre disa here ne telefon.” Dhe ne ate e siper i thote:” Ah, edhe tjeter gje, muri i Berlinit eshte hapur”. Lauter nuk e merr fare ministrin ne telefon, por niset vete direkt per ne ministri, ku gjithe naten u pergjigjet telefonatave qe vershojne ne zyren e tij nga te gjitha pikat e kufirit.>smiley>

Dhe keshtu ndodhi qe si pasoje e nje veprimi jashte procedurave te zakonshme te Gerhard Lauter, nje pyetjeje te gazetarit italian, ndoshta edhe te porositur, prej inkompetences per te lexuar sakte nje ligj prej nje aparatciku, si Schabowski, dhe prej gjakftohtesise se ruajtur prej komandantit te pikes kufitare, Harald Jäger, u hap muri i Berlinit. Me teper prej nje reaksioni zinxhir keqkuptimesh, sesa prej vullnetit per ndryshim.

26 Komente

smiley Faleminderit per shkrimin!

thanks pedro

Nice shkrim Pedro

Shumë shkrim i mirë.

veç, kush e di kë ke lënë pa punë me këtë:

sepse TV Klan dhe vecanerisht emisioni "Opinion" ka nje staf, i cili duhet te merret me kerkimet paraprake dhe mepas me kerkimet e thella rreth nje teme.

 

Pakujdesi njerezore e histori personale qe ndryshojne fatin e Gjermanise e gjithe Europes Lindore. E lexova me shume qejf, 5*.

Tamam, nje pakujdesi e vogel ne orarin e trenave. E denje per nje roman. Vetem se sterniperit tane shprehjen : komunizmi -me i tmerrshmi perbindesh i cdo kohe , do ta shijojne thjesht si metafore.

Dhe mua me pelqeu ky stil i te treguarit tip Juri Korolkov . Dhe per kete e falenderoj pruresin jo per solidaritet mendimi . Eshte terheqese te lexosh rrefenja ne te tille ritem.

Mbase kushedi autori nuk e beson dhe vete qe "ra Muri Berlinit" artistikisht ose u hapen portat e Brandenburgut nga te "qarat e plakes" , pavaresisht nga domethenia e prurjes.

Sikur te mos vinte firmen ariu rus per terheqjen e Divizioneve ne Gjermanine Lindore ?.... edhe pa mur do dhisnin gjak .... sidomos "trimat Polake dhe Ceke" e pranverave .... smiley.

Megjithate nje shkrim terheqes por jo per info ......... Bedrije smiley . Le qe ti nuk pranon info . Jemi njesoj , vetem flm per shkrime terheqse njohim ! 

Edhe sh Ramiz i ishte bllokuar radiua kur u hodh busti i Enverit . Paska pas te njejtin fat me ate oficerin e kufirit te M. Berlinit qe se merrnin ne telefon dhe as ne radio eproret smiley

Desha te shtoja qe e le pa pune Blendi Fev - ziun .

"Ra muri i Berlinit" e ka me te vertete vendin nen thonjeza, sepse ne vetvete eshte nje metafore, njesoj sikurse "u hapen ambasadat". E thashe edhe diku nga fillimi i shkrimit qe "renia e murit te Berlinit" nuk ishte fillimi i renies se komunizmit, as edhe finalja. Por per vete simboliken qe mori ky akt, per pamjet mahnitese dhe per imazhin qe percolli, perceptohet si evenimenti me i rendesishem i asaj kohe.

Une jam i bindur qe ajo mbremje ishte nje produkt miks i keqkuptimeve, mosdijesh me nje shtytje fillestare te dikujt, qe e vuri rroten ne levizje, ashtu sikurse duke qendruar maje nje kodre dhe nuk di cfare te besh, shtyn paksa me kembe nje gur, i cili rrokulliset teposhte, godet nje gur me te madh dhe e ve ne levizje, i cili merr nje shpejtesi nga rrokullisja dhe pjerrtesia dhe rruges mund te prishe edhe ndonje kolibe qeni.

Ariu rus ate mbremje po flinte gjume. Edhe George Bush e mori vesh hapjen e murit prej pamjeve direkte te NBC. Helmut Kohl ate dite ishte nisur per ne Poloni dhe lajmin ia kane dhene gjate darkes zyrtare me presidentin polak.

Megjithate disa pika te erreta qendrojne, si psh telefonata qe iu be reporterit italian Riccardo Ehrmann nje ore para konferences per shtyp me lutjen qe te bente pyetjen rreth ligjit te ri te vizave.

Se c´bente Ramizi kur ra busti i Hoxhes nuk mund te ta them, sepse nuk kam qene afer Ramizit. Nese ke ndonje informacion te hajrit qe mund ta ndash edhe me ne, atehere bujrum.

po mirë, "der Spiegel" s'merr asnjë kredit në këtë mes?

Patjeter qe merr kredit "Der Spiegel", mes te tjerave, ashtu sic merr kredit edhe Tom Brokaw per kujtimet e tij, ashtu sic merr kredit edhe Schabowski me kujtimet e tij ose Peter Brinkmann dhe Harald Jäger.

Ja, tani e vura edhe gurin e fundit qe mungonte: Quellenangaben.

Pyetja qe me mundon mua eshte, perse ata qe kerkojne te bejne gazetari (gje qe nuk eshte ne zanatin tim dhe nuk dua ta bej) nuk e bejne nje gje te tille? Dmth te kerkojne ne shume burime?

Arte e dha, gjithashtu, si dokumentar. smiley

Pyetja qe me mundon mua eshte, perse ata qe kerkojne te bejne gazetari (gje qe nuk eshte ne zanatin tim dhe nuk dua ta bej) nuk e bejne nje gje te tille? Dmth te kerkojne ne shume burime?

Sepse i dine te gjitha. Kerkojne, pyesin dhe mesojne ata qe nuk dine.

1 se boset e gazetave u diktojne cfar te shkruajne

2 se marrin paga aspak stimuluese

3 se nuk u paguhen sigurimet shoqerore

4 se shumica pavarsisht te gjitha ketyre me lart nuk e bejne me pasion gazetarine por e shohin si nje mjet per te siguruar buken e perditshme

etj etj

Por nese ne disa vende te ish-kampit komunist kishte disa muaj, qe ishin bere ndryshimet politike (ne Poloni dhe ne Hungari ishin zhvilluar zgjedhjet e para demokratike pluripartiake, ku partite komuniste kishin humbur thelle dhe ishin terhequr nga pushteti),

Pedro kete ke gabim, me renien e murit , rezonanca kap vendet fqinj, e me radhe.

Sot çeket festojne 20 vjetorin e demostrates se pare antikomuniste.17 Nentor 1989.

Nje jave pas renies se murit. me vone Hungaria, Polonia e me rradhe deri tek çaushesku.

Kontrollo edhe njehere informacionet, se ndoshta e ke ti gabim.

Ne Poloni  1989 u ben zgjedhjet e para shume partiake ( ashtuithençin) ku nme 65 % PKP 35 % Solidarnost .

Nuk eshte siç thua ti se komunistet u shpartalluan.

Ne Hungari 1989 ne Gusht  fillojne e leshojne kontrollin e kufirit.

Me renien e murit fillon degradimi i diktaturave .

Ne tavolinen e rrumbullakte polake ishte vendosur si kusht per zgjedhjet e reja pluripartiake dhe per legalizimin e Solidarnosc, qe 65 % i vendeve te parlamentit te jepej aforfe partise komuniste polake ne pushtet, kurse 35% te vendeve te vendeve do te shperndaheshin sipas rezultatit te zgjedhjeve, zgjedhje te cilat Solidarnosc i fitoi me gati 95% votave, duke i zene te gjitha vendet e 35%. Solidarnosc nxori mepas kryeministrin.

Interesante ishte sipas deshmive te funksionareve te atehereshme te Solidarnosc, ata u gjeten te papregatitur vete nga ky rezultat, dhe ne te vertete nuk dinin as cfare te benin me fitoren.

Per Hungarine ia vlen te theksohet, qe ishte ai vendi ku u rrezua "Perdja e Hekurt" dhe jo ne Berlin.

Pedro,te gjitha qendrojne historikisht ne artikullin tend por kjo histori eshte me shume se cfare ndodhi ate nate ne Berlin.

Bashkimi i DDR me Gjermanine Perendimore ka ardhur pas nje kontakti gati njevjecar qe ka pasur Helmut Kohl me Mihail Gorbacov per bashkimin e dy Gjermanive.

Patjeter qe keshtu eshte sic thua ti, por edhe une po pasqyroja ndodhine e atyre 24 oreve. Nuk behet fjale per bashkimin e dy Gjermanive, por per renien e murit te Berlinit, nje vit para se te behej bashkimi.

Fakt eshte qe muri po lekundej, edhe vete tratativat qe po bente DDR me BDR per ta "shitur" murin per 3 miliarde DM flet per kete. Por fakti tjeter i pakundershtueshem ishte qe nuk pritej nga asnje qe muri te binte ate dite, dhe kete e deshmojne ata persona qe atekohe e kishin ne dore kete: Helmut Kohl, i cili po ta dinte se do te hapej muri i Berlinit, nuk do te ikte ate dite ne Poloni, keshilltari i tij Teltschik po ate mengjes kishte kontrolluar gjendjen rreth situates politike dhe nga BND nuk kishin as informacionin me te vogel per ate qe do te ndodhte ate dite. George Bush me vone do te deklaronte se "ne ato momente nuk kishte as edhe ndonje cope leter nga sherbimet sekrete ku te paralajmerohej renia e murit". I derguari rus ne ambasaden ruse ne Unter den Linden Maximytschew thote qe ai po e ndiqte konferencen e shtypit te Schabowskit nepermjet televizorit, ne fillim i habitur me ato qe po thoshte ai dhe mepas i nevrikosur. Ai kishte negociuar dy dite me rradhe me qeverine e DDR per udhetimet e perhershme (ständige Ausreise) dhe hapjen e nje kalimi mes DDR dhe Bavarise, por nuk behej kurre fjale per Berlinin Perendimor.

Pedro, perkthim, eshte i perkryer si edhe shkrimi gazetaresk. Por nuk jane keto kulisat qe rrezuan "Murin e Berlinit". Shembja e tij si simbol, ishte rrjedhoje e krizes se komunizmit dhe kryesisht asaj diference ekonomike ndermjete dy kampeve. Kerkesa per nje kalim te bute ishte nje akord i fuqive te aleances fituese me Rusine ne mbarim te luftes se ftohte. Gjermania lindore po kalonte si asnjehere krizen ekonomike me te thelle. Ishte vendosur edhe aty racionimi i ushqimit.

Pra ky mbarim kishte filluar me Polonine e Solidarnosh, Papa Vojtiwa, e perfundoi me Shqiperine  ose me sakte me ndarjen e Jugosllavise qe nuk kishte me vlere si kufi i dy kampeve.

Nese te kujtohet (mbase je aq i ri sa nuk ka se cfare te kujtohet) thirrja e fameshme e Gorbacovit per ndihme ushqimore ndaj Kanadase, SHBA dhe Brazilit. Ushtrise se kuqe i kishin rene dhembet. Kerkimet per burimet e naftes ishin vonese e ne deshtim, per aresye te teknologjise se vjeter te kerkimit. Ronald Regan e Thacer luajten rolin e forces ne armatime ne ishujt e Argjentines( Lufta ne ishujt Falkland, ose Malvine ne 1982) dhe i dhane fund supermacise ushtarake te Lindjes. Habia e aeroplaneve "Harrier", me ulje vertikale si helikoptere ishte edhe nje shkak tjeter per depresion ne gjeneralet e ushtrise ruse.

Historia e Murit nuk permblidhet ne ecejaket, kompromiset e heshtura ose shkresat e zyrtareve gjermano-lindore. Ai ishet nje vend gjysem ose teresisht i pushtuar, dhe vetem nje lejim ose "terheqje me nder", e rene dakort me pare nder fuqite "qe rane dakort per vendosjen e Murit", lejoi ate cfaqjen interesante qe pershkruan gazeta gjermane e cila kerkon t`i japi rendesi vendimarrjes se zyrtareve gj-l.

Edhe njehere keiendi, nuk behet fjale ne shkrimin me lart, se cilat ishin kulisat per renien e komunizmit, por si ndodhi qe muri ra pikerisht ate dite.

lexo me lart:

Renia e Murit te Berlinit ne te vertete nuk eshte fillimi i kapitullimit te komunizmit ne bote. Do te ishte nje padrejtesi ndaj polakeve, cekeve dhe hungarezeve po te pretendosh dicka te tille. Por renia e Murit te Berlinit ka fuqine e simbolikes qe ia jep nepermjet atyre pamjeve rrenqethese dhe imazhit qe kishte ky mur. Ashtu sic edhe ish-Presidenti polak Aleksander Kwasniewski u thote gjermaneve: “.....Neve na u desh ta rrezonim komunizmin ne negociata te mundimshme ne tavoline te rrummbullakte. Neve na ka mbetur vetem nje tavoline e rrumbullakte, ju keni ato pamje te mahnitshme”. Simbolika me e rendesishme ka te beje dhe faktin, qe ne Berlin, ne ndryshim me vendet e tjera te kampit lindor, ndodhej edhe perballja fizike e Perendimit me Lindjen, USA me Bashkimin Sovjetik.

Por nese ne disa vende te ish-kampit komunist kishte disa muaj, qe ishin bere ndryshimet politike (ne Poloni dhe ne Hungari ishin zhvilluar zgjedhjet e para demokratike pluripartiake, ku partite komuniste kishin humbur thelle dhe ishin terhequr nga pushteti), Gjermania Lindore, megjithese e prekur nga ndryshimet, akoma nuk ishte pregatitur te bente ndryshimin e madh.

Faleminderit qe ma rishkruajte edhe nje here per ta patur parasysh.

Do te te bej nje krahasim sa per ta artikuluar edhe nje here idene time, por jo duke bere copy-paste'

Besoj se jemi te nje mendje qe per ne eksodi masiv me anije ishte nje ikje prej dhimbjes se madhe te shtypjes dhe varferise.

Nese nje kronikan do ta kishte pershkuar te tere ikjen si pasoje e veprimeve te fundit te zyrtareve te larte, ajo do te ishte interesante ne rrafshin e kurioziteteit dhe patjeter do te zinte dicka edhe ne detajet historike. Por ne asnje rast ajo, pra "muri shqiptar", eksodi,nuk do te ishte vendimarrja si rrjedhoja e madhe e ndryshimit te udheheqjes byroiste.

Ajo ishte vecse pjekje e konditave te presionit ne gjithe kampin komunist, rrjedhoja e llogjikes se frikes se eksponenteve gjaksore shqiptare, per te ruajtur familjet e tyre ndaj nje hakmarrje te pakontrolluar.

Prandaj, pedro, simbolika e pervjetorit te 20-te  "te shembjes" ishte me shtytjen prej L Valeses, te pllakave ne forme dominoje, qe u shemben me radhe. Ato pllaka ishin perpjekja e madhe e perendimit per te arritur ne rezultatin domino, ku cdokush kishte nje pllake. Une patjeter e vleresoj edhe pllaken e pershkruar prej gazetes-kronikanit gjerman. Por eshte vetem nje pllake, e jo disa pllaka, qe duan t`i japin gjermanet nostalgjike te lindjes apo edhe ata nacionalistet e rinj megallomane te sofistikuar.

Shkrim interesant. Mendoj se kalimi i gjermanolindorve ne Austri e me pas ne Gjermanine perendimore nepermjet Hungarise, shtoi apo zgjoi tere levizjet e politikes e medias se asaj kohe.  

:""""Ariu rus ate mbremje po flinte gjume. Edhe George Bush e mori vesh hapjen e murit prej pamjeve direkte te NBC. Helmut Kohl ate dite ishte nisur per ne Poloni dhe lajmin ia kane dhene gjate darkes zyrtare me presidentin polak. """"

Sikur ishe mire me ritmin e rrefimit .Pse futesh ne keto ujra ? Ai rrefimi i rezimit fizikisht te murit Berlinit nuku keq...dhe keto zemeratat e ambasadorit rus prape nuku keq smiley .

Mbase do vije koha per ta marre vesh tamam- tamam te verteten , por para se te merret ajo vesh , dihet qe teorikisht ne themelet  e teorise komuniste nderhyri Gorbacovi i cili u dha kuptim tjeter kontradiktave duke i nalizuar ato jo si kontradokta midis sistemeve politike ( punes e kapitalit etj smiley ) por si kontradikta Globale ; qe ne se do te zgjidheshin nepermjet konfliktit ( dmth perleshjeve te policive me protestuesit neper mure e kangjella smiley ose te shkallezuara nepermjet  revolucioneve) ...fundi per hair .

Do vertetohej ajo teza se " Se si do jete Lufta e trete botrore nuk e di por se si do jete e ardhmja e perfytyroj duke u ndeshur me shkopij dhe gure "smiley

Prape ngul kembe qe rrefimi eshte shume i kendshem por info dhe fakte nuk ka nga ato qe shpjegojne PSE RA MURI BERLINIT! Prurja juaj i nderuar Pedro , pershkruan  shume bukur dhe artistikisht ate tension te larte nga ku ishte drejtuar vemendja e jo vetem Gjermaneve per ate cast Historik !

Shume interesante. Pa kete artikull, gjithmone " renia e murit te Berlinit (me kujton nje film Renia e Berlinit" me eshte dukur si dicka e stisur, tash kuptoj se jam me afer se vertetes. Sa shume do te  deshiroja te lexoja apo te degjoja nga njerez te paanshem dhe te mencur per "hapjen e ambasadave ne Shqiperi".

Sidoqofte, faleminderit Pedro!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).